Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 August 2025FaxWeb

Plagosja e 27-vjeçarit me armë në Tiranë: 3 të arrestuar, një tjetër në kërkim

By: Fax Web
9 August 2025 at 15:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, ku dy persona janë dëmtuar me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati i Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit se dy persona kishin shkuar për mjekim në spital, nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Sipas hetimeve të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”, Fier, kur shtetasi A. M., 28 vjeç, ka pasur një konflikt me vëllezërit E. H., 40 vjeç dhe T. S., 38 vjeç, për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, E. H. ka goditur me thikë A. M., ndërsa vëllai i tij, T. S., ka pësuar dëmtime të lehta në dorë gjatë ngjarjes.

Pas veprimeve të shpejta hetimore, u arrestua në flagrancë 40-vjeçari E. H., për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësitë e tjera të mundshme.

Forcat e Armatosura dhe emergjencat civile vijojnë luftën me flakët në Livinë dhe Navaricë

By: Fax Web
9 August 2025 at 15:39

Trupat e Forcave të Armatosura dhe emergjencat civile të qarkut Vlorë, së bashku me mjetet zjarrfikëse, po vijojnë ndërhyrjen nga toka në fshatrat Livinë dhe Navaricë, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq.

Nga ajri, operacioni mbështetet nga avioni “Canadair” kroat dhe helikopteri i Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë hedhje të vazhdueshme mbi vatrat e zjarrit.

Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë pa leje, arrestohet 24-vjeçari në Devoll

By: Fax Web
9 August 2025 at 15:39

Një ngjarje kriminale e mundshme është parandaluar në fshatin Tren, Devoll, pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë.

Pas denoncimit të një 19-vjeçareje se bashkëshorti i saj, 24-vjeçari F. H., e kishte dhunuar në banesën e tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar autorin në flagrancë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit, janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu të mbajtur pa leje dhe një gjerdan me fishekë. Autori është vënë në pranga dhe po përballet me akuzat për dhunë në familje dhe mbajtje armë pa leje. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sfida për “Topin e artë”, Ousmane Dembele shihet si favorit për të fituar trofeun

By: Fax Web
9 August 2025 at 15:20

Pas publikimit të 30 kandidatëve për “Topin e Artë” nga “France Football” është ndezur përpara kohe gara mediatike për të përcaktuar favoritët kryesorë për trofeun më të rëndësishëm individual të futbollit.

Megjithëse në listën e zgjeruar bëjnë pjesë të gjithë yjet e momentit, vetëm tre prej tyre do të shkojnë si finalistë në Paris për mbrëmjen gala më 22 shtator.

Sa I përket parashikimeve, në krye të listës qëndron Ousmane Dembele.

Sulmuesi I rilindur te Paris SG, ishte protagonist absolut në sezonin e fundit, duke ndihmuar parizienët të fitojnë gjithçka të mundëshme, përfshirë edhe Champions League për herë të parë në histori.

Duke qëndruar në këto parashikime, Dembele ka një sfidë të fortë me Lamine Yamal, talentin e Barcelonës, pa asnjë diskutim njeriu I titullit të fundit kampion në La Liga.

Një vend mes tre finalistëve pritet të ketë edhe Mohamed Salah, si golashënuesi më i mirë i sezonit të fundit në Premier League dhe kampion me Liverpool.

Një garë e fortë dyshe do të jetë ajo e trofeut “Kopa” për lojtarin më të mirë U21.

Lamine Yamal është pretendent edhe në këtë kategori, por ka rivalitetin e fortë të talentit të Paris SG, Desire Doue.

Sa I përket garës për “Trajnerin më të Mirë”, Luis Enrique i Paris SG duket se nuk ka rivalë mes kandidatëve të tjerë që janë Antonio Conte, Hansi Flick, Enzo Maresca dhe Arne Slot.

Të gjitha këto janë parashikime, ndrësa gjithçka do të zbulohet më 22 shtator në ceremoninë e Parisit.

Trafik armësh e municionesh nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Lezhë kreu i organizatës kriminale! Dy herë i dënuar në Milano, në pranga dhe dy të tjerë (EMRI)

By: Fax Web
9 August 2025 at 15:19

Kreu i një organizate kriminale të trafikut të armëve mes Shqipërisë dhe Italisë është arrestuar nga Policia e Shtetit në Lezhë ditën e sotme, në bashkëpunim edhe me Guardia di Financën dhe zyrën e ekspertit në Ambasadën Italiane në Tiranë.

30-vjeçari Françesk Mecaj me precedentë penalë të theksuar në Milano të Italisë dhe i dënuar dy herë si kreu i grupit në Lecco për armë dhe trafik droge, u arrestua si rezultat i operacionit të koduar “Dërgesa”.

Në pranga ranë edhe dy persona të tjerë, drejtues të mikrobueis për transport udhëtarësh Shqipëri-Itali, në bagazhet e të cilit u gjet armatimi. Ai akuzohet se kishte dërguar 5 armë zjarri dhe municion drejt vendit fqinj.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Dërgesa”, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak

Operacioni u zhvillua nga DVP Lezhë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, DVP Shkodër dhe GdF Italiane, në koordinim me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri.

Dërgoi 5 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak në Itali – kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari nga Malësia e Madhe.

30-vjeçari, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe i dënuar dy herë si kreu i një grupi kriminal që vepronte në qytezën e Lecco-s pranë Milanos/Itali, u arrestua si rezultat i operacionit.

Në pranga u vunë gjithashtu edhe dy shtetas, drejtues të një mikrobusi për transport udhëtarësh, në bagazhet e të cilit u gjetën armët dhe municioni luftarak.

Sekuestrohen 5 armë zjarri automatike të tipit kallashnikov; qindra fishekë luftarakë dhe 4 krehra fishekësh.

Sekuestrimi u bë në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë, ku u ndalua mikrobusi i nisur nga Shqipëria me destinacion Italinë, i drejtuar nga shtetasit E. M. dhe A. D.. Të dy këta shtetas janë shoqëruar nga Policia Italiane për veprime të mëtejshme.

Hetimet e Policisë së Lezhës bënë të mundur identifikimin e shtetasit F. M., 30 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Hot të Malësisë së Madhe, i cili kishte dërguar armët drejt Italisë kundrejt fitimit financiar.

Nga grumbullimi dhe analiza e informacionit, rezultoi se ky shtetas siguronte armë dhe municione luftarake për palë të treta në BE, duke përdorur shoqëri transporti privat dhe duke i kamufluar në valixhe me sende të ndryshme.

Operacioni vijon në Shqipëri e  Itali për identifikimin dhe kapjen e pritësit të armëve, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale ndaj shtetasit F. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve luftarake”.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës: Sulmi ndaj News24, alarm kombëtar për lirinë e shprehjes dhe demokracinë në Shqipëri

By: Fax Web
9 August 2025 at 15:15

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) ka reaguar pas sulmit të Policisë së Shtetit ndan News24.

“Censura është arma e pushteteve të korruptuara – fjala e lirë nuk negociohet”, thuhet në një deklaratë.

Reagimi

Ndërhyrja e sotme e Policisë së Shtetit në ambientet e News 24 dhe Panorama Group, me ndërprerjen brutale të sinjalit televiziv, është një akt i rëndë politik, jo një procedurë teknike. Ai synon të godasë një media kritike dhe të dërgojë një mesazh frikësues për çdo zë të pavarur: kush guxon të ekspozojë korrupsionin dhe lidhjet e pushtetit me krimin, do të ndëshkohet.

Në çdo shoqëri demokratike, media e lirë është garancia themelore e llogaridhënies, mbrojtja e publikut nga abuzimi dhe korrupsioni. Në sisteme ku liria e shtypit sulmohet, kufijtë midis demokracisë dhe autokracisë zhduken. Sot Shqipëria po rrezikon seriozisht të kalojë në këtë vijë të errët.

Një model i përsëritur i mbylljes së zërave kritikë

Ky nuk është precedent i parë. Më herët, Ora News u përball me ndërhyrje të ngjashme dhe Agon Channel u mbyll, duke lënë pas dhjetëra gazetarë pa punë dhe publikun pa një burim informacioni alternativ. Sot është News 24, nesër mund të jetë çdo media tjetër që guxon të jetë e pavarur. Ky model është tipik për regjimet që, hap pas hapi, ndërtojnë kontroll total mbi informacionin publik.

Liria e shprehjes – themel i demokracisë

Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Karta e të Drejtave Themelore të BE-së e garantojnë qartësisht të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të marrjes së informacionit pa ndërhyrje nga autoritetet. Mbyllja e një sinjali televiziv për arsye politike është shkelje e drejtpërdrejtë e këtyre akteve ndërkombëtare, të cilat Shqipëria i ka ratifikuar dhe ka detyrimin t’i zbatojë.

Sipas Reporterëve pa Kufij (RSF), Shqipëria ka shënuar rënie të ndjeshme në indeksin e lirisë së medias, pikërisht për shkak të presioneve politike, ekonomike dhe gjyqësore ndaj gazetarëve. Ky veprim i sotëm nuk është thjesht një çështje e një televizioni – është një tregues i qartë i rrënimit të standardeve demokratike.

Thirrja e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Ne e dënojmë me forcën më të madhe këtë atentat ndaj fjalës së lirë dhe i bëjmë thirrje:

Rifillim të menjëhershëm të transmetimit të News 24 dhe garantim të të drejtës për të funksionuar pa ndërhyrje politike.
Hetim të pavarur dhe transparent për veprimet e Policisë së Shtetit dhe ndëshkim të përgjegjësve.
Vendosje të mekanizmave ligjorë të fortë që mbrojnë mediat nga censura dhe nga presioni politik e ekonomik.
Solidaritet aktiv të gjithë redaksive – sepse heshtja sot është bashkëfajësi nesër.

Media nuk është dekor i demokracisë; ajo është shtylla që e mban atë në këmbë. Kur media hesht ose mbyllet, qytetari humb fuqinë për të kontrolluar pushtetin. Nëse sot pranohet që një televizioni t’i shuhet zëri për arsye politike, atëherë nesër mund të pranohet që edhe qytetarit t’i mbyllet goja për çdo kritikë.

UGSHPD deklaron se fjala e lirë është vijë e kuqe. Çdo pushtet që e shkel këtë vijë, nuk po sulmon vetëm një media apo disa gazetarë – po sulmon të drejtën themelore të çdo shqiptari për të ditur të vërtetën.

Demokracia nuk mund të mbijetojë pa media të lira. Media e lirë nuk mund të mbijetojë pa guximin për të sfiduar pushtetin.

Shqiptarët kthehen në atdhe për pushimet verore, fluks në Portin e Vlorës

By: Fax Web
9 August 2025 at 15:04

Porti i Vlorës ka pritur në orët e para të mëngjesit 1019 pasagjerë dhe 267 automjete nga trageti i linjës Brindisi–Vlorë. Raportohet ndërkohë se autoritetet portuale presin një fluks edhe më të madh gjatë pasdites.

Sipas informacioneve, e sotmja shënon ditën me numrin më të lartë të pasagjerëve për këtë sezon, duke kaluar shifrën e 2000 udhëtarëve të mbërritur brenda ditës.

Fluksi më i madh regjistrohet zakonisht gjatë fundjavave, kur shumë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vendet e Bashkimit Europian zgjedhin të kthehen në atdhe për pushimet verore. /tpz

Qëlloi me armë gjahu 22 kuaj në Parkun e Llogarasë, identifikohet autori, nisin hetimet për 55-vjeçarin

By: Fax Web
9 August 2025 at 15:03

Policia e Orikumit ka identifikuar dhe proceduar penalisht S. M., 55 vjeç, banues në Orikum, i dyshuar për plagosjen me armë gjahu të një kali në territorin e Parkut të Llogarasë. Fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të një 46-vjeçari, por verifikimet zbuluan se ishte plagosur vetëm njëri prej tyre.

“Në vijim të dokumentimit të plotë për rastin e referuar në Prokurori, për veprën penale ‘Keqtrajtimi i kafshëve’, ku në territorin e parkut të Llogarasë, fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të shtetasit K. K., 46 vjeç, por nga verifikimet rezultoi se ishte dëmtuar njëri prej tyre, të cilit i ishin shkaktuar disa dëmtime nga armë gjahu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe nisjen e procedimit penal në ngarkim të tij, konkretisht ndaj shtetasit S. M., 55 vjeç, banues në Orikum”, njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua, për ekzaminime të mëtejshme, edhe një armë gjahu në pronësi të shtetasit S. M.

Tragjedia e vdekjes së 10-vjeçares në SHBA! Autoritetet zbulojnë se ajo abuzohej nga babai dhe njerka, kishte tentuar disa herë të arratisej

By: Fax Web
9 August 2025 at 14:58

Tragjedia e 10-vjeçares Rebeka Baptiste në Arizona po trondit SHBA-në, pasi një raport i ri policor zbulon detaje të tmerrshme rreth abuzimit që ajo pësoi para vdekjes së saj, si dhe paralajmërimeve të përsëritura që u injoruan nga autoritetet.

Rebeka, një nxënëse e shkollës fillore, dyshohet se iu nënshtrua abuzimit të vazhdueshëm nga babai i saj 32-vjeçar, Richard Daniel Baptiste dhe partnerja e tij 29-vjeçare, Anisia Woods. Sipas dëshmitarëve, ajo u ishte lutur mësuesve të saj të mos e linin të kthehej në shtëpi dhe në një moment u hodh nga dritarja e katit të dytë për t’i shpëtuar.
Më 27 korrik, policia e gjeti fëmijën pa ndjenja në një autostradë në Holbrook. Ajo u dërgua fillimisht në një spital lokal dhe më pas në Spitalin e Fëmijëve Phoenix, ku vdiq e vetme më 30 korrik. Mjekët diagnostikuan trauma të rënda në kokë, kequshqyerje, mavijosje të shumta dhe humbje të thonjve, duke ia atribuar gjendjen e saj “torturës së tmerrshme”.

Babai dhe partnerja i tij u arrestuan dhe përballen me akuza për vrasje të shkallës së parë, rrëmbim dhe tre akuza për abuzim me fëmijë. Dy nga këto akuza lidhen me abuzimin e dy vëllezërve e motrave më të vegjël të Rebekës, të cilët tani janë në paraburgim shtetëror. Çifti po mbahet me një garanci prej 1 milion dollarësh.

Një raport i ri policor i publikuar nga ABC15 Arizona thotë se familja jetonte në një tendë pa energji të vazhdueshme dhe lahej duke përdorur gota plastike. Si ndëshkim, fëmijët detyroheshin të ecnin ose të vraponin nëpër pronë.

Empower College Prep tha se kontaktoi Shërbimet Mbrojtëse të Fëmijëve të Arizonës (DCS) 12 herë midis nëntorit 2023 dhe janarit 2024, duke raportuar shenja të qarta abuzimi në trup dhe fytyrë. Agjencia pranon vetëm pesë thirrje dhe thotë se vetëm një përmbushte kriteret për një hetim.

Drejtori i shkollës, Brian Holman, tha se të paktën 20 raportime të tjera u bënë nga agjenci të tjera dhe se DCS nuk shpjegoi kurrë pse raportet e mbetura nuk çuan në ndërhyrje. Ai theksoi se çdo raport përmbante “shenja të qarta dhe të dukshme abuzimi të vazhdueshëm” ndaj Rebekës dhe vëllezërve e motrave të saj.

Drejtoresha e shërbimeve studentore, Natalia Mariscal, zbuloi se mësuesit, punonjësit socialë, studentët dhe partnerët e jashtëm kishin ngritur shqetësime në lidhje me sigurinë e fëmijëve. Xhaxhai i Rebekës, Damon Hawkins, akuzoi autoritetet për një dështim të plotë, duke thënë: “Ajo ishte e mbuluar me mavijosje nga koka te këmbët. Ata e vranë dhe ne e dinim se ishte në rrezik.”

Në një fushatë për mbledhjen e fondeve për funeralin e saj, Hawkins e përshkroi Rebekën si “një dritë vezëlluese” me një të qeshur të bukur, mirësi dhe energji pozitive. “Ajo preku jetë të panumërta me bujarinë dhe dashurinë e saj për jetën. Do të na mungojë shumë”, tha ai.

Tiranë/Plagosja me arme tek “Zona e Treshit”, zbardhet dinamika. Si ndodhi ngjarja…

By: Fax Web
9 August 2025 at 14:42

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Zona e Treshit”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar.

Identifikohen 4 shtetas. Vihen në pranga 3 prej tyre, shpallet në kërkim një tjetër.

Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 27-vjeçari.

Sekuestrohen 1 automjet, që dyshohet se është përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes si dhe sende të tjera të kundraligjshme të vlefshme për hetimin.

Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spital ishte paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi R. Ç., 27 vjeç, pasi ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Tiranë, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes,, ku në drejtimin e Prokurorisë, kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorëve.

Në vijim të veprimeve për këtë rast:
-u arrestuan shtetasit Bekim Nikolli, 47 vjeç dhe Alfred Lleshi, 42 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-u arrestua shtetasi Ibrahim Kupa, 51 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;
-shpallën në kërkim shtetasin S. N., 35 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasit Bekim Nikolli., 47 vjeç, Alfred Lleshi 42 vjeç dhe S. N., 35 vjeç , gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Renato Çadra i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasi I. K., 51 vjeç, nuk ka kallëzuar për ngjarjen.

Gjithashtu, gjatë konfliktit ka mbetur i demtuar lehtë me sende të forta, shtetasi G. Sh., 42 vjeç, i cili ishte në shoqërinë e të dëmtuarit.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjore të ngjarjes si dhe lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës. Pala shqiptare punon me 6 sportele pala greke me 4 sportele

By: Fax Web
9 August 2025 at 13:39

Pika kufitare e Kapshticës, një nga kalimet më të rëndësishme ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, po përballet këto ditë me një fluks të shtuar automjetesh dhe udhëtarësh. Qindra automjete që vijnë nga Greqia drejt Shqipërisë po krijojnë pritje të gjata në doganë, duke shkaktuar shqetësime dhe vonesa për ata që kthehen për pushime ose vizita familjare në atdheun e tyre.
Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet kufitare shqiptare, në këtë pikë kalimi janë të aktivizuara katër sportele në hyrje dhe dy në dalje, me qëllim që të përballojnë fluksin e madh të automjeteve. Për të shmangur pritjet e zgjatura dhe për të lehtësuar qarkullimin, në doganë po aplikohet një procedurë e përshpejtuar kontrolli, që synon të zvogëlojë kohën e nevojshme për verifikimin e dokumenteve dhe automjeteve.
Nga ana tjetër, pala greke ka vendosur të operojë me katër sportele në dalje, por edhe pse kapaciteti i sporteleve është rritur, numri i madh i emigrantëve shqiptarë që udhëtojnë drejt Shqipërisë për sezonin e pushimeve verore ka bërë që të krijohen grumbullime në zonën kufitare. Kjo situatë ka shkaktuar ngarkesë në infrastruktura dhe ka vënë në provë organizimin kufitar, sidomos gjatë orëve të pikut.
Ekspertët e trafikimit kufitar dhe autoritetet paralajmërojnë se fluksi pritet të vazhdojë edhe për disa ditë, ndërsa shtohen udhëtimet për arsye personale, turistike dhe familjare në këtë periudhë të vitit.
Për të lehtësuar lëvizjen dhe për të shmangur pritjet e gjata, autoritetet rekomandojnë që udhëtarët të planifikojnë itinerarin e tyre në oraret kur fluksi është më i ulët, si në mëngjes herët ose vonë në darkë. Gjithashtu, këshillohet përdorimi i dokumentacionit të plotë dhe të rregullt për të përshpejtuar kontrollin doganor.
Në anën tjetër, po diskutohet edhe mundësia e shtimit të sporteleve të tjera kontrolli dhe përmirësimi i teknologjisë së verifikimit për periudhat me fluks të lartë, me qëllim që të shmangen vonesat dhe tensionet për qytetarët.
Në përgjithësi, situata në Kapshticë reflekton lëvizjet intensive sezonale dhe lidhjet e forta që emigrantët shqiptarë kanë me vendlindjen e tyre, duke bërë të nevojshme përmirësime të vazhdueshme në menaxhimin e trafikut kufitar.

Ngjarja Fier, arrestohet 40-vjeçari Edi Hoxha banues në fshatin Kraps. Policia: Tentoi te vriste me thike 38-vjeçarin

By: Fax Web
9 August 2025 at 12:30

Policia e Fierit ka bërë të ditur se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes, ku dy persona përfunduan në spital si pasojë e një konflikti të dhunshëm. Në pranga ka rënë Edi Hoxha, 40 vjeç, banues në fshatin Kraps, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka nisur pas një konflikti verbal mes Albion Majacit, 28 vjeç, dhe Edi Hoxhës. Në përleshje është përfshirë edhe vëllai i Hoxhës, Toni Seitaj, 38 vjeç.
Gjatë debatit që degjeneroi në dhunë fizike, Hoxha ka përdorur një mjet prerës, duke goditur Majacin dhe i ka shkaktuar plagë të rënda në trup. Në përpjekje për të ndaluar sherrin ose për t’u mbrojtur, edhe Seitaj është dëmtuar në dorë.
Të dy të plagosurit u transportuan menjëherë drejt spitalit të Fierit, ku morën ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar mjetin prerës të përdorur në konflikt si provë materiale, ndërsa po punon për të përcaktuar me saktësi rrethanat që çuan në përshkallëzimin e debatit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, Edi Hoxha u arrestua në flagrancë dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për vijimin e hetimeve. Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë pasur motive personale, ndërsa autoritetet po mbledhin dëshmi nga të pranishmit për të ndërtuar një tablo të plotë të konfliktit.

Policia zbraz godinën e News24 me vendim gjykate, reagon opozita

By: Fax Web
9 August 2025 at 12:02

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion në godinën ku aktualisht ushtrojnë aktivitetin e tyre media kombëtare News24, përfshirë , BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Veprimet janë kryer në bazë të një vendimi gjykate, i cili parashikon lirimin e ambienteve të objektit.

Sipas të dhënave zyrtare, prona për të cilën bëhet fjalë pretendohet nga shoqëria “KAYO”, e drejtuar nga Ardi Veliu, një kompani e regjistruar me aktivitet në fushën e prodhimit të armëve. Ky aktivitet, sipas informacioneve, do të jetë nën drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në vendngjarje kanë qenë të pranishme forca të shumta policie, të cilat kanë vendosur perimetër sigurie dhe kanë bllokuar hyrjen e stafit të redaksive në hapësirat e punës. Brenda ambienteve të News24 ndodhet edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi. Gjithashtu.
Është bere dhe ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në ambientet e brendshme, duke penguar zhvillimin normal të aktivitetit të mediave.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjatë aksionit nuk janë shënuar incidente fizike apo përplasje mes forcave të rendit dhe stafit të pranishëm. Situata është zhvilluar në mënyrë të qetë, nën mbikëqyrjen e policisë, ndërsa prania e efektivëve ka vijuar për disa orë.

Ngjarja ka sjellë reagime nga disa figura politike dhe përfaqësues publikë, të cilët kanë komentuar zhvillimet. Mes tyre janë Flamur Noka, Dhurata Çupi, Klevis Balliu i cili ndodhej në vendngjarje) , Tedi Blushi, Ervin Salianji, Jorida Tabaku dhe Fatmir Mediu.

Procedurat ligjore lidhur me pronësinë e objektit pritet të vijojnë në kanalet përkatëse.

Policia rrethon godinën e News24, ndalohet hyrja e gazetarëve në redaksi

By: Fax Web
9 August 2025 at 11:12

Në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit ka rrethuar godinën ku ndodhen redaksitë e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Sipas informacioneve, policia ka kërkuar lirimin e ambienteve pa paraqitur vendim gjykate. Në vendngjarje ndodhet Ardi Veliu, në cilësinë e drejtuesit të shoqërisë “KAYO”, e cila pretendon se godina i përket kompanisë së prodhimit të armëve.

Gazetarëve u është ndaluar hyrja në redaksi. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar mbi arsyet e veprimit.

Polici hero/ Shpëtoi të aksidentuarit në Fier, Proda vlerëson efektivin Klajdi Mustaj

By: Fax Web
9 August 2025 at 11:11

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vlerësuar veprimin e policit Klajdi Mustaj, që shpëtoi 4 persona në një aksident rrugor në Qafën e Koshovicës në Fier mbrëmjen e së premtes.

Për guximin e treguar, Ilir Proda i akordoi policit Klajdi Mustaj Certifikatën për Shërbime të Dalluara!

Inspektor Klajdi Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej shkurtit 2024, kur përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme.

Ai ka përfunduar studimet për Shkencat Juridike (Bachelor) dhe aktualisht vazhdon studimet për Master.

Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda:

Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë i punonjësit tonë në shpëtimin e tre bashkëqytetarëve është shembull frymëzues për të gjithë trupën policore. I shpreh mirënjohjen time dhe të gjithë Policisë së Shtetit për këtë akt human e profesional. Faleminderit për guximin dhe zemrën e madhe që tregove në shërbim të qytetarëve.

Angazhimi, përkushtimi, profesionalizmi, sakrifica, ndershmëria dhe humanizmi duhet të jenë motoja jonë në përmbushjen e detyrës, fytyra dhe imazhi i ri i Policisë së Shtetit”.

Vengu dhe Dredha: Punime intensive për rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve në Vlorë, finalizimi brenda gushtit

By: Fax Web
9 August 2025 at 11:06

Vlorë, ku së bashku me kryebashkiakun, Ermal Dredha inspektuan punimet ku puna vazhdon për rehabilitimin e plotë të rrjetit të kanalizimeve të qytetit me forcat xheniere, të cilat janë kudo në mbështetje të bashkive dhe në shërbim të komuniteteve.

“Jemi në zonën e kanalit të ujërave të larta të Skiavit që ndërlidh zonën e ish-fabrikës së çimentos me zonën e Lungomares. Prej disa ditësh kemi një ndërhyrje rehabilituese në këtë kanal. Të angazhuara në terren janë forcat e bashkisë së Vlorës, xhenio, reparti i Forcave të Armatosura që është gjithmonë në mbështetje me logjistikën përkatëse dhe patjetër dhe ujësjellës-kanalizimet e Vlorës që do të mbeten të angazhuara deri sa të kemi një pastrim të plotë të këtij kanali që nga pikënisja e tij dhe deri poshtë”, tha Vengu.

Ndërkohë, shtoi ministri, “po realizojmë një projekt të ri rehabilitues në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit në mënyrë që nga njëra anë të kemi infrastrukturë të re më cilësore, të sigurojmë pastërtinë e ujërave, sepse ky është një kanal që duhet të ketë ujëra të bardha, ujëra shiu, që mund të filtrohen dhe cilësia e tyre duhet kontrolluar dhe jo të kemi derdhje inertesh, apo bllokime. Ndaj dhe do vijojmë këto ditë që ta pastrojmë infrastrukturën”.

Kryebashkiaku Dredha tha se, “është bërë një punë shumë e mirë. Me ndërhyrjen që bëmë, qoftë edhe me ndihmën që kanë dhënë kompani private, patjetër nga diskutimi dhe nga kërkesa që ka ardhur dhe nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime dhe bashkinë Vlorë”.

Dredha theksoi se, “është bërë një punë shumë e kënaqshme, por siҫ e shohim edhe vetë ka akoma disa pjesë që ne duhet të ndërhyjmë. Ka mbulesa betoni monolite që normalisht ka një angazhim tjetër sa i përket edhe mjeteve që duhet të përdorim. Dhe them se shumë shpejt  duke i hequr të gjitha këto pengesa do të bëhet një pastrim i përgjithshëm për të kalaur tek projekti që thatë pak më parë”.

“Kemi projektues të huaj që ka ardhur dhe e ka parë dhe merret posaҫërisht me pjesën e kanalizimeve dhe kanaleve për ta ridimensionuar dhe për ta rregulluar gjithë këtë pjesë. Dhe shpresojmë të bëhet sa më shpejt që të vijë në funksion të gjithë territorit këtu, pra komunitetit, edhe për ta rimodeluar edhe pjesën anësore të të dyja anëve të kanalit duke pasur parasysh edhe objektet që janë këtu që janë ndërtuar ndër vite, që mund të jenë patjetër pa leje, disa kanë qenë në proces legalizimi apo janë legalizuar. Por aty ku cenohet ky projekt do të bëjmë maksimumin që t’i zhbëjmë sepse në fund të ditës nuk duhet të merremi me një apo dy banorë që posedojnë një objekt, por me gjithë komunitetin që është shumicë”, theksoi Dredha.

Ministri Vengu shtoi se “gushti patjetër duhet të na gjejë me finalizimin e ndërhyrjes këtu”.

“Së bashku me kryetarin kemi biseduar për ta vijuar në 3 akset e rëndësishme në Vlorë. Ta vazhdojmë tek kanali i Naumkës dhe ta vazhdojmë dhe ke kanali tjetër që ҫon direkt në hidrovor, duke ditur që bashkia aktualisht ka edhe mundësinë që të financojë në rehabilitimin tërësor të hidrovorit të Vlorës, një hidrovor tejet i amortizuar, prej më shumë se 60 vitesh tashmë. Ndërkohë kemi një zonë që është në zhvillim e sipër dhe ka aktivitet turistik gjithëvjetor dhe duhet që kjo pjesë e infrastrukturës fundore t’i përgjigjet këtij realiteti të ri”, deklaroi Vengu.

U kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Krujë

By: Fax Web
9 August 2025 at 10:41

U kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 32-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin Florian Kalia, 32 vjeç, banues në Thumanë.

32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Masat për sezonin turistik, Koçiu: Rreth 200 pishina të inspektuara nga ISHSH që nga qershori

By: Fax Web
9 August 2025 at 10:10

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vijon inspektimin e pishinave dhe kushteve higjieno-sanitare në të gjitha subjektet e vendit, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se “nga muaji qershor deri tani janë inspektuar rreth 200 pishina në të gjithë vendin dhe procesi do të vazhdojë deri në fund të sezonit”.

“Gjatë kontrolleve, për pishinat që kanë rezultuar me mangësi janë lënë detyra me afate të përcaktuara për përmirësim dhe janë marrë masa administrative për subjektet përkatëse”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu u shpreh se “ISHSH kryen me përpikmëri inspektimin dhe riinspektimin, duke trajtuar me seriozitet çdo sinjalizim apo ankesë nga institucionet shëndetësore ose qytetarët, për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e pushuesve”.

Një vëmendje e veçantë gjatë inspektimeve në pishina i është kushtuar respektimit të kapaciteteve të frekuentuesve sipas sipërfaqes së pishinës; kryerjes së analizave fiziko-kimike dhe atyre bakteriologjike të ujit, rregullores së brendshme për pishinat, pranisë së një personi të kualifikuar për vëzhgim, shpëtim dhe dhënien e ndihmës së parë.

Situata e zjarreve në rang vendi, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri aktive

By: Fax Web
9 August 2025 at 10:05

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa 7 janë aktive.
Aktualisht, janë aktive vatrat në:
* Qarku Vlorë.
Në fshatin Navaricë, njësia administrative, Dhivër, bashkia Finiq. Vatra e zjarrit u mbajt nën monitorim gjatë natës së kaluar. Ditën e sotme raportohet se situata për shkak të erës është problematike. Në mbështetje të forcave në terren po shkon helikopteri i Forcës Ajrore.

* Qarku Fier.
Fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër. Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit në pjesën më të madhe të saj. Zjarri mbetet aktiv vetëm në pjesën jugore dhe atë veriperëndimore. Ditën e sotme vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit me mbështetjen e 25 efektivëve të FA dhe forcave të tjera nga strukturat e bashkisë.

* Qarku Lezhë.
Fshatin Malaj Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë dhe që nuk mundëson operimin me mjete ujë hedhëse. Gjatë ditës së djeshme në zonë operuan 33 forca operacionale nga strukturat vendore. Forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit. Ditën e sotme në mbështetje të forcave po operojnë edhe 30 efektivë të FA. Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Qarku Dibër.
Vendin e quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plani Bardhë, bashkia Klos, është riaktivizuar vatra e zjarrit të shuar ditë më parë. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për përhapje.

* Qarku Elbasan
Fshatin Lleshaj, njësia administrative Poroçan, bashkia Gramsh. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor për mosriaktivizime të mundshme.

* Qarku Tiranë.
Malin e Bërzhitës, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Nga puna gjatë ditës nga forcat e MZSH Tiranë është arritur vënia nën kontroll dhe vatra është drejt izolimit. Gjatë natës zona u mbajt në monitorim. Ditën e sotme në terren ka vijuar puna nga forca të MZSH për shuarjen përfundimtarë.
* Në Tepelenë, midis fshatrave Turan dhe Dukaj, Nj. Adm. Qendër, ku po punohet nga forcat për shuarjen e zjarrit.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në gatishmëri të plotë për koordinimin e mëtejshëm të forcave në terren dhe mbështetjen e çdo strukture me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë së përbashkët.

OpenAI heq ChatGPT-5, ja pse ka rëndësi

By: Fax Web
9 August 2025 at 07:25

OpenAI do të prezantojë këtë të enjte GPT-5, versionin më të ri të chatbot-it të saj të njohur ChatGPT, i cili sjell përmirësime të ndjeshme në saktësi, shkrim dhe aftësi të automatizuara.

Modeli i ri është më i kujdesshëm në dhënien e përgjigjeve, shpik më rrallë kur nuk ka informacion dhe trajton më mirë pyetjet që lidhen me shëndetin, duke sinjalizuar shqetësime të mundshme mjekësore.

Risia kryesore janë aftësitë “agjente”, që i mundësojnë GPT-5 të kryejë detyra dhe të marrë vendime pa ndërhyrje njerëzore, veçanërisht në zhvillimin e kodit.

Modeli mund të krijojë faqe interneti, aplikacione dhe lojëra, si dhe të integrohet me mjetet e Google si Gmail dhe Google Calendar.

Lançimi vjen pas prezantimit të serisë gpt-oss me kod të hapur, duke ofruar për herë të parë që nga GPT-2 mundësinë për ta përshtatur modelin sipas nevojave specifike të përdoruesve.

Sipas CEO-së Sam Altman, agjentët e inteligjencës artificiale pritet të bëhen pjesë e fuqisë punëtore, duke ndryshuar ndjeshëm produktivitetin e kompanive.

OpenAI nuk është e vetme në këtë garë – Microsoft dhe Google kanë prezantuar tashmë agjentët e tyre, të dizajnuar për personalizim sipas shërbimeve dhe detyrave që duhen automatizuar.

❌
❌