Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 August 2025Koha Jone

City gati të blindojë Rodrin, për të evituar “sulmin” e Real Madridit

By: rozalb
5 August 2025 at 15:50

Manchester City nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Rodri, mesfushori spanjoll i cili është kthyer në një pjesë të pazëvendësueshme të skuadrës së Pep Guardiolës. Rëndësia e tij në ekuilibrat e ekipit u bë edhe më e dukshme sezonin e fundit, kur pas dëmtimit të tij të rëndë, forma e City-t nisi të bjerë ndjeshëm. Me kontratën aktuale që skadon në vitin 2027, drejtuesit e “qytetarëve” nuk duan të…

Source

Ngjela: Pse kot rrijnë trupat amerikane në Kosovë?

By: redi
5 August 2025 at 15:37

Nga Spartak Ngjela Asgjë nuk i bëjnë dot Kosovës sot. Kot shqetësohen gazetarët mediokër shqiptarë që nuk luajnë për Kosovën. Por kot rropaten si budallenj. Kosova ka dalë e pavarur me luftë botërore; sepse u bombardua Beogradi. Dhe këtu merr fund gjithçka në favor historik për shtetin e pavarur të Kosovës. Të gjitha ata që flasin në shtyp kundër këtij fakti, paguhen nga Beogradi.

Source

Rama: Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore

By: redi
5 August 2025 at 15:28

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Dropulli, ku shkruan se pasuritë turistike nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore. ”Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë në qytetin antik të Adrianopolit në Sofratikë, nën kupolat magjepsëse të kishave si ajo e…

Source

Tension mes Real Madrid dhe La Liga në prag të sezonit të ri

By: rozalb
5 August 2025 at 15:27

Sezoni i ri 2025-2026 ka nisur me polemika dhe tension për Real Madridin, i cili vjen pas një edicioni zhgënjyes, pa asnjë trofe në vitrinë. Humbja ndaj Arsenalit në Champions League dhe ajo ndaj PSG-së në Botërorin për Klube kanë lënë një shije të hidhur, duke rritur presionin mbi klubin dhe stafin e ri teknik. Në pankinë ka debutuar Xabi Alonso, ndërsa merkatoja është fokusuar në përforcimin e…

Source

IKMT nis aksionin e prishjeve në qarkun e Korçës

By: redi
5 August 2025 at 15:20

Një aksion ka nisur përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec tek dhjetëra biznese që nuk respektonin distancën e përcaktuar prej 6 metrash nga shtrati i rrugës. Midis bizneseve të prekura është edhe ai i Krenar Koçibellit, i cili, përveç faktit që koha e lënë për të hequr murin është shumë e shkurtër, denoncon edhe mospagesën e kompensimit për tokën që po i merret për herë të dytë.

Source

Arne Slot: Mund të përmirësohemi, do të jetë Premier League interesante këtë sezon

By: rozalb
5 August 2025 at 15:17

Pas dy miqësoreve të zhvilluara ndaj Athletic Bilbaos, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur për gjendjen e skuadrës dhe për përforcimet e reja në dispozicion. “Mendoj se ka gjithmonë vend për përmirësim në çdo repart. Siç e kam thënë më parë, kemi shtuar disa armë të reja në dispozicion. Florian Wirtz ka shumë kreativitet në zonën e fundit të fushës. Humbëm një lojtar si Trent Alexander…

Source

VIDEO/ Beci: Turistët e huaj të befasuar nga tradita, historia dhe monumentet e kulturës në Shkodër

By: redi
5 August 2025 at 15:14

Shkodra me bukuritë e shumta natyrore dhe historike, është kthyer në destinacion për turistët e huaj dhe vizitorët vendas. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka postuar një video me përshtypjet e disa turistëve të huaj që kanë vizituar Shkodrën ditët e fundit. Ura e Mesit mbetet një destinacion i veçantë për të gjithë vizitorët, duke tërhequr turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë…

Source

Trump: Ulja e çmimit të naftës mund ta detyrojë Putinin të ndalë luftën në Ukrainë

By: rozalb
5 August 2025 at 14:55

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një rënie e ndjeshme e çmimeve të energjisë mund të ushtrojë presion të drejtpërdrejtë mbi Vladimir Putinin për të ndalur agresionin ndaj Ukrainës. Në një intervistë për CNBC, Trump tha: “Nëse çmimi i naftës bie me 10 dollarë për fuçi, Putini do të ndalojë së vrari njerëz. Ai nuk do të ketë zgjidhje tjetër, sepse ekonomia ruse po përkeqësohet”.

Source

Revolucion në arbitrimin italian, gjyqtarët do të shpjegojnë vendimet në stadium

By: rozalb
5 August 2025 at 14:50

Një risi e madhe pritet të transformojë botën e arbitrimit në futbollin italian, duke nisur nga Serie C. Gjatë grumbullimit parasezonal të arbitrave në Cascia, Shoqata Italiane e Arbitrave (AIA) prezantoi një nga ndryshimet më të mëdha të dekadës, futjen e “VAR-it me thirrje”, që u jep trajnerëve mundësinë të kërkojnë ndërhyrjen e videos në dy raste gjatë një ndeshjeje. Ky sistem inovativ synon…

Source

In memoriam për Stuart Edward Mann, albanologun që na bekoi me postulatin “Shqipja nuk është vetëm gjuhë, është kujtesë që flet”

By: berti
5 August 2025 at 14:36

Nga Albert Vataj Sot, më 5 gusht, në këtë ditë përkujtimore të ndarjes nga jeta të Stuart Edward Mann-it, kujtojmë jo vetëm një studiues të shquar të shqipes, por një përfaqësues të atij rralli fisnikërimi akademik që nuk thjeshton, por thellon; që nuk vjen për të cituar, por për të dëgjuar; që nuk mban qëndrim spektator, por bëhet pjesë e asaj që studion. Ai qe një ndërmjetës i dijes dhe një…

Source

Qeveria vendos: Të hiqen të gjitha linjat e internetit dhe korentit në ajër

By: njeshi
5 August 2025 at 13:52

Tirana dhe krejt qytetet e vendit janë kthyer në “merimanga” ajrore të shumëfishta aqsa të krijon pamjen e një filmi horror. Por mësohet se kryeministri Rama ka lëshuar një urdhër të prerë kompanive të internetit në Tiranë dhe krejt Shqipërinë që të marrin masa urgjente për ti hequr linjat e internetit dhe kabllot e OSHEE nga ajri dhe të futen nëntokë. Në fakt kush e shikon Tiranën se si rrugët…

Source

Barcelona blindon yllin e mbrojtjes deri në vitin 2030

By: rozalb
5 August 2025 at 13:48

Jules Koundé do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të Barcelonës për shumë vite të tjera. Sipas asaj që raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, drejtuesit blaugrana kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së mbrojtësit francez, i cili do të firmosë deri në verën e vitit 2030. Ka një marrëveshje totale mes klubit katalanas dhe përfaqësuesve të lojtarit…

Source

Balluku prezanton administratorët e rinj në Fier: Shërbime më të lehta për qytetarët

By: lindita
5 August 2025 at 13:34

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar ditën e sotme administratorët e rinj në Fier, të cilëve u kërkoi më shumë angazhim në shërbim të qytetarëve. “Duhet te keni në ekipe djem edhe vajza që i përgjigjen teknologjisë. Duhet të ofrojmë shërbime që të moshuarit apo të tjerë nuk i marrin dot nëpërmjet telefonit. Siç është rasti i E-Albania kur shumë noterë abuzojnë me të duke e ofruar…

Source

Juventus dhe Milani mendojnë për një shkëmbim që u shërben të dyja skuadrave

By: rozalb
5 August 2025 at 13:30

E ardhmja e Dusan Vlahovic mund të jetë me ngjyrat kuqezi. Kalimi i sulmuesit serb te Milani është një pistë që po fiton terren, por çdo hap konkret pritet vetëm pas mesit të gushtit. Kontaktet e para mes palëve janë bërë, por ende është herët për të folur për një marrëveshje, pasi qëndrimet e klubeve janë larg. Milani, në kërkim të një sulmuesi cilësor, e vlerëson më pak kartonin e Vlahovic…

Source

Daku i lumtur për dopietën me Rubin Kazan: Kur shënon dy gola, e fiton duelin me mbrojtjen!

By: rozalb
5 August 2025 at 13:10

Mirlind Daku ishte heroi i Rubin Kazan në fitoren 2-1 ndaj Sochit, duke realizuar të dy golat për skuadrën e tij dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë fillim sezoni. Pas përfundimit të takimit, sulmuesi i kombëtares shqiptare komentoi sfidën dhe ndau emocionet e tij. “E nisëm mirë ndeshjen, por Sochi u rrit me kalimin e minutave. Në pushim folëm qartë: nuk mund të humbnim përqendrimin…

Source

Mbappe karikon Realin: Sezoni i ri, kemi uri për të bërë diçka të madhe!

By: rozalb
5 August 2025 at 11:53

Ka nisur zyrtarisht dje sezoni i ri për Real Madridin. Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso është rikthyer në stërvitje në kompleksin e Valdebebas, pas pushimit të shkurtër të dhënë për shkak të angazhimeve në Botërorin e Klubeve. Pas më shumë se tre javësh, madrilenët do të zbresin sërish në fushë për ndeshjen e radhës në kampionat, ndaj Osasunës. Ndër ata që është gati për të nisur me vrull…

Source

Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

By: berti
5 August 2025 at 11:41

Nga Albert Vataj Atje ku skena hesht e dritat fiken, zëri yt ende tingëllon si një lutje e thellë. Mbi dërrasat që panë rrëfimin tënd, në sytë që përjetuan shpërthimin tënd interpretues, mbetet gjurma jote, e përjetshme, e pathyeshme, e denjë për një aktor që nuk interpretoi, por jetoi çdo rol. Në Selanik, larg Korçës që të lindi, u mbyll një akt, por nisi një përjetësi. Nuk ishe vetëm një…

Source

❌
❌