Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 August 2025Albeu

Këmbimi valutor 5 Gusht 2025/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
5 August 2025 at 07:37

Sot, më 5 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë.

Euro, blihet me 96.4 lekë dhe shitet 97.6 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110.2 lekë dhe shitet me 112 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60 lekë, ndërsa në shitje me 61.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 5 Gusht 2025/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 5 Gusht 2025/ Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata

By: V K
5 August 2025 at 07:18

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare, deri të dendura, ku më të theksuara në relievet kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, në Jug priten shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

Era e lehtë me drejtim kryesor Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-16m/s  Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

The post Parashikimi i motit 5 Gusht 2025/ Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 5 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
4 August 2025 at 23:48

Dashi

Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në lojë, për të jetuar dhe për të pasur një eksperiencë të mirë personale. Dashuria mund të kthehet protagoniste e ditës.

Demi

Venusi do të ketë ndikim të kundërt, por gjithsesi dashuria do të rezistojë ndaj tij. Mundohuni që të hiqni dorë nga përgjegjësitë, sidomos nëse keni konflikte në familje. Bëni mirë të rigjeni qetësinë, edhe pse nuk do e keni të lehtë.

Binjakët

Në javët në vijim, gjërat do të vijnë duke u përmirësuar. Ndaj mundohuni që të mos e teproni me kritikat, sidomos gjatë së mërkurës dhe të enjtes. Jeni të lodhur por kjo gjë është normale, duke mbajtur parasysh se po bëni shumë gjëra njëkohësisht. Bëni mirë që të mbani nën kontroll debulesën fizike.

Gaforrja

Do të keni mundësi që të rikuperoni kohën e humbur. Bëni mirë që të shfrytëzoni energjinë e favorshme në sferën profesionale, pasi ka probleme që kërkojnë zgjidhje. Jepuni më shumë hapësirë ndjenjave.

Luani

Jeni në kërkim të pak më shumë qetësie. Mundohuni që të mos bëni shumë gjëra njëherësh, pasi Hëna dhe Dielli nuk do të jenë në anën tuaj. Kush ka pasur një problem shëndetësor, do arrijë që të rikuperohet.

Virgjëresha

Jeni të stresuar për shkak të problemeve që kanë të bëjnë me punën. Yjet janë në anën tuaj, veç bëni kujdes pasi mesjava do të vërë në rrezik raportet ndërpersonale. Veproni me maturi.

Peshorja

Saturni do të ketë ndikim të kundërt në shenjën tuaj dhe ndoshta në punë do të hasni në një ngarkesë të madhe. Ditët në vijim do të jenë shumë interesante sa i takon ndjenjave.

Akrepi

Duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, pasi ka disa aspekte thelbësore që kërkojnë zgjidhje në dashuri ose në punë. Sfera sentimentale do të vijë drejt përmirësimit. Dashuritë e reja janë mjaft të favorshme.

Shigjetari

Mund ta gjeni veten të dashuruar krejt papritur. Qielli do të jetë mjaft i favorshëm për gjithë ata që duan të rikthehen në lojë, shkruan noa.al. Persona interesantë do ju vijnë rrotull.

Bricjapi

Situata astrologjike parashikohet e ngarkuar me mendime. Mbani parasysh se shumë nyje do të zgjidhen brenda këtij viti, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Mundohuni që të vini gjërat në rregull, pasi ka zgjedhje që duhen bërë brenda pak javësh.

Ujori

Mundohuni që të mos jeni konfuz gjatë kësaj të marte. Personat më të tensionuar do të tregohen të matur lidhur me ndjenjat. Në punë do të jeni nën stres, si pasojë e një çështje që ka të bëjë me paratë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite mund të ndiheni të frymëzuar. Mundohuni që të jeni më mirë, sa i takon anës fizike. Dashuria është në qoshe dhe mundësitë nuk do të vonojnë të vijnë. Nuk është një periudhë e vështirë, por sërish ju do të jeni nervoz.

The post Horoskopi 5 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

By: M C
4 August 2025 at 23:39

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës, përfshihet edhe mjalti.

I pasur me enzima, vitamina, antioksidantë dhe minerale, është një thesar i vërtetë për ata prej jush që kërkojnë kujdes natyral pa aditivë kimikë.

Pse duhet të përdorni mjaltë në kujdesin e lëkurës?

Mjalti vepron si një hidratues natyral, duke ruajtur lagështinë dhe duke e lënë lëkurën tuaj të butë dhe elastike. Në të njëjtën kohë, ai ofron një eksfolim të butë, duke hequr qelizat e vdekura dhe duke ju dhënë një lëkurë më të pastër, më të freskët dhe më të shndritshme. Falë vetive të tij antibakteriale dhe anti- inflamatore, ai mund të ndihmojë në luftimin e akneve, acarimit dhe skuqjes, ndërsa antioksidantët e tij mbrojnë lëkurën nga plakja e parakohshme dhe dëmtimet e përditshme mjedisore.

Si mund ta përdorni?

Mjalti është jashtëzakonisht i gjithanshëm dhe përshtatet lehtësisht me rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Ja disa mënyra:

Si maskë për fytyrën: Aplikoni një shtresë të hollë mjalti të papërpunuar në lëkurë të pastër dhe lëreni për 15-20 minuta.

Shpëlajeni me ujë të vakët dhe shijoni butësi dhe hidratim të menjëhershëm. Në kombinim me përbërës të tjerë natyralë : Provojeni me bollgur për eksfolim, me kos për qetësim ose me disa pika limoni për shkëlqim. Nëse keni lëkurë të thatë, shtoni pak vaj ulliri ose bajamesh.
Për zona të thata ose të çara: Mjalti mund të përdoret në mënyrë topike në buzë, bërryla ose thembra për lehtësim të menjëhershëm.

Maskë me mjaltë për lëkurë të butë dhe të hidratuar

Çfarë lloj mjalti duhet të zgjidhni?

Për përfitim maksimal, zgjidhni mjaltë të papërpunuar dhe të papërpunuar, i cili ruan të gjitha enzimat e tij natyrale. Për diçka edhe më të fuqishme, provoni mjaltin Manuka, i njohur për vetitë e tij të përforcuara antimikrobike dhe shëruese.

Këshilla para përdorimit

Është një ide e mirë të bëni një provë të vogël në kyçin e dorës përpara se të aplikoni mjaltin në fytyrë, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme ose alergji. Mjalti është përgjithësisht i sigurt, por çdo lloj lëkure është i ndryshëm. Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të thjeshtë, natyrale dhe efektive për t’u kujdesur për lëkurën tuaj, mjalti meriton një vend në banjën tuaj. Me vetëm disa minuta në javë, mund t’i jepni lëkurës suaj hidratim të thellë, eksfolim të butë dhe një shkëlqim natyral – të gjitha nga një përbërës i vetëm që ndoshta e keni tashmë në kuzhinën tuaj.

The post Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme appeared first on Albeu.com.

Tesla i jep Elon Musk aksione me vlerë 29 miliardë dollarë për ta mbajtur në drejtimin e kompanisë

By: M C
4 August 2025 at 23:23

Kompania Tesla ka vendosur t’i japë CEO-së së saj, Elon Musk, një pako aksionesh me vlerë 29 miliardë dollarë, me qëllim që ta mbajë në drejtimin e kompanisë.

Ky vendim vjen pas anulimit nga një gjykatë amerikane të një pakete shpërblimi prej 56 miliardë dollarësh të miratuar në vitin 2018, duke e cilësuar atë si të padrejtë ndaj aksionerëve. Musk ka apeluar këtë vendim të Gjykatës së Delaware, të dhënë në vitin 2024.

Paketa e mëparshme ishte e lidhur me objektiva të qarta si kapitalizimi i tregut, të ardhurat dhe fitimet, të cilat Musk i kishte përmbushur të gjitha.

Në njoftimin e saj të së hënës drejtuar aksionerëve, Tesla shprehet se është “e bindur që aksionet në vlerë 29 miliardë dollarë do ta motivojnë Elon që të qëndrojë në kompani”, sidomos në një kohë kur “lufta për talentet në fushën e inteligjencës artificiale po ashpërsohet”.

Kjo pako e re do të forcojë edhe ndikimin e Musk në bord, duke i rritur të drejtat e votës.

“Është jetike të ruajmë dhe motivojmë talentet tona më të mira, duke filluar nga Elon”, tha bordi drejtues i Tesla në një postim në X. Ata shtuan se “asnjë tjetër nuk e përmbush kombinimin e përvojës drejtuese dhe njohurive teknike që ka Elon Musk”.

Sipas kompanisë, Musk ka një “historik të provuar në ndërtimin e bizneseve revolucionare dhe fitimprurëse”.

Megjithatë, Tesla sqaroi se nëse gjykata vendos të rikthejë në fuqi paketën e vitit 2018, Musk do të heqë dorë nga paketa e re prej 29 miliardë dollarësh.

The post Tesla i jep Elon Musk aksione me vlerë 29 miliardë dollarë për ta mbajtur në drejtimin e kompanisë appeared first on Albeu.com.

Holanda vendi i parë që depoziton 500 milionë euro në mekanizmin e NATO-s për të financuar armët për Ukrainën

By: M C
4 August 2025 at 23:16

Holanda është vendi i parë që mbështet financiarisht mekanizmin PURL (Lista e Kërkesave të Prioriteteve të Ukrainës) të NATO-s për dërgimin e armëve në Ukrainë, duke paguar 500 milionë euro, njoftoi sot Ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans.

“Ukraina ka nevojë urgjente për përforcime dhe municione të mbrojtjes ajrore”, tha Brekelmans në një postim në Platformën X, duke shtuar se vendi i tij do të ofrojë 500 milionë euro për dërgimin e sistemeve amerikane të armëve (përfshirë raketat Patriot).

“Kjo do ta ndihmojë Ukrainën të mbrojë veten dhe pjesën tjetër të Evropës nga sulmet ruse”, tha ai. Një deklaratë e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë Holandeze të Mbrojtjes tha, ndër të tjera, se vendet e tjera janë zotuar të mbështesin programin e ri.

Sipas programit, Ukraina do të jetë në gjendje të tërheqë pajisje ushtarake nga rezervat e forcave të armatosura të SHBA-së, për të cilat do të paguajnë shtetet e tjera anëtare të NATO-s. SHBA-të po japin ndihmë ushtarake në paketa me vlerë rreth 500 milionë dollarë, të cilat përfshijnë sisteme armësh dhe municione të përshtatura për nevojat e Ukrainës.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha muajin e kaluar se SHBA-të po shqyrtonin dërgimin e armëve në Ukrainë që do të financoheshin nga aleatët evropianë, pa hyrë në detaje të mëtejshme në atë kohë.

The post Holanda vendi i parë që depoziton 500 milionë euro në mekanizmin e NATO-s për të financuar armët për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një i plagosur

By: M C
4 August 2025 at 22:46

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit të Vlorës, në zonën e Centrales.

Një motor është përplasur nga një makinë me targa italiane drejtuar nga një shtetas i huaj.

Mjeti i llojit foristradë që është përplasur me motorin. Si rrjedhojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Ai është transportuar me urgjencë në spital ndersa ndodhet jashte rrezikun per jeten. Ndërkohë që aksidenti ka bërë që të ketë pengesa në qarkullimin rrugor përgjatë gjithë aksit.

The post Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një i plagosur appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ U gjet i vrarë me armë zjarri në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn e tij

By: M C
4 August 2025 at 22:30

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Lleshaj, ish efektiv i policisë së shteti u gjet i vrarë në rrugë në fshatin Paçram të Shkodrës. Mësohet se 65-vjeçari ka qenë i dënuar më parë më 25 vite burg pasi para 20 vitesh ka ekzekutuar me armë zjarri kushëririn e tij Dode Lleshaj.

Pasi ka vuajtur dënimin me 18 vite burgi, Frrok Lleshaj para dy vitesh, më 16 mars 2023 ishte liruar nga burgu.

“Me vendim nr.37, date 17.03.2006 Gjykatës Shkodër dënuar 25 vite burgim për Vrasje me dashje dhe është liruar më datën 16.03.2023 nga IEVP Shkodër.”

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e vrasjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Pista kryesore e hetimit është gjakmarrja.

The post EMRAT/ U gjet i vrarë me armë zjarri në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn e tij appeared first on Albeu.com.

Regjistrohen tetë vatra zjarri në vend, shtatë mbeten aktive

By: M C
4 August 2025 at 22:19

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) informoi të hënën se në orët e fundit janë shfaqur tetë vatra zjarri në të gjithë vendin. Nga këto, një është shuar, ndërsa shtatë mbeten ende aktive.

Zjarri në fshatin Vashtëmi, në bashkinë Maliq, është vënë nën kontroll dhe është shuar plotësisht. Megjithatë, situata mbetet shqetësuese në disa zona të tjera. Sipas AKMC-së, vatrat e zjarrit janë ende aktive në:

Gurë-Lurë, bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), ku zjarri po izolohet dhe është nën kontroll.

Skërficë, bashkia Delvinë, ku efektivët zjarrfikës dhe Forcat e Armatosura po punojnë thellë në zonën e djegur për të izoluar vatrat e mundshme.

Në terren janë angazhuar mbi 25 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës të shërbimit pyjor dhe mjete zjarrfikëse, të cilët po punojnë në koordinim të plotë me autoritetet vendore për të vënë situatën nën kontroll.

Agjencia e Mbrojtjes Civile u bën thirrje banorëve që të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re.

The post Regjistrohen tetë vatra zjarri në vend, shtatë mbeten aktive appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 4 August 2025Albeu

Tronditëse në Vaun e Dejës, 65-vjeçari vritet me armë zjarri dhe lihet i vdekur në mes të rrugës

By: M C
4 August 2025 at 21:41

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmje ne kësaj të hënë ne Vaun e Dejës ku një shtetas është gjetur i vrarë.

Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se rreth orës 21:00, në fshatin Poçram, është gjetur në mes të rrugës pa shenja jete shtetasi F.Ll, 65 vjeç.

Dyshohet se 65-vjeçari është vrarë me armë zjarri dhe është lënë i vdekur në rrugë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhje ne plotë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

The post Tronditëse në Vaun e Dejës, 65-vjeçari vritet me armë zjarri dhe lihet i vdekur në mes të rrugës appeared first on Albeu.com.

Nuk ka paqe! Benjamin Netanyahu merr vendimin drastik: Do të pushtojmë plotësisht Gazën

By: M C
4 August 2025 at 21:27

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndërmarrë vendimin drastik për të pushtuar plotësisht Gazën. Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë mësohet se Netanyahu ka konfirmuar këtë të hënë se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet ushtarake në zonat ku besohet se mbahen pengjet.

“Ne po angazhohemi për të çliruar Gazën nga tirania e këtyre terroristëve”, tha Netanyahu në një video-adresim të postuar në X.

“Shumë banorë të Gazës vijnë tek ne dhe thonë ‘Na ndihmoni të çlirohemi. Na ndihmoni të çlirohemi nga Hamasi’ dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”, shtoi ai.

Gjithashtu edhe Zyra e Kryeministrisë në një mesazh drejtuar Shefit të Shtabit i vendosi ultimatum që nëse nuk bie dakord atëhere le të japë dorëheqjen.

“Nëse kjo nuk ju përshtatet, atëherë duhet të jepni dorëheqjen”, mësohet të jetë mesazhi që Zyra e Kryeministrit i ka dërguar Gjeneralit Eyal Zamir.

Netanyahu dhe Zamir kanë qenë në kundërshtim me mënyrën se si po zhvillohet lufta në Gaza, me tensione që “kanë arritur kulmin” këtë të hënë.

Njoftimi i Netanyahut vjen pas muajsh bisedimesh të dobëta në Katar midis Izraelit dhe Hamasit, ndërsa ndërmjetësuesit përpiqen të kapërcejnë pengesat nga të dyja palët dhe të arrijnë një armëpushim dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve, ndërsa situata humanitare në Rrip përkeqësohet.

The post Nuk ka paqe! Benjamin Netanyahu merr vendimin drastik: Do të pushtojmë plotësisht Gazën appeared first on Albeu.com.

Një burrë me qese në dorë…

By: M C
4 August 2025 at 21:22

Nga Enver Robelli

Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë. Ka qenë kryeministër. Ka qenë i përkëdhelur i bashkësisë ndërkombëtare. Ka qenë i mirëpritur në Bruksel dhe në kryeqytete të tjera të rëndësishme të Europës. Më 2009 papritmas dha dorëheqje. Në fillim të dhjetorit 2010 iku nga Kroacia, por aventura e tij zgjati vetëm 24 orë: u arrestua në autostradë afër Salzburgut në Austri.

Gati 15 vite kanë kaluar nga ajo kohë. Burri me qese në dorë, i njohur me emrin Ivo Sanader, doli sot nga burgu. Deri tani, si në paraburgim ashtu edhe në bazë të vendimeve gjyqësore, ai ka kaluar në burg gati 10 vjet.

Ivo Sanader është dënuar me vendim të formës së prerë në tri raste: për përvetësimin e parave nga ndërmarrjet publike, për kërkim dhe marrje ryshfeti si dhe për dorëzimin e të drejtave menaxhuese mbi kompaninë Ina tek kompania hungareze MOL në këmbim të ryshfetit.

Ivo Sanader do të mund të hynte në histori si një personalitet i madh i politikës kroate. Para se të futej në terrenin e minuar të politikës, ai ishte drejtor teatri në Split. Fliste italisht, gjermanisht, anglisht. Kur u bë kryeministër, i dha fund trashëgimisë së plumbtë të Franjo Tuxhmanit. E orientoi Kroacinë drejt BE-së. Krijoi kushtet për arrestimin e Ante Gotovinës. Kësisoj hapi shtegun për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Por gjatë qeverisjes atë e tradhtoi instinkti i pushtetit – dhe ai i lakmisë.

Dhe ja ku është tani: një burrë me një qese. I përbuzur. I harruar. I vetmuar. Dhe meritueshëm i dënuar! Ndërkohë vendi i tij është anëtar i Bashkimit Europian, është pjesë e Schengenit dhe paguan me euro. (Në NATO Kroacia ka hyrë më 1 prill 2009, atëherë kryeministër ishte Ivo Sanader). Për krejt veprat e tij, drejtësia kroate e ka dënuar me gjithsej 18 vjet burg.

Sipas ligjit, janë plotësuar kushtet që ai të lirohet paraprakisht, por deri në vitin 2032 do të jetë nën mbikëqyrje të autoriteteve.

The post Një burrë me qese në dorë… appeared first on Albeu.com.

DASH propozon që aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

By: M C
4 August 2025 at 20:45

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka propozuar që aplikantët për viza biznesi dhe turistike të dorëzojnë garanci deri në 15.000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Në një njoftim që do të publikohet në Regjistrin Federal të martën, DASH thekson se do të nisë një program testues 12-mujor, sipas të cilit, njerëzve nga vende që konsiderohen me shkallë të larta të qëndrimeve të paligjshme pas skadimit të vizës dhe me mangësi në kontrollin e dokumenteve të brendshme, mund t’u kërkohet ta dorëzojnë një garanci prej 5.000, 10.000 ose 15.000 dollarësh kur aplikojnë për vizë.

Propozimi vjen ndërkohë që administrata Trump po ashpërson kërkesat për aplikantët për viza.

Javën e kaluar, Departamenti i Shtetit njoftoi se shumë aplikantë për rinovim vizash do të duhet t’i nënshtrohen një interviste shtesë personale, gjë që më parë nuk kërkohej.

Përveç kësaj, DASH po propozon që aplikantët për programin e Lotarisë së Vizave të kenë pasaporta të vlefshme nga vendi i tyre i shtetësisë.

Një përmbledhje e njoftimit për garancinë, e cila u publikua në faqen e internetit të Regjistrit Federal të hënën, nënvizon se programi testues do të hyjë në fuqi brenda 15 ditëve nga publikimi zyrtar dhe është i nevojshëm për të siguruar që Qeveria amerikane të mos mbetet financiarisht përgjegjëse nëse një vizitor nuk i përmbahet kushteve të vizës së tij apo saj.

“Të huajt që aplikojnë për viza si vizitorë të përkohshëm për biznes ose qejf dhe që janë shtetas të vendeve të identifikuara nga departamenti si me nivele të larta të shkeljeve të vizës, me mangësi në informacionin për verifikim dhe kontroll, ose që ofrojnë shtetësi nëpërmjet investimit, nëse kjo shtetësi është marrë pa kërkesë për qëndrim në vend, mund të bëhen subjekt i programit testues”, thuhet në njoftim.

Thuhet gjithashtu se vendet që preken do të renditen sapo të hyjë në fuqi programi.

Kjo garanci nuk do të zbatohet për shtetasit e vendeve që marrin pjesë në Programin e Heqjes së Vizave (Visa Waiver Program) dhe mund të përjashtohet për të tjerët në varësi të rrethanave individuale të aplikantit.

Garancitë për vizat janë propozuar edhe më parë, por nuk janë zbatuar.

Departamenti i Shtetit tradicionalisht ka dekurajuar këtë kërkesë për shkak të procesit të ndërlikuar të depozitimit dhe kthimit të garancisë, si dhe për shkak të perceptimeve të gabuara që mund të krijohen në publik.

Megjithatë, departamenti tha se ky qëndrim i mëparshëm “nuk mbështetet nga ndonjë shembull apo dëshmi e kohëve të fundit, pasi garancitë për viza nuk janë kërkuar përgjithësisht në ndonjë periudhë të fundit”./REL/

The post DASH propozon që aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA appeared first on Albeu.com.

Mekanizmi i ri i NATO-s për armët drejt Ukrainës, ja vendi i parë që financon

By: M C
4 August 2025 at 20:41

Ministria e Mbrojtjes holandeze njoftoi të hënën se vendi do të dhurojë 500 milionë euro në kuadër të këtij mekanizmi të ri, të quajtur “Lista e Prioriteteve të Kërkesave të Ukrainës” (PURL).

Holanda do të jetë vendi i parë që kontribuon financiarisht në mekanizmin e ri të NATO-s për blerjen e armëve nga SHBA-të dhe dërgimin e tyre në Ukrainë, një përpjekje për të ndihmuar Kievin në mbrojtjen nga sulmet e intensifikuara ruse.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar muajin e kaluar se SHBA do të furnizojë me armë Ukrainën, por me kushtin që ato të paguhen nga vendet evropiane, pa dhënë detaje mbi mënyrën e funksionimit të kësaj skeme.

Sipas Reuters, NATO, SHBA dhe Ukraina janë në proces zhvillimi të këtij mekanizmi financiar të ri për të mbështetur ushtrinë ukrainase.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përshëndeti vendimin e Holandës, duke theksuar:

“Është e mrekullueshme të shohësh Holandën të marrë iniciativën dhe të financojë paketën e parë të pajisjeve ushtarake amerikane për Ukrainën, në kuadër të kësaj nisme të NATO-s.”

Rutte shtoi gjithashtu se ka dërguar letra zyrtare për të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, duke i ftuar të bashkohen në këtë nismë.

“Pres shumë shpejt njoftime të tjera të rëndësishme nga aleatë të tjerë,” tha ai.

Edhe ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, përshëndeti kontributin holandez, duke e quajtur atë si një hap të parë mes shumë të tjerëve që do të ndjekin. Ai shtoi se në javët në vijim priten zhvillime të rëndësishme në këtë drejtim.

The post Mekanizmi i ri i NATO-s për armët drejt Ukrainës, ja vendi i parë që financon appeared first on Albeu.com.

Peggy Gou e befasuar me Kosovën: Ishte hera ime e parë këtu, çfarë publiku!

By: D Marku
4 August 2025 at 19:52

Peggy Gou ishte ndër DJ-të më të njohur ndërkombëtarë që performoi para mijëra spektatorëve në edicionin e sivjetëm të Festivalit Sunny Hill në Prishtinë.

Kompozitorja e hitit “Na Na Na” duket se është larguar me përshtypje të jashtëzakonshme për Kosovën e po ashtu edhe për publikun entuziast, të cilit i dhuroi një performancë spektakolare.

Menjëherë pas përfundimit të festivalit, Peggy Gou ndau emocionet e saj në rrjetet sociale, duke veçuar Kosovën dhe eksperiencën unike që përjetoi në Sunny Hill. Artistja koreano-jugore u shpreh e mahnitur me publikun dhe atmosferën.

“Kosovë, wow! @sunnyhillfestival ❤️ është hera ime e parë këtu – çfarë publiku! Faleminderit që vallëzuat në shi, dhe faleminderit familjes Lipa për ftesën!” – shkroi ajo, duke ndarë disa nga përshtypjet më të bukura nga festivali.

Sunny Hill Festival mbylli me sukses edicionin e këtij viti, duke sjellë emra të mëdhenj të muzikës botërore si Shawn Mendes, Fatboy Slim, Anyma dhe Mochakk

Në natën hapëse, Dua Lipa, bashkëthemeluese e festivalit, ndezi atmosferën me një performancë madhështore, duke e kthyer ngjarjen në një festë të paharrueshme për publikun vendas dhe ndërkombëtar.

The post Peggy Gou e befasuar me Kosovën: Ishte hera ime e parë këtu, çfarë publiku! appeared first on Albeu.com.

Lëkundje tërmeti në Maqedoninë e Veriut, nuk raportohen të lënduar

By: M C
4 August 2025 at 19:33

Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë u regjistrua në orën 16:14 në rajonin e Tetovës, 5 kilometra në jug-juglindje të Tetovës, njoftojnë nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Sipas njoftimit nga kjo qendër, tërmeti kishte një hipoqendër, pra ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash.

Nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale.

The post Lëkundje tërmeti në Maqedoninë e Veriut, nuk raportohen të lënduar appeared first on Albeu.com.

Mesazhi i Dua Lipës pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

By: D Marku
4 August 2025 at 19:31

Pas një fundjave të mbushur me muzikë, energji dhe emocione të forta, Dua Lipa ka ndarë emocionet e saj pas përfundimit të edicionit të këtij viti të Sunny Hill Festival. Në një postim të gjatë dhe të ndjerë në rrjetet sociale, artistja shqiptare me famë botërore shprehu falënderime për të gjithë ata që e bënë festivalin e sivjetshëm kaq të veçantë, nga familja dhe ekipi organizator, te artistët pjesëmarrës, e deri te fansat që ndezën atmosferën në Prishtinë.

“Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe për ekipet e jashtëzakonshme që dhanë zemrën për këto net të paharrueshme. Për të gjithë artistët dhe miqtë tanë të dashur – faleminderit që ndriçuat çdo moment. Dhe për fansat tanë të bukur – WOW – ju e bëtë këtë festival të paharrueshëm. Ju falënderojmë. Ju duam pafund. Deri vitin tjetër!” – shkroi Dua ndër të tjera.

Këngëtarja ishte kryeartiste në natën hapëse të festivalit dhe solli një performancë të jashtëzakonshme që elektrizoi skenën.

The post Mesazhi i Dua Lipës pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill appeared first on Albeu.com.

Reshje të dendura shiu dhe breshëri, stuhia shkakton dëme në sipërfaqet me prodhime të ndryshme bujqësore në Gramsh

By: M C
4 August 2025 at 19:10

Pasditja ka sjellë ndryshim drastik të motit në disa zona të vendit. Reshje të dendura shiu dhe breshëri janë raportuar në rrethin e Gramshit.

Stuhia e cila ka zgjatur disa minuta ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha me prodhime të ndryshme bujqësore.

Fermerët e zonës kanë deklaruar për News24 se dëmet më të mëdha janë regjistruar në parcelat me agrume si edhe në vreshtari, ku humbjet llogariten të jenë të mëdha.

The post Reshje të dendura shiu dhe breshëri, stuhia shkakton dëme në sipërfaqet me prodhime të ndryshme bujqësore në Gramsh appeared first on Albeu.com.

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV, Federata denoncon ngjarjen në FIBA

By: M C
4 August 2025 at 18:53

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski gjatë ndeshjes mes ekipeve përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

“Vdekje për shqiptarët”, ishin disa nga thirrjet antishqiptare gjatë ndeshjes kualifikuese për FIBA Ëorld Cup mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, në qytetin e Kumanovës.

“Federata Shqiptare e Basketbollit informon se pas ngjarjes së ndodhur gjatë ndeshjes kualifikuese për FIBA Ëorld Cup mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në qytetin e Kumanovës ku u dëgjuan thirrje me përmbajtje raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve ka ndërmarrë hapa zyrtarë për ta adresuar këtë çështje.

FSHB ka dërguar një letër zyrtare pranë FIBA Ëorld, duke denoncuar ngjarjen dhe kërkuar që të merren masa të qarta ndaj çdo veprimi që bie ndesh me frymën e barazisë dhe respektit që promovon sporti. Federata thekson se basketbolli duhet të jetë një hapësirë për bashkëpunim, respekt dhe përfaqësim dinjitoz, larg gjuhës së urrejtjes dhe çdo forme diskriminimi.” – shkruhet në njoftimin e FSHB-së.

The post “Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV, Federata denoncon ngjarjen në FIBA appeared first on Albeu.com.

Gjesti i bëri unfollow në Instagram, reagon Stresi

By: D Marku
4 August 2025 at 18:51

Pas videos virale ku Jozi dhe Stresi u shfaqën në një situatë që ndezi rrjetin, nuk ka munguar as reagimet. Gjesti hoqi Stresin nga lista e ndjekësve në Instagram.

Ky veprim u komentua gjerësisht në rrjet, pasi dihet që gjatë kohës së BBVIP, Stresi ishte një ndër mbështetësit më të zëshëm të Gjestit, duke e përkrahur hapur në çdo dalje publike.

Por duket se “unfollow”-i nuk mbeti pa përgjigje. Stresi reagoi shpejt, duke ia kthyer me të njëjtën mënyrë: ai hoqi Gjestin nga ndjekësit e tij, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur në prapaskenë mes dy artistëve, por një gjë është e sigurt, marrëdhënia e tyre nuk është më si më parë.

The post Gjesti i bëri unfollow në Instagram, reagon Stresi appeared first on Albeu.com.

❌
❌