Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranë
Ka përfunduar mbledhja me dyert të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës. Një takim që nisi në orën 18:30, aty ku kryeministri Edi Rama lajmëroi disa nisma ligjore për të vendosur kontroll mbi territorin dhe duke paralajmëruar masa drastike ndaj abuzuesve. Ai u ndal edhe te lirimi i zonave publike që janë bllokuar nga bizneset me qëllim përfitimi.