Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 June 2026Telegrafi

Kryetari dhe kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës veriore shoqërohen nga policia

5 June 2026 at 11:23


Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veri, Milan Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nemanja Bishevac janë shoqëruar në stacionin policor.

Sipas pamjeve të publikuara shihet se se Radojeviq dhe Bishevac kanë hedhur ngjyrë në një objekt në sheshin e veriut të Mitrovicës.

Telegrafi është munduar të marrë një konfirmim nga Policia e Kosovës për rajonin e veriut dhe është në pritje të një përgjigjeje. /Telegrafi/



Homazhe për policin e vrarë në krye të detyrës, do të varroset në vendlindje

5 June 2026 at 10:42


Kanë nisur homazhet për Enea Mekollin, efektivit 34-vjeçar që humbi jetën gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari një në Lozhan të Maliqit, një ditë më parë.

Homazhet do të mbahen nga ora 10:00-12:00 në Pogradec dhe trupi i pajetë i Dëshmorit të Atdheut do të prehet në varrezat e vendlindjes, në fshatin Blacë.

Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij. Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga një sëmundje e rëndë, gjithashtu efektiv policie.

Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit. /Euronews.al/

Kandidati për deputet nga LVV, Metë Shatri u takua me gratë pensioniste

5 June 2026 at 10:15


Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV-116) me numër 92, Metë Shatri është takuar me gratë pensioniste nga Prishtina.

Shatri përmes një postimi në rrjeton social në Facebook ka shkruar se motivimi dhe vullneti i tyre për të vazhduar të kontribuojnë për shtetin mbeten një shtysë e madhe.

Ai po ashtu tha se Qeveria Kurti vazhdon të përkrahë pensionistët përmes pakos “Inflacioni 2.0”,

“Kënaqësi të takohem me gratë pensioniste. Motivimi dhe vullneti i tyre për të vazhduar të kontribuojnë për shtetin mbeten një shtysë e madhe. Qeveria Kurti vazhdon të përkrahë pensionistët përmes pakos “Inflacioni 2.0”, një ndihmesë kjo e mirëpritur nga ta”, ka shkruar ai. /Telegrafi/


Sonte tubimi përmbyllës i LDK-së, Osmani fton qytetarët: Le t'i japim dhe një shtytje të fortë bashkimit tonë

5 June 2026 at 10:08


Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sonte do të mbahet tubimi përmbyllës i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Lajmin ajo e bëri publik përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ia bashkëngjiti edhe një video.

“Qytetarë të nderuar, që aq shumë motiv e dashuri na keni dhënë përgjatë ditëve të fundit ku ju kemi takuar në lagjet tuaja, në shtëpitë tuaja, në familjet tuaja, në çdo prag shtëpie, në çdo ecje që kemi pasur bashkë me ju. E ndjejmë edhe ne që të gjithë jemi bashkuar për t’i dhënë vendit tonë edhe një mundësi më shumë për t’u zhvilluar, për t’u integruar, për t’i larguar bllokadat dhe krizat e pafundme politike dhe për t’u bashkuar rreth vlerave njerëzore, të cilat gjithmonë na kanë mbajtur bashkë si komb e si popull. Prandaj le t’i japim edhe një shtytje të fortë këtij bashkimi”, tha Osmani.

Ajo gjithashtu ftoi qytetarët të marrin pjesë në tubim, duke thënë: “Ju presim në tubimin tonë përmbyllës, të premten në orën 20:00 në Sheshin Skenderbeu”. /Telegrafi/


Arrestohet një person në gjendje të dehur, i konfiskohet edhe një thikë

5 June 2026 at 08:58


Një person është arrestuar i cili nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë (thikë).

Tutje bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:50, në Ferizaj.

Po ashtu siç thuhet në njoftim me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj, 04.06.2026 – 21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

"Vrasje në tentativë", arrestohet një person në Gjilan

5 June 2026 at 08:55


Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën “Vrasje në tentativë”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:50, në Gjilan.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor.

“Gjilan, 04.06.2026 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekuur ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Arrestohet një person në Graçanicë për dhënie ose marrje të ryshfetit në votim

5 June 2026 at 08:49


Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhënies ose marrjes së ryshfetit në lidhje me votimin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se në kuadër të hetimeve, janë intervistuar dy dëshmitarë të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

"Graqanicë, 04.06.2026 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitar meshkuj kosovarë", thuhet në njoftim.

Ndërkaq siç thuhet në raport është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë konfiskuar material për votim dhe katër telefona mobil.

"Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në raport. /Telegrafi/

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

5 June 2026 at 08:42


Një aksident i rëndë është regjistruar një orë më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, mëngjesin e kësaj të premteje. Mësohet se nga ky aksident një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Raportohet gjithashtu se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëri prej tyre me targa AA 246 RC ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Mjeti tjetër, Audi me targa AB 558 XR, ka pësuar dëmtime të shumta. Si pasojë raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë ndodhur në vendngjarje, ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë. /Euronews.al/

Rrjetet sociale po i shtyjnë të rinjtë drejt rinoplastikës? Kastrati: Pacientët vijnë edhe me foto të VIP-ave

5 June 2026 at 07:50


Interesimi për ndërhyrje estetike në hundë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, sidomos te moshat e reja.

Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital, otorinolaringologu i specializuar në rinoplastikë, Kujtim Kastrati, foli për arsyet pse të rinjtë po kërkojnë gjithnjë e më shumë rinoplastikë, ndikimin e rrjeteve sociale dhe rëndësinë e konsultës së kujdesshme para çdo ndërhyrjeje.

Sipas tij, te moshat e reja ndikimi i rrjeteve sociale është shumë i madh. Pamja e personazheve të njohura, krahasimet e vazhdueshme dhe bullizimi bëjnë që shumë të rinj të shohin hundën si një “problem” që duhet korrigjuar.



“Tek moshat e reja po ndikon shumë pjesa e rrjetit social. Po ndikon pjesa e bullizimit”, tha Kastrati.

Ai shtoi se një pjesë e pacientëve nuk shkojnë vetëm për probleme funksionale, si vështirësia në frymëmarrje, por edhe për arsye estetike të ndikuara nga ajo që shohin në rrjete sociale.

Duke folur për rastet konkrete, Kastrati tregoi se ka pacientë që paraqiten në konsultë me foto të personave të njohur, duke kërkuar një hundë të ngjashme me ta.

“Ka raste kur pacienti vjen me një foto dhe thotë: e dua hundën time sikur ky”, u shpreh ai.

Megjithatë, sipas mjekut, kjo është një pritshmëri që duhet sqaruar me shumë kujdes. Ai theksoi se rinoplastika mund ta ndryshojë formën e hundës, por nuk e ndryshon tërësisht fytyrën apo identitetin e një personi.

“Në këto raste është mirë që të fokusohemi më tepër në konsultë, që pacienti të mos zhgënjehet, sepse fytyra e tij nuk do të ndryshojë. Do të ndryshojë hunda, por fytyra nuk ndryshon”, tha Kastrati.

Për këtë arsye, ai theksoi se konsultimi para operacionit është një nga fazat më të rëndësishme.

“Duhet të jemi korrektë duke parë tiparet e fytyrës së pacientit”, tha ai, duke shtuar se jo çdo kërkesë estetike mund të realizohet në mënyrën që pacienti e imagjinon.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

Yesterday — 4 June 2026Telegrafi

Ndërron jetë Bahrije Mustafa, bashkëshortja e veprimtarit Xhemajl Mustafa

4 June 2026 at 15:37


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka ndërruar jetë Bahrije Mustafa, bashkëshortja e veprimtarit të njohur Xhemajl Mustafa dhe nëna e Besiana Mustafa.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Abdixhiku e përshkroi Bahrije Mustafën si një grua të rrallë, e cila përballoi me dinjitet dhe forcë humbjen e bashkëshortit të saj, duke mbetur përherë ruajtëse e kujtimit dhe veprës së tij.

“Zonja Bahrije ishte një grua e rrallë. Jeta i kishte ngarkuar mbi supe peshën e një humbjeje të madhe, por ajo kishte ditur ta shndërronte dhimbjen në dinjitet, forcë dhe përkushtim për familjen dhe vendin. Me qetësinë, urtësinë dhe fisnikërinë e saj, ajo mbeti përherë gardiane e kujtimit dhe veprës së bashkëshortit të saj, veprimtarit tonë të madh Xhemajl Mustafa”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai theksoi se me ndarjen nga jeta të Bahrije Mustafës, largohet edhe një pjesë e rëndësishme e kujtesës kolektive, duke kujtuar pjesëmarrjen e saj të vazhdueshme në përvjetorët kushtuar Xhemajl Mustafës.

“Çdo takim me të ishte një kujtim i gjallë i qëndresës, besnikërisë dhe fisnikërisë. Edhe kur vitet e kishin lodhur, ajo nuk reshti së ruajturi me krenari kujtimin e Xhemajlit dhe vlerat për të cilat ai jetoi”, u shpreh ai. /Telegrafi/



Fenomen i rrallë atmosferik në Ksamil, shfaqen vorbulla ajri mbi det

4 June 2026 at 13:53


Ksamil është përfshirë sot nga një fenomen i pazakontë atmosferik, teksa mbi ujërat e detit janë shfaqur vorbulla ajri të ngjashme me tornado, duke krijuar një spektakël të rrallë natyror që ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve.

Pamjet e fenomenit janë filmuar nga qytetarë dhe pushues që ndodheshin pranë plazheve të Ksamilit.

Vorbullat e ajrit u shfaqën për disa minuta mbi sipërfaqen e detit, duke krijuar një skenë mbresëlënëse dhe jo të zakonshme për këtë zonë bregdetare.


Islami reagon ndaj deklaratave të Milovan Drecun për vizitën e Ferit Hoxhës në Kosovë

4 June 2026 at 13:49


Analisti i sigurisë, Avni Islami ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me deklaratat e politikanit serb Milovan Drecun, i cili ka komentuar vizitën në Kosovë të ministrit shqiptar për Evropë dhe Punë të Jashtme, Ferit Hoxha.

Në reagimin e tij, Islami ka kritikuar ashpër deklaratat e Drecun, duke i cilësuar ato si pjesë e propagandës dhe narrativave dezinformuese ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

"Reagim me shkas. Milovan Drecun, i njohur si një ndër eksponentët më të zëshëm të ultra-nacionalizmit serb dhe propagandës kundër shqiptarëve dhe Republika e Kosovës, ka reaguar ndaj vizitës së fundit në Kosovë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republika e Shqipërisë, Ferit Hoxha", ka shkruar ai.

tutje Islami tha se Drecun deklaroi se qëndrimi i ministrit shqiptar, sipas të cilit Kosova përbën prioritet absolut të politikës së jashtme të Shqipërisë, paraqet vazhdimësi të së ashtuquajturës “politikë të Shqipërisë së Madhe” dhe, sipas tij, përbën kërcënim për sigurinë e Serbisë.

"Ai pretendoi se mbështetja për pavarësinë e Kosovës lidhet drejtpërdrejt me realizimin e këtij projekti politik, duke shtuar se deklaratat e Hoxhës dëshmojnë se Kosova trajtohet si pjesë integrale e Shqipërisë. Deklarata të tilla përfaqësojnë vazhdimësi të propagandës dhe dezinformatave që Serbia përdor sistematikisht në kuadër të luftës hibride kundër Republika e Kosovës dhe stabilitetit në rajon. Pretendimet se institucionet shqiptare e konsiderojnë Kosovën pjesë të territorit të Shqipërisë janë narrativë politike e fabrikuar, me qëllim të nxitjes së tensioneve, ushqimit të frikës dhe pengimit të proceseve të normalizimit", ka shkruar Islami. /Telegrafi/





Osmani viziton Dobrajën e Madhe në Lipjan, falënderon qytetarët për mbështetjen

4 June 2026 at 13:35


Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani sot ka qëndruar në Dobrajën e Madhe, në komunën e Lipjan, ku është pritur nga qytetarë dhe përfaqësues lokalë.

Gjatë vizitës së saj, Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe mikpritjen e banorëve të kësaj zone, duke falënderuar gjithashtu strukturat lokale për organizimin e takimit.

“Faleminderit Dobrajë e Madhe! Faleminderit Lipjan! Faleminderit kryetar Imri Ahmeti”, ka deklaruar Osmani.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të cilin Osmani e falënderoi për mbështetjen dhe kontributin e tij në organizimin e aktivitetit. /Telegrafi/


Zhduket një grua në Vushtrri, rasti po hetohet

4 June 2026 at 10:29


Një person ka raportuar se një grua është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 02.06.2026, në Vushtrri.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori kujdestar, ndersa rasti po hetohet nga ekipet kompetente.

“Vushtrri / 02.06.2026 – 09:00. Ankuesi mashkull kosobar ka raportuar se viktima femer kosovare është larguar nga shtepia dhe ende nuk është kthyer. Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori kujdestar, ndersa rasti po hetohet nga ekipet kompetente”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Zhduket një grua në Fushë Kosovë, rasti po hetohet


2020/03/zhdukje-e1692776339564.jpg

Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Gjakovë, intervenon njësia e deminimit e FSK-së

4 June 2026 at 10:25


Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të mërkurën në Gjakovë gjatë patrullimit të rregullt të zyrtarëve policorë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar më 3 qershor 2026, rreth orës 10:04, kur një patrullë policore ka hasur në një objekt që dyshohej se mund të ishte mjet shpërthyes.

Menjëherë pas identifikimit të mjetit të dyshuar, policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për qytetarët dhe kalimtarët.

"Gjakovë / 03.06.2026 – 10:04. Është raportuar se patrulla policore gjatë patrullimit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së , te cilet kane ndermar veprimet e nevojshme", thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekspertët e njësisë për deminim të Forca e Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për trajtimin dhe menaxhimin e situatës. /Telegrafi/

Arratiset i dyshuari për narkotikë në Ferizaj, policia sekuestron marihuanë me vlerë rreth 2 mijë euro

4 June 2026 at 10:18


Policia e Kosovës është në kërkim të një personi të dyshuar për përfshirje në shitblerjen e narkotikëve, pasi i njëjti ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes sapo ka vërejtur prezencën e zyrtarëve policorë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 3 qershor 2026 rreth orës 20:00 në Ferizaj.

Njësia policore kishte identifikuar një mashkull kosovar të dyshuar për aktivitetet e paligjshme që lidhen me narkotikët, por ai është larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur.

Gjatë veprimeve hetimore në afërsi të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar 188.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e lëndës së sekuestruar arrin rreth 2 mijë euro.

“Ferizaj / 03.06.2026 – 20:00. Njësia policore ka identifikuar një mashkull kosovar i dyshuar për shitblerjen e narkotikëve, i cili me të vërejtur policinë është larguar me veturë me vrull në drejtim të panjohur. Në afërsi të vendin të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar 188.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në vlerë rreth 2000 euro. I dyshuari është në kërkim policor, ndersa lidhur me rastin po zhvillohen hetime intensive”, thuhet nw raport. /Telegrafi/

Kapet personi që kërkohej nga policia, dyshohet për sulm me mjet të fortë në Gjilan

4 June 2026 at 10:14


Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, i cili ishte në kërkim nga autoritetet që nga muaji maj.

Sipas raportit policor, arrestimi është kryer më 3 qershor 2026 në Gjilan.

Tutje në raport thuhet se i dyshuari kërkohej nga organet e rendit pasi dyshohet se më 14 maj 2026 kishte sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë, duke e goditur në kokë.

“Gjilan / 14.05.2026 – 12:00. Më 03.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte qenë në kërkim pasi më 14.05.2026 dyshohet se kishte sulmuar me një mjet te fortë në kokë, viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima kishte pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, arrestohen dhe kthehen në qendër

4 June 2026 at 10:08


Dy persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, por janë arrestuar nga Policia e Kosovës pak kohë pas largimit të tyre.

Sipas raportit policor, më 3 qershor 2026, rreth orës 21:28, policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga institucioni.

“Lipjan / 03.06.2026 – 21:28. Policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga qendra. Policia me të marr informacionin ka ndërmarr veprimet taktiko-operative ku edhe ka arritur ti arrestojë të dyshuarit të cilët janë kthyer në Qendër Korrektuese në Lipjan”, thuhet në raport. /Telegrafi/

I ik kontrollit policor duke kaluar nëpër oborret e disa shtëpive në Graçanicë, por përfundon i arrestuar

4 June 2026 at 10:04


Të mërkurën raportohet se njësiti policor gjatë tentimit për ta kontrolluar të dyshuarin, i njëjti ka filluar ikjen në oborret e shtëpive përreth dhe gjatë ikjes ka hedhur disa gjëra.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:47, në Graqanicë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit të lokacionit, janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një fishek, dhe një sasi e vogël e substancës narkotike.

“Graqanicë / 02.06.2026 – 21:47. Më 03.06.2026 raportohet se njësiti policor gjatë tentimit për ta kontrolluar të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti ka filluar ikjen në oborret e shtëpive përreth, dhe gjatë ikjes ka hedhur disa gjera. Gjatë kontrollit të lokacionit, janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një fishek, dhe një sasi e vogël e substancës narkotike. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedure të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Riza Krasniqi propozon financim të plotë për studentët tonë në 100 universitetet më të mira të botës

4 June 2026 at 09:57


Kandidati për deputet nga LDK-ja me numrin 105, Riza Krasniqi gjatë paraqitjes së tij mbrëmë në emisionin Rubikon, ngriti shqetësimin për nivelin e ulët të mbështetjes shtetërore për studentët kosovarë që arrijnë të pranohen në universitetet më prestigjioze të botës.

Sot, një student nga Kosova që arrin të pranohet në universitete si MIT, Harvard, Oxford, Cambridge apo Stanford mund të përfitojë vetëm rreth 5,000 deri në 7,000 euro mbështetje nga shteti.

Sipas Krasniqit, kjo është një shumë simbolike krahasuar me kostot reale të studimeve dhe jetesës në këto institucione.

“Po të thjeshtonim buxhetin e Kosovës në 100 euro, studentët tanë më të mirë do të merrnin vetëm 2 cent. Kjo është vlera që po ua japim talenteve tona”, deklaroi Krasniqi.

Ai solli si shembull Maqedoninë e Veriut, e cila prej më shumë se 15 vitesh mbështet studentët e pranuar në universitetet më të mira të botës me fonde që mund të arrijnë deri në 40,000 dollarë në vit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, rreth 100 studentë nga Kosova regjistrohen çdo vit në universitete të rangut më të lartë ndërkombëtar.

Krasniqi vlerëson se mbulimi i plotë i shpenzimeve të tyre do t’i kushtonte buxhetit të Kosovës rreth 3 milionë euro në vit.

“Pastaj habitemi pse rezultatet tona në testet ndërkombëtare si PISA mbeten ndër më të dobëtat në Evropë dhe pse shumë të rinj të talentuar nuk e shohin Kosovën si vendin ku mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Nuk mund të presim rezultate të ndryshme, nëse nuk investojmë tek ata që kanë dëshmuar potencialin e tyre për të qenë ndër më të mirët në botë”, tha ai.

Propozimi i Krasniqit parasheh krijimin e një programi kombëtar që do të mbulojë plotësisht shpenzimet e studentëve të pranuar në 100 universitetet më të mira të botës.

“Studentët më të mirë nuk janë shpenzim. Ata janë investimi më i sigurt për të ardhmen e Kosovës. Nëse duam një ekonomi më të fortë, më shumë inovacion dhe institucione më të suksesshme, duhet të fillojmë duke investuar tek mendjet më të ndritura të vendit”, përfundoi Krasniqi. /Telegrafi/

❌
❌