Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 June 2026Sinjali

Kreshnik Smajlaj arrin suksesin historik me Aleancën në Prishtinë, mbi 5000 vota

7 June 2026 at 22:58

Pak javë pasi mori drejtimin e degës në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj arrin rezultatin e parëhistori në kryeqytet.

Aleanca ka marrë 5100 vota në Prishtinë fal angazhimit të pashoq të kryetarit të ri të degës.

“Të dashur kolegë e përkrahës të Aleancës

Sot treguat përkushtim, vullnet të madh dhe përgjegjësi.

Targeti jonë ishte mbi 5000 vota në Prishtinë dhe këte e arritëm, madje e kaluam.

Ju falenderoj nga zemra për çdo votë, ju falenderoj nga zemra për mundin dhe punën e palodhshme.

Bashkë jemi të pathyeshëm. Faleminderit

I juaji, Kresha” shkruan Smajlaj në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kreshnik Smajlaj arrin suksesin historik me Aleancën në Prishtinë, mbi 5000 vota appeared first on Sinjali.

Vrasja në Gjakovë, Policia: Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

7 June 2026 at 22:56

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Gjakovë. Dyshohet se përleshja mes të rriturve nisi pas një zënke mes fëmijëve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 21:30 ka pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra”.

Si pasojë e incidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë. Njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

Sipas policisë, në mesin e të lënduarve është edhe personi i dyshuar për rastin.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Ali Ibra’ në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë. Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, që dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Ndër të lënduarit është edhe personi i dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, po zhvillojnë hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasja në Gjakovë, Policia: Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë appeared first on Sinjali.

Irani sulmoi Izraelin, reagon Donald Trump

7 June 2026 at 22:52

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave pasi ky i fundit lëshoi raketa drejt veriut të Izraelit.

Duke folur për rrjetin amerikan Fox News, Trump përcolli këtë mesazh për Iranin:

“I keni lëshuar raketat tuaja. Kaq mjafton. Kthehuni në tryezën e negociatave dhe arrini një marrëveshje. Do të kisha thënë se marrëveshja do të nënshkruhej të hënën, të martën ose të mërkurën, dhe tani ndodh kjo”, tha presidenti amerikan.

“Forcat e armatosura amerikane janë në gjendje gatishmërie”, shtoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani sulmoi Izraelin, reagon Donald Trump appeared first on Sinjali.

EKSKLUZIVE | I dyshuari për vrasjen në Gjakovë me plagë thike në trup dhe frakturë në këmbë – po ruhet nga Policia në spital

7 June 2026 at 22:38

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi sonte në Gjakovë.

Sipas informacioneve të siguruara, i dyshuari për rastin është arrestuar, por për shkak të lëndimeve të marra gjatë konfliktit po trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës nën mbikëqyrje të vazhdueshme të Policisë së Kosovës.

Burimet bëjnë të ditur se ai ka pësuar disa plagë të shkaktuara me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, si dhe frakturë në këmbë.

Sipas deklarimeve të tij, ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një përleshjeje mes fëmijëve, e cila më pas është përshkallëzuar në konflikt mes prindërve. Gjatë përleshjes, sipas të njëjtave burime, janë përdorur thika dhe mjete të tjera të forta, duke përfunduar me pasoja fatale.

Policia dhe Prokuroria janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e të përfshirëve.

Lajmi në përditësim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post EKSKLUZIVE | I dyshuari për vrasjen në Gjakovë me plagë thike në trup dhe frakturë në këmbë – po ruhet nga Policia në spital appeared first on Sinjali.

Ministri izraelit: Teherani duhet të digjet sonte

7 June 2026 at 22:34

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka reaguar pas sulmit të sotëm me raketa nga Irani në drejtim të veriut të Izraelit. Ai ka paralajmëruar sulme ndaj Teheranit. 

“Sonte Teherani duhet të digjet!” – ka shkruar Ben-Gvir në platformën “X”. 

Irani ka lansuar breshëri raketash drejt Izraelit, për herë të parë që nga prilli, si reagim pas sulmeve izraelite në kryeqendrën e Libanit, Bejrut. 
 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri izraelit: Teherani duhet të digjet sonte appeared first on Sinjali.

Policia e Kosovës: Zgjedhjet kaluan qetë, pa incidente serioze

7 June 2026 at 21:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se procesi zgjedhor në vend ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze, falë zbatimit të planit operativ dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Sipas Policisë, gjatë ditës së zgjedhjeve janë angazhuar rreth 6.300 zyrtarë policorë dhe qindra patrulla për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit janë iniciuar 17 raste penale që lidhen me procesin zgjedhor, ndërsa 5 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu, janë trajtuar 53 informata të ndryshme, por pa elemente që do të çonin në procedura të mëtejshme ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia e Kosovës: Zgjedhjet kaluan qetë, pa incidente serioze appeared first on Sinjali.

Prokuroria: Pesë persona të ndaluar për vepra penale lidhur me zgjedhjet

7 June 2026 at 20:41

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se janë ndaluar 5 persona të dyshuar për kryerje të veprave penale lidhur me të drejtat e votimit.

Nga Prokuroria është bërë e ditur se janë raportuar 4 raste në rajonin e Prishtinës, 6 në rajonin e Prizrenit, 2 në rajonin e Pejës, 3 në të Ferizajt dhe dy raste në veri të Mitrovicës. 

“Nga të gjitha këto raste kemi 5 persona të ndaluar dhe 12 persona tjerë të liruar në procedurë të rregullt. Prokurorët e shtetit do të vazhdojnë të kujdestarojnë edhe gjatë numërimit të votave në vendvotime deri në dërgimin e tyre në qendrat komunale të numërimit”.

“Me këtë rast Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit falënderon qytetarët e Republikës së Kosovës, mediat dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin e treguar me Prokurorin e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe ndjekjen e suksesshme të veprave penale lidhur me këto zgjedhje”, është thënë nga Prokurori i Shtetit. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria: Pesë persona të ndaluar për vepra penale lidhur me zgjedhjet appeared first on Sinjali.

Numërohen rreth 50 për qind të votave, LDK nuk kryeson në asnjë komunë

7 June 2026 at 20:33

47.68 për qind të vendvotimeve janë numëruar deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas përditësimit të fundit, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.66 për qind.

Në pozitën e dytë ndodhet Partia Demokratike e Kosovës me 21.72 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 18.31 për qind.

Sa i përket komunave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson në komunat shqiptare.

Partia Demokratike e Kosovës kryeson në tri komuna, AAK në dy, kurse LDK në asnjë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen rreth 50 për qind të votave, LDK nuk kryeson në asnjë komunë appeared first on Sinjali.

Hamza bën thirrje për respektim të secilës votë

7 June 2026 at 20:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për respektim të secilës votë. Ai ka bërë thirrje që çdo votë të numërohet me kujdes.

“Qytetarët e Kosovës treguan edhe një herë qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike. Në një proces të qetë e dinjitoz, ata dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces zgjedhor, si dhe institucionet, komisionerët, vëzhguesit, mediat dhe forcat e rendit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e tij. Tani është shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve. Demokracia nuk përfundon me hedhjen e votës në kuti, por vazhdon edhe me respektimin e saj. Le të kujdesemi së bashku që çdo votë e qytetarëve të ruhet dhe të mbrohet deri në fund”, ka shkruar ai në Facebook.

Pas numërimit të rreth 33 për qind të vendvotimeve, PDK-ja e Hamzës ka rreth 22 për qind të votave si partia e dytë më e madhe pas VV-së me rreth 41 për qind.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hamza bën thirrje për respektim të secilës votë appeared first on Sinjali.

Rezultatet preliminare priten rreth orës 22:00

7 June 2026 at 20:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit priten sonte rreth orës 22:00.

Nga votat e numëruara deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.83%.

Deri më tash janë procesuar 489 vendvotime nga 2.498 gjithsej.

PDK-ja është e dyta me 22.02%, pas saj është LDK-ja me 18.42% dhe AAK-ja me 8.88%.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rezultatet preliminare priten rreth orës 22:00 appeared first on Sinjali.

Exit Poll-i i Klan Kosovës: LVV fituese e zgjedhjeve

7 June 2026 at 19:00

Tashmë është publikuar Exit Poll-i i Klan Kosovës, sipas të cilit fituese e zgjedhjeve nacionale ka dalë të jetë Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Sinjali.

Lëvizja e Kurtit i fiton 42.3%, sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Exit Poll-i i Klan Kosovës: LVV fituese e zgjedhjeve appeared first on Sinjali.

Zbulohet formacioni i Kosovës

7 June 2026 at 18:57

Është publikuar formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Andorrës, që zhvillohet nga ora 20:00.

Kosova përballet me mungesa të shumta.

Në portë është Visar Bekaj, ndërsa në krye të sulmit Fisnik Asllani e Albion Rrahmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zbulohet formacioni i Kosovës appeared first on Sinjali.

Arrestohen dy persona në Gorazhdec, dyshohen për ryshfet dhe ndikim në vota në favor të Listës Serbe

7 June 2026 at 18:18

Dy persona janë arrestuar sot në fshatin Gorazhdec të Pejës, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin”, raporton Sinjali.

Sipas Policisë së Kosovës, informacionet e pranuara gjatë ditës së zgjedhjeve kanë ngritur dyshime për aktivitete të kundërligjshme me qëllim të ndikimit në vullnetin e lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se rasti lidhet me dyshimet për orientim dhe ushtrim ndikimi ndaj votuesve në Gorazhdec, me qëllim që ata të votonin për Listën Serbe.

Pas pranimit të informacionit, njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprime operative, përfshirë bastisje, me ç’rast janë hasur dhe arrestuar dy persona, shtetas kosovarë të nacionalitetit serb, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në rast.

Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit rajonalë, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Policia ka njoftuar se veprimet janë zhvilluar në koordinim me organet e drejtësisë dhe ka theksuar se do të vazhdojë angazhimet për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe parandalimin e çdo ndërhyrjeje të kundërligjshme në vullnetin e votuesve.

Njëkohësisht, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë lirshëm dhe pa presion, duke raportuar çdo parregullsi apo tentativë për ndikim te institucionet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohen dy persona në Gorazhdec, dyshohen për ryshfet dhe ndikim në vota në favor të Listës Serbe appeared first on Sinjali.

Trump thotë se nuk ka plane për tërheqjen e trupave amerikane të përfshira në luftën e Iranit

7 June 2026 at 18:05

Presidenti Donald Trump tha se nuk planifikon të tërheqë afërsisht 50,000 trupat e përfshira në luftën e Iranit derisa “të kemi një përfundim” në vend.

“Nuk i konsideroj (trupat) në rrezik”, i tha Trump moderatores së “Meet the Press”, Kristen Welker, gjatë një interviste të gjerë të regjistruar të premten dhe të publikuar të dielën.

“Ne kemi mbrojtjen më të mirë që dikush ka parë ndonjëherë. Ne kemi sulmin më të mirë që dikush ka parë ndonjëherë. Kështu që nuk e konsideroj rrezik”, shtoi ai.

“Do të thosha se do të ishte e pamatur ta bënim këtë sepse ndoshta mund t’i përdorim”, theksoi ndër tjera presidenti amerikan.

Gjatë intervistës, Trump krahasoi numrin e viktimave në operacionin e Iranit me luftën e SHBA-së në Vietnam, gjatë së cilës SHBA-të humbën më shumë se 58,000 trupa.

“Kemi humbur 13 persona këtu dhe kjo është shumë. Trembëdhjetë persona, shumë”, tha Trump.

“Por, nëse shikoni Vietnamin, ku u vranë qindra mijëra njerëz, nëse shikoni ndonjë nga shtatë ose tetë luftërat e fundit ku u vranë shumë, shumë njerëz, ne humbëm 13. Dhe përsëri, 13 janë shumë. Nuk dua të humbas asnjë. Por 13 është më pak nga sa ka imagjinuar ndonjëherë kushdo. Mendoj se po bëjmë një punë të shkëlqyer”, shtoi ai.

13 ushtarë amerikanë janë vrarë në lidhje me konfliktin. Gjashtë ushtarë u vranë më 1 mars pas një sulmi iranian në portin Shuaiba të Kuvajtit.

Një ushtarak vdiq më 8 mars pas një sulmi nga Irani në Bazën Ajrore Prince Sultan në Arabinë Saudite dhe gjashtë ushtarë vdiqën më 12 mars kur një aeroplan furnizimi me karburant KC-135 Stratotanker i Forcave Ajrore Amerikane u rrëzua në Irakun perëndimor. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump thotë se nuk ka plane për tërheqjen e trupave amerikane të përfshira në luftën e Iranit appeared first on Sinjali.

Before yesterdaySinjali

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci – humbin jetën 4 persona

4 June 2026 at 15:43

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë.

“Sipas informacionit që kemi aktualisht në dispozicion, katër persona kanë humbur jetën”, tha policia, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Mediat kroate raportuan se operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar.

Sipas njoftimeve, ekipet e shpëtimit po kërkojnë edhe dy persona të tjerë. Aeroplani raportohet se po udhëtonte nga Gjermania.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci – humbin jetën 4 persona appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kërkohej nga Gjykata, arrestohet në Gjakovë dhe dërgohet për vuajtjen e dënimit me burg

4 June 2026 at 14:34

Një person i kërkuar me urdhërarrest të Gjykatës Themelore në Gjakovë ka përfunduar në prangat e Policisë dhe është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se më 3 qershor 2026, rreth orës 20:20, njësitë policore kanë ndaluar Safet Smajlajn në rrugën “Kolë Lleshi” në Gjakovë.

Gjatë verifikimeve është konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, në lidhje me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas arrestimit, Smajlaj është shoqëruar fillimisht në stacion policor për procedurat e nevojshme, ndërsa më pas është dërguar për vuajtjen e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të formës së prerë.

Sipas dokumentacionit gjyqësor, ai do të vuajë dënim me burg në kohëzgjatje prej 180 ditësh, ndërsa është transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Rasti është evidentuar si “Realizim i urdhëresës së gjykatës”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kërkohej nga Gjykata, arrestohet në Gjakovë dhe dërgohet për vuajtjen e dënimit me burg appeared first on Sinjali.

E denoncoi për dhunë psikike dhe goditje në qafë, 24-vjeçarja largohet nga shtëpia bashkë me djalin 5-vjeçar në Klinë

4 June 2026 at 14:33

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Klinë, ku një e re ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi ka pretenduar se po përballej me dhunë të vazhdueshme psikike nga bashkëshorti i saj.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Migjeni” në Klinë.

Sipas deklarimit të viktimës, F. G., ajo kishte pasur probleme të vazhdueshme me bashkëshortin e saj, A. G., i cili, sipas saj, ushtronte dhunë psikike në mënyrë të vazhdueshme. Ajo ka deklaruar para Policisë se gjatë incidentit të fundit është goditur edhe me shuplakë në pjesën e qafës.

Gjatë trajtimit të rastit është intervistuar edhe dëshmitarja, nëna e të dyshuarit, e cila ka konfirmuar se mes çiftit kishte pasur kontakt fizik, duke deklaruar se djali i saj e kishte goditur viktimën një herë.

Pas ndërhyrjes së Policisë dhe intervistimeve të nevojshme, viktima është dërguar, me pëlqimin e saj, në shtëpinë e familjes së saj së bashku me djalin e saj 5-vjeçar.

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e veprës penale “Dhunë në familje”.

I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E denoncoi për dhunë psikike dhe goditje në qafë, 24-vjeçarja largohet nga shtëpia bashkë me djalin 5-vjeçar në Klinë appeared first on Sinjali.

Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

4 June 2026 at 12:34

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Po shkoj në Mal të Zi. Është shumë e rëndësishme që atje ta përfaqësoj Serbinë”, tha Vuçiq gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Ky konfirmim vjen në një kohë të tensioneve të rritura mes Beogradit dhe Podgoricës si dhe pas porosisë nga shërbimi serb i inteligjencës se Vuçiqi nuk duhet të shkojë në Mal të Zi, për shkak të rreziqeve të sigurisë.

Vuçiq tha se është i informuar për njoftimin e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), e cila e ka këshilluar të mos udhëtojë në Mal të Zi për shkak të, siç u tha, “veprimit armiqësor të shërbimeve të huaja dhe klaneve kriminale” në atë vend.

Ai shtoi se për çështje të tjera do të flasë në Mal të Zi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor appeared first on Sinjali.

OAK kundërshton tarifën prej 1 mijë eurosh për zyrat e avokatisë në Prishtinë, Berisha: Avokatia nuk është biznes

4 June 2026 at 12:07

Kryetari i Oda e Avokatëve të Kosovës, Besnik R. Berisha, ka marrë pjesë sot në dëgjimin publik të organizuar nga Komuna e Prishtinës lidhur me Draft-Rregulloren për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, ku ka kundërshtuar propozimin për vendosjen e tarifës vjetore prej 1 mijë eurosh për zyrat e avokatisë.

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe avokatëve që ushtrojnë profesionin në kryeqytet, Berisha ka kërkuar që profesioni i avokatit të përjashtohet plotësisht nga kjo kategori tarifimi.

Sipas tij, avokatia nuk është veprimtari tregtare dhe nuk mund të trajtohet njësoj si bizneset komerciale, pasi avokatët ushtrojnë një funksion të domosdoshëm për realizimin e të drejtës kushtetuese në mbrojtje, qasje në drejtësi dhe proces të rregullt ligjor.

Gjatë diskutimit, Berisha ka theksuar se vendosja e një tarife të tillë bie ndesh me natyrën dhe rolin kushtetues të profesionit të avokatit, duke shtuar se avokatia është pjesë e sistemit të drejtësisë dhe jo një aktivitet afarist i zakonshëm.

Ai ka vlerësuar se trajtimi i avokatëve si kategori biznesi për qëllime fiskale krijon një precedent të gabuar, duke e krahasuar këtë qasje me vendosjen e tarifave të veçanta për gjyqtarët apo prokurorët për ushtrimin e funksioneve të tyre kushtetuese.

Oda e Avokatëve të Kosovës ka paralajmëruar se çdo barrë e pajustifikuar financiare ndaj profesionit të avokatit përkthehet në kosto shtesë për qytetarët dhe vështirëson qasjen në drejtësi.

Për këtë arsye, OAK i ka kërkuar Komunës së Prishtinës që avokatia të përjashtohet nga dispozitat e propozuara që parashohin tarifimin vjetor prej 1 mijë eurosh, ndërsa ka bërë të ditur se argumentet juridike dhe profesionale do të dorëzohen edhe me shkrim në kuadër të procesit konsultativ.

Sipas njoftimit, Oda do të vazhdojë të mbrojë pavarësinë e profesionit të avokatit dhe interesin publik për qasje të lirë dhe efektive në drejtësi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OAK kundërshton tarifën prej 1 mijë eurosh për zyrat e avokatisë në Prishtinë, Berisha: Avokatia nuk është biznes appeared first on Sinjali.

Dënohet me një vit burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë sulmuesja e dy gazetareve

4 June 2026 at 11:53

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore Mirvete Baraliun për veprat penale të sulmit dhe kanosjes në rastin e sulmit ndaj gazetareve të Lajmit, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha.

Sulmi kishte ndodhur në prill të vitit 2024, dhe gazetaret kishin kërkuar trajim mjekësor pas rastit, me Lindita Berishën që ishte shtatzënë në atë kohë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e mirëpret këtë vendim të shkallës së parë, dhe e sheh si fitore në avokimin e vazhdueshëm që sulmet ndaj gazetarëve të dënohen.

AGK-ja i bën thirrje sistemi gjyqësor që të trajtojë edhe të tjera raste të sulmeve të ngjashme dhe t’u jap epilog dënues. Gjithashtu, AGK-ja fton gjykatat për politika më të ashpëra ndëshkimore ndaj të gjithë atyre që sulmojnë gazetarët teksa ata kryejnë punën e tyre profesionale në interes të publikut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dënohet me një vit burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë sulmuesja e dy gazetareve appeared first on Sinjali.

❌
❌