Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zelensky: Rusia nuk ka dhënë asnjë sinjal se është gati t’i japë fund luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk ka “sinjale” se Rusia do t’i japë fund luftës së saj, duke përmendur sulme të shumta në qytetet ukrainase sot, ndërsa presidentët rusë dhe amerikanë përgatiten për takimin e tyre në Alaska.

“Lufta vazhdon”, tha Zelensky në një fjalim të regjistruar. “Ajo vazhdon pikërisht sepse nuk ka asnjë urdhër, as ndonjë sinjal nga Moska se po përgatitet t’i japë fund kësaj lufte.”

«Ata po vrasin edhe ditën e negociatave», vazhdoi Zelensky. «Dhe kjo flet shumë».

Një sulm rus vrau një civil në Ukrainën qendrore më parë, të shtënat me armë zjarri ruse në rajonin lindor të Donetskut vranë dy oficerë policie dhe një tjetër sulm goditi “infrastrukturën civile” në Sumy, sipas autoriteteve ukrainase.

“Ukraina është gati të punojë sa më produktivisht të jetë e mundur për t’i dhënë fund luftës”, tha Zelensky. “Shpresojmë për një qëndrim të fortë nga Amerika. Gjithçka do të varet nga kjo – rusët respektojnë forcën amerikane. Vetëm forcën.”

Zelensky shtoi se administrata e tij po koordinohet me aleatët evropianë dhe kërkoi “të paktën” një takim midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së.

“Rusia duhet t’i japë fund luftës që e filloi vetë dhe që ka zgjatur prej vitesh”, tha presidenti ukrainas. “Vrasjet duhet të ndalen. Nevojitet një takim udhëheqësish. Të paktën, Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të takohen.”

Cilët janë personat që shoqërojnë Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

Në takimin midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin , i cili fillimisht ishte menduar të ishte një takim kokë më kokë me vetëm dy përkthyes të pranishëm, po marrin pjesë katër persona të tjerë.

Nga ana amerikane është Sekretari i Shtetit Marco Rubio , i cili në vitin 2016 e sfidoi Trumpin në zgjedhjet paraprake republikane për të zgjedhur kandidatin presidencial (ai doli i treti), por më pas u bë aleat i ish-manjatit, dhe Steve Witkoff, një avokat dhe zhvillues pasurish të paluajtshme dhe mik i Trumpit, i cili në muajt e fundit është bërë i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë i ngarkuar me menaxhimin e dosjeve më të ndjeshme ndërkombëtare, siç është kriza e Lindjes së Mesme dhe, pikërisht, konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës.

Nga pala ruse, Putinit ju bashkua shtatëdhjetë e pesë vjeçari Sergei Lavrov, një veteran që shërbeu si ambasador i Moskës në Kombet e Bashkuara për dhjetë vjet dhe ka qenë Ministër i Jashtëm për njëzet e një vjet, dhe Yuri Ushakov, këshilltari që është gjithmonë në anën e “carit” kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, falë përvojës së tij dhjetëvjeçare si ambasador i Kremlinit në Uashington, nga viti 1998 deri në vitin 2008.

Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti./abcnews.al

Balena e zhdukur/ Fosili 25 milionë vjeçar zbulohet në Australi

Zbulimi i një fosili 25 milionë vjeçar në një plazh në Australi munt të shënojë një kthesë të rëndësishme për evolucionin e një prej specieve më të mëdha në planetin Tokë, pikërisht balenat.

Paleontologët kanë identifikuar një specie të rrallë, krejtësisht të re që mund të zbulojë misteret e evolucionit të balenave.

Shumë kohë para se balenat të bëheshin gjigantë madhështorë dhe të butë, disa nga paraardhësit e tyre prehistorikë ishin të vegjël, të çuditshëm dhe të egër.

Këtë javë, studiuesit e emëruan zyrtarisht specien Janjucetus dullardi, një krijesë që ngjan me personazhet e filmave vizatimorë, me sy të fryrë sa madhësia e topave të tenisit.

Ndryshe nga balenat e sotme, ekzemplari i ri ishte mjaftueshëm i vogël sa për t’u futur në një shtrat të vetëm.

Megjithatë ai dhëmbë të mprehtë dhe një fytyrë si peshkaqen, kjo balenë e ccuditshme e oqeanit ishte një grabitqar i mprehtë.

Zbulimi i rrallë i kafkës së pjesshme, duke përfshirë kockat e veshit dhe dhëmbët, ndodhi vite më parë, por vetëm së fundi shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë specien dhe t’I japin vendin e vet në historinë e evolucionit.

Grabitqarët e vegjël ishin një degë e hershme në linjën që çoi në balenat e mëdha të sotme, të tilla si balenat me gungë, balenat blu dhe balenat minke.

Por paraardhësit me dhëmbë dhe nofulla të fuqishme dukeshin rrënjësisht ndryshe nga çdo specie moderne./abcnews.al

Putin hesht para gazetarëve, nuk përgjigjet nëse do të pranonte armëpushim

Presidenti rus Vladimir Putin nuk u përgjigj nëse do të pranonte një armëpushim kur gazetarët i bënë pyetje atij dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në aeroport.

I pyetur nëse do të “ndalonte së vrari civilët”, Putini u duk sikur bëri shenjë se nuk mund ta dëgjonte pyetjen, shkruan CNN.

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre në Alaska.

Pasi u takuan në aeroport u nisën, dy udhëheqësit u nisën drejt bazës Elmendorf-Richardson, në afërsi të Ankorixhit në Alaskës, ku mbahet takimi.

Sekretari i shtetit amerikan, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur përkrah Trump, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov, janë pranë Putinit.

Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë./abcnews.al

Fillon takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre në Alaska.

Pasi u takuan në aeroport u nisën, dy udhëheqësit u nisën drejt bazës Elmendorf-Richardson, në afërsi të Ankorixhit në Alaskës, ku mbahet takimi.

Sekretari i shtetit amerikan, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur përkrah Trump, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov, janë pranë Putinit.

Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë.

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës.

Trump, i buzëqeshur e duartrokiti presidentin rus ndërsa ky i afrohej në qilimin e kuq.

Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti./abcnews.al

 

U plagos me thikë/ 27-vjeçari nga Korça transportohet drejt Traumës

Niset me ambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë 27 vjeçari Ari Kodra, i cili u plagos me thikë në Korçë.

Nga bluzat e bardha mësohet se i dëmtuari po dërgohet për mjekim më të specializuar pasi ka dëmtim poshtë shpatullës, në anën e zemrës dhe duhen kontrolle më të imtësishme për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda.

Lidhur me ngjarjen, mësohet se autori Aleks Qiqi dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u “ngacmuar” me fjalë me njëri tjetrin.

Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Pasi shtrënguan duart, Trump dhe Putin në një makinë/ Presidentët nisen drejt vendit ku do të mbahet samiti

Pasi shtrënguan duart në tapetin e kuq, Donald Trump dhe Vladimir Putin u drejtuan drejt automjeteve të tyre që po prisnin.

Por, pavarësisht se Putini kishte sjellë limuzinën e tij “Aurus” dhe ajo u pa në pistën pranë aeroplanëve, presidenti rus hipi në limuzinën presidenciale amerikane, të njohur si “Bisha”.

Presidenti rus u pa me një buzëqeshje në fytyrë, ndërsa Trump dukej duke përshëndetur turmën, shkruan Sky News.

Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë.

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës.

Trump, i buzëqeshur e duartrokiti presidentin rus ndërsa ky i afrohej në qilimin e kuq.

Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti./abcnews.al

Trump dhe Putin zbresin nga avionët, takohen në Alaskë. Shtrëngim duarsh midis tyre

Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë.

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës, shkruan Sky News.

Trump, i buzëqeshur e duartrokiti presidentin rus ndërsa ky i afrohej në qilimin e kuq.

Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti./abcnews.al

Plagosja në Korçë, si nisi konflikti midis autorit dhe të plagosurit

Zbardhet shkaku i plagosjes së 27-vjeçarit Ari Kodra në Korçë.

Mësohet se autori Aleks Qiqi  dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u “ngacmuar” me fjalë me njëri tjetrin.

Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri ndodhet ende në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve, ku mësohet se ka plagë në trup, poshtë shpatullës./abcnews.al

Takimi në Alaskë, Shtëpia e Bardhë: Me Trump do të jenë Rubio dhe Witkoff

Takimi kokë më kokë që ishte planifikuar midis presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk do të ndodhë, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt u tha gazetarëve në bordin e Air Force One se Trump tani do të shoqërohej nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm Steve Witkoff për pjesën dypalëshe të bisedimeve, shkruan CNN.

Leavitt tha më parë këtë javë se udhëheqësit do të takoheshin kokë më kokë, dhe nuk ishte menjëherë e qartë pse këto plane kishin ndryshuar.

Pas pjesës dypalëshe të samitit, delegacionet do të takohen për drekë. Rubio, Witkoff, Sekretari i Thesarit Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe shefja e shtabit Susie Wiles pritet të bashkohen gjithashtu./abcnews.al

Samiti në Alaskë, mbërrin presidenti Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaska me aeroplanin Air Force One.

Trump ka mbërritur në bazën ushtarake përpara Vladimir Putinit, shkruan Sky News.

Trump dhe Putin do të takohen ballë për ballë për t’i diskutuar mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti./abcnews.al

Plagosi 27-vjeçarin, kush është autori në Korçë. Pak kohë më parë doli nga burgu (EMRI)

Aleks Qiqi është autori i plagosjes së 27-vjeçarit Ari Kodra në Korçë.

ABC News mëson se 41-vjeçari Qiqi ka qen, i dënuar për falsifikime, dhe vepra të tjera penale. Ai ka dalë pak kohë më parë nga burgu, teksa është dënuar për drogë.

Gjithashtu, ka qenë i dënuar edhe në Greqi.

Nga ngjarja e sotme, edhe vetë Qiqi mbeti i lënduar, teksa u transportua në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

OKB: Që nga maji, mbi 1700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha të premten se të paktën 1.760 palestinezë janë vrarë teksa po kërkonin që të merrnin ndihma humanitare në Rripin e Gazës që prej fundit të majit.

“Që nga 27 maji e deri më 13 gusht, ne kemi regjistruar të paktën 1.760 palestinezë të vrarë teksa po kërkonin të merrnin ndihma. Prej tyre, 994 u vranë në afërsi të qendrave të Fondacionit Humanitar për Gazën [GHF] dhe 766 përgjatë rrugëve ku kalojnë kamionët me ndihma. Shumica e këtyre vrasjeve u kryen nga ushtria izraelite”, tha zyra e agjencisë së OKB-së për territoret palestineze.

Më 1 gusht, kjo zyrë kishte raportuar për 1.373 të vrarë.

Përditësimi i të dhënave vjen pasi agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 23 persona u vranë nga Izraeli të premten, përfshirë 12 persona të cilët po prisnin për ndihma humanitare.

Më herët gjatë javës, shefi i ushtrisë izraelite tha se janë miratuar planet për ofensivën e re në Gazë. Ofensiva ka për synim mposhtjen e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – dhe lirimin e pengjeve të mbetura.

Përkujtohet fundi i luftës/ Japoni, 80 vjetori i dorëzimit pas Luftës së dytë Botërore

Japonia shënoi këtë të premte 80 vjetorin e dorëzimit në Luftën e Dytë Botërore, që i dha fund konfliktit të përgjakshëm.

Zyrtarë të lartë të vendit i bënë homazhe më shumë se 3 milionë viktimave që vendi aziatik pati nga lufta, teksa gjithnjë e më shqetësues është fakti se mësimet e hidhura nga epoka e militarizimit japonez, po zbehen për gjeneratat e reja.

Perandori Naruhito në fjalimin e tij tha se shpreson shumë që shkatërrimi i lufës të mos përsëritet.

Nga ana tjetër, kryeministri Shigeru Ishiba shprehu keqardhje për luftën, të cilën e quajti një gabim. Fjalimi i tij ishte i pari nga një kryeministër japonez që nga viti 2013, që kur ish udhëheqësi i vendit Shinzo Abe e shmangu ne vitin 2013.

Pikërisht që nga ky vit kryeministrat japonezë kishin ndaluar së kërkuari falje ndaj viktimave aziatike të luftës, sipas precedentit të vendosur nga Shinzo Abe.

Ndërkohë dhjetëra ligjvënës japonezë u lutën në Faltoren Yasukuni në Tokio të premten, edhe pse ky vend shihet nga fqinjët aziatikë si një simbol i militarizmit.

Mohimi nga disa ligjvënës i rolit ushtarak të Japonisë në vdekjet masive të civilëve ka ngjallur polemika.

Në një ceremoni kombëtare në sallën Budokan të Tokios, rreth 4,500 zyrtarë dhe pasardhësit e familjeve te prekura nga lufta ne gjithë vendin, mbajtën një moment heshtjeje në mesditë, koha kur filloi fjalimi i dorëzimit të perandorit të atëhershëm më 15 gusht 1945./abcnews.al

Zyrtari i opozitës bjelloruse i bën thirrje Trumpit të vazhdojë presionin ndaj Lukashenkos për sanksione

Shefi i stafit të udhëheqësit të opozitës bjelloruse tha se nuk duhet të ketë ndryshime në politikën e SHBA-së ndaj Alexander Lukashenkos derisa të lirohen të burgosurit politikë dhe udhëheqësi i fortë të ndryshojë sjelljen e tij.

“Derisa të shohim një ndryshim të vërtetë të politikës, nuk duhet të hiqen sanksionet, nuk duhet të ndodhë asnjë njohje. Nuk duhet të ndodhë asnjë takim”, tha Franak Viačorka për CNN pas telefonatës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump me Lukashenkon sot.

Ishte “shumë e sjellshme” që Trump ta quante Lukashenkon “shumë të respektuar”, tha Viačorka, por “nëse kjo ndihmon në lirimin e njerëzve, një gjuhë e tillë është në rregull”.

«Qëllimi ynë është t’i lirojmë të gjithë këta njerëz», tha ai për më shumë se 1,000 të burgosur politikë që mbahen në paraburgim në Bjellorusi.

Burri i udhëheqëses së opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya, Siarhei Tsikhanouski, u lirua nga burgu bjellorus në qershor pas një vizite në Minsk nga i dërguari special i SHBA-së, Keith Kellogg.

❌