Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Zjarri pranë shtyllave elektrike del jashtë kontrollit në Fier, stakohet energjia

By: el da
12 July 2025 at 13:50

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Daullasit” në Fier. Zjarri i shkaktuar nga djegia e hamulloreve nga fermerët e zonës, duket se ka dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat ndodhen pranë shtyllave të energjisë elektrike.

Për të shmangur rrezikun është bërë edhe stakimi i energjisë, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e flakëve të cilat favorizohen edhe nga era./e.t

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale?/ 85% e shpenzuan në telefon, 27% me politikë

By: el da
12 July 2025 at 13:40

Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet. Sipas të dhënave  të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, janë analizuar mënyrat kryesore se si qytetarët në Europë, përfshirë edhe shqiptarët e shpenzojnë kohën online.

Vetëm 39% e shqiptarëve e kanë përdorur internetin gjatë vitit për të dërguar emaile, duke e renditur vendin tonë ndër të fundit në Europë për këtë lloj komunikimi. Në kontrast, Irlanda mban nivelin më të lartë të përdorimit të emailit, duke dëshmuar se kjo formë komunikimi mbetet ende shumë e rëndësishme atje.

Kur bëhet fjalë për komunikim zanor ose me video përmes internetit, shqiptarët janë ndër më aktivët: 85% e tyre e kanë përdorur këtë mënyrë, duke e bërë një nga format më të përhapura të komunikimit online. Edhe në vendet e tjera të Ballkanit, kjo përqindje është relativisht e lartë.

Rreth 69% e shqiptarëve përdorin rrjetet sociale për të postuar përmbajtje ose për të hapur profile të reja. Kjo tregon se ne jemi në hap me trendet e fundit globale në mediat sociale. Po ashtu, 62.7% e përdoruesve e shpenzojnë kohën e tyre duke lexuar faqe informative, artikuj ose gazeta online – një tregues i rritjes së interesit për informacionin digjital.

Shkëmbimi i mesazheve në rrjetet sociale mbetet ndër format më të përhapura të komunikimit në Shqipëri. Plot 79.6% e qytetarëve e përdorin këtë mënyrë për të qëndruar në kontakt me të tjerët.

Megjithëse rrjetet ofrojnë hapësirë për të shprehur mendime dhe për të marrë pjesë në diskutime, vetëm 27% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në forume ose faqe ku trajtohen çështje politike. Kjo është një nga përqindjet më të ulëta të përdorimit të internetit për qëllime shoqërore apo politike.Në përgjithësi, të dhënat tregojnë se shqiptarët janë shumë aktivë në përdorimin e internetit për komunikim dhe rrjete sociale, ndërsa tregojnë më pak interes për përdorimin e tij në kontekste më formale si emaili apo debati politik./e.t

Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

By: el da
12 July 2025 at 13:31

Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez më 10 korrik.

Një superjaht luksoz, u përfshi nga flakët në Rivierën Franceze të enjten. Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez më 10 korrik.

Zjarrfikësit vendas u thirrën në vendngjarje, por ata patën vështirësi të hipnin në anije, sipas agjencisë lokale të medias Agence France-Presse.

“Jahtet përreth u zhvendosën shpejt dhe ne kemi vendosur barriera kundër ndotjes”, tha një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës për AFP-në.

The Sun, shkruan se zjarri u raportua pak pas orës 8 të mbrëmjes sipas orës lokale. Bëhet me dije se dy persona, të moshës 24 dhe 35-vjeç, u shpëtuan nga anija dhe të dy vuanin nga efektet e thithjes së tymit.

Sipas një liste online të çarterit, ‘Sea Lady II’ kushton afërsisht 93,500 dollarë për t’u marrë me qira për një javë gjatë sezonit të ngarkuar.

Varka mund të akomodojë 10 persona në pesë kabina dhe vjen me tetë anëtarë të ekuipazhit që punojnë.

Disa lehtësira përfshijnë një kuvertë dielli, platformë noti, mbrojtëse dielli dhe një bar të jashtëm. E ndërtuar fillimisht në vitin 1986, varka u riparua për herë të fundit në vitin 2024.

Zjarri vjen gjatë sezonit të ngjeshur të festave të Rivierës Franceze, kur anije me vlerë qindra miliona dollarë mbushin bregdetin e Mesdheut.

Turistët dhe personazhet e famshëm dynden në rajon për të shijuar plazhet dhe peizazhet mahnitëse./e.t

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum

By: el da
12 July 2025 at 13:25

Diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar dhe dyshohet se vdekja ishte për shkaqe natyrale.

Ish-ambasadori Werner Daum mbërriti në Shqipëri pak ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajë, ku ishte i pranishëm edhe Sali Berisha.

Werner Daum mbajti edhe një fjalim në ceremoni ku shprehu gëzimin që ishte pjesë e ceremonisë përkujtimore në Kavajë.

Ai falenderoi për mikpritjen, duke kujtuar se kur hapi ambasadën në 1987, fliste rrjedhshëm shqip, por duke kërkuar falje që tani se fliste mirë.

“Ju kërkoj ndjesë që nuk flas më në gjuhën shqipe. Flisja shqip rrjedhshëm kur hapa ambasadën gjermane këtu në vitin 1987. Dhe gjuha juaj e bukur më ka shoqëruar gjatë gjithë kësaj kohe”, iu drejtua ai të pranishmëve.

Fjala e plotë e ish-ambasadorit në ceremoni:

Jam jashtëzakonisht i lumtur që ndodhem këtu, por ju kërkoj ndjesë që nuk flas më në gjuhën shqipe. Flisja shqip rrjedhshëm kur hapa ambasadën gjermane këtu në vitin 1987. Dhe gjuha juaj e bukur më ka shoqëruar gjatë gjithë kësaj kohe. Siç e dini, dhe më të rinjtë prej jush mund ta kenë dëgjuar, shqiptarëve atëherë nuk u lejohej të flisnin me të huajt. Por shqiptarët ishin të guximshëm, edhe nën shtypjen komuniste, dhe më afroheshin në rrugët e Tiranës, e edhe më shumë jashtë kryeqytetit. Më afroheshin kur udhëtoja nëpër këtë vend të bukur, në Durrës, në Shkodër, në Elbasan dhe në Kavajë.

E ndjeva, të paktën që në vitin 1988, se populli shqiptar nuk ishte më i gatshëm ta mbështeste regjimin. Nuk ishin vetëm individë. I gjithë populli i Shqipërisë, dhe sidomos të rinjtë, rinia, studentët, por edhe të rinjtë e zakonshëm, nuk donin më të jetonin nën shtypje. E dija që duhej vetëm një shkëndijë për të ndezur një revolucion. Dhe ajo shkëndijë erdhi pikërisht këtu, nga Kavaja.

Nuk e kam njohur Josif Budon. Vetëm dëgjova në Tiranë se kishte një kryengritje në Kavajë, se të paktën një person ishte vrarë nga Sigurimi. Por kjo ishte shkëndija që ndezi jo vetëm një rebelim, por revolucionin për liri.

Josif Budo pagoi çmimin më të lartë për mendimin e tij, për dëshirën dhe për dashurinë ndaj vendit të tij. Sakrifica e tij ofroi atë që ishte e nevojshme për të nisur revolucionin, jo vetëm të 3,000 njerëzve që erdhën në ambasadën time atë kohë, por të të gjithë popullit shqiptar.

Sakrifica e Josif Budos ishte një moment që jo vetëm më frymëzoi mua, por edhe ata 3,000 njerëz që ndodheshin në ambasadë, edhe pse shumica prej jush jeni shumë të rinj për t’i kujtuar, dhe vetëm keni dëgjuar për to. Por ju të gjithë e dini dhe do të përcillni më tej guximin dhe sakrificën e Josif Budos, i cili vërtet ndezi Shqipërinë e re, një Shqipëri të lirë, një Shqipëri me të ardhme për të gjithë qytetarët e saj.

Duhet ta dini dhe ta përcillni sakrificën e Josif Budos, e cila nuk ishte vetëm një shkëndijë për Shqipërinë, por sakrifica e nevojshme për të krijuar një Shqipëri të re./e.t

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Nga fëmijët, te 30-vjeçarët. Vendi humbet brezin e ri

By: el da
12 July 2025 at 13:20

Referuar të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton në 2.36 milionë banorë, duke pësuar rënie me 1.2%, krahasuar me vitin 2024. Nëse i kryqëzojmë të dhënat me ato të Eurostat shohim se Shqipëria renditet mes vendeve të Europës që kanë shënuar rënie të popullsisë.

Ndërkohë që popullsia e BE-së më 1 janar 2025 u vlerësua në 450.4 milionë banorë, me një rritje prej 0.2%, Italia, Sllovakia, Bullgaria, Rumania, Polonia, Estonia, Hungaria dhe Letonia ishin vendet që regjistruan rënie.

Nga ana tjetër, Lihtenshtejni, Malta, Irlanda, Islanda dhe Luksemburgu regjsitruan rritjen më të lartë të popullsisë, nga 1.5% në 2.2%.

Të dhënat në Shqipëri tregojnë një trend të përgjithshëm të tkurrjes së popullsisë në shumicën e grupmoshave të reja dhe të mesme. “Scan Intel” ka marrë në analizë ndryshimin vjetor të popullsisë në vend referuara shifrave të INSTAT.

Në grupmoshat e reja ndryshimi është kryesisht negativ dhe në disa raste mjaft i ndjeshëm. Për shembull, grupmosha 25-29 vjeç shënon një rënie prej 5.3%, ndërsa edhe grupmoshat 5-9 dhe 15-19 vjeç kanë ulje të konsiderueshme prej 4.0% dhe 3.9%. Këto të dhëna pasqyrojn një trend të uljes së lindshmërisë ose migracionit të largët të të rinjve.

Edhe në segmentin e grupmoshave të mesme shumica e ndryshimeve janë negative por më të buta. Ndërkohë, në grupmoshat e mëdha shohim një rritje të dukshme të popullsisë, sidomos në grupmoshat 75-79 dhe 85+ me rritje përkatësisht 8.8% dhe 8.6%. Edhe grupmoshat 65-69 dhe 70-74 kanë rritje pozitive mbi 3%.

Popullsia e re në Shqipëri po zvogëlohet ndërkohë që ajo e të moshuarve po rritet. Ky trend tregon sfida të mundshme demografike në të ardhmen, përfshirë plakjen e popullsisë dhe zvogëlimin e fuqisë punëtore të re./e.t

“Jam burrë, jo…”, Shabani flet për mandatin: Aktivisti ynë u mërzit me Lapajn

By: el da
12 July 2025 at 13:10

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga Adriatik Lapaj në Tiranë.

Shabani tha në Euronews Albania se një prej kandidatëve të listës së mbyllur, i cili është edhe i afërmi i tij, ka qenë i qefmbetur me Adriatik Lapajn dhe kërkoi nga KQZ njohjen me nënshkrimin e firmosur për dhënien e dorëheqjes për kandidatët e listës së mbyllur.

Sipas Shabanit, kandidati në fjalë, Zeqir Kordhoni, është kandiduar në listë të hapur nga Nisma Thurrje, por “Shqipëria Bëhet” e ka vendosur në listë të mbyllur për shkak se e ka zëvendësuar me një grua për kuotën gjinore.

“Në marrëveshje ne kemi rënë dakord më 1 mars, sidomos dhe në Tiranë, që listën e mbyllur ta garantojnë të dyja palët. Pra, secili të çojë listat e veta për ata që janë kandidatë fiktivë. Ne kemi kërkuar që i dyti, i pesti dhe i 12-ti të jenë nga Nisma Thurrje. Aty ka pasur një teknikalitet, listat janë dorëzuar të mërkurën. Ne si Nismë kemi pasur 40 kandidatë, ia kemi nisur emrat “Shqipëria Bëhet” pasi duhet t’i firmosnin, sepse ata kishin të drejtën të dorëzonin listat si partia kryesuese e koalicionit.

Zeqiri është aktivist i Nismës, ka organizuar takime në këto zgjedhje, ka shpërndarë fletëpalosje dhe ka qenë aktivist. Ka dashur të dalë në listë të hapur të garojë. Se si përfundoi në listë të mbyllur i kërkova stafit tim një dosje të aplikimit të Zeqirit dhe kush ka qenë rrjedha.

Ne nuk e kemi çuar në listë të mbyllur, e kemi çuar në listë të hapur. Ngaqë kishte shumë gra në listë të mbyllur, stafi i “Shqipëria Bëhet” e ka hequr Zeqirin dhe e ka vendosur në listë të mbyllur. Por nuk e kemi çuar ne në listë të mbyllur. Stafit të “Shqipëria Bëhet” i është dashur një burrë dhe e kanë vendosur në listë të mbyllur.”- tha Shabani.

Shabani tha se tensionet brenda koalicionit u krijuan pas deklaratës së Adriatik Lapajt se do të lërë mandatin nëse koalicioni në zgjedhje siguron vetëm një vend në parlament.

Ai thekson se Zeqir Kordhoni, pasi u mërzit me Lapajn mbi mosmbajtjen e fjalës, ndërmori kërkesën në KQZ.

Megjithatë Shabani shton se qëndrimi i Nismës Thurrje është që të njihen sa më shpejt nga KQZ dorëheqjet e listës së mbyllur dhe mandati t’i kalojë kandidatit më të votuar në listën e hapur që është Adriatik Lapaj.

“Adriatiku ka thënë se nëse do të marrë një mandat koalicioni, atëherë mandatin do ta marrë jo ai, por më i votuari pas tij. Kjo ka krijuar tension mes aktivistëve. Kuptoj dhe nga “Shqipëria Bëhet” ka krijuar tension.

Te Nisma Thurrje është krijuar një tension sepse është dukur që ne po e mbajmë fjalën për dorëheqjet, por ky po tërhiqet nga deklarata e vetë. Kjo ka krijuar këtë tension me Zeqirin. Zeqiri nuk ka pretendime, e para është në fund të listës.

Mandatin sot e ka Ana Dajko e listës së mbyllur nga “Shqipëria Bëhet”. Kandidatët kanë konfirmuar dorëheqjen. Unë dje i kam kërkuar KQZ që të njohë dorëheqjet dhe të mos e vonojë procesin. KQZ të kalojë te lista e hapur dhe t’ia japë mandatin Adriatik Lapajt. Ky është qëndrimi ynë.

Unë fola në telefon me Zeqirin dhe më tha: Unë jam burrë dhe jo politikan. La të kuptoj që ju politikanët thoni dhe i ndryshoni gjërat, burrat kur e japin fjalën, e mbajnë,” tha ai./E.T

Rama lë pas të gjithë VIP-at/ Mbi 4 mijë ndjekës në vetëm një javë në Instagram

By: el da
12 July 2025 at 13:02

Kryeministri Edi Rama ka shënuar rritjen më të madhe të ndjekësve në Instagram këtë javë, duke shtuar plot 4 mijë ndjekës. Nga 633 mijë që kishte, tashmë llogaria e tij numëron 637 mijë ndjekës, duke treguar një interes të vazhdueshëm nga publiku.

Në vend të dytë renditet Egli Tako, e cila ka fituar 2 mijë ndjekës gjatë javës. Nga 369K, tani ajo numëron 371 mijë ndjekës në “Instagram”.

E njëjta rritje prej 2 mijë ndjekësish është shënuar edhe për Françeska Muratin, e cila nga 149 mijë ka shkuar në 151 mijë ndjekës.

Në listë ndodhet edhe Rizarta Hoxha, e cila këtë javë ka fituar 1 mijë ndjekës më shumë. Nga 134 mijë, ajo tani numëron 135 mijë ndjekës.

Në fund të listës këtë javë qëndron Gjesti, i cili është i vetmi që ka humbur ndjekës. Nga 609 mijë që kishte, ai tani ka zbritur në 607 mijë, duke humbur kështu 2 mijë ndjekës./E.T

Ultimatumi i Ramës/ Tavo “ngul këmbë” në të vetën: Të Himarës janë të rinj

By: el da
12 July 2025 at 12:59

Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo thotë se s’mund të lejojnë bllokimin e hapësarve publike me pretekstin se është sezon turistik.

Në një intervistë për Report TV, duke folur për aksionin e lirimit të hapësirave dhe prishjes së objekteve pa leje, theksoi se aksione të tilla janë ndërmarrë dhe do të vazhdojnë t’i marrin.

“Tani jemi në sezon por ne vazhdimisht kemi kryer aksion për lirimin e hapësirave publike dhe vazhdojmë të kryejmë. Në qendër të Himarës janë vendosur dy kioska pa leje vetëm mbrëmë dhe sot në mëngjes ka nisur një aksion i policisë e të gjitha strukturave për çlirimin e hapësirave që janë zënë dje në darkë. Është një fenomen i njohur ndër vite dhe është kryer gjithmonë ky aksion. S’mund t’i lejojmë me justifikimin se është sezoni turistik”, u shpreh Tavo.

Kryebashkiaku i Himarës komentoi gjithashtu edhe ultimatumin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e kryetarëve të njësive administrative dhe të nënkryetarëve të bashkive.

Sipas tij, një ‘rifreskim’ në këto struktura është i nevojshëm, dhe se nuk mund të rrinë për vite me radhë në poste të tilla, por sa i përket nënkryetarëve të tij, ai tha se janë të rinj dhe do t’u duhet kohë për të vlerësuar punën.

“Absolutisht. Dëgjoni të jemi korrekt me atë që thuhet. Unë po e ritheksoj atë që thashë dje, në varësi të performancës të gjithësecilit administrator nuk mund të qëndrojnë në bashki për 10 apo 15 vjet.

Administrata në përgjithësi sidomos në këto bashki turistike që kërkohet angazhim maksimal, nuk mund të flejë gjumë se njerëzit kanë pritshmëri të madhe dhe jemi të detyruar t’u ofrojmë njerëzve gjithë angazhimin tonë, punën tonë për të arritur pritshmëritë e komunitetit.

Nuk mund të flerë administrata. Duhen shkundur. Jam dakord me kryeministrin. Administrata do të ndryshojnë, për nënkryetarët kam vetëm një muaj që e kam emëruar. Do ta shikojmë. Kështu që çdo strukturë tjetër që kërkon rifreskim do të bëhet ndërhyrja nga ana e kryetarit të bashkisë”, u shpreh Tavo./e.t

Shokuese/ 48-vjeçari tenton të rrëmbejë vajzën 4-vjeçare, ja si shpëtoi e mitura

By: el da
12 July 2025 at 12:50

Skena horror kanë ndodhur pasditen e së premtes në Kakovatos Zacharos, kur 48-vjeçar shqiptar u përpoq të rrëmbente një vajzë katërvjeçare nga krahët e nënës së saj, me të afërm dhe kalimtarë të pranishëm.

Ngjarja ndodhi pranë plazhit, kur nëna e saj, e motra dhe gjyshja dolën me fëmijët për një shëtitje.

48-vjeçari shqiptar e sulmoi gruan në mënyrë të papritur, duke u përpjekur t’ia rrëmbente me forcë fëmijën.

Nëna e 4-vjeçares luftoi për ta mbajtur të bijën në krahë, ndërsa motra dhe nëna e saj shkuan drejt tij për ta ndaluar. Britmat u dëgjuan edhe nga një banor, i cili shkoi për ta ndihmuar.

Autori shqiptar, duke parë reagimin dhe numrin në rritje të kalimtarëve, iku dhe u fsheh në një pyll aty pranë.

48-vjeçari u gjet në pyll nga policia greke, por ai i rezistoi arrestimit, duke u përpjekur t’i shtynte me dhunë efektivët.

Pavarësisht rezistencës, ai u arrestua dhe u dërgua në paraburgim./E.T

Netflix, Airbnb dhe Booking, në ‘rrjetën’ e TVSH-së në Shqipëri

By: el da
12 July 2025 at 11:51

Tatimet kanë nisur arkëtimin e TVSH-së nga kompanitë e mëdha si Netflix, Airbnb dhe Booking.com, që ofrojnë shërbime për qytetarët shqiptarë. Këto kompani tani janë të detyruara të regjistrohen dhe të paguajnë taksa në Shqipëri. Por a do të rriten çmimet për përdoruesit? Çfarë do të ndodhë me qiradhënësit e pronave në Booking.com dhe AirBnb

Kush përdor platformën Netflix dhe paguan për shembull një tarifë prej 9.99 euro në muaj, tarifa nuk do t’i ndryshojë edhe pse Netflix ka hapur filialin tatimor në Shqipëri, që i paguan 20% TVSH shtetit shqiptar për të ardhurat që gjeneron nga përdoruesit vendas. Edhe një prind që blen lojëra elektronike për fëmijët në platformën Roblox do të vijojë të paguajë të njëjtën tarifë prej 3.49 euro për shërbimin.

Netflix, përfshirë kompanitë e tjera ndërkombëtare të qiradhënies, si: AirBnb apo Booking.com, janë ndër të parët që tashmë kanë regjistruar përfaqësitë tatimore në Shqipëri, me qëllim pagimin 20% të TVSH-së mbi të ardhurat që sigurojnë prej përdoruesve shqiptarë.

TVSH-ja për shtetin shqiptar llogaritet mbi komisionet apo tarifat që paguajnë përdoruesit vendas të këtyre platformave dhe paguhet nga vetë kompania, nëpërmjet një përfaqësuesi tatimor të regjistruar në Shqipëri.

Pra konsumatori nuk do të ngarkohet me tarifë shtesë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) pohon se gjatë fazës së parë të procesit synohet regjistrimi i përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare, shërbimet e të cilave përdoren nga shqiptarët. Për evidentimin e tyre, Administrata Tatimore pohon se ka përdorur vetëm  burime të hapura, si interneti dhe media.

DPT sqaron se nga regjistrimi i filialeve me qëllim arkëtimin e TVSH-së, përdoruesi shqiptar nuk do të preket nga rritja e tarifave. Për rastin e Netflix, nga regjistrimi i përfaqësuesit tatimor të kompanisë në Shqipëri, nuk pritet të ndodhë edhe në të ardhmen rritje tarifash të pajtimit mujor që paguhet nga përdoruesit, pasi TVSH-ja që arkëton shteti shqiptar, është e paracaktuar dhe depozituar nga kompania.

“Për shkak të mungesës së një përfaqësie tatimore në Shqipëri, Administrata Tatimore ka ndërmarrë hapa për t’i detyruar këto subjekte të regjistrohen për qëllime tatimore, me synim rritjen e formalizimit dhe mbledhjen e të ardhurave që rrjedhin nga aktiviteti i tyre ekonomik në territorin shqiptar. Edhe pse disa kompani të huaja janë regjistruar për të paguar taksa në Shqipëri, përdoruesit nuk do të paguajnë më shumë.

Nuk do të rritet çmimi për ata që kanë pajtim mujor në Netflix apo shërbime të ngjashme. Tarifa mujore mbetet po ajo, për shembull 9.99 euro për Netflix. Edhe në të ardhmen nuk pritet rritje e tarifave, pasi kjo TVSH është e paracaktuar dhe e depozituar nga kompania”, sqaroi Drejtoria e Përgjithshme Tatimore.

Nga Tatimet deri tani janë evidentuar 24 kompani ndërkombëtare, të cilat sigurojnë të ardhura nga përdoruesit shqiptarë, për të cilët po merren masa për të regjistruar filialet e tyre në Shqipëri, me qëllim arkëtimin e TVSH-së. Sipas Tatimeve kompanitë operojnë në sektorin e turizmit, teknologjisë së argëtimit dixhital, punësimi i pavarur dhe edukimi online.

Masat e marra për vjeljen e TVSH-së mbështeten në zbatimin të ligjit “Për procedurat tatimore” dhe për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Vijimi i saj po ndërmerret edhe në kuadër të implementimit të prioriteteve dhe masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024–2027, si dhe Strategjisë së Administratës Tatimore 2024–2028.

Një nga prioritetet kryesore është ulja e hendekut të TVSH-së, një nga masat për arritjen e këtij objektivi është formalizimi i tregtisë dhe shërbimeve online.

Më herët, nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë, Tatimet rikujtuan kompanitë ndërkombëtare për përmbushjen e detyrimit të regjistrimit të filialit tatimor në Shqipëri.

Tatimet, projekt pilot për identifikimin e qiradhënësve të pronave në Booking dhe AirBnb

Pas përfundimit të fazës së parë për regjistrimin e përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare, shërbimet e të cilave përdoren nga shqiptarët, më tej Tatimet do të marrin nisma për identifikimin e plotë të numrit të qiradhënësve shqiptarë që gjenerojnë të ardhura nëpërmjet AirBnb apo Booking.com.

Drejtoria e Hetimit po harton një projekt pilot për evidentimin e këtyre të dhënave nëpërmjet përfaqësuesve tatimorë në Shqipëri, që japin prona me qira në platformat Booking apo AirBnb.

Projekti parashikon që numri i qiradhënësve të identifikuar nëpërmjet komisioneve të paguara, për formalizimin të kryqëzohen me një sërë të dhënash, përfshirë deklarimet në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për 2024, me qëllim mbajtjen 15% të tatimit në burim për të ardhurat e patatuara.

Për 2024, risi ishte detyrimi i deklarimit në DIVA, edhe të ardhurat mbi 50 mijë lekë që një individ ka realizuar gjatë vitit, për të cilat nuk është mbajtur tatim përfundimtar në burim.

Edhe në rast se ky individ nuk kishte realizuar një total të ardhurash vjetore mbi 1,2 mln lekë (vetëm nëse të ardhurat janë mbi 1,2 mln lekë individi ka detyrim për plotësim e DIVA), por kishte realizuar mbi 50 mijë lekë në vit të ardhura të cilat nuk ishin tatuar, kishte detyrimin për plotësimin e DIVA-s.

Pra mund të mos kenë realizuar një total të ardhurash mbi 1,2 milionë lekë, por kanë realizuar mbi 50 mijë lekë dhe nuk janë të tatuara, në këtë rast do të duhet të deklarojnë DIVA-n.

Të ardhura të tilla mund të jenë: Të ardhurat nga qiradhënia, kur qiramarrës është një individ i paregjistruar si tatimpagues tregtar, i vetëpunësuar apo entitet; Të ardhura të realizuara jashtë territorit të Shqipërisë, pavarësisht nëse janë taksuar apo jo; të ardhura të tjera të çfarëdoshme, për të cilat paguesi nuk ka mbajtur tatim në burim, megjithëse mund të ketë pasur detyrimin ligjor për mbajtjen e tatimit në burim.

Si funksionon skema për pagesën e TVSH-së nga përfaqësitë tatimore?

Kompanitë ndërkombëtare që fitojnë të ardhura nga përdoruesit në Shqipëri (si Netflix, Airbnb, Booking etj.) duhet të paguajnë 20% TVSH mbi të ardhurat që marrin këtu.

Sipas Tatimeve, TVSH nuk merret nga qytetari, por nga vetë kompania ndërkombëtare, nëpërmjet një përfaqësuesi të regjistruar në Shqipëri. Tatimet sqarojnë se TVSH paguhet mbi komisionin apo tarifën e siguruar si e ardhur nga përdoruesi shqiptar.

P.sh. individët shqiptarë që publikojnë banesat apo apartamentet për qiradhënie në Booking.com, për shërbimin e ofruar i paguajnë kompanisë një komision prej 12% mbi totalin e arkëtuar mujor prej qiradhënies.

Pra nëse të ardhurat mujore nga qiradhënia janë 524 euro, vlera e komisionit që i paguhet Booking.com llogaritet 62.8 euro. Ndaj këtij komisioni të siguruar nga përdoruesit shqiptarë, kompania Booking.com është e detyruar të paguajë 20% TVSH për Tatimet shqiptare, pas regjistrimit të përfaqësisë tatimore në vend.

“Për shërbimet e ofruara nga kompanitë ndërkombëtare, individët shqiptarë paguajnë një tarifë ose komision. Administrata Tatimore kërkon 20% TVSH ndaj totalit të këtij komisioni të paguar, që përbën të ardhurën që kompania siguron në Shqipëri.

Komisioni ose tarifa paguhet nga individët brenda vendit. TVSH-ja llogaritet çdo muaj nga përfaqësuesit tatimorë të regjistruar në vend, bazuar në të ardhurat e arkëtuara nga Shqipëria mbi bazën e komisioneve ose tarifave të pajtimit”, sqaron administrata.

Të ardhurat nga TVSH të arkëtuara nga përfaqësitë tatimore

Sipas të dhënave të DPT-së në total për 4 vitet e fundit, përkatësisht nga 2021 deri në 2024, është arkëtuar 1,8 miliardë lekë, apo rreth 18,5 milionë euro TVSH nga përfaqësitë tatimore të kompanive të huaja.

Për vitin 2024 është arkëtuar TVSH me vlerë 748 milionë lekë. Krahasuar me 2023, arkëtimet janë rritur me 55%.

Nga të dhënat konstatohet rritje e ndjeshme e detyrimeve tatimore të paguara nga kompanitë ndërkombëtare që arkëtojnë të ardhura nëpërmjet përdoruesve shqiptarë, duke reflektuar efektin e masave që po ndërmerren.

“Gjatë këtij procesi janë arritur rezultate pozitive, veçanërisht në regjistrimin e përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare që merren me qiradhënien e banesave.

Kompanitë si Booking.com dhe Airbnb tashmë janë të regjistruara me përfaqësues tatimor në Shqipëri.

Ndër të parët që është regjistruar ka qenë AirBnb, Booking.com është regjistruar që dy vite më parë. Netflix gjithashtu ka përfaqësues tatimor në Shqipëri dhe ushtron aktivitet të rregullt.

Gjithashtu, së fundmi administrata i është drejtuar edhe kompanisë TripAdvisor për regjistrim.

Kemi gjithashtu tatimpagues që na kanë njoftuar dhe kërkojnë që t’u jepet kohë për t’i regjistruar me një përfaqësues tatimor në Shqipëri, por ka edhe tatimpagues që ende nuk janë përgjigjur”, sqaron DPT./ Monitor

Skandali/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

By: el da
12 July 2025 at 11:23

Ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrei Belousov, është në qendër të kritikave të ashpra, pasi dyshohet se ka keqpërdorur burimet ushtarake për qëllime personale, sipas zbulimeve që dolën në dritë nga burime ruse dhe ndërkombëtare.

Konkretisht, zyrtari 66-vjeçar akuzohet për udhëtimin e të dashurës së tij, influencueses 23-vjeçare Maria Salaeva, me një avion ushtarak Ilyushin-76 në destinacione të ndryshme brenda Rusisë.

Akuzat bazohen në postimet në rrjetet sociale nga vetë Shalaeva, në të cilat ajo duket duke hipur në një aeroplan ushtarak për një “arratisje fundjave” në Rostov-on-Don — një qytet kyç pasi aty ndodhet selia e forcave të armatosura ruse.

Postimet, të cilat tani janë fshirë, përfshijnë edhe fotografi nga brenda aeroplanit, ndërsa një nga videot tregon një burrë me flokë gri, i cili, sipas agjencisë së pavarur të lajmeve Nexta, mund të jetë vetë Belousov.

Skandali ka shkaktuar shqetësim dhe reagime të forta, me burime ushtarake ruse që flasin për një “shkelje masive të sigurisë”. Sipas informacioneve, shërbimet sekrete dyshohet se e kanë vizituar babanë e Salaevës në vendin e tij të punës, ndoshta si pjesë e një hetimi të lidhur me këtë çështje.

Vetë Salaeva publikoi, ndër të tjera, se kishte marrë me vete në udhëtim edhe djalin e saj trevjeçar, Timin, gjë që përforcoi thashethemet se fëmija mund të jetë djali i oficerit të lartë ushtarak.

“Në moshën tre vjeç, ai tashmë ka fluturuar me një avion ushtarak”, shkroi ajo në mënyrë karakteristike.

23-vjeçarja vazhdoi të postonte detaje nga udhëtimet e saj luksoze, duke deklaruar se në Rostov u pritën nga një “makinë e huaj shumë e shtrenjtë”, për të cilën disa përdorues komentuan se mund të ishte një Maybach.

Lidhur me partnerin e saj, ajo shkroi se “ai është një njeri i Kremlinit” dhe se “niveli i besueshmërisë së tij është 200%”, por shmangu zbulimin e identitetit të tij.

Në një postim tjetër, ajo përmendi se ky burrë e quajti “yebobo”, që do të thotë “e çmendur”,  dhe me shaka i sugjeroi që ta rekrutonte në ushtri, por shtoi se ajo do të lirohej menjëherë nga shërbimi ushtarak për shkak të… paqëndrueshmërisë mendore.

Maria e bën të qartë se partneri i saj “nuk është ushtarak, as anëtar i FSB-së”, por ajo e njeh shumë mirë. “E di kush është”, shkroi ajo, “por nuk më lejohet ta them.”

Media e pavarur Nexta, me seli në Varshavë, raporton se Salaeva “lë të kuptohet në postimet private se i dashuri i saj është vetë Belousov”.

Ndërsa nuk ka konfirmim zyrtar të marrëdhënies së tyre, informacioni që është bërë publik ngre pyetje serioze rreth përfshirjes së mundshme të ministrit të ri të Mbrojtjes të Rusisë.

Nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes Ruse apo Kremlini, por çështja është në qendër të zemërimit publik. Shumë e konsiderojnë përdorimin e burimeve shtetërore për kënaqësi personale, veçanërisht në kohë kaq kritike për sigurinë e vendit, si një skandal me pasoja politike dhe institucionale.

Tenistja e re vritet nga babai i saj: Më tallnin fshatarët se na mbante me bukë!

By: el da
12 July 2025 at 11:21

Një teniste indiane është vrarë nga babai i saj, pasi ai ngacmohej nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i thonin se po e mbante me bukë vajza.

Radhika Yadav, 25-vjeç, u qëllua me pistoletë nga i ati në shtëpinë ku jetonin.

Babai i saj, Deepak Yadav, e pranoi krimin makabër.

Ai ka thënë se ishte në depresion dhe ndihej i turpëruar pasi bashkëfshatarët e tij e tallnin për faktin se mbështetej në të ardhurat e vajzës.

Ai i kishte kërkuar vajzës së tij që të mbyllte akademinë që kishte hapur, ku i mësonte të rinjve sportin e tenisit.

Ajo nuk kishte pranuar ta bënte këtë gjë dhe pas debatit të ashpër i ati kishte marrë pistoletën dhe e vrau. /E.T

“Tërmeti” i Ramës

By: el da
12 July 2025 at 11:10

Nga Rajmonda Basha

E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor.

Takimi ishte i gjatë shumë, por mesazhi ishte i qartë: koha e justifikimeve ka marrë fund.

Për kryebashkiakët, dita nisi me paralajmërime dhe përfundoi me përgjegjësi të rënda mbi supe.

Për vartësit e tyre, situata u kthye në një “tërmet” administrativ.

Sepse për shumë prej tyre, puna që nuk u bë, tashmë do të paguhet me largim nga detyra.

Me një urdhër të prerë, kryeministri kërkoi shkarkimin e të gjithë nënkryetarëve të bashkive në vend.

Por nuk ndalet aty. Deri të hënën, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të jenë jashtë zyrës.

Nga Durrësi, në një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor, Rama nuk u kursye të nxirrte në pah dobësitë e deritanishme të strukturave lokale – dhe jo vetëm.

Prej mësimeve nga “gabimet” – për të cilat paralajmëroi se nuk duhet të jenë më të njëjtat – kryeministri kërkoi reformimin rrënjësor të territorit.

“Do të duhet të bëjmë një reformë që do duhet të përfshijë inspektoratin e territorit, IKMT, zyrat e Urbanistikës”, tha ai.

“Është e qartë që në territore të caktuara deri në një bashki strategjike, si në Himarë, nevoja për burime njerëzore të kualifikuara është me rëndësi”.

Sipas Ramës, duhet një reformë për të shërbyer në të gjitha këto territore me cilësinë më të mirë të mundshme të mendimit urbanistik dhe shërbimit ligjor për bashkitë, kompanitë, pronarët që me të drejtë duan të ndërtojnë në pronat e tyre.

“Është koha për të bërë sinteza të këtyre strukturave dhe për të krijuar më shumë shërbim për bashkitë duke mos e lidhur me çfarë burimesh njerëzore ka”.

Ai ka vijuar duke thënë se “duhet një punë e posaçme e përbashkët edhe për këto edhe për rregullat e reja që duhet të kenë kantierët që janë bërë një problem më vete, sa i përket mbrojtjes së mjedisit, shqetësimeve që krijojnë jashtë veprimtarisë së tyre”.

“Kantiere që vendosen në kufi arbitrarë, që zënë trotuarë siç ndodhte në Lungomaren e Vlorës, ashtu edhe duhet një qasje në këtë reformë me legalizimet, me masat shtesë që duhen marrë për të dekurajuar dhe për t’i dhënë goditje përfundimtare ndërtimeve pa leje, që ka rënë shumë po është prezente gjithsesi”.

Zgjimi i strukturave

Strukturat i kanë mbajtur sytë gjysmë hapur e gjysmë mbyllur, tha ai që në nisje të fjalës, teka theksoi se Policitë Bashkiake janë struktura veçanërisht problematike.

Sipas tij, dobësitë institucionale të pushtetit vendor që kanë dalë në dritë vijnë si pasojë e një ndryshimi shumë të madh të mënyrës së funksionimit të vendit.

Kjo, referuar Ramës, “për shkak se vendi tanimë nuk mban vetëm banorët e ve, por mban edhe një ngarkesë ekstra turistësh dhe vizitorësh në rritje që sjell me vete sfida të reja të komplikuara dhe ngarkesa të reja për pushtetin vendor sidomos në territoret ku përqendrimet e turistëve janë të mëdha”.

Ai është ndalur te rasti i Thethit, ku i ka cilësuar ndërtimet në leje një vepër edhe më të rëndë penale.

“Kjo është një betejë. Nëse nuk fillojnë të gjitha hallkat dhe nëse strukturat e pavarura të drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekjeje dhe nuk është e gatshme zbatimin e ligjit, por përkundrazi është si një kullesë makaronash, që gjërat rrjedhin dhe faktet e kryera mbeten në territor”.

Kjo – vijoi ai – është një përpjekje që duhet të shfaqet hera herës deri sa të gjithë ta ndajnë mendjen se nuk ka asnjë llogari që të nxjerrë fitues duke bërë ndërtime pa leje.

Rama paralajmëroi se arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit në bashkëpunim me ndërtuesit do te konsiderohet vepër penale dhe automatiksiht do humbasin të drejtën e licencës.

Sipas tij, ndërtimet pa leje nuk do të marrin shërbimin për të lidhur ujë dhe drita.

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota”.

“Arkitekt që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejet e nderimit nuk mund ta gëzojnë më licencën e arkitektit dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale, siç e ka bota, ndërkohë që leje përdorimi dhe shfrytëzimi të godinave pa firmën përfundimtare të arkitektit nuk mund më të jepen, ashtu sikur do shikojmë që të marrin masa që mos të këtë lidhje të ujit dhe dritave për asnjë ndërtim që nuk disponon lejen e ndërtimit zyrtarisht dhe nuk merr miratimin e strukturave përkatëse për t’u lidhur me ujë dhe dritat”.

Projekt i ri

Rama ka njoftuar, mes të tjerash, se Qeveria po ndërmerr një transformim teknologjik të inspektimeve territoriale, përmes një projekti të ri në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara, që do të përfshijë monitorim me kamera 24 orë dhe pajisje me GPS të të gjitha kantiereve ndërtimore.

Ai ravijëzoi nevojën për ngritjen e një qendre kombëtare të monitorimit dhe ka theksuar se rregullorja e re do të detyrojë kompanitë e ndërtimit të respektojnë transparencën, sigurinë dhe shmangien e evazionit fiskal.

“Kontrolle territori që kanë filluar punën që te monitorimi i trafikut dhe do të bëhet tërësisht teknologjike me projektin e ri që kemi nisur me Emiratet e Bashkuara, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me territorin”.

Inspektimi i territorit do të mbështet nga një zhvillim i madh teknologjik, sipas tij.

“Duhet të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve. Agjencia e monitorimeve ka përgatitur një rregullore të re dhe të gjitha kompanitë e ndërtimit, flasim për pallate, që kanë impakt të caktuar për jetën e qytetarëve dhe të banorëve, që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen online nga forcat e inspektimit”.

“Të gjitha llojet e kantiereve të pajisen me GPS në mënyrë që të monitorohen, për hedhjen e mbetjeve apo edhe të futjes së materialeve, atje futjes së materialeve, për të shmangur evazionet fiskale”, shtoi Rama.

Kohë ndryshimesh

Është koha për një operator kombëtar të shpërndarjes së ujit, tha po ashtu ai.

Sipas Ramës, të gjitha llojet e eksperiencave, kalkulimeve “na nxjerrin në konkluzionin që është koha për një operator kombëtar të shpërndarjes së ujit, njëjte siç kemi për energjinë”.

“Mund të përfytyroni një zyrë drejtori të një ujësjellësi me 30 këshilltarë staf, këshilltarë sekretarë? Nuk ka zyra ime as çerekun, as zyrat tuaja. Ndodhte në UKT Tiranë”.

Ai tha se çudira ka pasur shumë, ka më pak në tërësi, por ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk ka luksin të presë.

“Duhet të konsolidojmë këtë strukturë, duhet të ndërtojmë një tjetër ndërmarrje si ajo që kemi në fushën e energjisë, që nga gropat më të mëdha thithëse të buxhetit janë kthyer në ndërmarrje që janë në gjendje të hyjnë në marrëdhënie me bankat”.

Jo më pasivitet 

Rama ka ngritur shqetësimin edhe për pasivitetin e mungesën e vizionit ekonomik në pushtetin vendor.

Ndonëse bashkitë marrin fonde nga buxheti i shtetit dhe paguajnë paga e investime, sipas tij, nuk po krijojnë ndërmarrje fitimprurëse dhe nuk po luajnë rolin që u takon në zhvillimin rural.

Rama theksoi se ende mbizotëron një qasje e vjetruar që e ndan qytetin nga fshati, ndërkohë që bashkitë duhet të jenë aktore aktive në jetën ekonomike të zonave rurale, përfshirë organizimin e fermerëve dhe lehtësimin e aksesit në financime.

Ai sakaq shprehu kritika për departamentet e bujqësisë në bashki, duke i cilësuar “qesharake” dhe kërkoi një angazhim real për të kthyer bashkitë në nxitëse të zhvillimit bujqësor.

“Një problem tjetër është qasja filozofike, lekë nga buxheti, rroga dhe investime ndërkohë që ende nuk po ndërtohen ndërmarrje fitimprurëse në bashki. Ka disa tentativa minimale, por shumë të pamjaftueshme. Por, me reformat territoriale nuk kemi më bashki dhe komuna, por kemi bashki që merren me të dyja”.

“Akoma mentaliteti është që komuna merret me punët komunale, por me jetën e fshatit, toka fshati, përpunimi, eksporti, këto janë në dorë të atyre që punojnë tokën dhe Ministrisë së Bujqësisë, por ndërkohë nëse shkoni në vendet e tjera do të shikoni që bashkitë janë pjesë e jetës së fshatit”, shtoi ai.

Sipas tij, sot ka një instrument më domethënës se sa kemi pasur deri dje, kredia e bankës, ku bashkitë duhet të jenë forcë udhëheqëse, bashkitë duhet që të bëjnë bashkë fermerët.

“Sigurisht që duke qenë bashkitë pjesë, bëhet shumë më e thjeshtë për bankat që të mbësht4esion fermerët për këtë kredi të butë dhe për pjesën e financimit, pas kësaj edhe qeveria e ka më të lehtë. Kush do ia bëjë më të lehtë fermerëve në fshat, procesin për të marrë kredi, se tokën dinë ta punojnë vetë ata, por para ekstra që të fusin për të mos e lënë, thjesht e vetëm merr e shit, por më shumë se kaq”.

Shkarkime masive

Gabimin më të madh duket se e mbajnë kryetarët e njësive administrative të Shqipërisë, për të cilët Rama kërkoj shkarkime gjithandej.

“Të gjithë kryetarët e njësive duhet të shkarkohen, të gjithë. Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë duhet të shkarkohen, për t’iu dhënë mundësia të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më mirë se ata”.

Rama vijoi duke thënë se “duhet që ta zgjerojmë hapësirën edhe për ata të tjerët të cilët nuk na njohin dhe nuk janë çdo ditë me ne, por na kanë dhënë votën”.

“Shqipërinë në vitin 2030 nuk e bëjmë dot duke përsëritur të njëjtat gabime”, ka shtuar ai.

E gjitha sepse mandatet e marra nuk pranojnë asnjë justifikim.

“Sepse edhe po të ishte për të justifikuar e kishin mundësinë më shumë njerëzit për t’u justifikuar. Kështu që për ne nuk ka asnjë justifikim, zero”.

Rama ka kërkuar gjithashtu publikisht që nënkryetarët e bashkive në të gjithë vendin të shkarkohen dhe të zëvendësohen, duke i konsideruar ata të lodhur dhe të paaftë për të vazhduar me ritmin e kërkuar në qeverisjen vendore.

Gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, Rama u shpreh me tone të drejtpërdrejta se shumica e nënkryetarëve duken të rraskapitur dhe të pamotivuar për të përballuar sfidat e përditshme në administratë.

“Nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur. Ju qeshni, se e kuptoni që nuk ndryshoni dot, por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur, Pjerin, nënkryetarët e tu. Në nderin tënd është t’i shkarkosh të gjithë”, tha Rama, duke iu drejtuar konkretisht kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Integrimi si derë jo automatike

Kreu i qeverisë u ndal dhe te integrimi i Shqipërisë në BE dhe rolin e pushtetit vendor në këtë rrugëtim.

Ai tha se vendi tashmë e ka derën e BE-së të hapur, por hyrja përfundimtare kërkon përgatitje të plotë dhe përmbushje standardesh.

“Duhet të provojmë që jemi të veshur mirë, të stërvitur mirë, edukuar mirë për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë”, u shpreh Rama, duke nënvizuar se anëtarësimi është më shumë sesa një formalitet politik.

“Është një sfidë praktike për të provuar që Shqipëria është e gatshme të jetë pjesë e asaj skuadre”.

Sipas kryeministrit, procesi i integrimit ka avancuar sipas planit dhe ritmet e bashkëpunimit me Komisionin Evropian janë në përputhje me marrëveshjen dypalëshe për të përmbyllur procesin deri në fund të vitit 2027.

Ai theksoi se shumë prej reformave që lidhen me integrimin kanë ndikim të drejtpërdrejtë në nivelin vendor dhe kërkoi angazhim maksimal nga qeverisja vendore për përmbushjen e kritereve të BE.

Rama deklaroi gjithashtu se çdo bashki ka nevojë të krijojë një bërthamë të vogël njerëzish të dedikuar ndaj këtij procesi, në mënyrë që të nisë përshtatja institucionale dhe të gjitha nivelet të përfshihen në mënyrë aktive.

Edhe këshillat bashkiakë, tha Rama, duhet të jenë pjesë e pandashme e kësaj përfshirjeje.

“Kemi kaluar nga faza kur thjesht dëshironim të afroheshim me BE-në, në fazën ku kemi derën e hapur dhe duhet të tregojmë se jemi gati, të stërvitur dhe të edukuar për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai vuri theksin te nevoja për kapacitete institucionale, kulturë bashkëjetese dhe ndërveprim të qëndrueshëm midis institucioneve shqiptare dhe atyre evropiane, si një kusht themelor për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Diaspora, si pjesë e kapaciteteve të bashkive 

Rama theksoi edhe rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të pushtetit vendor për hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore, të cilat mundësojnë edhe fonde nga Bashkimi Evropian.

“Duhet të krijojmë një krah të jashtëm jashtë Shqipërisë, duke përfshirë shqiptarët e diasporës, të cilët janë të ditur dhe të gatshëm për të punuar me bashkitë si shkrues projektesh dhe si bashkëpunëtorë me bërthamën dhe kabinetin e bashkisë”, tha Rama.

Ai theksoi se, bazuar në aplikimet dhe përzgjedhjet, do të duhet të caktohet një fond për të paguar këta bashkëpunëtorë të jashtëm me një shumë të arsyeshme.

Sipas Ramës, kjo do të ndihmonte bashkitë që nuk kanë kapacitete të mjaftueshme brenda territorit të tyre për të hartuar projekte konkurruese.

“Bashkia e Fushë-Arrëzit, ndoshta, nuk e ka këtë kapacitet brenda territorit të saj, por e ka nëse shkon jashtë territorit dhe kërkon ndihmën e njerëzve të vet që janë në diasporë”, shtoi ai.

Kreu i qeverisë propozoi gjithashtu që të kërkohet bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së për të atashuar ekspertë pranë bashkive, duke theksuar se mungesa e kapaciteteve për hartimin e projekteve është një boshllëk që pengon përfitimin e fondeve të BE-së./e.t

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

By: el da
12 July 2025 at 10:59

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e drejtorëve nëpër bashki, por shtoi se e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe në qeveri.

“Për vite me radhë kam dëgjuar se si u është kërkuar atyre anëtarëve të Kryesisë që janë edhe drejtues të bashkive, edhe atyre që janë drejtues politik, që të lëvizin drejtorët. Nëse ka një faktor që të nderon apo të rrëzon, janë pikërisht drejtorët e shtetit.

Ajo që kam propozuar unë te komisioni për mirëqeverisjen, ishte që drejtorët duhet të jenë me mandat. Këtu përfshihen edhe këta drejtorët e korporatave”, tha Braçe.

“Mandati duhet të jetë 4-vjeçar dhe që nuk riciklohet në një vend tjetër drejtori. Kjo po ndodh tani me bashkitë, por pyetja që kam unë është: kur do të ndodhë me këta të shtetit? Me këta të qeverisë, kur do të ndodhë kjo që po ndodh me bashkitë”, shtoi Braçe./e.t

Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit/ Mes shefave të rinj dhe një grua

By: el da
12 July 2025 at 10:56

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr një pozicion të tillë drejtues në këtë nivel, pas hapjes së garës për shef komisariati. Emërimi i saj përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt barazisë gjinore dhe njohjes së rolit kyç që gratë luajnë në forcat e rendit.

Me një karrierë të ndërtuar mbi profesionalizëm, integritet dhe përkushtim, Edjona Dano shihet si një figurë frymëzuese për shumë vajza dhe gra që aspirojnë pozita drejtuese në strukturat shtetërore.

Dano ishte e vetmja grua që garoi për shef komisariati dhe u shpall në listën fituese, si dhe u kualifikua fituese edhe mes 290 garuesve që synonin në fund të vitit të kaluar për të qenë shefa komisariatesh.

Së fundmi Dano mbante detyrën e Shefe Seksioni për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Policinë e Tiranës. Ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.6 Tiranë.

Ndryshime të tjera të firmosura:

Shefi i Komisariatit te Policise Kuçovë Kleant Serdari është emeruar Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër.

Shefi i Komisariatit të Policisë Mallakastër Bledar Metaj është emëruar Shef Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë.

Florian Dano komisariati Policisë Kufitare Dibër

Elvid Shehu në Komisariatin e policisë kufitare Sarandë

Ferit Merkaj shef Komisariatin e policisë Himarë

Kliton Zharri shef Komisariatin e policisë Cërrik

Ajet Bega Shef Komisariatin e policisë Kurbim

Leonard Ndreka Shef Komisariatin e policisë Gramsh

Krenar Guçe, Zvdrejtor për krimet në DVP Elbasan

Gentian Dedej Shef Komisariatin e policisë Pogradec./e.t

60-vjeçari ka nevojë urgjente për ndihmë, kërkohen 20 mijë euro për operim në Turqi

By: el da
12 July 2025 at 10:50

60-vjeçari, Mentor Smuja, po lufton me jetën përballë kancerit agresiv të zorrës së trashë prej më shumë se dy vitesh.

Aktualisht ai është i shtruar në Spitalin Turk në Tiranë, ku po ndiqet intesivisht, por sëmundja i ka prekur edhe organe të tjera si mëlçinë dhe mushkëritë.

Ai ka nevojë për ndërhyrje urgjente, ndërsa mjekët i kanë rekomanduar familjarëve ta nisin urgjentisht drejt Turqisë.

Operacioni ështe planifikuar me datën 21 korrik, dhe shifra që i është kërkuar, mbi 20 mijë euro, është e papërballueshme për familjarët.

Prandaj, familja e Mentorit bën një apel të sinqertë për ndihmë dhe solidaritet nga të gjithë ata që mund të kontribuojnë në përballimin e këtyre kostove.

Çdo ndihmë, qoftë materiale apo shpirtërore, do të jetë jetike për Mentorit dhe familjen e tij në këtë luftë të vështirë.

Kush ka mundësi të kontriubojë, familja ka hapur një gofundme, që mund ta gjeni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

Kliko këtu për të ndihmur Mentorit

Bashkë mund ta ndihmojmë Mentorin të fitojë këtë betejë jetike.

 

Luiz Ejlli feston ditëlindjen: Mu deshën 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar

By: el da
12 July 2025 at 10:11

Këngëtari Luiz Ejlli feston sot ditën e lindjes. Teksa ka shpërndarë disa momente të ëmbla së bashku me Kiarën dhe vajzën e tyre Luna Mari, Luizi shpreh mirënjohje për gjithçka që ka në këtë fazë të jetës.

“Mu deshën plot 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar”, shkruan këngëtari.

Kujtojmë se Luizi dhe Kiara filluan një histori dashurie në ‘Big Brother Vip’, dashuri që pas pak kohësh e korurorëzuan në martesë.

/e.t

“Paketa Maleve Kali i Trojës për Veriun”, Tabaku akuzon qeverinë për kaosin në Theth

By: el da
12 July 2025 at 10:03

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në Theth, në kulmin e sezonit turistik. Sipas saj, situata e krijuar është pasojë direkte e të ashtuquajturës “Paketë e Maleve”, që ajo e cilësoi si Kali i Trojës për veriun e Shqipërisë.

“Paketa e Maleve nuk po zgjidh, por po grabit pronat e banorëve në veri. Është një ligj që po përdoret për të favorizuar të njëjtët klientë të përhershëm përmes modelit të investimeve strategjike. Qeveria e ka shitur këtë ligj si zgjidhje, por në realitet është kthyer në mjet për shkatërrim e pasiguri,” u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate ngre alarmin për mënyrën sesi vepron qeveria në mes të sezonit turistik, duke i dëmtuar komunitetet lokale dhe imazhin e turizmit shqiptar. Ajo theksoi se ndërtimet e konsideruara pa leje janë ngritur në sytë e pushtetit vendor e qendror, por tani përballen me goditje selektive e të njëanshme.

“Ky është një shtet që nuk parandalon, por godet në mënyrë të organizuar e me regji politike. E gjithë kjo sjellje ka prodhuar padrejtësi ndaj shqiptarëve dhe një sezon turistik të njollosur nga abuzimi me pushtetin,” përfundoi Tabaku.

Ajo kërkon një transparencë të plotë për projektet që po zhvillohen në zonat malore dhe ndalimin e politikës klienteliste që, sipas saj, po shkatërron turizmin vendas. /e.t

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

By: el da
12 July 2025 at 09:45

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës.

Foshnja fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK në Prishtinë.

“Me datë 29.06.2025 në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren, ishte sjell një fëmijë 9 muajsh. Me datë 11.07.2025 viktima (fëmijë) kishte ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin./e.t

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

By: el da
12 July 2025 at 09:43

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga banorët e zonës, menjëherë pasi IKMT nisi shembjet e objekteve të paligjshme, nga inati se ajo ishte e ftuara e kryeministrit Edi Rama në podkast.

Vetë Aida Gjeçaj ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt me askënd, por ka pohuar publikisht se zjarri në restorantin e saj ka qenë i qëllimshëm. Ajo deklaroi se edhe ekipet zjarrfikëse e kishin njoftuar se energjia kishte vazhduar të ishte e ndezur edhe pasi vila kishte marrë zjarr, duke rrëzuar teorikisht idenë se zjarri vinte nga shkëndija elektrike.

Shënimi i plotë i gazetares dhe ekspertes Flora Xhemani Baba:

S`keni çfarë t`i bëni shtetit dhe i bini Aidës

Gjithë këto ditë të Katrahurës së Thethit, kam marrë shumë mesazhe në inbox ku njerëz të ndryshëm më thonë “pse nuk prononcohesh edhe ti për Thethin, se ti je e turizmit dhe duhet të flasësh”. Ose “po ti çfarë mendimi ke për Thethin, a je dakord që po prishen ndërtimet e bizneseve apo je kundër”.

Dhe në fakt kam qenë në një dilemë të madhe, nëse duhet ta them edhe unë fjalën time apo jo, me tagrin një njeriu që e njeh mirë terrenin turistik prej njëzet vjetësh dhe bashkë me të, edhe problematikat e tij të shumta. Dhe po të mos ishte djegur restoranti i Gjeçajve, ndoshta nuk do t`i shkruaja as këta rreshta.

Në të njëjtën dilemë të fortë nëse duhet të flas apo jo, kam qenë edhe kur Marjana Koçekut iu dhurua një mandat deputeje dhe ajo pa u menduar dy herë, e pranoi këtë dhuratë, duke e ndërruar xhubletën katërmijëvjeçare të Neomalësores, që e ekspozonte plor hir rrugëve e panaireve të Berlinit, me kostumin katërmijëeurosh të deputetes, që do ta ekspozojë në shtator në pasarelën e Parlamentit.

Në rastin e Marjanës, stepesha e nuk e thosha mendimin tim, sepse nuk doja të interpretohej si dashakeqësi, apo qoftë edhe si zili e llojit, për një yll në ngjitje të turizmit, e cila në shumë pak kohë arriti majat e famës. Ose nuk doja t`i vihesha kundër një komuniteti të tërë që e brohoret në Fejsbuk e që ndoshta e shihte/e sheh si “zërin e tyre në qeverri”. Ky komunitet e ka të pamundur ta kuptojë se braktisja e kullës dhe e misionit të turizmit të vështirë të maleve për një karrige deputeti nga një vajzë e re që frymëzonte një brez të tërë, ka vrarë keqas shpresat dhe ëndrrat e mijëra të rinjve të tjerë që ashtu si Marjana dikur Neomalësore, mund të përkëdhelnin idenë e kthimit “te rrâja” dhe rivitalizimit të kullave të Dukagjinit, të Alpeve apo të zonave të tjera të braktisura të Shqipërisë.

Por Marjana i la të rinjtë e frymëzuar prej saj në ëndrrat e tyre dhe vetë vrapoi drejt Parlamentit e ku i dihet, nesër edhe drejt Ministrisë së Turzimit, sepse i Madhi ynë e ka treguar se mund t`i bëjë ministre edhe vajzat e vogla e pa përvojë si Neomalësorja dhe në shoqërinë shqiptare askush nuk çuditet më me këto katapultime ku sot je askush e nesër gdhihesh ministre, sot je Edona e nesër “s`e dona ma”.

Por le të kthehemi tek Thethi

Unë nuk kisha ndër mend të thosha asgjë, sepse fjalën time e kam thënë me kohë dhe jo vetëm një herë, dhe jo vetëm për Thethin. Për Valbonën, për Thethin, për Lumin e Shalës, për Dhërmiun, për Jalin për Palasën, për Sarandën, për Golemin dhe për çdo zonë turistike ku masakrat ndërtimore kanë shëmtuar keqas peisazhin dhe e kanë bërë zonën të pakualifikueshme. Kam folur atëherë kur ishim në kohë për t`i bërë gjërat mirë e të ruanim çfarë kishte mbetur e paprekur. Sot është vonë.

Shpeshherë kur kam folur, kam marrë mbi vete edhe pakënaqësinë e institucioneve, si llafazane grindavece që nuk i rri goja, por edhe atë të bizneseve (sidomos atyre në Alpe), sepse kam kritikuar ndërtimet e drurit, si çibanë që përdhosin imazhin e kullave shekullore dhe identitetin krenar të Alpeve tona. Nuk kam dashur të bëj kompromis me të keqen dhe të zgjidhja variantin “ç`më duhet mua të kruhem kot, më mirë shoh punën time dhe jam rehat”, sepse po u strukëm të gjithë në rehatinë tonë dhe të tërhiqemi siç jemi tërhequr, do të ndodhë kjo që po ndodh dhe dikush tjetër do të marrë vendime për ne. Vendime që siç duket qartë nën dritën e diellit nuk janë aspak në shërbim të komunitetit por thjesht interesa të një pale kundrejt një pale tjetër.

Kush e ka fajin për situatën e sotme të ndërtimeve në Theth dhe kudo në Shqipëri?

Pa asnjë dyshim dhe asnjë ekuivok: SHTETI.

Shteti nuk i ka pajisur banorët e Thethit me çertifikata pronësie për toka e për kulla që ata i trashëgojnë prej brezash edhe pse vetë banorët e kërkojnë këtë gjë me ngulm, sidomos ata që kanë investuar në turizëm.

Shteti nuk ka bërë asnjë plan zhvillmi për zonat turistike dhe fshatrat me trashëgimi kulturore brenda zonave të mbrojtura, as kur u bë projekti “100 fshatrat”.

Shteti e lejoi masakrën të ndodhte ditën për diell dhe me vite të tëra, derisa vala e saj mbuloi kambanaren e kishës ikonike, që është simboli botëror i turizmit në Shqipëri.

Shteti shkoi para zgjedhjeve dhe u premtoi banorëve se do t`i legalizonte të gjitha ndërtimet turistike me “Paketën e Maleve”, madje ftoi edhe emigrantët të ktheheshin në vendlindje për të investuar.

Në fund, si për t`i vënë kapak të gjithave, shteti çon fadromat në mes të sezonit turistik dhe rrafshon ndërtimet, shumë prej të cilave janë mundi i një jete të tërë ose kredira që duan dekada të paguhen në bankat tona gjakpirëse.

Pse i bën shteti të gjitha këto?

Dy janë përgjigjet e mundshme; ose sepse nuk i intereson fare turizmi dhe mirëqenia e komunitetit lokal, ose se ka axhendë tjetër dhe aty kërkon të “mbjellë” Paketën e Maleve” me investitorë strategjikë. Tani për tani askush nuk e di por koha do ta tregojë.

Ndoshta e bën edhe sepse deri tani nuk ka pasur as forcën as dëshirën për të vënë nën kontroll paligjshmërinë por befas është zgjuar dhe do të tregojë dhëmbët.

Le të kthehemi tek banorët e Thethit.

Historia e Thethit turistik të postkomunizmit filloi kur GIZ (ish-GTZ) i mësoi malësorët se si t`i kthenin kullat në bujtina dhe historitë e tyre me kreshnikë e zana, t`ua tregonin turistëve mbëmjeve ndanë zjarrit. Dhe përsa kohë Thethi kishte vetëm kullat për bujtina, ishte një mrekulli turistike – pa rrugë vërtet – por plot me gjermanë që mahniteshin me këtë bukuri tronditëse, që gdhiheshin mëngjesve duke shijuar gatimet e thjeshta të Nanë Lules së Gjeçajve, apo të bujtinës së Harushajve, Rupajve e kështu me radhë, dhe merrnin në këmbë shtigjet për tek Ujvara a tek Syri i Kaltër, ku sot gëlojnë furgonat.

Pastaj dalëngadalë, turistët u shtuan e po ashtu edhe oreksi i thethjanëve për të fituar më shumë e për të mos i lënë turistët të ktheheshin mbrapsht. E kështu filluan duke shtuar dhoma (domethënë kolibe druri) dhe duke blerë ushqime në qytet, sepse të gjithë u bënë bujtinarë dhe i braktisën bagëtitë prej nga vinte bylmeti. Derisa erdhi një ditë që në Theth kishte më shumë kolibe druri se kulla.

Petrit dhe Aida Gjeçaj, çifti i Familjes Gjeçaj, janë ndër pionierët e parë të turizmit në Theth. Kur Petriti ndërtonte faqe interneti për Thethin me emrin Thethi Guide, shumë prej atyre që kanë ndërtuar sot barakat në Theth, nuk e dinin ku binte turizmi dhe shumë prej bujtinave nuk pranonin as të futeshin në këtë faqe e jo më fjala vjen të jepnin kontribut për mbajtjen e saj. Kur Petriti shenjonte shtigjet e Thethit dhe Aida bënte udhërrëfyesen për turistët e huaj, duke e çuar famën e Thethit deri në Amerikë e Japoni, thethjanët kishin ra të gjithë në Shkodër, duke kërkuar punë në ndërtim. Kur numri i turistëve në Theth u shtua, Petriti nuk bëri vila druri nga 10 mijë euro copa, që ngriheshin për dy ditë por mori kredi dhe ndërtoi një kullë tjetër dhe rindërtoi kullën e familjes sipas modelit të vjetër. Dhe kjo punë i hëngri jo pak por pesë vjet dhe një thes me borxhe, që ende nuk i ka shlyer.

Kur turistët u shtuan më shumë dhe nuk kishin ku të hanin, që të mos blinin patatina në market, Aida ngriti një restorant, me konstruksione të lehta druri e panele diellore, duke ofruar vetëm gatimet e vendit e duke mos bërë kompromis me lëndën e parë, edhe pse shumë e vështirë për ta siguruar në malësi tashmë.

Kur me shtrimin e rrugës ndërtimet e drurit po përmbytnin Thethin, Boga u marros pas trekëndëshit barabrinjës të Arbanës dhe zuri të ndërtonte shtëpi kineze, Aida u bë zëri që kërkonte të ruhej Thethi i dikurshëm, ai i kullave dhe trashëgimisë. Dhe bashkëfshatarët e saj, në vend që t`i thërrisnin mendjes për dëmin  e pariparueshëm që po i bënin Thethit, i binin Aidës “pse flet kundër nesh”.  Kur Aida pranoi të ishte e ftuara e kryeministrit në podkastin e tij, edhe pse kërkoi të njëjtat gjëra që kishte kërkuar jashtë studios – të ruhej Thethi i kullave dhe t`u jepej pronësia banorëve, bashkëfshatarët e saj prapë e akuzuan si pjesë të qeverisë.

Kur qeveria në vend që t`u jepte çertifikatat që premtoi, erdhi e ua shembi kolibet e drurit, banorët nuk i ranë qeverisë, që ua ktheu në gërmadha brenda natës kursimet e një jete, pasi ua la po vetë t`i ndërtonin paligjshmërisht. Ata i ranë Aidës se kishte folur kundër tyre, në mbrojtje të trashëgmisë së Thethit. Aida është armiku. Asaj t`i biem.

Malësorët e Thethit nuk i kthehen dot qeverisë, që në fillim i lejon të shkelin ligjin, pastaj u premton që do t`ua falë shkeljen, pastaj e ha fjalën dhe u sjell fadromat t`u rrafshojnë bizneset.

Ata qajnë e qurraviten para uniformave të shtetit, të pafuqishëm ta zmbrapsin atë por trimërohen me pishtar në dorë para restorantit të Aidës, pa e kuptuar që shteti i ka thyer në armiq të njëri-tjetrit, ata, që duhet të jenë një komunitet më një zë të vetëm, duke u bërë dëmin më të madh; humbjen e identitetit të malësorit dhe shkatërrimin e Thethit si destinacion turistik./e.t

❌
❌