Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kush e mban peng Kuvendin e Kosovës? Flet anëtari i kryesisë së partisë Vetëvendosja

30 June 2025 at 22:38

Arbër Zaimi, anëtar i kryesisë së partisë Vetëvendosja, ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin”, ku foli për “ngërçin” në Kuvendin e Kosovës.

Tashmë 39 përpjekje për knstituimin e kuvendit të Kosovës kanë dështuar, pasi deputetët nuk e kanë miratuar Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit e propozuar nga Vetëvendosja.

“Përgjegjësia duhet të gjendet te deputetët. Rexzultati është i qartë. Ne kemi një forcë të parë dhe nuk kemi një forcë të dytë që të jetë shumë afër të parës që të ketë diskutime. Dy forcat e tjera janë më pak se gjysma e Vetëvendosjes. Në këtë situatë për shkak edhe të precedentëve e që janë në Kosovë dhe të vendimeve që janë marrë në Gjykatën kushtetuese, forca e parë ka të drejtën ekskluzive për të propozuar kryetar për kuvendin e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës nuk parashikon afate për këtë gjë.

Vetëvendosja hyri në zgjedhje me idenë që do e formonte qeverinë vetëm. U propozua kandidati nga ana e Vetëvendosjes, nuk u votua, Albulena Haxhiu dhe kryesuesi i seancës, i vendosur atje për shkak të moshës, propozoi ndërrimin e metodës edhe propozoi votimin e fshehtë. 6 herë është votuar Albulena Haxhiu, pjesa tjetër ka qenë dështim i votimit të fshehtë. Kushtetuesja ka lënë 30 afat kohë, por nuk ka thënë se çfarë ndodh nëse konstituimi nuk arrihet”,-tha Zaimi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kush e mban peng Kuvendin e Kosovës? Flet anëtari i kryesisë së partisë Vetëvendosja appeared first on Euronews Albania.

Pakistani do të shqyrtojë zgjatjen e afatit për largimin e refugjatëve afganë

30 June 2025 at 22:19

Pakistani do të shqyrtojë zgjatjen e afatit për kthimin në shtëpi të 1.4 milion refugjatëve afganë që jetojnë ligjërisht në vend, thanë zyrtarët të hënën.

Çdo zgjatje e miratuar nga qeveria do të ishte një lehtësim për ata që më parë ishin urdhëruar të ktheheshin në Afganistan deri më 30 qershor, sipas zyrtarëve të qeverisë dhe të sigurisë.

Një vendim mund të merret të martën, kur pritet të mblidhet kabineti.

Në vitin 2023, Pakistani nisi një goditje të diskutueshme ndaj të huajve që tha se ishin në vend ilegalisht, kryesisht shtetas afganë. 

Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar për të diskutuar çështjen, thanë se zgjatja e propozuar ishte për t’u dhënë refugjatëve më shumë kohë për të zgjidhur çështjet e tyre personale në Pakistan, të tilla si shitja e pronës ose përfundimi i aktiviteteve të biznesit, përpara se të ktheheshin në Afganistan në një mënyrë të rregullt dhe dinjitoze.

Një zyrtar i lartë i ministrisë tha se vendimi për të paraqitur propozimin për zgjatje u mor javën e kaluar. Një përmbledhje në lidhje me fatin e refugjatëve afganë është paraqitur për përfshirje në axhendën e kabinetit.

Ministria e Brendshme, e cila ka mbikëqyrur goditjen gjithëpërfshirëse ndaj afganëve, nuk bëri komente menjëherë.

Nuk pati asnjë koment as nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila më parë tha se priste që autoritetet afgane të krijonin “kushte të favorshme” në mënyrë që ata që ktheheshin të integroheshin plotësisht në shoqërinë afgane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pakistani do të shqyrtojë zgjatjen e afatit për largimin e refugjatëve afganë appeared first on Euronews Albania.

Administrata Trump akuzon Harvardin: U shkelën të drejtat e studentëve hebrenj

30 June 2025 at 22:06

Administrata Trump ka akuzuar Universitetin e Harvardit për shkelje të të drejtave civile të studentëve të tij hebrenj, ndërsa ka kërcënuar të shkurtojë fondet federale.

Kjo vjen pas një hetimi të një task force federale mbi protestat në kampus për shkak të luftës së Izraelit në Gaza.

Task forca pretendoi se Harvardi ishte “qëllimisht indiferent” ose edhe “pjesëmarrës me dashje” në ngacmimet antisemite kundër popullit hebre gjatë protestave kundër luftës.

Harvardi i kundërshtoi me forcë gjetjet, duke thënë se ka ndërmarrë “hapa thelbësorë dhe proaktivë” për të luftuar antisemitizmin.

Mosmarrëveshja përshkallëzon një betejë të vazhdueshme, me administratën Trump që përpiqet gjithashtu ta heqë Harvardin nga një regjistër i imigracionit të studentëve dhe duke i kërkuar ambasadave amerikane t’u mohojnë vizat studentëve të ardhshëm ndërkombëtarë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Administrata Trump akuzon Harvardin: U shkelën të drejtat e studentëve hebrenj appeared first on Euronews Albania.

A do ulen në bisedime Kosova dhe Serbia? Bushati komenton qëndrimet e Trump

30 June 2025 at 21:43

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku ka folur ndër të tjerat edhe për komentet e presidentit Aleksandër Vuçiç për Kosovën si dhe për komentet e bëra nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Duke komentuar deklaratat e presidentit serb se “Në Kosovë do të valviten flamujt serbë”, Bushati tha se Kosova e ka shumë të domosdoshme krijimin e marrëdhënieve të mira diplomatike me BE-në dhe me SHBA-në.

“Kosova duhet të vazhdojë rrugën e marrëdhënieve diplomatike dhe të kultivojë marrëdhënie shumë të mira me SHBA dhe me BE-në. Ka një paradoks që ne nuk e shmangim dot, që vendi që ka prodhuar më shumë rezultate në fushën e sundimit të së drejtës vitet e fundit, që është Kosova sipas indekseve ndërkombëtare, sot është në sanksione nga BE-ja. Në këtë pikë mendoj që Shqipëria duhet të ishte më e drejtpërdrejtë dhe më kritike ndaj këtij pozicionimi. Shqipëria ka qenë shumë shpotitëse kur BE nuk po i ofronte Kosovës liberalizimin e vizave”,-tha Bushati.

Megjithatë ai tha se Kosova duhet të ketë shumë kujdes, pasi sipas tij takimi mes Trump dhe Zelensky “është mësim për shumë udhëheqës të tjerë”.

“SHBA-të e dinë rolin destabilizues të Serbisë në rajon. E dinë që Serbia me asnjë nga fqinjët nuk i ka mbyllur çështjet dypalëshe, ndaj SHBA-të në mënyrë që të ulen e të bisedojnë një marrëveshje ndërkombëtare, do duhet të kenë përball një lidership serioz të aftë që të marrë vendime të dhimbshme”,-tha ish-ministri i jashtëm.

The post A do ulen në bisedime Kosova dhe Serbia? Bushati komenton qëndrimet e Trump appeared first on Euronews Albania.

Marrëveshja për tarifat Britani-SHBA fillon, por ende nuk ka lajme për çelikun

30 June 2025 at 21:26

Një marrëveshje për të ulur tarifat e importit midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar ka hyrë në fuqi, duke u dhënë prodhuesve britanikë të makinave akses preferencial në tregun më të madh të konsumit në botë.

Kjo do t’u lejojë prodhuesve britanikë të motorëve të shesin deri në 100,000 automjete në SHBA me një tarifë prej 10% – një avantazh i madh ndaj konkurrentëve ndërkombëtarë – ndërsa tarifat për eksportet e hapësirës ajrore të Mbretërisë së Bashkuar janë ulur në zero, shkruan BBC.

Në këmbim, Mbretëria e Bashkuar do të heqë tarifat për mishin e viçit dhe importet e etanolit nga SHBA – një veprim që industria britanike e bioetanolit thotë se do ta bëjë të pamundur që ajo të konkurrojë.

Megjithatë, çeliku dhe alumini i Mbretërisë së Bashkuar mbeten subjekt i një tarife prej 25%, e cila mund të dyfishohet në 50% nëse Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja nuk arrijnë një marrëveshje deri në datën e fundit të afatit më 9 korrik.

Marrëveshja, e cila u nënshkrua në samitin e G7 në fillim të këtij muaji, ul disa nga tarifat gjithëpërfshirëse të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump që i çuan tregjet globale në kaos në prill.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Kier Starmer, e quajti atë një “marrëveshje historike” që do të mbronte industritë kryesore jetësore për ekonominë britanike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Marrëveshja për tarifat Britani-SHBA fillon, por ende nuk ka lajme për çelikun appeared first on Euronews Albania.

Vota në OKB për Gazën, Bushati: Shqipëria duhet të respektojë historinë e saj

30 June 2025 at 21:11

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku i pyetur se si duhet të votojë Shqipëria në OKB për çështjen e Gazës.

Ai tha se Shqipëria e ka detyrim moral dhe detyrim ndaj historisë së vendit që të votojë për një prezencë humanitare në Gaza.

“Shqipëria nuk është një vend ishullor. Shqipëria duhet të respektojë historinë e vetë. Ne jemi një vend me një peshë specifike. Nuk jemi një zë në arenën ndërkombëtare, apo nuk po na pyet dikush se si mund të zgjidhet konflikti në lindjen e mesme.

Ne duhet të respektojmë historinë tonë, vuajtjet tona, miqësinë e padiskutueshme me Izraelin dhe kontributet që shqiptarët kanë dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në shpëtimin e hebrenjve dhe një lloj balancimi të historisë sonë me të drejtën ndërkombëtare. Pra duke votuar në parim për një prezencë më të madhe të organizatave humanitare në Gaza, kjo nuk legjitimon asesi veprimet terroriste të Hamasit dhe as nuk vendos në pikëpyetje miqësinë tonë me shtetin e Izraelit”,-tha Bushati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vota në OKB për Gazën, Bushati: Shqipëria duhet të respektojë historinë e saj appeared first on Euronews Albania.

Fuste në burg lëndë narkotike dhe sende të paligjshme, arrestohet polici në Drenovë

30 June 2025 at 20:50

Prej kohësh në përgjim, arrestohet ditën e sotme polici i burgut të Drenovës

Burime bëjnë me dije se ka qenë prokuroria që prej disa muajsh e ka vendosur në përgjim policin Rudenc Myrte ndërsa sipas të dhënave, dyshohet se fuste në burg lëndë narkotike dhe sende të paligjshme.

Dyshohet se ai ka futur brenda ambienteve të burgut doza lëndë narkotike kanabis ndërsa u arrestua nga autoritetet pas urdhrit të prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fuste në burg lëndë narkotike dhe sende të paligjshme, arrestohet polici në Drenovë appeared first on Euronews Albania.

Izraeli planifikon të dërgojë divizione shtesë ushtarake në Gaza

30 June 2025 at 20:19

Mediat izraelite po raportojnë se qeveria po përgatitet të intensifikojë sulmin e saj ndaj Gazës duke vendosur një divizion shtesë ushtarak në enklavën e rrethuar.

Yedioth Ahronoth raportoi se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ushtarak, Eyal Zamir, përshkroi fazën tjetër të luftës gjatë një takimi të kabinetit të dielën.

Ky veprim do ta çonte në pesë numrin e përgjithshëm të divizioneve ushtarake izraelite që veprojnë brenda Gazës, në atë që konsiderohet gjerësisht si një përshkallëzim i madh.

Zyrtarët e sigurisë të cituar në raport thanë se ushtria izraelite konfirmoi: “Të gjitha kapacitetet e forcave ajrore dhe tokësore janë tani në dispozicion pas përfundimit të operacionit në Iran.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli planifikon të dërgojë divizione shtesë ushtarake në Gaza appeared first on Euronews Albania.

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan

30 June 2025 at 19:03

I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani; Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher; Kancelari i Madh dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij, Riccardo Paternò di Montecupo; përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë; si dhe autoritete të tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Hasani e ka cilësuar këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale.

“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare.” – është shprehur z. Hasani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan appeared first on Euronews Albania.

“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi

30 June 2025 at 18:52

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në “Max Sport” që transmetohet në “Euronews Albania”.

Në këtë emision ishte i ftuar edhe trajneri i Korabit, Alfred Deliallisi, i cili u shpreh se Vllaznia ka bërë goditjen më të madhe me Jaxzhi.

Në fakt ai erdhi i huazuar te Vllaznia vetëm për ndeshjet e Europës, si një kërkesë e Martinit që e njeh mirë gjatë aventurës te Teuta.

“Unë mendoj se goditjen më të madhe e ka bërë Vllaznia me Jazxhi në qendër të mbrojtjes. Po flas për ndeshjet e Europës, e di që është i huazuar. Ai është ndër pikat më të forta të Vllaznisë dhe me informacionet që kam ka bërë paraqitje shumë të mira me Vllazninë. Për mua është mbrojtësi më i mirë në qarkullim, 23-vjeç. Teuta s’ka qenë në momente të mira për ta ndihmuar Jazxhiun, më shumë e ka ndihmuar ai Teutën”, tha Deliallisi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi appeared first on Euronews Albania.

Arrestohen tre zyrtarë policorë, dyshohet se keqtrajtuan fizikisht një person

30 June 2025 at 18:27

Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës, pas grumbullimit të provave dhe analizimit të tyre, kanë  arrestuar sot tre  zyrtarë  policorë, të cilët  dyshohen  se gjatë arrestimit të një personi kanë tejkaluar autorizimet e tyre dhe kanë keqtrajtuar fizikisht të njëjtin derisa i njëjtit ishte i prangosur.

Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit  (zyrtarë policorë) janë  ndaluar për 48 orë për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

“Hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë  Themelore në Pejë do të ndërmarrin edhe  veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore bazuar në  autorizimet ligjore të IPK-së kurse incidenti ku dyshohet se janë përfshirë tre zyrtarët policorë raportohet të ketë ndodhur më 28 qershor 2025 në rrugën “Ismail Qemajli” në qytetin e Klinës, përkatësisht në oborrin e shtëpisë së një qytetari.

“Bazuar nga të gjeturat e hetimit fillestar ekziston dyshimi se zyrtarët  policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës ndaj një qytetari përderisa në deklaratat e tyre dhe në raportet zyrtare është prezantuar një version që rezulton të jetë në kundërshtim të plotë me pamjet e incizuara dhe provat faktike”.

 

 

The post Arrestohen tre zyrtarë policorë, dyshohet se keqtrajtuan fizikisht një person appeared first on Euronews Albania.

Rritet numri i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

30 June 2025 at 16:57

Është rritur numri i gazetarëve të vrarë në Gaza që nga nisja e luftës me Izraelin. Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës thotë se fotoreporteri Ismail Abu Hatab është vrarë.

Hatab punoi si fotoreporter në Gaza me disa platforma mediatike dhe media të ndryshme, tha zyra në Telegram, duke shtuar se ai gjithashtu organizoi disa ekspozita fotografike jashtë Palestinës për të përcjellë realitetin katastrofik të Gazës.

Zyra gjithashtu “dënoi në termat më të ashpra shënjestrimin, vrasjen dhe atentatin sistematik të gazetarëve palestinezë nga pushtimi izraelit”.

Deri më sot, CPJ ka përcaktuar se të paktën 17 gazetarë dhe dy punonjës të medias janë shënjestruar drejtpërdrejt nga forcat izraelite në vrasjet të cilat CPJ i klasifikon si vrasje:  Issam Abdallah ,  Hamza Al Dahdouh ,  Mustafa Thuraya ,  Ismail Al Ghoul ,  Rami Al Refee, Ghassan Najjar , Wissammed Mohammed , Aymans . Faisal Ebu Al Kumsan , Mohammed Al-Ladaa , Fadi Hassouna , Ibrahim Sheikh Ali , Mahmud Islim Al-Basos , Hossam Shabat , Hilmi el-Fakaawi dhe Ahmed Mansour .

CPJ është ende duke hulumtuar detajet për konfirmim në të paktën 20 raste të tjera që tregojnë një shënjestër të mundshme.

The post Rritet numri i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza appeared first on Euronews Albania.

Irani zotohet të vazhdojë pasurimin e uraniumit

30 June 2025 at 16:35

Amir-Saeid Iravani, ambasadori i Iranit në OKB, thotë se vendi i tij “nuk do ta ndalë kurrë” pasurimin bërthamor, pasi është “e drejtë e tij e patjetërsueshme”.

Si nënshkrues i NPT-së, Irani mund të prodhojë teknologji bërthamore paqësore, përfshirë pasurimin e uraniumit, për sa kohë që mbetet brenda kufijve të caktuar, tha Iravani për programin Face the Nation në CBS News.

“Pra, pasurimi është e drejta jonë dhe një e drejtë e patjetërsueshme, dhe ne duam ta zbatojmë këtë të drejtë. Mendoj se pasurimi nuk do të ndalet kurrë”, shtoi ai.

Përpara sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit, Irani kishte pasuruar uranium deri në 60 për qind pastërti , dhe kjo ka shqetësuar IAEA-n dhe kritikët e programit bërthamor të Teheranit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani zotohet të vazhdojë pasurimin e uraniumit appeared first on Euronews Albania.

Senati amerikan fillon votimin për “projektligjin e madh dhe të bukur” të Trump

30 June 2025 at 16:29

Senati amerikan ka filluar të votojë të hënën për një plan masiv shpenzimesh, të quajtur “projektligji i madh dhe i bukur”, pas disa javësh negociatash.

Republikanët, të cilët kontrollojnë të dy dhomat e Kongresit, ishin të ndarë në mendime se sa duhet të shkurtohen programet e mirëqenies sociale në mënyrë që të zgjasin lehtësimet tatimore.

Presidenti Donald Trump dëshiron që Kongresi ta miratojë projektligjin deri më 4 korrik.

Pasi Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi versionin e saj të projektligjit muajin e kaluar me një votë të vetme, legjislacioni shkoi në Senat. Për shkak të ndryshimeve të bëra nga Senati, projektligji do të kthehet në Dhomë për një votim tjetër.

The post Senati amerikan fillon votimin për “projektligjin e madh dhe të bukur” të Trump appeared first on Euronews Albania.

Përgatitjet e Skënderbeut, Gjoka projekton ekipin për Kategorinë e Parë

30 June 2025 at 16:17

Pak javë pasi i dha lamtumirën kategorisë superiore, Skënderbeu ka nisur nga puna për sezonin e ri futbollistik. Korçarët kanë vijuar përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, ndërsa është konfirmuar dhe një pjesë e lojtarëve nga viti i shkuar. Afrimet në ekip kanë qenë të pakta, ndërsa plani i drejtuesve është për të ndërtuar një skuadër të denjë për kthimin në elitë.

“”Unë mendoj se boshti i skuadres është, ata që ne mendonim që do na shërbenin në të ardhmen i kemi mbajtur. Kjo është një kampionat ndryshe, kemi nxjerrë mësimet tona. Kjo skuadër që do ndërtohet sivjet nuk do ndërtohet vetëm për kategorinë e parë por e për të ardhmen”. Ernest Gjoka, Trajner i Skënderbeut.

Pas largimit të Elvic Prencit, shiritin e kapitenit tanimë e ka marrë portieri Alia.

 “Është nder i madh për mua të jem kapiteni i një skuadre të madhe me kaq emër shpresoj të bëjmë mirë. Të shohim të rinjtë që do vijnë por jam i sigurte qe Skënderbeu ka patur lidhje të fortë në grup”,-tha Marko Alia, Portier i Skënderbeut.

Përgjatë orëve të fundit drejtuesit e klubit korcar kanë zhvilluar një mbledhje ku është diskutuar projekti për sezonin e ri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përgatitjet e Skënderbeut, Gjoka projekton ekipin për Kategorinë e Parë appeared first on Euronews Albania.

Administrator për të gjitha pallatet, miratohet ligji që rregullon bashkëpronësinë

30 June 2025 at 15:57

Pallatet dhe komplekset në të gjitha bashkitë e vendit do të kenë administrator. Një ligj i ri do të synojë të zgjidhe problemet mes fqinjëve dhe mirëmbajtjen, ndërsa tarifa do të paguhet për çdo apartament, të banuar ose jo.

Të gjithë pallatet do të kenë administrator, i cili do të zgjidhet nga pronarët e apartamenteve. Ai do të jetë ndërmjetësi për zgjidhjen e problemeve në bashkëpronësi, sigurinë e ndërtesave, ruajtjen e higjienës, mbrojtjen kundër zjarrit, vendosjen dhe mirëmbajtjen e ashensorëve.

Ministri i pushtetit vendor ka folur me hollësi për ligjin për mënyrën se si do të funksionojë administrimi, dhe në thelb të rregullores përparësi u jepet banorëve të vendosin për tarifën dhe emrin e administratorit, ndërsa tarifa do të jetë e detyrueshme për të çdo hyrje.

Administrimi me ligjin e ri, nis brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e miratimit të tij për ndërtesat e ndodhura në qytetet me mbi 10.000 banorë; brenda 16 muajve nga hyrja në fuqi për ndërtesat e ndodhura në komplekse; brenda 24 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji për të gjithë ndërtesat e tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Administrator për të gjitha pallatet, miratohet ligji që rregullon bashkëpronësinë appeared first on Euronews Albania.

Tkurret popullsia në Kosovë, mbi 150 mijë banorë ikën brenda pesë viteve

30 June 2025 at 15:46

Kosova po përballet me një shkallë të lartë të emigrimit (largimi i banorëve nga shteti) si pasojë e mungesës së perspektivës të qëndrueshme socio-ekonomike dhe mos stabilitetit politik. Sipas të dhënave zyrtare që nga viti dymijë e njëzet (2020) deri në vitin dymijë e njëzet e katër (2024), mbi njëqind e pesëdhjetë mijë (151 mijë e 700) qytetarë të Kosovës u larguan nga vendi drejt shteteve më të zhvilluara në kërkim të një jete më të mirë, raporton KosovaPress.

Ndërsa, vetëm në vitin dymijë e njëzet e katër (2024) nga vendi kanë ikur mbi tridhjetë e shtatë mijë (37 mijë e 451) banorë. Derisa imigruan (janë kthyer) vetëm nëntë mijë e tridhjetë e tetë (9 mijë e 38) banorë. Ndërkohë në pesë vitet fundit në vend kanë imigruar (janë kthyer) vetëm katërdhjetë e një (41 mijë e 217).

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, viti 2021 arriti shifrën më të lartë të emigrimit në pesë vitet e fundit. Kjo shifër arriti 42 mijë e 728.

Tkurrja e popullësisë, konsiderohet një alarm, edhe për faktin se kjo dukuri ka sjellë pasoja të ndjeshme, jo vetëm në aspektin demografik, por edhe në ekonominë e vendit si në aspektin e konsumit, po ashtu edhe të dëmtimit të imazhit për investitorët e huaj.

Xërxa për KosovaPress theskon se të ardhurat e ulta për kokë banori, papunësia, rënia e cilësisë në arsim dhe ngecjet në sekrorin e shëndetësisë janë disa prej shkaqeve që kanë ndikuar të ikin të rinjt nga vendi për një jetë më të mirë.

Edhe disa prej qytetarëve thonë se zhvillimi i ngadalshëm ekonomik dhe mungesa e stabilitetit politik kanë ndikuar që të largohet një numër i madh i banorëve nga vendi.

Janë shumë arsye që detyrojnë qytetarët ta lënë atdheun për një jetë më të mirë, thotë qytetari nga Prishtina, Qazim Imeri, i cili thekson se të rinjt nuk po arrijnë të gjejnë vende të qëndruesjme të punës në Kosovë.

Janë shumë arsye që detyrojnë qytetarët ta lënë atdheun për një jetë më të mirë, thotë qytetari nga Prishtina, Qazim Imeri, i cili thekson se të rinjt nuk po arrijnë të gjejnë vende të qëndruesjme të punës në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tkurret popullsia në Kosovë, mbi 150 mijë banorë ikën brenda pesë viteve appeared first on Euronews Albania.

Tërmet në Napoli, magnituda më e lartë e regjistruar në 40 vitet e fundit

30 June 2025 at 15:33

Një tërmet me magnitudë 4.6 u ndje në Napoli dhe në zonën Campi Flegrei në orën 12.47.

Goditja, me epiqendër në zonën e Bacolit, u ndje qartë edhe në kryeqytetin e Napolit. Shumë njerëz dolën në rrugë. Magnituda prej 4.6 sipas mediave italiane, është më e larta e regjistruar në 40 vitet e fundit në zonën e Phlegraean, e barabartë me atë që ndodhi natën e 13 marsit. Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 5 km.

Tërmeti i orës 12:47 u pasua nga një tjetër me magnitudë 2.2 në orën 12:51. Ndërkohë, Bashkia e Pozzuolit ka publikuar një njoftim në kanalet e saj të mediave sociale, në të cilin informon qytetarët për dridhjet sizmike të vendosura në Gjirin e Bacolit. Ngjarjet mund të jenë shoqëruar nga një gjëmim i ndjerë nga banorët e zonës pranë epiqendrës.

Për momentin nuk ka lajme për dëme. Prefektura e Napolit ka njoftuar një konferencë për shtyp së shpejti.

Qarkullimi i trenave në qendrën e Napolit është pezulluar si masë paraprake. Në fakt, është zbatuar protokolli që parashikon ndalimin e qarkullimit hekurudhor në rast të lëkundjeve sizmike që tejkalojnë magnitudë 4.0. Megjithatë, nisjet e konvojeve nga Roma dhe që drejtohen drejt jugut janë të rregullta. Kontrollet janë duke u zhvilluar në rrjet për të lejuar rivendosjen e qarkullimit. Linja 2 e metrosë së Napolit, e cila shërben seksionin midis Bagnolit dhe Pozzuolit, është ndalur gjithashtu. Dhe trenat në hekurudhat lokale Cumana dhe Circumflegrea janë ndalur gjithashtu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tërmet në Napoli, magnituda më e lartë e regjistruar në 40 vitet e fundit appeared first on Euronews Albania.

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

28 June 2025 at 14:08

66 fëmijë në rripin e Gazës kanë humbur jetën nga mungesa e ushqimit, apo kequshqyerja, raporton Al Jazeera.

Kjo ka ndodhur për shkak të mbylljes së vazhdueshme të kalimeve nga forcat izraelite dhe “parandalimit të hyrjes së qumështit për foshnje dhe shtesave ushqimore të caktuara për grupet vulnerabël dhe të dobëta, veçanërisht foshnjat dhe të sëmurët”, sipas Zyrës së Medias së Qeverisë së Gazës.

Zyra e Medias së Qeverisë në Gaza ka reaguar duke u shprehur se kjo është një krim lufte dhe krim kundër njerëzimit, ndërsa shton se Izraeli po përdor urinë si një armë për të shfarosur civilët.

“Ky sjellje përbën një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit, dhe zbulon përdorimin e qëllimshëm të urisë nga pushtimi ‘izraelit’ si armë për të shfarosur civilët, veçanërisht fëmijët, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe Konventave të Gjenevës”, shtoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza appeared first on Euronews Albania.

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

28 June 2025 at 13:38

Të paktën 34 persona janë vrarë në Gazë si pasojë e sulmeve izraelite, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore të Gazës.

Sulmet është raportuar të kenë nisur të premten dhe kanë vazhduar në mëngjesin e së shtunës. Në mesin e të vrarëve janë 12 persona në stadiumin e qytetit të Gazës, ku po strehoheshin njerëzit, sipas stafit të spitalit Shifa.

Raportimet për sulmet vijnë teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se marrëveshja për armëpushim mund të arrihet brenda javës tjetër.

Duke pranuar pyetje nga gazetarët në Zyrën Ovale të premten, presdidenti ka thënë se “po punojmë në Gazë dhe po përpiqemi të kujdesemi për të”.

Një zyrtar në dijeni me zhvillimet i ka thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se ministri izraelit për Çështje Strategjike, Ron Dermer, do të arrijë të Uashington javën e ardhshme për të diskutuar armëpushimin në Gazë, situatën me Iranin dhe tema tjera.

Bisedimet janë ndalur dhe kanë vazhduar disa herë prej kur Izraeli ka thyer armëpushimin e fundit në mars dhe ka vazhduar fushatën ushtarake në Gazë, duke e përkeqësuar edhe më tej krizën humanitare.

Rreth 50 pengje vazhdojnë të jenë në Gazë, dhe më pak se gjysma e tyre besohet se janë gjallë. Ata janë pjesë e rreth 250 pengjeve që janë marrë nga Hamasi – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – në sulmin kundër Izraelit, më 7 tetor 2023, duke nxitur kështu luftën që vazhdon tash e 21 muaj.

Si pasojë e luftës janë vrarë mbi 56.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës. Prej tyre, shumica besohet se janë gra dhe fëmijë.

Shpresat për marrëveshje janë rritur me përfshirjen e Trumpit në këtë çështje.

Hamasi ka thënë se është i gatshëm t’i lirojë pengjet në këmbim të përfundimit të luftës në Gazë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se do t’i japë fund luftës vetëm pasi të çarmatoset Hamasi, diçka që grupi e ka hedhur poshtë.

Ndërkohë, palestinezët e uritur janë duke jetuar në situatë të përshkruar si katastrofike.

Pas bllokimit të të gjitha ndihmave për dy muaj e gjysmë, Izraeli e ka lejuar një pjesë të vogël të ndihmave në territorin e Gazës në mesin e muajit maj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim appeared first on Euronews Albania.

❌
❌