Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

“Gjyqtari Ligoraq nuk mban anën e komunitetit”/ Zënia e hapësirave publike, Rama publikon foton: S’do heshtim së adresuari shpërdorimet

28 August 2025 at 12:58

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas një vendimi të gjyqtarit Ligoraq, i cili vendosi brenda pak minutash dhe pa praninë e palëve që të mos hapet kalimi i mbyllur nga një strukturë pa leje një ndërtim me kupolë xhami mes dy pallateve, nën të cilën ndodhet një dyqan. Ky ndërtim, sipas Ramës, po kryen veprimtari tregtare në kurriz të komunitetit dhe paraqet rrezik serioz për banorët në rast emergjencash, si zjarri.

Rama e akuzoi gjyqtarin për shpërfillje të interesit publik dhe vuri në dukje se vendimi i tij i bashkohet një sërë rastesh të ngjashme që tashmë janë pjesë e një dosjeje të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë dhe që do t’i përcillet organeve të kontrollit dhe vetëqeverisjes së gjyqësorit.

“Gjykatësi Ligoraq vendosi në pak minuta pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i mbyllur nga kjo ngrehinë pa leje me kupolë xhami mes dy pallateve, nën të cilën shtrihet një dyqan ku bëhet tregti në kurriz të komunitetit
Gjykatësi Ligoraq nuk e ka parë të udhës që të mbajë anën e komunitetit të zënë në kurth nga ky ndërtim pa leje dhe me siguri as nuk e ka menduar që mos o Zot, në rast zjarri ky dyqan kthehet në barrikadë vrastare, e pakapërcyeshme edhe për banorët edhe për zjarrfikësit
Gjykatësi Ligoraq i bashkohet kësisoj prokurores Gjeli, gjykatësve Balliu e Demiri, në dosjen që Ministria e Drejtësisë do t’i përcjellë organeve të kontrollit e të vetëqeverisjes së gjyqësorit, ndërkohë që ne do të kërkojmë që ankimimeve në këto organe t’u bashkohen edhe qytetarët e dëmtuar nga këto masa sigurie absurde, në dëm të komunitetit, mjedisit dhe rendit ligjor
Post Scriptum. Atyre që komentojnë apo bëjnë deklarata publike për gjasme presion nga ana ime mbi gjyqësorin, u them se për të mbrojtur interesin publik, të drejtën e komunitetit dhe të drejtat e liritë e njerëzve nga shpërdoruesit e detyrës në radhët e gjyqësorit, ne as do të heshtim më, as do të ndalemi së adresuari rastet e shpërdorimit në organet përkatëse të cilat Kushtetuta e ligji i ngarkojnë edhe me mbrojtjen e interesave të popullit e të shtetit, nga prokurorë e gjykatës të paaftë, të papërgjegjshëm, të dyja bashkë apo edhe më keq, pa atdhe fare
Por askush të mos ngatërrojë qëndrimin ndaj këtyre individëve, me qëndrimin tonë të palëkundur në mbështetje të drejtësisë dhe institucioneve të saj, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirive e të drejtave të njerëzve.”, shkruan Rama. / abcnews.al /

‘Putin po vret fëmijë dhe civilë’/ Starmer dhe Macron dënojnë sulmet ruse në Kiev

28 August 2025 at 11:33

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka dënuar ashpër sulmet ruse në Kiev, pas dëmtimit të ndërtesës së Këshillit Britanik gjatë sulmit të natës. Ai tha se këto janë“sulme të paarsyeshme”, duke shtuar se “Putin po vret fëmijë dhe civilë, dhe po sabotuar shpresat për paqe. Ky gjakderdhje duhet të ndalet.”

Po ashtu, presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur indinjatën e tij duke e cilësuar sulmin si një “akt terrori dhe barbarizmi”. Ai theksoi se “dhjetëra të vdekur, përfshirë fëmijë, dhe objektet civile janë bërë shënjestër.” Macron e quajti sulmin si një akt të “kriminalitetit të madh” dhe ofroi mbështetje të plotë për popullin ukrainas, duke shprehur ngushëllimet për të gjitha familjet që humbën të dashurit e tyre.

Ky sulm thekson edhe njëherë mizorinë dhe dhunën e vazhdueshme ruse ndaj civilëve dhe objekteve ndërkombëtare, ndërsa fuqizon mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën. / abcnews.al /

‘Kapitulli më sfidues i negociatave’/ Menaxhimi i mbetjeve, Rama: Përmirësim inkurajues, projektligj i ri për krijimin e Operatorit Kombëtar

28 August 2025 at 11:22

Kryeministri Rama bëri një rezyme sa I takon menaxhimit të mbetjeve për sezonin turistik duke theksuar se ka një përmirësim të situatës krahasuar me një vit më parë. Rama tha më tej se është parashikuar krijimin e operatorit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve, një ndërmarrje e re e cila do të jertë në dispozicion të të gjithë republikës.

“Edhe këtë vit duke nisur nga Bashkia e Lezhës e cila vazhdon me forcën e shembullit në pastërti e më pas me Shkodrën, Durrësin, Himarën gjërat kanë shkuar më mirë se vitin e shkuar, ka një përmirësim inkurajues. Problem mbetet mungesa e uniformitetit sepse përgjatë vijës ka disa zona problematike. Ne duhet të vazhdojmë me një ritëm më të lartë sa i takon reformave dhe masave ligjore edhe në funksion të ambicies prioritare kombëtare për anëtarësimin në BE në fund të kësaj dekade, por duke nisur nga mbyllja e negociatave në fund të 2027.

Të gjithë në të gjithë territorin që kanë një funksion publik dhe nëpunës të shtetit të lidhur me çështjet e mjedisit të ndërgjegjësohen se ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe anëtarësimit në BE. Kemi vënë re një përmirësim të proceseve të pastrimit, nuk vëmë re ndonjë vetëndërgjegjësim nga ana e qyetarëve për mbetjet. Ne do të çojmë përpara një raport për masat, për të cilat është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Kemi parashikuar krijimin e operatorit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve, një ndërmarrje e re e cila do të jertë në dispozicion të të gjithë republikës. “ / abcnews.al /

Aksident në aksin Përmet-Çarçovë/ Makina përplas për vdekje 90 vjeçarin

28 August 2025 at 10:44

Rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, shtetasi Adriatik Muçenji, 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Sotir Pani, 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. / abcnews.al /

Detaje/ Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës. Ndërtoi pa leje rezidencën te Kepi Rodonit

28 August 2025 at 10:28

Policia e Durrësit dha detaje të reja lidhur me aksionin e djeshëm policor i cili çoi në arrestimin e një ish kryeinspektori të IMT në qytetin bregdetar.

Sipas komunikimit zyrtar të policisë, ky shtetas u kap duke kreyer ndërtime pa leje në rezidencën e tij në Kepin e Rodonit. Ndërtimet pa lejen në “Sent Michele Rezidencë”përfshijnë 11 kabina tip garsionere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, në një sipërfaqe toke prej 5,600 m².

Ky shtetas ka shpërdoruar detyrën duke ndërtuar pa leje këto objekte gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës dhe konkretisht gjatë viteve 2018-2021.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ndërtimi i këtij objekti pa leje ka filluar prej vitit 2018 e në vijim.

Ndaj ish kryeinspektorit të IMT rëndojnë akuzat për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Policia e Shtetit shpreh gadishmërinë e plotë dhe ashpërsimin e kontrolleve ndaj çdo punonjës institucional që shkel ligjin apo përdor pozitën e tij duke konsumuar vepër penale.

Detajet/ Dy persona me rrezikshmëri të lartë u kapën dje në Durrës, çfarë iu gjet gjatë arrestimit

28 August 2025 at 10:11

Policia e Durrësit, në një konferencë për mediat, dha detaje të reja lidhur me operacionin policor të zhvilluar ditën e djeshme në qytetin bregdetar.

Operacioni i koduar ‘The next Gun’ u konkludua me arrestimin e dy personave me rrezikshmëri të lartë kriminale. Të arrestuarit janë dy shtetas përkatësisht 39 dhe 23 vjeç, ku gjatë momentit të arrestimit njërit prej tyre iu gjet një armë zjarri pistoletë Bereta me fishekë gati për qitje. Ky shtetas ka qenë në kërkim për një ngjarje të ndodhur në datë 13 gusht të këtij viti dhe rezulton me rrezikshmëri të lartë kriminale.

Policia e Durrësit njoftoi gjithashtu se puna maksimale e strukturave garantoi një sezon të qetë turistik, angazhimi i së cilëve do të vijojë dhe në muajt në vijim.

/ abcnews.al /

Zjarr në pyjet e Devollit/ Vatër aktive në fshatin Miras, 70 forca për shuarjen e flakëve

28 August 2025 at 09:57

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit që u aktivizua një ditë më parë në fshatin Miras të Devollit. Flakët janë përhapur në një zonë pyjore me bimësi të përzier.

Që prej orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të enjte, forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor, strukturat vendore dhe banorët e zonës po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve. Në total janë angazhuar rreth 70 forca.

Për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës rrugore, ndërhyrja në brendësi të pyllit është e vështirë, duke kërkuar ecje në këmbë për të mbërritur pranë vatrës. Zjarri ka marrë shtrirje të gjerë dhe ka përfshirë sipërfaqe me pisha, çka e bën situatën më problematike.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve. Ndërkohë, po punohet vetëm me mjete rrethanore nga ekipet në terren, pasi automjetete e shërbimit zjarrfikës nuk mund të futen.

Flakët janë nën kontroll dhe aktualisht nuk rrezikohen banesa, pasi janë përhapur në zonën pyjore. Megjithatë, puna vijon për lokalizimin dhe parandalimin e përhapjes më tej. / abcnews.al /

Sulmet ruse në Kiev/ Goditet ndërtesa e delegacionit të BE në kryeqytetin ukrainas

28 August 2025 at 09:39

Ndërtesa e delegacionit të Bashkimit Evropian në Kiev është dëmtuar rëndë gjatë sulmit të natës nga forcat ruse, njoftoi Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa. Ai e cilësoi këtë sulm si një “goditje të qëllimshme ruse” dhe theksoi se “Bashkimi Evropian nuk do të friksohet”.

“Agresioni i Rusisë vetëm sa e forcon angazhimin tonë për të qëndruar pranë Ukrainës dhe popullit të saj,” shtoi Costa.

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë, Katarina Mathernova, ndau pamje nga vendi i ngjarjes, duke thënë se ndërtesa ishte “dëmtuar rëndë nga vala e shokut”. Ajo e cilësoi këtë si “përgjigjjen e vërtetë të Moskës ndaj përpjekjeve për paqe”.

Ky sulm thekson edhe një herë intensifikimin e agresionit rus ndaj objekteve diplomatike ndërkombëtare dhe mbështetje të mëtejshme për qëllimet e Ukrainës.

/ abcnews.al /

Zgjedhjet/ Komisioni Rregullator certifikon sot përfundimisht rezultatin e 11 majit

28 August 2025 at 09:12

Sot do të shpallet zyrtarisht rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Komisioni Rregullator pritet të mblidhet në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të miratuar dhe vulosur përfundimisht formimin e Kuvendit të ri.

Pas këtij hapi, Presidenti Bajram Begaj do të dekretojë fillimin e legjislaturës së re.

Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste ka fituar 83 mandate, aleanca e Partisë Demokratike ka siguruar 50 mandate, ndërsa Partia Socialdemokrate ka fituar tre mandate, Partia Mundësia ka marrë dy mandate, dhe Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet kanë marrë nga një mandat secila.

Pas ankimimeve të opozitës ndaj rezultateve të qarqeve, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të rinumërojë disa kuti zgjedhore, duke hapur pjesërisht kutitë në Durrës dhe Elbasan, dhe plotësisht në Fier dhe Tiranë. Megjithatë, edhe pas rinumërimit, rezultati i zgjedhjeve mbeti i pandryshuar.

Me këtë hap, Kuvendi i ri do të marrë formën e tij zyrtare dhe legjislatura e re pritet të nisë punën në ditët në vijim.  / abcnews.al /

Sulmi në Minesota, FBI heton ngjarjen: Akt terrorist kundër katolikëve

28 August 2025 at 09:02

Një sulm me armë në një shkollë në Minneapolis, Minesota i cili la dy fëmijë të vdekur dhe 17 të tjerë të plagosur, po hetohet nga FBI-ja si një krim urrejtjeje kundër katolikëve. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, njoftoi se sulmi është duke u trajtuar si akt terrorizmi dhe krim urrejtjeje ndaj katolikëve.

Sulmi ndodhi të mërkurën në mëngjes, kur një person hapi zjarr përmes dritareve të Kishës Annunciation, ndërsa fëmijët ishin duke mbajtur Meshën. Dy fëmijët, një 8-vjeçar dhe një 10-vjeçar, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa 17 të tjerë u plagosën. Sulmuesi, 23-vjeçari Robin Ëestman, vdiq pas një plumbi vetëplagosës.

Policia e Minneapolis, e mbështetur nga agjenci federale, po kryen hetime, por ende nuk ka ndonjë motiv të dyshuar. Ata zbuluan se sulmuesi kishte përdorur tre armë një pushkë, një armë të shkurtër dhe një pistoletë dhe kishte hedhur një bombë tymi në vendngjarje. Hetuesit janë duke analizuar nëse të gjitha plumbat ishin qëlluar nga jashtë apo nëse ndodhi edhe një qëllim brenda kishës.

Një djalë 10-vjeçar që mbijetoi në sulm tregoi për CBS se një shok i tij e shpëtoi duke u hedhur mbi të për t’i bllokuar plumbat. Ata kishin qenë vetëm disa vende larg dritares. Pas sulmit, policia gjeti një shënim që sulmuesi kishte planifikuar ta publikohej online.

Autoritetet kanë lidhur sulmuesin me kishën, duke zbuluar se në të kaluarën, nëna e tij, Mary Grace Ëestman, ka punuar si staf në shkollën e Kishës Annunciation deri në vitin 2021.

Ky incident po ngre shqetësime të mëdha për sigurinë në shkolla dhe rritjen e dhunës në SHBA, veçanërisht ndaj grupeve fetare. / abcnews.al /

Sulmet ruse mbi Kiev, të paktën 4 viktima dhe 20 të plagosur

28 August 2025 at 08:35

Forcat ruse kanë lansuar një sulm masiv gjatë natës me dronë dhe raketa ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke shkaktuar katër të vdekur dhe më shumë se 20 të plagosur, ndërsa kanë dëmtuar ndërtesa banimi dhe objekte të tjera në disa zona të qytetit, njoftuan autoritetet ukrainase të enjten.

Ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, tha në Telegram se mes viktimave ishin dy fëmijë, ndërsa më shumë se 20 persona u plagosën. Kryetari i Bashkisë, Vitali Klitschko, raportoi gjithashtu 22 të plagosur, përfshirë tre fëmijë.

Administrata ushtarake e kryeqytetit të Ukrainës tha se në sulm ishin përdorur dronë dhe raketa.

“Fatkeqësisht, stili i rusëve është tipik për sulmet e tyre,” shkroi Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kyiv-it, në Telegram. “Sulme të kombinuara, nga drejtime të ndryshme, dhe të qëndrueshme, duke synuar ndërtesat banimi.”

Zyrtarët listuan disa ndërtesa që kanë pësuar dëme, përfshirë disa blloqe të larta banimi. Tkachenko theksoi se dy ndërtesa apartamentesh, përballë njëra-tjetrës mbi lumin Dnipro, janë dëmtuar rëndë.

Në distriktin Darnytskyi, një periferi lindore, një ndërtesë pesëkatëshe është shkatërruar pjesërisht, dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë mes rrënojave për banorët e bllokuar.

Ekipet e emergjencës po punojnë në pasojat e sulmeve në më shumë se 20 lokacione në kryeqytet. / abcnews.al /

Yesterday — 27 August 2025Main stream

Rusët avancojnë në lindje të Ukrainës/ Ushtria ruse hyn në Dnipropetrovsk, ndërsa priten negociata Kiev-Moskë

27 August 2025 at 12:35

Rusët kanë hyrë në Dnipropetrovsk dhe po përpiqen të avancojnë më tej. Ushtria Ukrainase ka pranuar për here të parë se forcat ushtarake të Vladimir Putin kanë avancuar në Rajonine e Donetskut duke hyrë tashmë në rajonin lindor industrial.

Moska ka pretenduar disa herë përgjatë muajve të verës se forcat e saj ushtarake kanë nisur pushtimin e kësaj zone. Deepstate, një projekt ukrainas që monitoron në kohë reale përparimin ushtarak në front tha se dy fshatra të Dnipro petrovsk ishin nën kontrollin Rus. Megjithatë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Ukrainase mohoi këtë pretendim duke thënë se luftimet po vijojnë në mënyrë intensive dhe se njëri prej fshatrave është ende nën kontrollin e tyre.

Rajoni i Dnipropetrovskut, me më shumë se tre milionë banorë para luftës, është qendra e dytë më e madhe industriale e Ukrainës pas Donbasit. Edhe pse Rusia nuk ka shpallur aneksimin e tij, qyteti kryesor Dnipro dhe zona përreth janë goditur disa herë nga sulmet.

Ky zhvillim vjen ndërkohë që përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës po dobësohen, pavarësisht takimeve të presidentit amerikan Donald Trump me Vladimir Putinin në Alaska dhe më pas me Volodymyr Zelenskyn në Washington. Shpresa për një samit mes dy liderëve ka rënë, meqë Moska thotë se “asnjë agjendë nuk është gati”. Steve Witkoff, I derguari I SHBA për Lindjen e Mesme  tha këtë të martë për Fox News se përgjatë kësaj jave do të takohej me zyrtarë Ukrainas në Nju Jork ndërsa shtoi se Washingtoni flet me zyrtarët ruse çdo ditë.

Ndërsa Rusia vijon avancimin në frontin e betejës Ukraina njoftoi një lehtësim të rregullave të udhëtimit për meshkujt, pavarësisht problemeve të Kievit për shkak të mungesës së ushtarëve. Meshkujt nga mosha 18 deri në 22 vjeç do të lejohet të dalin nga vendi dhe të ritkthehen në mënyrë të lire, pasi nuk janë subjekt I mobilizimit ushtarak i cili nis nga mosha 25 vjec.Kryeministrja Yulia Svyrydenko tha se ky ndryshim synon të forcojë lidhjet e të rinjve me vendin e tyre, ndërkohë që 5.6 miliona burra Ukrainas kane zgjedhur te largohen nga vendi per tiu shmangur keshtu shkuarjes ne lufte. / abcnews.al /

Ndalohet autoboti me karburant kontrabandë/ Fier, arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër

27 August 2025 at 12:19

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur një të tretë në kërkim për tregtim kontrabandë të hidrokarbureve.

Në aksin rrugor Fier-Mbrostar, punonjësit e policisë kanë ndaluar drejtuesin e autobotit, një 49 vjeçar Blertian Dulaj i cili po transportonte lëndë hidrokarbure, të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Sipas hetimeve paraprake, karburanti kontrabandë ishte në pronësi të një 58 vjeçari Mario Margilaj dhe do të magazinohej në ambientet e një shtetasi tjetër, banues në Fier.

Në prangat e policisë ranë drejtuesi i autobotit dhe poseduesi i sasisë së karburantit, ndërkohë në kërkim është shpallur pronari i magazinës ku do të ‘fshihej’ lënda.

Autoboti dhe lënda hidrokarbure u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/abcnews.al /

Skafi ‘pa motor’ bllokohet në det gjatë natës/ Himarë, Policia Kufitare shpëton tre turistët

27 August 2025 at 12:14

Naten e kaluar Kapiteneria e Portit Vlore, ne bashkepunim me QNOD-ne dhe Policine Kufitare Vlore ka kryer operacionin e shpetimit te nje mjeti lundrues tip skaf me flamur Shqiptar me 3 persona ne bord i cili ishte nisur nga Himara nje nate me perpara per destinacion Durrës ku kishte pesuar avari ne motor dhe ishte duke futur uje ne motor ne afersi te gjirit te Grames

Drejtuesi i mjetit lundrues mbasi i ka ndodhur difekti ka kontaktuar me Kapitenerine e Portit Vlore dhe ka kerkuar asistence teknike dhe  rimorkimin e mjetit lundrues pasi ishte ne kushte “pa motor” dhe nuk mund te lundronte me.

Me pas mjeti lundrues eshte rimorkiuar per ne portin e Himares, ku sipas burimeve mjeti lundrues ka pesuar vetem deme materiale.

Personat qe ndodheshin ne bord jane ne gjendje te mire shendetesore. / abcnews.al /

Sulm izraelit me dron në Siri, të paktën 3 ushtarë të vrarë

27 August 2025 at 10:34

Të paktën tre ushtarë sirianë u vranë gjatë një sulmi izraelit ndaj instalacioneve ushtarake pranë kryeqytetit Damask, njoftoi një zyrtar i ministrisë së Mbrojtjes.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), me seli në Mbretërinë e Bashkuar, por me burime të gjera në Siri, raportoi më pas se numri i viktimave ishte gjashtë ushtarë, përfshirë një komandant, një shifër që nuk është konfirmuar nga burime zyrtare.

Që nga koha kur një koalicion islamist rrëzoi Bashar al-Assadin në dhjetor 2024, Izraeli ka kryer qindra sulme ndaj Sirisë, me të cilën ndodhet teknikisht në gjendje lufte, duke nisur paralelisht një dialog me autoritetet e reja. / abcnews.al /

Gati mandati i katërt/ Rama kthehet në zyrë për emrat e qeverisë dhe parlamentit

27 August 2025 at 10:15

Kryeministri Rama ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të mazhorancës dhe grupit parlamentar si një angazhim i tij në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Gazetarja Greta Bullari raporton se këto takime do të vijojnë deri në fundjavë ku më pas Rama do të niset në Slloveni në 1-2 shtator në një forum.

Sa i takon ndryshimeve pritet një ristrukturim i komisioneve, nga 8 në 11 komisione në përmbushje të angazhimeve për integrimin në BE.

Komisioni për veprimtaritë prodhuese do të shkrihet në 3 komisione atë të energjisë, infrastrukturës dhe mjedisit, si dhe bujqësisë. Korrupsioni për antikorrupsionit i drejtuar nga Fatmir Xhafaj do të jetë një komision i përhershëm.

Ende nuk ka një indicie për emrat që do të bashkëdrejtojë, pritet të vendoset në asamblenë kombëtare ku po diskutohet data 11 ku do të mbahet asambleja e kësaj partie për të zyrtarizuar formacioni ‘Rama 4’. Ajo javë cilësohet e rëndësishme sepse do të nis dhe sesioni i ri. Neser komisioni rregullator do të certifikojë zgjedhjet, dhe do t’i hapet rruga dhe presidentit për të thirrur seancën e parë plenare. / abcnews.al /

❌
❌