Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Basti i çmendur për suksesin historik të Crystal Palace në FA Cup: një bindje absurde

By: user 2
18 May 2025 at 17:28

Fitorja epokale e Crystal Palace ndaj Manchester City në finalen e FA Cup jo vetëm që ka rishkruar historinë e klubit londinez, por gjithashtu ka sjellë lumturi të madhe për një bastvënës, i cili ka realizuar bastin perfekt duke fituar mijëra euro me një bast të thjeshtë pak mbi 5 euro, duke përfshirë ndeshjen në një seri rezultatesh krejtësisht të paparashikueshme.

Basti i çmendur: 6 euro të luajtura, pothuajse 8 mijë të fituara

Basti fitues u publikua nga tifozi anonim në rrjetet sociale përmes një fotoje të bastit të tij, ku kishte vënë rreth 6 euro dhe kishte fituar gati 8 mijë. Një kombinim rezultatesh të vështira për t’u parashikuar sepse, përveç fitores së jashtëzakonshme të Palace në FA Cup kundër favoritëve të padiskutueshëm të Manchester City, ai kishte qëlluar gjithashtu edhe fitoret e skuadrave nga kampionate të tjera, në një përzierje që ishte aq absurde sa shpërthyese: sukseset e Osasuna-s, Charlton-it, më pas Athletic Club-it, Barcelonës dhe Livingston-it, të kombinuara me barazimin mes Rayo Vallecano dhe Real Betis. E gjithë kjo u përmbush në mënyrë të pabesueshme në minutën e 90-të.

We’ll have a look @SkyBet pic.twitter.com/WbpuQidydk

— Tellez (@TellezTom) May 17, 2025

Fitorja historike e Crystal Palace: “Nëse e luan edhe 10 herë të tjera, nuk e fiton më”

Një bast që nuk ka kaluar pa u vënë re nga entuziastët e bastvënies, tifozët dhe të apasionuarit që kanë vlerësuar kombinimin gjenial të fituesit anonim të një parashikimi “të paparashikueshëm”. Sepse pikërisht fitorja e Palace ishte ajo më e bujshmja dhe më e vështira për t’u parashikuar para ndeshjes. Siç e pranuan edhe vetë protagonistët e suksesit ndaj City: “Nëse e luan këtë ndeshje 10 herë, e fitojmë një herë – dhe ndodhi sot,” pranoi pa modesti një Oliver Glasner i habitur, trajneri i Crystal. “Shënuam herën e parë që hymë në gjysmën e tyre të fushës dhe më pas mbrojtëm me çdo pjesë të trupit, me një portier fantastik, një mentalitet të madh dhe një kohezion të shkëlqyer. Jam shumë krenar për skuadrën dhe stafin: urime, gjithë merita shkon për ta”.

The post Basti i çmendur për suksesin historik të Crystal Palace në FA Cup: një bindje absurde appeared first on Lapsi.al.

Përplasje pas triumfit të C.Palace: Henderson zbulon çfarë i tha teknikut Guardiola

By: user 2
18 May 2025 at 10:39

Pep Guardiola dhe Dean Henderson patën një përplasje të dukshme të tensionuar në fushë menjëherë pas humbjes tronditëse të Manchester City nga Crystal Palace në finalen e FA Cup. Fituesit shtatë herë të këtij trofeu u befasuan në stadiumin Wembley të shtunën, me skuadrën e Oliver Glasner-it që arriti një fitore historike 1-0 falë golit të Eberechi Eze në minutën e 16-të, duke sjellë trofeun e parë madhor në historinë e klubit.

Edhe pse Eze ishte heroi që vendosi ndeshjen, portieri i Anglisë, Henderson, ishte protagonisti kryesor i një finaleje me ngjarje të shumta dhe po aq vendimtar, duke bërë një sërë pritjesh të shkëlqyera përgjatë ndeshjes për të ruajtur epërsinë minimale të Palace. Ndërhyrja e tij më e rëndësishme erdhi kur ndali penalltinë e Omar Marmoush në pjesën e parë dhe gjithashtu ndaloi edhe përpjekjen pasuese të Erling Haaland.

Lexo më tej: De Bruyne spektakolar, portieri jep asist: City përmbys ‘egërsisht’ Crystal Palace

Megjithatë, tifozët e City do të ndihen të indinjuar që ish-lojtari i Manchester United nuk u përjashtua nga loja përpara atij momenti vendimtar, pasi ai i shpëtoi ndëshkimit me karton të kuq në mënyrë kontroverse vetëm disa minuta më parë, kur zgjati dorën jashtë zonës së tij për të larguar topin nga Haaland që po vinte me shpejtësi pas një pasimi të gjatë nga mbrojtja nga Josko Gvardiol.

Vendimi i gjyqtarit Stuart Attwell për të mos përjashtuar Henderson për prekjen e topit me dorë jashtë zone u mbështet pas një rishikimi nga VAR-i, i cili e vlerësoi se “drejtimi në të cilin po shkonte Haaland e bënte të mundur, por jo [pengim] të një rasti të qartë për shënim të golit.” Ky vendim i debatueshëm u kritikua ashpër nga analistët që po mbulonin finalen, me Wayne Rooney që tha se VAR duhet hequr, Ian Wright e quajti atë “absolutisht të mjerueshëm” dhe ish-mbrojtësi i City, Joleon Lescott, e përshkroi si “një nga vendimet më të këqija” që kishte parë ndonjëherë në futboll.

Përplasja pas ndeshjes

Guardiola, i zhgënjyer, shkëmbeu fjalë me Henderson në fushë menjëherë pas fishkëllimës përfundimtare ndërsa nisën festimet me ngjyrat kuq e blu, me lojtarin e Palace duke besuar se trajneri spanjoll ishte i irrituar për vonesën e lojës në pjesën e dytë dhe jo për incidentin me dorën. “Thjesht shkova t’i shtrëngoja dorën, por mendoj se ai ishte i zhgënjyer për vonesat,” i tha portieri Henderson ITV-së. “I thashë: ‘I morët 10 minutat e kohës shtesë që deshët’. Pa ndjenja të këqija.”

Guardiola u përgjigj thjesht “asgjë” kur u pyet se çfarë i kishte thënë Henderson-it gjatë një interviste pas ndeshjes me BBC Sport. Për incidentin me dorën, ai tha vetëm: “Pyesni gjyqtarin.” Kur u pyet nëse mendonte se Henderson duhej të përjashtohej, Guardiola u përgjigj: “Nuk është puna ime.” Ndërkohë, Henderson tha se nuk ishte i sigurt që rishikimi i VAR-it ishte për të në atë moment dhe nuk ishte i interesuar të merrej me polemikat, ndërsa Palace feston njërën nga ditët më të mëdha në historinë e klubit. “Nuk e dija që ishte për mua, sinqerisht,” tha ai. “Topi kishte hyrë në zonë dhe nuk isha i sigurt pse po e kontrollonin. Kë kujt i intereson, nuk ka rëndësi.”

Dean Henderson with a calma to pep Guardiola.😊 #FACup #FACupFinal#EmiratesFACupFinal #EmiratesFACup pic.twitter.com/RWEnQwejUk

— 𝐌𝐀𝐓𝐂𝐇 𝐃𝐀𝐘! (@TodayMatchHD) May 17, 2025

Dedikimi për të atin

Henderson ia dedikoi fitoren në Wembley babait të tij të ndjerë, që ndërroi jetë vitin e kaluar. “E humba babain në fillim të sezonit, por ai ishte me mua sot. Ishte me mua në çdo goditje të ndeshjes. Ia dedikoj këtë fitore atij,” tha ai. Henderson shtoi për triumfin në FA Cup: “Është e pabesueshme. Jam shumë krenar për të gjithë. E meritojmë këtë moment. Tifozët e meritojnë, trajneri e meriton, të gjithë të përfshirët e meritojnë, edhe stafi mbështetës. Ka qenë e jashtëzakonshme. Thjesht i lumtur që e përfunduam me sukses. Më dukej sikur ishim atje për 24 orë duke mbrojtur, por respekt për djemtë, rezistuan, bllokuan çdo gjë, ishte fantastike dhe tani jemi këtu.”

The post Përplasje pas triumfit të C.Palace: Henderson zbulon çfarë i tha teknikut Guardiola appeared first on Lapsi.al.

Guardiola shpjegon fjalët që ia tha Hendersonit pas përballjes tensionuese

17 May 2025 at 23:22

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka ndarë mendimet e tij pas humbjes surprizë 1-0 të skuadrës së tij ndaj Crystal Palace në finalen e Kupës FA në Wembley.

Pavarësisht dominimit të lojës dhe krijimit të mundësive, Guardiola pranoi se futbolli mund të jetë i paparashikueshëm.

“Jemi të trishtuar sepse nuk fituam, por luajtëm shumë më mirë, më mirë se kundër United sezonin e kaluar. Bëmë gjithçka. Krijuam shumë raste”, deklaroi strategu spanjoll.

“Në dy ndeshjet e fundit ne gjuajtëm 50 herë. Futbolli ndonjëherë është kështu. Pastaj Henderson do të duhej të përjashtohej për lojën me dorë jashtë zone dhe ja thash edhe përballë (kur nuk ja dha dorën)”.

“Ne bëmë gjithçka dhe ata u mbrojtën mirë. Ne krijuam raste. Ne i kontrolluam tranzicionet shumë mirë”.

“Fatkeqësisht nuk mundëm të fitonim dhe i urojmë Crystal Palaces trofeun”, ka thënë Pep. /Telegrafi/

The post Guardiola shpjegon fjalët që ia tha Hendersonit pas përballjes tensionuese appeared first on Telegrafi.

Guardiola është quajtur “miu tullac” teksa ngjitej shkallëve të Wembleyt

17 May 2025 at 21:48

Pep Guardiola u quajt “miu tullac” nga një tifoz në tribuna pas humbjes 1-0 të Manchester Cityt ndaj Crystal Palace në finalen e Kupës FA.

Guardiola ngjiti shkallët e Wembleyt duke kaluar pranë mbështetësve, ndërsa lojtarët e Man Cityt shkuan për të marrë medaljet e tyre të finales.

Pavarësisht humbjes zhgënjyese, pamjet treguan Guardiola duke përshëndetur mbështetësit që kishin krahët e shtrirë ndërsa ngjitej shkallëve.

Ndërsa Guardiola kalonte pranë, një tifoz mund të dëgjohej duke bërtitur “o mi tullac” në drejtim të tij.

Komenti dukej se i referohej fitimit të titullit të 20-të të Ligës Premier nga Liverpooli këtë sezon.

Guardiola u pa duke i hedhur një vështrim tifozit pas komentit abuziv, por zgjodhi të vazhdonte të ecte drejt Royal Box. /Telegrafi/

The post Guardiola është quajtur “miu tullac” teksa ngjitej shkallëve të Wembleyt appeared first on Telegrafi.

Crystal Palace shkruan historinë, mposht Man Cityn për ta fituar FA Cup

17 May 2025 at 19:30

Manchester City po e mbyll një sezon për t’u harruar, pasi u mposht 1-0 në finalen e Fa Cup nga Crystal Palace – që bëri histori duke fituar trofeun e parë.

Pas vetëm 16-të minutash lojë, Eberechi Eze kaloi The Eagles në epërsi me një asistim të Daniel Munoz.

Citizens fituan një penallti falë një simulimi nga Bernardo Silva, të cilën edhe VAR-i bëri skandal duke e pranuar.

Por, fati ishte në anën e Crystal Palace, pasi portieri i tyre ia doli të priste goditjen e Omar Marmoush në minutën e 36-të.

 

DEAN HENDERSON SAVES MARMOUSH’S PENALTY 😭

pic.twitter.com/ZfY7Ujabtm

— Janty (@CFC_Janty) May 17, 2025

Në minutën e 58-të, Munoz pati një gol të anuluar nga VAR-i, pasi një bashkëlojtar i tij ishte në pozicion jashtë loje me topin e prekur pikërisht nga ai.

City tentoi me çdo mund që t’i barazonte shifrat, por që nuk ia doli, duke e mbyllur këtë sezon pa trofe.

Në anën tjetër, Crystal Palace me fitimin e Fa Cup, ka siguruar edhe vendin në Ligën e Evropës për sezonin e ri. /Telegrafi/

The post Crystal Palace shkruan historinë, mposht Man Cityn për ta fituar FA Cup appeared first on Telegrafi.

Historike për Crystal Palace, mund Man.City në finalen e FA Cup dhe fiton trofeun e parë madhor

By: armand
17 May 2025 at 19:48

Crystal Palace ka fituar trofeun e parë madhor në historinë e tyre si klub, pasi mposhtën në finalen e FA Cup në “Wembley”, Manchester City-n, me rezultatin e ngushtë 1-0. Rezultati u zhbllokua në minutën e 16-të, ku Eberechi Eze shënoi pas një aksioni spektakolar të Crystal Palace dhe asistit të Munoz. Në minutën e […]

The post Historike për Crystal Palace, mund Man.City në finalen e FA Cup dhe fiton trofeun e parë madhor appeared first on BoldNews.al.

Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia

By: armand
17 May 2025 at 18:39

Po luhet në  mitikun “Wembley” finalja e FA Cup mes Crystal Palace dhe Manchester City. Kjo është mundësia e fundit për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola për ta mbyllur me të paktën një trofe këtë sezon të dështuar. Rezultati u zhbllokua në minutën e 16-të, ku Eberechi Eze shënoi pas një aksioni spektakolar të […]

The post Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia appeared first on BoldNews.al.

“Eurovision Song Contest” detyron BBC të caktojë orar të ri për finalen e “FA Cup”

By: admin
28 April 2025 at 17:00

BBC pritet që ti bëjë një kerkesë Federatës së Futbollit për të nisur finalen e FA Cup në orën 15:00 dhe jo në 17:15 siç është bërë zakonisht.

Siç dihet më 17 maj do të mbahet edhe finalja e Eurovision Song Contest.

BBC ka ekskluzivitetin e transmetimit të të dy eventeve në Britaninë e Madhe dhe për të evituar përplasje në rast se finalja do të kërkojë shtesa apo edhe penalltitë për të vendosur fituesen ka biseduar me krerët e Federatës për të ndryshuar orarin.

Finalja e FA Cup një vit më parë u ndoq nga 9.1 milionë telespektatorë në BBC ndërsa akti i fundit Eurovision Song Contest mbërtheu pas ekranit më shumë 8 milionë telespektatorë.

The post “Eurovision Song Contest” detyron BBC të caktojë orar të ri për finalen e “FA Cup” appeared first on Albeu.com.

Manchester City fiton me rikthim ndaj Bournemouth dhe kalon në gjysmëfinale të FA Cup 

30 March 2025 at 19:25

Manchester City ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup pas fitores ndaj Bournemouth si mysafir me rezultat 2-1. 

Më të filluar ndeshja, Man City fitoi penallti, por nga pika e bardhë Erling Haaland nuk ia arriti të shënojë. 

Në anën tjetër, në rastin e parë të mirë, Bournemothu shënoi, kur Justin Kluivert asistoi te Evanilson që shënoi për 1-0. 

Qytetarët u ngjallën në pjesën e dytë, ku pas një aksioni të bukur, Erling Haaland nga afër gjeti rrjetën për 1-1. 

Image

Në minutën e 63-të, Man City mori epërsinë, me Omar Marmoush që shënoi për 2-1. 

Me këtë fitore, Man City kalon në gjysmëfinale, ku do të takohet me Nottinghamin. /Telegrafi/  

The post Manchester City fiton me rikthim ndaj Bournemouth dhe kalon në gjysmëfinale të FA Cup  appeared first on Telegrafi.

Mateta kthehet në fushë me një kaskë speciale pas dëmtimit: i kanë rindërtuar veshin

By: user 2
30 March 2025 at 13:42

Tre javë pas dëmtimit të tmerrshëm në vesh, Jean-Philippe Mateta është rikthyer në fushë. Ishte data 1 mars kur një ndërhyrje brutale nga Roberts i shkaktoi një traumë kraniale dhe një plagë të madhe që kërkoi 25 qepje për t’u mbyllur. Sulmuesi i Crystal Palace iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale plastike për rindërtimin e veshit nga një mjek që mbeti i tronditur nga përmasat e dëmtimit. Tani, gjithçka është lënë pas dhe lojtari është rikthyer në fushë për ndeshjen e FA Cup kundër Fulham.

Ishte paraqitja e tij e parë pas dëmtimit dhe ajo që habiti të gjithë ishte kaska speciale që mbante. Duke qenë se dëmtimi ishte ende i freskët, Mateta kishte nevojë për një mbrojtje shtesë për të ruajtur veshin nga goditjet e mundshme. Nuk ishte një kaskë klasike si ajo e Petr Cech, por një lloj kapeleje si ato që përdoren në waterpolo, e cila mbulonte vetëm zonën e dëmtuar.

Jean-Philippe Mateta is back in action for @CPFC today 🦅#EmiratesFACup pic.twitter.com/nwCsVV9oRt

— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) March 29, 2025

Kaska speciale e Mateta

Veshi i tij ishte ende i mbuluar me një fashë për të shmangur infeksionet gjatë procesit të shërimit, por kjo nuk mjaftonte për ta mbrojtur plotësisht. Kështu, në fitoren e Crystal Palace ndaj Fulham, Mateta u rikthye në fushë duke mbajtur një lloj kapeleje të ngjashme me atë të waterpolos, e cila mbulonte vetëm njërin vesh dhe linte të lirë pjesën tjetër të fytyrës dhe kokës. Projektimi i këtij pajisjeje mbrojtëse, i cili u aprovua nga Federata Angleze, kërkoi kohë dhe lojtari testoi tre versione të ndryshme përpara se të gjente atë më të përshtatshmen.

Trajneri i Palace, Oliver Glasner, e komentoi situatën me humor: “Është si një kaskë e waterpolos. Në atë sport, shërben për të mos lejuar që uji të hyjë në veshë, ndërsa ai e ka vetëm në njërën anë. Duket e çuditshme, por tashmë jemi mësuar”. Ishte opsioni më i rehatshëm për të, pasi alternativa tjetër ishte një kaskë e plotë mbrojtëse, e cila gjatë stërvitjeve i shkaktoi vështirësi për shkak të peshës së tepërt.

The post Mateta kthehet në fushë me një kaskë speciale pas dëmtimit: i kanë rindërtuar veshin appeared first on Lapsi.al.

Mësohen dy gjysmëfinalistet e para në Fa Cup

By: armand
29 March 2025 at 21:34

Janë luajtur sot dy nga çerekfinalet e vlefshme për FA cup, ku janë përcaktuar dhe dy ekipet e para gjysmëfinaliste. Në “Craven Cottage “në Londër, Fulham u mund 0-3 në shtëpi nga Crystal Palace. Miqtë shënuan dy gola brenda 4 minutave në pjesën e parë, fillimisht me Eberechi Eze në 34′ dhe në 38′ me […]

The post Mësohen dy gjysmëfinalistet e para në Fa Cup appeared first on BoldNews.al.

8 minuta kontroll për rregullsinë e golit, VAR shkakton pakënaqësi te tifozët në Angli

By: armand
2 March 2025 at 16:38

Fundjava e parë e vendimeve për pozicionin jashtë loje me ndihmën e teknologjisë gjysmë të automatizuar në futbollin anglez u kthye në konfuzion. Plot 8 minuta u kërkua për kontrollin e vlefshmërisë së një goli në sfidën mes Bournemouth dhe Wolves të vlershme për FA CUP. Ishte minuta e 35 e takimit kur mbrojtësi Milos […]

The post 8 minuta kontroll për rregullsinë e golit, VAR shkakton pakënaqësi te tifozët në Angli appeared first on BoldNews.al.

Mateta mori një nga goditjet më të egra në kokë nga portieri i Millwallit – u desh të largohej me barelë nga fusha

1 March 2025 at 15:03

Gjatë ditës së sotme (e shtunë) pamë një nga faullet më të këqija në fushën e futbollit, në ndeshjen e fazës së 1/8-tës të FA Cup ndërmjet Crystal Palace dhe Millwall.

Në minutën e tetë, portieri i mysafirëve, Liam Roberts, e goditi topin jashtë zonës së penalltisë dhe më pas goditi në kokë sulmuesin e Palace, Jean-Philippe Mateta.

Francezi mbeti menjëherë në tokë pa ndjenja dhe gjyqtari Michael Oliver fillimisht nuk dha as faull.

Megjithatë, pas kësaj, ai u thirr nga dhoma e VAR-it dhe pasi shikoi pamjet, Oliver i dha portierit të Millwallit një karton të kuq direkt.

Sulmuesi i Palace u transportua me barelë dhe teksa po e ndihmonin, dukej gjak nga fytyra e tij.

“Mateta është larguar pas asaj ndërhyrje të tmerrshme. Jemi menjëherë pas jush, JP”, shkroi Palace një mesazh mbështetës për sulmuesin e tyre. /Telegrafi/

 

Oh my word one of the worst challenge I’ve ever seen on Jean-Philippe Mateta#PALMIL #FACUP

pic.twitter.com/jdGIv25wPd

— TheSecretScout (@TheSecretScout_) March 1, 2025

The post Mateta mori një nga goditjet më të egra në kokë nga portieri i Millwallit – u desh të largohej me barelë nga fusha appeared first on Telegrafi.

FA Cup/ Shorti i buzëqesh Man.City-t, do ndeshet me ekipin surprizë që eliminoi Liverpulin

By: armand
10 February 2025 at 21:46

Shorti i Kupës FA ka qenë me fat për Manchester City-n, i cili në raundin e pestë do të përballet me skuadrën që bëri surprizën e madhe duke eliminuar Liverpoolin. Playmouth eliminoi të kuqtë me fitoren 1-0, por tani ka peshkuar skuadrën e Guardiolës në turin tjetër, ku do të synojë një tjetër mrekulli shumë […]

The post FA Cup/ Shorti i buzëqesh Man.City-t, do ndeshet me ekipin surprizë që eliminoi Liverpulin appeared first on BoldNews.al.

Man City mezi fiton ndaj ekipit të kategorisë së tretë dhe kalon tutje në FA Cup

8 February 2025 at 15:39

Manchester City siguroi një vend në raundin e pestë të apo fazën e 1/8-tës në FA Cup me fitoren 2-1 në udhëtim te Leyton Orientit.

Qytetarët ishin në një siklet të madh pasi përfunduan në disavantazh pjesën e parë të ndeshjes së 1/16-të në FA Cup.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 16-të me autogolin e portierit Stefan Ortega, pasi Jamie Donley gjuajti nga rreth 50 metra duke goditur traversën dhe më pas topi preku portierin dhe përfundoi në rrjetë.

 

HALF-TIME | One behind.

🔴 1-0 💛 #ManCity pic.twitter.com/3vhNf6Gtjp

— Manchester City (@ManCity) February 8, 2025

Megjithatë, ekipi i Pep Guardiolës arriti të kthehet në pjesën e dytë për të marrë një fitore të madhe dhe për t’u kualifikuar tutje.

City barazoi me transferimin e ri Abdukodir Khusanov, i cili shënoi në minutën e 56-të për 1-1 dhe golin e fitores e shënoi Kevin De Bruyne në minutën e 79-të për 1-2.

Kjo fitore për Cityn vjen në prag të një ndeshjeje të rëndësishme kundër Real Madridit në ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve, të planifikuar për të martën. /Telegrafi/

 

FULL-TIME | Into the next round 💪

🔴 1-2 💛 #ManCity | @okx pic.twitter.com/13g06fVymX

— Manchester City (@ManCity) February 8, 2025

 

 

The post Man City mezi fiton ndaj ekipit të kategorisë së tretë dhe kalon tutje në FA Cup appeared first on Telegrafi.

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

7 February 2025 at 23:50

Arsyeja pse VAR-i nuk u përdor në duelin që Manchester United e fitoi me rezultat 2-1 ndaj Leicester Cityt në FA Cup tashmë është zbuluar. 

United arriti që të sigurojë një vend në raundin e pestë të FA Cup, falë një goli në momentet e fundit nga Maguire. 

Sidoqoftë, përsëritja e aksionit shfaqi pamjet ku Maguire u pa qartësisht në pozicion jashtë loje kur u ekzekutua gjuajtja e lirë nga Bruno Fernandes. 

Fatmirësisht për ‘Djajtë e Kuq’, VAR-i nuk u fut në funksion për ta anuluar atë gol. 

Më herët në FA Cup, VAR ishte përdorur në raundin e tretë dhe të katërt, nëse ndeshja ishte luajtur në një terren të Ligës Premier. 

Sidoqoftë, para fillimit të sezonit 2024/2025, kjo rregull ndryshoi dhe u mor vendim që VAR-i të përdorej vetëm nga raundi i pestë e tutje. 

🤛 Maguire 🤜#EmiratesFACup pic.twitter.com/Jq6sPkJ1cm

— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) February 7, 2025

“VAR do të përdoret në FA Cup 2024/2025 vetëm nga raundi i pestë e tutje dhe nuk do të jetë në gjendje të përdoret në raundin e tretë dhe të katërt”. 

“VAR është përdorur në FA Cup vetëm në ndeshjet e kaluara në stadiumin ‘Wembley’ dhe në terrenet e Ligës Premier për shkak të infrastrukturës, fuqisë punëtore dhe kostove që kërkohen për këtë operacion”, kishte njoftuar Federata Angleze.   

United do të rikthehet në aksion gjatë vikendit të ardhshëm ku do të jenë nikoqir të Tottenhamit./Telegrafi/

The post Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit? appeared first on Telegrafi.

Teknika absurde e Raya gjatë penalltive: portieri dënon Arsenal me eliminim

By: user 2
13 January 2025 at 15:45

Portieri i Arsenal, David Raya, la pa fjalë tifozët e skuadrës londineze pas humbjes së tyre me penallti kundër Manchester United në raundin e tretë të FA Cup këtë sezon. Shumë nga mbështetësit e ekipit të teknikut Arteta shprehën pakënaqësinë për atë që panë gjatë ekzekutimit të penalltive. Raya, në fakt, dukej se hidhej përpara se kundërshtarët të godisnin topin nga pika e bardhë. Një video që tregon momentet e penalltive ka ngjallur habi për mënyrën e veprimit të tij.

Në penalltinë e parë të goditur nga Bruno Fernandes, lëvizja e spanjollit Raya mund të duket normale, siç shihet zakonisht në fushë: portieri hidhet në një drejtim, ndërsa topi përfundon në tjetrin. Megjithatë, portieri i Arsenal nuk priti deri në momentin e fundit që kundërshtari të godiste, por u hodh pothuajse në të njëjtën kohë me goditjen e kapitenit të “Djajve të Kuq”. Raya nuk arriti të ndalte asnjë nga penalltitë, duke u mashtruar lehtësisht edhe nga gjuajtjet e Diallo dhe Yoro. Por, janë dy penalltitë e fundit ato që lanë tifozët të habitur.

Gabimet e portierit të Arsenal: hidhet përpara se të goditet topi

Martinez, një nga gjuajtësit e penalltive, fillimisht shikon nga Raya para se të gjuajë. Në këtë rast, portieri i Arsenal hidhet shumë herët, përpara goditjes së mbrojtësit të United. Goditja e tij e fortë në këndin e djathtë të portierit përfundon pa asnjë problem në rrjetë, pasi Raya tashmë ishte hedhur në drejtimin e kundërt gjatë nisjes së sulmuesit drejt topit.

Tifozët e Arsenal mbetën pa fjalë, ndërsa në penalltinë vendimtare të Zirkzee, Raya bëri edhe më keq. Ish-lojtari i Bolognas e goditi topin saktësisht në të djathtën e portierit, por Raya tashmë ishte duke u hedhur në të majtën, duke e bërë shumë të lehtë për Zirkzeen të shënonte dhe të vuloste fitoren e United.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, falë golave të Bruno Fernandes dhe Gabriel Jesus. Gjatë ndeshjes, Odegaard humbi një penallti vendimtare për Arsenalin, duke kontribuar në disfatën që padyshim do të mbetet në kujtesën e David Rayas për një kohë të gjatë.

pic.twitter.com/qTyBtqaC54

— FA (@F_s_i_s_d) January 12, 2025

The post Teknika absurde e Raya gjatë penalltive: portieri dënon Arsenal me eliminim appeared first on Lapsi.al.

Guardiola tërbohet me një grup djemsh: “I njoh fytyrat tuaja, ejani më”

By: user 2
13 January 2025 at 12:18

Anglia përjetoi një fundjavë intensive futbolli nën hijen e magjisë së FA Cup. Ndër ekipet e përfshira ishte edhe Manchester City i teknikut Pep Guardiola, që mposhti bindshëm Salford City, një skuadër e League Two, me rezultatin 8-0. Me këtë fitore, Citizens siguruan një kalim të lehtë në raundin e katërt të kompeticionit, ku do të përballen me Leyton Orient ose Derby County. Por ajo që ndodhi pas ndeshjes tërhoqi më shumë vëmendje sesa fitorja e thellë në fushë.

Protagonisti ishte vetë Guardiola, i cili kohët e fundit është bërë shpesh temë diskutimi për performancën e papritur të dobët të Manchester City në kampionat dhe në Champions League, si dhe për reagimet e tij virale. Kësaj here, trajneri spanjoll u përfshi në një incident tjetër, kur disa djem iu afruan duke i kërkuar autografe në disa suvenire të Manchester City. Ngjarja ndodhi afër shtëpisë së tij dhe Guardiola nuk e priti aspak mirë: “Mos ejani më, nuk do t’jua them përsëri, i njoh fytyrat tuaja.”

Të rinj që shesin suvenire me firmë

Guardiola kishte vënë re që fytyrat e këtyre djemve i kishte parë disa herë më parë. Qëllimi i tyre ishte të shisnin online suveniret e nënshkruara nga ai dhe të përfitonin financiarisht. Kjo praktikë është mjaft e përhapur në Angli dhe Spanjë dhe ka shkaktuar pakënaqësi tek shumë futbollistë të La Ligës, të cilët kanë refuzuar të firmosin ose janë zemëruar me kërkuesit e autografeve. Guardiola, ndonëse u përpoq t’u plotësonte kërkesën, shfrytëzoi momentin për t’u dhënë një mësim për jetën, duke u përpjekur t’u shpjegojë që jeta nuk përbëhet vetëm nga kjo.

Fjalët e Guardiolës për djemtë: “Mos ejani më”

“Shkoni në shkollë dhe përgatituni, djem, jeni të rinj, mos humbni kohë këtu,” – tha me tone të ashpra Pep. “A mendoni ta kaloni jetën tuaj duke bërë këtë gjë, sinqerisht?”, shtoi ai. Guardiola vazhdoi: “Përgatituni më mirë, ju lutem, kjo nuk është gjithçka. Cilat janë ëndrrat tuaja? Më thuaj, çfarë ëndërron? Stërvitu, stërvitu për dreq!” – tha ai duke i nxitur të largohen. Trajneri u largua duke i lënë djemtë të hutuar dhe në siklet nga kjo qortim i papritur.

Pep Guardiola telling autograph hunters to stop coming back and live your lives is superb 👏 pic.twitter.com/vuQnGAixBf

— george (@StokeyyG2) January 12, 2025

The post Guardiola tërbohet me një grup djemsh: “I njoh fytyrat tuaja, ejani më” appeared first on Lapsi.al.

Shorti i raundit të katërt të FA Cup: Liverpool dhe Man United mësojnë kundërshtarët

12 January 2025 at 23:25

Shorti për raundin e katërt të FA Cup tashmë është zbuluar, ku nuk mungojnë përballjet interesante.

Raundi i tretë i kësaj gare filloi mbrëmjen e së enjtes, me klubet e Ligës Premier, Fulham dhe Everton që siguruan kualifikimin tutje pas fitoreve ndaj watford dhe Peterborough.

Aston Villa u rikthye nga disavantazhi për ta mposhtur West Hamin para se Liverpool, Chelsea, Manchester City, Leicester City, Bournemouth dhe Brighton të marrin fitoret e tyre të shtunën.

Ka ende edhe katër ndeshje për t’u luajtur, duke përfshirë tri prej atyre që do të luhen të martën, por shorti u hodh live në BBC.

Aston Villa vs Tottenham është ndoshta ndeshja më interesante e këtij raundi, teksa Plymouth do të ndahet i kënaqur që do të luajë në shtëpi ndaj liderit Liverpoolit.

Ruud Van Nistelrooy në ndërkohë do të bëjë një rikthim të hershëm në ‘Old Trafford’, aty ku ekipi i tij Leicester City do të përballet me Manchester United.

Shorti i plotë i FA Cup:

Man United vs Leicester City

Leeds United vs Millwall/Dagenham & Redbridge

Brighton vs Chelsea

Preston/Charlton vs Wycombe Wanderers

Exeter City vs Nottingham Forest

Coventry City vs Ipswich Town

Blackburn Rovers vs Wolves

Mansfield Town/Wigan Athletic vs Fulham

Birmingham City vs Newcastle United

Plymouth Argyle vs Liverpool

Everton vs Bournemouth

Aston Villa vs Tottenham

Southampton/Swansea vs Burnley

Leyton Orient/Derby vs Manchester City

Doncaster Rovers vs Crystal Palace

Stoke City vs Cardiff City

/Telegrafi/

The post Shorti i raundit të katërt të FA Cup: Liverpool dhe Man United mësojnë kundërshtarët appeared first on Telegrafi.

I rezistuan me 10 lojtarë në fushë, Man United eliminon Arsenalin pas penalltive në FA Cup

12 January 2025 at 18:55

Manchester United është kualifikuar në raundin e ardhshëm të FA Cup, pasi kanë mposhtur Arsenalin në ‘Emirates’ pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-3.

Vendasit patën iniciativën duke pasur më shumë në posedim topin, por duke mos arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në fakt Arsenali mendoi se kishte kaluar në epërsi kur në minutën e 18-të Gabriel Martinelli shënoi gol, por që ai u anulua për pozicion jashtë loje.

United në anën tjetër nuk krijoi asnjë rrezik për portën e David Raya, kjo për shkak të angazhimit të lartë të ‘Topçinjve’ në fazën defanzive.

Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Bruno Fernandes i cili në minutën e 52-të realizoi një super gol për 1-0.

Unitedi mori një goditje të rëndë, pasi Diogo Dalot mori edhe kartonin e dytë të verdhë (61’) duke lënë ekipin me 10 lojtarë në fushë për 1 orë lojë.

I shpejtë ishte reagimi i Arsenalit të cilët reaguan duke barazuar rezultatin në 1-1 përmes Gabriel Magalhaes i cili e mposhti turkun Bayindir.

Ishte pikërisht Bayindir ai i cili u bë hëro për Unitedin në minutën e 72-të duke pritur penalltinë e Martin Odegaard.

Pas kohës së rregullt nuk pati fitues dhe u deshën vazhdimet, ku as ato nuk prodhuan një ekip fitues dhe kështu u desh ekzekutimi i penalltive.

Në penallti më të saktë ishin skuadra e Manchester United të cilët fituan me rezultat 5-3  duke avancuar kështu në raundin tjetër të FA Cup./Telegrafi/

What a performance from this man.#MUFC || #FACup pic.twitter.com/a7v4c8ItKI

— Manchester United (@ManUtd) January 12, 2025

The post I rezistuan me 10 lojtarë në fushë, Man United eliminon Arsenalin pas penalltive në FA Cup appeared first on Telegrafi.

❌
❌