Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Interi shet sulmuesin te Cagliari, detajet e transferimit

Interi ka nisur të mendojë seriozisht për të rritur arkëtimet me qëllim që të provojë të mbyllë objektivat e fundit në këtë merkato, ku emri kryesor vijon të jetë ai i Ademola Lookman dhe duket se i pari që ka bërë gati valixhet për t’u larguar nga Milano është Sebastiano Esposito. Esposito është gati të […]

The post Interi shet sulmuesin te Cagliari, detajet e transferimit appeared first on BoldNews.al.

Ish-administratori i Interit dënohet me 11 vjet burg

✇Albeu
By: M C

Shteti kinez ka nisur prej kohësh luftën ndaj trukimeve dhe korrupsioni në futboll, me masa të rënda për të gjithë ata që janë shpallur fajtorë.

Pak kohë me parë, ish-trajneri i përfaqësueses së Kinës, Li Tie, u dënua me 20 vite burg për korrupsion.

Sot, dy ish-funksionarë të lartë të Federatës Kineze, janë dënuar me dënime me burg prej më shumë se 10 vitesh secili, pas një çështje gjyqësore të nisur dy vite më parë.

Liu Jun, ish-presidenti i Superligës kineze, u dënua me 11 vite dënim me burg dhe me pagesën e një gjobe prej rreth 132 mijë eurosh.

Ai është një emër i njohur edhe në Europë, pasi në vitin 2016, Suning e emëroi administrator të deleguar të Interit për një periudhë disamujore.

Ai ka qenë për shumë vite pjesë e grupit Suning, pasi ka qenë edhe administratori i klubit Jiangsu Suning i cili më pas u shpërbë.

Bashkë me të u dënua edhe Uang Xiaoping, ish-drejtuesi i komisionit disiplinor të Federatës.

Për të u dha dënim me 10 vite burg dhe një gjobë prej rreth 84 mijë eurosh.

Të gjithë u cilësuan fajtorë se kishin marrë ryshfete, edhe pse nuk është saktësuar asnjëherë se për çfarë bëhej fjalë.

The post Ish-administratori i Interit dënohet me 11 vjet burg appeared first on Albeu.com.

Asllani i prish punë Interit për Lookman, mesfushori refuzon ofertën e Real Betis

Interi aktualisht po punon për të gjetur fondet e nevojshme për të qenë në gjendje të nisë një sulm vendimtar për Ademola Lukman. Sulmuesi i Atalantës është objektivi numër një i Marotës dhe Auzilios për të forcuar repartin sulmues në dispozicion të trajnerit Kristian Kivu pasi “Perëndesha” refuzoi ofertën e parë të bërë nga Interi, […]

The post Asllani i prish punë Interit për Lookman, mesfushori refuzon ofertën e Real Betis appeared first on BoldNews.al.

Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet

Sipas FCInter1908, Asllani nuk ka të ardhme në ‘San Siro’, dhe ziklatrit janë të vendosur ta shesin për të përfituar financiarisht nga largimi i tij. 23-vjeçari refuzoi transferimin në Andaluzi, te Betisi, më herët gjatë verës, edhe pse Interi kishte pranuar ofertën e klubit spanjoll. Arsyeja kryesore që Asllani përmendi ishte për çështje familjare. Lojtari […]

The post Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet appeared first on BoldNews.al.

Interi përfshin Asllanin në transferimin e bujshëm, synohet sulmuesi i rivalëve të Seria A me çdo kusht

✇Albeu
By: V K

Interi është seriozisht pas sulmuesit të Atalantës, Ademola Lukman. Dhe për transferimin e bujshëm mund të përfshihet edhe Kristjan Asllani.

Mediat në Itali, tregojnë se kalimi i Asllanit tek Atalanta do të dërgonte në 25 milionë euro, shifrën e kërkuar nga bergamaskët për Lukman.

Sulmuesi i Nigerisë, është kthyer tashmë në dëshirë kryesore për zikaltrit, që janë të gatshëm të sakrifikojnë.

Asllani do të shkonte ndërkohë në një klub pretendent, që vitin tjetër luan në Champions. Kroati Ivan Juriç është trajneri i bergamaskëve, i cili bashkë me Gjimshitin do ta prisnin lojtarin e Kombëtares.

Fiorentina po ashtu është interesuar për mesfushorin shqiptar. Asllani ndërkohë ka vendosur veton për të qëndruar në Seria A dhe pse ofertat nga jashtë nuk kanë munguar.

The post Interi përfshin Asllanin në transferimin e bujshëm, synohet sulmuesi i rivalëve të Seria A me çdo kusht appeared first on Albeu.com.

Interi gjen pasuesin nëse Çalhanoglu largohet, piketohet mesfushori shqiptar

Interi do të mendojë Granit Xhakën si opsion, nëse Hakan Çalhanoglu largohet. Këto janë prapaskenat e fundit, që raportohen nga “Gazetta dello Sport”. Çalhanoglu është lidhur shpesh herë me kalimin te Gallatasaraj. Transferimi i mesfushorit turk ka ngecur për shkak të kushteve financiare. Në anën tjetër, Xhaka shikohet si lojtari i duhur për t’i besuar […]

The post Interi gjen pasuesin nëse Çalhanoglu largohet, piketohet mesfushori shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Inter, dështim Botëror/ Ziklatërit eliminohet në 1/16, , Fluminense fiton 2-0

Inter dhuron suprizën e parë të madhe në Botërorin e Klubeve. Skuadra zikaltër zhgënjeu parashikimet, duke u larguar nga turneu në fazën e 1/16, pas humbjes 2-0 kundër Fluminese.

Një dështim i madh për Inter, që u gatua shumë shpejt.

Që në minutën e tretë, Kano shënoi golin e epërsisë për skuadrën braziliane.

Ky rezultat qëndrtoi i pandryshuar deri në fundin e kohës së rregullt, pavarësisht se në minutat e fundit zikaltërit iu afruan disa herë barazimit.

Por shpresat e Inter u shuan në minutën e tretë shtesë.

Herkules shënoi golin e dytë dhe atë që vulosi fitoren e Fluminense, që bëhet skuadra e dytë braziliane që siguron çerekfinalet e Botërorit të Klubeve, pas Palemiras./abcnews.al

Interi eliminohet, dështim Botëror/ Tahiri: 15 minutat e fundit mezi nxirrnin topin, kjo është një katastrofë

Interi është jashtë Kupës së Botës për Klube, kjo pasi brazilianët e Fluminense i mposhtën 0-2 në 1/8 e eventit.

Dy trajnerët shqiptarë, Ledio Pano dhe Ermal Tahiri, analizuan me tone kritike paraqitjen zhgënjyese të Interit në emisionin sportiv “Botërori i Vogël” në ABC News.

Në diskutimin pas ndeshjes, Pano e cilësoi Interin si “të dobët në momentin kur duhej të tregonte diçka”, ndërsa Tahiri foli për një “katastrofë” që sipas tij u reflektua qartë në mungesën e qartësisë dhe forcës në lojën e skuadrës, veçanërisht në minutat e fundit.

Kritikat nuk munguan as ndaj drejtimit teknik, me bindjen se ndërrimet e trajnerëve nuk kanë sjellë ndryshime reale në performancën e ekipit.

“Një Inter i dobët, në momentin që Interi duhet që të tregonte diçka, në një ndeshje e cila duhet të ishte gjithçka për vazhdimin e këtij Botërori. Pa dyshim që nga fillimi e deri në fund, ishte një Inter i cili kishte shumë minuese në të gjitha repartet, aq më tepër në mbrojtje që nuk ka pasur ndonjëherë probleme”, tha trajneri Ledio Pano.

“Pamë në 15 minutat e fundit mezi nxirrnin topin, kjo është një katastrofë e madhe. Që kemi dhe lojtarët tonë atje brenda dhe kjo nuk ishte për të mirën tonë. Që ky Inter ka shkuar gjithmonë deri aty “ që të mbushte ujë” dhe nuk e ka mbushur asnjëherë edhe kjo është shumë e madhe. Edhe trajneri që iku edhe ai që vjen, folën me superlativa, por s’ndryshon gjë”, shtoi trajneri, Ermal Tahiri./abcnews.al

Inter e bën dramë/ Zikaltërit fitojnë veç në fund me ekipin japonez Urawa

Ekipi i çmendur u kthye, por tifozët duhet të jenë të kënaqur edhe me kaq.

Nëse Interi nuk di të fitojë normalisht, le t’ia dalë me dramë në çastet e fundit, dhe të vazhdojë përpara drejt një trofeu.

Ish-kampionët e Italisë mundën me shumë vuajtje ekipin japonez Urava Red Dajmonds, duke qenë tani në pozita të mira për t’u kualifikuar për në raundin e dytë të Botërorit të Klubeve.

Japonezët goditën me anë të lojtarit të krahut, Uatanabe që në 11’, ndërsa zikaltërit u desh të prisnin deri në fund.

Lautaro Martinez në 78’ barazoi shkëlqyeshëm, ndërsa zëvendësuesi i Kristian Asllanit, Valentin Karboni siguroi tri pikët në 92’.

Mesfushori kuqezi sërish ishte titullar dhe luajti 72’.

Vlerësimin më të mirë për 22-vjeçarin e pati media e njohur kontinentale, “Eurosport”, e cila i dha notën 6, me komentin se ndeshja e tij nuk ishte aspak e keqe, se u përpoq shumë për të ndihmuar ekipin, edhe pse gjeti përballë një mur si mbrojtja japoneze.

Dy media të tjera gjithashtu me emër si “Skaj Sport” apo “Goal.com” e patën më pak pozitiv për kontributin e mesfushorit kuqezi.

Të dyja u mjaftuan me notën 5.5, dhe me përcaktimin se Interi pati shumë gjëra që ishin të pamjaftueshme, ndonëse Asllani nuk ishte ndër ata që u kritikuan më shumë si Darmian, Espozito apo Luis Enrike.

Ndërkaq, zikaltërit janë në vend të dytë në grupin E, me 4 pikë, po aq sa River Plejti.

Argjentinasit patën shansin të kualifikoheshin me një fitore ndaj Monterrejt, veçse ekipi meksikan I mbajti në barazim, ashtu siç bëri në ndeshjen e parë ndaj Interit.

Pritet që gara për dy vende në raundin e dytë në Botërorin e klubeve të jetë e ashpër./abcnews.al

 

Ramos i shënon Interit në Kupën e Botës, Chivu debuton me barazim

Christian Chivu ka debutuar me një barazim në krye të Interit, me ziklatrit të cilët nuk arritën dot të marrin 3 pikë në sfidën e tyre të parë në Botërorin e klubeve. Të martën italianët luajtën përballë Monterreyt, ekipit nënkampion të ligës meksikane, ku aktivizohet dhe mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos. Ishte pikërisht 39-vjecari ai i cili ia vështirësoi disi llogaritë zikaltërve, duke u shënuar një gol të bukur me kokë në minutën e 25’. Fraksioni i parë do të mbyllej në ekuilibër, pasi Lautaro Martinez shënoi për Interin, pas një aksioni të bukur të nisur nga Kristjan Asllani nga goditja e dënimit.

Pjesa e dytë nuk prodhoi gold he dy skuadrat ndajnë pikët në grupin E, aty ku kryeson River Plate. Në mbrëmje është radha e Realit të Madridit për të treguar forcën në kupën e botës, me spanjollët që përballen me arabët e Al Hilal, tanimë të udhëhequr nga Simone Inzaghi. Një debutim edhe për Xabi Alonson si trajner i Los Blancos, por dhe një shans për të parë në fushë afrimet e reja në merkato. Të enjten mbyllen ndeshjet e javës së parë në botërorin që po mbahet në SHBA.

The post Ramos i shënon Interit në Kupën e Botës, Chivu debuton me barazim appeared first on Euronews Albania.

E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Interi vendos çmim për kartonin e tij

E ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet në pikëpyetje. 23-vjeçari ka kontratë me zikaltrit deri në vitin 2028, por nuk përjashtohet largimi pas Botërorit të klubeve. Fjala e fundit i mbetet trajnerit Kivu, që fillimisht do punojë me të. Për Asllanin ndërkohë janë raportuar disa klube të interesuara ku Fiorentina është më e fundit. Vlera që […]

The post E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Interi vendos çmim për kartonin e tij appeared first on BoldNews.al.

Plas te Italia/ Lojtari i Interit refuzon kombëtaren pas humbjes në Champions

Italia e Luciano Spallettit përgatitet të përballet me Norvegjinë dhe Moldavinë në dy ndeshjet e para të grupit kualifikues për Kupën e Botës 2026. Trajneri doli në një konferencë për mediat ku dha edhe një lajm të papritur.

“Acerbi nuk iu përgjigj thirrjes për në kombëtare. Problem fizik? Jo, ai po mendonte për atë që ndodhte përreth tij. E kisha thirrur për atë që kishte treguar në këtë periudhë. Është e vërtetë që në fund të kampionatit të gjithëve na merret fryma. Marrja e këtyre thirrjeve për në kombëtare nuk është e lehtë, por duhet të bëjmë shumë nga këto gjëra… Për momentin nuk do ta zëvendësojmë.

Megjithatë, duhet të përballemi me gjithçka me qetësi. Është e qartë se me dikë si Acerbi kisha folur më parë, pastaj pati mesazhe dhe telefonata. Nuk dua të mendoj për asgjë, dua të mendoj për atë që duhet të bëj. Këtë mëngjes ai më dërgoi një mesazh se nuk do të marrë pjesë.

Unë iu përgjigja dhe pastaj fola me të në telefon dhe ne ecim përpara. Ka shumë lojtarë që e meritojnë. Nuk mund t’i lejoj vetes asnjë lloj depresioni. Ne shkojmë me besim për të bërë gjëra të tjera, zgjedhje të tjera. Duke e ditur se kemi të bëjmë me lojtarë edhe më të fortë…” – tha Spalleti.

MUNICH, GERMANY - MAY 31: Francesco Acerbi of FC Internazionale looks dejected as he walks past the UEFA Champions League trophy after defeat to Paris Saint-Germain during the UEFA Champions League Final 2025 between Paris Saint-Germain and FC Internazionale Milano at Munich Football Arena on May 31, 2025 in Munich, Germany. (Photo by Carl Recine/Getty Images)

Vetë Acerbi iu përgjigj menjëherë fjalëve të trajnerit me një koment në Instagram: “Pas një reflektimi të thellë, i komunikova sot trajnerit se nuk do ta pranoj thirrjen në ekipin kombëtar. Nuk është një vendim i marrë lehtë, sepse veshja e fanellës blu ka qenë gjithmonë një nder dhe një burim krenarie për mua.

Megjithatë, besoj se, në dritën e ngjarjeve të fundit, kushtet nuk ekzistojnë për të vazhduar qetësisht në këtë rrugë. Nuk po kërkoj justifikime apo favore, por kërkoj respekt. Dhe nëse ky respekt mungon nga ata që duhet të udhëheqin një grup, atëherë preferoj të largohem” – shkroi Acerbi.

LEXOE DHE: Ç’ndodhi/ Frattesi u përplas me Inzaghin pas humbjes: Pse nuk më fute në lojë?

Mbrojtësi u referohet edhe komenteve të trajnerit mbi moshën e tij (37 vjeç) që konsiderohet pak e vjetër: “Nuk jam dikush që i përmbahet një thirrjeje. Gjithmonë kam dhënë gjithçka, por nuk do të qëndroj aty ku nuk më duan vërtet dhe është e qartë se nuk jam pjesë e projektit të trajnerit.

Ky është vendimi im, dhe siç i thashë trajnerit këtë mëngjes, nuk është përfundimtar dhe as i diktuar nga zemërimi, aq më pak nga “depresioni” për një finale të humbur të Ligës së Kampionëve, por vetëm nga nevoja për të bërë një hap prapa. Uroj më të mirën ekipit kombëtar dhe shokëve të mi të ekipit: “Do të vazhdoj t’i mbështes me të njëjtën dashuri që kam treguar gjithmonë në fushë” – shkroi Acerbi. ©LAPSI.al

The post Plas te Italia/ Lojtari i Interit refuzon kombëtaren pas humbjes në Champions appeared first on Lapsi.al.

Interi synon të forcojë sulmin, 35 mln euro për ‘dështimin’ e Premier League

Paris Saint-Germain është rivali i fundit i Interit këtë sezon për të kuptuar nëse zikaltrit e kanë bërë kapërcimin e madh, apo do të mbeten një skuadër tipike italiane: cilësore, por jo edhe aq për futbollin europian. Në Milano duan të rriten dhe për këtë duhet merkato e fuqishme. Me largimin e pritshëm të Marko […]

The post Interi synon të forcojë sulmin, 35 mln euro për ‘dështimin’ e Premier League appeared first on BoldNews.al.

Asllani me Interin në finalen e Championsit, ka dhe një mesazh për shqiptarët

✇Albeu
By: M C

Interi eliminoi Barcelonën në gjysmëfinalen e Champions. Zikaltrit do të luajnë në finalen e Mynihut, ndërsa pjesë e tyre është edhe Kristjan Asllani.

Mesfushori shqiptar nuk ka fituar minuta në dy gjysmëfinalet me Barçën, megjithatë pas ndeshjes tha fjalën e tij.

“Shumë i lumtur, e dinim që ndeshje shumë e vështirë, por jemi shumë të lumtur.

Kam 3 vite këtu, dy finale Champions, edhe pse po luaj pak, por jam shumë i lumtur. Kemi një finale për të luajtur, tani kemi kohë edhe për kampionatin.

Kurrë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë, por jemi të lumtur për këtë finale.

Kanë qenë dy ndeshje shumë të bukura edhe për tifozët edhe për ata që ishin në shtëpi.

Jemi të lumtur për spektaklin që kemi dhënë, por edhe Barcelona ka luajtur shumë mirë. Skuadër shumë e fortë, por jemi të lumtur që kemi shkuar në finale”, tha fillimisht Asllani.

Keni shumë mbështetës në Shqipëri, Kosovë dhe gjithandej ku ka shqiptarë. Cili është mesazhi yt për gjithë mbështetësit dhe pse do të dëshironin të shikonin në ndeshje?

“Për gjithë shqiptarët jam pa fjalë. E dimë çfarë kanë bërë shqiptarët në Europian, gjithë tifozët, i falenderoj edhe tani, gjithë kosovarët.

E dimë që për 1 muaj kemi ndeshje shumë të vështirë në shtëpinë tonë, në Tiranë, presim tifozët se na duhen”, u shpreh Asllani pas ndeshjes.

The post Asllani me Interin në finalen e Championsit, ka dhe një mesazh për shqiptarët appeared first on Albeu.com.

E duan në Premier League, Interi cakton çmimin për Bisseck

Sipas “TEAMtalk”, Tottenhami po ngrihet midis klubeve që po ndjekin nga afër mbrojtësin e Interit, Bisseck. Spurs tashmë kanë mbledhur informacione për të në kuadrin e një sulmi të mundshëm në verë, por e dinë shumë mirë se nuk janë vetëm. Së bashku me ta tashmë janë tre klube si West Ham, Everton dhe Bournemouth. […]

The post E duan në Premier League, Interi cakton çmimin për Bisseck appeared first on BoldNews.al.

Capello: Nëse Interi ndali Messin, mund ta bëjë edhe me Yamal

Interi dhe Barcelona përballen në gjysmëfinalet e Champions League. Përballja e tyre pritet me interes, ndërsa është komentuar edhe nga një legjendë e futbollit siç është ish-tekniku Fabio Capello. Ai ka paralajmëruar se nëse Interi i tripletës i vitit 2010 ishte në gjendje ta ndalte Lionel Messin dhe Barcelonën në rrugëtimin e tyre drejt trofeut të Ligës […]

The post Capello: Nëse Interi ndali Messin, mund ta bëjë edhe me Yamal appeared first on BoldNews.al.

Fratezi fundos Bayernin dhe bën Interin të ëndërrojë!

✇Albeu
By: M C

Inter mundi Bayern Munich 2-1 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një avantazh të çmuar përpara ndeshjes së kthimit, të planifikuar për 16 prill në San Siro.

Zikaltrit vuajtën për një kohë të gjatë nga intensiteti i bavarezëve, të cilët goditën edhe shtyllën me Kane, por në minutën e 38-të e thyen ngërçin në fund të një lëvizjeje perfekte me një gjuajtje të shkëlqyer me këmbën e djathtë të Lautaros, në një asistim të Thuram me thembër.

Në pjesën e dytë, ata u tërhoqën në gjysmën e tyre dhe u kapën në minutën e 85-të nga një goditje e Thomas Müller , por 3 minuta më vonë Frattesi riktheu epërsinë. Inzaghi dhe djemt e tij tani mund të ëndërrojë vërtet kalimin më tej.

The post Fratezi fundos Bayernin dhe bën Interin të ëndërrojë! appeared first on Albeu.com.

Bioprinteri që krijon indet, një revolucion që përshpejton zhvillimin e ilaçeve

Shkencëtarët kanë zhvilluar një bioprinter 3D me madhësinë e një makine kafeje, i cili prodhon inde të ngjashme me ato njerëzore, për të cilën ata shpresojnë që mund të shpejtojë zhvillimin e trajtimeve të reja për sëmundje si ato të zemrës dhe artritit.

Teknologjia, e njohur si Reactive Jet Impingement (ReJI), përdor dy lëngje të ndryshme, një solucion polimeri dhe një që përmban qeliza të pezulluara në një solucion.

Këto shpërndahen dhe përzihen në ajër për të krijuar një hidroxhel të mbushur me qeliza që mund të printohet mbi çdo sipërfaqe.

Metoda rrit densitetin e qelizave me rreth 10 herë më shumë se teknologjitë e tjera të bioprintimit, duke prodhuar inde që janë shumë më afër modeleve njerëzve.

Projekti u drejtua nga Kenny Dalgarno, profesor i prodhimit dhe inxhinierisë në Universitetin e Newcastle.

Ai tha se “zbulimi i ilaçeve është një proces i ndërlikuar dhe jashtëzakonisht i kushtueshëm, që përfshin disa faza testimi përpara se të arrijnë provat klinike. Në hetimet klinike, vetëm një në 10 nga përbërësit e testuar arrin të dalë në treg. Këto norma dështimi tregojnë qartë se duhet të përmirësojmë modelet tona, në mënyrë që ato të reflektojnë më saktë reagimin e tyre te njerëzit”.

Një fazë e zhvillimit të ilaçeve është testimi i kulturave të qelizave të rritura në laborator, të cilat zakonisht rriten në një sipërfaqe të sheshtë.

Megjithatë, printimi i qelizave në 3D mund t’i bëjë testet më të sakta.

Dalgarno shtoi se “aktualisht ka shumë interes për një zhvillim më të mirë të modeleve in vitro të sëmundjeve dhe indeve, për të pasur mundësi më të mira për të testuar barnat”.

Lautaro Martinez kërkohet në Premier League, Interi e shet vetëm me një kusht

Lautaro Martinez po konsideron largimin nga Interi. Sulmuesi argjentinas sipas mediave britanike mund të ndryshojë klub këtë verë. 27-vjeçari argjentinas është kthyer në objektivin kryesor të Arsenalit, skuadër e cila i ka të gjitha pozicionet on top, por i duhet një sulmues i kalibrit botëror. Interi nuk dëshiron ta shesë Lautaron, por mund ta bëjë […]

The post Lautaro Martinez kërkohet në Premier League, Interi e shet vetëm me një kusht appeared first on BoldNews.al.

Inter zyrtarizon blerjen e parë të janarit, firmos me 16 vjeçarin malazez

Blerja e parë e Inter për këtë vit vjen nga Mali i Zi. Klubi zikaltër ka mbyllur marrëveshjen për 16-vjeçarin Andrija Vukoje, një mesfushor-sulmues që luan me ekipin e Ofk Grbalj, një skuadër malazeze e kategorisë së dytë. Të mërkurën, lojtari do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe më pas do t’i bashkohet skuadrës së të […]

The post Inter zyrtarizon blerjen e parë të janarit, firmos me 16 vjeçarin malazez appeared first on BoldNews.al.

❌