Normal view

Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta legjenda skoceze e Mançester Junajtid

By: gsh
17 January 2025 at 21:46

Futbolli botëror ka mësuar sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të një prej legjendave që kanë bërë të famshëm këtë sport. Denis Lou, ish-sulmuesi skocez i famshëm në vitet 60’-70’, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Ai mbahet si një nga emrat më të mëdhenj të atyre viteve, sidomos kur vishte fanellën e Mançester Junajtid, me të cilën fitoi thuajse gjithçka në futbollin europian, teksa ishte edhe fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1964.

“Me zemër të rënduar ju komunikojmë se babai ynë, Denis Lou, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Ka luftuar një betejë të vështirë, por tani më në fund është në paqe. Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për shëndetin dhe përkujdesjen ndaj tij, në të kaluarën dhe në kohët e fundit. E dimë se sa e kanë mbështetur njerëzit dhe sa e kanë dashur. Kjo dashuri është vlerësuar gjithmonë dhe ka bërë diferencën”, shkruhej në mesazhin e familjes që njoftoi për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit i cili në vitet e fundit po luftonte me Alzhajmerin dhe demencën.

Lou është një nga ikonat më të shndritshme të historisë së Mançester Junajtid dhe një statujë e tij është e vendosur para stadiumit “Old Trafford”.

PANORAMASPORT.AL

The post Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta legjenda skoceze e Mançester Junajtid appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“I thashë që jam i zhgënjyer”, trajneri i Granadas shpërthen kundër Uzunit: Ia përmirësuan dy herë rrogën, e paguajnë edhe kur shkon me…

By: gsh
17 January 2025 at 21:41

Myrto Uzuni ka bërë gati valixhet dhe pret vetëm zyrtarizimin e marrëveshjes që do ta shohë atë të bëhet pjesë e FC Austin në MLS, duke i dhënë lamtumirën Granadas. Sulmuesi largohet si rekordmeni i golave të kësaj skuadre, pasi u bë i huaji më i mirë i të gjitha kohëve në klubin spanjoll.

Për Granadan kjo do të jetë një goditje e madhe, të cilën më shumë se të gjithë po e vuan trajneri Fran Eskriba.

Ky i fundit sheh shanset e ekipit të tij për ngjitjen në La Liga të ulen ndjeshëm me largimin e Uzunit ndaj nuk është kursyer në konferencën e sotme për mediat kundër sulmuesit shqiptar. Eskriba ishte kundër mënyrës se si Uzuni vendosi të shtynte klubin të mundësonte këtë largim të tijin.

“Të vetmen herë që fola me të për këtë temë, i thashë se isha shumë i zhgënjyer. Kështu janë gjërat. U zhgënjeva sepse nuk është kjo mënyra. Çdokush në punë mund të ndjejë se është i nënvlerësuar dhe të kërkojë nga kompania e tij të përmirësojë pagesën. Në këtë rast, ne po flasim për një person të cilit tashmë i ishte përmirësuar disa herë paga për rendimentin e tij.

Është krejtësisht legjitime të shkosh në një klub që e konsideron më të mirë ose të duash të fitosh më shumë para. Çdokush në këtë jetë ka vlerat dhe parimet e tij. Mendoj se është legjitime që ta dëshirosh, por ndërkohë duhet të përmbushësh detyrimin tënd, sepse nëse do të ishe lënduar, ke qenë i sëmurë apo ke ikur me kombëtaren, klubi ka vazhduar të të paguajë.

Dhe nëse nuk do të kishe shënuar gol që kur ke ardhur këtu, klubi do të vazhdonte të paguante sepse ka një kontratë të nënshkruar, por në këtë rast vetëm njëra nga dy palët e ka respektuar”, ishte shpërthimi i trajnerit kundër Uzunit gjatë konferencës për mediat.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

The post “I thashë që jam i zhgënjyer”, trajneri i Granadas shpërthen kundër Uzunit: Ia përmirësuan dy herë rrogën, e paguajnë edhe kur shkon me… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Gazetarja e VOA zbulon detaje për ceremoninë e betimit të Trump: Rasti i dytë në historinë e SHBA që…

By: gsh
17 January 2025 at 21:34

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Klementina Cenkollari, në emisionin ‘Log.’ në News24, ka zbuluar detaje lidhur me ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump, i cili zyrtarisht merr detyrën e presidentit të SHBA më 20 janar.

Cenkollari tha se e hëna do të jetë një ditë e gjatë e cila nis me praninë e Trump në një meshë dhe mbyllet me tre darka, ku te secila presidenti i ri i SHBA do mbajë fjalime.

Sai i takon ceremonisë që do zhvillohet brenda Capitol Hill, gazetarja tha se është bërë me kërkesë të Trump për shkak të temperaturave të ulëta.

Cenkollari: Do të ishte rasti dytë në historinë e SHBA që ceremonia e betimit do të bëhet brenda Capitolit. Ka ndodhur nw vitin 1985. U njoftua nga Trump, për shkak të temperaturave të ulët. Kur të betohet presidenti, pritet të jenë -6 gradë Celsius temperaturat.

Do të jetë një ditë e gjatë, e cila do të vazhdohet me traditën e përhershme. Do të nisë më praninë e Trump në një meshë në kishën St Johns, më pas do të shkojë në presidencë për një çaj me çiftin presidencial në largim.

Po shqyrtohen plane alternative për më shumë se 250 mijë të ftuar me bileta për të parë inaugurimin dhe dhjetëra mijëra të tjerë që do e ndiqnin nga larg. Trump tha se do të ndiqet në Capital Arena. Aty do të mbahet edhe Parada Presidenciale. Fill pas betimit, Trump do të mbajë fjalimin e tij të parë si president.

Gjatë mbrëmjes do të ketë tre darka të ndryshe, ku te secila do të mbajë fjalim .

The post Gazetarja e VOA zbulon detaje për ceremoninë e betimit të Trump: Rasti i dytë në historinë e SHBA që… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

FOTO/ Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama! Ish-presidenti uron gruan e tij për ditëlindje

By: gsh
17 January 2025 at 21:23

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për divorc mes tyre.

Pas një dite spekulimesh intensive, se ish-presidenti amerikan nuk i uroi gruas së tij ditëlindjen, Barack Obama ka publikuar në rrjetet sociale një foto krah gruas së tij, duke e cilësuar “dashurinë e jetës së tij”.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, Michelle Obama. Ti mbush çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri, humor dhe hir  dhe dukeni bukur duke e bërë këtë. Jam shumë me fat që mund të përballoj aventurat e jetës me ju. Të dua!”  shkroi ai  në “X”.

Vetë Michelle ka ripostuar foton e tyre, duke shkruajtur: “Të dua zemër”.

Fotoja e Barack dhe Michelle Obamës vjen në një kohë kur thashethemet për ndarjen e çiftit po “shpërthenin” gjithnjë e më shumë në disa media amerikane, të cilat po flasin për një lidhje dashurie mes ish-presidentit amerikan dhe Jennifer Aniston,  ku kjo e fundit e ka mohuar kategorikisht diçka të tillë.

Love you, honey! ❤️ https://t.co/fiQaCYmQ02

— Michelle Obama (@MichelleObama) January 17, 2025

The post FOTO/ Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama! Ish-presidenti uron gruan e tij për ditëlindje appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin, Spiropali zbulon çfarë u miratua

By: gsh
17 January 2025 at 20:57

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, përmes një postimi në Facerbook, shprehet se në mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, u miratuan në unanimitet ndryshime në rregullore për vlerësimin parandalues të korrupsionit dhe kontrollin post-legjislativ.

Duke filluar nga ky sesion, thotë Spiropali, këto mekanizma bëhen pjesë integrale e procesit tonë ligjvënës, duke forcuar kështu transparencën.

Postimi i Spiropalit:

Në mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, hodhëm një hap të rëndësishëm për të fuqizuar më tej integritetin dhe efektivitetin e Kuvendit, duke miratuar me unanimitet ndryshime në Rregullore për

-Vlerësimin parandalues të korrupsionit dhe;

-Kontrollin Post-Legjislativ.

Duke filluar nga ky sesion, këto mekanizma bëhen pjesë integrale e procesit tonë ligjvënës, duke forcuar kështu transparencën, duke sfiduar çdo influencë të papërshtatshme në ligjbërje dhe së fundmi duke garantuar jo vetëm ligje të miratuara, por edhe të zbatuara me efektivitet.

The post Mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin, Spiropali zbulon çfarë u miratua appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

FOTO/ Luis Hemilton i pandalshëm! Legjenda e Formula 1 kalon nga modelet e këngëtaret, te aktorja 52-vjeçare e Hollywood-it

By: gsh
17 January 2025 at 20:55

Thashethemet nuk po ndalin rreth legjendës së Formula 1, Luis Hamilton, 40 vjeç dhe Sofia Vergara, 52 vjeç. Ata u panë duke shijuar një takim dy-orësh në Nju Jork Siti.

HAMILTON

Hamilton, shtatë herë kampion bote, dhe Vergara, një aktore kolumbiane-amerikane e njohur për rolin e saj në “Modern Family”, ishin të gjithë të buzëqeshur gjatë daljes, sipas një raporti ekskluziv nga “TMZ”.

Sofia-Vergara-and-Lewis-Hamilton-011625-f5c90985009b4fff9f9394bde173e512

Ky çift i papritur tashmë ka hapur spekulimet për një lidhje të re të mundshme, ndërsa legjenda e Formula 1 është përfolur për lidhjet e tij me vajza modele e këngëtare.

PANORAMASPORT.AL

The post FOTO/ Luis Hemilton i pandalshëm! Legjenda e Formula 1 kalon nga modelet e këngëtaret, te aktorja 52-vjeçare e Hollywood-it appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Bëra s*ks me ish-in edhe pse kam një të dashur!”- 38 vjeçari tregon se si u manipulua duke i përdorur pikën e tij të dobët

By: gsh
17 January 2025 at 20:26

“Dear Deidre” sjell rrëfimin e një djali, i cili ka tradhtuar të dashurën me ish të dashurën. Por, ai tregon se ndihet shumë në faj për këtë që i ka bërë personit që ka aktualisht në faj dhe kërkon ndihmë se si të veprojë që ajo të mos lëndohet, shkruan “The Sun”.

Ndihem shumë në faj, sepse kam bërë diçka shumë idiote. Kam bërë seks me ish të dashurën kur kam një të dashur të re me të cilën jam shumë i dashuruar.

Çfarë nuk shkon me mua?

Ish-i im është nëna e vajzës sime dhe kur ajo u nda nga unë, isha shumë i shkatërruar dhe kjo gjendje vazhdoi për muaj të tërë.

Ajo arriti deri aty sa nuk e linte nënën time të merrte vajzën e më pas më ndaloi edhe mua që ta shihja e ta takoja atë.

Ajo është 34 vjeç, ndërsa unë jam 38 vjeç.

Pas shumë muajsh vuajtje takova një vajzë tjetër me të cilën u njoha nëpërmjet internetit. Ajo është 31 vjeç dhe më ndihmoi të kapërceja traumën e një ndarjeje të keqe. Ajo është e mrekullueshme.

E dashura ime u zhvendos tek unë gjatë izolimit për herë të dytë. Kohët e fundit isha jashtë për një shëtitje me të dashurën time dhe ish e dashura më kaloi pranë teksa shtynte karrocën e vajzës.

Më pas, ajo më dërgoi një mesazh ku më tregonte se ishte penduar për ato që kishte bërë dhe më lutej të kthehesha tek ajo.

Nuk iu dorëzova lutjeve të saj, por kur më tha se mund ta shihja vajzën, mendova se nuk do të ishte gjë e keqe, sepse doja shumë ta shihja.

Vajza ime ishte në gjumë kur arrita në shtëpinë e saj.

Ish e dashura më dha një pije dhe më tha se ishte shumë e shkatërruar kur më shihte që kishte ecur para.

Të dy i pranuam gabimet tona, por më pas ajo shpërtheu në lot. Gjithmonë e urreja ta shihja të qante, prandaj e përqafova dhe më pas ajo më puthi. Bëmë seks në divanin tonë të vjetër. Unë u largova menjëherë pas kësaj, me një ndjenjë të tmerrshme.

“Dear Deidre” pasi ka parë këtë shkrim, është përgjigjur kështu:

Sepse ju jeni një qenie njerëzore që keni bërë një gabim dhe ne të gjithë mund ta bëjmë atë ndonjëherë.

Ajo erdhi tek ti duke qarë dhe të gjitha ato ndjenja dashurie duket sikur ju kujtuan. Por në fund të ditës, ju e keni kuptuar që çdo gjë mes jush ka marrë fund.

Ju duhet të flisni me të dhe t’i tregoni se e gjitha ishte diçka e momentit dhe asgjë më shumë. Nuk duhet të ndodhë më.

Ju keni ecur përpara dhe kështu duhet, por duhet të rregulloni marrëdhënien me vajzën tuaj.

T’i tregosh të dashurës për ato që ke bërë mund të të lehtësojë nga ndjenja e fajit, por në fund të fundit do të sjellë dëshpërim për të dy.

The post “Bëra s*ks me ish-in edhe pse kam një të dashur!”- 38 vjeçari tregon se si u manipulua duke i përdorur pikën e tij të dobët appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

By: gsh
17 January 2025 at 20:19

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin veriun me pjesën tjetër të vendit dhe anasjelltas.

Objekt i kontrollit janë automjetet me xhama të errësuar, parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe ndalimi i personave në kërkim.

Ende nuk dihet nëse ka persona të shoqëruar apo të arrestuar, ndërsa aksioni vazhdon.

The post Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

EMRI/ U përplas për vdekje nga mjeti në Berat, identifikohet 30-vjeçarja

By: gsh
17 January 2025 at 20:18

Lavia Gjata është 30-vjeçarja që u përplas për vdekje nga një mjet me drejtues 25-vjeçarin A.Tafa, teksa ishte duke ecur me fëmijën e saj.

Nga aksidenti, fëmija 2-vjeçar shpëtoi pa lëndime.

Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe  vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe  vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen

The post EMRI/ U përplas për vdekje nga mjeti në Berat, identifikohet 30-vjeçarja appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Këto janë 4 shenjat më romantike të Horoskopit

By: gsh
17 January 2025 at 19:49

Disa shenja Horoskopi kanë një talent të natyrshëm për të shprehur emocionet në një mënyrë që ju bën të “shkriheni”.

Qoftë përmes gjesteve të vogla apo deklaratave të mëdha dashurie, këta 4 përfaqësues të zodiakut dinë patjetër të mbajnë ndezur flakën e humorit romantik.

Pra, le të shohim cilat janë shenjat më romantike të zodiakut:

  1. Peshqit

Nëse jeni në kërkim të romantikës më të mirë, Peshqit janë shenja që dëshironi në krah. Kjo shenjë është plot ndjeshmëri dhe ka aftësinë të kuptojë thellësisht ndjenjat e të tjerëve. Kur dashurojnë, e bëjnë me gjithë zemër dhe shpirt.

Peshqit nuk kanë frikë të shprehin ndjenjat e tyre me butësi dhe autenticitet. Ata mund t’ju shkruajnë poezi, t’ju befasojnë me darka romantike ose të kalojnë gjithë natën vetëm për t’ju bërë të ndiheni të veçantë. Imagjinata e tyre nuk njeh kufi dhe do të bëjnë gjithçka për t’ju bërë të ndiheni sikur jetoni në përrallën më të bukur.

  1. Gaforrja

Nëse doni dikë që ju bën të ndiheni të sigurt dhe të dashur, Gaforret janë romantikët më të mirë. Kjo shenjë është jashtëzakonisht mbrojtëse dhe e dashur, dhe do të bëjë gjithçka për të treguar dashurinë e saj. Ata kanë një aftësi unike për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe për të treguar dashurinë e tyre me gjeste të vogla por domethënëse.

Një darkë në shtëpi me qirinj, një përqafim i butë apo një bisedë e thjeshtë interesante janë vetëm disa nga gjërat që një Gaforre mund t’ju ofrojë. Nëse jeni duke kërkuar për dikë që ju kushton vëmendje dhe kujdes të pandarë, Gaforrja është shenja ideale për ju.

  1. Demi

Demi është shenja që ndërthur pasionin me prakticitetin. Edhe pse ai mund të mos jetë shenja më shpërthyese, dashuria e tij është e qëndrueshme. Demi e shpreh romancën e tyre me veprime dhe dhurata materiale që tregojnë se sa shumë kujdesen.

Ai mund t’ju trajtojë me darkën më të shijshme, t’ju lajë me lule ose të organizojë një fundjavë romantike në një destinacion të mrekullueshëm. Qëndrueshmëria dhe besnikëria e tyre i bëjnë ata shoqërues të shkëlqyer dhe nëse ju duan, do t’ju duan përgjithmonë.

  1. Peshorja

Peshorja është shenja që nxjerr një ndjenjë elegance dhe hiri në të gjitha nivelet. Peshoret janë romantikë në kuptimin më “klasik” të fjalës. I pëlqejnë takimet romantike, arti dhe estetika dhe ky kombinim i bën ato vërtet unike kur bëhet fjalë për dashurinë.

Jo vetëm që u pëlqen të krijojnë atmosferën perfekte për momentet romantike, por janë gjithashtu të shkëlqyeshëm në krijimin e lidhjeve emocionale me të tjerët. Ata do të dëgjojnë me vëmendje, do t’ju kuptojnë dhe do të bëjnë gjithçka që munden për t’ju bërë të ndiheni sikur jeni i vetmi në botë. Me Peshoren, çdo moment mund të jetë i veçantë.

The post Këto janë 4 shenjat më romantike të Horoskopit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Aksident i rëndë në Berat, i riu përplas për vdekje me makinë 30-vjeçaren, shpëton mrekullisht fëmija 2 vjeç

By: gsh
17 January 2025 at 19:46

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor  në Moravë, ku është përplasur për vdekje një grua 30-vjeçare dhe ka shpëtuar mrekullish fëmija i saj 2 vjeç.

Mësohet se shtetasja me iniciale L.Gj, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit, 25-vjeçari me iniciale A. T., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Berat, i riu përplas për vdekje me makinë 30-vjeçaren, shpëton mrekullisht fëmija 2 vjeç appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Të dielën kundërshtarë në fushë, në tavolinë Interi dhe Empoli diskutojnë për Ismajlin

By: gsh
17 January 2025 at 19:30

Ndeshja e të dielës në Serinë A mes Interit dhe Empolit do të shohë protagonist në fushë dhe jashtë saj Ardian Ismajlin. Mbrojtësi shqiptar do të jetë një titullar në këtë duel, por një rëndësi të madhe për të do të ketë edhe diskutimi jashtë fushe mes dy skuadrave rreth tij.

Situata e krijuar me dëmtimet e vazhdueshme te Açerbit, ka bërë që Interi të rikthehet edhe një herë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe do të përdorë ndeshjen e të dielës për të diskutuar pikërisht për Ismajlin, i cili është një profil që pëlqehet nga stafi teknik zikaltër.

“Sportmediaset” bën të ditur se do të ketë diskutime për mundësinë e kalimit të mbrojtësit shqiptar i cili përflitet edhe si një objektiv i merkatos së Napolit. AI është në muajt e fundit të kontratës ndaj do të jetë e vështirë që Interi të sigurojë huazimin e tij deri në fund të sezonit. Ndaj bisedimet do të bëhen për pagesën e një shifre të caktuar që Empoli të lërë të lirë një nga futbollistët kyç të këtij edicioni.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

The post Të dielën kundërshtarë në fushë, në tavolinë Interi dhe Empoli diskutojnë për Ismajlin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

VIDEO/ U aksidentua bashkë me dy shokë të saj, 13-vjeçarja shqiptare ndërron jetë pas 6 ditësh në koma! Dalin pamjet ku të rinjtë lëviznin me shpejtësi ‘skëterrë’

By: gsh
17 January 2025 at 19:16

Ka ndërruar jetë gjashtë ditë pasi ndodhej në koma 13-vjeçarja shqiptare në Itali, e cila u përshi në një aksident tragjik me makinë me disa të rinj të tjerë.

Sipas mediave italiane, 13-vjeçarja Jennifer (Xheni) Alcani, u aksidentua mbrëmjen e 10 janarit në zonën e Abbadia Lariana. Lëndimet e marra në përplasjen që ndodhi në orën 5 të mëngjesit pak para hyrjes në Rrugën Shtetërore 36, drejt Lecco-s, ishin shumë të rënda dhe ajo nuk mundi t’i mbijetojë.

Atë natë ajo ishte në një automjet tip BMË që drejtohej nga një shok 22-vjeçar. Në sediljen pranë të riut ishte një 19-vjeçar nga Malgrate dhe e ulur pas, 13-vjeçarja.

Jennifer Xheni Alcani
Jennifer Xheni Alcani

Duket se ata e kishin kaluar mbrëmjen së bashku dhe po sillnin të miturën në shtëpi. Por, përgjatë rrugës për ka ndodhur një përplasje e cila më pas ka rezultuar fatale për vogëlushen. Karabinierët dhe policia rrugore po vijojnë hetimet e nisura pas aksidentit, por duket se makina ka qenë duke ecur me shpejtësi tejet të lartë, në një rrugë me shpejtësi 50 km në orë.

Jennifer Xheni Alcani (2)

Qarkullimi më një shpejtësi tejet normave të lejuara, është faktuar edhe nja një video e publikuar në rrjetet sociale.

Njëri prej tyre, ka shpërndarë në rrjetin social TikTok, momentin ku BMW-ja kalon me shpejtësi përmes një tuneli në orën 4.54 të mëngjesit, pak para aksidentit fatal.

Jennifer Xheni Alcani (1)

Xheni Alcani mësohet se jetonte në Lecco, në lagjen Germanedo dhe në prill të këtij vit do të bënte 14 vjeçe. Mësohet se ceremonia e saj mortore do të bëhet të shtunën më 18 janar, në orën 15:30 në bazilikën qendrore të San Nicolò.

The post VIDEO/ U aksidentua bashkë me dy shokë të saj, 13-vjeçarja shqiptare ndërron jetë pas 6 ditësh në koma! Dalin pamjet ku të rinjtë lëviznin me shpejtësi ‘skëterrë’ appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Sali Berisha kërkoi rrëzimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

By: gsh
17 January 2025 at 18:36

Gjykata kushtetuese ka rrezuar kërkesën e Sali Berishës, i cili kërkoi pavleftësimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’, të vendosur një vit më parë nga Gjykata e Posaçme.

Gjykata Kushtetuese njofton se, “pasi shqyrtoi fillimisht kriteret e legjitimimit të kërkuesit, arriti në përfundimin se: ai legjitimohet si për kundërshtimin e vendimeve gjyqësore për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, ashtu edhe për kundërshtimin e procedurës së ndjekur nga Kuvendi për dhënien e autorizimit për caktimin ndaj tij të masës së arrestit në shtëpi.

Gjykata vlerësoi se pretendimet në lidhje me pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatave të posaçme për shkak të ligjit nr. 95/2016 nuk mund të merret në shqyrtim pasi përbën gjë të gjykuar.

Po kështu pretendimet në lidhje me parimin e sigurisë juridike për shkak të paqartësisë së dispozitave procedurale penale që lidhen me kohën e ekzekutimit të masave të sigurimit, nuk mund të merren në shqyrtim pasi kërkuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike”.

Kujtojmë se me datë 21 nëntor, Gjykata Kushtetuese interpretoi masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” nuk pengojnë punën e deputetit dhe mund të vendosen pa autorizim nga Kuvendi, duke rrëzuar pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha se SPAK kishte shkelur Kushtetutën.

“Për rrjedhojë, gjykata njëzëri arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit,” thuhet në njoftim. Gjykata arsyetoi se mbrojtja nga imuniteti nuk shtrihej mbi këto dy masa të parashikuara.

“Për pasojë, kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt, ndaj Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm,” thuhej në njoftim.

Gjykata Kushtetuese e interpretoi shprehjen “heqje e lirisë në çfarëdolloj forme” bazuar edhe në frymën e amendamentit kushtetues të vitit 2012, i cili synonte reduktim sa më të madh të imunitetit procedural të deputetëve. Sipas vendimit, neni 73/2 duhet të interpretohet ngushtësisht si një avantazh i përkohshëm procedural që e gëzojnë deputetët në funksion të mirëfunksionimit të Kuvendit në tërësinë e tij dhe jo si privilegj i deputetëve si individë.

Kushtetuesja po ashtu rrëzoi pretendimet e ngritura nga Berisha për anësinë e Gjykatës së Posaçme në vendimet e masës së sigurisë. Megjithatë, ajo pranoi pretendimin se bllokimi i pasaportës ishte joproporcional dhe se në rastin e Berishës, masa “detyrim paraqitje” ishte e mjaftueshme.

Berisha ndodhet në hetim prej tetorit të vitit të kaluar për akuzën e korrupsionit pasiv, kohë kur u vendos masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “bllokim pasaporte”. Masa e tij u rëndua në “arrest shtëpie” pasi ish-kryeministri Berisha refuzoi të zbatonte vendimin e gjykatës, por më 27 nëntor 2024 u la i lirë me vendim të GJKKO.

NJOFTIM VENDIMMARRJEJE

Në datën 17.01.2025, Gjykata Kushtetuese (Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Sali Berisha, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 520, datë 30.12.2023 dhe nr. 521, datë 27.12.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 15 (87-2024-23), datë 25.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-667 (94), datë 09.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Gjykata, pasi shqyrtoi fillimisht kriteret e legjitimimit të kërkuesit, arriti në përfundimin se: ai legjitimohet si për kundërshtimin e vendimeve gjyqësore për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, ashtu edhe për kundërshtimin e procedurës së ndjekur nga Kuvendi për dhënien e autorizimit për caktimin ndaj tij të masës së arrestit në shtëpi.

Gjykata vlerësoi se pretendimet në lidhje me pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatave të posaçme për shkak të ligjit nr. 95/2016 nuk mund të merret në shqyrtim pasi përbën gjë të gjykuar.

Po kështu pretendimet në lidhje me parimin e sigurisë juridike për shkak të paqartësisë së dispozitave procedurale penale që lidhen me kohën e ekzekutimit të masave të sigurimit, nuk mund të merren në shqyrtim pasi kërkuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike.

Për sa i takon themelit të çështjes, duke mbajtur në konsideratë argumentet, parashtrimet dhe prapësimet e palëve, Gjykata vlerësoi se:

  1. Në lidhje me pretendimin për procedurën parlamentare për dhënien e autorizimit nga Kuvendi, sipas nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, Gjykata me shumice votash çmoi se ky pretendim është i pabazuar
  2. Në lidhje me pretendimet për cenim të lirisë personale (neni 27 i Kushtetutës), të lidhur me te drejtën për t’u zgjedhur ( neni 45 i Kushtetutës), Gjykata i vlerësoi ato në dy aspekte: në aspektin procedural dhe aspektin substancial.
  3. Në aspektin procedural, Gjykata vlerësoi procesin gjyqësor në të cilin ishte vendosur zëvendësimi i masave të sigurimit me atë të arrestit në shtëpi në drejtimet e mëposhtme:
  4. parimi i paanshmërisë së gjykatës i lidhur me të drejtën e mbrojtjes efektive;
  5. së drejtës së aksesit të lidhur me standardin e arsyetimit të vendimit.

Gjykata me shumicë votash vlerësoi se këto pretendime nuk janë të bazuara.

  1. Në aspektin substancial Gjykata vlerësoi proporcionalitetin e masës së arrestit ne shtëpi në drejtim të nevojës, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.

Gjykata bazuar në nenin 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, vendosi rrëzimin e kërkesës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh.

Në përfundim Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

The post Sali Berisha kërkoi rrëzimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’, Gjykata Kushtetuese merr vendimin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Donald Trump merr zyrtarisht detyrën si President më 20 janar, ceremonia e inaugurimit të tij do të mbahet në ambient të mbyllur! Ja arsyeja

By: gsh
17 January 2025 at 18:18

Fjalimi i Presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump në ceremoninë e inaugurimit të tij si president më 20 janar, do të mbahet në ambiente të mbyllura.

Sipas Trump, ky vendim u mor për shkak të motit të rrezikshëm të ftohtë që parashikohet javën e ardhshme në Uashington.

“Kam urdhëruar që Fjalimi i Inaugurimit, përveç lutjeve dhe fjalimeve të tjera, të mbahet në Kapitol Rotunda të Shteteve të Bashkuara, siç u përdor nga Ronald Reagan në 1985, edhe për shkak të motit shumë të ftohtë”, postoi Trump në Truth Social.

Fjalimi, si dhe fjalimet e tjera, tani do të zhvillohen brenda rotondës së Kapitolit të SHBA-së, dhe jo jashtë ndërtesës.

Parada inauguruese do të mbahet gjithashtu në ambientet e mbyllura në Capitol One Arena të Uashingtonit, së bashku me të tre ballot inauguruese.

“Ne do të hapim Capital One Arena të hënën për shikimin LIVE të kësaj ngjarjeje Historike dhe për të pritur Paradën Presidenciale. Unë do t’i bashkohem turmës në Capital One, pas betimit tim”, shtoi Trump.

Siç e tha edhe Trump, presidenti i fundit që u betua në ambiente të mbyllura ishte Ronald Reagan në 1985, kur moti i ftohtë rrënoi edhe Kapitolin e SHBA.

The post Donald Trump merr zyrtarisht detyrën si President më 20 janar, ceremonia e inaugurimit të tij do të mbahet në ambient të mbyllur! Ja arsyeja appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Vodhi sendet personale të një të arrestuari në Gramsh, AMP pezullon nga detyra punonjësin e policisë

By: gsh
17 January 2025 at 18:07

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë, nënkomisar G. C., 31 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Gramsh.

Nga hetimet ka rezultuar se efektivi duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur sendet personale të një shtetasi të ndaluar/arrestuar.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Nënkomisar G. C., 31 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Gramsh, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Nga hetimet e kryera nga AMP janë grumbulluar fakte dhe prova që krijojnë dyshimin se ky punonjës policie, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur sendet personale të një shtetasi të ndaluar/arrestuar.

The post Vodhi sendet personale të një të arrestuari në Gramsh, AMP pezullon nga detyra punonjësin e policisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Situata e Brojës, flet përsëri trajneri i Evertonit: Klubi po bisedon me Çelsin, nuk është përfundimtare

By: gsh
17 January 2025 at 17:51

Dëmtimi i Armando Brojës i ka hapur rrugë hipotezës së kthimit të sulmuesit shqiptar te Çelsi duke mbyllur para kohe huazimin e tij në radhët e kësaj skuadre.

Një ide e Evertonit për të liruar një vend në listën e huazimeve që i lejohet të kryejë brenda sezonit, por që ka hasur në pengesë nga londinezët, të cilët presin ta marrin mbrapsht vetëm me rrogën e paguar deri në fund të edicionit.

Një situatë e komplikuar që ka nisur negociata mes klubeve, siç e ka konfirmuar sot në konferencë për mediat edhe trajneri Devin Mojes, i cili është ndalur mbi situatën e sulmuesit.

“Kthimi i Brojës? Nuk mendoj se është absolut. Unë e thashë në konferencën për mediat pas ndeshjes kur m’u bë pyetja se dëmtimi i tij mund të zgjaste shumë më tepër se sa shpresonim, por është një nga opsionet që mund të ishte në dispozicion. Ka njerëz të klubit që po flasin me Çelsin në këto momente”, tha ai duke konfirmuar hipotezën që kishte ngritur pak ditë më parë.

Tani mbetet të shihet si do të trajtohet kjo çështje në ditët në vijim, kur palët udhët të marrin një vendim rreth Brojës, të cilin e presin deri në 3 muaj jashtë fushave të lojës në varësi të evoluimit të riaftësimit të tij pas dëmtimit në kyçin e këmbës së djathtë.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

The post Situata e Brojës, flet përsëri trajneri i Evertonit: Klubi po bisedon me Çelsin, nuk është përfundimtare appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Ju rrisin rrezikun e një ataku kardiak, zbuloni tre gabimet që duhet të shmangni gjatë dimrit

By: gsh
17 January 2025 at 17:50

Sulmet në zemër zakonisht prekin burrat mbi 50 vjeç dhe gratë mbi 65 vjeç, por vitet e fundit më shumë njerëz në të 20-at, 30-at dhe 40-at vuajnë nga sulmet në zemër.

Edhe pse mjekët paralajmërojnë rregullisht për simptomat, shumë nuk janë të vetëdijshëm se cilat gabime gjatë dimrit mund të rrisin rrezikun e një ataku kardiak.

Temperaturat e ftohta janë problem sepse stresojnë trupin, kështu që zemra duhet të punojë më shumë për të mbajtur ngrohtë.

Rritja e ritmit të zemrës mund të çojë në një atak në zemër dhe gabimet e mëposhtme rrisin rrezikun:

Veshje të papërshtatshme

Shtresimi është çelësi për ruajtjen e nxehtësisë së trupit gjatë temperaturave të ftohta. Nëse nuk vishni rrobat e duhura të ngrohta, kapelën dhe dorezat, zemra do të jetë nën më shumë presion, sepse duhet të pompojë më shumë gjak për t’ju mbajtur ngrohtë.

Aktivitet i tepruar

Ndërsa aktiviteti fizik i moderuar është i dobishëm për shëndetin, aktiviteti i tepërt mund të shkaktojë një rritje të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të bëni pushime dhe të lejoni trupin dhe zemrën të rikuperohen.

Dehidratim

Në dimër, njerëzit shpesh pinë më pak ujë, kështu që është më e lehtë të mos vërehen simptomat e dehidrimit. Një trup i dehidratuar streson zemrën, rrit ritmin e zemrës dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, shpjegon një kardiolog për “The Health Site”.

The post Ju rrisin rrezikun e një ataku kardiak, zbuloni tre gabimet që duhet të shmangni gjatë dimrit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Rrezikon demokracinë në Evropë!”- Kancelari gjerman kundër Elon Musk, Olaf Scholz: Mbështet të djathtën ekstreme kudo

By: gsh
17 January 2025 at 17:04

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka cilësuar si rrezik për demokracinë në Evropë miqësinë e miliarderit të teknologjisë, Elon Musk, me të djathtën ekstreme.

“Ai mbështet të djathtën ekstreme kudo në Evropë, në MB, në Gjermani, në shumë e shumë vende të tjera, dhe kjo është diçka që është krejtësisht e papranueshme,” tha Scholz në një konferencë shtypi në Berlin.

“Kjo rrezikon zhvillimin demokratik të Evropës, rrezikon komunitetin tonë dhe duhet dënuar”, shtoi kancelari gjerman.

Musk ka mbajtur anën e figurave të së djathtës ekstreme në mbarë botën, duke përfshirë mbështetjen e Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme federale të vendit, të cilat do të mbahen më 23 shkurt.

Siç shkuan Politico, manjati i mediave sociale është gjithashtu një nga mbështetësit më të vendosur të Donald Trump dhe ka fituar një vend në rrethin e ngushtë të presidentit të zgjedhur të SHBA.

Scholz tha se nuk është kundër që Musk të shprehë fjalën e tij të lirë, por: “Lidhja e tij me të djathtën ekstreme, qoftë për interesa biznesi apo për arsye që lidhen me qëndrimin e tij politik, është e papranueshme”.

Komentet e kancelarit gjerman janë të fundit në një “mosmarrëveshje” të vazhdueshme me Musk, i cili nga ana tjetër pretendon se Scholz do të humbas zgjedhjet federale gjermane.

The post “Rrezikon demokracinë në Evropë!”- Kancelari gjerman kundër Elon Musk, Olaf Scholz: Mbështet të djathtën ekstreme kudo appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Diell dhe ftohtë, parashikimi i motit për fundjavën! Sa pritet të zbresin temperaturat

By: gsh
17 January 2025 at 17:02

Për fundjavën, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore kryesisht nga orët e mesditës.

Prezencë e mjegullës lokale / mjegullinës përgjatë zonave luginorenë orët e mëngjesit e të mbrëmjes, si dhe ngricave përgjatë akseve rrugore në lindje e verilindje të territorit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 12m/sek shoqëruar me valëzim në dete 1-2ballë.

473191692_1023696853088363_3387234945335612397_n

473854304_1023696933088355_7525469918166252524_n

The post Diell dhe ftohtë, parashikimi i motit për fundjavën! Sa pritet të zbresin temperaturat appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌