Postimi nga European GreensEuropean Greens, grupimi i partive ambjentaliste në Europë ka ndarë së fundmi një postim në rrjetin X (ish-Twitter), në mbështetje të protestave për Zvërnecin që janë zhvilluar së fundmi në Shqipëri. Ato e quajtën projektin që po ndërtohet në Pishë Poro-Nartë si një “shkatërrim i zonave natyrore”. “Miliarderët po planifikojnë të shkatërrojnë një prej zonave […]The post Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec appeared first on Reporter.al.
Screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestuesKomiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) njoftoi se ka përfunduar monitorimin e procedurave të ndjekura nga autoritetet përgjegjëse gjatë dhe pas protestës së zhvilluar më 30 maj 2026 nga banorët e fshatit Zvërnec. Gjetjet e këtij monitorimi tregojnë për prani personash civilë të paautorizuar që kanë dhunuar protestuesit, teksa përfaqësuesit e policisë nuk kanë vepruar në […]The post Komiteti Shqiptar i Helsinkit thirrje për hetim të plotë të protestës së Zvërnecit appeared first on Reporter.al.
Edi Rama me gazetarët pas një takimi në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë. Foto: LSA.Pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij mbi situatën e lirisë së medias në Shqipëri për vitin 2026, Rama reagoi disa herë në platformën X, duke u përpjekur të kundërshtojë gjetjet e indeksit për mungesën e pluralizmit në mjedisin mediatik shqiptar. Duke iu referuar një platforme monitorimi mediatik të bazuar në inteligjencën artificiale, Rama […]The post Replikat e Ramës me RSF fshehin problemet e medias appeared first on Reporter.al.
Komuniteti LGBTI marshon në Tiranë | Foto: Nensi BogdaniEdlira Mara dhe Alba Ahmetaj, nënat e dy vajzave të mitura 5-vjeçare, kanë depozituar më 27 maj një kërkesë urgjente për urdhër mbrojtjeje pranë Policisë dhe Gjykatës së Tiranës, pas episodit të publikimit të fotografisë së dy vajzave të tyre të mitura që ndodheshin në Paradën e Krenarisë Pride 2026. Kallëzimi drejtohet ndaj pastorit Akil […]The post Publikimi i fotos së vajzave të mitura nga Parada e Krenarisë: nënat kërkojnë urdhër urgjent mbrojtjeje appeared first on Reporter.al.
Komuniteti LGBTI marshon në Tiranë | Foto: Nensi BogdaniPas Paradës së Krenarisë “Pride” 2026, e mbajtur më 23 maj në Tiranë, një numër mediash online, figurash publike dhe llogarish në rrjetet sociale publikuan komente dhe deklarata me gjuhë denigruese ndaj aktivistëve dhe anëtarëve të komunitetit LGBTIQ+, si edhe ndaj përfaqësuesve diplomatikë që mbështesin të drejtat e komunitetit në Shqipëri. Debati u përshkallëzua pasi […]The post Shoqëria civile dënon gjuhën denigruese ndaj aktivistëve LGBTI appeared first on Reporter.al.
Një maskë shumëngjyrshme në Pride 2026Motoja e sivjetshme e paradës Pride ishte “Bashkë për familjen”, një slogan që synon të përçojë mesazhin e solidaritetit dhe dashurisë që komuniteti merr dhe jep, pavarësisht sulmeve apo valës së dezinformimit nga aktorë të ndryshëm. Motoja e sivjetshme e paradës Pride në Tiranë ishte “Bashkë për familjen”, një slogan që synon të përçojë mesazhin […]The post Komuniteti LGBTI marshon në Tiranë me mesazhe solidariteti appeared first on Reporter.al.
Aktivistë të komunitetit LGBTI+ marshojnë për të drejtat e tyre. Foto: Nensi Bogdani. Parada e Krenarisë nuk është vetëm një ngjarje simbolike, ajo është një thirrje që kremton identitetin dhe të drejtat e komunitetit LGBTI+. Parada e këtij viti do të zhvillohet si zakonisht në Tiranë më 23 Maj me moton “Bashkë për Familjen”. Aktivistët e komunitetit i thanë BIRN se mesazhi kryesor që synohet të përcillet nëpërmjet […]The post Pride 2026: Një thirrje për të qëndruar BASHKË appeared first on Reporter.al.
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala | Foto: LSAOrganizata “Together for Life”, e cila lufton për drejtësi sociale në vend, publikoi gjetjet e raportit me titull “Monitorimi i Shpenzimeve të Sektorit të Shëndetësisë” për vitin 2025. Raporti synon të hedhë dritë mbi shmangiet nga plani dhe objektivat e Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021–2030, si edhe të paraqesë një pasqyrë të qartë të shpenzimeve […]The post Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë appeared first on Reporter.al.
Aktivistë të komunitetit LGBTI+ marshojnë për të drejtat e tyre. Foto: Nensi Bogdani. Një monitorim i realizuar nga Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBTI, i prezantuar të mërkurën në Tiranë, evidenton se zbatimi aktual i Planit Kombëtar të Veprimit për personat LGBTI+ në Shqipëri mbetet i ulët, i pjesshëm dhe i pabarabartë ndërmjet sektorëve dhe niveleve qeverisëse të institucioneve përgjegjëse. Gjetjet e monitorimit tregojnë boshllëqe të konsiderueshme në zbatimin […]The post Monitorimi: Komuniteti LGBTI+ përballet me barriera në shoqëri, punësim dhe shëndetësi appeared first on Reporter.al.
Aleksandër Trajçe, Annette Spanenberg dhe Zydjon Vorpsi gjatë konferencës për shtyp të PPNEA dhe Euronatur. foto Nensi BogdaniNë një konferencë për shtyp, Organizata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) u shpreh se punimet në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë po vijojnë me intensitet të lartë dhe në mungesë të plotë transparence, pavarësisht kundërshtimeve të mjedisorëve vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët e cilësuan këtë projekt si të paligjshëm. “Kudo […]The post Mjedisorët: Punimet në Pishë Poro-Nartë janë të paligjshme appeared first on Reporter.al.
Protesta e banorëve te Durrësit & Rrjollit përpara Parlamentit pë pronat | Foto: Nensi Bogdani/BIRNRrjeti i Zhvillimit të Shoqërisë Civile në Ballkan (BCSDN), në partneritet me Forumin Civil Europian (ECF) mori pjesë në prezantimin e raportit vjetor mbi shoqërinë civile, që u zhvillua në Parlamentin e Europës në Bruksel më 13 Maj, 2026. Një kapitull i veçantë i këtij raporti, i cili iu dedikua vendeve të Ballkanit Perëndimor, nxjerr […]The post Raporti: Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren appeared first on Reporter.al.
Një buldozer duke kryer punime ne zonën e mbrojtur Pish-Poro, Nartë. Foto kortezi PPNEADisa ditë pasi kamerat e aktivistëve mjedisorë shqiptarë filmuan makineri të rënda që kishin nisur punime brenda Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro-Nartë, organizata mjedisore gjermane EuroNatur doli me një reagim zyrtar ku shprehu shqetësimin lidhur me dëmin rigoroz që sjellin këto punime. Sipas EuroNatur, aktualisht në zonën e mbrojtur të Nartë-Vjosë në Shqipëri po kryhet […]The post EuroNatur: Resorti në Pish Poro – Nartë shkel marrëveshjen me BE-në appeared first on Reporter.al.
Marshimi i 8 Marsit në Tiranë | Foto: Nensi Bogdani/BIRNNjë raport i fundit i organizatës Civil Rights Defenders për vitin 2025 nxori në pah sfidat kryesore që hasën aktivistët, gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile përgjatë punës së tyre në mbrojtje të të drejtave të njeriut si edhe të lirisë së medias në Shqipëri. Sipas gjetjeve të raportit, aktivistët dhe mbrojtësit e të drejtave […]The post Raporti: Aktivistët në Shqipëri përballen me klimë sfiduese dhe armiqësore appeared first on Reporter.al.
Reperi amerikan, Kanye West gjatë një koncerti. Foto kortezi: Peter Hutchins/ Flickr.comKanye West, reperi dhe producenti muzikor 48-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara pritet të mbajë një koncert në Tiranë më 11 Korrik, si pjesë e turit të tij të vitit 2026. Ardhja e tij në Tiranë u njoftua nga kryeministri Rama në rrjetet sociale, njoftim i cili e përshkruan eventin si një koncert historik në kryeqytet. […]The post Kur spektakli kalon vijën e kuqe: Koncerti i Kanye West ngre pikëpyetje të shumta appeared first on Reporter.al.
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN. Pasditen e 3 Majit, në zonën e ish-Kënetës në qytetin e Durrësit, dy fëmijë të mitur humbën jetën dhe një i tretë mori plagë të rënda pasi një automjet që drejtohej nga një shofer në gjendje të dehur i përplasi ata teksa po luanin në një prej troturareve të lagjes së tyre. Lajmi u përhap […]The post Publikimi i videos së aksidentit fatal të dy fëmijëve ngre shqetësime etike appeared first on Reporter.al.
Ceremonia e firmosjes së marrëveshjes për gazin e lëngshëm natyror. Foto: Facebook. Autoritetet shqiptare nënshkruan më 28 prill dy marrëveshje mbi burimet energjetike të ndërmjetësuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat parashikojnë zhvillimin e një hub-i energjetik në Vlorë si dhe marrëveshjen për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror. Sipas qeverisë shqiptare, këto marrëveshje synojnë ta pozicionojnë Shqipërinë si një portë strategjike për energjinë në […]The post ‘Helm fosil’: Mjedisorët kundër marrëveshjeve për gazin e lëngshëm appeared first on Reporter.al.
Foto ilustrueseNë përgjigje të analizës së publikuar nga BIRN mbi nxjerrjen e të dhënave të shqiptarëve në treg nga hakerët iranianë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) i tha BIRN se rreziku që u kanoset qytetarëve nga rrjedhja e të dhënave është real dhe në rritje. “Fakti që një pjesë e të dhënave të komprometuara nga […]The post Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: të dhënat e rrjedhura, sfidë për sigurinë appeared first on Reporter.al.
Foto ilustrueseDisa video të shpërndara në rrjetet sociale dhe të amplifikuara nga media online, ku shfaqeshin gra të mbuluara me shami pranë disa fëmijëve, nxitën panik publik dhe reagime me gjuhë urrejtjeje, përpara se autoritetet të sqaronin se nuk ekzistonte asnjë rrezik për të miturit. Pamjet, të shoqëruara me tekste paralajmëruese që u bënin thirrje prindërve […]The post Nga LGBT te gratë me shami: Si riciklohen narrativat e frikës në Shqipëri appeared first on Reporter.al.
Foto ilustrueseGjatë javë së tretë të prillit, një dyzinë mediash online dhe llogari në rrjetet sociale shpërndanë një lajm që njoftonte infektimin me virusin HIV/AIDS të kryebashkiakut të Gjirokastrës dhe të 18 zyrtarëve të të njëjtit institucion. Lajmi u kopjua dhe u shpërnda pa u verifikuar, ndërsa vetë Bashkia Gjirokastër doli me një reagim zyrtar, përmes […]The post Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media appeared first on Reporter.al.
Presidenti amerikan Donald Trump. Foto: Wikimedia Commons.Kur Kryeministri kanadez Mark Carney vuri në dukje më herët këtë vit se bota është “në mes të një çarjeje, jo të një tranzicioni”, ai përshkroi një realitet që shumica e qeverive kanë qenë të ngadalta ta pranojnë. Rendi ekonomik ndërkombëtar që ka mbizotëruar që nga viti 1944 është zhdukur përgjithmonë. Pyetja tani është çfarë […]The post Bota pas Trump appeared first on Reporter.al.