Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 August 2025Koha Jone

Rama poston foton, perëndimi i diellit në liqenin e Tiranës

By: redi
11 August 2025 at 20:55

Parku i liqenit të Tiranës vazhdon të mbetet një nga zonat më të frekuentuara nga qytetarët, duke ofruar një peizazh magjepsës në çdo stinë të vitit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga perëndimi i diellit, i cili ka “përflakur” liqenin e Tiranës. Parku i madh i liqenit të Tiranës përfaqëson masivin më të madh të gjelbërimit në Tiranë dhe përmbush nevojat e popullsisë për pushim, argëtim…

Source

Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku Curri: I çova sms ministrit për ndërhyrje nga ajri, por asnjë reagim

By: redi
11 August 2025 at 20:27

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri thotë se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët që po përhapen me shpejtësi. Për të qeveria është treguar indiferent ndaj thirrjeve të tij për të ndihmuar me ndërhyrje nga ajri me qëllim shuarjen e flakëve. “Banorët i kemi evakuuar, nuk kemi probleme me banorët. Situatën e sheh vetë, shume e tmerrshme. Pa fjalë. Më janë përgjigjur të…

Source

Sherri me djalin e kriminelit serb, boksieri shqiptar: Kishte veshur bluzën me portretin e Arkanit

By: redi
11 August 2025 at 20:12

Boksieri shqiptar, Astrit Sejdi rrahu në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic. Ai tha për Top Channel se ai nisi të provokonte dhe më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sejdi u shpreh se është shoqëruar në rajonin e policisë dhe më pas u la i lirë. “Ditën e djeshme në orën 17:00, jemi takuar rastësisht, kishte veshur një bluzë të Putinit dhe të babait të vet dhe…

Source

Turizmi – Gjergj Luca u bie në kokë abuzuesve me çmimet: “Nuk janë gopsha, por grabitës!”

By: berti
11 August 2025 at 20:07

Nga Albert Vataj Gjergj Luca nuk flet me shifra të thata, nuk e shet veten për ndonjë “ekspert” që mat plazhin me metra katrorë rëre dhe statistika turistësh në Excel. Jo. Ai e nis nga Mar Bella, me një udhëtim ballafaqimi që shpon deri në palcë krahasimin midis asaj që ofron turizmi i vendeve fqinje dhe çfarë përtypim ne këtu, në vendin ku bregdeti është dhuratë e Perëndisë…

Source

Vila e sekuestruar e Berishës dhe vila e dyshuar si e Arben Ahmetajt

By: redi
11 August 2025 at 19:53

Nga Mero Baze Sali Berisha është shfaqur në vilën e tij të sekuestruar në Lalëz. Të paktën tre fundjavat e fundit ai është parë aty nga dhjetëra qytetarë, madje edhe në shëtitjen e tij buzë detit. Vila është nën sekuestro nga një vendim i Gjykatës Antikorrupsion pas kërkesës së SPAK. Nuk është e qartë nëse SPAK i ka dhënë leje Berishës ta përdorë atë në verë apo jo. Normalisht duhet t’i japë.

Source

Cristiano i propozon për martesë, Georgina tregon unazën gjigande

By: redi
11 August 2025 at 19:36

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë bërë hapin e madh në marrëdhënien. Georgina ka postuar një foto, ku shihet me një unazë gjigante diamanti, ndërsa mban edhe dorën e futbollistit të famshëm. ”Sí, quiero. En esta y en todas mis vidas” (“Po, dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”), duke konfirmuar propozimin romantik. Historia e çiftit filloi në vitin 2016, kur ata u njohën në një…

Source

Mazniku takim me fermerët në Elbasan: Skema e investimeve, mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin

By: redi
11 August 2025 at 19:25

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të hënë një takim me fermerë në Elbasan për nismën e qeverisë të mbështetjes ekonomike për bujqësinë. ”Nga agroturizmi te ndërtimi i serrave, mbjelljet e reja e sistemet moderne të ujitjes, kjo është një mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin për të gjithë fermerët, duke aplikuar pranë AZHBR deri në datën 30 shtator”…

Source

Vatra në Fushë Arrëz, Cara: Era e ka nxjerrë situatën jashtë kontrollit, duhet ndërhyrje nga ajri

By: redi
11 August 2025 at 19:17

Situata në zonën e Fushë Arrëzit në qarkun e Shkodrës mbetet kritike, pasi flakët përparojnë të favorizuara nga era. Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëseve, Arben Cara, thotë se aksioni vijon, por është e vështirë ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri. “Kemi të bëjmë me një situatë problematike në mbarë vendin. Këtu në fshatin Xath situata si pasojë e…

Source

Klodiana Lala: News24 është një histori suksesi. Do ta ringrejmë televizionin pavarësisht barabarisë!

By: njeshi
11 August 2025 at 19:06

Ditën e sotme, sfati i News24, gazetarë dhe përfaqësues të organizatave, kanë protestuar në portën hyrëse ku deri para pak ditësh ndodhej televizioni News24, të cilit sipas autoriteteve i ka mbaruar kontrata e qirasë dhe duhet të lënë godinën. “Ne s’jemi kriminelë që na sillni polici e ushtri”, me këto pankarta në duar, gazetarë dhe punonjës të kompanisë Fokus Media News…

Source

Mbyllja e News 24, Arlind Qori: Pushteti hakmerret ndaj ish-ortakut të vet

By: njeshi
11 August 2025 at 19:02

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me kontratat e qirave për objektet ku këto media zhvillojnë aktivitetin. Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar Arlind Qori, kreu i “Lëvizja Bashkë”, i cili solidarizohet me punonjësit, të vetmit që e pësojnë kur pronarëve u prishen pazaret me qeverinë.

Source

Alarm në Parkun e Syrit të Kaltër, nënprefekti Kiço: Po presim avionët Canadair, nga terreni e vështirë! Era në disfavor

By: redi
11 August 2025 at 16:59

Alarmante është situata në Parkun Natyror të ”Syrit të Kaltër”. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Vizitorët janë evakuar të gjithë, teksa një helikopter ndërhyn nga ajri, por disfavor mbetet depërtimi nga terreni për shkak të dendësisë së bimësisë. Nënprefekti i Sarandës, Kristaq Kiço, i gjendur në aksion, tha se nuk mbante mend një situatë të…

Source

VIDEO/ Zv.kryeministrja Balluku në kantierin e aksit rrugor Berat-Ballaban: I aksesueshëm brenda këtij viti

By: redi
11 August 2025 at 16:34

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe po punohet paralelisht për ndërtimin e mureve mbajtës si dhe ndërtimi i shtresave. Ndërkohë që ka nisur edhe hedhja e binderit në kilometrat e parë të kësaj vepre. Aksi rrugor Berat-Ballaban nis në dalje të qytetit të Beratit dhe përfundon në fshatin pranë urës së…

Source

Trump do të dëbojë njerëzit e pastrehë

By: redi
11 August 2025 at 16:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po premton hapa të rinj për të trajtuar mungesën e strehimit dhe krimin në Uashington, duke bërë që kryetari i bashkisë së qytetit të shprehë shqetësime në lidhje me përdorimin e mundshëm të Gardës Kombëtare për të patrulluar rrugët në kryeqytetin e vendit. Trump shkroi në një postim në mediat sociale se do të mbante një konferencë për shtyp në…

Source

Gazetarët në protestë për News 24, Ministria e Ekonomisë: Nuk ka paguar qira që prej 2017

By: redi
11 August 2025 at 15:56

Pas protestës së zhvilluar sot në mesditë para godinës së News 24, kundër mbylljes së sinjalit të transmetimit dhe moslejimit të gazetarëve të punojnë në ambientet e punës, ka ardhur një reagim nga Ministria e Ekonomisë. Në njoftimin e shpërndarë, bëhet me dije se kjo shoqëri nuk ka paguar qira dhe kamatvonesat që shkojnë në vlerën e 2 milionë eurove, ndaj kontrata është ndërprerë.

Source

Gimenez: Do të jetë sezon i madh, Allegri punon shumë dhe na ka sjell gëzim

By: rozalb
11 August 2025 at 15:52

Sulmuesi i Milanit, Santiago Gimenez, ka ndarë përshtypjet e tij të para për punën me trajnerin Massimiliano Allegri, në një intervistë për “Sky Sport”. Meksikani u shpreh se ka gjetur një atmosferë shumë pozitive dhe një trajner që di si të bashkojë skuadrën. “Që nga dita e parë në Milanello, ndjeva se kjo do të ishte një sezon i madh. Allegri punon me intensitet të lartë, por di edhe të…

Source

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë!

By: redi
11 August 2025 at 15:43

Nga Ben Blushi Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën në televizonet perëndimore. Prej disa muajsh ushtarët e tij nuk luftojnë më. Ata kanë lënë armët dhe janë kthyer në fotografë profesionistë. Videot dhe fotografitë e njerëzve të drobitur që mbajnë rradhë për një pjatë me supë, po e lënë botën pa gjumë.

Source

C.Palace humb betejën në CAS me UEFA-n, përjashtohet nga Europa League

By: rozalb
11 August 2025 at 15:39

Crystal Palace do të luajë në Ligën e Konferencës këtë sezon, pasi e humbi betejën ligjore me UEFA-n në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. CAS mbështeti vendimin fillestar të UEFA-s për të mos ta lejuar klubin të luajë në Ligën e Europës. Shkaku i këtij vendimi ishte shkelja e rregullave të UEFA-s për pronësinë e disa klubeve. Sipas rregullores, dy klube me pronarë të njëjtë nuk mund të marrin…

Source

Jo Republikës së Prokurorëve!

By: redi
11 August 2025 at 15:35

Nga Fatos Çoçoli Togfjalëshi “Republika e Prokurorëve” përdoret kudo në botë, sidomos në vendet që synojnë të vendosin sundimin e shtetit ligjor, për të përshkruar një situatë ku pushteti dhe ndikimi i organit të akuzës rritet në atë masë, sa të krijojë një disproporcion me balancën tradicionale të pushteteve në një shtet të së drejtës. Rreziku që shoqëria të bjerë nën një republikë…

Source

Ma*akra ndaj kuajve, pronari kërkon drejtësi dhe apelon për ndihmë

By: redi
11 August 2025 at 15:25

Ksenofon Konomi, pronari i tufës së kuajve që përpara disa ditësh u qëlluan me armë gjahu në mënyrë barbare pranë parku kombëtar të Llogarasë, ka vendosur të flasë për mungesën e reagimit të institucioneve ligjzbatuese në lidhje me rastin e paprecedentë të denoncuar prej tij. “Nga doli kjo kafshë me plumb në gojë. Në 22 kuaj që ishin atje në malin e Llogorasë që janë goditur me armë gjahu…

Source

Juventus e la në pritje, 3 skuadra italiane në garë për Jadon Sanchon

By: rozalb
11 August 2025 at 15:14

E ardhmja e Jadon Sancho duket se po merr ngjyrat e futbollit italian, por vetë lojtari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Transferimi i tij në Itali dukej pothuajse i sigurt, kur Juventusi kishte arritur jo vetëm të kontaktonte me përfaqësuesit e tij, por edhe ta bindte sulmuesin anglez. Megjithatë, një vonesë nga drejtuesi Comolli e ka lënë 25-vjeçarin në pritje ,situatë që ai nuk…

Source

❌
❌