Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 July 2025Koha Jone

Ambasada e SHBA: Bashkëpunim mes organeve të rendit dhe drejtësisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore

By: redi
23 July 2025 at 17:28

Ambasada e Amerikës në Tiranë, informon se lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, mbetet një sfidë globale e nxitur nga krimi i organizuar dhe emigracioni i paligjshëm. Në konferencën përmbyllëse të projektit “Të Drejtat e Viktimave Nuk Kanë Çmim”, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, McKenzie Louw, së bashku me zbatuesin e…

Source

Apeli vë vulën, dënohet “Rrumi i Shijakut”

By: redi
23 July 2025 at 17:21

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, duke e shpallur fajtor për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë. Laho u dënua me 3 vite burg, por përfitoi ulje prej 1/3 për gjykim të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite burg.

Source

Skandali Bankers Petroleum, Prokuroria nxjerr 51 emra VIP nga politika, biznesi dhe media të përzier

By: njeshi
23 July 2025 at 17:12

Skandali Bankers Petroleum – Afera 240 milionëshe që përfshiu politikën, median dhe institucionet shqiptare. Një nga skandalet më serioze që ka goditur sektorin e energjisë në Shqipëri po del në dritë. Prokuroria e Fierit ka zbardhur një aferë të përmasave të mëdha ku rezultojnë të përfshirë 51 persona me profil të lartë – përfshirë zyrtarë shtetërorë, politikanë, drejtues institucionesh…

Source

FOTO/ Avioni rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë

By: redi
23 July 2025 at 17:10

Një avion i vogël është rrëzuar në njërën nga dy korsitë e autostradës Ospitaletto-Montichiari, e njohur si Corda Moll në provincën e Brescias janë publikuar në mediat sociale. Aksidenti ku mbetën të vdekur mes flakëve çifti nga Milano Sergio Ravaglia dhe Anna Maria De Stefano u regjistrua mëngjesin e djeshëm dhe mrekullisht shpëtoi nga përplasja një 56-vjeçar, i cili udhëtonte me automjetin e…

Source

Drejtori i Policisë, Ilir Proda takim me homologun turk. Flitet për forcim të bashkëpunimit

By: redi
23 July 2025 at 16:49

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë turke në Stamboll. Delegacioni shqiptar u prit në një takim miqësor dhe të ngrohtë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke, Guvernatori Mahmut Demirtaş. Ky i fundit e përgëzoi Prodën për frymën e re të bashkëpunimit dhe vendosmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet me partnerët dhe me agjencitë…

Source

Rradhë kilometrike në kufirin Shqipëri-Kosovë, merret një masë kufizuese që ndalon qarkullimin e mjeteve

By: redi
23 July 2025 at 16:39

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës ka marrë një masë kufizuese që ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë mbi 15 tonë në rrugët kryesore të vendit, përfshirë autostradat, rrugët nacionale dhe rajonale, në orarin prej 11:00 deri në 17:00, nga data 23 korrik deri më 28 korrik 2025. Masat janë ndërmarrë për të mbrojtur infrastrukturën rrugore dhe për të…

Source

Endri Shabani: Lapaj u ankua për dajën tim, por mandatin ia kalo motrës së tij!

By: redi
23 July 2025 at 16:32

Sherreve me akuza të forta mes Lapajt dhe Shabanit, zgjidhjen e dha sot KQZ, ku mandatin e vetëm që Nisma ”Shqipëria Bëhet” mori në zgjedhjet e 11 Majit, ia kaloi partisë së Adriatik Lapajt. Endri Shabani në një reagim, thotë se Lapaj u ankua për dajën e tij, por që mandatit ia kaloi ”motrës” (vajzës së tezes). Postimi i plotë U mbars mali dhe…Njëmijë akuza. Ndërkohë sot, njeriu im më i afërt…

Source

”Regjimi Tango”, Kadilli: Të çlirojmë opozitën nga modeli identik me të pushtetit

By: redi
23 July 2025 at 16:18

Nga Fatbardh Kadilli Shkak u bë një shkrim fare kaps i një deputeti të opozitës. Nisi si një debat mbi arkitekturën mes meje dhe një miku të çmuar, mbështetës i zëshëm i Berishës dhe PD-së berishiste dhe pastaj, si profanë të mjeshtërisë së nderuar të arkiteturës dhe urbanistikës, u kthyem tek ato që dimë më mirë, punët e politikës. Miku im, si shumica fataliste e opozitës, kur nuk ka më asnjë…

Source

Kreshnik Çollaku: Ilir Alimehmeti me 19 mijë vota nuk hyn në Parlament, kandidati PSD me 2500 vota, PO!

By: redi
23 July 2025 at 16:15

Këtë të mërkurë KQZ i dha dritën jeshile rezultatit të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit për qarkun Tiranë dhe ndarjes së mandateve. Kreshnik Çollaku në një reagim shpreh vendosmërinë e tij për atë që e quan farsë elektorale. Për të, Ilir Alimehmeti me 19 mijë vota nuk hyn në Parlament, kurse kandidati PSD me 2500 vota futet në Kuvend. ”Shikoni me çfarë Kodi Zgjedhor u zhvilluan këto zgjedhje.

Source

BE hap tjetër kapitull, Spiropali: Intensifikojmë diplomacinë parlamentare për objektivin ”Shqipëria 2030 në BE”

By: redi
23 July 2025 at 16:01

Bashkimi Europian ka ftuar Shqipërinë të hapë një tjetër kapitull të negociatave për anëtarësim. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook. Sakaq edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e ka përshëndetur këtë vendim. Ajo shkruan se Kuvendi do të intensifikojë diplomacinë parlamentare për objektivin ”Shqipëria 2030 në BE”. Postimi i plotë Ftesa e Presidencës Daneze…

Source

Allegri e nis me humbje aventurën te Milani, mposhtet nga Arsenali në miqësore

By: rozalb
23 July 2025 at 15:40

Nuk nis në mënyrën më të mirë aventura e Massimiliano Allegrit në stolin e Milanit. Në miqësoren e parë verore, të zhvilluar në Singapor kundër Arsenalit, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin minimal 1-0, një humbje e ngushtë në rezultat, por e qartë në lojë dhe dominim. Golin e vetëm të takimit e realizoi Bukayo Saka në minutën e 53-të, pas një pjese të parë ku londinezët e kontrolluan…

Source

Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin për Alqi Bllakon

By: redi
23 July 2025 at 15:27

Këtë të mërkurë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të prishë vendimin e mëparshëm për çështjen ndaj ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako dhe të rikthejë dosjen për gjykim në një trupë tjetër brenda të njëjtës Gjykatë. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Saida Dollani (kryesuese), Miliana Muça dhe Tereza Merkaj, shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga…

Source

Presidenti Begaj në Berat: Kuvendi i Sinjës, ngjarja historike që na thërret të jemi të bashkuar për të ardhmen

By: redi
23 July 2025 at 15:21

Presidenti Bajram Begaj ishte sot në qytetin e Beratit për të përkujtuar 113-vjetorin e Kuvendit të Sinjës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, që parapriu shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Kreu i Shtetit u prit nga kryetari në detyrë i bashkisë Berat, Ervin Ceca me të cilin diskutoi mbi projektet dhe iniciativat lokale. Në shoqërinë e autoriteteve vendore, deputetëve…

Source

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

By: nilda
23 July 2025 at 15:15

Një aksident i rëndë me dy viktima ka ndodhur pak minuta më parë në Bulqizë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Antena”, në Qafë-Buall Bulqizë, ku një automjet tip “Nisan”, ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën shtetasit B.Gj., dhe D.Gj, si dhe ka mbetur i dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore…

Source

Bekim Balaj optimist para sfidës me Vikingur: Do japim gjithçka për kualifikim!

By: rozalb
23 July 2025 at 15:15

Përpara sfidës së rëndësishme ndaj Vikingur në raundin e dytë të UEFA Conference League, sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, ka folur për mediat, duke ndarë bindjen e tij se skuadra është e gatshme të luftojë për kualifikimin, sidomos me mbështetjen e tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi”. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. E kaluam me sukses turin e parë, me vështirësitë e veta…

Source

Berisha: Po shkelen të drejtat e Ilir Metës dhe Erion Veliajt në burg!

By: njeshi
23 July 2025 at 15:10

Me në fund Sali Berisha, ndonëse pa shumë dëshirë, ka dalë në mbrojtje të Erion Veliajt, ku sipas tij po i shkelen të drejtat njerëzore. Berisha tha: “Së fundmi, informacione të besueshme, për të cilat unë kam bërë denoncime, sjelljet në burg ndaj Ilir Metës, kryetarit të PL, janë çnjerëzore, janë politike, janë absolutisht të dënueshme. I kërkoj Avokatit të Popullit me urgjencë të marrë takim…

Source

BE i hap rrugë vendit tonë për grupkapitullin e fundit, reagon Rama: Shqipëria nuk ndalet!

By: lindita
23 July 2025 at 15:06

Bashkimi Europian i ka hapur rrugën Shqipërisë për të çelur grupkapitullin e fundit të procesit të negociatave. Bëhet fjalë për grupkapitullin e 5-të që përfshin bujqësinë dhe kohezionin. Lidhur me këtë proces ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili e konsideron një zhvillim pozitiv në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Shqipëria nuk ndalet – Sot…

Source

Me 4 fjalë, Egli thyen heshtjen për ndarjen nga Gjesti

By: redi
23 July 2025 at 15:01

Drama Gjesti-Egli ka marrë një tjetër drejtim. Një ndarje virtuale përfundimtare mes tyre dhe ka ndezur spekulime mbi statusin real të marrëdhënies së tyre. Por Egli nuk është ndalur me kaq. Ajo ka postuar një foto ku shihet e shfaqur në bikini, e shoqëruar me një përshkrim që shumë e kanë lexuar si thumbim të drejtpërdrejtë ndaj Gjestit. ”E lirë. E dashur. E vlerësuar. E fuqishme”.

Source

Napoli hidhet në sulm për mesfushorin e Juventusit, bën gati 15 mln euro

By: rozalb
23 July 2025 at 14:51

Napoli vazhdon të jetë një ndër klubet më aktive në këtë merkato vere. Pas afrimeve të bujshme si Kevin De Bruyne, Noa Lang, Lorenzo Lucca, Sam Beukema dhe Marianucci, drejtuesit napolitanë nuk kanë ndërmend të ndalen. Objektivi është i qartë: t’i sigurojnë trajnerit Antonio Conte një skuadër më të pasur në cilësi dhe numër për të përballuar sezonin e ri. Në mesin e fushës, klubi ka vënë në…

Source

❌
❌