Vazhdon kriza te Shkupi, nuk do ta luajë ndeshjen ndaj Sileksit
Kriza nĂ« radhĂ«t e FC Shkupit po thellohet. Klubi nga Ăairi ka anuluar ndeshjen e javĂ«s sĂ« dytĂ« nĂ« LigĂ«n e ParĂ« tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, ndaj Sileksit, ekip ky qĂ« do ta fitojĂ« ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0, njofton Telegrafi.
Shkupi ishte në kërkim të një fushe alternative për shkak se stadiumi i tyre nuk plotëson kushtet për përdorimin e teknologjisë VAR. Opsionet si stadiumi në Kumanovë, Gjorçe Petrov dhe në Strumicë u përmendën si alternativa, por asnjëra nuk u realizua.
Edhe pse arsyeja zyrtare për anulimin nuk është bërë publike, është e qartë se përveç vështirësive logjistike, klubi po përballet edhe me probleme organizative. Kujtojmë që në javën e parë ndaj Shkëndijës, Shkupi u paraqit me ekip të rinjsh.
Me këtë vendim, Sileksi fiton automatikisht tri pikët, ndërsa një mosparaqitje e radhës nga Shkupi do të nënkuptonte përjashtimin e tyre nga liga dhe zbritjen në kategorinë më të ulët. Ky zhvillim sjell sfida të reja për Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe komisionin për gara.
Nga klubi i Shkupit ende nuk ka asnjë reagim apo deklaratë zyrtare për situatën e krijuar. /Telegrafi/
The post Vazhdon kriza te Shkupi, nuk do ta luajë ndeshjen ndaj Sileksit appeared first on Telegrafi.