“Gjyqtari Ligoraq nuk mban anën e komunitetit”/ Zënia e hapësirave publike, Rama publikon foton: S’do heshtim së adresuari shpërdorimet
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas një vendimi të gjyqtarit Ligoraq, i cili vendosi brenda pak minutash dhe pa praninë e palëve që të mos hapet kalimi i mbyllur nga një strukturë pa leje një ndërtim me kupolë xhami mes dy pallateve, nën të cilën ndodhet një dyqan. Ky ndërtim, sipas Ramës, po kryen veprimtari tregtare në kurriz të komunitetit dhe paraqet rrezik serioz për banorët në rast emergjencash, si zjarri.
Rama e akuzoi gjyqtarin për shpërfillje të interesit publik dhe vuri në dukje se vendimi i tij i bashkohet një sërë rastesh të ngjashme që tashmë janë pjesë e një dosjeje të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë dhe që do t’i përcillet organeve të kontrollit dhe vetëqeverisjes së gjyqësorit.