Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 July 2025Koha Jone

Kosovë, Klina regjistron temperaturë rekord 42,5 gradë Celsius

By: redi
25 July 2025 at 21:50

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njoftoi se të premten në Kosovë janë regjistruar temperatura të larta. Në Klinë është regjistruar temperatura rekord prej 42,5 gradë Celcius. Kjo temperaturë, sipas Institutit, u regjistrua në orën 15:00. “Sipas matjeve nga Rrjeti Shtetëror i Stacioneve Meteorologjike, sot në Kosovë janë shënuar vlera tejet të larta të temperaturave”, tha IHK-ja.

Source

Banorët e fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli: Zjarrfikësja nuk kishte ujë

By: redi
25 July 2025 at 21:43

Situata me zjarret në vend, vijon që të jetë alarmuese. Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. ”Unë erdha nga ora 9 e darkës dhe kur erdha, pashë që zjarrfikësja nuk kishte ujë. Ndoshta e ka harxhuar më parpara, se unë erdha vonë, por në ato momente zjarrfikësja ishte kot. Nuk kishte ujë për…

Source

Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

By: redi
25 July 2025 at 21:35

Ilir Alimehmeti, thotë se kryeministri Edi Rama ka marrë në dorë të gjitha bashkitë kundër ligjit dhe autonomisë vendore. ”Megjithatë kjo PS ka frikë ta bëjë këtë se ka rënë autonomia vendore dhe bashkitë janë marrë në dorë të gjitha nga kryeministrit. Si mundet kryeministri të shkarkojë drejtorët? Nuk e lejon ligji. Rama e kreu veprën e vet kundra ligjit dhe kundër autonomisë vendore.

Source

Një prej figurave të njohura të ekonomisë dhe politikës shqiptare, shuhet Abdyl Xhaja

By: redi
25 July 2025 at 21:13

Abdyl Xhaja e humbi bejetën me një sëmundje të gjatë e të pashërueshme. Ai është ndarë në moshën 82-vjeçare. Ish zv.kryeministri është një ndër personalitetet më të spikatura të ekonomisë dhe politikës shqiptare në dekadat e fundit të shekullit XX. Gjatë gjithë jetës së tij, Xhaja la një gjurmë të thellë në zhvillimin industrial dhe energjetik të vendit, si dhe në skenën politike të viteve të…

Source

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Duam informacion për masat ekstreme

By: redi
25 July 2025 at 21:02

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i janë drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për informacion dhe dokumentacion lidhur me vizitën mjekësore të klientit të tyre të zhvilluar më 17 korrik 2025. Sipas tyre vizita mjekësore e cila i ishte refuzuar disa herë më parë Veliajt, u shoqërua me masa të jashtëzakonshme sigurie…

Source

Shefi i komisariatit të Delvinës u dogj nga flakët, vizitohet në spital nga Drejtori i Policisë Ilir Proda

By: redi
25 July 2025 at 20:40

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, viziton në repartin e djegieve në QSUT Shefin e Komisariatit të Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie të shumta gjatë përpjekjeve për të shpëtuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit në fshatin Vergo të Delvinës.

Source

Beogradi bën një “hap” pas: Gati për kompromise të vështira me Prishtinën

By: redi
25 July 2025 at 20:33

Serbia është e përgatitur të bëjë “kompromise shumë të vështira” me Kosovën. Kështu është shprehur Ministri serb për Çështjet Europiane, Nemanja Staroviç. Në një intervistë për Agjencinë Austriake të Lajmeve, APA, zyrtari i lartë serb tha se Beogradi dëshiron të “normalizojë plotësisht” marrëdhëniet e tij me Prishtinën. “Beogradi është i gatshëm të angazhohet në dialog me Prishtinën.

Source

Rama ndan foto nga plazhi i Zvërnecit: Shqipëria e bukur

By: redi
25 July 2025 at 20:22

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga plazhi i Zvërnecit në Vlorë. Zvërneci është një nga destinacionet natyrore që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë me bukuritë e tij unike. Pas investimeve të fundit dhe ndërtimit të urës, turistë të shumtë zgjedhin të kalojnë në çdo stinë ditët me diell në ishullin e bukur, brenda Lagunës së Nartës. Përveç bukurisë natyrore që Zvërneci ka…

Source

Firmat fillojnë heqjen e “rraqeve” buzë rrugëve. Frika e rastit “Thethi” apo te hapesirat publike, po i bën t’i largojnë…

By: njeshi
25 July 2025 at 20:18

Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër të prerë që deri më 31 korrik 2025, çdo material, pajisje apo “rraq” i vendosur brenda 20 metrave nga rrugët dhe autostradat të hiqet menjëherë. Urdhri përfshin segmente kombëtare dhe zonat rreth tyre dhe do të zbatohet pa përjashtim, përveç objekteve të ndërtuara me leje. Nisur nga frika e ndërhyrjes së forcave të rendit, siç ndodhi në rastin e Thethit apo…

Source

Ministri i Mbrojtjes nga Delvina: Orë të vështira me zjarret, temperaturat do jenë ekstreme edhe nesër

By: redi
25 July 2025 at 19:48

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tregon situatën me zjarret në fshatrat e Delvinës. ”Prej disa orësh kemi nisur evakuimin e tre fshatrave dhe janë angazhuar të gjitha forcat për të kufizuar vatrat e zjarrit. Kemi të pranishme edhe Urgjencën Kombëtare dhe stafin e Bashkisë Delvinë, që kanë bërë një punë heroike, në mënyrë që evakuimi i banorëve të shkojë pa probleme. Do jenë orë të vështira…

Source

I kërkojnë bileta për festivalin e Dua Lipës, Dukagjini: Krejt Kosovën nuk e nxen në VIP

By: redi
25 July 2025 at 19:35

Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Kosovë do të mbahet në datat 1,2,3 gusht dhe gjithçka nën lupën nga Dua Lipa. Por babai i saj, që është edhe menaxheri i sah, Dukagjin Lipa ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për fenomenin e kërkesave të shumta për bileta falas ose siç i quan ai, “belesh”. Përmes një sërë storjesh në Instagram, drejtuesi i festivalit dhe babai i…

Source

Mhill Gecaj: Ura e Zogut drejt rrëzimit prej lukunisë së firmave të inerteve që kanë shkatërruar lumin

By: redi
25 July 2025 at 19:17

Ura e vjetër mbi lumin Mat në Milot është mbyllur për qarkullimin e automjeteve, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj. Mhill Gecaj, shkruan se ura është drejt rrëzimit prej lukunisë së firmave të inerteve që kanë shkatërruar lumin Postimi i plotë E pashë…

Source

Ambasada e Amerikës në Tiranë: 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit marrin pjesë në kursin e DASH

By: redi
25 July 2025 at 19:00

Ambasada e Amerikës në Tiranë, bën me dije se 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit, morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh”. Trajnimi u zhvillua nga Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin të Departamentit të Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës. Postimi i plotë Këtë javë, 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit Shqiptar morën pjesë në…

Source

HEC-i në Kaçinar, Dom Gjergj Meta: Kontratat nuk janë respektuar, banorët do ikin se kanë mbetur pa ujë

By: redi
25 July 2025 at 18:44

Edhe këtë të premte banorë nga fshatrat e Mirditës protestuan kundër shfrytëzimit të ujit të lumit Urak për HEC-in e ndërtuar nga kompania ”Seka Hidropoer” në Kaçinar. Ata shprehen se kompania duhet ti përmbahet kontratës sipas së cilës nga muaji maj deri në tetor, uji i lumit nuk duhet të përdoret për HEC-in. Për këtë situatë ka reaguar edhe Dom Gjergj Meta, i cili shkruan se kontratat nuk janë…

Source

FOTO/ Ulet dënimi për prishjen e qetësisë publike, por penalizim më i ashpër për organizatorët

By: redi
25 July 2025 at 18:30

Do të lehtësohet dënimi për të gjithë ata persona që prishin qetësinë publike. Drafti i hedhur për konsultim publik, parashikon që personat që prishin qetësinë publike dënohem me gjobë ose me burgim deri në 3 muaj. Me Kodin aktual, personat që prishin qetësinë publike dënohen me gjobë ose deri në 2 vite burg. Sipas pikës 2 të nenit 406 në Kodin e ri Penal, nëse prishja e qetësisë publike…

Source

Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Garantojmë akses të barabartë e kushte dinjitoze

By: redi
25 July 2025 at 18:14

Në terren vijon për lirimin e hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga lirimi i hapësirave publike nga plazhi në Kepin e Rodonit. Në Facebook, Rama shkruan se do të garantohet akses i barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë qytetarët dhe pushuesit. ”Kepi i Rodonit. Lirimi i plazheve publike përgjatë bregdetit të Durrësit. Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe…

Source

“Camp Nou” i ri, Barcelona ka një kërkesë speciale për UEFA-n

By: rozalb
25 July 2025 at 18:05

Rikthimi i shumëpritur i Barcelonës në “Spotify Camp Nou” do të vonohet më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht. Për shkak të një vonese prej të paktën 10 muajsh në përfundimin e punimeve, klubi katalanas po shqyrton opsione alternative për të përballuar fillimin e sezonit të ardhshëm. Sipas mediave spanjolle, Barcelona i ka kërkuar UEFA-s që ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e…

Source

Tare nuk ndalet në merkato, synimi i radhës është Doue

By: rozalb
25 July 2025 at 17:56

Milani po vijon punën në merkato pas transferimit të Estupiñan, duke e kthyer vëmendjen tashmë te krahu i djathtë i mbrojtjes. Sipas asaj që raporton Sportitalia, drejtuesit kuqezinj kanë bërë një ofertë të re për Guéla Doué, mbrojtësin e talentuar të lindur në vitin 2002, që aktualisht është pjesë e Strasburgut. Përveç Doué, drejtori sportiv Igli Tare ka marrë propozime edhe për dy alternativa…

Source

4 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë në luftë me flakët! Në Delvinë mbërrin edhe ministri Vengu

By: redi
25 July 2025 at 17:48

Me dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, 4 mjete zjarrfikëse dhe dy helikopterë kanë shkuar në Delvinë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Në zonë ka mbërritur edhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, prefekti Plator Nesturi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, Haki Çako dhe Drejtori i Policisë Elidon Çela. …

Source

❌
❌