Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Carmina Burana” valëvitet në një spektakël madhështie përmes 350 shpirtrave artistikë të Baletit, Operës dhe Filharmonisë së Kosovës

By: Kult Plus
21 June 2025 at 18:00

Era Berisha
Fotografitë: Arben Llapashtica

Mbrëmja e 20 qershorit në Prishtinë u shndërrua në një ngjarje madhështore artistike, ku fuqia e muzikës, vallëzimit dhe emocioneve u bashkuan në skenën e sallës AMC me interpretimin e veprës monumentale “Carmina Burana”. Nën dirigjimin e mjeshtrit japonez Toshio Yanagisawa dhe koreografinë origjinale të Toni Candeloro, ky bashkëpunim ndërinstitucional mes Operës së Kosovës, Filharmonisë së Kosovës dhe Baletit Kombëtar të Kosovës solli një spektakël të rrallë, ku 350 artistë krijuan një përjetim artistik që kapërceu kufijtë e zakonshëm të skenës shqiptare. Magjia e korit, forca dramatike e orkestrës dhe lëvizjet ekspresive të trupës së baletit u ndërthurën në një harmoni tronditëse, duke e kthyer këtë interpretim të “Carmina Burana”-s në një moment historik për jetën kulturore të Kosovës.

Në këtë shfaqje të jashtëzakonshme të “Carmina Burana”, shkëlqimi i veprës u pasurua nga prania e disa prej emrave më të spikatur të skenës vendore dhe ndërkombëtare. Solistja balerinë Antonella Albano nga Teatro alla Scala i dha trupës një hijeshi dhe teknikë të rrallë, ndërsa balerinët tanë Sead Vuniqi, Fatmir Smani, Behie Murtezi, Leonora Rexhepi, Mërgime Morina, Aulona Nuhiu, Fisnik Smani, Blerta Fanaj, Ensar Lutaj, Isa Gjocaj, Donmir Bilalli, Met Bikliqi, Rigon Krasniqi, Nik Musolli, Ilir Krasniqi, Liridon Mziu, Kreshnik Musolli dhe Muhamet Bikliqi sollën një intensitet fizik dhe emocional që e ngriti performancën në lartësi të reja artistike.

Zërat e fuqishëm dhe të ndjeshëm të Besa Llugiqit (soprano), Federico Buttazzo (tenor) dhe Ivo Yordanov (bariton) prekën thellë publikun, duke u bashkuar me korin dhe orkestrën brilante të Filharmonisë së Kosovës, nën përkujdesjen e dirigjentit asistent Hajrullah Syla. Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, e mbështetur nga koreografja asistente Antonietta Buccolieri erdhi me koreografi në lëvizje të sinkronizuara dhe dramatike, ndërkohë që kori i Operës së Kosovës dhe asistentët dirigjentë Lirjona Sylejmani dhe Adelinë Ndreca – Kolaj sollën një fuqi korale të fuqishme. Fëmijët e korit “Okarina” nën drejtimin e Elikona Hysajt dhe kori i shkollës “Prenk Jakova” me dirigjente asistente Lirjona Sylejmani shtuan një pastërti dhe ndjeshmëri të veçantë në atmosferën madhështore të natës. Ishte një bashkim i rrallë energjish artistike që dëshmoi për fuqinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit kulturor në Kosovë.

“Carmina Burana” erdhi si një eksplozion i jetës në të gjitha ngjyrat e saj — një vepër që shpalos thellësitë e emocioneve njerëzore përmes gjuhës së muzikës, korit dhe ritmit. E ndërtuar mbi poezi mesjetare që përshkruajnë fatin e paparashikueshëm, gëzimet e dashurisë dhe etjen për liri, kjo kantatë e Carl Orff-it përçon një fuqi primitive dhe universale që vazhdon të ngjallë drithërimë. Në zemër të saj rreh rrota e fatit – O Fortuna” – një himn për paqëndrueshmërinë e jetës, që ngrit dhe përplas njeriun mes ekstazës dhe tragjedisë. Thelbi i “Carmina Burana-s është përjetimi i intensitetit të jetës në çdo formë të saj – një thirrje e fuqishme për të jetuar, ndjerë dhe sfiduar fatin, me gjithë pasionin dhe trishtimin që ekzistenca sjell.

Pamja skenike e “Carmina Burana-s në sallën AMC ishte një kompozim vizual po aq mbresëlënës sa vetë muzika. Në qendër të skenës qëndronte orkestra, një trupë e fuqishme instrumentistësh që formonin zemrën ritmike të veprës. Në të dy anët e saj, të vendosur me simetri mbresëlënëse, ishin koristët – një mur zëri që e përforconte emocionin kolektiv të çdo pjese. Sipër tyre, në një skenë të ngritur, zhvillohej një balet i fuqishëm dhe ekspresiv, ku trupa e baletit interpretonte me lëvizje dramatike, të sinkronizuara me tensionin dhe kulmet muzikore. Në ballë, prapa dirigjentit, qëndronin solistët vokalë – sopranoja, tenori dhe baritoni – të cilët përçuan me ndjenjë dhe forcë dramatike tekstet e lashta. I gjithë ambienti ishte një trupë e gjallë, ku muzika, vallëzimi dhe zëri ndërthureshin në një organizim skenik të përkryer, duke e kthyer sallën në një tempull modern të artit të gjallë.

Edhe pse salla ishte tejmbushur me publik – përfshirë ata që qëndruan në këmbë për më shumë se një orë e dhjetë minuta – dhe përkundër vapës së madhe që e mbuloi ambientin me një nxehtësi të rëndë, magjia e Carmina Burana-s nuk u zbeh asnjë çast. Përkundrazi, kjo ndjesi fizike e përbashkët – nxehtësia, djersa, pritja – e bëri përjetimin edhe më të thellë, edhe më njerëzor. Ishte një nga ato momente ku arti tejkalon çdo kufi komoditeti, dhe bukuria e kësaj kantate të jashtëzakonshme u ndje me intensitet në çdo notë, në çdo lëvizje dhe në çdo frymëmarrje të ndarë mes skenës dhe publikut. Një përvojë që nuk harrohet – sepse ndonjëherë, kur sakrifica e trupit bashkohet me pasionin e shpirtit, lind vërtetësia më e rrallë e artit.

Kostumet, të dizajnuara me kujdes artistik nga Toni Candeloro, ishin një element thelbësor që e pasuruan ndjeshëm atmosferën vizuale të Carmina Burana-s. Dominonin fustanet e gjatë blu, të rrjedhshëm dhe elegantë, që lëviznin me një hir të veçantë bashkë me trupat e balerinëve, duke krijuar një ndjesi fluiditeti dhe solemniteti në skenë. Këto ngjyra të thella si qielli i natës sillnin një qetësi vizuale që kontrastonte me vrullin dramatik të muzikës. Ndërkohë, solistja femër u dallua me një fustan të bardhë, të pastër e ndriçues, që përçonte një ndjesi dëlirësie dhe simbolike të pranisë së shpirtit njerëzor përballë fatit. Kostumografia e Candeloro-s nuk ishte vetëm veshje – ishte një zgjedhje e menduar që përforconte temat universale të veprës: pasionin, pafajësinë, dhe pashmangshmërinë e jetës.

“Carmina Burana” është një nga veprat më emocionuese dhe të fuqishme muzikore të shekullit të XX, që përçon me intensitet të jashtëzakonshëm thelbin e fatit dhe pasioneve njerëzore. Muzika e Carl Orff-it shquhet për ritmet e saj pulsuese dhe meloditë e thjeshta, por të fuqishme, që krijojnë një ndjesi të papërsëritshme dramatike. Dukshëm madhështore ishte edhe interpretimi i Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës, e cila me talentin dhe energjinë e saj solli në jetë emocionet e thella të veprës. Vallëzimi i tyre, i fuqishëm dhe i saktë, duke kaluar nga lëvizjet ekspresive deri te ato më të buta dhe intime, krijonte një kontrast të gjallë me tensionin dhe lirshmërinë e muzikës. Nëpërmjet çdo hapi, çdo pozicioni dhe çdo lëvizjeje, balerinët u shndërruan në një gjuhë pa fjalë, që tregonte histori dhe ndjenja të thella, duke e shtuar kështu një shtresë dramatike dhe vizuale që e bënte përvojën edhe më të plotë dhe magjike.

Në qendër të kësaj eksperience muzikore dhe skenike shkëlqeu sopranoja Besa Llugiqi, e cila me zërin e saj të pasur dhe të fuqishëm përçoi çdo emocion me një ndjeshmëri dhe teknikë të jashtëzakonshme. Ajo solli një prekje njerëzore nëpërmjet tingujve, duke i dhënë jetë fjalëve dhe duke i bërë ato të ndihen në shpirtin e çdo dëgjuesi. Talenti i saj u bashkua në mënyrë perfekte me intensitetin orkestral dhe dramatik, duke krijuar momente kulmore që nuk harrohen lehtë dhe që dëshmojnë për një artiste që di të kapë thelbin e çdo note dhe fraze muzikore.

Orkestra e Filharmonisë dhe Operës së Kosovës në “Carmina Burana” ishte zemra e gjallë që pulsoi me fuqinë e një universi të tërë, ku çdo instrument ishte një yll që ndriçoi në galaktikë tingujsh. Secila frymëmarrje e violinave, secili goditje e timpaneve dhe përqafimi i ngrohtë i instrumenteve të frymës u bashkuan në një poezi të heshtur, që përshkoi ajrin me valë drite dhe hije emocionale. Aty lindi bukuria e vërtetë – në harmoninë e përpiktë të kontrasteve, në fuqinë delikate që ngrihet dhe përplaset si deti, duke na kujtuar se muzika është gjuha më e pastër e shpirtit, e cila flet pa fjalë, por me një thellësi që prek dhe transformon çdo qenie që e dëgjon.

Korët në “Carmina Burana” janë një simfoni zërash që bashkohen për të krijuar një fuqi të jashtëzakonshme kolektive, duke ngjallur me intensitet magjinë e teksteve mesjetare dhe emocionet e tyre të thella. Në harmoninë e tyre të pasur dhe shumëngjyrëshe, zërat shfaqin një përqafim të gjerë ndjenjash — nga përmallimi dhe trishtimi te gëzimi dhe shpresa — duke ndërtuar një peizazh të gjallë që rrit tensionin dramatik dhe e thellon përjetimin artistik. Ata janë zemra korale që pulson në këtë kantatë, duke shndërruar çdo pjesë në një udhëtim shpirtëror dhe duke sjellë fuqinë e bashkimit njerëzor përmes bukurisë së harmonisë dhe fuqisë së zërit të përbashkët.

Realizimi i “Carmina Burana” në Prishtinë përfaqëson një kapitull të ri dhe të jashtëzakonshëm në historinë kulturore të Kosovës, duke dëshmuar se arti i madh nuk njeh kufij dhe se talenti vendor mund të bashkëpunojë me mjeshtër ndërkombëtarë për të krijuar mrekulli skenike. Ky event madhështor, i mbështetur nga përkushtimi i artistëve, profesionistëve dhe institucioneve kulturore, solli në jetë një performancë që jo vetëm sfidoi pritshmëritë, por edhe ngjalli krenari dhe shpresë për të ardhmen artistike të vendit. Duartrokitjet e pandalshme dhe ovacionet në këmbë nga publiku i mbushur plot dëshmuan fuqinë e kësaj përvoje, duke shprehur një emocion të thellë dhe mirënjohje të sinqertë për përkushtimin e jashtëzakonshëm të të gjithë pjesëmarrësve.

Krejt në fund, në një prononcim për KultPlus foli Meriton Ferizi, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Operës së Kosovës, i cili u nda i kënaqur me kantatën skenike.

“Pas mbrëmjes së djeshme me kantatën skenike Carmina Burana, ndjej kënaqësi të veçantë për këtë bashkëpunim të fuqishëm mes tri institucioneve tona kombëtare; Opera e Kosovës, Baleti Kombëtar dhe Filharmonia e Kosovës, ku për herë parë kjo vepër u realizua në formën e tillë skenike me Baletin, për çka e bëri më të kompletuar dhe më madhështore këtë vepër monumentale. Carmina Burana, kërkon fuqi kolektive artistike dhe mbrëmë kjo energji u ndje e plotë në skenë, me solistët, korin masiv të Filharmonisë dhe Operës së bashku me korin e fëmijëve, si dhe trupa e Baletit. Dirigjenti japonez Toshio Yanagisawa, me interpretimin e tij preciz dhe dinamik, krijoi një komunikim të shkëlqyer mes korit, solistëve, baletit dhe orkestrës. Ishte një natë që tregoi potencialin e bashkërendimit institucional dhe nivelin gjithnjë në rritje të skenës sonë operistike e muzikore. Ky sukses është dëshmi e vullnetit tonë të përbashkët për të ndërtuar një standard të lartë artistik në Kosovë.”

Për të treguar më shumë rreth pjesëmarrjes në “Carmina Burana”, për KultPlus foli sopranoja Besa Llugiqi.

“Mendoj se ka qenë një mbrëmje me të vërtetë madhështore. Përveç muzikës së jashtëzakonshme dhe plot jetë të Orff-it, kantata skenike u bë edhe më e veçantë falë trupës së baletit, që me hijeshinë dhe energjinë e tyre e madhëruan këtë spektakël në mënyrë të paharrueshme. Të rrethuar nga kolegë të mrekullueshëm dhe e shoqëruar me muzikë magjike, kjo ishte një përvojë e rrallë që prek zemrën. I falënderoj me gjithë zemër të gjithë ata që punuan me përkushtim dhe shpirt për ta bërë këtë natë kaq të bukur dhe të veçantë — një mbrëmje që do të mbetet gjatë në kujtesë.”

Në një prononcim për KultPlus foli Sinan Kajtazi, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, tha se “Carmina Burana” erdhi si një kulmim i fuqisë artistike me përmasa të jashtëzakonshme.

“Fillimisht dua t’i përgëzoj të gjithë ekipin prej 350 vetash, të cilët mbrëmë na dhuruan emocione të jashtëzakonshme. Ky projekt, në vlerësimin tim, do të mbetet historik për të tri institucionet tona, duke pasur parasysh përmasat e tij, por edhe realizimin mbresëlënës. Jam shumë mirënjohës ndaj menaxhmenteve të Filharmonisë së Kosovës dhe Operës së Kosovës për bashkëpunimin shembullor. Pas bashkëpunimit ne shfaqjen e baletit “Halili dhe Hajria” në 50-vjetorin e Baletit Kombëtar, baletin “Arrëthyesi”, si dhe operën “Goca e Kaçanikut”, edhe “Carmina Burana” erdhi si një kulmim i fuqisë artistike me përmasa të jashtëzakonshme.”

Një nga solistët e Baltetit që shkëlqeu mbrëmë, Sead Vuniqi, për KultPlus potencoi se pjesëmarrja si solist në këtë produksion për të është një ndjesi e papërshkrueshme.

“Bashkëpunimi me maestro Toni Candeloro ka qenë një përvojë jashtëzakonisht e bukur. E kam njohur Tonin më parë, dhe kemi punuar bashkë edhe në Tiranë, por këtë herë ai qëndroi për më shumë se dy muaj në Kosovë për të punuar intensivisht me të gjitha trupat tona artistike. Toni është një profesionist i rrallë, me pasion dhe përkushtim të admirueshëm. Pjesëmarrja ime si solist në këtë produksion ishte një ndjesi e papërshkrueshme. Të performosh përballë një publiku të mbushur plot, në një skenë të madhe, me një ekip të tillë artistësh – është një nder dhe një përgjegjësi e madhe. Ndihem shumë i lumtur që pata mundësinë të jem pjesë e kësaj vepre, që u prit kaq mirë nga publiku. Jam shumë krenar që, si institucione, po arrijmë të sjellim çdo vit vepra gjithnjë e më të mëdha dhe më domethënëse për artdashësit tanë. Uroj që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe të na sjellë suksese të reja artistike.”

Pas çdo shfaqjeje madhështore qëndron një ekip artistësh dhe profesionistësh të përkushtuar, të cilët janë themeli i suksesit skenik. Në Carmina Burana, roli i korepetitorëve Melos Buza, Alzan Gashi dhe Lekë Salihu ishte thelbësor për përgatitjen muzikore të korit dhe solistëve, duke siguruar një ekzekutim të saktë dhe emocionalisht të ngarkuar. Ndriçimi, i realizuar me mjeshtëri nga Marco Policastro, krijoi atmosfera dramatike dhe të ndjeshme që e shoqëruan çdo moment të veprës, ndërsa zëri u menaxhua me precizitet nga inxhinierët Bojan Ugrinovski dhe Karl Humbug, duke mundësuar që çdo tingull të arrinte qartë dhe fuqishëm tek publiku. Florian Çanga, me projeksionet e tij artistike, shtoi një dimension vizual që i dha skenës thellësi dhe simbolikë, ndërsa dizajni grafik i Faton Hasimja kontribuoi në komunikimin elegant të identitetit të ngjarjes./ KultPlus.com

Ëndrra e një Nate Vere: Zëri engjëllor i Ermonela Jahos përkund Prishtinën

By: Kult Plus
9 June 2025 at 11:05

Era Berisha

Në mbrëmjen e 8 qershorit, sheshi Skënderbeu i Prishtinës u shndërrua në një skenë të jashtëzakonshme operistike teksa sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho bëri performancën e saj debutuese në Kosovë. E ftuar nga Opera e Kosovës, Jaho, shoqëruar nga Orkestra e Filarmonisë së Kosovës dhe Orkestra e Operës, mbajti një koncert magjepsës të drejtuar nga maestro italian Jacopo Sipari di Pescasseroli. Programi shfaqi arie ikonike nga operat e Puçinit, Verdit dhe Cileas, duke shfaqur aftësinë e jashtëzakonshme vokale dhe thellësinë emocionale të Jaho-s. Performanca e saj rezonoi thellë tek publiku, duke ngjallur ovacione dhe duartrokitje të përzemërta. Kjo ngjarje historike jo vetëm që shënoi një moment historik të rëndësishëm kulturor për Kosovën, por gjithashtu nënvizoi fuqinë e muzikës për të kapërcyer distancat dhe për të bashkuar zemrat.

Ndonëse koncerti ishte paralajmëruar të niste në orën 20:30, që nga ora 20:00 çdo vend në shesh ishte zënë – karriget nga cepi në cep ishin mbushur me publik të etur për art. Qielli, i skuqur nga rrezet e fundit të diellit, u shndërrua në një perde natyrore, duke paralajmëruar hyrjen madhështore të një mbrëmjeje të paharrueshme. Ndërsa dielli fundosej ngadalë pas horizontit të Prishtinës, tingujt e para të natës i përkisnin heshtjes solemne që paraprin magjinë. Skena e mbuluar në të zezë qëndronte në pritje – instrumentet në vendet e tyre, gati të shpërthenin në jetë sapo mjeshtrit e muzikës të dilnin. Dhe pak para orës 20:38, në mes të një atmosfere të ngarkuar me emocion dhe pritje, u dëgjua lëvizja e parë: një shushurimë delikate, hyrja e muzikantëve – si një premtim i artë për një natë që do të jetonte gjatë në kujtesën e çdo të pranishmi.

Koncerti na bëri të përjetojmë ëndrrën e një nate vere dhe nuk ishte thjesht një ngjarje muzikore – ishte një udhëtim emocional, një përjetim artistik që shpalosi ëndrrat, nostalgjinë dhe pasionin përmes fuqisë së muzikës operistike. Nën qiellin e hapur të Prishtinës pa yje, yjet e vërtetë ishin ata në skenë që ndriçuan mbrëmjen me talentin e tyre. Nën hijen poetike të një nate qershori, publiku mbrëmë u ftua të harrojë realitetin dhe të zhytet në një dimension tjetër – aty ku zëri i Ermonela Jahos prekte shpirtin dhe dirigjimi i Jacopo Sipari di Pescasseroli i jepte jetë çdo note me ndjeshmëri dhe madhështi. Ishte një natë ku arti dhe natyra u bënë një, ku çdo melodi tingëllonte si një fragment i një ëndrre të përbashkët, të ndarë mes skenës dhe publikut – një ëndërr që nuk do të shuhet lehtë nga kujtesa kolektive.

Në skenë, të zhytur në të zeza dhe me një elegancë të përmbajtur, dolën një nga një instrumentistët – figura që ngjanin me silueta të natës, të ndriçuara lehtë nga drita e butë që përplasej mbi instrumentet e tyre. Me një fillim që nuk shpërthente, por pëshpëritej, ata nisën të thurnin një rrezatim melodik që lëvizte me ndrojtje përmes shtresave të harmonisë. Tingujt e parë kishin një ngjyrim të pazakontë – një qetësi e dridhshme, thuajse e frikshme në bukurinë e saj intime, që ftohte frymën dhe ngrohte zemrën njëkohësisht. Dirigjenti, me lëvizjet e tij që ngjanin me krahët e një zogu të bardhë në fluturim të lirë, udhëhiqte një koreografi të padukshme, ku harqet e duarve ishin si zgjatime të shpirtit të tij. Së bashku, ata krijuan një fillim që nuk thjesht u dëgjua – por u ndje thellë, si një frymë që përthithi atmosferën dhe e ktheu në një puthje muzikore që prekte heshtjen me delikatesën e një ëndrre.

Flladi i butë që lëkundte lehtë ajrin e ngrohtë të mbrëmjes vinte si një dhuratë e padukshme, një prekje qiellore që shoqëronte atmosferën e elektrizuar të skenës. Reflektorët e bardhë dhe vjollcë, të vendosur horizontalisht, krijonin një perde drite para syve të publikut, ndërsa tjerat vinin në pah çdo detaj të lojës së përqendruar dhe mjeshtërore të instrumentistëve – një dialog vizual mes dritës dhe muzikës. Në këtë skenografi të qetë por të ngarkuar me ndjesi, mbrëmë ndodhi një shkrirje e rrallë: serioziteti akademik, energjia e pastër dhe preciziteti absolut u bashkuan në një frymë të vetme emocionale. Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe ajo e Operës së Kosovës nuk ishin më thjesht muzikantë – ata ishin shpirti kolektiv i një nate që ndaloi kohën. Me një madhështi të heshtur dhe një qartësi të tingujve që të ftonin në përhumbje, ata pushtuan skenën dhe zemrat, duke e kthyer çdo notë në një ndjesi të papërshkrueshme, të denjë për t’u ndjerë – më shumë sesa për t’u përshkruar.

Programi i interpretuar nga sopranoja Ermonela Jaho, në bashkëpunim me Operën e Kosovës dhe Filharmoninë e Kosovës, ishte një kurorë prej perlave të operës italiane – një udhëtim emocional që përshkoi peizazhe të brendshme të dhimbjes, dashurisë dhe përulësisë njerëzore. Me zgjedhje mjeshtërore nga veprat e Puccinit, Verdit dhe Cileas, koncerti krijoi një tension dramatik që lëkundej mes heshtjes së ndjenjave të papërmbajtura dhe shpërthimeve shpirtërore të një gruaje që i jep zë të gjithëve: nënës, të dashurës, viktimës, heroinës. Muzika e Puccinit dhe Verdit, me intermezzot e saj të ngjeshura me ndjeshmëri dhe aria të mbushura me melankoli të thellë, gjeti në interpretimin e Jahos një jetë të re – plot pasion dhe një thjeshtësi të dhimbshme që rrallë arrihet. Ky ishte më shumë se një koncert: ishte një rrëfim i brendshëm, ku zëri i sopranos u bë kanal i shpirtit njerëzor, ndërsa orkestra – me ndjeshmëri të jashtëzakonshme nën dirigjimin e Jacopo Sipari di Pescasseroli – e mbështeti këtë dramë të brendshme me një thellësi të rrallë. Qe një mbrëmje ku muzika nuk u këndua, por u jetua.

Programi i mbrëmjes ishte një mozaik emocionesh të gdhendura në gurët më të çmuar të operës italiane, një udhëtim lirik që fliste me gjuhën e shpirtit. U hap me “La Tregenda” nga Le Villi e Puccinit – një shpërthim orkestral që të ftonte në një vallëzim të errët midis ëndrrës dhe fatit të pashmangshëm. Më pas, delikatesa dhe trishtimi i princeshës së Turandot në Signore, ascolta gjeti jehonë në zërin që qante butësisht për dashurinë e pamundur. Ave Maria e Verdit, nga Otello, solli qetësinë e lutjes së brendshme, një ndriçim hyjnor që ndizej në errësirën e mendimeve njerëzore. Tingujt vijuan me një heshtje të rëndë nga Senza mamma e Suor Angelica, ku dhembja për një fëmijë të humbur u bë gjëmë që lartësoi shpirtin. Adriana Lecouvreur e Cilea ngjalli elegancën dhe përulësinë në Io son l’umile ancella, ndërsa Poveri fiori derdhi përmes harkut lamtumirën e një zemre të copëtuar. Në Manon Lescaut, intermezzoja u përshkua nga një pezullim tragjik, i ndjekur nga thirrja e vetmisë në Sola, perduta, abbandonata, që ngjante me një fjalë e fundit në agoni. Në Madama Butterfly, intermezzoja e heshtur dhe Un bel dì vedremo ishin si dy faqe të një ëndrre që pret të ndodhë e që digjet ngadalë në realitetin mizor. E më pas, La Traviata e Verdit, me Preludio-n që dukej si fryma e fundit e një jete të përmallshme dhe Addio del passato që derdhej si një pëshpëritje në boshllëk. Dhe së fundi, si një përqafim i butë pas një stuhi emocionesh, O mio babbino caro – një lutje e thjeshtë, e pafajshme dhe e ndjerë, që mbylli natën me një buzëqeshje të lagur nga lotët.

Ermonela Jaho nuk këndon thjesht – ajo shndërrohet në çdo rol, duke e jetuar çdo ndjenjë deri në skajin e saj më të thellë. Që në çastet e para në skenë, sytë e saj – shpesh të ngritur drejt qiellit – sikur kërkonin një dritë më të madhe, një fuqi që rridhte përmes zërit të saj të kristaltë. Çdo vepër që interpretonte, ajo e përjetonte me një ndriçim të brendshëm që reflektohej në sytë e saj të mbushur me shkëlqim dhe shpesh me lot, si një dëshmi e përkushtimit të saj të plotë ndaj artit. Ishte një pasion që nuk kërkonte duartrokitje – por një përulje me mirënjohje, njashtu siç ajo bënte përkuljeje të kokës së saj, e sinqertë pas çdo pjese.

Në çdo rol që mori përsipër, Jaho solli jo vetëm teknikë të përsosur, por edhe një saktësi emocionale që rrallë dëgjohet në skenat operistike. Ajo i përthithi emocionet e çdo karakteri dhe i ktheu në ndjenja të ndara me publikun – me gjeste të buta, me përqafime ndaj vetes në momentet më të ndjeshme, me buzëqeshje që mbartnin dhimbjen, faljen dhe dashurinë. Drama në fytyrën e saj nuk ishte teatrale, por njerëzore – e vërtetë dhe e thellë. Ajo nuk interpretoi thjesht arie, por tregoi histori të grave që shpresojnë, humbasin, luten, sakrifikojnë dhe duan. Dhe çdo notë që dilte nga zëri i saj ishte si një fije e shpirtit të tyre – e kthyer në muzikë për ne të tjerët.

Duke qëndruar në qendër të skenës, Jaho ishte si një univers i yjeve të vërtetë, e cila magjepsi publikun jo vetëm me vokalin e saj të pastër e të fuqishëm, por edhe me praninë e saj engjëllore. Vështrimi i saj drejt audiencës – i mbushur me dritë, dashuri dhe paqe – krijoi një ndjenjë të rrallë lidhjeje midis sopranos dhe çdo zemre në shesh. Ishte një përvojë që nuk dëgjohej, por ndjehej deri në palcë. Në atë natë të paharrueshme, zëri i Ermonela Jahos nuk ishte thjesht tingull: ishte një shpallje e bukurisë njerëzore, një thirrje për të kujtuar se arti i vërtetë lind nga shpirti – dhe vetëm nga shpirti.

Një nga gjestet më të paharrueshme të mbrëmjes ishte lëvizja e dorës së saj të djathtë – një dorë që dukej sikur mbante jo vetëm kontrollin e zërit, por edhe të shpirtit që ajo dhuronte publikut. Çdo herë që afrohej një notë e lartë, një kulm emocional apo një shpërthim dramatik, dora e saj e djathtë ngrihej ngadalë, duke përshkruar ajrin me një hijeshi të pashoq, si të kërkonte të kapte qiellin apo ta përfshinte publikun në përjetimin e saj. Ishte një gjest i vetëdijshëm dhe i natyrshëm njëkohësisht – i mbushur me një energji të brendshme që paralajmëronte fuqinë e një zëri që nuk këndonte vetëm për t’u dëgjuar, por për të lënë gjurmë. Me këtë lëvizje, Ermonela dukej sikur e thërriste audiencën drejt vetes, duke i bërë bashkëudhëtarë në çdo moment kulmor.

Ermonela Jaho u shfaq në skenë me një elegancë që nuk buronte vetëm nga veshjet e saj – një fustan i zi e i bardhë që kontrastonte si drita me hijen, dhe më pas një fustan mbretëror blu që përhapej si valë qiellore mbi skenë – por nga një bukuri që shkëlqente prej brenda. Ishte bukuria e një shpirti të thellë, të përulur dhe të ndjeshëm, që vinte në jetë përmes çdo note që dilte nga zemra e saj. Nuk ishte thjesht pamja e jashtme që i linte të gjithë pa frymë, por mënyra se si zëri i saj, i ngrohtë dhe i pafund, pasqyronte një botë të brendshme të pasur me dashuri, dhembshuri dhe ndjeshmëri. Ajo nuk ishte vetëm një yll në skenë – ishte një dritë që ndriçonte publikun nga brenda, një kujtesë se bukuria e vërtetë është ajo që rrjedh nga shpirti dhe prek të tjerët përtej pamjes.

Ashtu si njerëzit zakonisht ngulin sytë në yje me habi dhe admirim, mbrëmë në atë natë të paharrueshme, publiku u drejtua me një vështrim yjor — jo drejt qiellit, por drejt Ermonela Jahos. Ajo u bë konstelacioni përreth të cilit rrotulloheshin të gjitha sytë, një yll i gjallë që ndriçonte natën me një prani të fuqishme. Ashtu si yjet tërheqin ëndërrimtarët në thellësitë e tyre pafund, zëri dhe aura e saj tërhoqën audiencën në një orbitë të përbashkët të admirimit dhe respektit.

Koncerti gala në Prishtinë, mirëpriti Ermonela Jahon – një nga zërat më të ndjeshëm të skenës botërore, që me përulësi dhe dashuri i quan Kosovën dhe Shqipërinë, të dyja, shtëpi të saj. Prania e Jahos në Kosovë ishte nder dhe inspirim për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë që ndjekin ëndrrat në fushën e muzikës. Përmes figurave si Ermonela Jaho, bota mëson për vlerat, shpirtin dhe historinë tonë. Ajo ka fituar çmime prestigjioze që dëshmojnë talentin dhe pasionin e saj të jashtëzakonshëm, si: Këngëtarja më e Mirë – OPER! AWARDS, Premios Ópera XXI, Artistja e Vitit – ICMA etj. Ndërsa, maestro i muzikës operistike Jacopo Sipari është i njohur për pasionin, finesën dhe elegancën që sjell në çdo dirigjim. Ai ka fituar çmime prestigjioze si: Golden Opera Award, Titulli “Ambasador i Puccinit në Botë”.

Sopranoja e njohur ndërkombëtarisht, Ermonela Jaho, ka thënë se e ndien për detyrë t’i dhurojë brezit të ri dashuri dhe mundësi, në mënyrë që ata të qëndrojnë në vendin e tyre.

“Një falënderim i jashtëzakonshëm për këta artistë të mrekullueshëm të Filharmonisë dhe Operës së Kosovës, maestros Jacopo Sipari di Pescasseroli, koncertmjeshtres Abigeila Voshtina. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që organizuan këtë koncert kaq të bukur, dhe qoftë ky një ogur i mirë që herën tjetër një koncert të tillë ta bëjmë në shtëpinë e Operës së Kosovës. Dua të them se u preka shumë mbrëmë, sepse bëmë një provë këtu të gjithë, dhe kur po këndoja ‘O mio babbino caro’, ishin dy-tre fëmijë të vegjël, dhe unë thashë me vete: ‘O bobo, tani do e dëgjojnë këtë tetën se çfarë po bën’, por ata kërcenin së bashku me mua. Mendoj se për atë brez të ri ne kemi një detyrim kaq të madh: t’u japim aq shumë dashuri dhe t’u japim mundësinë që të qëndrojnë në vendin e tyre.”

Dirigjenti maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli ka thënë se ndihet shumë i lumtur që ishte pjesë e këtij koncerti e që ndau skenën me një artiste të madhe si Ermonela Jaho.

“Jam shumë i lumtur që isha këtu sonte, me të gjithë pjesëmarrësit, veçanërisht me sopranon Ermonela Jaho. Ky nuk ishte thjesht një koncert, por një përvojë sociale dhe emocionale për secilin prej nesh, sepse ky koncert ishte, pa dyshim, një dhuratë. Audienca pati privilegjin të shijonte muzikën e Ermonela Jahos – një ndjesi që të ngjan sikur po ecën mbi re. Është si të flasësh me Zotin. Mendoj se ajo është e vetmja në botë që mund t’i japë secilit prej nesh ndjesinë se i gjithë njerëzimi është hyjnor.”

Ky koncert nuk ishte vetëm një mbrëmje brilante muzikore, por një festë shpirtërore e artit, njerëzores dhe ndjesisë së përbashkët. Ermonela Jaho, Opera e Kosovës dhe Filharmonia e Kosovës na kujtuan të gjithëve fuqinë transformuese të muzikës – për të shëruar, për të bashkuar dhe për të frymëzuar. Me çdo notë, ata mbollën fara shprese në zemrat e audiencës, veçanërisht në sytë e dëgjuesve më të rinj. Nuk ishte thjesht një interpretim; ishte një moment historie, një dëshmi e bukurisë që lind kur talenti takohet me qëllimin. Qoftë kjo vetëm fillimi i një kapitulli të ri për shpirtin operistik të Kosovës./ KultPlus.com

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës sonte do të performojë në Sofje, Bullgari

By: Kult Plus
17 May 2025 at 12:00

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës sonte do të performojë në Sofje, Bullgari.

Nën dirigjimin e Dario Salvit do të interpretohen vepra nga Mulliqi, Beqiri, Alickaj, Verdi, Puccini dhe de Falla.

Bashkë me orkestrën do të paraqitet edhe sopranoja e mirënjohur Besa Llugiqi, e cila në një prej pikave do të shoqërohet edhe nga tenori i ri Rizah Jahaj ndërsa solist tjetër i mbrëmjes do të jetë saksofonisti virtuoz Vitaly Vatulya

Koncerti është mbështetur nga Ministria e Kulturës, dhe Ambasada e Kosovës në Sofje, në partneritet me Filharmoninë e Sofjes.

Koncerti mbahet në ”Bulgaria Hall” prej orës 19:00.

Fotografitë: Arben Llapashtica/ KultPlus.com

Filharmonia e Kosovës shënon 25-vjetorin me interpretimin madhështor të oratoriumit ‘Messiah’ në nderim të dirigjentit Bahri Çela

By: Kult Plus
10 May 2025 at 19:18

Era Berisha

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Filharmonisë së Kosovës – në nderim të dirigjentit të parë kosovar dhe themeluesit të Filharmonisë, Bahri Çela, Kori dhe Orkestra kanë shpalosur interpretimin e oratoriumit “Messiah”. Mbrëmë, tingujt solemnë dhe përplot madhështi të oratoriumit “Messiah” lanë një përshtypje të paharrueshme tek të pranishmit. Interpretimi i fuqishëm dhe emocional i solistëve, korit dhe orkestrës solli në jetë veprën monumentale të kompozitorit George Frideric Handel, me një ndjeshmëri të thellë dhe përkushtim artistik. Çdo pjesë – nga recitativët plot dramë deri te kori triumfues “Hallelujah” – u përjetua si një udhëtim shpirtëror, duke e kthyer koncertin në një përvojë të veçantë, që ngjalli reflektim, admirim dhe një heshtje respekti në fund, shkruan KultPlus.

Pasi vendet u mbushën njëra pas tjetrës, një qetësi e përmbajtur ra mbi sallë, si një perde e tejdukshme pritjeje. Në sfond, një murmuritje e lehtë e instrumenteve përzihej me frymëmarrjen kolektive të publikut – një paralajmërim i butë se diçka e jashtëzakonshme po afrohej. Perdet e kuqe i dhanë një hijeshi të qetë atmosferës, ndërsa reflektorët e ngrohtë ngjallën ndjesinë se koha po ngadalësohej. Ishte një natë për reflektim, për shpirt dhe tingull.

Në orën 19:40, me një lëvizje të qetë, thuajse të padukshme, dirigjenti ngriti dorën – dhe me të, u ngrit edhe heshtja, duke i lënë vend jehonës së parë të oratoriumit. Tingujt e Orkestrës së Filharmonisë u derdhën në hapësirë si një lutje e përbashkët, e pastër, që mbështolli sallën në një strofull kënaqësie.

Nën drejtimin e mjeshtrit Marcio da Silva, Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me ansamblin OrQuesta nga Anglia, interpretuan oratoriumin monumental Messiah, me pjesëmarrjen e një kasti të dalluar solistësh vendorë dhe ndërkombëtarë: Kaltrina Miftari – soprano, Nathan Mercieca – kontratenor, Kieran White – tenor, Jack Lawrence-Jones – bariton si dhe instrumentistët: Cédric Meyer – leut, Stephanie Gurga – çembalo dhe Lekë Salihu – organo/tastierë.

I gjithi ky koncert nuk do e kishte madhështinë prapa tij pa dhuntinë e Orkestrës që u bë një trup i vetëm, i gjallë, që merrte frymë me vetë frymën e veprës. Si një lum që del nga heshtja, tingujt e parë lëvizën ngadalë, me kujdes, si të donin të mos shqetësonin heshtjen e shenjtë që mbretëronte në sallë. Prekja e telave të parë qe si një përshëndetje hyjnore, një zë që vinte nga thellësia e kohës, duke sjellë me vete peshën e një historie të shenjtë.

Instrument pas instrumenti, orkestra u shtri si një mozaik i ndritshëm. Fijet e violave dhe violinave përshkruan qiellin, teksa oboet dhe fagotët krijuan konturet e dhembjes dhe shpresës. Ngadalë, si një lutje që rritet në zemrat e besimtarëve, u ngjitën në një harmoni që nuk fliste vetëm për muzikë, por për besim, për rilindje. Çdo hyrje ishte një akt devocioni; nuk pati zhurmë, as ngutje – vetëm një derdhje e përmbajtur shpirtërore. Orkestra nuk e shoqëroi veprën, ajo ishte vetë trupi i saj: një trup që foli me gjuhën e misterit, një gjuhë që vetëm tingulli mund ta përkthejë.

Dhe mbi këtë shtrat tingujsh të butë e të thellë, kori u ngrit si një valë dritë në mëngjesin e një shpirti të zgjuar. Fillimisht i qetë, i përmbajtur, si një psherëtimë e largët që vjen nga një tempull i harruar, Kori nisi të shpalosë fjalën – fjalën që i jep jetë notës dhe kuptim heshtjes. Zërat u endën mes tyre si fije të arta që lidhin qiellin me tokën, çdo hyrje e korit qe një dëshmi, një shpallje, një përulje.

Kori nuk këndoi thjesht; ai shpalli, predikoi, dëshmoi. Ai u bë zë i engjëjve dhe i njerëzve njëkohësisht – një zë i përbashkët që shpërtheu me një “Hallelujah” që nuk jehonte vetëm në sallë, por në vetë thellësitë e qenies.

Sopranoja Kaltrina Miftari, kontratenori Nathan Mercieca, tenori Kieran White, baritoni Jack Lawrence-Jones, u ngjitën lart si një lutje që shpon retë, qëndruan si rrënjë që mbajnë trupin e shenjtë, hapën shtigje në ajër me shpresë dhe ishin vetë toka që mbështet gjithçka. Solistët – si profetë të vetmuar që bartin mesazhe të fshehta. Secili prej tyre, një zë me dritën e vet, doli përpara jo për të dominuar, por për të dëshmuar: me përulësi, me përkushtim, me zëra që nuk kërkonin vëmendje, por që sillnin kuptim.

Dhe ndërmjet tyre – kori. Ai ndërhynte si një popull që i përgjigjet profetëve të vet, që mbështet, pohon, dhe në fund bashkohet me ta në një union që nuk është më thjesht muzikë, por shpallje hyjnore.

Duartrokitjet e zgjatura ishin përmbyllja e denjë e një mbrëmjeje muzikore që i dha Prishtinës atë çfarë i ka munguar prej kohësh. Ishin të ngrohta, të merituara dhe një shenjë mirënjohjeje për dirigjentin brilant dhe për Orkestrën me Korin, të cilët sollën një interpretim të mrekullueshëm të një programi të përzgjedhur me shumë kujdes e pasion.

Sopranoja Kaltrina Miftari për KultPlus ka thënë se pjesët solistike të kënduara kanë kërkuar përkushtim të thellë shpirtëror dhe artistik.

“Ishte një kënaqësi të interpretoja pjesët solistike nga Messiah i Handel në një koncert kaq domethënës. Vepra është një kulm i muzikës baroke dhe sidomos pjesët solistike kërkojnë përkushtim të thellë shpirtëror dhe artistik. Koncerti iu dedikua kompozitorit Bahri Çela, një figurë e dashur dhe e rëndësishme për muzikën tonë. Ky nderim për të e bëri mbrëmjen edhe më të veçantë, dhe ishte kënaqësi të ndaja këtë përvojë me një publik kaq të ndjeshëm”, thotë Miftari.

Koncert mjeshtri i Filharminisë së Kosovës, Festim Fanaj, për KultPlus ka thënë se Filharmonia ka performuar në mënyrë dinjitoze, marr parasysh vështirësitë e interpretimit të oratoriumit ‘Messiah’.

“Filharmonia e Kosovës dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës kanë performuar një koncert të bukur dhe dinjitoz duke marr parasysh vështirësinë e veprës në kohëzgjatje dhe impenjim të saj. Ishte një performancë e bukur edhe nga solistët e Filharmonisë dhe mysafirët e ftuar e në veçanti dua ta vlerësoj sopranon tonë Kaltrina Miftari, e cila me zërin e saj engjëllor dëshmoi se Kosova ka kualitete sa i përket solokëndimit. Është një nismë e bukur nga drejtori Selimaj i cili i rikujton kompozitorët e dirigjentët të cilit i kishim ndër të parët në Kosovë, e ndër ta ishte dhe rikujtimi për profesorin e ndjerë Bahri Çela, i cili ka qenë ndër dirigjentët e parë kosovarë e me të cilin dhe unë kam pasur nderin dhe kënaqësinë të performoj derisa isha student dhe si anëtar i Filharmonisë që nga fillimi”, thotë Fanaj.

Sipas tij, vepra ‘Messiah’ nga Handel është një nga veprat e mëdha që rrallëherë është performuar në Kosovë, ndërsa, në botë luhet por kërkon një masë të madhe të instrumentistëve dhe të Korit.

“Publiku i dashur i muzikës klasike e dëshmoi se sallat tona janë të vogla për interesimin që kanë për performancat e Orkestrës dhe Korit të Filharmonisë së Kosovës. Publiku ishte në numër të madh të publikut, andaj është dashur që të bëhej edhe një reprizë shtesë e këtij koncerti. Shpresojmë që së shpejti të jetësohet ëndrra e kamotshme e muzikantëve kosovarë për sallën dinjitoze që është në ndërtim e sipër”, ka thënë Fanaj.

Mezzosopranoja Fjolla Krasniqi, pjesë e Korit të Filharmonisë së Kosovës për KultPlus ka thënë se oratoriumi ‘Messiah’ ka qenë një sfidë e bukur mbresëlënëse dhe frymëzuese.

“Ka qenë një mbrëmje e veçantë ku u interpretua oratoriumi “Messiah” i kompozitorit të njohur George Frideric Handel – një kryevepër botërore që gjithmonë mbetet sfiduese për ne, por po aq mbresëlënëse dhe frymëzuese. Kjo mbrëmje u bë edhe më e veçantë për shkak të dedikimit që iu bë dirigjentit të parë kosovar dhe themeluesit të Filharmonisë së Kosovës, prof. Bahri Çela. Për mua, ky koncert ishte një përjetim i veçantë emocional, pasi kam pasur fatin dhe nderin ta njoh personalisht prof. Bahriun – një figurë kyçe në historinë e muzikës klasike në vendin tonë. Të jesh pjesë e një institucioni si Filharmonia e Kosovës, i cili jo vetëm që kultivon muzikën klasike në nivelin më të lartë artistik, por edhe nderon me dinjitet figurat që kanë dhënë kontribut jetik për themelimin dhe zhvillimin e saj, është një privilegj i madh. Kjo është një dëshmi se vlerësimi për punën, përkushtimin dhe vizionin e gjeneratave të kaluara vazhdon të jetë pjesë përbërëse e rrugëtimit tonë artistik sot”, ka thënë Krasniqi.

Koncerti reprizë do të mbahet sot, 10 maj, prej orës 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit.

Kujtojmë se dirigjenti Bahri Çela është një prej më meritorëve që vuri themelet e institucionit të Filharmonisë së Kosovës. Ai ishte edhe pedagogu që u dha hapat e parë muzikantëve që sot prezantohen në skenën kosovare. Çela konsiderohet si një prej dirigjentëve më me ndikim prej viteve ‘70 e deri pas luftës së fundit në Kosovë. Ai fillimisht drejtoi orkestrën dhe korin e Radiotelevizionit të Prishtinës, e më pastaj themeloi edhe Filarmoninë e Kosovës së bashku me një grup muzikantësh kosovar.

Studioi në Akademinë e Muzikës, Dega e Dirigjimit në Beograd, për të vazhduar më pas specializimin në Konservatorin e Shën Petërsburgut në Rusi, te pedagogu i njohur Prof. A.P. Musin dhe në Nicë (Francë) te dirigjentët e njohur francezë P. Dervaux dhe F. Quatrocchi. Pas studimeve ai do të punësohej në Radio Prishtinë si producent i asaj që asokohe quhej muzikës serioze dhe asaj për fëmijë. Çela poashtu ishte njëri ndër iniciatorët e themelimit të Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit të Prishtinës në vitin 1975. Me këtë orkestër dirigjoi një kohë duke realizuar koncerte të rregullta me vepra të autorëve shqiptarë dhe botërorë. Në mesin e tyre hyjnë emra si Rexho Mulliqi, Vincent Gjini, Esat Rozvanolli, Rauf Dhomi, Akil Koci, Çesk Zadeja e të tjerë./ KultPlus.com

Koncertin e 25-vjetorit Filharmonia e Kosovës ia dedikon themeluesit të saj, dirigjentit Bahri Çela

By: Kult Plus
7 May 2025 at 12:53

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Filharmonisë së Kosovës – në nderim të dirigjentit të parë kosovar dhe themeluesit të Filharmonisë, Bahri Çela, Kori dhe Orkestra sjellin interpretimin e oratoriumit “Messiah”.

Nën drejtimin e mjeshtrit Marcio da Silva, Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me ansamblin OrQuesta nga Anglia, do të interpretojnë oratoriumin monumental Messiah, me pjesëmarrjen e një kasti të dalluar solistësh vendorë dhe ndërkombëtarë: Kaltrina Miftari – soprano, Nathan Mercieca – kontratenor, Kieran White – tenor, Jack Lawrence-Jones – bariton si dhe instrumentistët: Cédric Meyer – leut, Stephanie Gurga – çembalo dhe Lekë Salihu – organo/tastierë.

Koncerti mbahet më 9 dhe 10 maj, prej orës 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit./ KultPlus.com

Në 340-vjetorin e lindjes së Johann Sebastian Bach-ut, Filharmonia e Kosovës sjell për herë të parë veprën St Mark Passion

By: Kult Plus
18 April 2025 at 09:56

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 18 prill, duke filluar nga ora 19:30, do të mbahet koncerti që sjell për herë të parë në vend veprën St Mark Passion, BWV 247, e rekonstruuar nga Jörn Boysen, në 340-vjetorin e lindjes së Johann Sebastian Bach-ut.

“Pikërisht nën drejtimin e tij, kjo vepër do të interpretohet më 18 prill 2025, prej orës 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, në një mbrëmje me një kast të veçantë solistësh: tenori danez Mathias Monrad Møller, basi holandez Wessel van der Ham, si dhe solistet nga Kosova – sopranoja Elona Sadiku dhe altoja Diellza Sylejmani”, thuhet në njoftimin e filharmonisë.

Orkestrës së Filharmonisë do t’i bashkëngjiten edhe instrumentistë nga Holanda dhe Hungaria, për ta bërë këtë mbrëmje baroku një përjetim akoma më të veçantë.

Ky koncert shënon jo vetëm një moment të rëndësishëm në jetën muzikore të vendit, por edhe një homazh madhështor për trashëgiminë e Bach-ut.

Koncerti do të mbahet në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit./KultPlus.com

Frymëzuar nga David Bowie, të shtunën mbahet koncerti i Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës

By: Kult Plus
3 April 2025 at 11:18

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se të shtunën, duke filluar nga ora 19:30, do të mbahet koncerti i Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, frymëzuar nga David Bowie në atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se nën drejtimin e Gregory Charette, orkestra do t’ju shpie në një udhëtim përmes veprave më ikonike të Glass-it, duke filluar me Koncert për Violinë Nr. 2 – “American Four Seasons”.

“Nën drejtimin e Gregory Charette, orkestra do t’ju shpie në një udhëtim përmes veprave më ikonike të Glass-it, duke filluar me Koncert për Violinë Nr. 2 – “American Four Seasons”, me violinistin e shkëlqyer Maximilian Haft. Derisa mbrëmja do të vazhdoj me Simfoninë Nr. 1 – “Low”, të frymëzuar nga albumi legjendar “Low” i David Bowie-t, i vitit 1977”, thuhet në njoftim./KultPlus.com

Filharmonia e Kosovës me koncert të radhës në bashkëpunim me Institutin Francez

By: Kult Plus
23 March 2025 at 22:59

Filharmonia e Kosovës do të prezantojë koncertin e datës 28.03.2025, në bashkëpunim me Institutin Francez në Prishtinë.

Nën drejtimin e mjeshtrit Marco Crispo dhe me pjesëmarrjen e solistëve Liza Kerob (violinë) dhe Altin Tafilaj (violë), koncerti fillon në orën 19:30 në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.  

Në program:

Lili Boulanger – D’un matin de printemps

Wolfgang Amadeus Mozart – Simfonia koncertante në E-dur, K. 364 

Gabriel Fauré – Pelléas et Mélisande, Op. 80 

Maurice Ravel – Suita Ma Mère l’Oye, M. 60

Me këtë koncert, Filharmonia e Kosovës i bashkohet botës muzikore në shënimin e 150-vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh francez, Maurice Ravel./ KultPlus.com

Mbi 1000 të pranishëm duartrokitën gjatë Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës në Casino Bern

By: Kult Plus
13 March 2025 at 13:15

Mbi 1000 të pranishëm kanë duartrokitur gjatë paraqitjen e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës në Casino Bern, të mërkurën mbrëma.

Nën drejtimin e Antoine Marguier, koncerti, i cili u mbajt në kuadër të festimeve të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nisi me intonimin e himneve të Kosovës, Zvicrës dhe Lihtenshtajnit, për të vijuar më pas me “Bareshën” e Rexho Mulliqit.

Orkestra solli traditën muzikore kosovare përpara publikut në kryeqytetin zviceran me Koncertin për saksofon, harqe dhe perkusione të Valton Beqirit, me solist saksofonistin Vitaly Vatulya. Sopranoja Besa Llugiqi mbizotëroi skenën me interpretimin e saj, duke filluar me arien “Un bel dì vedremo” nga opera Madama Butterfly dhe “È strano… Sempre libera” nga La Traviata e G. Verdit, ku iu bashkua tenori Oscar Esmerode. Në bis, Llugiqi interpretoi “Agimet shqiptare” të Avni Mulës.

Në pjesën e parë të koncertit, orkestra interpretoi gjithashtu uverturën e operës Nabucco të G. Verdit.

Ndërsa në pjesën e dytë, Orkestra u rikthye në skenë me interpretimin e Simfonisë nr. 2 të kompozitorit Kreshnik Aliçkajt dhe e mbylli mbrëmjen me suitën nr. 2 nga “The Three-Cornered Hat” e kompozitorit Manuel de Fallas.

Të pranishëm në koncert, përveç personaliteteve nga jeta kulturore zvicerane, diplomatëve, numrit të madh të diasporës shqiptare, qe edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Filharmonia e Kosovës do të rikthehet me koncerte në Kosovë gjatë muajit mars, fillimisht me koncertin e Korit të Filharmonisë dhe ansamblit harkor nën drejtimin e Hajrullah Sylës në Rahovec (26.03.2025), si dhe me koncertin e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës nën drejtimin e dirigjentit italian Marco Crispo, me solistë Liza Kerob dhe Altin Tafilaj, në mbyllje të Javës së Frankofonisë në Prishtinë. (28.03.2025).

Fotografitë: Arben Llapashtica/ KultPlus.com

Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncert në Zvicër në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

By: Kult Plus
11 March 2025 at 14:01

Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncert në Zvicër nesër, me datë 12 mars, në kuadër të festimeve në shënim të 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Në kuadër të festimeve në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Casino Bern, me një mbrëmje gala nën drejtimin e dirigjentit Antoine Marguier”. thuhet në njoftim.

Tutje, nga filharmonia kanë njoftuar se ky koncert do të jetë i veçantë, pasi do të interpretohen vepra nga disa prej kompozitorëve shqiptarë të Kosovës të shekullit XX dhe XXI deri te disa nga perlat e literaturës klasike botërore, si dhe me pjesëmarrjen e sopranos Besa Llugiqi dhe saksofonistit Vitaly Vatulya./KultPlus.com

Magjia e kryeveprave kosovare, italiane e spanjolle në koncertin e Filharmonisë së Kosovës nën drejtimin e Antoine Marguier

By: Kult Plus
28 February 2025 at 18:43

Flonja Haxhaj

Mbrëmjen e djeshme, Atelieja e Pallatit të Rinisë në Prishtinë u mbush me tingujt magjepsës të kryeveprave të muzikës klasike evropiane në koncertin e Filharmonisë së Kosovës. Nën drejtimin e dirigjentit, Antoine Marguier, programi ofroi një udhëtim artistik përmes muzikës së kompozitorëve kosovarë, italianë dhe spanjollë, një përzgjedhje kjo që pavarësisht vështirësive teknike, krijoi për audiencën një atmosferë të paharrueshme, shkruan KultPlus.

 Koncerti nisi me ‘Simfoninë nr. 1’ të kompozitorit të kosovar Rexho Mulliqi. Kjo vepër madhështore, e mbushur me motive të pasura folklorike dhe emocion të thellë, tingujt të fuqishëm dhe dinamika dramatike, ofroi që në hapje një emocion të veçantë.

Më pas, në skenë u ngjit saksofonisti famë botërore, Vitaly Vatulya i cili u paraqit me veprën ‘AlBalcanica’ një krijim i kompozitorit kosovar Valton Beqiri. Me mjeshtërinë e tij, bashkëpunimin dhe orkestën dhe dirigjentin, Vatulya arriti të sjellë në jetë meloditë plot emocione dhe ritmet dinamike të kësaj vepre.

Ndërkaq, mbrëmja arriti kulmin me paraqitjen mbresëlënëse të sopranos, Besa Llugiqi. Llugiqi solli madhështinë e operës italiane në skenë me interpretimet e saj të fuqishme të arieve ‘Un bel dì vedremo’ nga ‘Madama Butterfly’ e Puccinit dhe ‘È strano… Sempre libera’ nga ‘La Traviata’ e Verdit. Me emocionin dhe virtuozitetin e saj, Llugiqi pasqyroi dramën dhe pasionin e këtyre veprave të pavdekshme operistike.

Pas emocioneve të pjesës së parë, koncerti vazhdoi me ‘Simfoninë nr. 2’ të kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, një vepër që pasqyron frymën bashkëkohore dhe energjinë e muzikës moderne kosovare. Ndërkaq, mbrëmja u përmbyll me ‘The Three-Cornered Hat, Suita nr. 2’ nga kompozitori spanjoll Manuel de Falla, një vepër e gjallë dhe plot ngjyra që solli në skenë atmosferën vibrante të folklorit spanjoll.

Ky koncert i Filharmonisë së Kosovës, dëshmoi edhe një herë potencialin e këtij institucioni që pavarësisht kushteve dhe sallës jo adekuate, arritën të prezantojnë një program të përmasave botërore, e për këtë ata morën një mori duartrokitjesh nga publiku.

Pas koncerti, për KultPlus foli dirigjenti Antoine Marguier, i cili mbi të gjitha vlerësoi lart krijimtarinë e kompozitorëve kosovarë, e sidomos të veprave që u performuan në këtë mbrëmje.

“Për mua është gjithmonë interesante që të zbuloj muzikë të re sepse kjo është diçka e re për mua, pra muzika nga Kosova, dhe mendoj që është shumë e bukur, shumë muzikë energjike dhe bashkëkohore. Ishte një program i vështirë për shkak të shumëllojshmërisë, kishim muzikë italiane, spanjolle, kosovare. Pra kishte shumë gjëra të vështira, shumë karaktere të ndryshme dhe kishte nevojë për një koncentrim shumë të madh si për mua ashtu edhe për orkestrën”, u shpreh Marguier.

Ndërkaq, pas paraqitjes së saj në dy prej karaktereve më të vështira të muzikës klasike, sopranoja Besa Llugiqi shprehet e lumtur për këtë performancë dhe për bashkëpunimin e saj me Filharmoninë e Kosovës.

“Të performoj me Filharmoninë e Kosovës është gjithmonë kënaqësi për mua. Për veprat që i kemi përzgjedhur, mund të them se janë jashtëzakonisht të vështira teknikisht, e sidomos në një koncert ku të dyja është goxha sfidë për ta përballuar, sepse janë natyra të ndryshme, karaktere të ndryshme dhe vështirësi të ndryshme teknike. Njëra është më dramatike, tjetra ka më shumë nota të larta por që mendoj që tek publiku shkuan shumë mirë dhe kjo është më e rëndësishmja”, theksoi Llugiqi duke shtuar më tutje se shpreson që edhe në koncertin e radhës me Filharmoninë e Kosovës në Bern të Zvicrës, do të prezantohen po ashtu denjësisht.

Po ashtu, për KultPlus foli edhe saksofonisti, Vitaly Vatulya, i cili shprehet i kënaqur që pati mundësinë që të prezantohet përpara audiencës së Kosovës me një vepër të një kompozitori vendas.

“Mendoj që shkoi shumë suksesshëm dhe është një nder dhe kënaqësi e madhe për mua që të luaj për këtë audiencë entuziaste dhe sidomos një pjesë nga kompozitor vendas, i cili shkroi këtë pjesë për saksofon duke përdor ritme dhe motive tradicionale ballkanike dhe mendoj që është një investim i madh për të ardhmen e muzikës në Kosovë”, tha Vatulya për KultPlus.

Ndërkaq, ju kujtojmë se ky ishte koncerti përmbyllës i Filharmonisë së Kosovës për muajin shkurt, kurse koncerti i radhës do të mbahet në Bern të Zvicrës, më 12 mars, 2025./KultPlus.com

Filharmonia e Kosovës mbyll muajin shkurt me një koncert dinamik

28 February 2025 at 09:50

Filharmonia e Kosovës mbyll muajin shkurt me një koncert dinamik në mes të traditës dhe bashkëkohores me fokus krijimtarinë e kompozitorëve nga Kosova.

Koncerti nën drejtimin e Antoine Marguier u hap me ‘Simfoninë nr. 1’ të Rexho Mulliqit. Saksofonisti Vitaly Vatulya interpretoi ‘AlBalcanica’ për saksofon, harqe dhe perkusione. Sopranoja Besa Llugiqi solli madhështinë e muzikës operistike italiane me interpretimin e ‘Un bel dì vedremo’ nga ‘Madama Butterfly’ e Puccinit dhe ‘È strano… Sempre libera’ nga ‘La Traviata’ e Verdit. Derisa Orkestra nga repertori italian interpretoi uverturën e operës ‘Nabucco’.

Pjesa e dytë e programit qe rezervuar për Simfoninë nr. 2 të Kreshnik Aliçkajt dhe The Three-Cornered Hat, Suita nr. 2 nga Manuel de Falla.

Orkestra do të performojë në Casino Bern në Zvicër më 12 mars 2025, nga ora 19:30. Derisa në Prishtinë, paraqitja e radhës do të mbahet më 4 mars në Atelienë e Pallatit të Rinisë në oraret 13:30 dhe 14:30 me një koncert që i dedikohet fëmijëve./Telegrafi/

The post Filharmonia e Kosovës mbyll muajin shkurt me një koncert dinamik appeared first on Telegrafi.

Përvjetori i pavarësisë, Filharmonia e Kosovës organizon koncert më 17 shkurt

13 February 2025 at 11:45

Filharmonia e Kosovës ka nderin të prezantojë koncertin e 17 shkurtit, organizuar në kuadër të agjendës zyrtare të shënimit të përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të sjellin një program me vepra të kompozitorëve nga Kosova nën dirigjimin e Baki Jasharit. Koncerti do të nisë me veprën “Suita ilire” nga Mark Kaçinari (në 90-vjetorin e lindjes së kompozitorit) dhe do të përfshijë tri vepra premierë: “Fantazi për piano” nga Blond Krasniqi me solist Shkëlzen Baftiarin (piano), poema simfonike “Mizer – Reçak” nga Liburn Jupolli dhe kantata “I miri i motrës” nga Korab Shaqiri me soliste Flaka Goranci (mexosoprano). Gjithashtu, në këtë mbrëmje do të interpretohen “Dies Irae” (Messa da Requiem) nga Giuseppe Verdi dhe “Vendi im” nga Valton Beqiri, e kompozuar mbi temën e këngës “Mallëngjimi”. Numri i ulëseve është i kufizuar, prandaj rezervoni vendet tuaja.

Gjithashtu, thuhet se  koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Dyert hapen në orën 19:30, ndërsa koncerti do të fillojë në orën 20:00. Pas fillimit të koncertit, dyert do të mbyllen për shkak të transmetimit direkt në Radio Televizionin e Kosovës./Telegrafi/

 

The post Përvjetori i pavarësisë, Filharmonia e Kosovës organizon koncert më 17 shkurt appeared first on Telegrafi.

Kori i Filharmonisë së Kosovës hapi vitin me një koncert të veçantë

25 January 2025 at 09:21

Kori i Filharmonisë së Kosovës hapi vitin me një koncert të veçantë në Autostrada Hangar.

Nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla, programi filloi me veprën “Salve Regina” të kompozitorit Kushtrim Gashi, për të vazhduar me veprën “Çu mbush mali” nga Vasil Sofokli Tole.

Ansambli harkor i Filharmonisë iu bashkua Korit për interpretimin e veprave nga Hajrullah Syla dhe Jake Runestad.

Kulmi i mbrëmjes erdhi me interpretimin e “Cloudburst” nga Eric Whitacre dhe veprës “In A” të kompozitorit Rafet Rudi me solistet Shkurta Hykaj Rexhepi dhe Kaltrina Miftari.

Koncerti i ardhshëm i Filharmonisë së Kosovës do të mbahet më 31 janar 2025, në orën 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Nën drejtimin e mjeshtrit Dario Salvi, Orkestra e Filharmonisë do të paraqitet me flautistin eminent italian ANDREA GRIMINELLI dhe flautisten e mirënjohur kosovare Venera Mehmetagaj – Kajtazi./Telegrafi/

The post Kori i Filharmonisë së Kosovës hapi vitin me një koncert të veçantë appeared first on Telegrafi.

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të nisë vitin me koncert në Autostrada Hangar në Prizren

22 January 2025 at 10:47

Autostrada Hangar në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren gjatë javës mirëpret Korin e Filharmonisë së Kosovës, për koncertin hapës të këtij viti.

Në njoftimin e Filharmonisë së Kosovës thuhet se ky kor do të nisë vitin me koncertin në Prizren, nën dirigjimin e Hajrullah Sylës.

“Kori i Filharmonisë së Kosovës do të nisë vitin me një koncert në Prizren. Me një program të pasur me vepra bashkëkohore, Kori do të paraqitet para publikut nën dirigjimin e Hajrullah Sylës, me pjesëmarrjen e Ansamblit Harkor dhe Perkusioneve të Filharmonisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Aty theksohet se koncerti do të mbahet në Autostrada Hangar në Prizren më 24 janar 2025, duke filluar nga ora 19:30.

“Në këtë mbrëmje do të interpretohen vepra nga Kushtrim Gashi, Vasil S. Tole, Hajrullah Syla, Rafet Rudi, si dhe nga dy kompozitorë amerikanë: Jake Runestad, fitues i çmimit Emmy, dhe Eric Whitacre, fitues i çmimit Grammy”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq Autostrada Hangar ka bërë të ditur se për të ndjekur koncertin mjafton vetëm rezervimi i biletave falas në këtë link: https://bit.ly/4aeiqFU. /Telegrafi/

The post Kori i Filharmonisë së Kosovës do të nisë vitin me koncert në Autostrada Hangar në Prizren appeared first on Telegrafi.

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës të premten mbajti koncertin e parë për vitin 2025

18 January 2025 at 15:51

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës e ka nisur vitin me koncertin e mbajtur të premten mbrëma.

Nën drejtimin e mjeshtrit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli, orkestra interpretoi uverturën “Finlandia” nga Jean Sibelius. Me soliste, violinisten e shquar shqiptare Abigeila Voshtina, minutat në vazhdim ishin të rezervuara për Koncertin Nr. 1 nga Max Bruch.

Në pjesën e dytë të koncertit, u soll premiera kosovare e veprës “Ishulli i të Vdekurve” nga Rachmaninoff-i, e cila u duartrokit gjatë nga publiku.

Koncerti i ardhshëm i Filharmonisë së Kosovës do të mbahet më 24 janar 2025, në orën 19:30, në Autostrada Hangar në Prizren, ku do të prezantohet Kori i Filharmonisë së Kosovës nën dirigjimin e Hajrullah Sylës.

 

 

The post Orkestra e Filharmonisë së Kosovës të premten mbajti koncertin e parë për vitin 2025 appeared first on Telegrafi.

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës nis përgatitjet për koncertin e parë për vitin 2025

14 January 2025 at 08:52

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës ka filluar tashmë provat për koncertin e parë të këtij viti, nën drejtimin e dirigjentit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se , i njohur për energjinë dhe vizionin e tij artistik, me këtë koncert do të shënojë një kapitull të ri për Filharmoninë e Kosovës, duke sjellë një interpretim unik të veprave nga Sibelius, Bruch dhe Rachmaninoff.

Koncerti do të mbahet më 17 janar, në Atelienë e Pallatit të Rinisë, prej orës 19:30./Telegrafi/

The post Orkestra e Filharmonisë së Kosovës nis përgatitjet për koncertin e parë për vitin 2025 appeared first on Telegrafi.

Më 21 dhjetor, Filharmonia e Kosovës prezanton Gala Koncertin e Vitit të Ri 2025

19 December 2024 at 08:25

Nën dirigjimin e mjeshtrit Dario Salvi, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës prezanton një program ekskluziv, plot ekspresivitet dhe nostalgji.

Koreografitë e pavdekshme të mjeshtrit botëror Mikhail Fokine, të shoqëruara nga muzika e Tchaikovsky-it, Saint-Sawns-it, and Adam-it, do të vijnë në jetë nga artisti dhe koreografi ikonik italian Toni Candeloro dhe Martina Arduino, prima balerina e të famshmit “Teatro alla Scala” – Milano.

“Mbrëmja do të sjellë gjithashtu virtuozitetin e dy instrumentistëve të jashtëzakonshëm: violinistes franceze Anna Göckel, fituese e çmimit prestigjioz “Révélations Classiques de l’ADAMI”, dhe të trumbetistit të parë të Filharmonisë së Sofjes, Peter Makedonski duke mos harruar edhe copëza nga repertori i familjes Strauss”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, në komunikatë thuhet “Përjetoni një mbrëmje ekskluzive muzikore, magjinë e vallëzimit dhe të teatrit”.

Data, ora dhe vendi: 21 dhjetor 2024, ora 19:30, Salla AMC

Gjithashtu, Filharmonia e Kosovës ka njoftuar se tashmë të gjitha ulëset për Gala Koncertin e Vitit të Ri 2025 janë tashmë të rezervuara./Telegrafi/

The post Më 21 dhjetor, Filharmonia e Kosovës prezanton Gala Koncertin e Vitit të Ri 2025 appeared first on Telegrafi.

Kori i Filharmonisë së Kosovës performon në Slloveni

16 December 2024 at 11:36
Kori i Filharmonisë së Kosovës ka dhënë koncertin e parë në Lubjanë, përpara personaliteteve të jetës kulturore dhe politike të Sllovenisë. I pranishëm në koncert ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Nën drejtimin e dirigjentit Baki Jashari, u interpretuan vepra nga kompozitorë të njohur nga Kosova dhe Shqipëria, si Rafet Rudi, Mendi Mengjiqi, Baki Jashari, Vasil S. Tole dhe Hajrullah Syla.
Përpara publikut u prezantuan gjithashtu edhe vepra nga kompozitorë ndërkombëtarë, si Eric Whitacre, Ambrož Čopi, Laura Jēkabsone dhe Jake Runestad.
Performancat e mrekullueshme nga solistët dhe Kori i Filharmonisë u përcollën me duartrokitje të gjata nga publiku.
Koncerti u mbajt në kuadër të javës kulturore të Kosovës në Slloveni.
Ky ishte koncerti i fundit i Korit të Filharmonisë për vitin 2024. Aktivitetet e këtij viti do të përmbyllen me Gala Koncertin e Vitit të Ri, i cili do të mbahet më 21 dhjetor 2024, në AMC Hall, në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30. /Telegrafi/ 

The post Kori i Filharmonisë së Kosovës performon në Slloveni appeared first on Telegrafi.

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka dhënë koncertin e tij të fundit për vitin 2024

12 December 2024 at 12:52

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka dhënë koncertin e tij të fundit për vitin 2024.

Nën drejtimin e Baki Jasharit u interpretuar vepra nga kompozitorë nga Kosova dhe Shqipëria, si Lorenc Antoni, Rafet Rudi, Mendi Mengjiqi, Baki Jashari, Vasil S. Tole dhe Hajrullah Syla.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se përpara publikut u interpretuan edhe vepra nga kompozitorë ndërkombëtarë, si Eric Whitacre, Ambrož Čopi, Vytautas Miškinis, Laura Jēkabsone dhe Jake Runestad.

Ky koncert qe prelud i performancës së Korit përpara publikut slloven më 15 dhjetor 2024, në Sallën “Marjan Kozina” të Filharmonisë së Sllovenisë./Telegrafi/

The post Kori i Filharmonisë së Kosovës ka dhënë koncertin e tij të fundit për vitin 2024 appeared first on Telegrafi.

❌
❌