Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 August 2025Koha Jone

Zjarr në zonën e Kombinatit, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

By: redi
11 August 2025 at 22:01

Këtë mbrëmje, një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit dhe afër Kodra e Diellit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës, ndërsa ndërhyrja ka qenë e vështirë. Zjarri ka vijuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa flakët duken edhe nga qendra e Tiranës.

Source

U dhu*ua në dasëm, Shpat Kasapi del me video: Jam mirë si molla

By: redi
11 August 2025 at 21:19

Pas incidentit që u përfol në një dasmë në Shkabaj të Prishtinës, Shpat Kasapi ka bërë sërish reagim në rrjetet sociale, duke publikuar një video të re. Ky është reagimi i tij i dytë publik, pasi më parë kishte folur për situatën, por duket se ka dashur të qetësojë edhe më shumë fansat dhe të vërtetojë se është në gjendje të mirë. Në videon e fundit, Shpati u shfaq i qetë dhe me humor, duke thënë…

Source

Nëse gazetarët që protestojnë e kanë vërtet për lirinë e shtypit…

By: njeshi
11 August 2025 at 21:14

Nga Mero Baze Protesta simbolike e gazetarëve të News 24, kundër marrjes së zyrave nga qeveria për shkak të problemeve të pronarit të kompanisë, ka kuptim si solidaritet me pronarin. Madje, nga një anë, më duket një besnikëri për t’u admiruar ndaj tij. Nuk është e lehtë që gazetarët e një redaksie të madhe të jenë të gjithë solidarë me pronarin në një moment të tillë të vështirë…

Source

Tension te godina e News24 – Gazetarët: Ushtria po merr kompjuterët dhe sendet tona

By: njeshi
11 August 2025 at 21:09

Tension dhe pasiguri është krijuar mbrëmjen e sotme te godina ku deri të shtunën televizioni News24 ka ushtruar aktivitetin. Gazetarë të kësaj mediaje raportojnë se aktualisht po qëndrojnë në hyrje të oborrit të objektit, ku është parë prania e automjeteve të Ushtrisë dhe Policisë. Gazetari Osman Stafa ngriti dyshime se forcat ushtarake po ngarkojnë në automjete kompjuterë dhe sende personale të…

Source

Humb jetën në spital i mituri nga aksidenti në Qafën e Koshovicës

By: redi
11 August 2025 at 21:05

U shpëtua, por këtë të hënë u dha lajmi i trishtë të ndarjes nga jeta të 15-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e së premtes në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”. Automjeti me të cilin udhëtonin katër persona humbi kontrollin dhe u përmbys në anë të rrugës. Brenda automjetit mbetën të bllokuar të plagosur katër persona, përfshirë edhe të miturin.

Source

30 vatra zjarri aktive në vend – Evakuime dhe ndërhyrje nga ajri e toka. Zjarr i madh te Kodra e Diellit në Tiranë

By: njeshi
11 August 2025 at 20:59

Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të jetë alarmante, me 30 vatra aktive të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit. Flakët kanë përfshirë disa qarqe të vendit, duke shkaktuar rrezik për banesa dhe duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga zjarrfikësit, Forcat e Armatosura, mjetet ajrore dhe dhjetëra vullnetarë. Në orët e vona, rreth orës 21.00 mësohet se një zjarr i madh sillet përreth Kodrës së…

Source

Rama poston foton, perëndimi i diellit në liqenin e Tiranës

By: redi
11 August 2025 at 20:55

Parku i liqenit të Tiranës vazhdon të mbetet një nga zonat më të frekuentuara nga qytetarët, duke ofruar një peizazh magjepsës në çdo stinë të vitit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga perëndimi i diellit, i cili ka “përflakur” liqenin e Tiranës. Parku i madh i liqenit të Tiranës përfaqëson masivin më të madh të gjelbërimit në Tiranë dhe përmbush nevojat e popullsisë për pushim, argëtim…

Source

Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku Curri: I çova sms ministrit për ndërhyrje nga ajri, por asnjë reagim

By: redi
11 August 2025 at 20:27

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri thotë se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët që po përhapen me shpejtësi. Për të qeveria është treguar indiferent ndaj thirrjeve të tij për të ndihmuar me ndërhyrje nga ajri me qëllim shuarjen e flakëve. “Banorët i kemi evakuuar, nuk kemi probleme me banorët. Situatën e sheh vetë, shume e tmerrshme. Pa fjalë. Më janë përgjigjur të…

Source

Sherri me djalin e kriminelit serb, boksieri shqiptar: Kishte veshur bluzën me portretin e Arkanit

By: redi
11 August 2025 at 20:12

Boksieri shqiptar, Astrit Sejdi rrahu në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic. Ai tha për Top Channel se ai nisi të provokonte dhe më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sejdi u shpreh se është shoqëruar në rajonin e policisë dhe më pas u la i lirë. “Ditën e djeshme në orën 17:00, jemi takuar rastësisht, kishte veshur një bluzë të Putinit dhe të babait të vet dhe…

Source

Turizmi – Gjergj Luca u bie në kokë abuzuesve me çmimet: “Nuk janë gopsha, por grabitës!”

By: berti
11 August 2025 at 20:07

Nga Albert Vataj Gjergj Luca nuk flet me shifra të thata, nuk e shet veten për ndonjë “ekspert” që mat plazhin me metra katrorë rëre dhe statistika turistësh në Excel. Jo. Ai e nis nga Mar Bella, me një udhëtim ballafaqimi që shpon deri në palcë krahasimin midis asaj që ofron turizmi i vendeve fqinje dhe çfarë përtypim ne këtu, në vendin ku bregdeti është dhuratë e Perëndisë…

Source

Vila e sekuestruar e Berishës dhe vila e dyshuar si e Arben Ahmetajt

By: redi
11 August 2025 at 19:53

Nga Mero Baze Sali Berisha është shfaqur në vilën e tij të sekuestruar në Lalëz. Të paktën tre fundjavat e fundit ai është parë aty nga dhjetëra qytetarë, madje edhe në shëtitjen e tij buzë detit. Vila është nën sekuestro nga një vendim i Gjykatës Antikorrupsion pas kërkesës së SPAK. Nuk është e qartë nëse SPAK i ka dhënë leje Berishës ta përdorë atë në verë apo jo. Normalisht duhet t’i japë.

Source

Cristiano i propozon për martesë, Georgina tregon unazën gjigande

By: redi
11 August 2025 at 19:36

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë bërë hapin e madh në marrëdhënien. Georgina ka postuar një foto, ku shihet me një unazë gjigante diamanti, ndërsa mban edhe dorën e futbollistit të famshëm. ”Sí, quiero. En esta y en todas mis vidas” (“Po, dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”), duke konfirmuar propozimin romantik. Historia e çiftit filloi në vitin 2016, kur ata u njohën në një…

Source

Mazniku takim me fermerët në Elbasan: Skema e investimeve, mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin

By: redi
11 August 2025 at 19:25

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të hënë një takim me fermerë në Elbasan për nismën e qeverisë të mbështetjes ekonomike për bujqësinë. ”Nga agroturizmi te ndërtimi i serrave, mbjelljet e reja e sistemet moderne të ujitjes, kjo është një mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin për të gjithë fermerët, duke aplikuar pranë AZHBR deri në datën 30 shtator”…

Source

Vatra në Fushë Arrëz, Cara: Era e ka nxjerrë situatën jashtë kontrollit, duhet ndërhyrje nga ajri

By: redi
11 August 2025 at 19:17

Situata në zonën e Fushë Arrëzit në qarkun e Shkodrës mbetet kritike, pasi flakët përparojnë të favorizuara nga era. Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëseve, Arben Cara, thotë se aksioni vijon, por është e vështirë ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri. “Kemi të bëjmë me një situatë problematike në mbarë vendin. Këtu në fshatin Xath situata si pasojë e…

Source

Klodiana Lala: News24 është një histori suksesi. Do ta ringrejmë televizionin pavarësisht barabarisë!

By: njeshi
11 August 2025 at 19:06

Ditën e sotme, sfati i News24, gazetarë dhe përfaqësues të organizatave, kanë protestuar në portën hyrëse ku deri para pak ditësh ndodhej televizioni News24, të cilit sipas autoriteteve i ka mbaruar kontrata e qirasë dhe duhet të lënë godinën. “Ne s’jemi kriminelë që na sillni polici e ushtri”, me këto pankarta në duar, gazetarë dhe punonjës të kompanisë Fokus Media News…

Source

Mbyllja e News 24, Arlind Qori: Pushteti hakmerret ndaj ish-ortakut të vet

By: njeshi
11 August 2025 at 19:02

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me kontratat e qirave për objektet ku këto media zhvillojnë aktivitetin. Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar Arlind Qori, kreu i “Lëvizja Bashkë”, i cili solidarizohet me punonjësit, të vetmit që e pësojnë kur pronarëve u prishen pazaret me qeverinë.

Source

Alarm në Parkun e Syrit të Kaltër, nënprefekti Kiço: Po presim avionët Canadair, nga terreni e vështirë! Era në disfavor

By: redi
11 August 2025 at 16:59

Alarmante është situata në Parkun Natyror të ”Syrit të Kaltër”. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Vizitorët janë evakuar të gjithë, teksa një helikopter ndërhyn nga ajri, por disfavor mbetet depërtimi nga terreni për shkak të dendësisë së bimësisë. Nënprefekti i Sarandës, Kristaq Kiço, i gjendur në aksion, tha se nuk mbante mend një situatë të…

Source

VIDEO/ Zv.kryeministrja Balluku në kantierin e aksit rrugor Berat-Ballaban: I aksesueshëm brenda këtij viti

By: redi
11 August 2025 at 16:34

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe po punohet paralelisht për ndërtimin e mureve mbajtës si dhe ndërtimi i shtresave. Ndërkohë që ka nisur edhe hedhja e binderit në kilometrat e parë të kësaj vepre. Aksi rrugor Berat-Ballaban nis në dalje të qytetit të Beratit dhe përfundon në fshatin pranë urës së…

Source

Trump do të dëbojë njerëzit e pastrehë

By: redi
11 August 2025 at 16:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po premton hapa të rinj për të trajtuar mungesën e strehimit dhe krimin në Uashington, duke bërë që kryetari i bashkisë së qytetit të shprehë shqetësime në lidhje me përdorimin e mundshëm të Gardës Kombëtare për të patrulluar rrugët në kryeqytetin e vendit. Trump shkroi në një postim në mediat sociale se do të mbante një konferencë për shtyp në…

Source

Gazetarët në protestë për News 24, Ministria e Ekonomisë: Nuk ka paguar qira që prej 2017

By: redi
11 August 2025 at 15:56

Pas protestës së zhvilluar sot në mesditë para godinës së News 24, kundër mbylljes së sinjalit të transmetimit dhe moslejimit të gazetarëve të punojnë në ambientet e punës, ka ardhur një reagim nga Ministria e Ekonomisë. Në njoftimin e shpërndarë, bëhet me dije se kjo shoqëri nuk ka paguar qira dhe kamatvonesat që shkojnë në vlerën e 2 milionë eurove, ndaj kontrata është ndërprerë.

Source

❌
❌