Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 August 2025FaxWeb

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Rama: Tradita që mbledh çdo vit mijëra besimtarë

By: Fax Web
23 August 2025 at 13:24

Ditët e pelegrinazhit në majën e Malit të Tomorrit, në Kulmak, të njohura si ditët e shenjta të bektashinjve, bashkojnë çdo vit në Teqenë e Kulmakut mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky pelegrinazh, i cili këtë vit zhvillohet në datat 18-25 gusht.

“Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, tradita që mbledh çdo vit qindra e mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, për të ndjerë së bashku fuqinë shpirtërore të këtij vendi të shenjtë”, u shpreh kryeministri Rama.

Çdo vit në Teqenë e Kulmakut mbërrijnë me mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria por edhe nga vise të tjera ku jetojnë shqiptarët.

Për mbarëvajtjen e këtij pelegrinazhi si dhe shmangien e aksidenteve në rruge, Policia e Beratit ka hartuar një plan masash duke patrulluar në të gjitha akset rrugore që të çojnë drejt malit.

Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë, duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.

Gjerësisht mendohet se në malin e Tomorrit gjendet varri i Abaz Aliut, një martir i besimit të tij, por ka pretendime të tjera që thonë se varri i kësaj figure legjendare që ka jetuar mbi 1400 vjet më parë, të gjendet në Qerbela. Gjithsesi Abaz Aliu ka hyrë në kulturën shqiptare si një personalitet i jashtëzakonshëm dhe mrekullibërës. Besimtarët e komunitetit bektashi e kanë Abaz Aliun një figurë tej mase të adhuruar.

Koçiu: 9 mijë pacientë u trajtuan në Spitalin e Sarandës nga qershori, 714 të huaj

By: Fax Web
23 August 2025 at 13:08

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë në Spitalin e Sarandës, i cili gjatë sezonit turistik përballet me fluks të shtuar të qytetarëve që kërkojnë shërbime shëndetësore. Koçiu thekson se Saranda në verë 3-4 fishohet nga mijëra pushues, dhe me të rritet ndjeshëm edhe fluksi i pacientëve në Spitalin e Sarandës.

“Vetëm nga qershori deri në mesin e gushtit janë trajtuar rreth 9 mijë pacientë, mes tyre 714 turistë të huaj”, theksoi ministrja e Shëndetësisë.

Ndërkohë Koçiu informoi se urgjenca pret deri në 200 raste çdo ditë.

“Falë stafit të përkushtuar dhe strukturave të angazhuara, garantojmë që çdo qytetar dhe vizitor të marrë ndihmën, në kohe dhe me profesionalizëm”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Falë angazhimit të jashtëzakonshëm të stafit mjekësor dhe mbështetjes së qendrave shëndetësore verore, ky spital ka arritur të ofrojë shërbime shëndetësore të pandërprera dhe cilësore.

Begaj vizitë në Vermosh: Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës, dy mrekulli natyrore

By: Fax Web
23 August 2025 at 13:04

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vizituar zonën e Vermoshit.

Në një postim në rrjetet sociale, begaj thekson se, Shqipëria është befasuese me bukuritë e saj, nga Konispoli në Vermosh.

“Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës janë dy mrekulli natyrore që ruhen me dashurinë e pastër për natyrën nga malësorët e kësaj zone. E bardhë është zemra e tyre, e qashtër natyra”, thekson Kreu i Shtetit.

Vermoshi, fshati turistik në qarkun e Shkodrës, vitet e fundit është kthyer në një ndër destinacionet turistike të preferuara për turistët, jo vetëm sa i përket klimës malore, por edhe për të apasionuarit e alpinizmit.

Rikualifikimi urban i fshatit turistik të Vermoshit, rindërtimi i rrugës, ndërtimi i Qendrës së Turizmit e kanë shndërruar edhe këtë zonë në një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë gjithë vitit nga turistë vendas e nga vende të ndryshme të botës.

Qendra e Vermoshit është transformuar tërësisht, ku shtëpitë tradicionale alpine, dikur të rrënuara, sot janë kthyer në bujtina mikpritëse për vizitorët.

Bujtinat e ngritura i japin kësaj zone një shëmbëlltyrë të ngjashme me bujtinat alpine të Zvicrës.

Fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë, Vermoshi, gjendet në një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1100 metra mbi nivelin e detit.

Serbia mikpret të sanksionuarit nga Perëndimi nga Putin e Maduro te Kina dhe të tjerë

By: Fax Web
23 August 2025 at 12:32

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë, por vetëm përmes deklaratave. Të enjten, 21 gusht, arritën dy njoftime që e konfirmojnë këtë drejtim të politikës së jashtme të Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi fillimisht se së shpejti do të organizohet një takim i zyrtarëve të Serbisë dhe Rusisë “në nivelin më të lartë”, por nuk dha më shumë detaje.

Nëse takimi do të ndodhë, do të jetë i dyti i këtij lloji këtë vit, pas vizitës së Vuçiqit në Moskë në maj, e cila shkaktoi paralajmërime nga Brukseli.

Po atë ditë, kreu i shtetit serb bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro, për të cilin BE-ja konsideron se nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike për shkak të parregullsive zgjedhore.

Vuçiq, megjithatë, e quajti atë “mik të madh” të Serbisë.

BE-ja nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë lidhur me njoftimin për takimin e zyrtarëve serbë dhe rusë, si dhe për bisedën telefonike të Vuçiqit me Maduron.

Fuqizimi i fuqive rajonale
Pozicioni që Serbia e Vuçiqit ka në hapësirën ndërkombëtare mund të kuptohet nëse analizohet nga perspektiva e parimeve kyç të politikës së jashtme të Rusisë dhe Kinës, të cilat përmblidhen me frazën: një botë multipolare.

Kështu vlerëson Eric Gordy, profesor i sociologjisë politike në Departamentin për Studime Sllave dhe të Evropës Lindore të Universitetit të Londrës.

“Kjo do të thotë se janë më të orientuar në forcimin e fuqive rajonale, sesa atyre globale. Synimi është të hollohet fuqia e shteteve më të forta ekonomike si SHBA-ja dhe shtetet evropiane. Këtë e kanë promovuar edhe Vuçiqi dhe partitë e djathta në Serbi, kur flasin për veten si përkrahës të sovranitetit”, vlerëson Gordi.

Në “përqafimin” e Rusisë
Pavarësisht thirrjeve nga Brukseli që të mos udhëtonte në Moskë, presidenti i Serbisë mori pjesë më 9 maj në shënimin e Ditës së Fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Kjo ishte vizita e parë e Vuçiqit në Rusi që kur ajo filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Sipas OKB-së, që nga ajo kohë numri i viktimave ka kaluar shifrën prej 12.000.

Përveç Vuçiqit, nga zyrtarët evropianë në paradën e Moskës ishin vetëm kryeministri prorus i Sllovakisë, Robert Fico, dhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko.

Vuçiqi u takua edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe e falënderoi për “mbështetjen e madhe” ndaj politikës së Beogradit zyrtar për Kosovën.

Rusia është ndër vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008.

BE-ja, pas vizitës së Vuçiqit në Moskë, deklaroi se “shpreh keqardhje të thellë” për udhëtimin e udhëheqjes serbe në Rusi dhe se Serbia duhet ta “bindë” Brukselin për “orientimin e saj strategjik drejt BE-së”.

Që nga maji, nga Moska kanë ardhur mesazhe të paqarta për Beogradin – nga kritikat për pretendimet se armët e prodhuara në Serbi përfundojnë në Ukrainë, e deri te mesazhe mbështetjeje për shtypjen e “revolucioneve me ngjyra”, siç i quajnë autoritetet serbe dhe ruse protestat antiqeveritare që po zgjasin prej nëntë muajsh.

Edhe pse Serbia në OKB ka dënuar disa herë pushtimin rus dhe ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës, përfshirë edhe territoret e pushtuara, ajo mbetet një nga të paktat shtete evropiane që nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër zyrtarëve të Kremlinit.

“Miqësi prej çeliku”
“Miqësi prej çeliku” është shprehja që shpesh përdorin zyrtarët serbë për të përshkruar marrëdhëniet me Republikën Popullore të Kinës.

Presidenti Vuçiq e quan homologun e tij kinez, Xi Jinping, “mik të madh dhe vëlla”.

Në fund të korrikut, Vuçiq njoftoi se më 3 shtator do të takohet me presidentin kinez në Pekin.

Takimi i mëparshëm mes tyre u zhvillua në maj në Moskë, gjatë paradës së Ditës së Fitores.

Xi Jinping vizitoi për herë të fundit Beogradin në maj 2024, ku u prit nga mijëra qytetarë me flamuj të Serbisë dhe Kinës.

Marrëdhëniet mes dy shteteve shihen në shumë projekte infrastrukturore të kompanive kineze në Serbi, përfshirë edhe rindërtimin e hekurudhës Beograd-Budapest, e cili pati pasojë tragjike vdekjen e 16 personave pas shembjes së një pjese të çatisë së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.

Për shkak të intensifikimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Kinën, Beogradi zyrtar është kritikuar dhe paralajmëruar disa herë nga SHBA-ja dhe BE-ja, ku Serbia synon anëtarësimin.

Përkrah autokratëve në Venezuelë dhe Bjellorusi
“Pse të mos shkoj në Venezuelë? Serbia nuk është vend që merr urdhra nga jashtë”, ishte përgjigjja e kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, më 15 janar, kur u pyet nga REL-i për praninë e saj në inaugurimin e Nikolas Maduros në Karakas disa ditë më herët.

Komisioni Evropian deklaroi se Serbia duhet të përmbahet nga veprimet që bien ndesh me politikën e jashtme të BE-së.

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj Venezuelës që nga viti 2006, të cilat u zgjeruan në janar 2024.

Maduro akuzohet nga Uashingtoni për korrupsion, trafik droge dhe shkelje të demokracisë e të drejtave të njeriut.

Ai shpalli fitore në zgjedhjet presidenciale të korrikut 2024, të cilat opozita i konsideroi të manipuluara, duke organizuar protesta masive në të gjithë vendin.

Mes pak zyrtarëve botërorë që e uruan Maduron për mandatin e tretë ishte edhe presidenti Vuçiq.

Njëjtë, kur presidenti autoritar i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, shpalli mandatin e tij të shtatë në fillim të vitit 2025 – zgjedhje të cilat Perëndimi i konsideroi të manipuluara – një nga urimet e para iu dërgua nga Beogradi.

Ish-zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin, i njohur për lidhjet e ngushta me Kremlinin dhe Minskun, e uroi Lukashenkon si “mik të Serbisë”.

Bjellorusia është nën sanksione të BE-së për rolin e saj në pushtimin rus të Ukrainës. Serbia iu bashkua atyre sanksioneve vetëm pjesërisht.

Roli i armëve
Erik Gordi thekson se do të ishte e pasaktë të thuhet se Serbia kultivon domosdoshmërisht afërsi me regjime autokratike.

“Sërish, niveli i interesit lidhet më shumë me arsyet ekonomike. Fitime të mëdha vijnë nga shitja e armëve dhe armatimit anembanë botës, kryesisht tek vendet që dikur ishin klientë të Jugosllavisë”, thotë Gordi.

Pas nisjes së konfliktit Izrael-Iran, më 23 qershor Vuçiq deklaroi se Serbia ka pezulluar eksportin e armëve.

Që nga viti 2022, të dhënat zyrtare mbi eksportin e armëve nga Serbia nuk janë publikuar, megjithëse ligji e parashikon.

Në fund të qershorit, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë akuzoi Serbinë se municionet e saj po përfundonin përmes vendeve të NATO-s në Ukrainë. Beogradi e mohoi disa herë, duke thënë se nuk ka kontroll mbi destinacionin final pas shitjes së armëve në vende të treta.

Kjo çështje i vuri në qendër të vëmendjes edhe marrëdhëniet e Serbisë me Iranin.

Edhe pse Beogradi zyrtar ka pretenduar neutralitet në konfliktin Izrael-Iran, të dhënat tregtare tregojnë një prirje më të madhe drejt Tel Avivit.

Sërish, Serbia disa herë nuk u përshtat me vendimet e BE-së për sanksione ndaj Iranit, si për aktivitetet bërthamore ashtu edhe për shkelje të të drejtave të njeriut.

Pse mungon BE-ja?
Erik Gordi e lidh këtë me projektin e nxjerrjes së litiumit “Jadar” nga kompania australiane “Rio Tinto”, që ka shkaktuar protesta të mëdha në Serbi.

Sipas tij, ky projekt nuk mund të realizohet në Evropë për shkak të standardeve mjedisore dhe rezistencës publike, prandaj BE-ja shpesh “mbyll njërin sy” ndaj shkeljeve të standardeve demokratike nga Vuçiqi.

Komisioni Evropian, më 4 qershor 2025, e përfshiu projektin “Jadar” mes 13 projekteve strategjike me lëndë të para kritike, pavarësisht pasigurisë për vazhdimin e tij.

Analiza e Fondit ISAC tregon se përputhshmëria e Serbisë me deklaratat e politikës së jashtme të BE-së ishte 59% në vitin 2024 – më shumë se një vit më parë, por sërish më e ulëta mes vendeve kandidate në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, kontaktet me disa regjime të kritikuara nuk i kanë kushtuar Serbisë, të paktën deri më tani, me trysni serioze nga BE-ja./ REL

Danimarka e para në Evropë: Miraton ligjin që mbron identitetin dixhital, qytetarët fitojnë të drejtat mbi fytyrën, zërin dhe trupin e tyre

By: Fax Web
23 August 2025 at 12:18

Danimarka ka miratuar një ligj historik që i jep qytetarëve të drejtën e autorit mbi fytyrën, zërin dhe trupin e tyre në epokën e inteligjencës artificiale. Ky është ligji i parë i këtij lloji në Evropë dhe synon të luftojë përdorimet e rrezikshme të teknologjisë si deepfake-t, mashtrimet digjitale dhe përmbajtjet e rreme.

Ligji garanton tre të drejta kryesore për qytetarët: të kërkojnë heqjen e përmbajtjeve të gjeneruara nga IA që përdorin imazhin e tyre pa leje, të kërkojnë dëmshpërblim në rast dëmi, dhe të mbajnë platformat përgjegjëse për publikimin e përmbajtjeve të tilla. Platformat që nuk i heqin përmbajtjet do të përballen me gjoba të rënda. “Secili duhet të zotërojë imazhin e vet në epokën e inteligjencës artificiale”, deklaroi ministri i Kulturës, Jakob Engel-Schmidt.

Në vitin 2023 u përdor nga 12% Ligji vjen në një kohë kur po përhapen me shpejtësi klonet zanore apo të fytyrave. Këto teknologji janë kthyer në mjete të rrezikshme që po përdoren edhe në zgjedhjet, për të mashtruar kompani apo për të shantazhuar qytetarë të zakonshëm. Ligji vjen gjithashtu kur Danimarka po përgatitet të marrë presidencën e radhës së BE-së në vitin 2025, dhe mund të jetë një model reference edhe për vende të tjera në Evropë.

Në të gjithë botën, disa juridiksione kanë filluar ta adresojnë problemin me qasje sektoriale. Në Shtetet e Bashkuara, rregullimi i përmbajtjes së rreme (deepfake) iu është lënë shteteve: Kalifornia, Teksasi, Nju Jorku dhe Virxhinia, për shembull, ndalojnë përdorimin e përmbajtjes sintetike në kontekste zgjedhore ose pornografike pa konsensus, por ende nuk ka një legjislacion federal të unifikuar që u jep individëve të drejta ligjore mbi imazhin ose zërin e tyre të gjeneruar artificialisht.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Akti i Sigurisë Online parashikon heqjen e detyrueshme të përmbajtjes së rreme me përmbajtje seksuale dhe përgjegjësi penale për ata që e prodhojnë ose e shpërndajnë atë. Franca ka futur dënime të ngjashme sipas ligjit të saj kundër dhunës kibernetike. Megjithatë, asnjëri vend nuk ka miratuar ende mbrojtje parandaluese bazuar në konceptin e të drejtës së autorit individual.

Dodik pa mandat, Republika Sërpska shpall referendum më 25 tetor vendimi miratohet nga Kuvendi

By: Fax Web
23 August 2025 at 12:15

Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska (RS) miratoi të premten mbrëma një vendim antikushtetues për mbajtjen e një referendumi, në të cilin qytetarët e këtij entiteti do të duhet të shprehen mbi aktgjykimin e Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës kundër Millorad Dodikut dhe vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Bosnje e Hercegovinës me të cilin atij iu hoq mandati i presidentit të RS-së.

Referendumi do të mbahet, sipas vendimit të miratuar, më 25 tetor të këtij viti.

Vendimi për referendumin nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës, e cila nuk parashikon mundësinë që entitetet të shpallin në mënyrë të pavarur referendume mbi vendimet e institucioneve shtetërore.

Pyetja e referendumit, e cila u lexua në seancë nga shefi i Grupit Parlamentar të SNSD-së, Sërxhan Mazalica, është:

“A i pranoni vendimet e të huajit të pa zgjedhur Christian Schmidt [përfaqësues i lartë ndërkombëtar në Bosnje] dhe aktgjykimet e Gjykatës antikushtetuese të Bosnje e Hercegovinës të shqiptuara kundër presidentit të RS-së, si dhe vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit presidentit të RS-së, Millorad Dodik?”

Për vendimin votuan 50 nga 65 deputetët e pranishëm, ndërsa pjesa tjetër prej 15 deputetësh, që morën pjesë në votim, nuk votuan as për, as kundër.

Autoritetet e RS-së nuk e njohin përfaqësuesin e Lartë në Bosnje, Christian Schmidt, dhe ia kontestojnë legjitimitetin, duke pretenduar se emërimi i tij nuk është konfirmuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Koalicioni qeverisës në RS më herët kishte propozuar që referendumi të mbahej më 18 ose 25 tetor, por data u përcaktua vetëm gjatë vetë seancës, kur u precizua edhe pyetja e referendumit.

Vendimin për referendumin e shoqëroi edhe miratimi i ndryshimeve, me procedurë të përshpejtuar, në Ligjin për referendumin dhe nismën qytetare, të cilat do t’i mundësojnë Kuvendit të RS-së të formojë komisione të veçanta për referendumet.

Gjykata e Bosnje e Hercegovinë në fillim të gushtit shpalli një vendim të formës së prerë me të cilin Millorad Dodik u dënua me një vit burg, si dhe ndaj tij u shqiptua një ndalim prej gjashtëvjetësh i ushtrimit të funksioneve publike. Dënimi me burg u shlye me një pagesë monetare, ndërsa KQZ e Bosnjës, duke vepruar sipas aktgjykimit, ia hoqi Dodikut mandatin e presidentit të RS-së.

Që nga 18 gushti, Dodik zyrtarisht nuk është më president i RS-së, ndërsa KQZ e Bosnje është e detyruar që brenda 90 ditësh të shpallë zgjedhje të parakohshme për presidentin e entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë.

Miratohen edhe konkluzione me të cilat “hidhet poshtë” aktgjykimi ndaj Dodikut

Përveç vendimit për referendumin, deputetët e koalicionit qeverisës të udhëhequr nga SNSD miratuan edhe një sërë konkluzionesh me të cilat Kuvendi i RS-së “hedh poshtë” aktgjykimin e Gjykatës së Bosnjës dhe vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me të cilat i përfundoi mandati i Dodikut në funksionin e presidentit të Republikës Sërpska.

Në konkluzione thuhet se Kuvendi Popullor kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, se “Dodik ftohet të vazhdojë ushtrimin e funksionit të presidentit të RS-së”, si dhe u kërkohet të gjitha institucioneve të entitetit të mos ndërmarrin aktivitete lidhur me shpalljen e zgjedhjeve.

Njëri nga përfundimet paralajmëron se “bashkëpunimi eventual me KQZ-në e Bosnje në lidhje me këtë çështje do të përbënte kryerje të veprës penale të mosrespektimit të vendimeve të institucioneve ose organeve të RS-së, të parashikuar në Kodin Penal të RS”.

Gjithashtu, u miratua edhe një përfundim sipas të cilit Kolegji i Kuvendit të RS duhet të përgatisë një draft-rezolutë mbi vetëvendosjen e popullit serb dhe të Republikës Sërpska, ndonëse Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk parashikon të drejtën e entiteteve për vetëvendosje.

Opozita paralajmëron për veprim ‘antikushtetues’ dhe për rrezikun e radikalizimit

Deputetët opozitarë gjatë debatit theksuan se Kuvendi i entitetit nuk ka kompetenca të shprehet për vendimet e gjykatave.

Zagorka Grahovac, deputete e partisë Për Drejtësi dhe Rend, deklaroi se Kuvendi “mund të shprehë një qëndrim politik, por jo të vendosë për aktgjykimet gjyqësore”.

“Kuvendi i entitetit nuk mund të ndalojë ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Kjo i takon pushtetit gjyqësor, i cili është i ndarë nga ai legjislativ dhe ekzekutiv”, theksoi Grahovac.

Ajo paralajmëroi se miratimi i konkluzioneve për mosmbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme do të nënkuptonte “hyrje në një vepër të re penale – pengimin e mbajtjes së zgjedhjeve”.

Nedelko Glamoçak nga Partia Demokratike Serbe (SDS) vlerësoi se nën petkun e mbrojtjes së RS-së po zhvillohet një politikë që rrezikon si institucionet, ashtu edhe qytetarët.

“Koha do të tregojë se e gjithë kjo është hyrje në një fushatë parazgjedhore. Por, kjo strategji është shumë e rrezikshme për Republikën Sërpska. Ne nuk mund të shkojmë kundër tërë botës”, tha Glamoçak.

Ai tha se SDS-ja “nuk do të ndjekë koalicionin qeverisës në aventura” dhe bëri thirrje për unitet rreth RS-së, e jo rreth individëve dhe aktgjykimeve të tyre.

Ramiz Sallkiç, deputet i pavarur në Kuvendin e RS-së, theksoi se debati mbi aktgjykimin ndaj Dodikut nënkupton hyrje në një fazë të re të shkeljes së Kushtetutës së Bosnjës.

“Imagjinoni sikur çdo parlament lokal të vendoste nëse do ta njohë apo jo një aktgjykim. Kjo të çon në një spiralë veprash penale. Aktgjykimi është i formës së prerë dhe duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, tha ai.

Ai bëri thirrje që Kuvendi të miratojë një përfundim me të cilin do t’i kërkohej KQZ-së që sa më shpejt të caktojë datën e zgjedhjeve për presidentin e RS.

Dorëheqja e Vishkoviqit dhe mandati teknik i Qeverisë

Në të njëjtën seancë, deputetët pranuan dorëheqjen e Radovan Vishkoviqit nga funksioni i kryeministrit të RS-së, me ç’rast Qeveria e entitetit kaloi në mandat teknik.

Sipas procedurave të parashikuara, presidenti i RS-së është ai që brenda rreth dhjetë ditësh duhet të propozojë mandatarin për kryeministër të ri të entitetit.

Meqenëse Dodikut i është hequr mandati, ndërsa Kushtetuta e Bosnjës dhe ajo e RS-së nuk e përcaktojnë se kush ushtron funksionin e presidentit të RS-së në rast të shkarkimit të tij, aktualisht nuk ka kush të propozojë kryeministrin e ri.

Megjithatë, Dodik vazhdon të paraqitet si president i RS-së, dhe ashtu u prezantua gjatë seancës edhe nga Nenad Stevandiq, kryetari i Parlamentit të entitetit.

Dodikut, të cilit i janë hequr kompetencat, iu mundësua edhe t’u drejtohej deputetëve në funksionin e presidentit të entitetit, megjithëse, formalisht, nuk e ka më atë post./REL

Dhunuan dhëndrin dhe e lënduan në kokë e trup, arrestohen babai dhe 2 djemtë në Malësinë e Madhe

By: Fax Web
23 August 2025 at 11:49

Malësi e Madhe

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale:

u arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.

 

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Aksident tragjik në Korçë: 45-vjeçari përplas për vdekje 65-vjeçaren, plagos edhe një adoleshente, arrestohet nga policia

By: Fax Web
23 August 2025 at 11:41

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna ditën e djeshme, në lidhje me aksidentet e ndodhura, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur 2 shtetase këmbësore, M. Gj., 65 vjeçe dhe një 17-vjeçare, ku si pasojë e plagëve të marra, 65-vjeçarja ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Shqiptarja nga Kosova paraqitet në gjendje të rëndë në spital, ndërron jetë te Trauma

By: Fax Web
23 August 2025 at 11:21

Një grua 39-vjeçare me origjinë nga Kosova ka ndërruar jetë pasi u dërgua në gjendje të rëndë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur më 21 gusht 2025, ndërsa autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Shtetasja A. I., 39 vjeçe, u transportua fillimisht në spitalin e Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u dërgua më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku, pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ndërroi jetë.

Sipas informacioneve të para hetimore, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak. Megjithatë, autoritetet janë në pritje të rezultateve mjeko-ligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e ndërrimit të jetës.

 

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

By: Fax Web
23 August 2025 at 11:12

Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina Fara. Marina Fara u kap ditën e djehsme me 2.4 gramë lëndë narkotike kokainë në automjet.

Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.

‘U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë’, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Vajza e këngëtares, në momentin e ndalimit, ka qenë e vetme në makinë. Kokaina në mjetin e Marina Farës u kap gjatë një kontrolli rutinë policor.

Në polici, ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak.

Plagosi rëndë 29-vjeçarin, arrestohet shtetasi turk, shkaktar i aksidentit në Ksamil

By: Fax Web
23 August 2025 at 10:53

Eshtë arrestuar shtetasi turk Demun Tunahan 30 vjeç banues në Stamboll pasi mbrëmjen e së premtes aksidentoi rëndë 29 vjeçarin Mario Selishta, nga Dibra, banues në Itali.

Ngjarja ndodhi pranë një pike karburanti në rrugën “Butrinti”, ku automjeti tip Nissan me targa AB590NA, i drejtuar nga shtetasi turk, i preu rrugën një motori që drejtohej nga Mario Selishta, 29 vjeç, me origjinë nga Dibra dhe banues në Itali.

29-vjeçari, i cili ndodhej me pushime në Ksamil, u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Sarandës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve nga spitali, i riu ka pësuar politrauma dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai është nisur me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Ndihmonte emigrantë që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohet 28-vjeçari

By: Fax Web
23 August 2025 at 10:51

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Itinerari”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Stiven Muça, 28 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor, duke i transportuar nga kufiri jeshil me Greqinë në drejtim të Malit të Zi, kundrejt pagesës 600 euro për person.

Gjatë operacionit, ky shtetas po transportonte 5 shtetas nga vendet e treta. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të paktën 71 viktima në 24 orë në Gaza, mes tyre edhe katër fëmijë

By: Fax Web
23 August 2025 at 10:22

Zyrtarët mjekësorë në Spitalin e Kuvajtit në Gaza deklaruan se katër fëmijë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në orët e para të mëngjesit në jug të Khan Younis.

Sipas burimeve, viktimat u vranë nga zjarri izraelit ndërsa strehoheshin në tenda për palestinezët e zhvendosur.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Gazës raportoi se të paktën 71 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në territorin palestinez në 24 orët e fundit.

EMRAT/ Goditën me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir në Kukës

By: Fax Web
23 August 2025 at 10:18

Mustrif dhe Besmir Murataj, babë e bir, janë arrestuar në flagrancë nga Policia në fshatin Kosharisht, pasi dhunuan fizikisht një të afërm të tyre për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, kur u raportua për një konflikt mes disa personave në hyrje të fshatit.

Sipas Policisë, motivi i dhunës ka qenë një konflikt banal mes palëve, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi:

Pas njoftimit se në fshatin Kosharisht disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:

M. M., 53 vjeç, dhe

B. M., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Kosharisht.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me të afërmin e tyre, shtetasin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, në hyrje të fshatit e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Aksioni i IMT në Tiranë: Mbi 53 mijë m² hapësira publike të çliruara, shumica e çmontimeve vullnetare

By: Fax Web
23 August 2025 at 09:39

53 031 metra katrorë sipërfaqe janë liruar në kuadër të aksionit të nisur për lirimin e hapësirave publike në Tiranë.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit bën me dije se gjatë kësaj periudhe janë bërë 1 408 çmontime, 1 167 prej të cilave janë kryer vullnetarisht nga bizneset, ndërsa 241 me ekzekutime vendimesh.

Aksioni që vijon prej javësh tashmë do të jetë konstant përgjatë 4 viteve. Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të jetë një aksion veror dhe se nuk bëhet fjalë për sulme ndaj bizneseve.

Për të ardhur në ndihmë, qeveria ka lancuar edhe një platformë denoncimi zaptimin e hapësirave publike, e cila, tha kreu i qeverisë, do të ndihmojë për evidentimin në kohë të zaptuesve.

 

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, kosovarët “zbarkojnë” në bregdetin shqiptar, vonesa te Trau i Kalimashit

By: Fax Web
23 August 2025 at 09:38

Shqiptarë të Kosovës kanë zgjedhur përsëri fundjavën për të shkuar në bregdet.

Në Pikën e kalimit kufitar të Morinës ka fluks por jo radhë pasi kalohet pa kontroll për shkak të marrëveshjes ndërqeveritare për sezonin turistik për kalimin pa kontroll, por radhë është krijuar edhe këtë fundjavë në pagesën te Trau i Kalimashit duke krijuar radhë kilometrike siç edhe shihet nga pamjet të marra mëngjesin e sotëm.

Sipas të dhënave nga PKK Morinit, në 24 orët e fundit kanë kaluar më shumë se 20 mijë shtetas, ndërsa vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë kaluar më shumë se 4 mijë shtetas.

Tragjedi në Greqi: 4-vjeçarja shqiptare mbytet në pishinë, në pranga e ëma

By: Fax Web
23 August 2025 at 09:32

Një ngjarje e rëndë është shënuar të premten në ishullin e Paxosit në Greqi, ku një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare është gjetur e vdekur në pishinën e një vile. Sipas mediave greke, vajza ishte fëmija i vetëm i familjes shqiptare, që jeton prej vitesh në këtë ishull.

Tragjedia ndodhi në orën 15:00, kur vajza po luante në kopshtin e shtëpisë në zonën e Loggos. Për disa minuta, ajo i shpëtoi vëmendjes së të ëmës dhe u largua. E ëma nisi ta kërkonte nëpër shtëpi dhe më pas të fqinjët. 4-vjeçarja u gjet më pas nga kuzhinieri i vilës që ndodhej 150 metra larg shtëpisë.

Në  kohën e ngjarjes, turistët që kishin marrë me qira shtëpinë nuk ndodheshin aty. Policia dhe mjekët nga Qendra Shëndetësore e Paxos mbërritën menjëherë në vendngjarje. Pavarësisht përpjekjeve , 4-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte.

E ëma e vajzës është arrestuar dhe ndodhet në gjendje shoku.

Aksident tragjik në Nju Jork, humbin jetën pesë persona

By: Fax Web
23 August 2025 at 09:25

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi të premten pasdite në shtetin e Nju Jorkut. Ngjarja tragjike u raportua nga The Buffalo News.

Sipas autoriteteve, një autobus turistik me më shumë se 50 pasagjerë – kryesisht turistë nga Kina, Filipinet dhe India – po udhëtonte drejt qytetit të Nju Jorkut pasi kishte vizituar Ujëvarat e Niagarës. Në një moment, autobusi doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar humbje të mëdha në njerëz.

“Ne besojmë se shoferi ishte i shpërqendruar, humbi kontrollin dhe më pas reagoi tepër”, deklaroi policia, duke shtuar se hetimet mbi shkaqet e aksidentit janë ende në vijim.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa disa të plagosur u transportuan me urgjencë në spitalet më të afërta. Gjendja e disa prej tyre raportohet të jetë kritike.

Ky aksident ka tronditur komunitetin lokal dhe po trajtohet si një nga më të rëndët në rajon për këtë vit. Autoritetet po punojnë për të identifikuar viktimat dhe për të kontaktuar familjarët e tyre.

Rama nis fushatën “Male të Pastra” dhe u bën thirrje qytetarëve për t’u bashkuar

By: Fax Web
23 August 2025 at 09:23

Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë mëngjes një thirrje publike përmes një postimi në Facebook, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në nismën “Male të Pastra”, një aksion pastrimi që do të zhvillohet më 26 gusht në dhjetë parqe kombëtare dhe natyrore të vendit.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës ‘Male të Pastra’, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura… si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë,” shkroi Rama në rrjetin social.

Kjo nismë synon të rrisë ndërgjegjësimin qytetar për ruajtjen e mjedisit dhe pastrimin e zonave të mbrojtura, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për mbrojtjen e natyrës dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri.

 

 

 

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere! Lojërat kompjuterike, “karrem” për të tërhequr të rinjtë

By: Fax Web
23 August 2025 at 09:15

Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit, si dhe për infermierë për t’u kujdesur për të moshuarit.

Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhviillohet në Këln.

Zëdhënësja e BND-së, Julia Linner, thotë se në stendën e shërbimit sekret vizitorët mund të marrin pjesë në lojën kompjuterike “BND Legends — Operation Blackbox”, ku lojtarët marrin identitetin e një agjenti të fshehtë për të penguar një sulm kibernetik. Loja, të cilën BND planifikon ta bëjë të disponueshme edhe në një platformë publike, teston aftësinë e lojtarëve në një numër situatash specifike dhe synon të tërheqë të rinj për t’u punësuar në agjencinë e shërbimit sekret ttë Gjermanisë.

Zëdhënësja Linner, thotë se për shumë njerëz BND-ja është një e panjohur e madhe dhe ne duam të zbulojmë disa nga sekretet e punës sonë, në mënyrë që të thithim punonjës të rinj. Ajo vëren se mjaft të rinj që luajnë lojëra kompjuterike kanë aftësi që janë të favorshme për të shtuar efektivitetin e punës së agjencive të spiunazhit – si p.sh. aftësi digjitale, aftësi komunikimi, frymë bashkëpunimi në ekip dhe rezistencë ndaj stresit.

Bundeswehri në kërkim të ushtarëve
Për arsye të ngjashme, pra rekrutimin e të rinjve dhe të rejave për ushtrinë gjermane, i pranishëm me një stendë në Gamescom është edhe Bundeswehri. Në stendën e Bundeswehr-it vizitorët mund të drejtojnë në simulatorë tanke ose të fluturojnë helikopterë, apo të bëjnë një stërvitje të vërtetë fizike të veshur me jelekë antiplumb pranë një posteri gjigant në të cilin shkruhet: “A je gati për nivelin tjetër?”

Sikurse zëdhënësja e BND-së, Linner, edhe zëdhënësi i ushtrisë, Marco Mann, thotë: “Ne jemi aty ku janë njerëzit që synojmë të bëjmë për vete”. Bundeswehr-i, i cili ka qenë i pranishëm në Gamescom që nga viti 2009, dëshiron t’u tregojë të rinjve se sa punëdhënës tërheqësështë, thotë Marco Mann.

Megjithatë kritikët hedhin dyshime duke shtruar pyetjen se sa të përshtatshme janë aktivitete të tilla. Pacifistët si Jürgen Grässlin nga Shoqata Gjermane e Paqes (DFG) thonë: “Në lojërat me vrasje, lojtarët futen në role të ndryshme në të cilat simulojnë vrasjen; ata madje marrin pikë bonus për vrasjen e një kundërshtari”.

Sipas tij “Bundeswehr-i nuk ka asnjë arsye që të jetë i pranishëm në Gamescom”.

Ministri i Jashtëm në kërkim të infermiereve në Indonezi
Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, e shfrytëzoi vizitën e tij në Indonezi, për të rekrutuar infermierë dhe infermiere nga ky vend. Ndërsa të dhënat demografike tregojnë se popullsia e Gjermanisë po plaket, rreth gjysma e 284 milionë qytetarëve të Indonezisë janë nën moshën 30 vjeç.
Në kryeqytetin e Indoneziasë, Xhakarta, Wadephul vizitoi i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë i Indonezisë Budi Gunadi Sadikin një shkollë infermierie dhe foli me nxënësit dhe nxënëset për planet e tyre për të ardhmen.

Megjithatë interesin për fuqi punëtore aktualisht Gjermania lëshon çdo vit vetëm rreth 1,000 viza pune për indonezianë. Berlini thotë se pengesë për lëshimin e vizave janë mungesa e arsimimit të nevojshëm, aftësitë e pamjaftueshme gjuhësore në gjuhën gjermane dhe mungesa e njohjes së certifikatave dhe diplomave nga Indonezia në Gjermani.

❌
❌