Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aktori Ingvar Sigurdsson anëtar i jurisë kryesore të edicionit 17 të PriFest

By: Kult Plus
20 August 2025 at 16:16

Ingvar Sigurdsson është një nga aktorët më të vlerësuar të Islandës, me një karrierë mbi tre dekada në film, televizion dhe teatër.

Kreditet e tij filmike përfshijnë Godland, The Northman, A White, White Day, The Shrouds, Lamb, Of Horses and Men dhe Sebastian, si dhe filmat ndërkombëtarë si Justice League, Fantastic Beasts, Everest, Beowulf and Grendel, K-19: The Widowmaker dhe Rebel Moon pjesët 1 dhe 2. Në televizion, ai është paraqitur në serialet Trapped, Succession, Katla, Blackport, Balls, Killing Eve dhe King and Conqueror.

Çmimet e Sigurdsson përfshijnë Çmimin danez Bodil 2023 për Godland, Aktorin më të mirë në Java e Kritikës në Kanë për A White, White Day, dhe Aktorin më të mirë në Clermont-Ferrand për O (Hringur). Ai është nominuar tre herë për Çmimet e Akademisë Evropiane të Filmit, duke fituar në vitin 2000 për Angels of the Universe, dhe është përzgjedhur në Shooting Stars në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

PriFest mbahet nga 9-14 shtator në Kino Armata, Prishtinë./ KultPlus.com

Dy vjet e gjysmë pritje për fitoren e diskutueshme, penalltia në Ligën Premier shkaktoi shumë debat

19 August 2025 at 08:42

Pas një pushimi dyvjeçar, Leeds United u rikthye me sukses në Ligën Premier, por goli i fitores 1-0 kundër Evertonit ngriti shumë pluhur në publikun anglez.

Leeds priti dy vjet për t’u futur në Ligën Premier, vendi ku i përket një klub me një reputacion të tillë. Fitorja e fundit që Leeds arriti në nivelin më elitar të futbollit anglez ishte më 4 prill 2023.

Megjithatë, numërimi mbrapsht ka mbaruar. Xhiro e parë e sezonit të ri në ligën më të fortë në botë ishte tashmë e suksesshme, dhe Evertoni u mposht me rezultatin 1-0, që është një tregues i një sezoni të mirë në klubin nga Yorkshire.

Në fillim të sezonit të rikthimit, një penallti ishte e mjaftueshme për Leeds, e cila ngriti shumë pluhur në Angli. Ajo u akordua në minutën e 84-të.

 

Leeds were awarded a penalty against Everton due to a handball from James Tarkowski.

Correct decision? 🤔 pic.twitter.com/hMg6KOSQHl

— Football on TNT Sports (@footballontnt) August 18, 2025

Gjuajtja nga distanca, e cila shkonte në portën e Evertonit, goditi James Tarkowskin në gjoks dhe në pjesën e sipërme të krahut në të njëjtën kohë. Shumë gjyqtarë nuk do ta cilësonin penallti.

Gjyqtari Chris Kavanagh fillimisht as nuk tregoi me gisht nga pika e bardhë, por ai shikoi pamjet e VAR-it pas një thirrjeje nga dhoma e asistentëve dhe më pas akordoi një penallti për Leeds United.

Lojtari gjerman Lukas Nmecha, i cili hyri në lojë vetëm gjashtë minuta më parë, ishte një lojtar i besueshëm dhe arriti të shënoj golin e fitores 1-0.

Sigurisht, vendimi i gjyqtarit Kavanagh shkaktoi protesta të ashpra nga lojtarët, stafi dhe tifozët e Evertonit në rrjetet sociale. Më i zhurmshmi ishte Tarkowski, i cili nuk mund ta pranonte vendimin duke ditur se në cilin vend të trupit të tij ndjeu kontaktin me topin. /Telegrafi/

The post Dy vjet e gjysmë pritje për fitoren e diskutueshme, penalltia në Ligën Premier shkaktoi shumë debat appeared first on Telegrafi.

FSHF investime në sistemin e teknologjisë VAR, risitë e edicionit të ri

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Futbolli shqiptar po bëhet gati të ngrejë siparin e edicionit të ri. Më 19 gusht nis kampionati “Abissnet Superiore” ndërsa më 26 gusht fillon sezoni i ri i “Kategorisë së Parë”. Përgatitjet kanë nisur jo vetëm nga klubet pjesëmarrëse, por edhe nga arbitrat që do të vendosin drejtësinë në fushë.

Në një intervistë për fshf.org, shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci foli për përgatitjet intensive që po bëhen në prag të nisjes së sezonit. “Jemi në metrat e fundit të garës, që do të fillojë më 15 gusht ku ne do të nisim me testimet fizike të Kategorisë së Parë. Gjithashtu do të bëjmë prezantim me të gjithë klubet e Kategorisë së Parë dhe “Abissnet Superiore” ndryshimet e rregullores së lojës dhe disa nga problematikat që ka pasur sezoni i kaluar në lidhje me vendimmarrjet e arbitrave dhe sistemit VAR”.

Risi e këtij sezoni është investimi më i fundit i FSHF-së, ndërtimi i qendrës së re të sistemit VAR në Shtëpinë e Futbollit. “Qershia mbi tortë e këtij sezoni të ri është investimi më i ri i FSHF-së, që do t’i vijë gjithmonë në ndihmë klubeve, ndërtimi i qendrës së re të sistemit VAR që është në ambientet e FSHF-së. Me këtë investim të ri, FSHF rreshtohet krah federatave më të mira në Europë, që implementimin e sistemit VAR e kanë në ambientet e Federatave të tyre” – thotë Sokol Jareci për FSHF.org.

Shefi i Sektorit të Arbitrimit tregon se trajnimi i arbitrave nis javën e ardhshme ndërsa ka edhe një ftesë për të gjithë djemtë e vajzat për t’iu bashkuar kësaj fushe. “Javës tjetër ne nisim procesin e trajnimit të arbitrave të Kategorisë “Abissnet Superiore” dhe të Parë. Do të nisë testimi në ambientet e reja sepse infrastruktura është e gjitha e re.

Gjithmonë shfrytëzojmë rastin për të bërë thirrje të gjithë vajzave dhe djemve të rinj që janë pjesë e futbollit të ndjekin Akademinë e Arbitrimit. Me numrat nuk jemi shumë të kënaqur, sidomos në kolegjiumet e rretheve. Tirana mban rekordin, për shkak edhe të popullsisë. Duhet t’i arrijmë numrat që të mbulojmë të gjithë aktivitetin futbollistik që ofron FSHF”,  nënvizoi Jareci.

Prej disa vitesh tashmë, nuk mungon bilbili shqiptar në arenën ndërkombëtare. Edhe në takimet kualifikuese për djem e vajza në kompeticionet europiane, kanë gjykuar ndeshje disa arbitra. Risi ishte Albert Doda në rolin e AVAR-it për herë të parë në një ndeshje europiane.

“Kanë filluar të gjithë aktivitetet e UEFA-s për djem e vajza. Florian Lata ishte pjesë e turit të parë. Edhe te vajzat, ishim prezentë në turin e parë të Champions League me Eglantina Pjetrushajn. Për vajzat këtë vit shtohet edhe një aktivitet i ri, siç është Liga e Europës që do të thotë që rritet edhe numri i pjesëmarrjes për arbitret tona.

Enea Jorgji ishte pjesë e turit të tretë të Europa League së bashku me asistentët Rexha dhe çokaj. Risi ishte që për herë të parë mori pjesë në evenimente të UEFA-s, në rolin e asistentit të VAR, Albert Doda. Përveç se arbitrave në fushë dhe asistentëve, UEFA po i beson zyrtarëve tanë edhe rolin e sistemit VAR dhe AVAR”, përfundoi Sokol Jareci.

/e.i//a.f/

The post FSHF investime në sistemin e teknologjisë VAR, risitë e edicionit të ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nën qiellin që ndryshon, gratë bartin mbi supe ndryshimet klimatike në bujqësi

8 August 2025 at 07:42

Për Kimete Hotin nga Krusha e Madhe, pranvera nis ende pa zbardhur agimi dhe mbyllet në mesnatë. Tash e 26 vite ora katër e mëngjesit e gjen Kimeten përballë listës së gjatë të punëve që sjellin bletaria dhe përgatitja e ajvarit.

Presioni i verës rritet mes gumëzhimës së bletëve dhe aromës së specave, teksa kujdesi për bletët dhe përgatitja e mjaltit dhe ajvarit kërkojnë kohë dhe përkushtim.

Me ardhjen e vjeshtës dhe ftohtësisë që ndjehet në ajër, puna arrin kulmin. Nëntori shënon fundin e sezonit dhe për Kimeten, përfundimin e një periudhe të mundimshme.

“Nganjëherë them a u bon 24 orë apo u bon 30 orë? E kam vetëm pauzën e ushqimit dhe të kafes se sezoni është shumë i shkurtër”, rrëfen Kimetja.

Ajo udhëheq sot me përkushtim biznesin “Mjaltë dhe Ajvar i Krushës”, por 26 vite më parë ajo mbijetonte përmes bletarisë, konservimit të turshive dhe përgatitjes së ajvarit, pasi në moshën 27 vjeçare ajo mbeti nënë vetushqyese pas vrasjes së bashkëshortit në luftë.

Përkundër se Krusha e Madhe ofron terren të përshtatshëm për bujqësi, puna shpesh pengohet nga reshjet dhe ndryshimet klimatike, ndërsa dimri shton sfidat duke rrezikuar përhapjen e sëmundjeve që një bletë e infektuar mund t’ia transmetojë gjithë kosheres.

“Ndodh për shembull ndonjëherë që mundet edhe me dështu, nuk mundesh me marrë mjaltë aq sa mendon për shkak të të reshurave”, shpjegon Kimetja.

Kryerja e punëve në një punëtori të mbyllur e të mbrojtur nga temperaturat ekstreme do t’i përmirësonte kushtet e Kimetes dhe do të ulte barrën financiare të punës në shtëpi.

“Shpenzime ka mjaft sa nganjëherë thu qysh do t’i nxjerrë këto shpenzime. Nisur së pari nga bletaria. Bleta për shembull, kosherja, fundi, sandeku, rrobat, teli, dylli, pastaj kutia, mandej kapaku, mos të flas tjera e tjera sene”, numëron Kimetja, e cila me shpenzime përballet edhe kur bie fjala te përgatitja e ajvarit.

Organizata joqeveritare “Gruaja Fermere” nga Rahoveci, themeluar më 2006, merret me sfidat e grave dhe organizimin e trajnimeve për avancimin e tyre.

Muradije Shehu nga kjo organizatë përmend si pengesa kryesore mungesën e marketingut, importin, mungesën e agronomëve në terren dhe nevojën për trajnime në plane biznesi dhe kultivim cilësor.

“Për sfidat që sjellin ndryshimet klimatike, gratë që punojnë në sektorin e bujqësisë duhet të bashkëpunojnë me një agronom në komunë dhe të informohen si duhet t’i përshtaten kultivimit të prodhimeve në ndryshimet klimatike”, sqaron Shehu.

Ajo shton se mungesa e tokës në emrin e grave ua vështirëson atyre qasjen në subvencione dhe mbështetje financiare.

Në botën e mbushur me kimikate “99 Lule” sjell natyrën në shishe

Edhe pse ndryshimet klimatike e kanë vështirësuar bujqësinë në Kosovë, Havushe Bunjaku e themeloi më shumë se dhjetë vite më parë kompaninë “99 Lule” që merret me bimë medicinale, çajra natyralë, vajra esencialë dhe produkte për kujdesin e lëkurës.

“Motivimi ynë ka qenë gjithmonë të krijojmë një ndërmarrje që mbështet zhvillimin e mjedisit dhe rritjen e grupeve të margjinalizuara, duke ofruar mundësi punësimi dhe edukimi për gratë nga zonat rurale”, shprehet Bunjaku.

Përkundër këtij rrugëtimi, angazhimi i kamotshëm i “99 Lule” shpesh sfidohet nga reshjet dhe thatësirat, të cilat vështirësojnë punën dhe rrisin kostot e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.

“Periudhat e thatësirës kanë kërkuar më shumë investime në sistemin e ujitjes, ndërsa reshjet e shumta kanë rritur nevojën për mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit, duke rritur përdorimin e substancave natyrale për mbrojtje, që janë shpesh më të shtrenjta”, përshkruan Bunjaku.

Gratë më të prekura nga ndryshimet klimatike në bujqësi

Besim Aliu, Koordinator dhe Parashikues i Motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës – IHMK, shpjegon se reshjet e tepërta mund të shkaktojnë përmbytje dhe erozion, ndërsa thatësira ndalojnë prodhimin dhe furnizimin me ujë, duke rritur varësinë nga inputet bujqësore si sistemi i ujitjes.

Në këtë kontekst, Aliu thotë se gratë hasin më shumë sfida përballë ndryshimeve klimatike.

“Gratë në sektorin bujqësor, të cilat shpesh merren me kultivime të vogla dhe ndihmojnë në menaxhimin e ekonomive familjare, janë më të prekura për shkak të mungesës së burimeve financiare dhe qasjes në teknologji moderne”, sqaron ai.

Rëndësinë strategjike të bujqësisë si një shtyllë kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit e vlerëson Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.

Ai nënvizon nevojën për programe të mirëplanifikuara për zhvillimin e bujqësisë, duke theksuar se sigurimi i ushqimit dhe ulja e importit duhet të jenë prioritete për vendin.

“Pra, vendit i nevojiten programe konkrete e jo të ashtuquajtura strategji të shumta që janë bërë nga OJQ të ndryshme të cilat janë pothuajse të karakterit deskriptiv”, tregon Rusinovci.

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) thonë se në kuadër të programeve vjetore mbështetëse kanë aplikuar masa afirmative për veprimtaritë e grave fermere.

Sipas MBPZhR-së, në masën 1 “Investime në asete fizike të ekonomive bujqësore” secila grua që i plotëson kriteret e pranueshmërisë, merr 2-5 pikë shtesë.

“Duhet theksuar se tashmë është e njohur si për MBPZhR-në dhe të gjithë fermerët se ndryshimet klimatike viteve të fundit po e shprehin ndikimin e tyre negative në sektorin e bujqësisë”, është përgjigjur ministria.

Ky institucion ka bërë të ditur se janë ndërmarrë disa iniciativa përmes projekteve në bashkëpunim me MBPZhR-në, me synim trajtimin serioz të kësaj çështjeje dhe zbatimin e masave për përshtatjen e kulturave bujqësore ndaj ndryshimeve klimatike. /Bubulina Peni dhe Donjeta Rexhbogaj/

Artikulli origjinal është publikuar në platformën e QIKA – Qendra për Informim, Kritikë, dhe Aksion, përmes projektit “Barazia Gjinore në Zbutjen dhe Përshtatjen e Ndryshimeve Klimatike” të mbështetur nga qeveria gjermane dhe i zbatuar përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2024 – “Skema e Mbështetjes së Shoqërisë Civile (CSS)” organizuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.

The post Nën qiellin që ndryshon, gratë bartin mbi supe ndryshimet klimatike në bujqësi appeared first on Telegrafi.

Rocchi njofton risinë: Arbitrat italianë do t’i shpjegojnë edhe për stadiumet vendimet e VAR-it

By: armand
5 August 2025 at 17:14

Një revolucion i vërtetë është gati të përfshijë botën e arbitrimit italian, duke nisur nga Serie C. Gjatë grumbullimit parasezonal të AIA-s në Cascia, u njoftuan risi të rëndësishme, duke filluar me futjen e “VAR-it me thirrje” në kategorinë e tretë profesioniste. Një inovacion që premton të ndryshojë marrëdhënien mes gjyqtarëve, trajnerëve dhe vendimeve në […]

The post Rocchi njofton risinë: Arbitrat italianë do t’i shpjegojnë edhe për stadiumet vendimet e VAR-it appeared first on BoldNews.al.

Rregull i ri: Trajnerët në La Liga do të jenë në gjendje të iniciojnë vetë rishikimet e VAR-it

29 July 2025 at 11:21

Trajnerët kryesorë të klubeve spanjolle do të lejohen të kërkojnë një rishikim video të incidenteve të diskutueshme dy herë gjatë një ndeshjeje.

La Liga po përgatit një ndryshim të madh rregullash — duke filluar nga sezoni 2025/2026, ku trajnerët kryesorë të ekipeve do të kenë të drejtë të ndikojnë në përdorimin e VAR-it.

Sipas rregullit të ri, çdo trajner do të lejohet të kërkojë një rishikim të një momenti të diskutueshëm nga gjyqtari duke përdorur rishikimin e videos deri në dy herë në ndeshje.

Nëse vendimi i gjyqtarit rrëzohet pas rishikimit, kërkesa nuk do të humbasë dhe trajneri do të ruajë një mundësi tjetër.

Kjo iniciativë synon rritjen e transparencës në arbitrim dhe dhënien e ekipeve më shumë kontroll në situata vendimtare.

 

📺‼La Primera Federación contará la próxima temporada con VAR

🙋‍♂️Revisión de una acción a petición del entrenador

2⃣Cada equipo tendrá dos solicitudes, si aciertan, las conservan

⚠Se podría aprobar en los próximos días para la Liga F pic.twitter.com/H1sMBieCzS

— Diario SPORT (@sport) July 28, 2025

La Liga do të bëhet një nga ligat e para evropiane që do të zbatojë një sistem të tillë.

Ndryshe, një gjë e tillë njihe si ‘challenge’ dhe praktikohet tash e shumë vite në basketboll. /Telegrafi/

 

The post Rregull i ri: Trajnerët në La Liga do të jenë në gjendje të iniciojnë vetë rishikimet e VAR-it appeared first on Telegrafi.

Tapë në timon dhe refuzoi testin e alkoolit, policia i vendos prangat 75-vjeçarit nga Kosova në Lezhë

By: M C
26 July 2025 at 22:19

Policia e Lezhës ka arrestuar një 75-vjeçar shqiptar nga Kosova pasi refuzoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit. Sipas policisë, i moshuari shfaqi shenja të dukshme të gjendjes së dehur.

Pas shoqërimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, F.G., 75 vjeç, pranoi të testohej me aparatin alkooltestues Dräger, ku rezultoi: Testi i parë 2.43 mg/l dhe testi i dytë 2.32 mg/l.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi F. G., 75 vjeç, nga Kosova, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Policisë

Në kuadër të planit të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet në zonat turistike dhe në akset me fluks të lartë automjetesh.

Shërbimet e Policisë morën informacion për një drejtues automjeti që dyshohej se po qarkullonte në gjendje të dehur në zonën e plazhit të Shëngjinit. Pas kontrolleve në terren, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin për të cilin disponohej informacioni, në drejtim të të cilit ishte shtetasi F. G., i cili shfaqte shenja të dukshme të gjendjes së dehur dhe fillimisht refuzoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit.

Pas shoqërimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ky shtetas pranoi të testohej me aparatin alkooltestues Dräger, ku rezultoi: Testi i parë 2.43 mg/l dhe testi i dytë 2.32 mg/l.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi F. G., 75 vjeç, nga Kosova, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të mos drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo nën efektin e substancave narkotike, pasi sjellje të tilla përbëjnë rrezik të shtuar për jetën dhe sigurinë në rrugë.

Në këtë periudhë me fluks të lartë qarkullimi dhe pushuesish, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur përbën një kërcënim serioz për jetën e të gjithëve. Respektoni rregullat e qarkullimit, mbroni jetën!

The post Tapë në timon dhe refuzoi testin e alkoolit, policia i vendos prangat 75-vjeçarit nga Kosova në Lezhë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Me plis në kokë, “shqiponjë” dhe valle shqiptare! Futbollisti i Interit e “djeg” në dasmën përrallore me modelen shqiptare

By: M C
25 July 2025 at 23:24

Benjamin Pavard, futbollisti i Interit dhe përfaqësueses së Francës, është kurorëzuar në martesë gjatë fundjavës së kaluar me bukuroshen shqiptare, Kleofina Pnishi.

Çifti ishte bashkë prej kohësh dhe pas propozimit për martesë që lojtari i bëri modeles shqiptare pikërisht gjatë pushimeve në bregdetin e Jugut të vendit tonë në verën e kaluar, ka ardhur edhe dasma përrallore në Amalfi të Italisë.

 

Një dasmë e shijuar për dy ditë me radhë në lokalitetin italian, me ceremoninë mes miqsh, e padyshim edhe banketin, ku nuk mungoi muzika e vallet shqiptare, plisat e festimet tradicionale.

Video    

Videot u publikuan në rrjetet sociale nga Kleofina e cila ka ndarë me ndjekësit e shumtë momentet e festës së ditës së paharrueshme për të.

The post VIDEO/ Me plis në kokë, “shqiponjë” dhe valle shqiptare! Futbollisti i Interit e “djeg” në dasmën përrallore me modelen shqiptare appeared first on Albeu.com.

UEFA kundërshton zgjerimin e fuqive të VAR për shkak të rritjes së mundshme të vonesave

23 July 2025 at 15:37

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA nuk mbështet ndryshimet e mundshme në rregullat e futbollit, për t’i dhënë më shumë fuqi VAR-it.

Më parë, u raportua se Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) mund të lejojë që VAR të ndërhyjë në rastet që përfshijnë kartonë të dytë të verdhë dhe goditje nga këndi të dhëna gabimisht.

Rikuperimet apo goditjet e dyta pas pritjeve të penalltive nga portierët gjithashtu mund të ndalohen.

Megjithatë, sipas The Times, drejtuesit e UEFA-s do të kundërshtojë zgjerimin e kompetencave të VAR-it, pasi organizata beson se më shumë vonesa do të anulonin çdo përfitim nga ndërhyrjet shtesë të VAR-it.

UEFA është gjithashtu kundër ndryshimit të propozuar në rregullat e ekzekutimit të penalltive.

Vërehet se zyrtarët e UEFA-s janë të pakënaqur që në mars të këtij viti IFAB prezantoi një numër ndryshimesh në rregulla pa u konsultuar me ta.

Një ndryshim i tillë është se një goditje nga këndi tani do të jepet nëse një portier mban topin në duar për më shumë se tetë sekonda. /Telegrafi/

The post UEFA kundërshton zgjerimin e fuqive të VAR për shkak të rritjes së mundshme të vonesave appeared first on Telegrafi.

Ngjarje e rëndë në Lezhë / Një 23-vjeçar kosovar humb jetën, dyshohet se…

28 June 2025 at 17:23

Një 23-vjeçar nga Kosova është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës pa shenja jete.

Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

The post Ngjarje e rëndë në Lezhë / Një 23-vjeçar kosovar humb jetën, dyshohet se… appeared first on Sot News | Lajme.

Audio e tensionuar e VAR për penalltinë e Bisseck e roli i Guida: “Dërgoja këtë”

By: user 2
20 May 2025 at 15:29

Në garën kokë më kokë për titullin mes Interit dhe Napolit nuk mund të mungonin polemikat. Qëndrim i fortë nga zikaltrit, të cilët nuk e kanë përtypur arbitrazhin në sfidën kundër Lazios, duke u ankuar veçanërisht për episodin e penalltisë së dhënë për prekje me dorë nga Bisseck. Vaj mbi zjarrin e polemikave, që kishin nisur që në prag të ndeshjes, pasi ishte përzgjedhur si AVAR arbitri Guida, nga seksioni i Torre Annunziata. Open VAR na tregoi çfarë ndodhi konkretisht në atë situatë, me audion e dialogut mes arbitrit Chiffi dhe bashkëpunëtorëve të tij në dhomën e rishikimit. Mund të vërehet se ishte gjyqtari i caktuar për VAR, pra Di Paolo, ai që drejtoi rishikimin, ndërsa Guida mbeti në prapavijë me një rol dytësor.

Polemikat e Inter-Lazio për përzgjedhjen e Guida

Por le të shkojmë me radhë. Nuk munguan polemikat në prag të Inter-Lazio për përzgjedhjen e Guidës si AVAR. Asnjë pengesë territoriale për arbitrin nga Pompeji, i cili rreth një muaj më parë kishte deklaruar se nuk dëshironte të gjykonte ndeshjet e Napolit për sigurinë e tij. Ja pra dyshimet e Interit, për zgjedhjen për ta bashkuar me skuadrën arbitrare të sfidës delikate ndaj Lazios. Një situatë që më pas u ndez pas episodit të prekjes me dorë nga Bisseck, që i kushtoi penalltinë për barazimin e shënuar nga Pedro, me klubin milanez të tërbuar dhe në heshtje.

Open VAR, çfarë ndodhi mes dhomës së VAR dhe arbitrit Chiffi

Në situatën e penalltisë që vendosi rezultatin përfundimtar 2-2, Open VAR, pra emisioni special i DAZN që tregon çfarë ndodhi mes fushës dhe dhomës së VAR-it, na tregon se Guida ishte absolutisht dytësor në vendimmarrje. Në fakt, rishikimi u drejtua, në përputhje me direktivat dhe rolet, nga kolegu Di Paolo sipas përzgjedhjes. Është ai që drejton gjithçka, me ndihmën edhe të teknikëve që punojnë me pamjet, duke e ftuar më pas Chiffin për rishikimin në monitorin në anë të fushës.

Pasi pa me imtësi pamjet, arbitri në VAR nuk shfaqi dyshime të veçanta: “Le të shohim një herë dhe pastaj vendosim kamerën. Kjo këtu. Pastaj ajo nga pas, nga mbrapa. Edhe kjo, por është pak larg. Një tjetër më e afërt, ja edhe kjo këtu. Sepse bën një lëvizje për ta hapur. E para është kjo. Të këshilloj një OFR të re (i thotë Chiffit – shënim i redaksisë), për të vlerësuar një mundësi për penallti.”

Vendimi për penalltinë dhe fraza e Barella ndaj arbitrit

Dhe kur gjyqtari i ndeshjes, pasi kishte përjashtuar me sugjerimin e arbitrit të katërt Inzaghin dhe Baronin, mbërrin te monitori, kontrolli zgjat shumë pak, pasi bëhet e qartë ajo që konsiderohet si “lëvizja” me dorë e Bisseck drejt topit. Pra, asnjë dyshim nga ana e Chiffit, i cili më pas përpiqet t’ia shpjegojë gjithçka një Barelle shumë nervoz. Përballë ftesës për të ruajtur qetësinë, mesfushori i Interit nënvizon rëndësinë e asaj që ishte në lojë: “Jam i qetë, por po luaj jetën time.”

Lexo më tej: Polemika pafund për Inter e Napoli: nga dora e Bisseck te penalltia e hequr në Parma

Tashmë gjithçka ishte vendosur dhe pak më pas, nga pika e bardhë, vjen goli i Pedro-s, që mund të jetë vendimtar për fatet e kampionatit.

Penallti e drejtë sipas dizenjatorit Rocchi

Përzgjedhësi i arbitrave Rocchi aprovon vendimin për penalltinë: “Konceptualisht niset nga mosndëshkueshmëria sepse i mban krahët pas shpine. Problemi është se më pas bëhet hapje me bërrylin, ndoshta në mënyrë instinktive – nuk dua të mendoj për qëllim, sepse nuk besoj se ndonjë mbrojtës do të donte të bënte një prekje me dorë me vetëdije. Instinkti e çon krahun drejt topit, prandaj është një penallti që duhet dhënë patjetër. E kuptoj vështirësinë për ta pranuar. Pozicioni i Chiffit nuk ishte ndër më të mirët dhe nuk e kuptoi fare se çfarë ndodhi. Bëri një ndeshje të mirë në një kontekst kompleks, gjithmonë bëri zgjedhjen e duhur për ndeshjen.”

The post Audio e tensionuar e VAR për penalltinë e Bisseck e roli i Guida: “Dërgoja këtë” appeared first on Lapsi.al.

Liga Premier lëshon deklaratë zyrtare për golin e anuluar të Harry Maguire

16 May 2025 at 22:19

Harry Maguire shënoi golin e parë kundër Chelseat në Stamford Bridge për ta çuar Manchester Unitedin në epërsi 1-0 në pjesën e parë.

Fatkeqësisht, ai u konsiderua në pozicion jashtë loje mezi për një milimetra në atë që ishte një vendim zemërthyes për vizitorët.

Tani, Liga Premier ka lëshuar deklaratën e mëposhtme, duke sqaruar vendimin e tyre: “VAR kontrolloi vendimin e gjyqtarit për golin – dhe përcaktoi që Maguire ishte në pozicion jashtë loje dhe rekomandoi që goli të anulohej”.

Rast të dyshimtë për penallti pati edhe kundër Chelseat, kur Rasmus Hojlund luajti me dorë brenda zonës së Man United, me Enzo Fernandez që lëshoi një goditje në drejtim të portës.

Por, gjyqtari dhe dhoma e VAR-it heshtën, duke bërë që loja të vazhdonte pa asnjë kontroll apo sqarim.

Të dyja ekipet mbeten të barabarta 0-0 në Stamford Bridge deri më tani, me përfundimin e pjesës së parë që tashmë ka ndodhur. /Telegrafi/

 

The post Liga Premier lëshon deklaratë zyrtare për golin e anuluar të Harry Maguire appeared first on Telegrafi.

“Vendimi i VAR-it në Bergamo për të shtyrë Juventus në Champions? Jeni seriozë?”

By: user 2
14 May 2025 at 11:22

Do të jenë 180 minuta jo për zemrat e dobëta. Tifozët, lojtarët, klubet janë të thirrur të mbajnë përqendrimin lart dhe të frenojnë nervozizmat e lehta në të cilat është e lehtë të biesh. Thirrja në VAR nga Sozza në episodin e penalltisë së supozuar në kontaktin Kone-Pasalic në Atalanta-Roma, ka nisur një teori komploti kundër rivaleve të Juventusit në garën për vendin e katërt. Në X e kemi provën.

Teoria e komplotit

Gara për vendin e katërt përfshin më shumë skuadra, por sytë janë të drejtuar sidomos te Juventus që tani është bërë favoritja e madhe pas humbjes së Romës në Bergamo. Dhe është pikërisht episodi i heqjes së penalltisë që ka shpërthyer teoritë e komplotit pro Juventus në X.

Lexo më tejLajm i bujshëm te Juventus: Calvo jep dorëheqjen, edhe Giuntoli mund të largohet

Gazetari Giovanni Capuano është “kapur” nga disa tifozë në rrjetin e Musk dhe ka reaguar kështu ndaj atyre që përhapnin këtë teori: “Pra jemi kthyer te pohimi se vendimi (madje i saktë) i VAR-it për të thirrur Sozza-n në Bergamo ka qenë një mënyrë për të shtyrë #Juventus në Ligën e Kampionëve? Jeni seriozë?”. Polemikat nuk mbarojnë kurrë kur është fjala për një top…

Quindi siamo tornati all’affermazione che la decisione (peraltro corretta) del Var di richiamare Sozza a Bergamo è stata un modo di spingere la #Juventus in Champions League?

Siete seri?

— Giovanni Capuano (@capuanogio) May 13, 2025

The post “Vendimi i VAR-it në Bergamo për të shtyrë Juventus në Champions? Jeni seriozë?” appeared first on Lapsi.al.

Skandal në Spanjë, një zë misterioz në dhomën VAR gjatë Barça– Real: “Më në fund…”

By: user 2
13 May 2025 at 15:04

Barcelona fitoi 4-3 “El Clásico” kundër Real Madrid dhe vendosi duart mbi titullin në La Liga. Gëzimi i blaugranëve ishte i pakontrollueshëm, pothuajse si një hakmarrje ndaj aludimeve të shpërndara nga ambientet “blancos” për fashot në kyçet e dorës të katalanasve, por nuk munguan helmimet dhe polemikat për shkak të disa episodeve arbitrare të diskutueshme.

Dialogu kontrovers mbi golin e anuluar të Fermín López

Një prej tyre shkaktoi bujë, jo aq për vendimin në vetvete apo për atë që u pa, por për një shprehje të çuditshme që u dëgjua në sfond në dhomën e VAR, ndërsa zyrtarët e ndeshjes po rishikonin aksionin në monitor. Dhe nëse ishte e qartë pse iu anulua Fermín López goli për 5-3 kundër Real (kishte kontrolluar topin me krah, edhe pse pa qëllim, duke përfituar nga kjo), ajo që habiti ishte një “faleminderit Zotit” që u dëgjua nga kabina e regjisë. Kjo audio pati një efekt shkatërrues.

“El Clásico” mes Barcelonës dhe Real Madrid dje përfundoi 4-3 për blaugranët. Por nuk munguan polemikat arbitrare, veçanërisht për disa episode. Njëri prej tyre lidhej me golin e anuluar të Fermín López në minutën e fundit të ndeshjes; lojtari spanjoll kishte ndalur topin me dorë përpara se të çlirohej nga mbrojtja dhe të godiste në portë. Megjithatë, atë që shkaktoi bujë ishte një audio që vinte nga dhoma VAR. Aty ishte arbitri Juan Martínez Munuera: ishte ai që njoftoi gjyqtarin në fushë, Alejandro Hernández Hernández, se ai gol duhej anuluar sepse ishte i parregullt për shkak të një prekjeje me krah që ndoshta nuk ishte parë me shpejtësinë reale dhe për vetë pozicionimin e lojtarëve.

Zëri misterioz në audion e dhomës VAR

Çfarë ka të çuditshme në atë bisedë? Rasti shpërtheu menjëherë pasi RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) bëri publik dialogun gjatë shqyrtimit në fushë, në përfundim të të cilit gjyqtari, siç e kërkon protokolli, do të sinjalizojë anulimin e golit. Në sekondën e 37-të dëgjohet një zë misterioz që thotë “më në fund” (“grazie al cielo”). Rindërtimi i shkëmbimit të fjalëve ka tërbuar tifozët e Barcelonës, më poshtë janë pjesët më të rëndësishme të sekuencës: Martínez Munuera: “Më dëgjo, Alex. Sapo identifikuam një dorë, në rregull? Eja ta shikosh, të lutem”.

Një zë i panjohur: “Është lart, më në fund… Po, po, absolutisht”. Hernández Hernández: “Në rregull, perfekt. Vazhdo, prek dorën e tij, po. Topi po del jashtë dhe tani më jep një pamje të gjerë që të shoh gjithë aksionin, të shoh si përfundon. Në rregull, perfekt, dora është qartësisht e ngritur. Anuloj golin”.

🗣 AUDIO REVISIÓN VAR

🗓 Jornada 35 | Primera División

⚽ @FCBarcelona_es 🆚 @realmadrid | 96′#ArbitrajeRFEF | @CTARFEF pic.twitter.com/5SQztI5Apn

— RFEF (@rfef) May 11, 2025

The post Skandal në Spanjë, një zë misterioz në dhomën VAR gjatë Barça– Real: “Më në fund…” appeared first on Lapsi.al.

Skandal në Spanjë pas golit të anuluar të Barcelonës – “Faleminderit Zotit!”, dëgjohet në dhomën e VAR-it

12 May 2025 at 09:59

Lojtarët e Barcelonës mposhtën Real Madridi me rezultat 4-3 në ndeshjen e xhiros së 35-të të La Ligës, në një El Clasico joreale për të cilën do të flitet me vite, dhe triumfi mund të kishte qenë më bindës nëse goli i Fermin Lopez në minutat shtesë të ndeshjes do të ishte pranuar.

Goli u anulua për shkak të një prekjeje me dorë më herët gjatë aksionit, dhe tani pamjet nga dhoma e VAR-it kanë shkaktuar një stuhi të vërtetë midis tifozëve të Barcelonës.

Konkretisht, gjyqtari në dhomën e VAR-it, Martinez Munuera, e paralajmëroi gjyqtarin kryesor Hernandez Hernandez që ta anulonte golin sepse, pasi sipas mendimit të tij, topi i kishte rënë në dorë Ferminit.

Megjithatë, ajo që shkaktoi revoltën ishte një zë i panjohur në sfond të regjistrimit, i cili mund të dëgjohet për një moment duke thënë: “Faleminderit Zotit!” (në sekondën e 37-të të videos së bashkangjitur).

 

Watch out, they will delete this audio and release another to cover the “Thank God” phrase that they used to celebrate Fermin Lopez’s disallowed goal.

Just look at what Barcelona is battling in every game! 💔pic.twitter.com/pd1fXNLat5

— BeksFCB (@Joshua__Ubeku) May 12, 2025

Siç pritej, videoja u bë shpejt virale, dhe fansat shprehën pakënaqësinë e tyre në komente për shkak të kësaj mënyre komunikimi.

Kujtojmë që Barcelona fitoi 4-3 mbrëmë në ‘Montjuic’, duke e mposhtur kështu Real Madridin për herë të katërt këtë sezon me një diferencë golash prej 16:7. /Telegrafi/

The post Skandal në Spanjë pas golit të anuluar të Barcelonës – “Faleminderit Zotit!”, dëgjohet në dhomën e VAR-it appeared first on Telegrafi.

Donnarumma u hutua nga VAR, nuk kuptoi se penalltia ishte për PSG:“Po çfarë po bëni?”

By: user 2
8 May 2025 at 12:02

Gigio Donnarumma u shqua me të paktën tre pritje spektakolare dhe vendimtare gjatë ndeshjes PSG-Arsenal, e vlefshme për kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit. Portieri ish-Milan ishte gjithashtu protagonist i një episodi mjaft të veçantë në pjesën e dytë. Gardiani i kaltërve, ashtu si i gjithë “Parc des Princes” dhe publiku në shtëpi, nuk kishte kuptuar pse gjyqtari ndaloi lojën papritur për të shkuar te monitori pas thirrjes nga VAR-i. Frika për një penallti në favor të Arsenalit ishte e madhe.

Faulli i supozuar i Kvaratskhelia

Pak më herët, në zonën e penalltisë së parizienëve, Kvara duket se kryen faull ndaj një kundërshtari, por aksioni vazhdon. E kështu, kur loja ndalet dhe arbitri vrapon drejt monitorit, të gjithë mendojnë se bëhet fjalë për penalltinë që do t’u akordohej anglezëve. Donnarumma, siç raporton Alessandro Alciato për Prime, vrapon i tërbuar te Gjyqtari i Katërt duke kërkuar shpjegime: “Po çfarë po bëni, çfarë keni fishkëllyer?”. Në një moment, megjithatë, gjyqtari kthehet nga ai dhe i flet. Një frazë e thjeshtë, e qartë dhe e saktë: “Por shiko që është penallti për ty.” Dhe Donnarumma mbetet i habitur.

Lexo më tej: Hakimi, njeriu i finales së Champions për PSG, ku rigjen Inter: “Diçka e veçantë”

Episodi i penalltisë që hutoi portierin Donnarumma

Portieri i kaltërve kishte frikë seriozisht se gjyqtari donte të rishikonte me VAR aksionin që kishte çuar te faulli i supozuar i Kvarës në zonën franceze. Që nga ai moment kalojnë 3-4 minuta derisa gjyqtari, në fakt, vëren një prekje me dorë nga mbrojtja londineze pas një përpjekjeje për gjuajtje nga Hakimi. Një episod që i ka shpëtuar plotësisht edhe syve më të vëmendshëm, si në shtëpi, ashtu edhe në stadium, përfshirë stafin në pankinë dhe vetë lojtarët. Ashtu si Donnarumma, që vrapon i pabesueshëm drejt Gjyqtarit të Katërt, i bindur se ishte penallti kundër tyre.

Faulli që i dha mundësinë PSG-së të gjuante një penallti

Donnarumma kthehet në portën e tij pasi kupton çfarë kishte ndodhur dhe qetësohet. Por atë penallti, Vitinha do ta humbë, edhe pse kjo nuk i ndaloi parizienët të shënonin një tjetër gol me Hakimin përpara se të pësonin rrjetën nga Saka. PSG-ja shkon kështu në finalen e Ligës së Kampionëve ku do të përballet me Interin. Një përballje e veçantë për Donnarumma-n, i cili ka sfiduar zikaltërit në derbit me Milanin, dhe padyshim një ndeshje speciale për Hakimin, i cili te Interi i Contes ishte protagonist i vërtetë i atij titulli të fituar me trajnerin salentin në pankinë.

The post Donnarumma u hutua nga VAR, nuk kuptoi se penalltia ishte për PSG:“Po çfarë po bëni?” appeared first on Lapsi.al.

Drejtori i Dinamos sulmon Hamitin dhe VAR-in: Penalltia që na u mohua ishte skandaloze

By: armand
4 May 2025 at 22:28

Ermal Barushi, drejtori i Dinamos, ka sulmuar gjykimin pas ndeshjes me Vllazninë. Skuadra dinamovite u eliminua në gjysmëfinalen e Final Four, pas humbjes 2 me 1. Drejtori Barushi deklaroi menjëherë pas ndeshjes se penalltia që iu mohua Dinamos në pjesën e parë ishte skandaloze. Ai përgëzoi lojtarët dhe tha se eliminimi erdhi nga gabimet e […]

The post Drejtori i Dinamos sulmon Hamitin dhe VAR-in: Penalltia që na u mohua ishte skandaloze appeared first on BoldNews.al.

Çfarë u tha Mkhitaryan gazetarëve për anulimin e golit ndaj Barcelonës për pozitë jashtë loje

1 May 2025 at 12:23

Henrikh Mkhitaryan bëri shaka me gazetarët jashtë kamerave se nëse do të mbathte një numër më të vogël këpucësh, do t’i ishte pranuar goli gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe Interit të mërkurën në mbrëmje.

Në njërën nga ndeshjet e sezonit, Barcelona dhe Interi përfunduan me rezultatin e barabartë 3-3 në një mbrëmje argëtuese në ‘Montjuic’.

Marcus Thuram hapi serinë e rezultatit pas 30 sekondash, Denzel Dumfries dyfishoi epërsinë 20 minuta më vonë, por Barcelona u rikthye me anë të Lamine Yamal dhe Ferran Torres para përfundimit të pjesës së parë. Dumfries shënoi përsëri dhe Raphinha detyroi Yann Sommer të shënonte një autogol të pafat në mes të pjesës së dytë.

Interi e futi e topin në rrjetë për herë të katërt falë Mkhitaryan, por ai u gjykua si pozicion jashtë loje për shkak të gjatësisë së një gishti të këmbës pas një rishikimi të gjatë të VAR-it.

Armeni i tha mediumit Amazon Prime se “mund ta mendojë këtë për gjithë jetën”, duke iu referuar vendimit për pozicion jashtë loje.

Sipas gazetarit të Amazon pranë fushës, Alessandro Alciato, Mkhitaryan bëri shaka edhe jashtë kamerave: “Unë mbath këpucë me numër 43, nëse do të mbathja numër 40, goli im nuk do të kishte qenë jashtë loje”. /Telegrafi/

The post Çfarë u tha Mkhitaryan gazetarëve për anulimin e golit ndaj Barcelonës për pozitë jashtë loje appeared first on Telegrafi.

Dalin PAMJET/ Breshëri plumbash ndaj 31-vjeçarit nga Kosova në Zvicër

By: user 6
28 April 2025 at 21:18

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një parkim qytezën e Brugg të Zvicrës. Persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj një automjeti tip Skoda, brenda të cilit ndodheshin 2 persona.

Nga të shtënat është plagosur një 31-vjeçar nga Kosova që ndodhej në automjet. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës. I plagosuri është dërguar në spital, por nuk ka më shumë detaje për gjendjen apo për identitetin e tij.

Schüsse in Brugg AG: Aufnahmen zeigen Spurensicherung

Dëshmitarët thanë se autorët janë larguar me një BMW të zezë. Makina e të plagosurit ka shenja të shumta plumbash ndërsa njëri nga xhamat është thyer. Një banore e zonës tha se dëgjoi të shtënat dhe më pas pa policinë që mbërriti.

Schüsse auf Skoda in Brugg AG – Schweizer und Kosovare verhaftet

Ajo tha se në vendin e ngjarjes mbërritën edhe familjarë të personit të plagosur që ishin të shqetësuar. Policia tha se ka ndaluar një 24-vjeçar zviceran dhe një person tjetër nga Kosova.

Tentim vrasje si në filma në Zvicër, një kosovar plagoset, një tjetër arrestohet - Gazeta Express

Dihet vetëm se ndaj tyre është lëshuar një masë ndalimi e përkohshme deri në sqarimin e rrethanave. Në vendin e ngjarjes u pa edhe një Mercedes i zi me një parakolp të goditur, xhami i pasagjerit ishte i thyer dhe sinjali i kthesës së urgjencës ishte ndezur.

Sipas një banori të zonës, në këtë parking kanë ndodhur të shtëna me armë.

Edhe kjo makinë është rrethuar dhe kontrolluar nga specialistët e policisë. Nuk dihet nëse ka lidhje me të shtënat në drejtim të Skodës. ©LAPSI.al

The post Dalin PAMJET/ Breshëri plumbash ndaj 31-vjeçarit nga Kosova në Zvicër appeared first on Lapsi.al.

Ndërtohet qendra e përhershme e dedikuar e sistemit VAR në “Shtëpinë e Futbollit”

25 April 2025 at 13:39

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Duke nisur nga sezoni futbollistik 2025/2026, sistemi VAR në futbollin shqiptar do të funksionojë nga një qendër e përhershme e dedikuar, e ndërtuar në “Shtëpinë e Futbollit”.

Federata e Futbollit ka ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për modernizimin dhe rritjen e standartit të arbitrazhit shqiptar, duke e sjellë atë në një linjë me praktikat më të mira europiane.

Kjo qendër do të monitorojë pesë ndeshje njëkohësisht nga kampionati “Abissnet Superiore”, duke eliminuar kështu nevojën për qendrat e lëvizshme që janë përdorur deri më tani.

Në dispozicion do të jenë 5 dhoma VAR-i, te pajisura me teknologjinë më të fundit, ku arbitrat do të kenë mundësinë të analizojnë momentet e diskutueshme.

Përveç ndeshjeve të “Abissnet Superiore”, kjo qendër do të shërbejë edhe për ndeshje të zgjedhura nga kampionati i Kategorisë së Parë, apo kampionatet e tjera në varësi të sfidave.

Përmes këtij investimi të rëndësishëm për futbollin shqiptar, FSHF dëshmon se po ndjek hapat e federatave më të zhvilluara europiane si ato angleze, spanjolle apo italiane, që kanë adoptuar prej kohësh qendrat e centralizuara të sistemit VAR. /j.p/

The post Ndërtohet qendra e përhershme e dedikuar e sistemit VAR në “Shtëpinë e Futbollit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌