Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Abc News

Zjarret djegin banesa/ Evakuohen banorë dhe pushues në Borsh, aktive vatrat në Prespë

27 July 2025 at 11:44

Perkeqesohet situata me zjarret në jug të vendit. Në Borsh flakët i janë afruar plazhit. Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme për shkak të rrezikut nga flakët që kanë pushtuar fshatin turistik.

Autoritetet janë detyruar të kryejnë evakuimin e shumë banorëve të cilët jetojnë në banesat që rrezikohen nga zjarri masiv, si dhe pushuesit e akomoduar në hotelet e Borshit.

në Borsh, Piqeras dhe Sasaj ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore për të neutralizuar zjarret që kanë kërcënuar banesat dhe bizneset e zonës për shkak të erës së fortë që favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve gjatë orëve të para të mëngjesit.

Në Parkun Kombëtar të Prespës në Pustec, terreni i thyer dhe era përbëjnë vështirësi për ndërhyrje.

Flakët kanë përpirë sipërfaqe të mëdha me pyll, teksa forca të shumta nga institucione të ndryshme të emergjencave ndodhen në terren për t’i shuar. Kryebashkiaku i Pustecit, tha se po hetohet nëse zjarri është i qëllimshëm.

Situata është përkeqësuar edhe në në Shashicë të Vlorës. Flakët rrezikojnë disa familje edhe në Sherishtë, ndërsa policia është në gatishmëri nëse do ketë nevojë për evakuim të banorëve. Flakët i janë afruar edhe landfillit të Sherishtës, ndërsa 4 familje janë evakuuar.

Vatër e madhe zjarri u shfaq te shtunen edhe në Qafën e Buallit në Bulqizë dhe rrethinat e saj, deri në Klos. Për shuarjen e tyre u aktivizua edhe helikopteri i ushtrisë nga ajri, teksa forca të shumta operonin në terren.

Problematike cilësohet situata edhe në Matogjin të Selenicës, ku vatra po i drejtohet banesave e ndihmuar nga era. Autoritetet kërkuan forca shtesë për aksionin, me qëllim shuarjen e flakëve.

Nga mali i Shpiragut, flakët zbritën mesditën e te shtunes në fshatin Paftalit të Beratit, ku u evakuuan edhe banorët.

Ndërsa në fshatin Kopaçëz të Delvinës, situata u vu nën kontroll por dëmet janë kolosale. Tetë banesa janë djegur plotësisht, ndersa po përballen edhe me mungesën e ujit të pijshëm.

Dëme kolosale ka dhe në fshatrat e tjerë të Delvinës, si Vergo, Palavli dhe Senicë, ku deri më tani raportohen 30 shtëpi e biznese të djegura pjesërisht. Po kështu u dëmtua kisha 200-vjecare e Shën Dhimitrit.

Ministria e Mbrojtjes ka aktivizuar dronët Bayraktar TB2 për monitorim ajror, si dhe 4 helikopterë nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile.

Dhunoi kamarierin në Vlorë jashtë shërbimit/ Pezullohet nga detyra oficeri i Policisë Kufitare Dibër

27 July 2025 at 11:34

Pezullohet nga detyra një oficer policie i përfshirë në një konflikt fizik jashtë shërbimit, në qytetin e Vlorës

Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj Nënkomisar Ardian Isufi, me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të rëndë, që parashikon masa për: raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;

kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar Ardian Isufi, jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit Leart Bimo, 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin 18 vjeçar. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M.

Aktualisht, Nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë. / abcnews.al

Myrto Uzuni e bën sërish/ Futbollisti i kombëtares realizon golin e radhës në SHBA

27 July 2025 at 11:31

Nuk është ende në këto nivele.

Myrto Uzuni ishte një “mbret” te Granada dhe në Ligën e dytë të Spanjës, si edhe një emër I respektuar në La Ligën e famshme, ndërsa aventura amerikane deri tani ka qenë shumë më e vështirë, ndonëse niveli I futbollit logjikisht është pak më I ulët.

Gjithsesi, forma e kohëve të fundit jep shpresë se sulmuesi kuqezi do të kthehet në nivelin e mëparshëm dhe ja ku e shënoi një tjetër gol.

Kjo ndodhi në fitoren 4-2 që skuadra e tij, Ostin, arriti në fushën e rivalit DS Junajtidit, pra në Uashington.

Ishte shqiptari që shënoi golin e parë në 22’, dhe më pas miqtë nuk u arritën dot më.

Ouen Ulf, Osman Bukari dhe Robert Tejlër realizuan gjithashtu për teksanët, që janë në vendin e 7-të në renditjen e Konferencës Perëndimore në Ligën Profesioniste të Futbollit amerikan.

Për Uzunin ky ishte goli I dytë në dy ndeshje radhazi.

Ai realizoi në fitoren 2-1 në Kaliforni kundër LA Galaksisë.

Po ashtu, shërbeu edhe asistin për rrjetën tjetër.

Në total, në ligën amerikane ka 3 rrjeta e dy asistë në 19 ndeshje, shumë poshtë nivelit të Spanjës, nërsa këtë sezon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në 5 gola në 22 ndeshje.

Mbetjet kthehen në biznes/ BE investime inovative, ulje e ndotjes nga plastika dhe qelqi

27 July 2025 at 11:17

Nisi si punë vullnetare, por, më vonë u kthye në biznes kjo falë mbështetjes së Bashkimit Europian. Në Fushë-Krujë, është ngritur qendra e parë e grumbullimit dhe riciklimit të qelqit, si projekt i parë pilot në vend, e cila do të shërbejë në uljen e ndotjes nga plastika dhe qelqi, jo vetëm në zonë, por, mbarë vendin.  Një prej iniciatoreve tregon se tashmë falë punës dhe përkushtimit projekti është kthyer në një motor të mirëfilltë për përpunimin e këtyre mbetjeve.

Ne e nisëm këtë iniciativë si aktivistë , filluam duke studiuar lumin e Ishmit, i cili është një ndër lumejt  më të ndotur në Europë. Menduam të bënim diçka edhe për komunitet pranë këtij lumi, duke mos u bërë vetëm thirrje që mos të hedhin mbeturinat në lum. Arritëm të ndërtonim këtë qendër, e cila është vetëm 200 m larg lumit të Ishmit. Më pas ishim të fokusuar në pjesën e plastikës, por pamë që kishte produkte edhe nga qelqi. Me prezantimin e projektit u futëm për të ricikluar qelqin, normalisht studiuam edhe tregun se ku do e gjejm qelqin. Në shtëpit e tyre mbledin qelsin edhe na e sjellin, prodiket edhe i pastër.”,  tha Bleona Zela  nga Parku i Ekonomise Qarkulluese.

Nga mbetjet plastike e të qelqit përmes këtij projekti krijohen produkte për pastrimin e pishinave apo dekore të ndryshme për zbukurim.

“Në rastin e plastikës jemi në fazën që e grumbullojm dhe e dërgojm tek një partner tjetër i joni që është po me afërsin tonë e riciklon dhe krijojn vazo për lulet, por zakonisht ka dhe mënyra tjera që e transportojn për përdorim në shtrimin e asfalteve në një pjesë të rrugës, ndërsa në procesin e xhamit, me mbetjet e tyre riciklojm vetë, duke sjell produkte për filtrimin e pishinave, dhe produkti tjetër është teraco përfshihet pjesa e dekorit për mure, tavolina, etj.”

Bezhë, është një tjetër prej start upeve, një atelier me seli në Tiranë, ku mbetjet e materialeve të ndërtimit, kthehen në produkte dizanjimi, si në rastin e ambazhureve të krijuara nga gurët e bregdetit.

“Unë dhe partneri jemi arkitekt, duke qenë të fushës dijm se para se të bëhen ndërtimet bëhen disa sonda dhe studiohet terreni, të gjithë këto gurë që janë bërë ambazhurë, sonda të marra nga shkëmbijtë ku ndërtohet pra edhe palasa. Pasi testohen  këto shkëmbonj, këto materiale nuk përdoren më, dhe ne ndërhyjmë dhe marrim ato copë që nuk janë shkaktuar kompletë…”, tha Samuela Hidri arkitekte. 

Zbatuesit e këtij projekti, riprodhimin e materialeve të ndërtimit, nuk e shohin vetëm si rigjenerim të këtyre mbetjeve, por, edhe si një promovim të vendit, pasi sipas tyre, këto produkte lakmohen shumë nga të huajt.

“Duam nëpërmjet tyre të theksojm bukurinë dhe pasurinë e materialeve vendore shqiptare, gjest i vogël, por japim një kontribut jo vetëm nga pasurimi por edhe në ripërdorimit të mbetjeve të rigjeneruara nga ndërtimi.”

Vetëm pak metra larg kryeqytetit, në Baldushk, Bashkimi Europian ka financuar ngritjen e një laboratori biologjik për prodhimin e kërpudhave, ndërsa qëllimi mbetet i njëjtë: ripërdorimi i mbetjeve bujqësore duke përdorur parimet e ekonomisë qarkulluese.

Prej 1 viti siç shihet këtu ka qenë një pjesë rurale, e pazhvilluar. Ne e kemi përshtatur për fermë të kërpudhës.

Tani kemi filluar për pjesën e përgaditjes së substratit për kultivimin e kërpudhës. Ne si variatet kemi filluar me oister ose plurotus, i cili prodhohet nga substrati i kashtës. Këtu kemi disa monstra, pasi aktualishtë jemi në fazë testimi, ambicia jonë është si lëndë të parë zë përdorim lëndët bujqëspre si lashra dhe punësimi i të rinjëve. Ambicia për tregub vendas, pastaj edhe në rajon dhe BE. Janë të rëndësishme, kemi zgjedh zonën urbane dhe nga kemi impakt mjedisi dhe punësimi i të rinjëve.”, tha Meivis Struga, Inxhinier Mjedisi.

Në kuadër të Kapitullit 27 të BE-së, Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike janë çështjet më të rëndësishme të negocimit të Shqipërisë me Bashkimin  Europian. Projektet e treguara më sipër janë vetëm disa prej investimeve të financuara nga mbështetja e unionit. Vlera e të cilave shkon rreth 100 mijë euro. Qëllimi i EU4GreenGen, është mbrojtja e mjedisit dhe e biodiversitetit duke përdorur parimet e ekonomisë qarkulluese.  / abcnews.al

Bosët e drogës dalin në gjyq/ Avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet hetimore

27 July 2025 at 11:13

Në Gjykatën e Posacme, sot po zhvillohet seanca për masat e sigurisë të ekzekutuar për disa persona të akuzuar për trafikimin e 6 tonë kokaine nga vendet e Amerikës Latine. Para prokurorit Adnan Xholi dhe gjyqtarit Erjon Bani, kanë dalë të akuzuarit:

A. H. Artur Hoxhosmani, Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndrejaj, Erjon Alibej, Plarent Dervishaj, Ilir Lloshi.

Një tjetër i dyshuar për të njëjtën çështje, Elidon Skendaj, ndodhet në kërkim dhe dyshohet të fshihet në Dubai.

Seanca shtyhet me një orë pasi avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet hetimore.

Gazetarja Bleona Sari bëri me dije për ABC News se ky grup i strukturuar funksiononte me disa persona dhe vetëm gjatë 2020-2021 janë transportuar 6 tonë kokainë që kap vlerën e 411 milionë eurove. Lënda narkotike transportohej përmes paletave të drurit, thasëve me kakao apo kontenierëve me kakao. Më tej, Sari bëri me dije se komunikimet e bosëve të grupeve të drogës bëheshin përmes aplikacionit SKY ECC dhe sapo dyshonin se mund të linin gjurmë, ata thyenin celularët. SPAK ra në gjurmët e tyre pas komunikimeve me autoritetet franceze.

/ abcnews.al

Ndezi zjarr në Dajt duke djegur 600 hektarë tokë, arrestohet 63 vjeçari

27 July 2025 at 11:09

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas ngjarjes, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit B. H., 63 vjeç, banues në Fushë-Stanë.

Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas dyshohet se gjatë punës si bari në zonë, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe kullotë, në vendin e quajtur “Fushë Stanë”, në zonën e Malit me Gropa, i cili, i favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, ka sjellë si pasojë djegien e rreth 600 hektarëve tokë me kullota dhe bimësi të ndryshme, në zona të tilla si lugina e Grykës së Mullinit, Qafa e Qershisë, të cilat ndodhen brenda kufijve të Parkut Kombëtar të Dajtit, që bën pjesë në Zonat e Mbrojtura Natyrore.

 

 

Situata me zjarret/ Mbrojtja: Avioni Canadair u nis nga Italia, do të ndërhyjë në vatrat në Borsh, Piqeras dhe Lukovë

27 July 2025 at 11:06

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës Canadair është nisur nga Italia dhe do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve në jug të vendit, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë.

Ky mjet ajror do të forcojë ndërhyrjet në terrene të vështira dhe të paarritshme nga toka, duke dhënë ndihmë në përballimin e situatës së zjarreve që kanë përfshirë këto zona.

Ndërkohë, helikopterët e Forcës Ajrore do të angazhohen pranë fshatit Zhulat, në rajonin e Gjirokastrës, si dhe në zonën e Qafëbuallit, pranë Bulqizës.

Dhunohet kamarieri në Vlorë/ Goditet nga efektivi dhe miku i tij me precedentë penalë

27 July 2025 at 10:57

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në zonën e Skelës në Vlorë, në ambientet e një hoteli ku një kamarier është sulmuar brutalisht gjatë orarit të punës, në prani të klientëve vendas dhe të huaj.

18 vjeçari është qëlluar  nga një efektiv policie jashtë detyrës dhe një person me të kaluar kriminale.

Burime nga vendngjarja dhe pamjet filmike tregojnë se Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me Leart Bimon, person me precedent të rëndë penal, kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj një kamarieri të ri, vetëm pse ai kishte çuar në tavolinë një shishe uji më shumë se porosia.

Sipas dëshmitarëve, Isufi është parë teksa i afrohet kamarierit në mënyrë kërcënuese duke ber kontakt fizik ndërsa më pas, Leart Bimo e sulmon fizikisht disa herë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e të riut. Dhuna është kryer në  prsnitë klientëve që, të tmerruar nga skena, janë larguar menjëherë duke lënë lokalin bosh.

Shqipëria në flakë!/ Raportohen 45 vatra zjarri, 21 prej tyre ende aktive. Nivel rreziku ‘i lartë’ në të gjitha qarqet

27 July 2025 at 10:42

Vijon emergjenca e zjarreve në vend – 21 vatra ende aktive, mbi 1300 forca në terren dhe ndërhyrje nga ajri në disa zona

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri në të gjithë vendin. 21 prej tyre mbeten ende aktive, 16 janë nën monitorim, ndërsa 8 janë shuar nga strukturat operacionale. Në terren janë angazhuar 1,350 forca operacionale, 65 automjete zjarrfikëse, si dhe helikopterë të Forcave të Armatosura shqiptare, përfshirë helikopterë nga Kroacia, Italia dhe Hungaria, të dislokuar për ndërhyrje ajrore.

Zonat me situatë më problematike janë:

  • Parku Kombëtar i Lurës – Vatra aktive në “Liqeni i Luleve”, Gropa e Madhe dhe Pllau i Gjurës, me rreth 50 forca në terren.
  • Bashkia Mat (Zall Gjoçaj) – Zjarr me shtrirje mbi 14 km në tre drejtime, me mbi 46 forca të angazhuara.
  • Qafë Buall, Bulqizë – Zjarri është përhapur në drejtim të qytetit të vjetër dhe fshatrave përreth. Janë angazhuar 120 forca dhe 2 helikopterë. Janë evakuuar 6 banesa, por nuk ka rrezik për zonat urbane.
  • Bashkia Delvinë – Vatra aktive mbi fshatin Kalasë, me ndërhyrje të pamundur nga toka. Janë angazhuar 58 forca dhe 4 mjete të FA-së. Zjarr tjetër aktiv në fshatin Kopaçëz, ku ndihmojnë edhe helikopterët.
  • Shmil, Elbasan – Rreth 50 forca në terren.
  • Lisec, Gramsh – Zjarr në terren të vështirë, i izoluar në disa pjesë.
  • Shkopet, Milot – Mirditë – Vatra përhapet në kufirin mes bashkive, mbi fshatin Lurth, me 80 forca të angazhuara.
  • Mirditë (Kulmë, Fang) – Zjarr në sipërfaqe pyjore me përmasa të mëdha. Të përfshira janë 80 forca ushtarake dhe rreth 40 forca bashkiake.
  • Devoll – Vatra në zonën Trestenik-Vishocicë, me rrezik për përhapje nga era.
  • Pogradec, Kriçkovë – Forcat operacionale në terren për kontrollin e vatrës.
  • Parku Kombëtar Prespë, Pustec – Vatër në fshatin Lajthizë. Nga 60 forca dje, pritet angazhimi i 75 forcave sot.
  • Berat (Galinë) – Zjarr aktiv me ndërhyrje nga MZSH lokale.
  • Fushëbardhë dhe Skërficë, Gjirokastër – Zjarri përparon drejt zonës së mbrojtur “Bregu i Pamjes”. Ndërhyrja ajrore në pritje.
  • Memaliaj (Izvor i Vjetër, Duraj) – Zjarri vazhdon, ndërsa në fshatrat përreth është izoluar.
  • Tiranë (Mali me Gropa) – Zjarr në 30 ha kullotë/pyll, 55 forca në terren. Arrestohet një i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.
  • Tiranë (Ibë) – Zjarr në terren të pakalueshëm, ndërhyrje me 2 helikopterë dhe 6 mjete zjarrfikëse.
  • Shijak (Shetel) – Zjarr në pyll, pritet ndërhyrje nga ajri.
  • Malësi e Madhe – Vatër aktive në “Rraze Veshtit”, me 35 forca, ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit.

Vatra në monitorim ndodhen në: Mat, Bulqizë, Vlorë, Konispol, Librazhd, Korçë, Maliq, Skrapar, Dimal, Berat, Poliçan, Kukës etj.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në zonën e Shkodrës dhe lokalisht në disa qarqe. Megjithatë, rreziku për zjarre në pyje mbetet i lartë në të gjitha qarqet, veçanërisht në: Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Lezhë dhe Vlorë.

Autoritetet janë në gatishmëri të plotë dhe bëjnë thirrje për bashkëpunim nga komuniteti, si dhe kujdes maksimal për të shmangur çdo shkëndijë të re zjarri. / abcnews.al

Zjarr në fshatin Zhulat, kërkohet ndërhyrje nga ajri/ Terren i vështirë, 5 orë në këmbë për të aksesuar vatrën e zjarrit

27 July 2025 at 10:36

Zjarri në zonën malore të Bredhit të Zhulatit vijon të paraqitet një situatë e vështirë, për shkak të terrenit të thepisur dhe kushteve të pafavorshme për ndërhyrje nga toka. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat mbështetëse ndodhen prej orëve të para të mëngjesit në terren, ndërsa autoritetet po kërkojnë ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve në pyllin me bredha.

Sipas të dhënave zyrtare, operacioni ka nisur në orën 04:00 të mëngjesit nga fshati Zhulat, me forcat në vijim:

14 zjarrfikës nga Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSh), 20 efektivë të ushtrisë, 7 punonjës nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARSH), 23 punonjës të bashkisë, 5 punonjës të policisë bashkiake

Terreni i thyer dhe i pakalueshëm e ka bërë të domosdoshme që forcat të ecin për rreth 4–5 orë në këmbë për të mbërritur në vatrën e zjarrit.

Një grup prej 4 personash (1 zjarrfikës dhe 3 banorë të Zhulatit) u nisën dje në orën 19:00 drejt zonës dhe nisën punën për izolimin e flakëve që prej orës 03:30 të mëngjesit.

Një tjetër grup ndodhet aktualisht në malin e fshatit Fushë Bardhë, me synim mbylljen përfundimtare të vatrës. / abcnews.al

Ndezi zjarrin në malin e Shashicës për pastrimin e barërave/ Vlorë, arrestohet 33 vjeçari

27 July 2025 at 09:22

Si rezultat i punës hetimore dhe i veprimeve të shpejta për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin E. F., 33 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.

33-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr për pastrimin e barërave, në një sipërfaqe toke kullotë në pronësi të tij, në vendin e quajtur “Gryka e Zguros”, në malin e Shashicës, ku si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme, me shkurre dhe bimësi të dendur. Zjarri është përhapur edhe në drejtim të territorit të fshatrave Kaninë dhe Sherishtë. / abcnews.al

Zjarr në Bulqizë/ Ministri Vengu: Vijon ndërhyrja nga toka në terren të vështirë me erëra të forta

27 July 2025 at 09:18

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Qafë Buallit në Bulqizë, duke vënë në alarm autoritetet dhe komunitetin lokal. Përballë rrezikut për banesat dhe pyjet përreth, efektivët e shërbimeve zjarrfikëse dhe emergjencave civile kanë punuar pa ndërprerje gjatë natës për të frenuar përhapjen e flakëve.

Ministri i Mbrojtjes Vengu, deklaroi se ndërhyrja nga toka vijon edhe sot, pavarësisht terrenit të thyer dhe kushteve të vështira atmosferike, përfshirë erërat e forta që po favorizojnë përhapjen e zjarrit.

‘Dritë në fund të tunelit’/ Autokolona me ndihma nisen nga Egjipti drejt Gazës, pas nisjes së hedhjeve ajrore izraelite

27 July 2025 at 09:14

Kamionë me ndihma humanitare kanë nisur të lëvizin nga Egjipti drejt Gazës këtë të diel. Ky zhvillim vjen pas muajsh presioni ndërkombëtar dhe paralajmërimesh të forta nga agjencitë humanitare për përhapjen e urisë masive në enklavën palestineze.

Autoritetet izraelite konfirmuan të shtunën se kanë nisur hedhjet ajrore të ndihmave për Gazën, ndërsa janë marrë edhe disa hapa të tjerë për të lehtësuar krizën humanitare në territorin e rrethuar.

Sipas ushtrisë izraelite (IDF), do të krijohen “korridore humanitare” për të mundësuar kalimin e sigurt të autokolonave të Kombeve të Bashkuara që shpërndajnë ndihma për popullsinë civile. Po ashtu, do të aplikohen “pauza humanitare” në zonat më të populluara të Gazës.

Dhjetëra kamionë me ton ndihma humanitare janë drejtuar këtë mëngjes drejt pikës kufitare Karam Abu Salem në jug të Gazës.

Organizatat ndërkombëtare të ndihmës pohojnë se uria masive është një realitet për 2.2 milionë banorët e Gazës, pasi Izraeli ndërpreu të gjitha furnizimet në mars, duke i rikthyer ato në maj, por me kufizime të forta.

Izraeli, nga ana tjetër, pretendon se ka lejuar mjaftueshëm ndihma në territor dhe akuzon OKB-në për dështim në shpërndarjen e tyre. Kombet e Bashkuara i kanë cilësuar këto akuza si të pabazuara, duke theksuar se operojnë në kushte tejet të vështira për shkak të kufizimeve të vendosura nga Izraeli. / abcnews.al

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës/ Pas dështimit të 54 tentativave, hyn në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese

27 July 2025 at 08:47

Sot ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ua ndalon deputetëve çfarëdo veprimi sa i përket konstituimin të Kuvendit të Kosovës.

Ishin plot 54 tentime për ta bërë një gjë të tillë, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje sa i përket votimit të kryetarit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, insistonte në dy veprime, atë “Votimit të fshehtë” si dhe kandidaturës së Albulena Haxhiut.

Por, asnjëra nga këto nuk hasi në mirëkuptim nga deputetët e tjerë.

Derisa dje, dështoi edhe përpjekja e fundit për ta formuar Parlamentin. / abcnews.al

‘Dorëzohet’ Izraeli/ Shpall ndalimin e përkohshëm të luftimeve në tre zona, përfshirë Gazën

27 July 2025 at 08:30

Ushtria izraelite IDF ka njoftuar një “pauzë taktike” në luftime në disa zona të Gazës, në përpjekje për të përballuar krizën humanitare që po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

Sipas deklaratës zyrtare të IDF-së, ndalimi i përkohshëm i luftimeve do të zbatohet në tre zona: Muwasi, Deir al-Balah dhe qytetin e Gazës. Pauza do të jetë në fuqi çdo ditë nga ora 10:00 deri në 20:00 me orën lokale, duke filluar nga dita e sotme dhe deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu, IDF bëri të ditur se do të krijohen korridore të sigurta për të ndihmuar OKB-në dhe organizatat e tjera humanitare që të shpërndajnë ushqime dhe ndihma të tjera për popullsinë civile.

Kjo lëvizje vjen pasi Izraeli ka rifilluar hedhjen nga ajri të ndihmave për Gazën. Pavarësisht se IDF këmbëngul se “nuk ka uri masive” në territor, ajo ka konfirmuar se ndihmat përfshijnë shtatë pako me miell, sheqer dhe ushqime të konservuara, të siguruara nga organizatat ndërkombëtare.

Që nga marsi, Izraeli kishte ndërprerë të gjitha furnizimet me ndihma për Gazën. Furnizimi rifilloi në maj me kufizime të reja, ndërsa autoritetet izraelite pohuan se masa synonte të parandalonte grabitjen e ndihmave nga militantët e Hamasit.

Megjithatë, të shtunën, raportime që citojnë të dhëna nga qeveria amerikane thanë se nuk ka prova që Hamasi ka vjedhur ndihma nga agjencitë e OKB-së. Zëdhënësi ndërkombëtar i IDF-së, nënkolonel Nadav Shoshani, i hodhi poshtë këto raportime si “lajme të rreme”, duke theksuar se vjedhjet nga Hamasi janë “të dokumentuara mirë”.

Situata mbetet kritike, ndërsa vëmendja ndërkombëtare po shtohet mbi nevojën urgjente për ndihmë të pakushtëzuar humanitare në Gazë.

 

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, vijon ndërhyrja për izolimin e flakëve

27 July 2025 at 08:10

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu dje në Parkun Kombëtar të Prespës, në zonën e Pustecit. Vatra është përhapur me shpejtësi në pyll, duke vënë në alarm autoritetet lokale dhe strukturat përgjegjëse.

Sipas të dhënave të fundit, disa vatra të vogla zjarri vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa ndërhyrjet vijojnë në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe për të mbrojtur ekosistemin e pasur të parkut natyror.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës të tregojnë kujdes dhe të bashkëpunojnë për të shmangur rreziqet e mëtejshme.

VIDEO/ Shqipëria në flakë! Zjarrëfikësit në terren për neutralizimin e zjarrit në Borsh

27 July 2025 at 08:00

Prej disa ditësh, vendi ynë është përfshirë nga vatra zjarri të cilat kanë sjellë dëmtime të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore dhe bimësi, por edhe evakuimin e banorëve në zonat me risk.

Së fundmi, një vatër e re zjarri është regjistruar në Borsh ku flakët janë përhapur shpejt të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Efektivë të policisë dhe Forcave të Armatosura janë mobilizuar për neutralizimin e flakëve në Borsh, ndërkohë që nuk ka munguar edhe ndërhyrja nga ajri përmes dy helikopterëve.

Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta dhe se kushdo që kryen zjarrvënie të qëllimshme, do të përballet me ligjin.

Shqipëria në flakë/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të Policisë dhe FA. Komisar Troci shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën

27 July 2025 at 07:56
MIRËMËNGJES 😊
dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë

Flakët kërcënojnë banesat në Borsh, Piqeras dhe Sasaj/ Rinis aksioni nga ajri, evakuuohen banorët

27 July 2025 at 07:36

Në #Borsh, #Piqeras dhe #Sasaj ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore🚁 për të neutralizuar zjarret që kanë kërcënuar banesat dhe bizneset e zonës për shkak të erës së fortë që favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve gjatë orëve të para të mëngjesit.

👮‍♂️🚑 Teksa zjarrëfikësit dhe Forcat e Armatosura të stacionuara në Borsh gjatë natës siguruan perimetra sigurie përreth banesave, Policia e shtetit dhe punonjësit e emergjencave civile ndihmuan banorë dhe pushues të evakuohen nga zonat më të rrezikuara, duke shoqëruar drejt sigurisë 40 prej tyre.

⏱ Zjarrfikësit e Himarës dhe Forcat e Armatosura vijojnë operacionin në terren duke bashkërenduar me ekuipazhet e helikopterëve për të eliminuar çdo rrezik

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 July 2025 at 07:30

Dashi

Dashuria: Ata që kanë takuar kohët e fundit një person të veçantë, tashmë do të fillojnë të ndiejnë fluturat në stomakun e tyre, me të vërtetë mund të jenë të duhurat me të cilët të ndërtojnë një të ardhme të fortë. Për beqarët, një ditë e mbushur me takime dhe kënaqësi po formësohet.

Puna: Dita mund të jetë sfiduese në punë, të përpiqeni të përmirësoni gjendjen shpirtërore dhe të jeni më pak impulsiv.

Demi

Dashuria: Ushqeni marrëdhënien në çift me disa befasi për t’i bërë partnerit. Një udhëtim, një darkë romantike do të thotë shumë! Beqarët mund të bëjnë pushtime dhe të argëtohen me disa njohje të reja pa u angazhuar vetë.

Puna: Sot situatat profesionale do të përmirësohen dhe do të ketë disa të ardhura shtesë që do t’ju lejojnë të bëni plane.

Binjakët

Dashuria: Rimëkëmbje e madhe nga pikëpamja sentimentale, falë aspektit të shkëlqyeshëm të Venusit që së shpejti do të favorizojë një rikuperim të mirë edhe në dashuri. Beqarët që kanë mundësinë të zbulojnë ndjenjat e tyre, gjithashtu favorizohen.

Puna: Në punë, kundërshtimi i Mërkurit mund ta vështirësojë marrëdhënien tuaj me partnerë dhe bashkëpunëtorë.

Gaforrja

Dashuria: Në dashuri do të dëshironit më shumë konfirmim, veçanërisht sepse disa dyshime mund t’ju shtyjnë të rishqyrtoni rëndësinë e një lidhjeje. Për momentin, beqarët duhet të shmangin marrjen e vendimeve sentimentale shumë të rrezikshme.

Puna: Lajmet e rëndësishme në vendin e punës janë duke shkuar. Diçka po ndryshon, edhe nëse është një evolucion i ngadaltë.

Luani

Dashuria: Sigurisht që shumë probleme në çift janë tejkaluar, por sipas yjeve në ditët në vazhdim do të na mbetet akoma të marrim disa gjëra prapa. Nëse jeni beqar mund të detyroheni të rivlerësoni zgjedhjet e së kaluarës, ose mund të filloni përsëri.

Puna: Sot do të ketë një shans të mirë për të marrë një konfirmim në punë, do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë se ku të shkoni.

Virgjëresha

Dashuria: Do të shqetësoheni për disa situata në të cilat do të udhëhiqeni të bëni një zgjedhje. Partneri do ju mbështesë në të gjitha zgjedhjet tuaja dhe gjithashtu do t’ju japë këshilla të vlefshme. Njohje të reja vijnë për beqarët, do të bëni marrëveshje me njerëz shumë të ndryshëm nga ju.

Puna: Disa prej jush do të ndjehen të inkurajuar të ndërmarrin studime të reja ose mënyra të reja të punës. Lajmet vijnë mjaft pozitive.

Peshorja

Dashuria: Do të jetë një ditë mjaft e bezdisshme, do të jetë e lehtë të bëni gabime shpërqendrimi ose ta lini veten të ndikohet nga reagime tepër impulsive. Ata që janë afër jush mund ta kundërshtojnë atë. Shumë beqarë po revolucionarizojnë aspekte të ndryshme të jetës së tyre, duke filluar nga miqësitë.

Puna: Në punë, kjo është koha kur ju mund t’i jepni më shumë hapësirë ​​interesave dhe përparësive tuaja.

Akrepi

Dashuria: Marrëdhënie të mira në çift dhe takime të reja, por kujdes nga Hëna e kundërt, kjo mund t’ ju krijojë një vonesë të vogël ose më keq. Beqarët mund të përfitojnë nga mundësitë e mira të krijuara nga yjet për të jetuar në mënyrë aktive jetën e tyre të dashurisë.

Puna: Do të keni vendosmëri dhe aftësi të jashtëzakonshme dhe do të jeni në gjendje të theksoni veten. Mos e humbni kohën.

Shigjetari

Dashuria: Përballë Venusit mund të shkoni në disa keqkuptime në dashuri ose familje. Ka çështje të pazgjidhura që nuk mund të shtyhen më. Nëse jeni beqarë, përpiquni të merrni pak kohë për t’u çlodhur.

Puna: Në punë do të jeni në gjendje të mbani një ekuilibër të caktuar dhe t’i përkushtoheni angazhimeve përkundër vështirësive.

Bricjapi

Dashuria: Venusi në tranzit në shenjë sjell avantazhe në dashuri. Ka vendime të rëndësishme për të marrë, madje edhe në familje kjo është koha e duhur për të paraqitur idetë tuaja. Beqarët do u duhet t’i kushtojnë vëmendje takimeve të reja dhe të vlerësojnë mirë.

Puna: Në përgjithësi është një periudhë veçanërisht pozitive edhe në punë, projektet që lindin tani favorizohen mbi të gjitha.

Ujori

Dashuria: Dashuria sot do t’ju japë kënaqësi të madhe. Edhe çiftet që janë bashkë për një kohë të gjatë mund të gjejnë më shumë mirëkuptim. Venusi i bën takimet speciale dhe beqarët mund të takojnë shpirtin binjak. Dëgjo zemrën!

Puna: Shmangni ndjekjen e polemikave ose provokimeve që rrezikojnë të krijojnë vështirësi veçanërisht në menaxhimin e punës.

Peshqit

Dashuria: Një ditë e bukur për ndjenjat, sot mund të mbështeteni në një gjendje pozitive astrologjike. Takimet janë të preferuara, kështu që lërini të shkojnë. Sensual dhe tërheqës, beqarët do godasin dhe do të jenë në qendër të vëmendjes dhe do të bëjnë kaq shumë pushtime.

Puna: Një lajm i mirë që vjen në punë, pavarësisht konkurrencës ju do të jeni në gjendje të arrini atë që dëshironi në fund.

❌
❌