Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 August 2025Koha Jone

Zjarret në Malin e Zi, një ushtar i vdekur dhe një tjetër i plagosur në përpjekjet për shuarjen e flakëve

By: redi
12 August 2025 at 16:56

Situata me zjarret është e rëndë edhe në Malin e Zi. Një ushtar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për t’i shuar zjarret në rajonin Kuça afër Podgoricës, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes. Sipas autoriteteve, ushtria, në bashkëpunim me autoritetet, është duke kryer hetime lidhur me incidentin. Ushtria…

Source

Newcastle ofron 50 milionë euro për Ferran Torres, por Barcelona e cilëson të pashitshëm

By: rozalb
12 August 2025 at 16:33

Newcastle United po kërkon me ngulm përforcime në sulm, por me afatin e merkatos që po afron, koha po mbaron. Pas dështimit për të siguruar Joao Pedron (që shkoi te Chelsea), si dhe Bryan Mbeumo e Benjamin Sesko (të dy tashmë te Manchester United), vëmendja e klubit anglez është kthyer te Ferran Torres. Sipas “Fichajes”, si Newcastle ashtu edhe Tottenham kanë paraqitur oferta rreth 50 milionë…

Source

Rama: Revista ”Wanderlust” zbulon Shqipërinë përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale

By: redi
12 August 2025 at 16:32

Kryeministri Edi Rama ka postuar për ndjekësit shkrimin e revistës së njohur të udhëtimeve “Wanderlust”, e cila zbulon Shqipërinë të përjetuar përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale. ”Wanderlust” tregon vendin tonë që nga eksplorimi i natyrës së egër, qytetet historike, zonat e mbrojtura, lagunat, jetën baritore e deri tek rituali i kafesë turke. Postimi i plotë Revista e njohur e…

Source

Ministria e Mbrojtjes thirrje edhe banorëve të 4 fshatrave në Poliçan që të largohen nga banesat

By: redi
12 August 2025 at 16:24

Alarm i kuq është nga situata e zjarreve në vend. Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth. Ministria e Mbrojtjes u kërkon banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”…

Source

Manchester City sfidon Chelsea-n për të rrëmbyer Xavi Simons

By: rozalb
12 August 2025 at 16:16

Manchester City ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar Xavi Simons, duke synuar të prishë planet e Chelseat. Klubi londinez ka qenë në bisedime me Leipzig për mesfushorin holandez, me një ofertë prej rreth 60 milionë paund, dhe kishte marrë miratimin e lojtarit për të negociuar. Megjithatë, Cityzens e shohin 22-vjeçarin si pasues ideal të Savinhos, i cili është në radarin e Tottenham…

Source

21 mln euro për të mbrojtur 61 bashki nga flakët! Instituti: Fondi nuk mjafton

By: redi
12 August 2025 at 16:06

Më pak se 9 euro shpenzohet për çdo qytetar të Shqipërisë për ta mbrojtur nga zjarret. Këtë vit për të parandaluar e deri për të shuar flakët, buxheti është 21 milionë euro, me rritje prej 5.6 milionë euro krahasuar me vjet. ”Në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe rritjes së rrezikut nga zjarret, siguria e qytetarëve nuk mund të mbështetet në një buxhet minimal. 21 milionë euro për 61 bashki nuk…

Source

Prapaskena/ Hojlund i është ofruar Bayernit, por gjermanët e refuzuan!

By: rozalb
12 August 2025 at 16:00

Ndërsa Milani po punon për të bindur Rasmus Hojlund të pranojë ofertën e tij, del në dritë një prapaskenë e re lidhur me sulmuesin danez të Manchester United. Sipas “Sky Sport DE”, ish-lojtari i Atalantës iu ofrua Bayern Munchen-it, por kampionët e Bundesligës e refuzuan propozimin. Klubi bavarez është i kënaqur me repartin aktual të sulmit, i cili pas largimit të Leroy Sané dhe së shpejti edhe të…

Source

Emisioni “Me zemër të hapur”, kryeredaktorja: Morën kompjuterin, aty është puna ime 7-vjeçare

By: redi
12 August 2025 at 15:37

Kryeredaktorja e emisionit ”Me zemër të hapur” në News24, Anila Ahmataj ka reaguar për marrjen e kompjuterit, aty ku thotë se materialet e punës së saj 7-vjeçare dhe që u morën nga Policia. Ajo e quan situatën të rëndë dhe të papreçedentë. “Kjo që po ndodh brenda zyrës time në News24 me kompjuterat dhe dokumentat është e papreçedent! Aty në atë kompjuter janë me qindra dokumenta dhe materiale…

Source

Liverpooli befason Interin dhe Milanin, bën gati ofertën për mbrojtësin e Parmës

By: rozalb
12 August 2025 at 15:36

Pas një vere ku Interi dhe klube të tjera italiane e kanë ndjekur me vëmendje, Serie A rrezikon të humbasë talentin 18-vjeçar Giovanni Leoni. Sipas “Sky Sport”, Parma e vlerëson mbrojtësin qendror me 30 milionë euro plus bonuse dhe nuk ka ndërmend të bëjë zbritje. Nëse nuk mbërrin një ofertë që i afrohet kësaj shume, lojtari i lindur në vitin 2006 do të qëndrojë edhe një sezon tjetër në Collecchio.

Source

Situata kritike në Gramsh nga zjarret, presidenti Begaj: Të tregohet kujdes, angazhim dhe përgjegjësi

By: redi
12 August 2025 at 15:32

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar i shqetësuar për situatën me zjarret në Gramsh, ku është kritike, edhe me një humbje jete. Apeli i kreut të shtetit është që të gjithë aty të kenë ndërgjegjësim maksimal, kjo duke treguar kujdes, angazhim dhe përgjegjësi. ”Në emër të të gjithë shqiptarëve, falënderoj të gjithë efektivët e angazhuar, si dhe shpreh mirënjohje të thellë për ndihmën që po marrim nga…

Source

Situatë kritike! Helikopterët e emergjencave në stadiumin e Gramshit, në gatishmëri për të transportuar të plagosur

By: lindita
12 August 2025 at 14:56

Helikopterët e emergjencave janë pozicionuar në stadiumin e Gramshit në pritje për të transportuar të plagosur drejt Tiranës. Paraditen e sotme u regjistrua viktima e parë nga zjarret në vendin tonë. Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht…

Source

Galatasaray kërkon t’i rrëmbejë Pavard dhe Sommer Interit, por zikaltrit e refuzojnë

By: rozalb
12 August 2025 at 14:51

Galatasaray ka nisur sërish negociata me Interin. Pas një tentative të parë jo shumë serioze për Hakan Çalhanoglun, klubi turk ka vënë në shënjestër dy lojtarë të rëndësishëm të zikaltërve: Benjamin Pavard dhe Yann Sommer. Sipas “Fotomac”, drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë nisur kontaktet me agjentët e të dy lojtarëve dhe më pas planifikojnë t’i paraqesin një ofertë zyrtare Interit.

Source

Ardi Veliu i përgjigjet Hysenbelliut: Dosjet i ke te Rezervat e Shtetit! Premtuat lirimin e ndërtesës në mënyrë vullnetare…

By: njeshi
12 August 2025 at 14:47

Ardi Veliu me anë të një shkrese i është përgjigjur administratorit të shoqërisë Focus Media, ku e vë në dijeni se ku ndodhen kompjuterët dhe materialet e gjetura brenda në godinën ku ushtronte aktivitetin televizioni News24. Ai thotë se mund të tërhiqen pranë Rezervave të Shtetit. Në reagim thuhet se kjo shoqëri ishte zotuar për lirimin vullnetar të ndërtesës por nuk e ka realizuar këtë…

Source

Manastirliu inspekton investimin e ri në Universitetin e Sporteve: Një standard i ri për studentët dhe sportistët elitarë

By: lindita
12 August 2025 at 14:46

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e pistës së atletikës dhe fushës së re të futbollit në Universitetin e Sporteve të Tiranës, një investim i rëndësishëm që po realizohet me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Manastirliu tha se ky projekt synon të vendosë një standard të ri në infrastrukturën…

Source

Digjen katër fshatra, pamje apokaliptike tymi e zjarri në Gramsh

By: lindita
12 August 2025 at 14:39

Digjen 4 fshatra në Gramsh: Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër. Tymi ka mbuluar të gjithë zonën deri në afërsi të Cërrikut dhe flakët arrijnë në deri disa metra. Më herët, Ministria e Mbrojtje bëri thirrje urgjente që banorët e këtyre fshatrave të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt. Në Kullollas humbi jetën një i moshuar…

Source

Barcelona do të luajë një nga ndeshjet e kampionatit në SHBA

By: rozalb
12 August 2025 at 14:35

Barcelona dhe Villarreal do të bëjnë histori këtë sezon, pasi do të përballen në ndeshjen e parë të La Ligës të zhvilluar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka miratuar planin e La Ligës për zhvendosjen e sfidës në Miami, Florida. Megjithatë, për realizimin e plotë të këtij projekti nevojitet ende miratimi i FIFA-s, UEFA-s, si dhe i federatës dhe…

Source

Situatë katastrofike me zjarret në Gramsh, humb jetën një person

By: lindita
12 August 2025 at 14:22

Një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nga flakët, që kanë përfshirë fshatrat e Gramshit. “Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit…

Source

Rëndohet situata e zjarreve në Gramsh! Urdhërohet evakuimi i plotë i banorëve në fshatin Skënderbegas

By: lindita
12 August 2025 at 14:13

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Gramsh! Zjarret që kanë përfshirë disa fshatra të njësive administrative vijojnë të përhapen me shpejtësi, duke lënë pas dëme të mëdha dhe banorë të lënduar. Në fshatin Skënderbegas, një ndër zonat më të goditura, është dhënë urdhri për evakuim të plotë, pasi flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave. Megjithatë, situata bëhet edhe më dramatike nga…

Source

Kaladze promovon Allegrin: Është trajner fitues, Modric i jashtëzakonshëm!

By: rozalb
12 August 2025 at 13:56

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ish-mbrojtësi i Milanit, Kakhaber Kaladze, ka folur për pritshmëritë e tij ndaj kuqezinjve para nisjes së sezonit të ri. “Allegri është një fitues i lindur dhe Modric një futbollist i jashtëzakonshëm. Milanit i uroj të rikthehet në Champions League, sepse ajo është shtëpia e tij, dhe pastaj të fitojë sërish. Edhe pse jam larg, do të mbetem gjithmonë…

Source

Protagonist sezonin e kaluar, por PSG e lë Donnarumma-n zyrtarisht jashtë finales së Superkupës

By: rozalb
12 August 2025 at 13:35

Gigio Donnarumma nuk është përfshirë në listën e PSG-së për finalen e Superkupës Evropiane kundër Tottenham-it, që do të luhet të mërkurën, më 13 gusht, në Udine. Vendimi, që pritej prej ditësh, u bë zyrtar nga vetë klubi parizien, i cili publikoi listën e lojtarëve të thirrur për sfidën. Në vend të tij, është i pranishëm blerja e re, Lucas Chevalier, i cili pritet të zëvendësojë Donnarumman.

Source

❌
❌