Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Veriu që të rrëmben shpirtin: Bajram Curri dhe magjia e Valbonës

12 August 2025 at 08:11

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Në veri, aty ku malet prekin qiellin dhe retë mbështeten mbi kreshta, shtrihet qyteti i Bajram Currit, si një portë e artë që të çon drejt një bote tjetër.

Ka vende që nuk i lexon dot vetëm me sy; i ndien në lëkurë, i dëgjon me veshë, i shijon me zemër.

Bajram Curri është një prej tyre. Një qytet që fle në krahët e maleve, i rrethuar nga një natyrë që nuk të pyet nëse je gati, thjesht të merr me vete.

Rruga për aty është një magji më vete, malet vijnë gjithnjë e më pranë, sikur duan të të përqafojnë, ndërsa qielli bëhet më i thellë.

Pikërisht këtu, mes freskisë që të çan mushkëritë, rrjedh Lumi i Valbonës, i kthjellët si një e vërtetë që nuk pranon asnjë gënjeshtër. I egër dhe i butë njëkohësisht, lumi sjell me vete këngën e heshtur të gurëve shekullorë aq sa të bën të ndihesh fajtor po nuk pive qoftë edhe një gllënjkë të vetme.

Kur ulesh buzë tij, bën mirë ta lësh zhurmën e ujit që rrjedh, të të fshijë gjithçka nga mendja e ngarkuar e kryeqytetit. Është një paqe që zor ta gjesh diku tjetër.

Këtyre anëve nuk ka vend për shpejtësi. Kohën ta mat lumi, malet, natyra.

Më tej, Lugina e Valbonës është si një faqe libri që hapet ngadalë e thërret udhëtarë nga e gjithë bota. Në çdo kthesë të rrugës, një panoramë e re të huton nga bukuria. Zona është e njohur për shtigjet e saj të hiking-ut, me itinerare që të çojnë drejt Qafës së Valbonës, Thethit apo fshatrave të vegjël të mbuluar me gjelbërim. Hiking-u këtu është një përvojë unike, pasi më shumë se sport, është një përvojë që të lidh me tokën, ajrin dhe tingujt e natyrës.

Në shtegun e Valbonës, ku ecin këmbët e udhëtarëve dhe rreh zemra e çdo aventurieri, shtigjet të çojnë drejt maleve dhe fshatrave të fshehtë. Këtu takon njerëz nga e gjithë bota, të tërhequr jo vetëm nga peizazhet e mahnitshme, por edhe nga ajo ndjenjë e pakrahasueshme e qetësisë dhe përkatësisë që e gjen vetëm në një vend ku koha ecën ndryshe.

Takuam një grup turistësh gjermanë që kishin ardhur vetëm për këtë shteg.

“Ky është një nga vendet e fundit në Europë që është ende i vërtetë”, thanë ata.

Tyrbja e Dervish Luzhës

Pak jashtë Bajram Currit, në një vend ku heshtja dhe natyra bëhen një, ndodhet Tyrbja e Dervish Luzhës. Ky vend shenjtërie është një urë mes botës së jashtme dhe atij universi shpirtëror që shumë kërkojnë, por pak e gjejnë.

Tyrbja thërret besimtarë dhe pelegrinë që vijnë për të lënë lutjet e tyre, për të kërkuar shërim e për të ndjerë atë paqe që vetëm një vend i tillë mund të ta falë.

Këtej nga veriu mikpritja nuk është pako turistike, por besim i vjetër. Sofrat hapen me djathë të bardhë, qumësht të ngrohtë të sapomjelë, bukë të pjekur me dru, mjaltë të egër dhe mish qengji nga kullotat e lira. Turisti bëhet mysafir, mysafiri bëhet mik, dhe miku mbetet pjesë e familjes.

Kur largohesh bën mirë të marrësh një shishe ujë nga Valbona, si një ndjesi që s’të lë të shkosh pa kthyer kokën pas. Sepse këtu nuk gjen thjesht destinacione, gjen gjendje.

Dhe ndonjëherë, kjo është gjithçka që të duhet.

The post Veriu që të rrëmben shpirtin: Bajram Curri dhe magjia e Valbonës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në Fushë Arrëz/ Kryebashkiaku: Ministrit i çova mesazh për ndërhyrje nga ajri, asnjë reagim

11 August 2025 at 20:34

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në fshatin Xath të Fushë-Arrëzit, ku flakë gjigande kanë hyrë në brendësi të fshatit dhe po përparojnë drejt banesave. Situata u vështirësua në mbrëmje, pasi era përhapi me shpejtësi flaket. Policia evakuoi banorët dhe bagëtitë nga fshati. Gjithashtu, është bllokua rruga Fushë Arrëz-Bajram Curri. […]

The post Zjarri në Fushë Arrëz/ Kryebashkiaku: Ministrit i çova mesazh për ndërhyrje nga ajri, asnjë reagim appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku Curri: I çova sms ministrit për ndërhyrje nga ajri, por asnjë reagim

By: redi
11 August 2025 at 20:27

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri thotë se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët që po përhapen me shpejtësi. Për të qeveria është treguar indiferent ndaj thirrjeve të tij për të ndihmuar me ndërhyrje nga ajri me qëllim shuarjen e flakëve. “Banorët i kemi evakuuar, nuk kemi probleme me banorët. Situatën e sheh vetë, shume e tmerrshme. Pa fjalë. Më janë përgjigjur të…

Source

Vodhi një makinë për ta shitur për pjesë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

By: Elva
5 August 2025 at 15:22

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet gjatë natës në bulevardin “Bajram Curri”, me qëllim për ta çmontuar dhe shitur për pjesë këmbimi. I dyshuari, me inicialet E. H., banues në Tiranë është me precedent të mëparshëm penal për të njëjtën vepër penale. Automjeti i […]

The post Vodhi një makinë për ta shitur për pjesë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Mashtrimi me kreditë në UITE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë

By: V K
7 July 2025 at 10:17

Mashtrimi i 23 grave në zonën e Lezhës nga një 33-vjeçare, e cila aplikoi për kredi në emrin e tyre në IUTE Credit,  pasi u kishte marrë kartat e identitetit ka vënë në pikëpyetje edhe njëherë standardet e ndjekura për kredimarrjen në institucionet financiare jobankë, si edhe zbatimin e rregulloreve të Bankës së Shqipëri.

Gjithçka ndodh pas skemës kriminale të MCA dhe Final, të cilat morën më qafë mijëra familje shqiptare si edhe ka shkaktuar disa të vdekur deri më tani përmes vetëvrasjeve.

Policia zbuloi disa ditë më parë se 33-vjeçarja Donika Curri, kishte mashtruar 23 gra në zonën e Zejmenit në Lezhë, duke u premtuar atyre fillimisht përfitime nga projekte të disa ambasadave në vend.

Në këtë mënyrë ajo u mori grave kartat e identitetit, të cilat më pas i përdori në aplikacinin MyIute, duke aplikuar për kredi në emrin e tyre pasi u kishte nxjerrë edhe nga një foto.

Skyweb.al, mësoi se disa nga gratë nuk ishn në dijeni të kredive të marra në emrin e tyre, ndërsa të tjera janë vënë në dijeni më pas.

Në një reagim për gazetarin Emirjon Senja, Banka e Shqipërisë, konfirmoi se ka nisur veprimet për verifikimin e rastit në fjalë, si edhe të standardeve të ndjekura nga IUTE Credit Albania në rastet e aplikimeve për kredi, si edhe procedurën e ndjekur për identifikimin e aplikantit për kredi.

Bëjmë me dije se Banka e Shqipërisë ka marrë të gjithë informacionin e nevojshëm nga subjekti (Iute Credit Albania konkretisht), dhe po bën verifikimin e sqarimeve të dhëna prej tyre”, tha Banka e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, në një reagim të disa ditëve më parë, IUTE Albania, deklaroi për Skyweb.al se kishte pezulluar të gjitha kreditë e lëshuara, përmes skemës së ndjekur nga 33-vjeçarja deri në verifikimin e plotë të rrethanave të marrjes së tyre.

Më shumë se sa mashtrimi në fjalë, e cila përbën një vepër penale dhe për këtë do të përgjigjet para ligjit 33-vjeçarja që kishte ngritur skemën, përbën shqetësim serioz mënyra se si pranohen aplikimet për kredi në institucionet bankare jobankë në Shqipëri dhe mbi të gjitha, verifikimi i aftësive paguese të kredimarrësit.

Banka e Shqipërisë i tha Skyweb.al se; “aplikimi elektronik për kredi dhe verifikimi në distancë i klientit janë të lejuaraverifikimi në distancë i klientit janë të lejuara” duke shtuar “për aq kohë sa janë në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

BSH miratoi në tetor disa ndryshime në rregulloren “Per Administrimin e Rrezikut per Institucionet Financiare jobanka”duke i mëshuar pikërisht verifikimit të aftësive paguese të aplikantit për kredi, për të shmangur kredimarrjen dhe kredidhënien e papërgjegjshme, gjë e cila duket se ende shfaq mungesa për aq kohë sa dikush mund të bëjë 23 aplikime për kredi përmes ID-ve të të tjerëve, të cilat më pas të miratohen nga kredidhënësi, në rastin konkret IUTE Credit.

Megjithatë, BSH tha për Skyweb.al se; “Zbatimi i rregullores “Per Administrimin e Rrezikut per Institucionet Financiare jobanka” në tërësi dhe ndryshimeve të kryera së fundi është një detyrim i padiskutueshëm. Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për verifikimin e tyre rast pas rasti nëpërmjet kryerjes së inspektimeve në vend”.

Skyweb.al, komunikoi më herët edhe me Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare,  duke kërkuar informacion mbi praktikat që po ndjekin anëtarët e saj gjatë procedurave të kredidhënies.

Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e shoqatës i konfirmoi skyëeb.al se zbatimi i rregullores së BSH “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, është një detyrim i panegociueshëm për çdo anëtar të shoqatës, ndërkohë që teknikat që ndiqen për verifikimin e aftësive paguese të kredimarrësit janë procedura që i caktojnë vetë institucionet në fjalë.

Këto përfshihen tek mashtrimet e rrezikut operacional dhe për këtë ka tre linja mbrojtjeje: dega ose partneri; përputhshmëria dhe auditi i brendshëm. Por ndodhin edhe në Banka ku ka verifikim fizik, sepse kartat klonohen dhe riprodhohen nga mashtruesit”, tha zonja Isaj.

Skyweb.al, është në kontakt me Policinë e Shtetit, viktima të mashtrimit, si edhe aktorë të tjerë të sektorit në fjalë për të vijuar zbardhjen e këtij rasti problematik./skyweb.al

The post Mashtrimi me kreditë në UITE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

“Deri në fund të jetës, në gjyq”/ Afera ‘Partizani’, flet bindshëm analisti: SPAK do dënojë Berishën

30 June 2025 at 21:47

Fletëthirrja e GJKKO është dorëzuar ditën e premte dhe është pranuar nga Malltezi, por ky i fundit dhe pala mbrojtëse e Berishës argumentuan se nuk ishin njoftuar në kohë.

I ftuar në një studio televizive analisti Arjan Curri, tha se është një taktikë e Berishës për të zgjatur sa më shumë gjyqin. Curri u shpreh se ky gjyq do të përfundojë me dënim për Sali Berishën.

Sali Berisha duhej të niste sot maratonën e gjykimit në GJKKO për dosjen “Partizani”. Ish-kryeministri nuk u paraqit para trupës gjykuese, pasi pretendon se nuk është lajmëruar.

Arjan Curri:

“Mendoj që ky gjyq do përfundojë me një dënim për Sali Berishën se nuk është hapur kot. Gjkko nuk ka nxjerrë ndonjë të pafajshëm, dënimi penal të heq nga politika përfundimisht, Duke ditur këtë e vetmja gjë që i mbetet, është çdo lloj manovre që ta shtyjë sa më shumë, shkalla e parë dhe e dytë të shkonte disa vite. Nëse do shkonte këtu, i bie të shtyjë jetën e tij në politikë.

Nëse avokatët sëmuren me rrallë ka shumë manovra, mund të sëmuret vetë Berisha, mund të shkojë deri në 4 vjet,. Nuk është vetëm Berisha, është dhe ndërtuesi dhe financieri, mjafton një nga ata të mos jetë dhe seanca shtyhet. Është një strategji e zgjuar. Fitorja e kohës në këtë rast, është veprimi i zgjuar. Kjo është një betejë që mund të zgjasë disa vite nga Sali Berisha dhe mbrojtja e tij”.

The post “Deri në fund të jetës, në gjyq”/ Afera ‘Partizani’, flet bindshëm analisti: SPAK do dënojë Berishën appeared first on Sot News | Lajme.

SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së

27 June 2025 at 08:54

Ndërkohë që skandali i mikrokredive me MCA dhe FINAL që mori disa jetë qytetarësh si edhe rrënoi mijëra familje shqiptare përmes një skeme kriminale, nuk është mbyllur ende, një tjetër skemë e madhe mashtrimi me kreditë ka nxjerrë kokë ku sipas të dhënave të siguruara nga Skyweb.al, deri më tani ka të paktën 23 viktima. Policia e […]

The post SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ E paskemi pasur para syve dhe nuk e paskemi kuptuar! Olti Curri nxjerrë sheshit ‘sekretin’ e Gjestit

By: M C
30 April 2025 at 22:12

Opinionisti i njohur Olti Curri ka hedhur dyshime për pamjen fizike të fituesit të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti.

Ai ka publikuar një krahasim të fotografive të vjetra dhe të tanishme të Gjestit, duke lënë të nënkuptohet se ky i fundit mund të ketë bërë ndërhyrje në hundë.
Me një ton ironik, siç e karakterizon shpesh, Olti ngjalli menjëherë reagime nga ndjekësit dhe fansat e reality show-t,

të cilët janë ndarë mes mbështetjes dhe kundërshtimeve ndaj këtij pretendimi.

The post FOTO/ E paskemi pasur para syve dhe nuk e paskemi kuptuar! Olti Curri nxjerrë sheshit ‘sekretin’ e Gjestit appeared first on Albeu.com.

Listat e kandidatëve, Curri: Futi në sherr dy kushërinj, kandidojnë në një zonë në Tiranë

By: redi
3 April 2025 at 21:48

Risi e listave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 11 majit, ndryshe nga herët e tjera janë emra veteranë të PS, pjesën më të madhe të të cilëve kryesocialisti Rama i la në fushën e hapur të betejës. Analisti Arjan Curri shpjegoi në Top Story se lista e hapur në PS është mes ‘skuadrës’ së Ramës dhe ‘skuadrës’ së Veliajt, të cilët luftojnë me njëri-tjetrin për të marrë mandatet.

Source

Në përvjetorin e 100-të të vrasjes së heroit kombëtar Bajram Curri, Komuna e Gjakovës organizoi akademi përkujtimore

29 March 2025 at 18:31

Sot, në përvjetorin e 100-të të vrasjes së heroit kombëtar Bajram Curri, Komuna e Gjakovës organizoi Akademi Përkujtimore në nderim të sakrificës dhe luftës së tij për liri e pavarësi.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, mes tjerash tha se Bajram Curri ka lënë gjurmë në historinë e popullit shqiptar. Ai jetoi dhe veproi në ekopën e ndryshimeve të mëdha. Ai është një ndër heronjët më të mëdhenj kombëtar.

I pranishëm në këtë akademi përkujtimore ishte Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, i cili në fjalën e tij para të pranishmeve tha se “Bajram Curri është një figurë e ndritur e popullit shqiptar. Përkulemi para veprës së kolosit të lirisë, biri i Malësisë së Gjakovës i cili luftoi kundër çdo padrejtësie që ju bë popullit shqiptar.“

Para të pranishmeve foli edhe publicisti dhe historiani i shquar Jusuf Buxhovi i cili e vlerësoi lartë kontributin e heroit Bajram Curri, si njëra ndër figurat kyqe të luftës për liri e pavarësi.

Ndërkaq profesori Shefqet Dinaj elaboroi figurën e heroit Bajram Curri të dokumentuara në letrat shqipe.

Kjo akademi përkujtimore u përmbyll me homazhe te busti i heroit Bajram Curri, i ndodhur pranë rektoratit të universitetit “Fehmi Agani”.

The post Në përvjetorin e 100-të të vrasjes së heroit kombëtar Bajram Curri, Komuna e Gjakovës organizoi akademi përkujtimore appeared first on Telegrafi.

Me vdekjen e Bajram Currit, u zhduk një fytyrë plaku fisnik nga sheshi i Shqipërisë

By: Kult Plus
29 March 2025 at 09:30

Sot shënohet 100 vjetori i ndarjes nga jeta të heroit Bajram Curri.

Ishte data 29 mars e vitit 1925, kur luftëtari Bajram Curri ra heroikisht në shpellën e Dragobisë.

Për vdekjen e tij shkruante Faik Konica në gazetën “Dielli”, që është botuar në Boston me titull “Me vdekjen e konfirmuar të Bajram Currit, u zhduk një fytyrë plaku fisnik nga sheshi i Shqipërisë”.

Bajram Curri ishte një luftëtar dhe udhëheqës në të gjitha lëvizjet dhe kryengritjet kundër pushtuesve osmanë, në kryengritjet e malësisë së Shkodrës dhe në kryengritjen e armatosur të viteve 1910-1912. Pas vitit 1912, ai mbrojti shtetin shqiptar nga planet për copëtimin e saj dhe luftoi me armë për lirinë e Kosovës.

Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e Konferencës së Londrës të 1913 që lanë jashtë kufinjve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 ishte një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbo-malazeze.

Ai ishte udhëheqësi i komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në Kongresin e Lushnjës, Bajram Curri u zgjodh Anëtar i Këshillit Kombëtar dhe u rendit krahas forcave demokratike të vendit. Ai ishte pranë Nolit dhe Demokratëve në Revolucionin e Qershorit. Bajram Curri u vra në shpellën Dragobia në vitin 1925./ KultPlus.com

Bajram Curri, luftëtari dhe lideri simbol i qëndresës atdhetare

29 March 2025 at 08:15

TIRANË, 29 mars/ATSH/ Më 29 mars të vitit 1925 u vra në Dragobi, patrioti e luftëtari Bajram Curri.

Ai lindi në Krushë të Madhe, një fshat ndërmjet Gjakovës dhe Prizrenit. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900. Ndihmoi në themelimin e klubeve patriotike dhe shkollave shqipe në Kosovë, si dhe mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të Kongresit të Manastirit.

Mori pjesë në Kryengritjen e Përgjithshme të Armatosur të vitit 1912, ku u shqua si një nga komandantët më të zotë në betejën me ushtritë osmane në Qafën e Prushit, si dhe në Fushë Kosovë.

Pas vitit 1912 ai punoi për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar, si dhe për çështjen e Kosovës. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913, që lanë Kosovën jashtë kufijve të shtetit shqiptar.

Në shtator të vitit 1913 ai ishte një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbo-malazeze. Në vitin 1918 u zgjodh një nga drejtuesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në emër të këtij Komiteti, Bajram Curri, së bashku me patriotë të tjerë shqiptarë të Kosovës, i dërguan një protestë Konferencës së Paqes në Paris, në vitin 1919, në të cilën kërkonin që të njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe popullsisë shqiptare në Kosovë dhe asaj t’i njihej e drejta të shprehte lirisht aspiratat e veta kombëtare.

Në Kongresin e Lushnjës, të vitit 1920, ai u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar. Ky këshill e ngarkoi me detyrën e ministrit pa portofol si dhe komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura.

Ai u shqua në jetën politiko-shoqërore shqiptare, veçanërisht gjatë viteve 1920-1924, ku krahas luftës për çlirimin e bashkimin kombëtar spikati edhe perpjekja për konsolidimin dhe demokratizimin e shtetit shqiptar.

The post Bajram Curri, luftëtari dhe lideri simbol i qëndresës atdhetare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Je gënjeshtar, mbushët kutitë në fshatra”, Curri debat me Kalajën: Sa kam kaluar si ti…

By: Oldi
3 March 2025 at 22:52

Votimi për primaret e Partisë Demokratike ishte pjesë e diskutimit në ‘Top Story’. Sipas analistit Arjan Curri motoja ishte ‘mbush kutitë ose largohu’, por kjo u kundërshtua ashpër nga fituesit e primareve të cilët ishin në panel. Pjesë nga debati në studio: Genti Çela, fitues primare në qarkun Korçë: Nuk kam kërkuar me dashje asnjë […]

The post “Je gënjeshtar, mbushët kutitë në fshatra”, Curri debat me Kalajën: Sa kam kaluar si ti… appeared first on BoldNews.al.

Curri për primaret: Berisha e di që nuk do fitojë me atë listë, por i duhen besnikët

By: Oldi
3 March 2025 at 22:21

Analisti Arjan Curri është shprehur se votimi për primaret ishte i dështuar pasi sipas tij kishte parimin ‘mbush kutitë ose largohu’. Curri u shpreh se Berisha e ka gati listën me aleatët e tij të ngushtë, që sipas analistit nuk do dalë i fituar në zgjedhje pasi lista është me kandidatë të dobët. “Më bën […]

The post Curri për primaret: Berisha e di që nuk do fitojë me atë listë, por i duhen besnikët appeared first on BoldNews.al.

Curri: Disa drejtorë të rëndësishëm janë larguar, është dhënë alarmi që të arratisen

By: Oldi
20 February 2025 at 22:55

Analisti Arjan Curri ka bërë një deklaratë tronditëse gjatë një interviste në emisionin Top Story, duke zbuluar se disa drejtues të rëndësishëm janë larguar dhe është dhënë alarmi i kuq që të arratisen. Me bindje të plotë, Curri tha se një person tepër i rëndësishëm është zhdukur dhe tashmë është në kërkim nga agjentët e […]

The post Curri: Disa drejtorë të rëndësishëm janë larguar, është dhënë alarmi që të arratisen appeared first on BoldNews.al.

Arjan Curri kritikon Ramën: Punonjësit e bashkisë shkuan me syze, si për varrim

By: Oldi
20 February 2025 at 22:21

Arjan Curri, i ftuar në emisionin Top Story komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë në qendër të Tiranës. Ai theksoi se shumica prej tyre kishin vënë syze dielli, pavarësisht se nuk kishte diell, duke pretenduar se ato zakonisht përdoren për të distancuar veten ose në raste varrimesh. Curri kritikoi qasjen e […]

The post Arjan Curri kritikon Ramën: Punonjësit e bashkisë shkuan me syze, si për varrim appeared first on BoldNews.al.

Kacurri “del në fushë”, Arsenal huazon mbrojtësin e ri të Shqipërisë U21

By: xhir jeta
4 February 2025 at 13:24

Është pikërisht në momentin më delikat. Jo të gjithë kanë mundësitë shkëlqejnë në moshën 18 apo 19-vjeçare, dhe Maldin Kacurri këtë e ka kuptuar mirë.

Mbrojtësi adoleshent shqiptar, i thirrur edhe në ekipin Shpresa nga trajneri Alban Bushi, është larguar nga Arsenali për në një ligë shumë më poshtë.

Tetëmbëdhjetëvjeçari do ta vazhdojë karrierën në kategorinë e katërt angleze, tek Bromlei, pra duke braktisur Premier Ligën dhe një klub gjigand si “topçinjtë”.

Ai është huazuar deri në fund të sezonit. Gjithsesi, futbollisti i Shqipërisë U21 po kthehet në shtëpinë e tij të parë, në ekipin ku nisi karrierën dhe ka luajtur me ekipet e moshave nga 10 deri në 15 vjeç.

Ai do të mbajë fanelën numër 35 dhe është e sigurt se do të ketë mundësi shumë më të mëdha për të luajtur. Tek Arsenali, Kacurri debutoi në ndeshjen e Kupës së Anglisë ndaj Boltonit, duke luajtur në 20 minutat e fundit, dhe u grumbullua në ekip për sfidën e Premier Ligës ndaj Totenhemit. Mbrojtësi i qendrës po ashtu luajti për Arsenalin U21 në ndeshjet e grupeve në Trofeun Vertu.

“Një person i tretë prishi martesën e Liridonës dhe Naim Murselit”/ Curri: Kam marrë kërcënime të tmerrshme pas…

17 January 2025 at 09:43

Analisti Arjan Curi pohoi mbrëmjen e kaluar në një emision televiziv se me deklaratën që bëri në emision pak muaj më parë, ku implikonte emrin e politikanit Behgjet Pacolli në vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti Naim Murseli është kërcënuar.

“Kam marrë kërcënime të tmerrshme”, u shpreh Curi, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij se shkak i vrasjes së Liridonës mund të ketë qenë një lidhje jashtëmartesore e Naim Murselit, pra një person i tretë ka hyrë në lidhjen e tyre.

“Ne patëm guximin të themi në këtë emision atë që mediat e Kosovës, por edhe njerëz që janë brenda qarqeve të larta politike në Kosovë, e pëshpërisnin me njëri-tjetrin, por asnjëri nuk kishte guxim ta thoshte. Naim Murseli, për shkak të të qenit këshilltar i Behgjet Pacollit, ka qenë edhe në Mar-a Lago, në vilën e Donald Trump. Ky njeri që arriti të kalojë të gjithë filtrat e sigurisë së një shteti, arrin dhe bën këtë krim makabër, për shkak të një tradhtie bashkëshortore dhe një trekëndëshi bashkëshortor, që kur unë e thashë këtu në emision këtë, kam marrë kërcënime të tmerrshme. Ta dinë dhe ata që po na dëgjojnë, që nuk na mbyllin dot gojën, as me kërcënime, as me gjykata, sepse vetëm në Rusinë e Behgjetit mund të dënohen njerëzit për opinione, në asnjë vend tjetër të botës nuk ndodh kjo”.

Curi shtoi se Prokuroria duhet ta thotë nëse ka një person që u fut mes çiftit dhe nëse ky person ka pasur ndonjë rol në vendimin e Murselit për të vrarë gruan.

“Jam i drejtë dhe kam pritur që tezat të vërtetoheshin edhe nga aktakuza. Pas fjalës ‘çrregullime të rënda të marrëdhënies martesore’, fshihet një trekëndësh dashurie. Në nuk futemi në krevatin e një njeriu, por nëse ky krevat bëhet më pas shkak për një vrasje, atëherë do të futemi. Prokuroria duhet ta thotë kush është personi i tretë që është futur mes çiftit. Ne nuk e dimë nëse personi ka pasur rol aktiv apo pasiv në shtyrjen e Naim Murselit të bëjë vrasjen”.

The post “Një person i tretë prishi martesën e Liridonës dhe Naim Murselit”/ Curri: Kam marrë kërcënime të tmerrshme pas… appeared first on Sot News | Lajme.

Analisti rrëfen takimin me Parashqevi Simakun: Po hesht, jam i tronditur!

By: gaze tare
14 January 2025 at 09:57

Analisti Arjan Curri ka zhvilluar një vizitë disa ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun. Gjatë një interviste për emisionin “Top Story”, Curri ka ndarë me publikun shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë shëndetësore të këngëtares legjendë.

Ai ka theksuar se Parashqevi Simaku ka nevojë për mjekim urgjent për të pasur mundësinë të shërohet. Sipas analistit, takimi me të ka qenë shumë emocional dhe ende nuk ka arritur të përballojë plotësisht trishtimin e historisë së saj të jetës, të cilën e cilëson si tragjike.

Për momentin, ata janë duke kërkuar mundësi mjekësore dhe mbështetje për të siguruar trajtimin e duhur për këngëtaren, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare.

“Pashë që për Parashqevi Simakun ata që ishin pranë saj nuk donin të shihnin realitetin e plotë. Rrethi i vogël dhe miqtë e saj. Situata është shumë më dramatike, gati-gati tragjike, nga sa ka dalë në emisione deri tani. Unë në respekt të tyre kam vendosur të hesht, deri në momentin që duan të thonë diçka vetë. Parashqevi Simaku është një personazh publik dhe njerëzit kanë interes për të.

Parashqevi Simaku ka probleme shëndetësore serioze, fizike dhe psikike të natyrës shpirtërore. Ka nevojë për mjekim. Unë nuk e di nëse do ta bindin të mjekohet, por dikush duhet ta bëjë. Dashuria për një person nuk shfaqet duke i qëndruar afër, e duke i ofruar ushqim e strehim, por asistencë për ta shëruar.

Historia është shumë dramatike dhe tragjike, dua të rezervohem deri në momentin që njerëzit e saj duan të thonë të vërtetën. Nuk mund të fshihen shumë gjatë sekretet për jetën e saj. Jam i tronditur, ende nuk e kam marrë veten nga ajo vizitë”,

u shpreh Curri.

The post Analisti rrëfen takimin me Parashqevi Simakun: Po hesht, jam i tronditur! appeared first on iconstyle.al.

Curri për votën e Diasporës: Me diferencën që ka e majta me të djathtën, 200 mijë votues janë shumë pak

By: A M
13 January 2025 at 22:47

Shqiptarët e Diasporës kanë nisur regjistrimin për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, me KQZ-në që raportoi se deri më tani janë regjistruar 10 mijë qytetarë.

Gjithsesi, analisti Arjan Curri e sheh këtë si një problem më vete, pasi një pjesë e emigrantëve sipas tij, kanë ngecur në vitin që kanë ikur dhe se ata nuk kanë një afeksion ndaj partive të tjera veç PS-së dhe PD-së.

Në analizën e tij në Top Story, Curri shton gjithashtu se 200 mijë vota janë shumë pak, duke parë diferencën mes të majtës dhe të djathtës.

“Shqiptarët ishin gati të votonin për njerëz që i kanë detyruar të ikin. Emigrantët ngecin në vitin që emigrojnë. Nga bisedat dhe emancipimi i tyre e sheh se ku kanë ngecur.

Me ata që kam takuar unë i ka ngecur ora atëherë kur kanë iku. Në gjysmën e tyre shqiptare, ata kanë ngelur fiks në vitin që kanë emigruar. Duhet të kishin një kontakt më të drejtpërdrejtë me vendin.

Në lokalet e shqiptarëve bëhet e njëjta politikë që bëhej këtu përpara disa vitesh. Për mua është pak 100-200 mijë votues. Me diferencën që ka e majta me të djathtën, 200 mijë janë pak.

Të gjithë janë me mendje të mbledhur. Nga ata që pashë në emigracion, nuk janë me elektoral gri. Ata ishin ose 100% me Ramën ose 100% me Berishën. Nuk kishin asnjë afeksion ndaj partive të reja.

Shumica e tyre mbështesnin të afërmit e tyre që kanë të punësuar në Shqipëri. Uroj të jem i gabuar për të gjitha. Ata, duke mbështetur të afërmit e tyre, janë më të sigurt për votën që do të japin.

Sot, kosto e një vote të Diasporës është shumë herë më e lirë. Sot mjafton të vejë Nallbati ose Balla, shkojnë atje i takojnë dhe kosto është shumë më e lirë. Sallat kanë një lloj vullnetarizmi. Partitë paguajnë shumë më pak lekë sot. Kushtet e të votuarit janë ende shumë të paqarta”, tha Curri.

❌
❌