❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Reagimi i çuditshëm i Putinit gjatë takimit me Trumpin ndaj gazetarëve

Ky është momenti kur presidenti rus Vladimir Putin çuditet me gazetarët që ndodhen të pranishëm në takimin e tij me presidentin amerikan Donald Trump në Alaska.

Putin shihet duke shtrembĂ«ruar fytyrĂ«n kur stafi i presidentit amerikan nis tĂ« thĂ«rrasĂ« “Thank you Press” (Faleminderit medias) dhe duke u kĂ«rkuar atyre tĂ« largohen.

Mesa duket Putin është mësuar të ketë përballë vetëm gazetarë të regjimit dhe nga ata të cilët as nuk e marrin mundimin ta sfidojnë me pyetje.

Andaj gjesti i tij ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale.

Ndryshe, në takim janë edhe Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff.

Si dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi Yuri Ushakov. /Telegrafi/

 

The post Reagimi i çuditshëm i Putinit gjatë takimit me Trumpin ndaj gazetarëve appeared first on Telegrafi.

Pamje nga brenda takimit Trump-Putin

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre në Alaska.

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur pranë Trumpit, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi Yuri Ushakov janë pranë Putinit.

Ndryshe, më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Trump dhe Putin janë përsëri ballë për ballë.

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska.

Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua në qilimin e kuq.

Pasi u përshëndetën, të dy u panë duke u futur në të njëjtën veturë dhe duke u larguar. /Telegrafi/

The post Pamje nga brenda takimit Trump-Putin appeared first on Telegrafi.

Amerika shfaq fuqinë ushtarake në pritje të Putinit

Në minutat e fundit, Donald Trump zbarkoi në Anchorage në bordin e Air Force One.

Zëvendësshefi i tij i stafit, Dan Scavino, ka postuar përditësime prapa skenave nga aeroplani.

Ai ndau njĂ« video tĂ« shkurtĂ«r tĂ« vendosjes nĂ« tokĂ« – dhe duket se njĂ« shfaqje e gjerĂ« e fuqisĂ« ushtarake amerikane pret Vladimir Putinin, i cili do tĂ« zbarkojĂ« sĂ« shpejti.

Air Force One🛬Alaska
 https://t.co/0VfYFICa7m pic.twitter.com/k9tbUU4YYl

— Dan Scavino (@Scavino47) August 15, 2025

Ndryshe, sapo janë publikuar pamje që tregojnë se ku do të takohen Trump dhe Putin sonte.

ËshtĂ« shtruar njĂ« qilim i kuq, me aeroplanĂ« luftarakĂ« tĂ« pozicionuar nĂ« tĂ« dyja anĂ«t e njĂ« shenje “Alaska 2025”.

 

The post Amerika shfaq fuqinë ushtarake në pritje të Putinit appeared first on Telegrafi.

Trump zbarkon në Alaska, publikohen pamje nga vendi i takimit me Putinin

Donald Trump sapo ka zbarkuar në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaska me Air Force One.

Presidenti amerikan ka mbërritur në bazën ushtarake para Vladimir Putinit.

Siç raportohet, ai nuk ishte i qartë se çfarë do ta konsideronte sukses në takimin e tij me Putinin.

Por ai tha se dĂ«shiron njĂ« armĂ«pushim “sot”.

Ndryshe, sapo janë publikuar pamje që tregojnë se ku do të takohen Trump dhe Putin sonte.

ËshtĂ« shtruar njĂ« qilim i kuq, me aeroplanĂ« luftarakĂ« tĂ« pozicionuar nĂ« tĂ« dyja anĂ«t e njĂ« shenje “Alaska 2025”. /Telegrafi/

The post Trump zbarkon në Alaska, publikohen pamje nga vendi i takimit me Putinin appeared first on Telegrafi.

Treni del nga shinat dhe përplaset me një veturë në Danimarkë, raportohet për të vdekur

Shkalla e lëndimeve është ende e paqartë, por fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë vagona të dalë nga shinat dhe të përmbysur.

Një ka vdeur dhe disa persona u lënduan kur një tren pasagjerësh u përplas me një automjet në një kalim pranë qytetit Tinglev në Danimarkën jugore.

Një numër i madh shërbimesh emergjente janë në vendngjarje dhe portali lokal i lajmeve TV2 tha se kanë vendosur dronë dhe qen kërkimi.

Kompania përgjegjëse për operimin e rrjetit hekurudhor të Danimarkës, Banedanmark, tha se aksidenti ndodhi kur treni u përplas me një automjet në një kalim hekurudhor në nivel.

“Na nevojitet qetĂ«si nĂ« vendngjarje dhe personat e paautorizuar duhet tĂ« qĂ«ndrojnĂ« larg”, tha policia.

Ndryshe, autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi shkakun e aksidentit dhe hetimet janë në vazhdim. /Telegrafi/

The post Treni del nga shinat dhe përplaset me një veturë në Danimarkë, raportohet për të vdekur appeared first on Telegrafi.

Fluturimi i aeroplanit të Trumpit po ndiqet live nga mijëra njerëz, e gjithë bota e pret takimin e tij me Putinin

Aeroplani presidencial Boeing C-32A i Air Force One në fluturimin e tij për në Alaska po gjurmohet nga 12,300 persona në aplikacionin Flight Radar, gjë që konfirmon interesin global për rezultatin e takimit midis dy presidentëve.

Aeroplani i Trumpit u nis nga Baza Ajrore Andrews, SHBA, me një delegacion të udhëhequr nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

Përveç Rubios, delegacioni amerikan do të përfshijë Sekretarin e Thesarit Scott Bessent, Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick, të Dërguarin Special Steve Witkoff, Zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt, Drejtorin e CIA-s John Ratcliffe, Shefin e Shtabit Susie Wiles dhe Zëvendësin Dan Scavino.

Air Force One Ă«shtĂ« i pajisur pĂ«r tĂ« fluturuar edhe pĂ«rballĂ« njĂ« lufte bĂ«rthamore, me elektronikĂ« speciale, komunikime tĂ« sigurta dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r t’u furnizuar me karburant nĂ« ajĂ«r.

Brenda aeroplanit ka një zyrë presidenciale, një sallë takimesh, një departament mjekësor dhe hapësirë për rreth 70 pasagjerë dhe më shumë se 20 anëtarë të ekuipazhit.

Gjithashtu, aeroplani fluturon me një shpejtësi deri në 1,000 km/h dhe ka një rreze veprimi prej rreth 12,600 km pa furnizim me karburant.

Çdo fluturim koordinohet me kujdes nga shĂ«rbimet sekrete dhe ushtria, dhe itinerari dhe orari i saktĂ« janĂ« tĂ« dhĂ«na tĂ« ruajtura me kujdes. /Telegrafi/

The post Fluturimi i aeroplanit të Trumpit po ndiqet live nga mijëra njerëz, e gjithë bota e pret takimin e tij me Putinin appeared first on Telegrafi.

Hezbollahu refuzon të çarmatoset, paralajmëron konflikt të armatosur

UdhĂ«heqĂ«si i Hezbollahut, Naim Qassem, kĂ«rcĂ«noi me konfrontim tĂ« hapur nĂ«se qeveria e Libanit vazhdon me planet pĂ«r tĂ« çarmatosur grupin militant, duke e quajtur vendimin e kabinetit njĂ« zbatim tĂ« “urdhrave SHBA-Izrael”.

Këshilli i Ministrave libanezë miratoi një vendim javën e kaluar që kërkonte që ushtria të zhvillonte urgjentisht një plan çarmatimi dhe ta zbatonte atë para fundit të vitit, duke shënuar sfidën më të rëndë për Hezbollahun që nga përfundimi i luftës civile në vitin 1990.

“Vendimi Ă«shtĂ« i rrezikshĂ«m dhe e ekspozon vendin ndaj njĂ« krize tĂ« madhe”, tha Qassem gjatĂ« njĂ« fjalimi televiziv nĂ« Baalbek.

Qassem u zotua se Hezbollahu nuk do t’i dorĂ«zonte armĂ«t e tij dhe paralajmĂ«roi pĂ«r konflikt tĂ« armatosur, nĂ«se jo luftĂ« tĂ« plotĂ«, shkruan euronews.

“Partia do tĂ« luftojĂ« njĂ« betejĂ« historike nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme pĂ«rballĂ« kĂ«tij projekti izraelito-amerikan, cilado qoftĂ« kostoja”, tha ai.

“Nuk do tĂ« ketĂ« jetĂ« nĂ« Liban nĂ«se qeveria pĂ«rpiqet tĂ« pĂ«rballet me partinĂ«.”

Sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m i Hezbollahut ia hodhi fajin qeverisĂ« nĂ« Bejrut, duke thĂ«nĂ« se ajo “mban pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« pĂ«r çdo shpĂ«rthim tĂ« brendshĂ«m dhe çdo shkatĂ«rrim tĂ« Libanit”.

Qassem e hodhi poshtĂ« idenĂ« e protestave nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« “sepse ka vend pĂ«r dialog me qeverinĂ«â€, por paralajmĂ«roi se demonstratat mund tĂ« pĂ«rshkallĂ«zohen nĂ«se vlerĂ«sohet e nevojshme.

“Kjo Ă«shtĂ« toka jonĂ« sĂ« bashku, atdheu ynĂ« sĂ« bashku, jetojmĂ« sĂ« bashku, ose nuk ka jetĂ« pĂ«r Libanin”, tha ai nĂ« njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r autoritetet.

Qassem gjithashtu falĂ«nderoi Iranin pĂ«r mbĂ«shtetjen e Hezbollahut “me para, armĂ«, aftĂ«si dhe qĂ«ndrime mediatike dhe politike”. /Telegrafi/

The post Hezbollahu refuzon të çarmatoset, paralajmëron konflikt të armatosur appeared first on Telegrafi.

Clinton: Do ta nominoj Trumpin pĂ«r Çmimin Nobel pĂ«r Paqen nĂ«se e ndal luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«

Presidenti amerikan Donald Trump mund tĂ« nominohet pĂ«r Çmimin Nobel pĂ«r Paqen nga njĂ« nga rivalet e tij mĂ« tĂ« betuara, Hillary Clinton.

KundĂ«rshtarja demokrate e Trumpit tha se ajo do ta nominonte me dĂ«shirĂ« atĂ« pĂ«r çmimin e shquar nĂ«se ai mund t’i jepte fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ« pa lejuar presidentin rus Vladimir Putin tĂ« merrte territor nga fqinji i saj.

“Sinqerisht, nĂ«se ai mund t’i jepte fund kĂ«saj lufte tĂ« tmerrshme, nĂ«se ai mund ta pĂ«rfundonte atĂ« pa e vendosur UkrainĂ«n nĂ« njĂ« pozicion ku ajo duhej t’ia lĂ«shonte territorin e saj agresorit, nĂ«se ai mund t’i kundĂ«rvihej Putinit – diçka qĂ« nuk e kemi parĂ«, por ndoshta kjo Ă«shtĂ« mundĂ«sia – nĂ«se presidenti Trump do tĂ« ishte arkitekti i kĂ«saj, unĂ« do ta nominoja atĂ« pĂ«r njĂ« Çmim Nobel pĂ«r Paqen”, tha Clinton.

“Sepse qĂ«llimi im kĂ«tu Ă«shtĂ« tĂ« mos lejoj kapitullimin ndaj Putinit”, shtoi ajo.

Oferta e papritur u shfaq ndĂ«rsa Trump ishte tashmĂ« nĂ« rrugĂ« pĂ«r nĂ« Alaska pĂ«r bisedimet historike me homologun e tij rus, ku shpreson t’i japĂ« fund konfliktit trevjeçar nĂ« UkrainĂ«.

Trump ka thĂ«nĂ« se Ă«shtĂ« i bindur se presidenti rus dĂ«shiron tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s, duke e vendosur mundĂ«sinĂ« e dĂ«shtimit nĂ« vetĂ«m 25%.

Ndryshe, oferta e sugjeruar e Clinton është veçanërisht tronditëse duke pasur parasysh vitet e sulmeve të ashpra që ajo ka bërë kundër rivalit që e mundi papritur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. /Telegrafi/

The post Clinton: Do ta nominoj Trumpin pĂ«r Çmimin Nobel pĂ«r Paqen nĂ«se e ndal luftĂ«n nĂ« UkrainĂ« appeared first on Telegrafi.

SHBA dhe Gjermania i dhurojnë Ukrainës 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake

Gjermania do të financojë një paketë pajisjesh ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën në kuadër të nismës së re të NATO-s për Listën e Kërkesave me Prioritet për Ukrainën (PURL).

Ministria e jashtme e vendit ka thĂ«nĂ« se sĂ« bashku me aleatĂ« tĂ« tjerĂ«, Ă«shtĂ« e pĂ«rgatitur tĂ« financojĂ« “njĂ« nga paketat e para gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se tĂ« mbĂ«shtetjes” pĂ«r tĂ« treguar angazhimin e saj tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m ndaj mbrojtjes sĂ« UkrainĂ«s, shkruan skynews.

“Paketat e mbĂ«shtetjes do tĂ« pĂ«rfshijnĂ« pajisje ushtarake qĂ« ose nuk prodhohen nga industria evropiane e mbrojtjes ose qĂ« mund tĂ« dorĂ«zohen nĂ« shkallĂ«n e synuar mĂ« shpejt nga Shtetet e Bashkuara sesa nga partnerĂ«t evropianĂ« ose Kanadaja”, tha ministria e jashtme gjermane nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

“Kjo pĂ«rfshin, pĂ«r shembull, aftĂ«sitĂ« kritike tĂ« mbrojtjes ajrore.”

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« PURL?

Më 14 korrik, Donald Trump njoftoi se SHBA-të do të furnizonin Ukrainën me pajisje ushtarake dhe municione në formën e disa paketave të mbështetjes përmes NATO-s.

PURL u krijua si një mekanizëm për të mbështetur përpjekjet e luftës së Ukrainës dhe u lejon aleatëve evropianë dhe Kanadasë të japin kontribute financiare për të blerë armë dhe pajisje të tjera thelbësore në vëllime të mëdha nga SHBA-të.

NATO mĂ« pas do t’i mbledhĂ« kĂ«to furnizime nĂ« pako dhe do tĂ« lehtĂ«sojĂ« dorĂ«zimin e tyre.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina ka siguruar edhe 1.5 miliardë dollarë armë amerikane të blera nga aleatët evropianë. /Telegrafi/

Our new defense-support PURL initiative with partners is already bringing tangible results. As of today, we already have $1.5 billion pledged. Through the NATO Prioritised Ukraine Requirements List initiative, NATO members can cooperate to purchase U.S.-made weapons for Ukraine –


— Volodymyr Zelenskyy / Đ’ĐŸĐ»ĐŸĐŽĐžĐŒĐžŃ€ Đ—Đ”Đ»Đ”ĐœŃŃŒĐșĐžĐč (@ZelenskyyUa) August 14, 2025

The post SHBA dhe Gjermania i dhurojnë Ukrainës 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake appeared first on Telegrafi.

Ukraina sulmon objektet e industrisë së mbrojtjes në të gjithë Rusinë

Forcat e armatosura të Ukrainës kryen një seri sulmesh me dronë në rajonet ruse, duke sulmuar ndërmarrjet e operuara nga industria e mbrojtjes dhe objektet e infrastrukturës.

Një nga objektivat ishte fabrika e prodhimit të instrumenteve Arzamas në rajonin e Nizhny Novgorod.

Kjo ndërmarrje prodhon sisteme optike, elektronike dhe navigimi për automjete ushtarake, aeroplanë dhe raketa.

Arzamas ndodhet rreth 759 kilometra larg kufirit të Ukrainës, shkruan euronews.

Sipas guvernatorit rajonal Gleb Nikitin, një punonjës i ndërmarrjes u vra, ndërsa dy të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

NĂ« rajonin e TulĂ«s, njĂ« sulm me dronĂ« ukrainas “mbi njĂ« nga ndĂ«rmarrjet civile” vrau dy persona dhe plagosi tre, sipas autoriteteve lokale.

Ndryshe, natën e së dielës, rafineria e naftës Saratov në jugperëndim të Rusisë u sulmua nga dronë.

Pati shpërthime dhe një zjarr në ndërmarrje.

Sipas njĂ« raporti nga Shtabi i PĂ«rgjithshĂ«m i AFU-sĂ«, i cili konfirmoi sulmin, rafineria e naftĂ«s â€œĂ«shtĂ« njĂ« nga objektet kryesore tĂ« infrastrukturĂ«s sĂ« karburantit tĂ« RusisĂ«, duke furnizuar trupat me produkte nafte”.

Një tjetër rafineri nafte u sulmua në Republikën e Komit.

Atje, sipas mediave ukrainase, të cilat citojnë burime në inteligjencën ushtarake, dronët goditën një tank me produkte nafte dhe dëmtuan një njësi përpunimi gazi. /Telegrafi/

The post Ukraina sulmon objektet e industrisë së mbrojtjes në të gjithë Rusinë appeared first on Telegrafi.

Putini udhëheqësi i parë rus që viziton Alaskën, e cila në vitin 1867 iu shit SHBA-së

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të bëhet udhëheqësi i parë rus që do të vizitojë Alaskën, gadishullin që SHBA-ja e bleu nga Perandoria Ruse në vitin 1867.

Putin, i cili planifikon të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump më 15 gusht për të diskutuar mbi çështjen e Ukrainës dhe marrëdhëniet dypalëshe, do të bëjë udhëtimin e tij të parë në SHBA pas shumë vitesh.

Edhe pse Nikita Hrushov, Leonid Brezhnjev, Mikhail Gorbachev, Boris Jelcin dhe Dmitry Medvedev kanë vizituar SHBA-në në të kaluarën, Putini do të bëjë histori si udhëheqësi i parë rus që viziton Alaskën.

E zbuluar në vitin 1732 nga dy eksplorues, Mikhail Gvozdev dhe Ivan Fedorov, Alaska filloi të shfrytëzohej nga tregtarët në vitet e mëvonshme.

Fillimisht territor rus, rajoni siguronte të ardhura për shtetin rus përmes tregtisë së gëzofit.

Në vitin 1799, në rajon u themelua kompania Ruso-Amerikane.

Gjatë Luftës së Krimesë, kostot e menaxhimit dhe mbrojtjes së një rajoni kaq të largët dhe gjeopolitikisht të ndjeshëm rezultuan se i tejkalonin fitimet e mundshme.

Ideja e shitjes së Alaskës u propozua për herë të parë në vitin 1857 nga Knez Konstantin Nikolayevich, vëllai i Car Aleksandrit II të Rusisë.

Më vonë, me miratimin e tij, Alaska iu shit SHBA-së më 30 mars 1867.

Në atë kohë, SHBA-ja u pagoi rusëve 7.2 milionë dollarë për afërsisht 1.518.800 kilometra katrorë.

Kjo shumë vlerësohet të jetë më shumë se 150 milionë dollarë në vlerën e sotme.

SHBA-ja e bleu Alaskën sepse e konsideruan atë si potencial strategjik ashtu edhe ekonomik.

Sekretari i atĂ«hershĂ«m i Shtetit i SHBA-sĂ«, William H. Seward, u kritikua nga shumĂ« amerikanĂ« pĂ«r nxitjen e blerjes sĂ« njĂ« territori tĂ« largĂ«t dhe nĂ« dukje tĂ« padobishĂ«m, i pĂ«rbĂ«rĂ« vetĂ«m nga akulli dhe kjo u quajt “MarrĂ«zia e Seward (Seawrd’s Folly)”.

Vite mĂ« vonĂ«, kur u bĂ« e qartĂ« se Alaska zotĂ«ronte ar, naftĂ«, gaz natyror, peshkim dhe vlerĂ« strategjike, kĂ«to kritika u komentuan si “blerja mĂ« fitimprurĂ«se e tokĂ«s nga SHBA-ja”. /AA/

The post Putini udhëheqësi i parë rus që viziton Alaskën, e cila në vitin 1867 iu shit SHBA-së appeared first on Telegrafi.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së: Jemi lodhur duke financuar luftën në Ukrainë

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se dëshiron paqe dhe të ndalojë financimin e luftës në Ukrainë.

“Jemi lodhur me financimin e biznesit tĂ« luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«. Ne duam tĂ« sjellim njĂ« zgjidhje paqĂ«sore pĂ«r kĂ«tĂ« gjĂ«â€, tha Vance.

Më parë këtë javë, Kremlini ndau një marrëveshje armëpushimi me administratën Trump, duke kërkuar kontrollin e Ukrainës Lindore në këmbim të ndalimit të armiqësive, shkruan the Hill.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kundĂ«rshtoi me forcĂ« marrĂ«veshjen, duke deklaruar se “Ukraina Ă«shtĂ« gati pĂ«r vendime tĂ« vĂ«rteta qĂ« mund tĂ« sjellin paqe”.

“Çdo vendim qĂ« Ă«shtĂ« kundĂ«r nesh, çdo vendim qĂ« Ă«shtĂ« pa UkrainĂ«n, Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« vendim kundĂ«r paqes.”

Ndryshe, Trump u zotua të përfundonte konfliktin brenda 24 orësh gjatë fushatës së tij presidenciale, por negociatat kanë rezultuar më të vështira se sa pritej, dhe konflikti trevjeçar është i kushtueshëm si për SHBA-në ashtu edhe për Evropën. /Telegrafi/

The post Zëvendëspresidenti i SHBA-së: Jemi lodhur duke financuar luftën në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

“Ky Ă«shtĂ« mesazhi im i fundit” – çfarĂ« tha gazetari qĂ« u vra nga sulmet izraelite pak para se tĂ« vdiste?

Në profilin zyrtar në X të gazetarit të vrarë të Al Jazeera, Anas Al-Sharif, u publikua mesazhi i tij i fundit, të cilin e shkroi disa muaj më parë.

Siç u tha, gazetari Al-Sharif e shkroi atë tekst më 6 prill 2025 dhe kërkoi që ai të publikohej në rast të vdekjes së tij.

“Ky Ă«shtĂ« testamenti im dhe mesazhi im i fundit. NĂ«se kĂ«to fjalĂ« ju arrijnĂ«, dijeni se Izraeli ka arritur tĂ« mĂ« vrasĂ« dhe tĂ« ma heshtĂ« zĂ«rin. SĂ« pari, paqja qoftĂ« mbi ju dhe mĂ«shira dhe bekimet e Allahut. Allahu e di qĂ« unĂ« kam vĂ«nĂ« tĂ« gjitha pĂ«rpjekjet dhe tĂ« gjitha forcat e mia pĂ«r tĂ« qenĂ« njĂ« mbĂ«shtetje dhe njĂ« zĂ« pĂ«r popullin tim, qĂ« kur hapa sytĂ« pĂ«r jetĂ«n nĂ« rrugicat dhe rrugĂ«t e kampit tĂ« refugjatĂ«ve Xhebelija. Shpresoja qĂ« Allahu tĂ« ma zgjaste jetĂ«n nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mund tĂ« kthehesha me familjen dhe tĂ« dashurit e mi nĂ« qytetin tonĂ« origjinal tĂ« Askalanit tĂ« pushtuar (Al-Majdal). MegjithatĂ«, vullneti i Allahut ishte i pari dhe vendimi i Tij Ă«shtĂ« pĂ«rfundimtar. Kam pĂ«rjetuar dhimbje, kam shijuar vuajtje dhe humbje shumĂ« herĂ«, por kurrĂ« nuk kam hezituar ta pĂ«rcjell tĂ« vĂ«rtetĂ«n ashtu siç Ă«shtĂ«, pa shtrembĂ«rim ose falsifikim – nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Allahu tĂ« dĂ«shmojĂ« kundĂ«r atyre qĂ« heshtĂ«n, atyre qĂ« pranuan vrasjen tonĂ«, atyre qĂ« na mbytĂ«n dhe zemrat e tĂ« cilĂ«ve nuk u prekĂ«n nga mbetjet e shpĂ«rndara tĂ« fĂ«mijĂ«ve dhe grave tona, duke mos bĂ«rĂ« asgjĂ« pĂ«r tĂ« ndaluar masakrĂ«n me tĂ« cilĂ«n populli ynĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rballur pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« vit e gjysmĂ«â€, shkroi Al-Sharif.

This is my will and my final message. If these words reach you, know that Israel has succeeded in killing me and silencing my voice. First, peace be upon you and Allah’s mercy and blessings.

Allah knows I gave every effort and all my strength to be a support and a voice for my


— ŰŁÙ†Űł Ű§Ù„ŰŽŰ±ÙŠÙ Anas Al-Sharif (@AnasAlSharif0) August 10, 2025

Pas kësaj, ai u dërgoi një mesazh të gjithë qytetarëve.

“UnĂ« ju besoj PalestinĂ«n – xhevahirin nĂ« kurorĂ«n e botĂ«s myslimane, zemrĂ«n e çdo personi tĂ« lirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« botĂ«. UnĂ« ju besoj popullin e saj, padrejtĂ«sinĂ« e saj dhe fĂ«mijĂ«t e saj tĂ« pafajshĂ«m qĂ« nuk patĂ«n kurrĂ« kohĂ« tĂ« Ă«ndĂ«rronin ose tĂ« jetonin nĂ« siguri dhe paqe. Trupat e tyre tĂ« pastĂ«r u shtypĂ«n nĂ«n mijĂ«ra ton bomba dhe raketa izraelite, u shqyen dhe u shpĂ«rndanĂ« nĂ«pĂ«r mure. Ju bĂ«j thirrje tĂ« mos lejoni qĂ« zinxhirĂ«t t’ju heshtin, as kufijtĂ« t’ju pengojnĂ«. Jini ura pĂ«r çlirimin e tokĂ«s dhe popullit tĂ« saj, derisa dielli i dinjitetit dhe lirisĂ« tĂ« shkĂ«lqejĂ« mbi atdheun tonĂ« tĂ« vjedhur. UnĂ« ju besoj tĂ« kujdeseni pĂ«r familjen time. UnĂ« ju besoj vajzĂ«n time tĂ« dashur Sham, dritĂ«n e syve tĂ« mi, tĂ« cilĂ«n nuk pata kurrĂ« mundĂ«sinĂ« ta shihja tĂ« rritej ashtu siç Ă«ndĂ«rroja”, vazhdoi ai.

“Ju besoj birin tim tĂ« dashur, Salahun, tĂ« cilin doja ta mbĂ«shtesja dhe ta shoqĂ«roja gjatĂ« gjithĂ« jetĂ«s derisa tĂ« bĂ«hej mjaftueshĂ«m i fortĂ« pĂ«r tĂ« mbajtur barrĂ«n time dhe pĂ«r tĂ« vazhduar misionin. Ju besoj nĂ«nĂ«n time tĂ« dashur, lutjet e bekuara tĂ« sĂ« cilĂ«s mĂ« sollĂ«n kĂ«tu ku jam, lutjet e sĂ« cilĂ«s ishin fortesa ime dhe drita e sĂ« cilĂ«s mĂ« udhĂ«hoqi rrugĂ«n. Lutem qĂ« Allahu t’i japĂ« forcĂ« dhe ta shpĂ«rblejĂ«â€, thuhet nĂ« mesazh.

Mesazhi gjithashtu thotë se, nëse ai vdes, do të vdesë i vendosur në parimet e tij.

“UnĂ« gjithashtu ju besoj shoqen time tĂ« jetĂ«s, gruan time tĂ« dashur, Umm Salah (Bayan), nga e cila lufta mĂ« ndau pĂ«r shumĂ« ditĂ« dhe muaj tĂ« gjatĂ«. MegjithatĂ«, ajo mbeti besnike ndaj lidhjes sonĂ«, e vendosur si njĂ« trung ulliri qĂ« nuk pĂ«rkulet – e duruar, duke besuar nĂ« Allah dhe duke mbajtur pĂ«rgjegjĂ«si nĂ« mungesĂ«n time me gjithĂ« forcĂ«n dhe besimin e saj. Ju bĂ«j thirrje tĂ« qĂ«ndroni pranĂ« tyre, tĂ« jeni mbĂ«shtetja e tyre pas Allahut tĂ« PlotfuqishĂ«m. NĂ«se vdes, vdes i vendosur nĂ« parimet e mia. DĂ«shmoj para Allahut se jam i kĂ«naqur me caktimin e Tij, i sigurt pĂ«r takimin me TĂ« dhe i bindur se ajo qĂ« Ă«shtĂ« tek Allahu Ă«shtĂ« mĂ« e mirĂ« dhe mĂ« e pĂ«rjetshme. O Allah, mĂ« prano midis dĂ«shmorĂ«ve, fal mĂ«katet e mia tĂ« kaluara dhe tĂ« ardhshme dhe bĂ«je gjakun tim njĂ« dritĂ« qĂ« ndriçon rrugĂ«n e lirisĂ« pĂ«r popullin tim dhe familjen time. MĂ« fal nĂ«se kam gabuar. Mos harroni GazĂ«n
 Dhe mos mĂ« harroni nĂ« lutjet tuaja tĂ« sinqerta. Lutje pĂ«r falje dhe pranim”, pĂ«rfundon mesazhi. /Telegrafi/

The post “Ky Ă«shtĂ« mesazhi im i fundit” – çfarĂ« tha gazetari qĂ« u vra nga sulmet izraelite pak para se tĂ« vdiste? appeared first on Telegrafi.

Australia konfirmon: Do ta njohim shtetin e Palestinës

Australia do të njohë një shtet palestinez, njoftoi kryeministri Anthony Albanese, duke u bashkuar me udhëheqësit e Francës, Britanisë dhe Kanadasë.

Duke folur me gazetarët pas një takimi të kabinetit, Albanese tha se vendimi i Australisë për të njohur një shtet palestinez do të formalizohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

“Njohja bazohet nĂ« angazhimet qĂ« Australia ka marrĂ« nga Autoriteti Palestinez”, tha Albanese.

Këto angazhime përfshinin mungesën e rolit për Hamasin në një qeveri palestineze, demilitarizimin e Gazës dhe mbajtjen e zgjedhjeve, sipas tij, shkruan euronews.

“NjĂ« zgjidhje me dy shtete Ă«shtĂ« shpresa mĂ« e mirĂ« e njerĂ«zimit pĂ«r tĂ« thyer ciklin e dhunĂ«s nĂ« Lindjen e Mesme dhe pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konfliktit, vuajtjeve dhe urisĂ« nĂ« Gaza”, tha Albanese.

“Situata nĂ« Gaza ka shkuar pĂ«rtej frikĂ«rave mĂ« tĂ« kĂ«qija tĂ« botĂ«s”, shtoi ai.

“Qeveria izraelite vazhdon tĂ« sfidojĂ« ligjin ndĂ«rkombĂ«tar dhe t’u mohojĂ« ndihmĂ«, ushqim dhe ujĂ« tĂ« mjaftueshĂ«m njerĂ«zve tĂ« dĂ«shpĂ«ruar, pĂ«rfshirĂ« fĂ«mijĂ«t.”

Ndryshe, njoftimi i Albanese vjen pas javĂ«sh presioni nga Kabineti i tij dhe shumĂ« australianĂ« pĂ«r tĂ« njohur njĂ« shtet palestinez, si dhe kritikave nĂ« rritje nga zyrtarĂ«t e qeverisĂ« sĂ« tij pĂ«r vuajtjet nĂ« Gaza, diçka qĂ« ai e quajti njĂ« “katastrofĂ« humanitare”.

Qeveria e Australisë ka kritikuar gjithashtu planet e shpallura ditët e fundit nga Netanyahu për një ofensivë të re ushtarake gjithëpërfshirëse në Gaza. /Telegrafi/

The post Australia konfirmon: Do ta njohim shtetin e Palestinës appeared first on Telegrafi.

Viti 2024 ishte mĂ« i nxehti nĂ« histori tĂ« EvropĂ«s – cili vend u prek mĂ« rĂ«ndĂ« nga zjarret?

Sjellja njerëzore nxit shumicën dërrmuese të zjarreve në Evropë, por ndryshimi i klimës është ajo që po i bën ato më të shpeshta dhe intensive.

Viti 2024 ishte viti më i nxehtë i Evropës që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1940.

Kushtet më të nxehta dhe më të thata, të kombinuara me thatësira dhe valë të nxehti më të shpeshta, po krijojnë peizazhe shumë të ndezshme, veçanërisht në Evropën jugore dhe qendrore, sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit.

Portugalia regjistroi sipërfaqen më të madhe të djegur në BE në vitin 2024, me gati 450 kilometra katrorë tokë të shkatërruar.

Zjarret ndodhën në fillim të sezonit të zjarreve në ishullin e Madeirës, dhe më vonë rreth mesit të shtatorit në kontinent.

Pas Portugalisë, Bullgaria dhe Spanja ishin vendet ku flakët dogjën më shumë tokë, me përkatësisht 310.9 kilometra katrorë dhe 186.5 kilometra katrorë të djegura.

Por, kjo nuk është hera e parë që zjarret e e kanë goditur Portugalinë rëndë.

Në vitin 2017, vendi përjetoi një sezon jashtëzakonisht shkatërrues zjarresh.

Një total prej 117 personash vdiqën dhe u dogjën 902.6 kilometra katrorë, shkruan euronews.

Edhe pse sezoni i zjarreve të këtij viti nuk ka mbaruar ende, nga fillimi i vitit deri më 15 korrik, zona e djegur është tashmë tre herë më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas Institutit Kombëtar Portugez për Ruajtjen e Natyrës dhe Pyjeve.

Midis viteve 2000 dhe 2024, zjarret e egra dogjën mesatarisht 3,770 kilometra katrorë tokë të BE-së çdo vit.

Kjo përbën një mesatare vjetore prej 10% të pyjeve dhe 21% të kullotave që digjen në BE.

ËshtĂ« vlerĂ«suar se zjarret i kushtojnĂ« BE-sĂ« 2.5 miliardĂ« euro çdo vit, pĂ«r shkak tĂ« shkatĂ«rrimit ose dĂ«mtimeve tĂ« rĂ«nda tĂ« ndĂ«rtesave dhe infrastrukturĂ«s, siç janĂ« linjat e energjisĂ«, furnizimi me ujĂ« dhe rrugĂ«t e transportit.

Ato gjithashtu mund të dekurajojnë turistët, duke goditur ekonomitë lokale që varen nga turizmi.

ÇfarĂ« i shkakton zjarret?

Agjencia Evropiane e Mjedisit vlerëson se sjellja dhe aktivitetet njerëzore, të tilla si neglizhenca dhe zjarrvënia e qëllimshme, përbëjnë drejtpërdrejt ose tërthorazi 95% të zjarreve në Evropë.

Zjarret e shkaktuara nga njeriu shpesh fillojnë pranë kufirit midis zonave të ndërtuara dhe zonave gjysmënatyrore ose të egra, siç janë rrugët ose qytetet ngjitur me pyjet.

Megjithatë, vetëm ndezja njerëzore nuk lidhet drejtpërdrejt me përhapjen dhe intensitetin e një zjarri.

Vetëm 1.2% e zjarreve evropiane kanë rezultuar në 65% të sipërfaqes totale të djegur.

Mundësia që një zjarr në natyrë të bëhet i pakontrollueshëm varet nga lloji i bimësisë, lënda djegëse në tokë, topografia dhe kushtet e motit (temperatura e lartë, lagështia relative e ulët dhe era e shpejtë).

Ndërsa temperaturat rriten për shkak të ndryshimeve klimatike, rritet edhe rreziku që zjarret në natyrë të bëhen më të shpeshta, intensive dhe afatgjata në Evropë.

Ndryshe, një studim i vitit 2025 arriti në përfundimin se zjarrfikësit që ishin të përfshirë drejtpërdrejt në sezonin ekstrem të zjarreve në Portugali në vitin 2017 tregojnë një kuptim të kufizuar të sjelljes ekstreme të zjarreve dhe drejtojnë vëmendje minimale drejt masave parandaluese. /Telegrafi/

The post Viti 2024 ishte mĂ« i nxehti nĂ« histori tĂ« EvropĂ«s – cili vend u prek mĂ« rĂ«ndĂ« nga zjarret? appeared first on Telegrafi.

SHBA po punon për një takim Putin-Zelensky

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se Uashingtoni po punon për një takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky.

Vance i bëri këto komente gjatë një interviste me Fox News.

Ai i tha medias amerikane se SHBA ishte në proces të caktimit të një takimi midis udhëheqësit rus dhe ukrainas dhe se kur mund të takohen dhe të diskutojnë përfundimin e konfliktit, shkruan skynews.

Vance shtoi se nuk mendon se është produktive që Putin dhe Zelensky të takohen përpara samitit të Alaskës.

Ndryshe, raportohet se Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e ftesës së Zelenskyt në një takim midis Donald Trump dhe Putinit në Alaska.

I pyetur nĂ«se SHBA e kishte ftuar zyrtarisht Zelenskyn, njĂ« zyrtar i lartĂ« i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« tha: “Presidenti mbetet i hapur pĂ«r njĂ« samit trepalĂ«sh me tĂ« dy udhĂ«heqĂ«sit. Aktualisht, ShtĂ«pia e BardhĂ« po pĂ«rqendrohet nĂ« planifikimin e takimit dypalĂ«sh tĂ« kĂ«rkuar nga presidenti Putin”. /Telegrafi/

The post SHBA po punon për një takim Putin-Zelensky appeared first on Telegrafi.

“PĂ«rpjekja mĂ« e madhe pĂ«r tĂ« thyer rrethimin izraelit” – aktivistĂ« nga 44 vende do tĂ« nisen drejt PalestinĂ«s

AktivistĂ« nga 44 vende u mblodhĂ«n sĂ« fundmi nĂ« Tunizi pĂ«r t’u pĂ«rgatitur pĂ«r njĂ« udhĂ«tim tĂ« koordinuar detar qĂ« synon thyerjen e bllokadĂ«s sĂ« GazĂ«s nga Izraeli.

Bëhet e ditur se ata vijnë nga Evropa, Afrika, Azia, Amerika Latine dhe bota arabe.

Midis tyre do të jetë edhe aktivistja suedeze Greta Thunberg, e cila vizitoi së fundmi Bosnjën dhe Hercegovinën.

“MĂ« 31 gusht, po nisim pĂ«rpjekjen mĂ« tĂ« madhe ndonjĂ«herĂ« pĂ«r tĂ« thyer rrethimin e paligjshĂ«m izraelit tĂ« GazĂ«s me dhjetĂ«ra anije qĂ« lundrojnĂ« nga Spanja. Do tĂ« takohemi me dhjetĂ«ra tĂ« tjera mĂ« 4 shtator qĂ« lundrojnĂ« nga Tunizia dhe porte tĂ« tjera. Gjithashtu po mobilizojmĂ« mĂ« shumĂ« se 44 vende pĂ«r demonstrata dhe veprime tĂ« njĂ«kohshme pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund bashkĂ«fajĂ«sisĂ« nĂ« solidaritet me popullin palestinez! Bashkohuni me kĂ«tĂ« iniciativĂ« nĂ« kĂ«tĂ« moment vendimtar”, tha ajo nĂ«pĂ«rmjet profilit tĂ« saj nĂ« Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Greta Thunberg (@gretathunberg)

Misioni i udhëhequr nga civilët do të transportojë pako ushqimore, formulë për foshnje, furnizime mjekësore dhe mallra të tjera thelbësore.

Organizatorët thonë se aksioni është plotësisht paqësor dhe jo i dhunshëm, dhe më shumë se 6,000 aktivistë nga 44 vende janë regjistruar tashmë në internet për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Anijet e para do të nisen nga portet spanjolle më 31 gusht, të ndjekura nga një nisje e dytë nga portet tuniziane më 4 shtator. /Telegrafi/

The post “PĂ«rpjekja mĂ« e madhe pĂ«r tĂ« thyer rrethimin izraelit” – aktivistĂ« nga 44 vende do tĂ« nisen drejt PalestinĂ«s appeared first on Telegrafi.

Trump: Të pastrehët duhet të largohen nga Uashingtoni tani

Presidenti amerikan Donald Trump sinjalizoi përsëri se po përshpejton planet për të synuar krimin në Uashington, edhe pse të dhënat tregojnë se nivelet e krimit në kryeqytetin e vendit po bien.

Ai gjithashtu lëshoi një paralajmërim për popullsinë e pastrehë të qytetit.

“TĂ« pastrehĂ«t duhet tĂ« largohen, MENJËHERË. Do t’ju japim vende pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar, por LARG nga kryeqyteti”, shkroi ai nĂ« Truth Social.

Vërejtjet e Trumpit vijnë ndërsa ai ka rritur retorikën e tij në lidhje me luftimin e krimit në Distrikt ditët e fundit, pasi një ish-anëtar i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë u sulmua në një përpjekje për vjedhje veture, shkruajnë mediat e huaja.

“Gjithçka do tĂ« ndodhĂ« shumĂ« shpejt”, shtoi ai.

Muajin e kaluar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ua lehtësoi qyteteve largimin e personave të pastrehë, duke shkaktuar reagime të ashpra nga avokatët e të pastrehëve.

Postimi i tij në rrjetet sociale është shenja e fundit se ai kërkon ta çojë përpara këtë përpjekje, veçanërisht në Uashington.

Por, komentet e tij janë në kundërshtim me të dhënat nga Departamenti i Drejtësisë që tregojnë se krimi i dhunshëm në qytet në vitin 2024 ishte në nivelin më të ulët në 30 vjet, dhe vrasjet, grabitjet dhe grabitjet e veturave me armë kanë rënë.

Trump gjithashtu përsëriti në postimin e tij se planifikon të mbajë një takim për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të hënën rreth krimit në D.C. /Telegrafi/

The post Trump: Të pastrehët duhet të largohen nga Uashingtoni tani appeared first on Telegrafi.

Turqia goditet edhe nga dy tërmete tjera, pamjet e para tregojnë dëme dhe ndërtesa të shembura

Një tërmet më i fortë goditi jugun e Turqisë dhe dy të tjerë më të dobët pasuan shpejt, ndërsa raportet e para treguan gjithashtu për të lënduar dhe ndërtesa të shembura në rrethin Sındırgı në Balikesir.

Tërmeti i parë kishte një magnitudë prej 6.1 ballë sipas shkallës Rihter, ndërsa pasuan dy të tjerë më të dobët prej 4.1 dhe 4 ballë sipas shkallës Rihter.

🔮 #UPDATE — Footage shows collapsed structures in Golcuk village, Sindirgi district of Balikesir, following 6.1-magnitude quake pic.twitter.com/qNaVNOvgM7

— TĂŒrkiye Today (@turkiyetodaycom) August 10, 2025

Tërmeti u ndje në të gjithë Balikesirin qendror dhe në provincat përreth, duke përfshirë Izmirin, Kutahyan, Yalovën, Stambollin, Manisan, Usakun, Ajdinin, Eskisehirin, Sakaryan dhe Tekirdagun.

Kryetari i bashkisë së Balıkesir, Sındırgı Sak, deklaroi se 10 ndërtesa në këtë zonë janë shembur dhe se për momentin nuk mund të merren informacione nga disa zona.

Ai deklaroi gjithashtu se katër persona janë shpëtuar, ndërsa kërkimi për dy të tjerë vazhdon. /Telegrafi/

Balıkesir Sındırgı HĂŒkĂŒmet Binası yanında enkazdan yaralı kurtarma anı#deprem #hissettik #balikesir #sındırgı

pic.twitter.com/UtdmKQy3J8

— Musa Kayrak (@musakayrak) August 10, 2025

The post Turqia goditet edhe nga dy tërmete tjera, pamjet e para tregojnë dëme dhe ndërtesa të shembura appeared first on Telegrafi.

Sondazh: Shumica e gjermanëve mbështesin njohjen e shtetit palestinez

Ndryshe nga qeveria e tyre, shumica e gjermanĂ«ve mbĂ«shtesin njohjen e njĂ« shteti palestinez, tregoi njĂ« sondazh i publikuar sot nga “Internationale Politik” me seli nĂ« Berlin.

Rreth 54% e të anketuarve kanë thënë se janë në favor të njohjes së Palestinës si shtet i pavarur, ndërsa 31% kanë kundërshtuar idenë.

Një segment i madh i të rinjve gjermanë dhe mbështetësve të partisë opozitare radikale të majtë, Partia e Majtë, e kanë mbështetur këtë hap.

Midis mbështetësve të Partisë së Majtë, rreth 85% e të anketuarve e kanë mbështetur njohjen e Palestinës.

Midis mbështetësve të Partisë së Gjelbër të opozitës, shifra ishte 66%, dhe midis mbështetësve të Partisë Social Demokratike (SPD) që bashkëqeverisë, përqindja ishte 52.

Mbështetja ishte veçanërisht e ulët midis Unionit Kristian Demokrat/Bashkimit Kristian Social (48%) dhe Alternativës për Gjermaninë të ekstremit të djathtë (AfD) (45%).

Një sondazh i mëhershëm ka treguar që shumica e gjermanëve duan që qeveria e tyre të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin në lidhje me veprimet e tij në Rripin e Gazës.

Sondazhi “DeutschlandTrend”, i porositur nga transmetuesi publik ARD, zbuloi se 66% e pjesĂ«marrĂ«sve janĂ« pajtuar me deklaratĂ«n se “qeveria gjermane duhet tĂ« ushtrojĂ« mĂ« shumĂ« presion ndaj qeverisĂ« izraelite pĂ«r ta ndryshuar qĂ«ndrimin e saj ndaj Rripit tĂ« GazĂ«s”.

Presioni nĂ« rritje i opinionit publik ndaj qeverisĂ« gjermane – i nxitur nga raportimet pĂ«r fĂ«mijĂ« qĂ« po vdesin nga uria nĂ« Gaza – e shtyu kancelarin Friedrich Merz qĂ« tĂ« premten tĂ« njoftojĂ« pezullimin e pjesshĂ«m tĂ« eksporteve tĂ« armĂ«ve drejt Izraelit. /AA/

The post Sondazh: Shumica e gjermanëve mbështesin njohjen e shtetit palestinez appeared first on Telegrafi.

❌