Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mexhiti: Shqiptarët nuk kanë përfituar kurrë më shumë nga Qeveria sesa sot

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti tha se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më të fortë dhe më përfitues nga Qeveria sesa gjatë këtij një viti qeverisje të VLEN-it.

Ai sqaroi se nëpër komunat shqiptare për herë të parë po realizojnë projekte madhore për ujësjellës, kanalizim dhe infrastrukturë moderne.

“Po të ishin faktor shqiptarët gjatë 20 viteve të kaluara me BDI-në, sot nuk do të flisnim për ujësjellës e kanalizim, rrjet atmosferik që po i bëjmë ne. Komunat shqiptare kurrë nuk kanë përfituar më shumë nga Qeveria sesa sot,” tha Mexhiti.

Ai kujtoi se gjatë një viti të qeverisjes së VLEN-it nuk ka pasur asnjë rast të korrupsionit, as burgosje të montuara politike, ndërkohë që me BDI-në shqiptarët përjetuan skandale e procese të fabrikuara.

“Dy rastet e vetme që u hapën, përfunduan në prehrin e BDI-së. Kjo është arsyeja pse BDI dhe Bujar Osmani janë në panik, sepse nuk kanë ide, nuk kanë vizion, dhe nuk kanë asgjë për t’i ofruar qytetarëve veç frikës nga e shkuara e tyre e errët,” deklaroi Mexhiti.

The post Mexhiti: Shqiptarët nuk kanë përfituar kurrë më shumë nga Qeveria sesa sot appeared first on Telegrafi.

BDI: Kjo qeveri godet Marrëveshjen e Ohrit, duan ta kthejnë shtetin mbrapa në vitet e padrejtësive dhe përjashtimit

Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një komunikate thotë se qeveria aktuale në vazhdimësi po e dëmton dhe rrënon Marrëvershjen e Ohrit.

Ata kanë përmendur deklaratën e fundit të kreut të Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski kundër mekanizmit të Badenterit.

Deklarata e plotë e BDI-së:

Deklaratat e djeshme të Maksim Dimitrievskit kundër shumicës së Badenterit janë vazhdim i një fushate të orkestruar nga kjo qeveri dhe partnerët e saj për të rrënuar themelet e Marrëveshjes së Ohrit dhe për të kthyer shtetin mbrapa, në padrejtësi dhe përjashtim.

Që nga dita e parë e mandatit, qeveria ka goditur shtyllat e barazisë:
• Shfuqizoi balancuesin dhe minoi përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në institucionet shtetërore;
• Zhvlerësoi Marrëveshjen e Ohrit duke i besuar implementimin e saj Ivan Stoillkoviçit, një figurë me bindje të njohura antishqiptare dhe putiniste;
• Fshiu në mënyrë kundërkushtetuese dhe kundërligjore diasporën nga përllogaritja, duke cenuar përfaqësimin në këshillat komunalë në zonat me shumicë shqiptare;
• Zvogëloi shqiptarët në përllogaritjet zyrtare dhe heshti para diskriminimit të hapur;
• Zhvlerësoi Inspektoratin e gjuhëve duke ia hequr statusin e personit juridik, duke minimizuar rolin e tij dhe duke e barazuar me një sektor të zakonshëm në Ministrinë e Drejtësisë;
• Shndërroi Agjencinë për zbatimin e gjuhëve në një institucion inekzistent, pa asnjë funksion real, përveç faktit që Stoillkoviçi i mori hapësirat fizike.

Sot, Dimitrievski hap front të ri kundër Badenterit, mekanizmit kushtetues që garanton barazi dhe stabilitet në vend. Nuk duhet harruar se ky është i njëjti politikan që ua ndaloi përfaqësuesve të VLEN-it përdorimin e flamurit shqiptar dhe që sot tenton të relativizojë Marrëveshjen e Ohrit, duke e quajtur “të përmbushur” dhe “të tejkaluar”.

Kjo nuk është rastësi, është vazhdim i programit të OBRM-së, e cila para zgjedhjeve paralajmëroi hapur masa kundër multietnicitetit dhe Marrëveshjes së Ohrit. Mbase, në të njëjtën vijë ishte edhe iniciativa e OBRM-PDUKM-së për të shfuqizuar në tërësi ligjin e gjuhës para Gjykatës Kushtetuese. Partnerët e tyre të sotëm thjesht po zbatojnë këtë agjendë.

Por tetori është afër. Populli do të flasë fuqishëm në referendumin popullor dhe do të tregojë se Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, se dinjiteti i shqiptarëve nuk negociohet dhe se çdo përpjekje për përjashtim e nënçmim do të ndëshkohet rëndë.

The post BDI: Kjo qeveri godet Marrëveshjen e Ohrit, duan ta kthejnë shtetin mbrapa në vitet e padrejtësive dhe përjashtimit appeared first on Telegrafi.

Filipçe: Masa qeveritare për uljen e çmimeve të materialeve shkollore është manipulim, çmimet vetëm se kanë shënuar rritje

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë televizive vlerësoi si plotësisht manipuluese masën për çmimet e materialeve shkollore të Qeverisë, e cila pretendon se ato janë ulur me 15%.

“Kemi bërë një analizë, fletoret A4 për fëmijë janë bërë 30% më të shtrenjta krahasuar me fillimin e vitit. Çantat e shpinës për fëmijë janë dyfishuar në çmim, dhe tani Qeveria do t’i ulë me 15%”, tha Filipçe, duke treguar se situata reale në terren është e kundërta e asaj që pretendojnë përfaqësuesit e qeverisë.

Sipas tij, kjo masë vjen vonë dhe pa asnjë efekt real tek qytetarët.

“Ata nuk e morën parasysh më parë, dhe tani, gjoja, duan të marrin një lloj mase. Qytetarët do të paguajnë përsëri çmime të larta dhe nuk do të ndiejnë asgjë”, tha ai.

Filipçe gjithashtu vuri në dukje stilin e shpenzimeve të kota të qeverisë aktuale, duke theksuar se ndërsa qytetarët po luftojnë me tronditjet e çmimeve, Qeveria po jeton një jetë të privilegjuar.

“Në kohën tonë, askush nuk fluturonte me klas biznesi. Kur një drejtor fluturonte rastësisht në atë mënyrë, ai jepte dorëheqjen menjëherë. Tani e gjithë qeveria fluturon me klas biznesi. Në kohën tonë, qeveria nuk porosiste mango, papaja apo mish viçi, kishte pjata të zakonshme në restorantin qeveritar”, tha Filipçe.

Me këtë, ai bëri një krahasim të qartë midis qasjes ndaj shpenzimit të burimeve publike dhe ndjenjës së realitetit midis qytetarëve.

The post Filipçe: Masa qeveritare për uljen e çmimeve të materialeve shkollore është manipulim, çmimet vetëm se kanë shënuar rritje appeared first on Telegrafi.

Ndryshohet Ligji për qëndrimin e të huajve në vend, do të lehtësohet procedura e leje qëndrimit

Mungesa e fuqisë punëtore dhe nevoja për punë cilësore janë disa nga arsyet të cilat çojnë pushtetin drejt ndryshimit të ligjit për të huajt që duan të punojnë në vend.

Në Kuvend kaluan leximin e parë propozim-ndryshimet që parashikojnë lehtësimin e procedurave të marrjes së lejes së qëndrimit për punëtorët që janë pjesë e kompanive që realizojnë projekte strategjike e veçanërisht ata që lidhen me realizimin e Korridorit 8 dhe 10.

Për momentin, për punëtorët e huaj, kërkesa për leje qëndrimi bëhet në Ministrinë e Brendshme megjithatë Agjencia e punësimit duhet të japë mendim varësisht nevojave të tregut të punës, procedurë kjo e komplikuar dhe që merr kohë.

“Gjithsesi, të huajt që angazhohen në projektet strategjike, do të bëjnë përjashtim sipas propozim-ligjit. Leje qëndrimi do të sigurohet pa mendim nga Agjencia e punësimit, pavarësisht kuotave dhe nevojave të momentit të tregut të punës. Kusht i vetëm plotësues është që të kenë vërtetim nga Ministria e Ekonomisë se i punësuari i huaj është i angazhuar te një subjekt juridik me statusin e partnerit strategjik”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.

Procedura për lëshimin e lejeve të qëndrimit të përkohshëm do të përshpejtohet, dhe qëndrimi i punëtorëve të huaj do të zgjatet deri në një vit me një garanci nga punëdhënësi./Alsat/

The post Ndryshohet Ligji për qëndrimin e të huajve në vend, do të lehtësohet procedura e leje qëndrimit appeared first on Telegrafi.

Qeveria e RMV-së miraton grantin prej 3.7 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të korridorit 8 me Bullgarinë

“Pas takimit në nivel të lartë mes zëvendëskryeministrit dhe ministër i transportit Aleksandar Nikolloski dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të transportit të Bullgarisë, Grozdan Karaxhov, e më tej edhe grupeve punuese nga të dyja vendet, po konkretizohen aktivitetet për ndërtimin e fazës së tretë të hekurudhës nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë, si dhe ndërtimi i tunelit si pikë kufitare. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot Qeveria në mbledhje miratoi vendim për realizimin e Marrëveshjes për grant për mbështetje teknike në vlerë prej 3,7 milionë euro të siguruara nga Banka Evropiane e Investimeve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë për media.

Me këtë, siç shpjegohet, konsulenti i përzgjedhur në periudhën e ardhshme do të përgatisë dokumentacion të ri projektues, si dhe përgatitjen e procedurës së tenderit për zgjedhjen e realizuesit.

“Për të përshpejtuar aktivitetet, Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore do të nisë procedurën për zgjedhjen e Mbikëqyrjes së ndërtimit. Përmes këtyre aktiviteteve, Qeveria në mënyrë të vazhdueshme tregon angazhim të fuqishëm në realizimin e projekteve strategjiko-infrastrukturore për shtetin. Ndërtimi dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor është prioritet i Qeverisë dhe në kuadër të këtyre prioriteteve ndërmerren aktivitete të shtuara për ndërtimin e mëtejshëm të hekurudhës së Korridorit 8, si dhe ndërtimin e linjës së shpejtë në Korridorin 10”, theksojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

The post Qeveria e RMV-së miraton grantin prej 3.7 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të korridorit 8 me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.

Deri më 15 shtator targat e veturave zyrtare duhet të jenë të kuqe ose me afishe përkatëse

Vijon afati për zëvendësimin e targave të makinave zyrtare me targa me ngjyrë me qëllim që të parandalohet keqpërdorimi i tyre për arsye personale apo partiake, sidomos gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Nga Qeveria, theksojnë se deri më 15 shtator, të gjitha institucionet duhet të veprojnë në pajtueshmëri me vendimin qeveritar të korrikut.

“Duke filluar nga 15 gushti dhe deri në fund të afatit 15 shtator të këtij viti, të gjitha institucionet shtetërore, komunat, ndërmarrjet publike, Qyteti i Shkupit, institucionet me pronësi dominuese të shtetit kanë obligim sipas vendimit të Qeverisë që t’i zëvendësojnë targat, në drejtim që të mos ketë keqpërdorim të veturave zyrtare për qëllime jozyrtare. Presim institucionet që të veprojnë sipas udhëzimit të Qeverisë”, thonë Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Targat e reja do të jenë me ngjyrë tjetër dhe numra identifikues për ta bërë më të kuptueshme se i përkasin Qeverisë. Procedura dhe tenderi për ndryshimin e tyre u hap në fund të qershorit. Qeveria që atëherë kishte informuar se deri në fund të shtatorit do të kryhen të gjitha procedurat e ndryshimit të targave. Drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, Ivica Tomovski në një intervistë për Alsat theksoi se në rast se dështon tenderi për targat, automjetet zyrtare do të shënjohen me afishe përkatëse që të vërehen se janë zyrtare

Çështja e keqpërdorimit të resurseve shtetërore për nevoja partiake, është temë që riaktualizohet gjatë çdo cikli zgjedhor. Nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, paraprakisht njoftuan se në Regjistrin e Makinave të institucioneve shtetërore, ato të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike apo subjekteve të tjera juridike që posedojnë kapital, kanë paraqitur të dhëna vetëm për 1.916 makina nga gjithsej 6.500.

Pavarësisht denoncimeve për keqpërdorim të automjeteve zyrtare, deri më tani nuk është gjobitur ose dënuar asnjë funksionarë. Anti-korrupsioni kishte paralajmëruar disa nisma, por asgjë konkrete. /Alsat/

The post Deri më 15 shtator targat e veturave zyrtare duhet të jenë të kuqe ose me afishe përkatëse appeared first on Telegrafi.

Inspektorati në terren për “Shportën shkollore”, deri më tani nuk është regjistruar asnjë mosrespektim i kësaj mase qeveritare

“Shporta shkollore” po vijon dhe për momentin nuk ka shkelje të kësaj mase qeveritare, kështu tha kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski i cili shtoi se edhe inspektoriati është në terren për të kontrolluar vendet ku shiten pajisje shkollore.

“Qeveria në mbledhjen më 5 gusht miratoi vendim me të cilin siguroi ulje së bashku me tregtarët dhe furnizuesit e pajisjeve shkollore prej 10 deri në 15% të marzhës, në varësi nëse është me shumicë apo pakicë, ndërsa si referencë merret çmimi i datës 1 qershor të vitit 2025. Detyra e tregtarëve është të shënojnë se cili ka qenë çmimi më 1 qershor të vitit 2025 dhe mbi atë bazë të aplikojnë zbritjen prej 10 deri në 15 për qind dhe në hyrje të shitores të vendosin mbishkrim ku shkruan ‘Më pak shpenzime, më shumë për qytetarët’. ISHT është në terren dhe vëzhgon nëse respektohet dhe deri tani nuk kemi vërejtur shkelje objektive të asaj për të cilën kemi rënë dakord”, theksoi kryeministri Mickoski.

“Shporta shkollore” ka hyrë në fuqi më 15 gusht dhe do të zgjat deri më 15 shtator dhe është parashikuar të jetë lehtësim për buxhetin familjar të prindërve që kanë fëmijë që shkojnë në shkollë. Shporta garanton çmime më të ulta deri në 15 për qind për pajisjet shkollore.

 

 

The post Inspektorati në terren për “Shportën shkollore”, deri më tani nuk është regjistruar asnjë mosrespektim i kësaj mase qeveritare appeared first on Telegrafi.

Fetai: Qeverisja e kaluar LSDM-BDI ka realizuar vetëm një aktivitet nga 24 masa dhe 56 aktivitete të planifikuara për veprimin strategjik qeveritar

Sipas vlerësimit të zbatimit të Strategjisë për Transparencë 2023-2026, të koordinuar nga kabineti i zëvendëskryeministrit Arben Fetai, rezulton se Qeveria e kaluar LSDM-BDI ka realizuar vetëm një aktivitet nga 24 masa dhe 56 aktivitete të parashikuara në planin e veprimit të strategjisë.

Ndaj në seancën e sotme të Qeverisë, me propozimin e zëvendëskryeministrit Fetai, u miratuan vendime për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore.

Me vendimet e sotme, Qeveria obligoi grupin e punës për zbatimin e Strategjisë për Transparencë 2023-2026 që, brenda 7 ditëve, të përgatisë ndryshime në planin aksional, duke përcaktuar afate të reja dhe institucionet përgjegjëse për realizimin e aktiviteteve.

“Ndër masat e ndërmarra, veçojmë tri:

Ministritë dhe organet e administratës shtetërore do të publikojnë, brenda 45 ditëve, të gjitha informacionet nga kërkesat e përgjigjura për qasje në informacione me karakter publik, të anonimizuara, duke filluar nga 24 qershori 2024.
Organet e administratës shtetërore që nuk kanë ueb-faqe, do t’i krijojnë ato brenda 90 ditëve.
Ministritë dhe organet e tjera shtetërore do të publikojnë në ueb-faqet e tyre procedurat e brendshme për prokurime publike.
Transparenca institucionale është prioritet kryesor i kësaj Qeverie. Do të vazhdojmë ta trajtojmë këtë çështje me seriozitetin maksimal për të ndërtuar një administratë të hapur dhe llogaridhënëse ndaj qytetarëve”, njoftojnë nga kabineti i Fetait.

The post Fetai: Qeverisja e kaluar LSDM-BDI ka realizuar vetëm një aktivitet nga 24 masa dhe 56 aktivitete të planifikuara për veprimin strategjik qeveritar appeared first on Telegrafi.

VLEN: Sot 33 shqiptarë janë punësuar në institucionet shtetërore

Nga VLEN thonë se vetëm sot, janë realizuar punësime dhe avancime të ndjeshme në tre institucione shtetërore, të gjitha me kuadër shqiptar.

“15 punësime në Shtëpinë e Shëndetit Publik në Kumanovë, nën drejtimin e drejtorit Sedat Zulbeari, si pjesë e reformës për një shëndetësi gjithëpërfshirëse dhe më pranë qytetarëve; 9 punësime dhe 5 avancime në Qendrën për Punë Sociale në Kumanovë, ku drejtuesi Erdi Mehmeti po ndërton një administratë funksionale dhe të barabartë, që i shërben qytetarëve pa dallim, me përfaqësim të drejtë të shqiptarëve; 9 punësime të reja në Ministrinë për Çështje Europiane, të gjitha me kuadër shqiptar, falë angazhimit të pandalshëm të ministrit Orhan Murtezani për integrim europian me fytyrë të drejtë, të re dhe gjithëpërfshirëse”.

“Këto hapa nuk janë vetëm numra në një raport administrativ. Janë hapje dyersh për të rinjtë shqiptarë, janë shenja të rikthimit të besimit në shtet, janë garanci se shqiptarët nuk janë më qytetarë të rendit të dytë, por shtyllë e barabartë në çdo institucion publik të këtij vendi”, thonë nga VLEN.

Më tej thonë se ata janë të vendosur që ta çrrënjosin padrejtësinë shumëvjeçare në përfaqësim dhe ta ndërtojnë një administratë moderne.

“Kjo është vetëm fjala e parë në një kapitull të ri që po shkruhet për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Dhe ky kapitull është: dinjitet, barazi dhe zhvillim për të gjithë”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

The post VLEN: Sot 33 shqiptarë janë punësuar në institucionet shtetërore appeared first on Telegrafi.

Mbi 360 persona do të përfitojnë nga masa e Qeverisë për zjarrfikës

“Saktësisht 364 persona, 34 prej të cilëve në Shkup, do të përfitojnë nga masa e Qeverisë, në të cilën do të marrin trajnim teorik dhe praktik për përballimin me zjarret në Maqedoni. Angazhimi i tyre do të jetë sezonal dhe do të mbështetet financiarisht nga Qeveria me 24 mijë për secilin punëtor”, njoftoi sot OBRM-PDUKM.

Ata informojnë se trajnimi tashmë është duke u zhvilluar në 13 qytete në vend, duke mbuluar 28 komuna në të gjithë vendin. Të rinjtë që janë regjistruar për trajnim do t’i nënshtrohen një trajnimi dy-ditor, i cili do t’i përgatisë ata të dalin në terren për përballimin e zjarreve vetëm brenda një jave.

“Disa nga këta persona do të vendosen në njësitë lokale territoriale të zjarrfikësve, dhe një pjesë tjetër e tyre do të jetë në Shkup në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Personat që do të vendosen në Shërbimin Shtetëror të Zjarrfikësve do të vazhdojnë trajnimin e tyre, dhe pas shfaqjes së zjarreve të vogla që nuk paraqesin rrezik të lartë, punëtorët sezonalë do të përdoren gradualisht për të punuar në terren dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre”.

“Me këtë masë, Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM tregon se synon të stimulojë të rinjtë që nuk janë të punësuar të bëjnë hapin e parë, dhe më pas ata që dëshmojnë veten të punësohen në njësitë e zjarrfikësve në të gjithë vendin. Të kujtojmë gjithashtu se për herë të parë në 7 vjet, po përdoren 38 automjete të konvertuara të ushtrisë dhe policisë, si dhe janë në dispozicion helikopterë dhe aeroplanë, me të cilët po përballemi me sukses me zjarret që kanë ndodhur këtë verë”, thotë nga OBRM-PDUKM.

The post Mbi 360 persona do të përfitojnë nga masa e Qeverisë për zjarrfikës appeared first on Telegrafi.

Qeveria miraton vendimin për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në Moranë të Studeniçanit

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit.

Zv.kryeministri Izet Mexhiti theksoi se vendimi përbën nderim për sakrificën. Është ngjallje e kujtesës për një figurë të ndritur kombëtare, që dha gjithçka për arsimin shqip dhe idealin e lirisë.

““Shkolla “Azem Morana” do të jetë një tempull kujtese, një burim frymëzimi, një fener që do të ndriçojë rrugën e brezave të rinj drejt dijes dhe ndërgjegjes kombëtare. Ky vendim është borxhi ynë i vonuar ndaj një njeriu që e deshi arsimin aq sa jetën, dhe që për këtë dashuri, e dha jetën”, shkruan Mexhiti.

The post Qeveria miraton vendimin për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në Moranë të Studeniçanit appeared first on Telegrafi.

Mexhiti: 37 milionë denarë për projekte infrastrukturore në Çair

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka njoftuar nisjen e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për Komunën e Çairit.

“Sot, bashkë me Zekën dhe Bekimin, ishim në terren. E pamë nga afër përgatitjen e këtij projekti kapital. Do të rikonstruktohen të gjitha rrugët e lagjes dhe do të vendoset ndriçim publik i ri”, tha Mexhiti.

Ai bëri të ditur se vlera e këtij investimi është 37 milionë denarë, të siguruara nga thirrja e dytë e Qeverisë për investime kapitale.

“Punimet do të nisin menjëherë pas përfundimit të procedurës së tenderimit dhe do të realizohen në një fazë të vetme “për të kursyer kohë dhe para”. Çairi meriton më shumë. Dhe do ta ketë!”, theksoi Mexhiti.

The post Mexhiti: 37 milionë denarë për projekte infrastrukturore në Çair appeared first on Telegrafi.

ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

Aleanca për Shqiptarët përmes një press konference ka reaguar ndaj kredisë hungareze të marrë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, informon Telegrafi Maqedoni.

Arben Halili nga ASH tha se 500 milionë euro nga kjo kredi, ndonëse u morën për zhvillimin e ekonomisë, kompanitë shqiptare kanë përfituar më se paku, madje as 10 për qind.

Ai kërkoi që Qeveria të publikojë sa më shpejtë kriteret mbi të cilat janë ndarë këto mjete.

“Qeveria nënshkroi marrëveshje 500 milionë euro me Hungarinë, anjë llogaridhënie, asnjë listë përfituesish, asnjë emër. Deri sa qeveria flet për zhvillim. Kompanitë shqiptare ngelen të diskriminuar, pasi kompanitë shqiptare që kanë përfituar nga këto mjete nuk arrin as në 10 për qind. Nuk mund te heshtim kur qeveria po e përdor kredinë hungareze për klientelizëm teksa shqiptarët I sheh si të tepërt. Prandaj, kërkojmë urgjent publikimin e listave të përfituesve, të kritereve në bazë të cilave janë ndarë mjetet. Qeveri nuk mund të luaj me qytetarët, kredia hungareze është një borxh që shqiptarët nuk e morën por do ta paguajnë, ndaj, nëse sot heshtim, nesër do të jemi bashkëfajtor me heshtjen tonë”, tha Halili nga Aleanca për Shqiptarët. /Telegrafi/

The post ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve appeared first on Telegrafi.

Maqedonia e Veriut do të hap konsullatë të përgjithshme në Korçë

Qeveria, me propozim të Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, mori vendim për hapjen e një konsullate të përgjithshme në Korçë, me juridiksion në të gjithë rajonin.

Nga Qeveria thonë se qytetarët duhet të kenë shërbime të shpejta dhe efikase, si dhe mbështetje për lidhjet kulturore, arsimore dhe ekonomike.

“Qeveria vazhdon me masa dhe politika konkrete të cilat kanë ta konfirmojnë kujdesin e vërtetë për përmirësimin e standardit dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në institucione”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

The post Maqedonia e Veriut do të hap konsullatë të përgjithshme në Korçë appeared first on Telegrafi.

Deri më 15 shtator, të gjitha automjetet zyrtare duhet të kenë targa me ngjyrë

Të gjitha institucionet shtetërore dhe personat juridikë publikë kanë obligim që më së voni deri më 15 shtator të vitit 2025, t’i zëvendësojnë targat e automjeteve zyrtare me targa të reja speciale, me ngjyrë.

Nga Qeveria thonë se me vendimin e sotëm, rritet transparenca.

“Qeveria, në seancën e saj të 97-të të mbajtur sot, mori vendim që të gjitha institucionet shtetërore të ndryshojnë targat e automjeteve zyrtare me targat e reja me ngjyrë, më së voni deri më 15 shtator 2025. Ky vendim është një tjetër premtim i realizuar ndaj qytetarëve, me qëllim rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe dhënien fund të keqpërdorimeve që kanë qenë praktikë në të kaluarën”, thonë nga Qeveria.

The post Deri më 15 shtator, të gjitha automjetet zyrtare duhet të kenë targa me ngjyrë appeared first on Telegrafi.

Qeveria anuloi listën e propozuar të kandidatëve për gjyqtar në Strasburg, pretendohet se Ristoska, Gajdova dhe Apostolski nuk i plotësojnë kushtet

Qeveria nuk e pranoi listën e propozuar prej tre kandidatësh për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) – prokuroren Lence Ristoska, gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Gabriela Gajdova dhe avokatin Jordan Apostolski, me arsyetimin se nuk i plotësonin kushtet e përcaktuara.

Pasi nuk i pranoi kandidatët, Qeveria formoi një komision të ri me anëtarë të rinj të cilët do të zgjedhin kandidatë të rinj për gjyqtar.

“Qeveria, në përputhje me procedurat ligjore, ka mundësinë të bëjë një ndryshim në Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në GJEDNJ në Maqedoni, dhe komisioni i sapozgjedhur do të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të procedurës. Gjithashtu ju informojmë se arsyet pse Qeveria zgjodhi një komision të ri janë sepse kandidatët e propozuar më parë për gjyqtarë në GJEDNJ nuk i plotësonin kushtet e përcaktuara”, thanë nga Qeveria për Sloboden Peçat.

Vendimi i Qeverisë me anëtarët e rinj të Komisionit u publikua në Gazetën Zyrtare më 25 korrik dhe tani në vend të nëntë, ai ka pesë anëtarë./Telegrafi/

The post Qeveria anuloi listën e propozuar të kandidatëve për gjyqtar në Strasburg, pretendohet se Ristoska, Gajdova dhe Apostolski nuk i plotësojnë kushtet appeared first on Telegrafi.

Mexhiti: Rinia shqiptare në RMV jo vetëm që është e pranishme, por gjithnjë e më shumë e gjen vendin e saj në shoqëri

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, zhvilloi takim me të rinjtë e Çairit.

Mexhiti tha se rinia shqiptare në Maqedoninë e Veriut është jo vetëm e pranishme, por gjithnjë e më shumë kërkon dhe gjen vendin e saj në shoqëri.

“Energjia, idetë dhe guximi i tyre janë frymëzimi më i madh për çdo hap që hedhim përpara,” u shpreh Mexhiti, duke theksuar se mbështetja institucionale për rininë nuk do të ndalet.

Në kuadër të bashkëbisedimit për sfidat dhe nevojat e brezit të ri, Mexhiti prezantoi masat konkrete që tashmë janë në zbatim:

Shpërndarja e vauçerëve për mbi 55 mijë studentë për blerjen e pajisjeve teknologjike;

Ndërtimi i kampusit modern për Universitetin “Nënë Tereza”;

Mbështetje financiare për universitetet, përfshirë Universitetin e Evropës Juglindore;

Miratimi i Planit Aksional për Punësim, që fokusohet në mbështetjen e bizneseve të reja dhe karrierave të të rinjve;

Ligji për punësimin sezonal të studentëve dhe nxënësve, që garanton përvojë pune pa humbur bursën;

Forcimi i arsimit dual përmes bashkëpunimit me qindra kompani vendore;

Investime në shkolla moderne, qendra rinore, biblioteka dhe pishina publike;

Ndërtimi dhe rikonstruktimi i fushave sportive në të gjitha vendbanimet;

Mbyllja e qindra kazinove online, si masë për mbrojtjen e të rinjve nga varësitë.

“Rinia është zëri që po rritet, dhe që nuk mund të anashkalohet më”, deklaroi Mexhiti.

The post Mexhiti: Rinia shqiptare në RMV jo vetëm që është e pranishme, por gjithnjë e më shumë e gjen vendin e saj në shoqëri appeared first on Telegrafi.

BDI: Në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave raporti i punësimeve është 19 maqedonas – 1 shqiptar

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj qasjes së Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, ku siç thonë ata, sipas të dhënave zyrtare, raporti i të punësuarve të fundit është 19 maqedonas ndaj vetëm 1 shqiptari.

“Ky nuk është një devijim administrativ apo një rastësi burokratike, kjo është politikë shtetërore e përjashtimit sistematik të shqiptarëve, e cila po realizohet me vetëdije të plotë dhe me përkrahje të qartë politike”, thonë nga BDI.

“Kjo padrejtësi buron drejtpërdrejt nga programi politik i kësaj qeverie jolegjitime, që shfuqizoi mekanizmin e balancuesit, një mjet thelbësor për garantimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive etnike në administratën publike dhe shtetërore.

Qeveria ka ndërmarrë hapa të rrezikshëm për të shkatërruar themelet e barazisë ndëretnike në shtet, duke vepruar si një aparat pararendës politik, që i shërben ekskluzivitetit etnik në dëm të përfshirjes dhe barazisë që e garanton Kushtetuta e vendit.

BDI e konsideron këtë zhvillim si shkelje flagrante të Marrëveshjes së Ohrit, të rendit kushtetues dhe të parimeve bazë të demokracisë. Përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet nuk është vetëm padrejtësi, është akt destabilizues që cënon themelet e shtetit multietnik dhe rrugën euroatlantike të vendit.

BDI kërkon korigjim urgjent të këtij diskriminimi, rikthim të balancuesit kushtetues si garanci për barazi, dhe transparencë të plotë në përbërjen e të gjitha institucioneve publike dhe shtetërore.

Ne do të mbetemi në ballë të betejës për barazi të plotë, drejtësi institucionale dhe mbrojtje të të drejtave kolektive të shqiptarëve në çdo sektor të shtetit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

The post BDI: Në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave raporti i punësimeve është 19 maqedonas – 1 shqiptar appeared first on Telegrafi.

Fetai: Nga 1 janari 2026 hiqen termet “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri” në administratën shtetërore

Zv.kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, sot në konferencë për shtyp tha se nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi ligje të reja për administratën publike, me të cilat do të shfuqizohet titulli “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri”. Ai tha se këto dy terme kanë poshtëruar shqiptarët në çdo zyrë shtetërore.

“Qeveria VLEN ka marrë një vendim historik në kuadër të reformës së administratës publike. Me ligjet e reja për administratën publike, do të shfuqizohen përfundimisht titujt diskriminues “pomlad sorabotnik” dhe “pomlad referent”, që për dy dekada poshtruan shqiptarët në çdo zyrë shtetërore. Me VLEN, nuk ka më “bashkëpunëtor të ri”! Nuk ka më “referent të ri”!”.

“Duke filluar nga 1 janari 2026, të gjithë të punësuarit me titullin “bashkëpunëtor i ri” do të avancohen automatikisht në gradën “bashkëpunëtor”. Të punësuarit me titullin “bashkëpunëtor” do të bëhen “bashkëpunëtor profesional”. Ata me arsim të mesëm që mbajnë titullin “referent i ri” ose “referent” do të avancohen në gradën “referent i lartë”. Titulli “referent i lartë” do të zëvendësohet me “referent i pavarur”. Të gjitha këto ndodhin automatikisht, me fuqinë e ligjit, pa procedura shtesë. Këto janë vendim i qartë për dinjitetin e nëpunësve administrativ”.

Ai theksoi se BDI kishte gjithë kohën ta bënte këtë gjë, por nuk deshi apo nuk mundi”.

“Kjo nuk është vetëm drejtësi administrative. Është korrigjim i një padrejtësie historike. Është politikë me integritet. Këtu bëhet fjalë për fuqizimin e shqiptarëve në institucione. Kështu japim një mesazh të qartë: se koha e nënçmimit ka përfunduar.
Tash është koha e respektit dhe e barazisë. Sepse për ne, barazia nuk është slogan fushate, por thelbi i pushtetit. Dhe këtë pushtet ne nuk e përdorim për të sunduar, nënshtruar apo kushtëzua. Pushteti për ne përdoret për të çliruar potencialin e shqiptarëve, për t’ua kthyer shqiptarëve dinjitetin e cunguar”, tha mes tjerash Fetai./Telegrafi/

The post Fetai: Nga 1 janari 2026 hiqen termet “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri” në administratën shtetërore appeared first on Telegrafi.

Perinski: Realizimi i projekteve nga thirrja e dytë fillon pasi komunat të bëjnë ribalancin e buxhetit

Komunat duhet të bëjnë ribalancin e buxhetit dhe ndryshime në Planin për furnizimet publike, pas së cilës menjëherë mund të hapin procedurat për zgjedhjen e kontraktorëve të projekteve me të cilat kanë aplikuar për përdorimin e fondeve nga thirrja e dytë nga kredia hungareze, theksoi sot ministri për Vetëqeverisje Lokale, Zllato Perinski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se kur komunat do të mund të përdorin paratë nga thirrja e dytë, për të cilën disa ditë më parë kryetarët e komunave nënshkruan marrëveshje me ministrat në Qeveri, Perinski theksoi se afati për implementim nuk mund të parashikohet në këtë moment.

“Kemi projekte të cilët janë në nivel më pak se një milion denarë, por, kemi edhe projekte që janë mbi 150 milionë denarë dhe dinamika e kryerjes së punëve, vërtetë varet shumë nga madhësia e projektit. Pres dhe është në interes të qytetarëve dhe të vetë kryetarëve të komunave, që dinamika nga thirrja e dytë të realizohet në përputhje me rrethanat, në mënyrë të ngjashme me atë si është realizuar implementimi i mjeteve nga thirrja e parë”, tha Perinski.

I pyetur se sa projekte janë realizuar nga thirrja e parë nga kredia hungareze, Perinski u përgjigj se më shumë se gjysma e projekteve të para të paraqitura nga thirrja e parë janë realizuar.

Ministri pret që këto projekte të japin një ndikim pozitiv në cilësinë e jetës së qytetarëve. Bëhet fjalë për një shumë prej mbi 19 miliardë denarësh, ndërsa numri i përgjithshëm i projekteve është 1.116.

Kryeministri Hristijan Mickoski më 17 korrik, kur u nënshkruan marrëveshjet për projektet për përdorimin e fondeve nga thirrja e dytë e kredisë hungareze, tha se me rreth 14 miliardë denarë ose 225 milionë euro do të financohen 828 projekte në komunat.

Pjesa më e madhe e projekteve (589) janë nga fusha e transportit, për të cilat do të ndahen mbi tetë miliardë denarë, pas çka pasojnë projektet nga fusha e mjedisit (143), për të cilat do të investohen mbi 2,4 miliardë denarë, arsimi (48), për të cilat do të investohen 1,6 miliardë denarë, ndërsa ka edhe projekte në fushat e kulturës, sportit dhe politikës sociale.

The post Perinski: Realizimi i projekteve nga thirrja e dytë fillon pasi komunat të bëjnë ribalancin e buxhetit appeared first on Telegrafi.

❌