❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi 15 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi

Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret do hezitojnë t hedhin çdo lloj hapi për te filluar një lidhje dhe do mbeten me te njëjtin status. Financat fatmirësisht do jene te mira. Gjithsesi rekomandohet qe çdo lloj shpenzimi te kryhet me maturi.

Demi

Pasioni do shtohet mjaft ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do ndryshoje ne jetën e tyre dhe tashme do i shohin gjerat me një sy tjetër. Beqaret do kenë serish vështirësi për ta gjetur princin e tyre te kaltër dhe here pas here mund te bien ne melankoli. Ne planin financiar tregohuni te kujdesshëm dhe mos kërkoni qe situata te përmirësohet menjëherë.

Binjaket

Gjerat nuk do shkojnĂ« ashtu si ju i kishit menduar sot ne jetĂ«n tuaj ne çift dhe mĂ«rzitja do e pushtoje gjithĂ« kĂ«tĂ« dite. Nuk do pĂ«rjetoni aspak emocionet qe keni Ă«ndĂ«rruar. Beqaret nuk duhet te vrapojnĂ« me sy mbyllur drejt dashurisĂ« sepse mund te pengohen dhe te lĂ«ndohen. Financat fillimisht duhet t’i riorganizoni nĂ«se doni qe situata te filloje te pĂ«rmirĂ«sohet.

Gaforrja

Dite e paqëndrueshme dhe shpeshherë delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ece ashtu si ju e kishit menduar. Beqaret do kenë mundësi te mira për te gjetur një person qe do iu përshtatet ne çdo sektor. Ne planin financiar do përballeni me sfida te vështira te cilat nuk mund te kalohen pa ndihmën apo këshillat e specialisteve.

Luani

Yjet do iu bekojnë sot juve qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje te se kaluarës. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim te veçante. Merrini gjerat shtruar sepse nuk keni çfarë te bëni tjetër. Merkuri do iu ndihmoje ne planin financiar dhe do iu gjeni zgjidhje problemeve.

Virgjeresha

Priten ndryshime shume te mĂ«dha sot ne jetĂ«n tuaj sentimentale. Partneri do jete i gatshĂ«m edhe pĂ«r ndonjĂ« çmenduri dhe do iu surprizoje pa mase. Beqaret do Ă«ndĂ«rrojnĂ« me kot pĂ«r princin e kaltĂ«r sepse mundĂ«sitĂ« gjate kĂ«saj dite nuk do jene aspak te mira. Financat nuk do jene aspak ne njĂ« gjendje te qĂ«ndrueshme. Duhet shume maturi dhe kujdes pĂ«r t’ia dale mbanĂ«.

Peshorja

Pozicioni i HĂ«nĂ«s ne qiellin tuaj te dashurisĂ« do ketĂ« ndikim mjaft pozitiv tel lidhja qe keni. Do tregoheni me tolerante dhe me te kuptueshĂ«m me partnerin. Beqaret do tĂ«rhiqen tej mase nga njĂ« person i cili nuk do i beje aspak te lumtur madje mund t’iu krijoje edhe ankth. Financat fatmirĂ«sisht do jene ne njĂ« gjendje te qĂ«ndrueshme. Vazhdoni te shpenzoni me kujdes.

Akrepi

Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete e tendosur sot dhe here pas here mund te keni edhe debate te forta. Te dy do kërkoni te dale e juaja dhe nuk do hapni rruge aspak. Beqaret me ne fund do kenë takime te rëndësishme dhe mund te fillojnë lidhje serioze. Ne planin financiar fati do iu buzëqeshë. Jo vetëm qe nuk do keni vështirësi, por mund te ketë edhe përmirësime.

Shigjetari

Ambienti do jete edhe me i ngrohte gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do afroheni mjaft me partnerin dhe do e keni me te thjeshte për te folur hapur. Beqaret mund te zbulojnë me ne fund personin e ëndrrave. Gjithçka do jete shume me ndryshe për ta duke filluar qe sot. Financat do jete aq te mira sa mund te përfitoni për te hequr edhe disa para mënjanë.

Bricjapi

Duhet t’i kushtoni me shume vĂ«mendje se kurrĂ« sot jetĂ«s suaj ne çift dhe nuk duhet absolutisht ta lini pas dore atĂ« qe keni ne krah. Ka disa persona qe iu vrojtojnĂ« nga larg dhe mund te pĂ«rfitojnĂ« pĂ«r t’ua rrĂ«mbyer. Beqaret vetĂ«m ne mbrĂ«mje mund te realizojnĂ« ndonjĂ« takim interesant. Financat nuk do jene shume te mira kĂ«shtu qe tregohuni te kujdesshĂ«m.

Ujori

Shprehjani partnerit tuaj sot gjithçka qe ndjeni dhe mendoni dhe mos u mbyllni ne vetvete. Ne këtë mënyrë do i zgjidhni edhe problemet dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica vetëm për te gjetur një person, por serish do jene pa fat. Financat do jene te mira për aq kohe sa ju te tregoheni te organizuar dhe te shpenzoni me kujdes.

Peshqit

Rutina do mbizotĂ«rojĂ« gjate gjithĂ« kĂ«saj dite ne jetĂ«n tuaj sentimentale. AsgjĂ« nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar dhe serish emocionet nuk do ekzistojnĂ«. Beqaret do jene ende pa fat dhe nuk do e gjejnĂ« ende personin e tyre te Ă«ndrrave. Me financat nuk duhet te bĂ«ni çmenduri sepse situata mund t’iu dale jashtĂ« kontrollit dhe do jete e vĂ«shtirĂ« te rivendoset ekuilibri.

The post Horoskopi 15 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Me armĂ« nĂ« dorĂ«/ ÇfarĂ« postonte 14 vjeçari qĂ« vrau bashkĂ«moshatarin nĂ« Maliq

✇Albeu
By: M C

“Mos mĂ« kĂ«rko unĂ« nuk vij. Por shfaqem kur ty ‘sta pret mendja”. KĂ«to ishin fjalĂ«t qĂ« autori i vrasjes sĂ« 14-vjeçarit nĂ« Maliq postonte nĂ« rrjetet sociale.

E. Guri, autori i vrasjes së E. Xhejo, postonte në Tik Tok edhe foto me armë gjahu.

Dy 14-vjeçaret u takuan në një lokal në Maliq, teksa pas përleshjes me thika, humbi jetën E. Xhejo, teksa mbeti i plagosur E. Guri.

Mësohet se ata ishin konfliktuar një ditë më parë.

Autori i mitur Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« komisariat pĂ«r t’u marrĂ« nĂ« pyetje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Me armĂ« nĂ« dorĂ«/ ÇfarĂ« postonte 14 vjeçari qĂ« vrau bashkĂ«moshatarin nĂ« Maliq appeared first on Albeu.com.

Izraeli thotë se është në bisedime me disa shtete për zhvendosjen e palestinezëve

✇Albeu
By: M C

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është në bisedime me disa shtete për pranimin e palestinezëve të zhvendosur për shkak të luftës në Gazë.

Shtetet e përfshira janë Sudani Jugor, Somalilandi, Etiopia, Libia dhe Indonezia, ka thënë një zyrtar izraelit për CNN-in.

NĂ« kĂ«mbim tĂ« pranimit tĂ« palestinezĂ«ve, zyrtari ka thĂ«nĂ« se shtetet po kĂ«rkojnĂ« “kompensim financiar”.

Të mërkurën Sudani Jugor mohoi se ishte në diskutime për zhvendosjen e palestinezëve, duke thënë se raportimet ishin të pabaza dhe se nuk kishte qëndrim zyrtar për këtë. Edhe Somalilandi pati thënë në fillim të vitit se nuk ekzistonin bisedime të tilla.

Javën e kaluar, Indonezia ka deklaruar se është e gatshme të pranojë 2,000 palestinezë nga Gaza për trajtim, por se ata duhet të ktheheshin në Gazë sapo të kryenin trajtimin.

The post Izraeli thotë se është në bisedime me disa shtete për zhvendosjen e palestinezëve appeared first on Albeu.com.

U burgos padrejtësisht nga regjimi komunist, ndërron jetë inxhinieri Saimir Maloku

✇Albeu
By: M C

Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare Saimir Maloku, inxhinieri i shquar dhe ish-i burgosuri politik.

Maloku, student i dalluar dhe inxhinier i talentuar, vuajti padrejtësisht 9 vite në burgjet e Burrelit dhe Spaçit, pas një gjyqi të montuar nga regjimi komunist, duke u akuzuar si spiun dhe agjent i huaj.

Ai ishte një qendrestar antikomunist dhe bashkëvuajtës me figura të shquara si Dom Simon Jubani, At Zef Pllumi dhe Kardinal Ernest Simoni.

“Jeta dhe tregimi i Saimir Malokut janĂ« dĂ«shmi tĂ« gjalla tĂ« mizorisĂ« dhe dhunĂ«s sĂ« diktaturĂ«s komuniste. Ai pĂ«rfaqĂ«son rezistencĂ«n dhe guximin e shqiptarĂ«ve pĂ«r liri dhe dinjitet” shprehet Besim Ndregjoni, President i Unionit MbarkombĂ«tar pĂ«r Integrimin e Burgosurve dhe PĂ«rndjekurve Politik tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Saimir Maloku do të mbahet mend si një intelektual i shquar, një inxhinier i talentuar dhe një qytetar që luftoi për lirinë e medias dhe të qytetarëve gjatë një periudhe të errët të historisë shqiptare.

Reagimi i plote i Besim Ndregjonit

U SHUA INGJ. SAJMIR MALOKU, ISH-I BURGOSUR POLITIK BURREL-SPAÇ!

U nda nga ne bashkĂ«vuajtĂ«sit e tij, nga Tirana e dashur, tiranasi inxhinier Sajmir Maloku, ai qĂ« i solli TiranĂ«s me shpikjen e tij Kanaçen, kur qytetarĂ«t e TiranĂ«s shihnin kanalet televizive italiane! U shua studenti qĂ« mbaroi me medalje ari arsimin e lartĂ«, inxhinieri i talentuar qĂ« e nisi jetĂ«n e tij me dije dhe nĂ« fund regjimi diktatorial e burgosi nĂ« Burrel dhe Spaç! Tirana ka njĂ« intelektual mĂ« pak, njĂ« qendrestar antikomunist mĂ« pak, njĂ« tiranas tĂ« mirĂ« e tĂ« ditur mĂ« pak! Ai qĂ« u printe para bashkĂ«vuajtĂ«sve tĂ« vet nĂ« shkurt tĂ« ’91 nĂ« rrĂ«zimin e monumentit tĂ« diktatorit!

Saimir Maloku sot përbën një dëshmi të gjallë të vuajtjes dhe mbijetesës në ferrin komunist shqiptar. Maloku, me ekzistencën dhe tregimin e ferrit të tij, përpiqet të na rrëfejë e dëshmojë mizorinë e komunizmit, pashpirtmërinë, ligësinë, çmendurinë, paligjshmërinë e sistemit, torturën e dhunën dhe mbi të gjitha ashpërsinë e egërsinë deri në kafshëri të sistemit komunist që tmerroi shqiptarët për 50 vjet.

Saimir Maloku u akuzua prej regjimit komunist si spiun i 17 vendeve kapitaliste dhe agjent i anglezëve në veçanti. Me profesion inxhinier elektronik në ushtri, Saimir Maloku u përndoq, u hetua, u shantazhua nga 120 spiunë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe 9 hetues të regjimit. Saimir Maloku vuajti 9 vjet në burgjet më të egra dhe më të frikshme të diktaturës.

Përveç dënimit, Maloku familjarisht vuajti po kaq vite survejim, gjurmim, përgjime dhe inskenime nga Sigurimi i Shtetit, bisha e tmerrshme që mbante në këmbë diktaturën staliniste nëpërmjet frikës, panikut, përndjekjes, dhunës, arrestimeve dhe tmerrit që ajo shkaktonte ngado. Pas gjyqit të fals, Saimir Maloku u mbajt për 200 ditë nën tokë, nën ujë e baltë, i fshehur prej komunistëve, në një kohë që familja e kërkonte në të gjitha burgjet e Shqipërisë.

Saimir Maloku u burgos pĂ«r 9 vite nga ish-Sigurimi i Shtetit nĂ«n akuzĂ«n e agjitacionit dhe propagandĂ«s pĂ«r shkak tĂ« shpikjes sĂ« njĂ« pajisjeje Kanoçe qĂ« shĂ«rbente si antenĂ« televizioni pĂ«r tĂ« parĂ« stacione tĂ« huaja, pĂ«r tĂ« cilat komunizmi i ndalonte rreptĂ«sisht. NĂ« komunizĂ«m duhej parĂ« dhe ndjekur vetĂ«m ato qĂ« thoshte Partia e PunĂ«s. Çdo tentativĂ« tjetĂ«r tĂ« dĂ«rgonte direkt nĂ« burg. NĂ«se nuk i bindeshe partisĂ«, ishe armiku mĂ« i poshtĂ«r i klasĂ«s dhe pushtetit, partisĂ« e popullit.

Komunizmi kontrollonte gjithçka e çdo gjë, deri edhe te shijet e njerëzve. Gjithçka që nuk mirtohej nga partia-shtet shpallej e ndaluar, e rrezikshme dhe e dënueshme. Bashkëvuajtës të Saimir Malokut ishin Dom Simon Jubani, At Zef Pllumi, Imzot Frano Ilia, Dom Ndoc Sahatçija, Kardinal Ernest Simoni, Kardinal Mikel Koliqi, Dom Nikollë Mazreku etj. Dëshmi persekutimi në ferrin komunist si e Saimir Malokut e shumë shqiptarëve që vuajtën padrejtësisht janë pasqyrë e errët e tmerrit diktatorial.

Nxjerrja në dritë e kësaj errësire makabre është një çlirim jo vetëm për shpirtin e atyre që vdiqën, por edhe të atyre që qëndruan heroikisht si Saimir Maloku e mijëra bashkëvuajtës të kohës!

Lamtumirë mik, bashkëvuajtës qendrestar, Sajmiri ynë!

Besim Ndregjoni
President i Unionit Mbarkombëtar për Integrimin e Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik të Shqipërisë

The post U burgos padrejtësisht nga regjimi komunist, ndërron jetë inxhinieri Saimir Maloku appeared first on Albeu.com.

Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit

✇Albeu
By: M C

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt objektit të partisë së Aleksandar Vuçiq.

Qytetarët u mblodhën para ambienteve të SNS-së në rrugën Knez Milosh, jo shumë larg Shtabit të Përgjithshëm, ku u pritën nga një kordon i policisë.

Aktivistët e SNS-së së Vuçiq janë gjithashtu në vendngjarje, dhe një konflikt verbal është zhvilluar midis protestuesve dhe policisë, si dhe protestuesve dhe aktivistëve të SNS-së.

Qytetarët janë mbledhur në Nemanjina, në rreth-rrotullimin pranë GO Novi Beograd dhe tek Autokomanda.

Edhe në Novi Sad, filloi një tubim qytetarësh para ambienteve të Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës, raporton KosovaPress.

Ndërkohë janë thyer zyrat e partisë së Aleksandar Vuçiq në këtë qytet.

Në hapësirat e zyrës nuk kishte anëtarë të partisë së Vuçiq.

The post Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit appeared first on Albeu.com.

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

✇Albeu
By: M C

Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa që ata kanë vendosur ndaj shkollimit të vajzave, ka lënë miliona fëmijë jashtë klasave shkollore që kur grupi u rikthye në pushtet katër vjet më parë.

“NĂ« njĂ« kohĂ« kur disa po pĂ«rpiqen tĂ« normalizojnĂ« marrĂ«dhĂ«niet me talibanĂ«t, unĂ« bĂ«j thirrje qĂ« komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« mbetet mĂ« i mobilizuar se kurrĂ« pĂ«r rivendosjen e plotĂ« dhe tĂ« pakushtĂ«zuar tĂ« tĂ« drejtĂ«s sĂ« grave afgane pĂ«r arsimim”, tha Audrey Azoulay, drejtoreshĂ« e AgjencisĂ« Kulturore dhe Arsimore tĂ« OKB-sĂ«, UNESCO.

Afër 2.2 milionë vajzave u ndalohet të ndjekin shkollimin përtej nivelit fillor, sipas UNESCO-s.

“FatkeqĂ«sisht, Afganistani Ă«shtĂ« vendi i vetĂ«m nĂ« botĂ« ku arsimi i mesĂ«m dhe i lartĂ« Ă«shtĂ« rreptĂ«sisht i ndaluar pĂ«r vajzat dhe gratĂ«â€, tha Azoulay.

“NjĂ« gjeneratĂ« e tĂ«rĂ« e grave afgane po sakrifikohet”, shtoi ajo, duke bĂ«rĂ« thirrje qĂ« komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« “mbajĂ« presionin diplomatik”.

TalibanĂ«t, tĂ« cilĂ«t premtuan njĂ« sundim mĂ« tĂ« butĂ« pas marrjes sĂ« pushtetit nĂ« gusht tĂ« vitit 2021, kanĂ« vendosur kufizime tĂ« mĂ«dha pĂ«r gratĂ«, duke i ndaluar ato tĂ« ndjekin universitetet, tĂ« shkojnĂ« nĂ« parqe publike, palestra dhe sallone bukurie – masa qĂ« OKB-ja i ka cilĂ«suar si “aparteid gjinor”.

Rusia – e cila nuk pĂ«rmendet nĂ« deklaratĂ« – Ă«shtĂ« vendi i vetĂ«m qĂ« ka njohur qeverinĂ« e talibanĂ«ve qĂ« kur ata morĂ«n pushtetin mĂ« 2021, pas tĂ«rheqjes sĂ« trupave tĂ« huaja nga Afganistani./ REL

The post OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave appeared first on Albeu.com.

Vrau me thikë 14-vjeçarin Erald Xhenjon në Maliq, me pranga në duar policia shoqëron në komisariat autorin

✇Albeu
By: M C

Enedio Guri 14-vjeçari autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhenjo, ka lënë spitalin dhe është shoqëruar në komisariat nga policia.

Fillimisht, Enedio Guri u dërgua në qendrën rajonale spitalore të Korçës për të marrë mjekim.

Tashmë 14-vjeçari pritet të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të hedhur dritë mbi tragjedinë që ndodhi.

Konfrontimi fizik mes dy të miturve ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali në zonë, ku një sherr banal degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta. Si pasojë, Erald Xhenjo humbi jetën, ndërsa Enedio Guri mbeti i plagosur.

Dy 14-vjeçarët mësohet të jenë nxënës të së njëjtës shkollë në zonën e Pirgut në Maliq, ndërsa të paqarta mbeten arsyet e konfliktit midis tyre. Sipas burimeve për media, është mësuar se dy adoleshentët fillimisht janë konfliktuar ditën e djeshme nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa sot janë takuar në ambientet e një lokali për tu sqaruar.

The post Vrau me thikë 14-vjeçarin Erald Xhenjon në Maliq, me pranga në duar policia shoqëron në komisariat autorin appeared first on Albeu.com.

Izraeli bombardon Gazën, të paktën 17 të vrarë ditën e sotme

✇Albeu
By: M C

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës ka njoftuar se të paktën 17 persona kanë humbur jetën sot nga sulmet izraelite, ndërsa ushtria intesifikoi bombardimet e saj në qytet.

Mes viktimave janë 6 civilë, të cilët ishin duke pritur për ndihma humanitare, deklaroi zëdhënësi i mbrojtjes civile, Mahmud Bassal.

“Forcat pushtuese izraelite po intensifikojnĂ« bastisjet e tyre nĂ« zonĂ«n Zeitun tĂ« qytetit tĂ« GazĂ«s”, tha ai.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për ngjarjen.

“PĂ«r tĂ« katĂ«rtĂ«n ditĂ« radhazi, zona ka qenĂ« subjekt i njĂ« operacioni ushtarak, duke rezultuar nĂ« vdekje dhe plagosje tĂ« shumta”, tha Bassal.

“QĂ« nga agimi i sotĂ«m, kemi marrĂ« 28 telefonata nga familjet dhe banorĂ«t e kĂ«saj lagjeje, disa prej fĂ«mijĂ«ve tĂ« tĂ« cilĂ«ve janĂ« vrarĂ«.

“ShumĂ« njerĂ«z nuk mund tĂ« largohen nga kĂ«to zona pĂ«r shkak tĂ« zjarrit tĂ« artilerisĂ«â€, shtoi zĂ«dhĂ«nĂ«si.

The post Izraeli bombardon Gazën, të paktën 17 të vrarë ditën e sotme appeared first on Albeu.com.

Igli Tare sjell sukses në merkato/ AC Milan arkëton shifrën më të lartë në histori

✇Albeu
By: M C

AC Milan arrin rekord historik në shitjet e lojtarëve, falë menaxhimit të Igli Tares

AC Milan ka arritur këtë verë një rekord historik në shitjet e lojtarëve, duke regjistruar fitime totale prej 149.8 milionë euro, shifër më e lartë në historinë e klubit. Sipas raportimeve të Transfermarkt, ky sukses i jashtëzakonshëm i klubit italian është rezultat i një strategjie të kujdesshme dhe menaxhimi të talentëve nga drejtori sportiv, Igli Tare.

Tare, i cili ka një reputacion të lartë për aftësinë e tij në identifikimin dhe menaxhimin e lojtarëve të rinj, duket se po korr frytet e punës së tij. Një nga faktorët kryesorë të këtij suksesi është aftësia për të balancuar nevojën e skuadrës për performancë sportive me mundësitë financiare dhe strategjinë e fitimit nga shitjet e lojtarëve.

Sezoni i transferimeve verore tregoi qartë se AC Milan e ka përdorur me sukses këtë qasje. Shitjet e disa lojtarëve kyç dhe menaxhimi i tregut të futbollit ka sjellë jo vetëm të ardhura të larta, por edhe mundësinë për të investuar në blerje të reja që forcojnë ekipin për sezonin e ardhshëm.

Ky rekord nënvizon rëndësinë e një drejtori sportiv me përvojë, sidomos në një periudhë kur tregu i futbollit është i paqëndrueshëm dhe kërkon menaxhim të kujdesshëm të resurseve financiare. Për Milanin, strategjia e Tares nuk është thjesht një sukses financiar, por një shembull i menaxhimit të talentëve dhe vizionit afatgjatë që mund të vendosë klubin në një pozitë konkurruese në Serie A dhe në arenën evropiane.

Analistët vlerësojnë se modeli i përdorur nga Tare dhe AC Milan mund të shërbejë si shembull për klube të tjera, duke treguar se me planifikim dhe menaxhim strategjik, shitjet e lojtarëve mund të jenë një burim i qëndrueshëm fitimi dhe një mjet për përmirësimin e performancës së ekipit.

The post Igli Tare sjell sukses në merkato/ AC Milan arkëton shifrën më të lartë në histori appeared first on Albeu.com.

Vrasja tragjike e 14-vjeçarit, ekspertët mjeko-ligjorë e policia rrethojnë lokalin në Maliq/ Gjurmë gjaku në verandë, adoleshentët u konfliktuan dhe një ditë më parë

✇Albeu
By: M C

Një konflikt me dy 14-vjeçarëve ka çuar në vdekjen e njërit prej tyre dhe në plagosjen e tjetrit. Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme në ambientet e një lokali në Pirg të Maliqit.

Erlad Xhejo është viktima e këtij sherri banal ndërsa autor është Enedio Guri!

Burime për media kanë bërë me dije se dy adoleshentët janë banorë të fshatrave të ndryshëm, përkatësisht viktima ishte banues i fshatit Zvirina ndërsa autori nga Leminoti.

Të miturit janë konfliktuar një ditë më parë dhe janë takuar përsëri sot për tu sqaruar me njëri-tjetrin, ndërsa takimi mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikave. Arsyet që kanë ndezur konfliktin mes Xhenjos dhe Gurit vijojnë të jenë të pazbardhura për mediat si dhe të tjera detaje nga rasti në fjalë.

Sakaq, skena e krimit është rrethuar totalisht nga autoritetet dhe ekspertët e policisë shkencore ku po kërkohet për gjurmë biologjike e prova. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në verandën e lokalit ku janë konstatuar dhe gjurmë gjaku.

The post Vrasja tragjike e 14-vjeçarit, ekspertët mjeko-ligjorë e policia rrethojnë lokalin në Maliq/ Gjurmë gjaku në verandë, adoleshentët u konfliktuan dhe një ditë më parë appeared first on Albeu.com.

Vra*ja e 14-vjeçarit në Maliq, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policë dhe ekspertë mjeko-ligjorë rrethojnë lokalin

✇Albeu
By: M C

Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja e 14-vjeçarit, Erald Xhejo janë publikuar.

Siç shihet në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ekspertë mjeko-ligjorë.

Lokali është rrethuar ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën vdekjen e një të mituri nga bashkëmoshatari i tij.

Ende nuk dihen shkaqet ndërsa bëhet me dije se viktima humbi jetën në spital pas plagëve të marra me thikë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, një bashkëmoshatar me viktimën ndodhet në spital pasi edhe ai ka marrë plagë nga sherri i regjistruar rreth orës 17:50.

Ai gjithashtu është nën mbikëqyrjen e policisë.

The post Vra*ja e 14-vjeçarit në Maliq, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policë dhe ekspertë mjeko-ligjorë rrethojnë lokalin appeared first on Albeu.com.

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

✇Albeu
By: M C

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim në Spanjë te Mallorca, pasi pritet të mbyllë kapitullin e aventurës me Romën. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Kumbulla ka pasur oferta nga disa ekipe të ndryshme në Itali dhe Spanjë, por destinacioni i tij i preferuar mbetet Mallorca, ku luan edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Klubi spanjoll duket se ka në plan të përforcojë mbrojtjen dhe të përgatitet për sezonin e ardhshëm, duke marrë në konsideratë një lojtar me përvojë në Seria A dhe Champions League. Kumbulla do të sjellë eksperiencë dhe aftësi mbrojtëse që mund të ndihmojnë skuadrën në stabilizimin e repartit pas një sezoni të vështirë.

Transferimi pritet të përparojë gjatë ditëve në vijim, ndërsa tifozët e Mallorcas presin me padurim konfirmimin zyrtar nga klubi. Afrimi i Kumbullës mund të konsiderohet një goditje e rëndësishme për skuadrën spanjolle, e cila synon të ketë një mbrojtje të fortë dhe të qëndrueshme për të arritur objektivat e sezonit të ri.

PĂ«r KumbullĂ«n, kjo mund tĂ« jetĂ« njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« rikuperuar ritmin e lojĂ«s dhe pĂ«r tĂ« demonstruar cilĂ«sitĂ« e tij nĂ« njĂ« kampionat tĂ« fuqishĂ«m si La Liga, duke kontribuar nĂ« suksesin e Mallorcas dhe duke rritur prezencĂ«n e tij nĂ« futbollin ndĂ«rkombĂ«tar. Transferimi gjithashtu do t’i mundĂ«sojĂ« mbrojtĂ«sit tĂ« luajĂ« pranĂ« bashkĂ«kombĂ«sve dhe tĂ« forcojĂ« marrĂ«dhĂ«niet sportive nĂ« skuadĂ«r, duke krijuar njĂ« ambient tĂ« favorshĂ«m pĂ«r performanca tĂ« mira.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Kumbulla do të bëhet një nga afrimet më të rëndësishme të Mallorcas këtë verë dhe pritet të ketë një rol kryesor në strategjinë e skuadrës për sezonin e ri.

The post Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen appeared first on Albeu.com.

EMRI/ U plagos për vdekje nga bashkëmoshatari, identifikohet 14-vjeçari në Maliq

✇Albeu
By: M C

Erald Xhejo, është 14-vjeçari i cili humbi jetën pasditen e sotme pas një sherri në Maliq. I mituri nuk ka arritur tu shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Pirg rreth orës 17:50.

Plagosja ka ndodhur pas një konfliktii cili ka agravuar në përdorimin e thikave. Të dy të miturit e përfshirë janë plagosur por Xhejo nuk arriti të mbijetojë. Autori, një 14-vjeçar është shoqëruar në spital për të marrë mjekim dhe është nën mbikëqyrjen e policisë.

The post EMRI/ U plagos për vdekje nga bashkëmoshatari, identifikohet 14-vjeçari në Maliq appeared first on Albeu.com.

Situata e zjarreve në qarkun e Beratit, 3 vatra mbeten ende aktive

✇Albeu
By: M C

Situata e zjarreve në qarkun e Beratit vijon të jetë problematike, me tre vatra ende aktive, kryesisht në Poliçan, Berat dhe Skrapar.

Terreni në këto zona është kryesisht malor dhe puna po kryhet me mjete rrethanore, pompa uji shpine, si dhe me ndërhyrjen e avionëve nga ajri. Zjarret kanë shkaktuar dëme kolosale në sipërfaqe pyjore dhe bimësi.

Situata me zjarret në Berat, vatrat aktive deri tani janë:

1-Vijon aktive dhe me intensitet zjarri mesatar vatra nĂ« ZonĂ«n e Mbrojtur Balloll nĂ« NJA TĂ«rpan nĂ« Poliçan. Zjarri zhvillohet brenda pyllit nĂ« terren tĂ« vĂ«shtire dhe i pamundur pĂ«r ndĂ«rhyje nga forcat tokĂ«sore. Kjo vatĂ«r zhvillohet nĂ« disa drejtime, nĂ« drejtim tĂ« fshatit Plashnik i madh, nĂ« drejtim tĂ« lagjes SelenicĂ«, tĂ« fshatit Çorogjaf, si dhe vetĂ« sipĂ«rfaqen pyjore. Vleresimi i dhĂ«nĂ« nga Frejtuesi i MZSH-sĂ« dhe oficeri i forcave tĂ« ushtrisĂ« Ă«shtĂ« vetĂ«m ndĂ«rhyrja nga ajri. JanĂ« nĂ« vĂ«ndngjarje forcat e ushtrisĂ«, 1 mjet zjarrfikĂ«s dhe 6 zjarrfikĂ«s, 15 forca tĂ« ushtrisĂ« dhe 5 punonjĂ«s tĂ« ADZM-sĂ« Berat po nisen edhe 2 zjarrfikĂ«se nga Poliçani.

2-Vatra e zjarrit në fshatin Velçan, NJA Sinjë në Berat është aktive në një drejtim, në terren të vështirë për ndërhyrje.Forcat zjarrfikëse, me 2 mjete dhe 12 zjarrfikës janë në vatër.

NĂ« lidhje me zjarrin nĂ« fshatin Velçan, flakĂ«t tashmĂ« janĂ« larg nga banesat, banorĂ«t dhe banesat janĂ« tĂ« sigurta. NĂ« vatrĂ«n e zjarrit po operojnĂ« 2 helikopterĂ« dhe mjetet zjarrĂȘfikĂ«se.

3-Vatra e zjarrit në fshatin Orizaj NJA Qendër Skrapar vijon të jetë aktive dhe në terren të vështirë. Për momentin situata është e qetë. Po shkojnë 8 efektivë dhe 2 mjete zjarrfikëse. Mjetet nuk operojnë dot deri në vend.

The post Situata e zjarreve në qarkun e Beratit, 3 vatra mbeten ende aktive appeared first on Albeu.com.

Agravon sherri mes adoleshentëve në një lokal në Maliq, plagoset me thikë 14-vjeçari, i mituri humb jetën në spital

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Pirg. Policia bën e me dije se rreth orës 17:50 një konflikt ka agravuar në perdorimin e thikave ku për pasojë është plagosur një 14-vjeçar.

Fatkeqësisht i mituri nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën në spital. I riu është identifikuar me inicialet E.XH. Autori, një 14-vjeçar është shoqëruar në spital për të marrë mjekim dhe është nën mbikëqyrjen e policisë. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit që sollën këtë ngjarje tragjike.

“Maliq/Informacion paraprak. Rreth orĂ«s 17:30, nĂ« fshatin Pirg, nĂ« ambientet e njĂ« lokali, ka ndodhur njĂ« konflikt dyshohet me mjet prerĂ«s (thikĂ«) mes dy 14-vjeçarĂ«ve.

Si pasojĂ« e plagĂ«ve tĂ« marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndĂ«rruar jetĂ« nĂ« spital. 14-vjeçari tjetĂ«r autori i dyshuar i ngjarjes Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar nĂ« spital, pĂ«r tĂ« marrĂ« mjekim, dhe Ă«shtĂ« nĂ«n mbikĂ«qyrjen e PolicisĂ«. Grupi hetimor nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ« po punon pĂ«r zbardhjen e rrethanave tĂ« ngjarjes,” thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

The post Agravon sherri mes adoleshentëve në një lokal në Maliq, plagoset me thikë 14-vjeçari, i mituri humb jetën në spital appeared first on Albeu.com.

Përleshjet në Serbi, Ministria e Punëve të Brendshme: Policia nuk ka dhunuar demonstruesit!

✇Albeu
By: M C

Në Serbi mbrëmë pati incidente në protestat të cilat u zhvilluan në disa qytete të vendit. Në Novi Sad, pati një konflikt midis një grupi demonstruesish dhe mbështetësve të Partisë Progresive Serbe, të cilët u mblodhën para ambienteve të SNS-së për të mbrojtur ndërtesën. Kur demonstruesit arritën në ato ambiente, u qëlluan me mjete piroteknike dhe ndërtesa e selisë së SNS-së u dogj. Përleshje midis policisë dhe demonstruesve ndodhën edhe në Beograd, në disa vende.

Në lidhje me këtë situatë Ministria e Punëve të Brendshme serbe reagoi duke u shprehur se pamjet e shpërndara në mediat sociale janë nxjerrë nga konteksti dhe se policia nuk ka dhunuar demonstrueisit. Sipas ministrisë policia është sulmuar nga protestuesit. Më konkretish në reagim ministtia u ndal tek rasti i një videoje që qarkullon kur policia dhunon një grua.

Sipas njoftimit mbi policët u hodhën blloqe betoni, shishe qelqi dhe sende të tjera, duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme thotë se nuk do të tolerojë dhunën kundër oficerëve të policisë, as përpjekjet për të portretizuar në mënyrë të rreme punën e tyre me qëllim dëmtimin e reputacionit të tyre.

The post Përleshjet në Serbi, Ministria e Punëve të Brendshme: Policia nuk ka dhunuar demonstruesit! appeared first on Albeu.com.

23 vatra aktive në gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes: Qindra forca të emergjencave dhe ushtrisë në terren, edhe zonat problematike janë nën kontroll

✇Albeu
By: M C

Ministria e Mbrojtjes bën një përditësim të situatës nga zjarret në vend, deri në orën 17:00, datë 15 Gusht, dhe thotë se janë aktive 23 vatra. Sipas institucionit, pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike.

Aktualisht po punohet në këto zona:

* Syri i KaltĂ«r (DelvinĂ«) – Vazhdon puna pĂ«r shuarjen e zjarrit nĂ« lartĂ«sitĂ« e Malit tĂ« Sopotit. NĂ« terren janĂ« 67 forca zjarrfikĂ«se me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivĂ« tĂ« FA me 10 automjete, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbĂ«shtetĂ«se. NĂ« mbĂ«shtetje edhe avioni italian “Canadair”.

* PecĂ«, Sirikat, Kardhikaq (Finiq) – Vatra nĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre dhe pyje, po mbahet nĂ« vĂ«zhgim nga strukturat vendore.

* Kuç (HimarĂ«) – Zjarr nĂ« sipĂ«rfaqe pyjore, nĂ« operim forcat zjarrfikĂ«se.

* Brataj (SelenicĂ«) – Zjarr nĂ« shkurre dhe pyje, forcat zjarrfikĂ«se nĂ« terren.

* Mali me Gropa, Val (BulqizĂ«) – Dy vatra nĂ« zonĂ« tĂ« mbrojtur, terren i thyer; po monitorohet nga punonjĂ«s tĂ« AdZM dhe forca vullnetare.

* TĂ«rnovĂ« (BulqizĂ«) – Zjarr nĂ« pyje tĂ« dendura, nĂ« operacion 8 zjarrfikĂ«s, forca pyjore, bashkiake dhe FA, me mbĂ«shtetje nga njĂ« helikopter.

* ZhapokikĂ«, Plashnik, Rezervati Balloll (Poliçan) – Zjarr me pĂ«rhapje tĂ« shpejtĂ«, dje u evakuuan 20 banorĂ«. NĂ« terren po operojnĂ« zjarrfikĂ«s, punonjĂ«s tĂ« AdZM, forca ushtarake dhe 3 helikopterĂ« (2 nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 1 nga Çekia).

* Velçan (Berat) – Pas angazhimit qĂ« nĂ« mesditĂ«, me ndĂ«rhyrje nga toka dhe nga ajri, Ă«shtĂ« arritur tĂ« shmanget rreziku pĂ«r banesat nĂ« Velçan, Bashkia Berat. Situata po monitorohet nga pranĂ« nga AKMC, teksa 20 efektivĂ« shtesĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura dhe 2 helikopterĂ« tĂ« ForcĂ«s Ajrore do vazhdojnĂ« tĂ« operojnĂ« deri nĂ« neutralizimin e plotĂ« tĂ« vatrĂ«s.

* Orizaj (Skrapar) – Zjarr nĂ« shkurre, pa rrezik pĂ«r banesat, nĂ«n monitorim.

* VokopolĂ« (Poliçan) – Vatra me intensitet tĂ« ulĂ«t, nĂ«n monitorim.

* Mbrakull (Poliçan) – SituatĂ« e qetĂ« dhe nĂ«n kontroll.

* IbĂ« (TiranĂ«) – Zjarr i vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll, u shmang rreziku pĂ«r banesat.

* Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (TiranĂ«) – Vatra e vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll, pa rrezik pĂ«r banesat.

* Ferraj dhe Zall-Herr (TiranĂ«) – Vatra Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll, pas njĂ« pune mjaft tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r shkak tĂ« terrenit.

* Spanesh, Kazie (RrogozhinĂ«) – Zjarr i izoluar, nĂ«n vĂ«zhgim.

* Dhuvjan, Lugar, Frashtan (Dropull) – Zjarr i vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll, situata e qetĂ«.

* HormovĂ« (TepelenĂ«) – Zjarr nĂ« lartĂ«sitĂ« e MajĂ«s sĂ« Golikut; njĂ« vatĂ«r tjetĂ«r pranĂ« antenave tĂ« RTSH, po mbahet nĂ«n monitorim.

* Kullollas, Kodovjat, Ermenj (Gramsh) – ËshtĂ« ndĂ«rprerĂ« pĂ«rhapja drejt fshatit NartĂ«, pas punĂ«s sĂ« forcave. NĂ« terren zjarrfikĂ«s, forca bashkiake, FA dhe vullnetarĂ«.

* Mukaj, Sojnik (Gramsh) – Zjarr nĂ« shkurre e ferra, nuk rrezikohen banesat; nĂ« terren forca zjarrfikĂ«se, FA dhe vullnetarĂ«.

* KunorĂ« DardhĂ« – Laku Klyz, Rrafshi i Sakatit (FushĂ« ArrĂ«z) – Situata e rĂ«nduar, zjarri po pĂ«rparon nĂ« terren tĂ« vĂ«shtirĂ« drejt zonave malore. NĂ« operacion janĂ« mbi 150 forca bashkiake, pyjore, vullnetare dhe efektivĂ« tĂ« FA.

* GĂ«rmenj (KolonjĂ«) – Zjarr nĂ« pyje pishe, nĂ« operim nga forcat zjarrfikĂ«se.

* VelĂ«s (MirditĂ«) – Zjarri nĂ« pyll pishe, nĂ« terren forca zjarrfikĂ«se, bashkiake, pyjore dhe vullnetare, me vĂ«shtirĂ«si pĂ«r shkak tĂ« dendĂ«sisĂ« sĂ« bimĂ«sisĂ«.

The post 23 vatra aktive në gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes: Qindra forca të emergjencave dhe ushtrisë në terren, edhe zonat problematike janë nën kontroll appeared first on Albeu.com.

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur, një ditë para takimit Trump-Putin

✇Albeu
By: M C

Rusia dhe Ukraina realizuan sot një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës, konfirmuan ministria ruse e Mbrojtjes dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ky zhvillim vjen në prag të samitit të shumëpritur mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, që pritet të mbahet në Alaskë.

Sipas MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes sĂ« RusisĂ«, “84 ushtarakĂ« rusĂ« janĂ« kthyer nga territoret nĂ«n kontrollin e regjimit tĂ« Kievit. NĂ« kĂ«mbim, forcat e armatosura ukrainase morĂ«n 84 tĂ« burgosur lufte.”

Presidenti Zelensky, nga ana e tij, bëri me dije se mes të liruarve janë edhe civilë që ishin mbajtur nga autoritetet ruse për pothuajse një dekadë.

“NdĂ«r civilĂ«t e liruar sot janĂ« persona tĂ« arrestuar qĂ« nga viti 2014, 2016 dhe 2017,” shkroi ai nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetin social X (ish-Twitter). Ai shtoi gjithashtu se “mes ushtarakĂ«ve tĂ« liruar janĂ« mbrojtĂ«sit e Mariupolit.”

Shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve të vrarë mbetet një nga të paktat fusha ku Moska dhe Kievi vazhdojnë bashkëpunimin, më shumë se 3.5 vite pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

The post Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur, një ditë para takimit Trump-Putin appeared first on Albeu.com.

Trump optimist për një marrëveshje me Putinin: Ka vetëm 25% mundësi që takimi të dështojë

✇Albeu
By: M C

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Fox News Radio, presidenti amerikan Donald Trump u shfaq i bindur se homologu rus Vladimir Putin do tĂ« shfaqĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje. Sipas tij, kĂ«rcĂ«nimi pĂ«r vendosjen e sanksioneve tĂ« reja ndaj RusisĂ« ka qenĂ« njĂ« faktor vendimtar pĂ«r organizimin e takimit. Trump theksoi se incentivat ekonomike dhe sanksionet janĂ« “mjete shumĂ« tĂ« fuqishme” nĂ« negociata.

Presidenti sqaroi se takimi i nesërm do të shërbejë si përgatitje për një takim të dytë, i cili, sipas tij, do të ketë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje. Megjithatë, Trump shmangu dhënien e detajeve mbi përmbajtjen e mundshme të një marrëveshjeje apo mbi natyrën e incentiva­ve dhe sanksioneve që mund të diskutohen.

Ai shtoi se ekziston një mundësi prej 25% që ky takim të mos sjellë rezultate.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, Trump deklaroi se duhet tĂ« ndodhĂ« njĂ« “shkĂ«mbim kufijsh” mes Kievit dhe MoskĂ«s, pa dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« shpjegime pĂ«r kĂ«tĂ« propozim.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se ka në plan të komunikojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe me liderë evropianë pas përfundimit të samitit, por sqaroi se nuk do të ketë ftesa për palët e tjera nëse bisedimet me Putinin nuk shkojnë siç pritet.

I pyetur nëse do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin rus, Trump u tregua i rezervuar, duke thënë se ende nuk është e sigurt nëse do të ketë një dalje të përbashkët për mediat. Megjithatë, ai premtoi se do të bëjë deklarata menjëherë pas takimit, pavarësisht rezultatit.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar më herët se pas samitit do të mbahej një konferencë e përbashkët mes dy liderëve, çka lë të kuptohet se mund të ketë mospërputhje qëndrimesh brenda vetë administratës amerikane.

The post Trump optimist për një marrëveshje me Putinin: Ka vetëm 25% mundësi që takimi të dështojë appeared first on Albeu.com.

Tentoi të hipte në avion me thikë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

✇Albeu
By: M C

Një 39-vjeçar shqiptar, është denoncuar nga oficerët e Stacionit të Policisë së Comisos për mbajtje të armëve jashtë banesës pa leje.

Shqiptari ishte nisur për në Tiranë nga Aeroporti i Comisos dhe kishte fshehur një thikë me teh 7.5 cm si dhe një sfungjer metalik brenda valixhes së tij. Sendet u zbuluan gjatë kontrolleve të sigurisë, të kryera nga personeli i kompanisë SAC, nën mbikëqyrjen e oficerëve të Policisë së Shtetit në detyrë në aeroport.

Mjetet e gjetura u sekuestruan, ndërsa 39-vjeçari u denoncua në gjendje të lirë në Prokurorinë Publike pranë Gjykatës së Raguzës.

The post Tentoi të hipte në avion me thikë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on Albeu.com.

❌