Rusët avancojnë në lindje të Ukrainës/ Ushtria ruse hyn në Dnipropetrovsk, ndërsa priten negociata Kiev-Moskë
Rusët kanë hyrë në Dnipropetrovsk dhe po përpiqen të avancojnë më tej. Ushtria Ukrainase ka pranuar për here të parë se forcat ushtarake të Vladimir Putin kanë avancuar në Rajonine e Donetskut duke hyrë tashmë në rajonin lindor industrial.
Moska ka pretenduar disa herë përgjatë muajve të verës se forcat e saj ushtarake kanë nisur pushtimin e kësaj zone. Deepstate, një projekt ukrainas që monitoron në kohë reale përparimin ushtarak në front tha se dy fshatra të Dnipro petrovsk ishin nën kontrollin Rus. Megjithatë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Ukrainase mohoi këtë pretendim duke thënë se luftimet po vijojnë në mënyrë intensive dhe se njëri prej fshatrave është ende nën kontrollin e tyre.
Rajoni i Dnipropetrovskut, me më shumë se tre milionë banorë para luftës, është qendra e dytë më e madhe industriale e Ukrainës pas Donbasit. Edhe pse Rusia nuk ka shpallur aneksimin e tij, qyteti kryesor Dnipro dhe zona përreth janë goditur disa herë nga sulmet.
Ky zhvillim vjen ndërkohë që përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës po dobësohen, pavarësisht takimeve të presidentit amerikan Donald Trump me Vladimir Putinin në Alaska dhe më pas me Volodymyr Zelenskyn në Washington. Shpresa për një samit mes dy liderëve ka rënë, meqë Moska thotë se “asnjë agjendë nuk është gati”. Steve Witkoff, I derguari I SHBA për Lindjen e Mesme tha këtë të martë për Fox News se përgjatë kësaj jave do të takohej me zyrtarë Ukrainas në Nju Jork ndërsa shtoi se Washingtoni flet me zyrtarët ruse çdo ditë.
Ndërsa Rusia vijon avancimin në frontin e betejës Ukraina njoftoi një lehtësim të rregullave të udhëtimit për meshkujt, pavarësisht problemeve të Kievit për shkak të mungesës së ushtarëve. Meshkujt nga mosha 18 deri në 22 vjeç do të lejohet të dalin nga vendi dhe të ritkthehen në mënyrë të lire, pasi nuk janë subjekt I mobilizimit ushtarak i cili nis nga mosha 25 vjec.Kryeministrja Yulia Svyrydenko tha se ky ndryshim synon të forcojë lidhjet e të rinjve me vendin e tyre, ndërkohë që 5.6 miliona burra Ukrainas kane zgjedhur te largohen nga vendi per tiu shmangur keshtu shkuarjes ne lufte. / abcnews.al /