Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 June 2026Gazeta Fjala

15:00 “Më iku një mike, shoqe, nëna e dytë e djalit tim!” Eni Çobani zemërthyer për ndarjen nga jeta të Brikena Baxhakut

By: Anisa
5 June 2026 at 15:00

Ditën e djeshme mbylli sytë përgjithmonë Brikena Brikena Baxhaku, drejtoresha e “Harry Fultz”, ndërkohë ka reaguar zemërthyer dhe në dhimbje mikesha e saj avokatja Eni Çobani.

“Lajm i rëndë i pabesueshëm për një zonjë të rrallë, të papërsëritshme plot dinjitet dhe fisnikëri që rrezatonte kudo mirësi”, kështu e nis Eni Çobani statutisn e saj krahë të cilit ka postuar një foto me Brikenën, e teksa më tej shkruan dhe ndan marrëdhënien e veçantë që kishte me të, dhe ndikimin e saj në rritjen e të birit, aq sa e quan “nëna e dyrtë e djalit tim” .

“Mua sot me ka ikur nje mike shoqe,nena e dyte e djalit tim se nese ai eshte sot i arrire eshte dhe merita jote e dashur Brikene.Si mund te besoj qe ti ike dhe smund te fjalosemi gjate ashtu si ne te dyja dinim te benim me buzeqeshjen tende plot jete qe i jepte zgjidhje cdo gjeje cdo shqetesimi” ka shkruar Eni më tej duke shtuar se ajo ka lënë pas një vajzë të mrekullueshme dhe një bashkëshort fisnik.

Reagimi i plotë:

Lajm i rende i pabesueshem per nje Zonje te rralle te paperseritshme plot dinjitet dhe fisnikeri qe rrezatonte kudo miresi.Mua sot me ka ikur nje mike shoqe,nena e dyte e djalit tim se nese ai eshte sot i arrire eshte dhe merita yte e dashur Brikene.Si mund te besoj qe ti ike dhe smund te fjalosemi gjate ashtu si ne te dyja dinim te benim me buzeqeshjen tende plot jete qe i jepte zgjidhje cdo gjeje cdo shqetesimi.
Miqtë e vërtetë janë të vështirë për t’u gjetur, shumë të vështirë për t’i lënë të shkojnë dhe e pamundur të harrohen
Jam e trishtuar pafund per humbjen tende por ke lene nje vajze te mrekullueshme bashkeshortin tend fisnik dhe mbesat e tua qe do jene krenare per Ty.Do jesh e paharruar per jete.
Te qofte dheu i lehte mike

14:45 Putin hedh poshtë frikën për sulm ndaj NATO-s: Absurde dhe provokim i qëllimshëm

By: Anisa
5 June 2026 at 14:45

Presidenti rus Vladimir Putin hodhi poshtë historitë që qarkullojnë në vendet perëndimore në lidhje me sulmin e supozuar të ardhshëm të Rusisë ndaj NATO-s, duke i vlerësuar pretendimet e tilla si absurde dhe si “manipulim të qëllimshëm”, dhe në të njëjtën kohë tha se Rusia është e gatshme për paqe me Ukrainën dhe se është e nevojshme që dikush neutral të jetë ndërmjetës në negociatat me atë vend.

“Cili është qëllimi i sulmit ndaj Evropës dhe luftës kundër NATO-s? Kjo nuk është thjesht absurditet, është një provokim i qëllimshëm i projektuar për të krijuar një kërcënim që në të vërtetë nuk ekziston dhe për të detyruar popullsinë e vendeve të tyre të shpenzojë më shumë para për mbrojtje”, tha Putin në një bisedë me krerët e agjencive kryesore ndërkombëtare të lajmeve në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar (SPIEF) në Shën Petersburg, i cili zgjati rreth dy orë.

Kur iu kërkua të komentonte deklaratën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i cili tha se lufta në Ukrainë është një “katastrofë për Rusinë”, Putin tha se realiteti në terren tregon të kundërtën, raporton RIA Novosti.

“Para së gjithash, dhe kjo duhet theksuar, trupat ruse po përparojnë përgjatë gjithë vijës së kontaktit”, theksoi Putin.

Ai tha se Ukraina po përballet me një mungesë katastrofike të fuqisë punëtore dhe se po humbet rreth 40,000 njerëz në muaj.

“Njerëzit merren me forcë, nuk ka motivim, askush nuk dëshiron të luftojë. Janë nisur 200,000 procedura penale për dezertim”, tha presidenti rus.

Sipas tij, ushtria ruse kohët e fundit mori kontrollin e afërsisht 2,440 kilometrave katrorë, rajoni i Luhanskut, të cilin Rusia e njohu si Republika Popullore e Luhanskut, u çlirua plotësisht, dhe rajoni i Donetskut, për Rusinë Republika Popullore e Donetskut, trupat ruse pushtuan 85 përqind të zonës, ndërsa 80 përqind e territorit ishte i pushtuar në rajonin e Zaporozhjes./a.d

14:31 Mbi 100 gra në Spanjë diagnostikohen me kancer të rrallë të lidhur me implantet e gjirit

By: Anisa
5 June 2026 at 14:31

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111 raste të limfomës anaplastike me qeliza të mëdha, një sëmundje e rrallë që zhvillohet në indin përreth implantit dhe jo në vetë gjirin.

Që nga nisja e monitorimit në vitin 2012, Agjencia Spanjolle e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka marrë 146 raportime të dyshuara. Sipas raportit më të fundit, shumica e rasteve janë regjistruar tek gratë me implante me sipërfaqe të teksturuar.

Ekspertët sqarojnë se ky kancer nuk zhvillohet në indin e gjirit, por në qelizat e sistemit imunitar që mund të formohen në kapsulën e indit përreth implantit. Megjithëse bëhet fjalë për një sëmundje të rrallë, autoritetet theksojnë rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe monitorimit të vazhdueshëm të pacienteve.

Shkencëtarët po hetojnë disa faktorë të mundshëm që mund të ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes, përfshirë llojin e implantit, predispozitat gjenetike dhe proceset inflamatore. Megjithatë, deri më tani nuk është vërtetuar një lidhje e drejtpërdrejtë shkak-pasojë dhe mekanizmi i saktë që çon në zhvillimin e kësaj limfome mbetet ende i paqartë./a.d

14:15 SHBA i bën thirrje Kosovës: Bashkohuni me projektet amerikane të LNG për siguri energjetike

By: Anisa
5 June 2026 at 14:15

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka rishpërndarë sot opinionin e publikuar një ditë më parë nga e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ku i bëhet thirrje Kosovës që të bashkohet me projektet amerikane të gazit natyror në rajonin e Ballkanit.

Në mesazhin e publikuar, theksohet se furnizimi energjetik i Kosovës nuk po ecën me ritmin e kërkesës në rritje, ndërsa vendi po përballet me një varësi gjithnjë e më të madhe nga importet e energjisë elektrike nga shtetet fqinje. Sipas të dhënave të Doganave të cituara në opinion, Kosova ka shpenzuar rreth 735 milionë euro për import energjie elektrike në katër vitet e fundit, me një rritje të ndjeshme të kostove nga viti në vit.

Në këtë kontekst, në opinion argumentohet se Kosova duhet të diversifikojë burimet e saj energjetike përmes përfshirjes në projektet amerikane të gazit natyror të lëngshëm (LNG), të cilat sipas SHBA-së mund të ndihmojnë në stabilizimin e furnizimit dhe çmimeve të energjisë në vend.

Në deklaratë thuhet se LNG-ja amerikane do të mund të plotësonte burimet ekzistuese të Kosovës dhe të forconte partneritetin ekonomik mes dy vendeve, duke u paraqitur si një alternativë për uljen e varësisë nga importet rajonale.

I Dërguari Special i Departamentit Amerikan të Energjisë për Integrimin e Energjisë, Joshua Volz, citohet të ketë deklaruar se sistemi energjetik i Kosovës ka nevojë për modernizim dhe se ai përfaqëson një mundësi për bashkëpunim me industrinë amerikane në sektorin e energjisë.

Më tej, në opinion theksohet se projektet rajonale si Korridori Vertikal i Gazit dhe terminali lundrues i gazit natyror në Kroaci, si dhe lidhjet me infrastrukturën energjetike në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, mund të krijojnë një rrjet më të gjerë furnizimi për Kosovën.

Sipas mesazhit të SHBA-së, ndërtimi i infrastrukturës së re do të kërkojë kohë dhe vendimmarrje të shpejtë nga Kosova, ndërsa theksohet se ekzistojnë edhe mekanizma financimi amerikanë për projekte të tilla energjetike.

Në fund të opinionit, SHBA nënvizon se siguria energjetike është pjesë e sigurisë kombëtare dhe i bën thirrje Kosovës që të shqyrtojë një partneritet afatgjatë në fushën e energjisë me Shtetet e Bashkuara, përmes gazit natyror të lëngshëm.

14:07 Edi Rama takohet sot me banorët e Zvërnecit pas protestave për projektin miliardësh

By: Anisa
5 June 2026 at 14:07

Last Updated on 05/06/2026 by Anisa

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me banorët e Zvërnecit, raporton A2 CNN.

Takimi është parashikuar të zhvillohet në orën 18:00, në Vlorë. Në të pritet të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të bashkisë.

Të shtunën e kaluar, banorë të zonës, ambientalistë dheaktivistë të shoqërisë civile, u përplasën me rojet e sigurisë të një kompanie private, që kishte rrethuar me gardh plazhin e Pishë Poros. Njëri prej protestuesve u mor zvarrë nga dy persona dhe u qëllua nga një i tretë. Të tre më pas u arrestuan.

Ngjarja shkaktoi reagim dhe prej ditë së diel, çdo pasdite mijëra vetë mblidhen në Tiranë për të protestuar kundër projektit për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, me të cilin lidhen edhe Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan Donald Turmp dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner.

Kryeministri Rama tha se nuk ka ende një projekt konkret për Zvërnecin, por shtoi se aty bëhet fjalë për një investim në tokë private, që sipas tij, do të jetë 4 miliardë dollarë. “Sa kohë të jem unë në detyrë, investimi nuk anulohet”, tha Rama të martën në një konferencë për mediat me Presidentin e Këshillin Europian, Antonio Costa.

Rama deklaroi se protestat janë të nxitura nga faktorë të huaj, që nuk duan zhvillimin e Shqipërisë dhe realizimin e një investimi të këtyre përmasave në vendin tonë./a.d

14:04 Bletët tregojnë aftësi të pazakonta, mund të përdorin mjete për të zgjidhur probleme

By: Anisa
5 June 2026 at 14:04

Last Updated on 05/06/2026 by Anisa

Bletët janë në gjendje të përdorin mjete për të zgjidhur probleme, sipas një studimi të ri që po sfidon bindjet e vjetra mbi aftësitë njohëse të insekteve.

Eksperimentet e kryera nga shkencëtarët tregojnë se këto insekte mund të gjejnë zgjidhje të reja për situata të panjohura, një aftësi që deri më tani u atribuohej kryesisht primatëve, elefantëve dhe sorrave.

Në studim, bletëve iu paraqit një version i përshtatur i eksperimentit të famshëm “kuti dhe banane”, i cili para një shekulli tregoi se shimpanzetë mund të përdornin objekte për të arritur një qëllim të paarritshëm. Në rastin e bletëve, ato duhej të rrokullisnin një top polistireni në një pozicion të caktuar dhe më pas të ngjiteshin mbi të për të arritur një lule artificiale të vendosur në një tavan të ulët.

Eksperimentet e kryera nga shkencëtarët tregojnë se këto insekte mund të gjejnë zgjidhje të reja për situata të panjohura, një aftësi që deri më tani u atribuohej kryesisht primatëve, elefantëve dhe sorrave.

Në studim, bletëve iu paraqit një version i përshtatur i eksperimentit të famshëm “kuti dhe banane”, i cili para një shekulli tregoi se shimpanzetë mund të përdornin objekte për të arritur një qëllim të paarritshëm. Në rastin e bletëve, ato duhej të rrokullisnin një top polistireni në një pozicion të caktuar dhe më pas të ngjiteshin mbi të për të arritur një lule artificiale të vendosur në një tavan të ulët./a.d

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: “Ata që më shajnë janë të sharë deri në brezin e tretë”

By: Anisa
5 June 2026 at 14:00

Avokati Ylli Manjani, i ftuar në Euronews Albania, ka shpërthyer ndaj një pjese të protestuesve që, sipas tij, e kanë sharë dhe ofenduar në rrjetet sociale dhe në telefonin e tij.

Manjani, i pyetur nga moderatorja Erla Mëhilli në lidhje me protestën, tha se nuk e kishte ndjekur atë dhe u dha një mesazh atyre që e ofendojnë.

Ndërsa më tej, edhe vetë juristi nuk i kurseu sharjet dhe ofendimet e rënda ndaj një pjese të protestuesve.

Debati:

Mëhilli: Si e ke parë protestën?

Manjani: S’e kam parë fare deri më tani, me thënë të drejtën. Kam marrë vesh se ka pasur një protestë, erdha këtu dhe e pashë, por s’më ka dhënë asnjë emocion.

Mëhilli: Si nuk të jep emocione?

Manjani: Nuk më jep, çfarë problemi ka? Dhe më tepër, kur disa prej tyre kanë marrë guximin të më shajnë në telefonin tim me rob shpie, robt ku t’i kenë. Ja, po e filloj kështu…

Mëhilli: Të ruajmë etikën.

Manjani: Etikën ta ruajnë ata, se kurva e kurvarë, po e përdor tani, ata legenë, pisa, qelbësira, të cilët trashin gjuhën në mënyrë private. Ata që kanë marrë përsipër të më shajnë në telefonin tim, janë të sharë deri në brezin e tretë, se s’po çoj më shumë. Ku t’i kenë! Hajdeni tani me gjithë protestë, se s’dua t’ia di fare.

Mëhilli: Na kanë sharë të gjithëve.

Manjani: Nuk i kam askujt borxh. Unë dhe familja ime s’i kemi borxh askujt. Kjo dhunë është pisllëk./a.d

Nga korridoret ekologjike te planifikimi i territorit – risitë në draftin e biodiversitetit

By: Anisa
5 June 2026 at 13:00

Në një moment kur politikat mjedisore po afrohen gjithnjë e më shumë me standardet e Bashkimit Europian, në rishikim po kalon edhe kuadri për mbrojtjen e biodiversitetit.

Ky draft i nxjerrë për konsultim synon të forcojë mënyrën si mbrohen ekosistemet dhe menaxhohet territori dhe kjo vjen si për ironi në të njëjtën kohë kur vendi është përfshirë në tensione dhe protesta që lidhen me zonat e mbrojtura.

Projektligji i rishikuar për biodiversitetin synon përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit vendas me acquis communautaire të BE-së dhe me angazhimet ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës dhe ekosistemeve.

Drafti fokusohet në forcimin e instrumenteve institucionale për monitorimin, mbrojtjen dhe restaurimin e habitateve natyrore, si dhe në rritjen e efektivitetit të mekanizmave të raportimit dhe zbatimit të politikave mjedisore.

Një nga shtyllat kryesore të dokumentit është përfshirja më e strukturuar e konceptit të “lidhshmërisë ekologjike”, i cili lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si planifikohet dhe zhvillohet territori.

Ky koncept nënkupton integrimin e korridoreve natyrore, rrjedhave ujore dhe zonave të fragmentuara të habitatit në proceset e vendimmarrjes, me qëllim ruajtjen e vazhdimësisë së ekosistemeve dhe lëvizjes së specieve.

Sipas draftit, këta elementë duhet të merren në konsideratë më sistematikisht në projektet e zhvillimit dhe planifikimit territorial, duke rritur nivelin e vlerësimit mjedisor.

Dokumenti parashikon gjithashtu forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe rritjen e kapaciteteve të autoriteteve përgjegjëse për mbrojtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave natyrore.

Projektligji është pjesë e procesit të përafrimit me standardet e BE-së në fushën e mjedisit dhe klimës, duke reflektuar kërkesat për një qasje më të integruar në menaxhimin e burimeve natyrore./a.d

12:45 Hyrjet e të huajve në maj rriten me 16%, sipas të dhënave paraprake

By: Anisa
5 June 2026 at 12:45

Në muajin maj 2026, vendi ynë mirëpriti 1,143,595 vizitorë të huaj, një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bënë të ditur të dhënat nga Agjencia për Media dhe Informim. Të dhënat publikohen më pas zyrtarisht nga INSTAT.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, pas një fillimi të vakët, nga moti i paqëndrueshëm turizmi ka shënuar rigjallërim më pas. Pas rritjes me 11 për qind të të huajve në mars, prilli rezulton me 8.8 për qind më shumë të huaj sesa prilli i vitit të shkuar.

Janari dhe shkurti nisën dobët me rënie të lehtë ose rritje gati zero.

Ndikim pozitiv në turizëm vlerësohet të ketë pasur dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, që kanë ndryshuar axhendën e shumë pushuesve, sidomos atyre nga Europa drejt vendeve më të sigurta dhe më afër.

Këtë tendencë e theksoi se Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në raportin e fundi rajonal të perspektivës ekonomike.

Sipas bankës “Presionet mbi konkurrueshmërinë e jashtme, rreziqet klimatike dhe luhatjet e çmimeve të energjisë, të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme, përbëjnë rreziqe negative.

Megjithatë BERZH thotë se këto efekte mund të zbuten pjesërisht nga zhvendosja e flukseve turistike nga disa vende më pranë konfliktit”.

Sipas të dhënave të INSTAT, Kosova vijon të dominojë, duke sjellë 30% të hyrjeve, e ndjekur nga Italia me rreth 13% dhe më pas Greqia me 8.6%, Maqedonia e Veriut me 8.1%, mali i Zi me 6.6%.

Në prill, një tendencë e dukshme ishte rritja e turistëve nga Franca, me 23% dhe atyre nga Polonia, që pothuajse u dyfishuan, teksa u rritën me 81%./monitor-a.d

12:30 Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

By: Anisa
5 June 2026 at 12:30

Bazuar në rekomandimet e SIGMA-s për decentralizim të pushtetit qeveria shqiptare ka ndërmarrë një reformë administrative duke ‘strehuar’ 16 nga 29 agjencitë shtetërore që vareshin nga kryeministri nëpër ministritë e linjës.

Dy javë më parë parlamenti miratoi tre projektligje ku parashikohej mënyra ligjore e funksionimit të disa agjencive shtetërore, duke i kaluar ato nga varësia direkte ndaj Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave në varësi të ministrive të linjës.

Në relacionet shoqëruese të nismave të sjellë nga qeveria argumentohej se ndryshimet lidheshin me një raport të 2025-ës i SIGMA-s, një program i BE-së dhe OECD-së për mbështetjen e qeverisjes së mirë, ku kritikohej centralizimi i pushtetit në duart e kryeministrit duke e shkaktuar probleme në funksionalitetin e administratës dhe fragmentarizim të saj.

“Struktura organizative është mjaft e centralizuar”- vërehej në këtë raport duke shtuar se disa agjenci në varësi të Kryeministrit mbulojnë fusha veprimtarie që lidhen me përgjegjësitë e ministrive ekzistuese, duke kufizuar kështu mundësinë për drejtim dhe kontroll efektiv ministror.

Për ekspertët e shoqërisë civile, modeli i krijuar nga Rama ka sjellë jo vetëm grumbullimin e pushtetit në ‘një dorë’, por dhe paqëndrueshmëri institucionale dhe mungesë llogaridhënie.

Edhe Kryeministria pranon se reforma në administratë synon rritjen e eficiencës e të koordinimit dhe forcimit të performancës institucionale në funksion të politikbërjes dhe procesit të integrimit evropian.

“Vlerësimi i SIGMA-s është fokusuar në identifikimin e balancës optimale ndërmjet koordinimit të centralizuar dhe mbikëqyrjes strategjike, nga njëra anë, dhe delegimit efektiv të funksioneve sektoriale dhe bashkëpunimit ndërministror, nga ana tjetër, me qëllim forcimin e koherencës së politikave publike, eficiencës administrative dhe efektivitetit të qeverisjes”- i tha BIRN-it kryeministria .

Sipas qeverisë nga 29 autoritete shtetërore që janë nën varësi të kryeministrit reforma do ta reduktojë në 13 të tilla dhe pjesa tjetër do të kalojë në varësi të ministrive të ndryshme sipas profilizimit.

Në varësi të zyrës së Kryeministrit do të vijojnë të jenë agjencitë që kanë funksione me natyrë strategjike, ndërsektoriale, ato të parashikuara shprehimisht në Kushtetutë, funksionet e sigurisë kombëtare, si dhe ato të fushave prioritare qeveritare, ndërsa funksionet me natyrë sektoriale, koordinuese do të kalojnë në varësi të ministrive sipas funksioneve që kanë.

“Në përfundim të këtij ushtrimi vlerësues, është konsideruar që 13 institucione të vijojnë të mbeten në varësi të Kryeministrit, për shkak të rolit të tyre në ushtrimin e funksioneve të listuara më sipër si funksione që i përkasin qendrës së qeverisjes”- tha Kryeministria, ndërsa liston organizimin e ri për 16 institucione të tjera.

Ndarja parashikon që; Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore kalon në varësi të ministrit përgjegjës për mjedisin; Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor kalon tek Mbrojtja; Inspektorati Qendror, Sekretariati Teknik i Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe Startup Albania kalojnë në varësi të Ministrit përgjegjës për ekonominë; Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Departamenti i Administratës Publike, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion kalojnë në varësi të ministrit për administratën publike dhe antikorrupsionin; Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile kalon në varësi të ministrit përgjegjës për mirëqenien sociale; Avokatura e Shtetit kalon tek Ministri i Drejtësisë; Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Komiteti Shtetëror i Kulteve dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë kalojnë në varësi të ministrit përgjegjës për kulturën, turizmin dhe sportin dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore kalon tek Ministri për Pushtetin Vendor;

Sipas Kryeministrisë është ende në proces vlerësimi Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjatë qeverisjes së gjatë, kryeministri Edi Rama ka krijuar një model qendërzimi të pushtetit në duart e tij mbi sektorë të ndryshëm, duke krijuar agjenci të reja ‘satelite’ për fusha specifike të komunikimit, koordinimit dhe inovacionit institucional, si Agjencia për Media dhe Informim (MIA) dhe Qendra për Hapje dhe Dialog, COD, duke fuqizuar agjenci ekzistuese dhe duke u dhënë këtyre strukturave funksione që më parë ishin të shpërndara në ministri.

Këto agjenci do të vijojnë të mbeten në varësi të zyrës së Kryeministrit bashkë me të tjera institucione të rëndësishme Agjencia e Prokurimit Publik, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia për Koordinimin e Ndihmës së huaj (SASPAC), Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH), Akademia e Shkencave, etj./reporter.al-a.d

12:30 “E latë këtë vend në dorë të kriminelëve…”, apeli me lot në sy i xhaxhait të policit të vrarë për Presidentin Begaj

By: Anisa
5 June 2026 at 12:30

Në ceremoninë e homazheve për efektivin e vrarë në Maliq, Enea Mekolli, familjarët kanë pritur sot përfaqësues të lartë të shtetit që morën pjesë në nderimin e tij.

Gjatë homazheve, xhaxhai i viktimës i është drejtuar me tone të forta dhe emocionale Presidentit Bajram Begaj, duke kërkuar ndërhyrje urgjente të shtetit për sigurinë dhe luftën ndaj krimit.

“E latë këtë vend në dorë të kriminelëve… Na fundosët. Po na vrasin djemtë,” është shprehur ai me lot në sy, duke theksuar se sipas tij mungojnë masat mbrojtëse dhe kontrolli ndaj kriminalitetit.

Ai ka kërkuar që institucionet të reagojnë më fort, duke deklaruar se “krimi po dominon në çdo cep të Shqipërisë” dhe se situata nuk mund të vazhdojë kështu.

Ceremonia e homazheve u zhvillua në prani të familjarëve, qytetarëve dhe zyrtarëve shtetërorë./a.d

12:15 Gjiri i Lalzit/ Projekti 1.2 miliardë dollarësh u shua pas dhunës, Spahiu: Miliardat i mori Mali i Zi

By: Anisa
5 June 2026 at 12:15

Juristi Kreshnik Spahiu ka rikthyer në vëmendje historinë e projektit të madh turistik në Gjirin e Lalzit, duke e cilësuar si një rast ku Shqipëria ka humbur investime të huaja për shkak të kriminalitetit dhe mungesës së sigurisë.

“Ky është investitori libanez që u rrah barbarisht në Lalëz dhe më pas zgjodhi të largohej. Sot ai investon miliarda euro në Mal të Zi, duke krijuar zhvillim, vende pune dhe mirëqenie për qytetarët e atij vendi. Miliarda euro i larguam por Gjirin e Lalzit nuk e shpëtuam. Politikanët dhe bandat shqiptare e kanë shqyer coptuar dhe betonuar pa kriter. Sot askush nuk kujtohet për pishat dhe pyjet e prera në Gjirin e Lalzit por as për mega projektin gjigand. Nga Saranda deri në Velipojë nuk kemi lejuar asnjë investitor të huaj. Të gjithë i kemi larguar”, shkruan Spahiu.

Deklarata i referohet projektit të kompanisë Omnix Albania, në pronësi të miliarderit nga Katari, Jamal Abdulsalam Abu Issa, i cili planifikonte një investim gjigand turistik në zonën e Lalzit.

Ngjarja që shoqëroi këtë projekt ndodhi në shtator 2016, kur administratori i kompanisë, biznesmeni libanezo-amerikan Faadi Mitri, u dhunua gjatë një sulmi të organizuar në afërsi të Laknasit, ndërsa po udhëtonte drejt aeroportit të Rinasit.

Sipas hetimeve, automjeti i tij u ndoq nga një tjetër fuoristradë dhe më pas u përplas, duke sjellë daljen e tre personave që e goditën me sende të forta përpara se të largoheshin.

Mitri ka deklaruar se sulmi kishte qëllim presionin për t’u tërhequr nga investimi në Gjirin e Lalzit. Ai ka dorëzuar edhe materiale dhe foto pranë autoriteteve, duke pretenduar lidhje të personave të përfshirë me konfliktet në zonë.

Pas këtyre zhvillimeve, në mars 2017, investitori u largua përfundimisht nga Shqipëria dhe kompania u tërhoq nga projekti.

Plani parashikonte një resort luksoz në rreth 330 mijë metra katrorë, me një investim rreth 1.2 miliardë dollarë, 5 hotele, qindra apartamente, akuapark dhe mbi 1400 vende pune të premtuara.

Sot, ky projekt mbetet një nga rastet më të debatueshme për dështimin e investimeve të huaja në bregdetin shqiptar.

Në këtë linjë debati, rasti i Gjirit të Lalzit shihet shpesh në diskutimet publike si paralel me polemikat dhe protestat për projektin e ri turistik në Zvërnec, ku përplasen sërish argumentet për zhvillim ekonomik nga njëra anë dhe shqetësimet për ndikimin në mjedis, territor dhe komunitet nga ana tjetër./fjala.al-A.d

11:00 Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës

By: Anisa
5 June 2026 at 11:00

Një 51-vjeçar është plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.

Sipas të dhënave, shtetasi Albert Çobani, 51 vjeç, është paraqitur i plagosur në urgjencën e spitalit të Sarandës rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Mësohet se ai ka marrë një plagë të rëndë në zonën e mushkërisë së majtë si pasojë e goditjes me thikë.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, i plagosuri është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar./a.d

10:45 Vrasja dhe plagosja e efektivëve në Maliq, AMP dhe Prokuroria nuk gjejnë shkelje në operacion

By: Anisa
5 June 2026 at 10:45

Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, nuk janë konstatuar shkelje në zbatimin e procedurave dhe protokolleve nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës gjatë operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari.

Ngjarja ndodhi pasi Braçellari, në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit, hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë, duke shkaktuar viktimën dhe plagosjen e rëndë të një tjetër punonjësi policie.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, autoritetet kanë gjetur edhe një radio policie, ndërsa raportohet se efektivët kanë fikur radiot e tyre gjatë operacionit për të shmangur interferencën me pajisjen që dyshohet se përdorej nga autori.

Po ashtu, nga kontrollet nuk është gjetur municion shtesë, çka ngre dyshime se i dyshuari ka përdorur të gjithë armatimin që kishte në dispozicion gjatë përplasjes me policinë.

Një tjetër element i hetimit lidhet me moskërkimin e forcave speciale RENEA gjatë operacionit. Sipas grupit hetimor, kjo nuk përbën shkelje procedurale, pasi kërkesa për ndërhyrjen e RENEA-s vlerësohet rast pas rasti dhe nuk është detyrim në çdo operacion policor.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe dinamikën e saj./a.d

10:30 A duhet të vijojë ndërtimi i resortit turistik në Zvërnec?/ Sondazhi: Ja si përgjigjen shqiptarët

By: Anisa
5 June 2026 at 10:30

Sondazhisti Eduart Zaloshnja, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka publikuar rezultatet e një sondazhi mbi ndërtimin e resortit turistik në Zvërnec, një projekt që ka nxitur debat publik ditët e fundit.

Sipas të dhënave të bëra publike, në sondazh janë pyetur mbi 1900 qytetarë nëse janë pro apo kundër vijimit të ndërtimit të resortit turistik në zonën e Vlorës.

Rezultatet tregojnë se 55 për qind e të anketuarve janë shprehur pro ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke e mbështetur zhvillimin e projektit.

Nga ana tjetër, 39 për qind e pjesëmarrësve kanë deklaruar se janë skeptikë ose kundër realizimit të tij, duke ngritur shqetësime lidhur me ndikimin e mundshëm në zonë.

Ndërkohë, rreth 6 për qind e të anketuarve rezultojnë të pavendosur për qëndrimin e tyre ndaj projektit.

Sondazhi pasqyron një ndarje të konsiderueshme të opinionit publik mbi një nga investimet më të diskutuara të momentit në zonën e Zvërnecit, ku përballen argumentet për zhvillim ekonomik dhe shqetësimet për mjedisin dhe trashëgiminë natyrore./a.d

10:15 Pozita e mjerë e Partisë së Sali Berishës

By: Anisa
5 June 2026 at 10:15

Nga Thoma Gëllçi

Kur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, doli para mediave për të komentuar protestat kundër projektit të Zvërnecit, shumë qytetarë prisnin të dëgjonin atë që zakonisht pritet nga një opozitë: pyetje për ligjshmërinë e procedurave, për mungesën e konkurrencës, për ndikimin mjedisor të projektit apo për mungesën e transparencës së qeverisë.

Në fund të fundit, këto janë edhe arsyet që kanë nxjerrë në rrugët e Tiranës mijëra protestues gjatë ditëve të fundit.

Por Flamur Noka zgjodhi një tjetër rrugë. Duke ndjekur vijën politike të Sali Berishës, ai deklaroi se organizatorët e protestës janë “mercenarë të Sorosit” dhe se shqetësimi i tyre nuk lidhet as me lagunën e Nartës, as me flamingot, as me pasuritë publike. Sipas tij, problemi i vërtetë qenka investimi i Jared Kushnerit dhe lidhjet e këtij të fundit me familjen Trump.

Deklarata ishte interesante jo aq për atë që tha, sesa për atë që la pa thënë.

Asnjë fjalë për mënyrën se si po jepen pronat publike. Asnjë koment për ekspertët e mjedisit që kanë ngritur shqetësime serioze. Asnjë përgjigje për pyetjet që po bëjnë qytetarët, organizatat civile dhe specialistët e fushës. Në vend të kësaj, debati u transferua menjëherë nga Zvërneci në Uashington, nga laguna e Nartës në konfliktin e përhershëm mes Donald Trumpit dhe George Sorosit.

Dhe pikërisht këtu fillon të shfaqet drama e vërtetë e Partisë së Sali Berishës.

Vetëm pak ditë më parë ajo zhvilloi atë që e quajti “Kongresi i Ripërtëritjes”. Emërtimi ishte ambicioz dhe synonte të krijonte përshtypjen e një force politike që po hynte në një fazë të re. Por mjaftoi protesta e parë e madhe qytetare që fasada të fillonte të plasaritej.

Partia e “ripërtëritjes” u kthye me shpejtësi në partinë e “përpëlitjes”. Ose, më saktë, të “ripërpëlitjes”, sepse përpëlitja është bërë prej kohësh forma kryesore e veprimit politik të saj. Çdo zhvillim i ri nuk trajtohet si mundësi për të ndërtuar një alternativë politike, por si një rast tjetër për të mbijetuar politikisht.

Në protestat e Zvërnecit dallimet mes qeverisë dhe opozitës u bënë më të paqarta se kurrë. Qeveria mbron projektin sepse është projekti i saj. Kjo është normale. Më pak normale është që opozita të harxhojë energji duke sulmuar protestuesit në vend që të kërkojë llogari nga qeveria.

Për ta kuptuar këtë sjellje duhet parë elefanti në mes të dhomës: problemi i “non gratës”.

Shpallja e Sali Berishës “non grata” nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion madhor ka ndikuar në jetën e Partisë Demokratike shumë më tepër sesa pranojnë drejtuesit e saj. Në fakt, prej vitesh duket sikur çdo ngjarje politike, pavarësisht temës, përfundon duke u lexuar përmes këtij filtri.

Kështu, një debat për ligjet shqiptare shndërrohet në debat për politikën amerikane. Një protestë për pasuritë publike paraqitet si pjesë e luftës kundër Sorosit. Një kërkesë për transparencë interpretohet si sulm ndaj Trumpit.

Në këtë logjikë absurde, programi politik i partisë duket se është reduktuar në mbrojtjen e Donald Trumpit nga George Sorosi. Vështirë të imagjinohet një transformim më i çuditshëm për një forcë politike që pretendon se përfaqëson interesat e qytetarëve shqiptarë.

Në selinë e SHQUP-it, politika shqiptare duket se është shpallur degë periferike e betejave ideologjike amerikane. Shqipëria zhduket nga tabloja, ndërsa Uashingtoni bëhet qendra e universit politik.

Prandaj debati largohet vazhdimisht nga çështjet reale. Në vend që të diskutohet nëse janë respektuar ligjet shqiptare, diskutohet çfarë mendon Trumpi. Në vend që të kërkohen dokumentet e projektit, kërkohen komplotistët. Në vend që të analizohen procedurat, shpiken armiq të rinj.

Edi Rama dhe Sali Berisha duken sikur kanë hyrë në një garë të heshtur për t’i dëshmuar Donald Trumpit se kush është më besnik ndaj tij dhe familjes së tij.

Njëri e paraqet investimin si sukses historik. Tjetri sulmon këdo që kërkon transparencë për të. Njëri flet për zhvillim strategjik. Tjetri për mercenarë të Sorosit. Por në fund të ditës, të dy përfundojnë në të njëjtën pikë: mbrojtjen e të njëjtit projekt.

Problemi është se kjo garë mbështetet mbi një llogari afatshkurtër.

Donald Trump është sot President i Shteteve të Bashkuara, por jo përgjithmonë. Pas dy vitesh ai nuk do të jetë më në Shtëpinë e Bardhë. Kjo nuk është çështje bindjesh politike, por kufizim kushtetues.

Ndërkohë Shqipëria do të vazhdojë të ekzistojë edhe pas Trumpit, edhe pas Ramës, edhe pas Berishës.

Laguna do të mbetet aty. Tokat publike do të mbeten aty. Pasojat e vendimeve të sotme do të mbeten aty për dekada.

Pikërisht për këtë arsye qytetarët kërkojnë transparencë. Dhe pikërisht për këtë arsye opozita ka detyrimin të jetë në krah të kësaj kërkese.

Kur një opozitë heq dorë nga ky rol dhe nis të kërkojë armiq imagjinarë në vend të përgjegjësive konkrete, ajo humbet arsyen e ekzistencës së saj.

Dhe kur një parti që sapo ka shpallur “ripërtëritjen” e vet reagon në këtë mënyrë ndaj protestës së parë të madhe qytetare, atëherë bëhet e qartë se problemi nuk është mungesa e sloganit të duhur. Problemi është mungesa e një drejtimi politik.

Ngjarjet e Zvërnecit e kanë bërë këtë më të dukshme se kurrë.

Ato treguan se pas retorikës së ripërtëritjes vazhdon të fshihet e njëjta përpëlitje e vjetër.

10:00 Ministrja Ismailaj: Ku ishin ambientalistët kur peshku gjuhej me dinamit dhe s’kishte flamingo në Nartë?

By: Anisa
5 June 2026 at 10:00

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka mbrojtur projektin e investimit që pritet të realizohet në Zvërnec, duke iu përgjigjur kritikave dhe protestave të organizatave ambientaliste që kundërshtojnë këtë iniciativë.

Gjatë një deklarate publike, Ismaili u ndal te shqetësimet e ngritura për ndikimin e projektit në Lagunën e Nartës dhe veçanërisht te flamingot dhe pelikanët që banojnë në këtë zonë. Sipas saj, pretendimet se investimi do të dëmtojë biodiversitetin nuk qëndrojnë, pasi vetë qeveria ka punuar për më shumë se një dekadë për të rikthyer ekosistemin e lagunës.

“Deri në vitin 2012 në Vlorë gjuhej peshku me dinamit. Si pasojë, nuk kishte mbetur pothuajse asnjë specie peshku dhe ishte dëmtuar rëndë flora dhe fauna detare. Në atë kohë nuk kishte as flamingo dhe as pelikanë në lagunë”, deklaroi ministrja.

Ajo theksoi se janë dashur 12 vite politika dhe nisma për mbrojtjen e mjedisit që zona të arrijë nivelin aktual të biodiversitetit. Për këtë arsye, sipas saj, është e pabazë të pretendohet se qeveria do të lejojë një projekt që cenon ekuilibrat natyrorë të krijuar ndër vite.

Ismaili shprehu habinë ndaj protestave të ambientalistëve, duke pyetur se ku kanë qenë ata në periudhën kur mjedisi në zonë po përballej me dëme serioze nga peshkimi i paligjshëm me dinamit.

Duke folur për përfitimet e investimit në Zvërnec, ministrja argumentoi se projekti do të kontribuojë në promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion turistik elitar dhe do të krijojë mijëra vende pune për banorët e Vlorës dhe zonave përreth.

“Ky është një investim që do ta bëjë Shqipërinë më të njohur në elitën e destinacioneve turistike dhe do të sjellë zhvillim ekonomik për gjithë rajonin”, u shpreh ajo.

Në përfundim, Ismaili deklaroi se kundërshtimi i një projekti të tillë zhvillimor përbën një qëndrim kundër interesave të vendit, duke theksuar se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit mund të ecin paralelisht./a.d

Bido: Greqia po orkestron fushatën kundër Zvërnecit, hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

By: Anisa
5 June 2026 at 09:25

Last Updated on 05/06/2026 by Anisa

Deputeti i PS-së, Ardit Bido, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, duke folur për protestat ndaj ndërtimit në Zvërnec, u shpreh se në lojë janë interesa të huaja. Ai përmendi rastin e Greqisë duke u shprehur se është interes i tyre i pastër për të bërë luftë hibride.

“Kjo protestë nisi nga disa skena banditeske që ndodhën në Zvërnec. Kemi reaguar bashkë me kolegë të PS, duke hequr nga puna drejtorin e policisë, policinë private, telin me gjemba në pronë publike.

Ky sentiment do të krijonte revoltë.

Unë jam me banorët e Zvërnecit të gjithë kanë një pretendime të drejtë pronësi që po e heton SPAK dhe ato 195 milionë euro të shkojnë te pronari real. Kjo historia e flamingos duhet sqaruar se atje ka patur aeroporti civil që në vitet ’20.

Kemi edhe këtu një faktor që bëhet pis dhe një tezë dhe e faktoj se kemi të bëjmë me disa interesa të huaja në lojë.

Ne kemi deri nga Korzufi deri afër Ulqinit resorte turistike që prodhojnë qindra milionë euro. Këtu nuk kemi. Këto po planfikikohet një restort turistik dhe ato 4 miliardë euro që thuhen.

Interesi i pastër grek i pasqyruar në reagimin e shtetit grek të opozitës dhe shumicës greke, në hapjen e mbi 1000 IP-ve, që në mënyrë artificiale pompojnë ambientalizmin këtu, të cilët janë luftë hibride, që na u bë lëvizja e flamingos nga njerëz që nuk kanë vajtur një ditë aty.

Kjo shfrytëzohet se do t’ia marrim ato turistë Greqisë.”- tha Bido./a.d

09:10 Florentino Pérez paralajmëron “bombën” e merkatos, Real Madridi gati të thyejë rekordin me ofertë 150 milionë euro

By: Anisa
5 June 2026 at 09:10

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka ndezur spekulimet pasi deklaroi se klubi madrilen do të bëjë së shpejti një ofertë rekord për një futbollist të nivelit “Galactico”.

Gjatë një interviste televizive, Perez zbuloi se oferta, e cila pritet të paraqitet të martën e ardhshme, do të kapë vlerën e të paktën 150 milionë eurove, duke u bërë kështu shuma më e madhe e paguar ndonjëherë nga Real Madridi për një lojtar.

“Do të bëjmë një ofertë për një klub të Ligës së Kampionëve. Nuk bëhet fjalë për Haaland, Kane, Doku apo Olise. Është një Galactico i vërtetë”, deklaroi kreu i klubit spanjoll.

Sipas mediave spanjolle, tre emrat që po përmenden më shumë janë mesfushorët e PSG-së, Vitinha dhe Joao Neves, si dhe ylli i Bayern Munichut, Michael Olise. Megjithatë, Perez ka mohuar publikisht se francezi Olise është objektivi kryesor.

Vitinha, një nga liderët e PSG-së dhe kombëtares portugeze, konsiderohet prej kohësh si një lojtar i pëlqyer nga drejtuesit madrilenë. Ndërkohë, Joao Neves shihet si një nga talentet më premtuese të futbollit evropian dhe ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve.

Transferimi i cilitdo prej tyre pritet të jetë i vështirë, pasi PSG nuk ka treguar gatishmëri për të shitur lojtarët e saj kryesorë. Megjithatë, deklarata e Florentino Pérez ka rritur pritshmëritë e tifozëve për një lëvizje historike në merkato.

Tashmë mbetet të shihet nëse presidenti i Real Madridit do ta mbajë premtimin dhe cili do të jetë emri i futbollistit që mund të thyejë rekordin e transferimeve në historinë e klubit madrilen./A.D

08:00 Eric Wendt merr mbështetjen e Komitetit të Senatit për ambasador në Shqipëri

By: Anisa
5 June 2026 at 08:00

I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt ka marrë merr mbështetjen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë.

Nominimi për Shqipërinë kaloi me votim 19 pro dhe 3 kundër.

Mbledhja ku u shqyrtuan emërimet për ambasadorë u drejtua nga Jim Risch.

Mes nominimeve u miratuan edhe ambasadorët e propozuar për Tanzaninë, Australinë, Norvegjinë, Korenë./a.d

❌
❌