Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

30-vjetori i Srebrenicës, përkujtohen 8 mijë boshnjakë të vrarë nga forcat serbe

11 July 2025 at 19:51

Disa mijëra njerëz u mblodhën në qytetin e Srebrenicës, në lindje të Bosnjes, për të shënuar 30-vjetorin e gjenocidit të vetëm të njohur nga Evropa pas Holokaustit.

Në korrik 1995, mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u rrethuan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe brenda fare pak ditëve pas rënies së Srebrenicës, që ishte shpallur një zonë e sigurt nga OKB dhe supozohej se ishte e mbrojtur nga prania e paqeruajtësve ndërkombëtarë.

Të paktën 7 viktima, të sapoidentifikuara, përfshirë dy djem 19-vjeçarë, u varrosën të premten në varrezën kolektive në lokalitetin Potoçari, pranë më shumë se 6 mijë viktimave të varrosura tashmë atje.

Varrimet mbahen çdo vit për viktimat që ende zhvarrosen nga varret masive të hapura në pjesën lindore të Bosnjes. Në disa raste, të mbijetuarit mund të varrosin vetëm pjesë të mbetjeve trupore të të dashurve të tyre.

Në reagimin e saj, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shprehu nderimet e saj për djemtë dhe burrat e Srebrenicës, si dhe nënat e tyre që sipas saj mbajnë prej dekadash peshën e humbjes.

“Duhet të mbajmë mend dhe të mbrojmë të vërtetën, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme ta dijnë mirë se çfarë ndodhi në Srebrenicë”, tha Von der Leyen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vendi i të cilit kishte detyrën e mbrojtjes së Srebrenicës, iu adresua të mbledhurve me një mesazh të regjistruar.

“Ne nuk do ta harrojmë kurrë tmerrin e atyre ditëve të errëta dhe mendimet tona janë me ata që janë prekur nga kjo tragjedi”, tha Rutte.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavinë, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe disa gjykata në Serbi kanë dënuar 54 persona me 781 vite burg dhe disa dënime të përjetshme për krimet e kryera në Srebrenicë, përfshirë për akuzën e gjenocidit.

Presidenti i atëhershëm i Republika Srpska, Radovan Karadžić dhe komandanti i trupave serbe, Ratko Mladić ishin mes atyre që u dënuan me burgim të përjetshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 30-vjetori i Srebrenicës, përkujtohen 8 mijë boshnjakë të vrarë nga forcat serbe appeared first on Euronews Albania.

Kujdesi për nishanet gjatë verës, dermatologia: Bëni kontroll, ja risku i mundshëm

11 July 2025 at 19:37

Ekspozimi i nishaneve në diell pa përdorur krem mbrojtës mund të bëhet shkak për shfaqjen e melanomës. Për këtë arsye mjekët dermatolog rekomandojnë që personat që kanë shumë nishanë, të bëjnë vizita tek mjeku përpara se të nisin pushimet dhe të ekspozohen në plazh.

“Para ekspozimit do të rekomandoja një kontroll të nishaneve sepse shpesh herë risku është më i lartë te disa individë për të transformuar këto nishanë në një melanomë ose për të patur sëmundje të tjera të lëkurës”, tha Monika Fida, dermatologe.

Por kush janë më të rrezikuar për të zhvilliar kancer lëkure apo melanomë?

“Individët që kanë predispozitë familjare, individët që kanë ngjyrë lëkure të çelur, individët që kanë mbi 50 nishane”, shtoi Monika Fida.

Edhe pse Shqipëria nuk ka shifra të sakta sa i takon kancerit të lëkurës apo melanomës, mjekët dermatolog thonë se në vitin 2024 kanë trajtuar 90 raste me melanomë, e cila nëse nuk kapet në kohë është jetëkërcënuese.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kujdesi për nishanet gjatë verës, dermatologia: Bëni kontroll, ja risku i mundshëm appeared first on Euronews Albania.

Ekskluzive/ Ish-lojtari i Real Madrid firmos në Vlorë, Flamurtari godet në merkato

11 July 2025 at 19:22

Flamurtari vijon përforcimet në prag të sezonit të ri futbollistik, ndërsa një tjetër futbollist i është bashkuar kuqezinjve.

Këtë herë drejtuesit e klubit kanë udhëtuar deri në Spanjë për të gjetur një mesfushor, teksa gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Jose Rodriguez Martinez, i cili më herët ka mbajtur veshur fanellën e Real Madrid.

30-vjeçari ishte prej kohësh në survejim nga drejtuesit kuqezi, të cilët arritë ndhe akordin me lojtarin. Rodriguez ka një karrierë të pasur ku krahas Real Madrid, ka luajtur dhe për Deportivo La Coruna, Galatasaray, Mainz, Malaga, si dhe me skuadra të tjera të njohura në kontinentin e vjetër. Ai cilësohet përforcimi i duhur në repartin difensiv, pasi mund të aktivizohet si mbrojtës qendre dhe mesfushor “6”.

Gjatë qëndrimit në Madrid ofertat ndaj Rodriguez ishin të shumta, ku asokohe lojtari u bë i njohur për refuzimin që i bëri Arsenalit, por dhe marrëdhëniet e mira me trajnerin Mourinho.

Më poshtë është dhe skeda e lojtarit 30-vjeçar, i cili ka veshur dhe fanellën e ekipeve zinxhir të kombëtares iberike, por jo skuadrën A.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekskluzive/ Ish-lojtari i Real Madrid firmos në Vlorë, Flamurtari godet në merkato appeared first on Euronews Albania.

Fluks në urgjencën e QSUNT: 350 qytetarë në ditë kërkojnë ndihmë, ja shkaqet

11 July 2025 at 18:44

Temperaturat e larta të ditëve të muajit korrik kanë pasur me shtim të urgjencave mjeksore në QSUNT. Mjekët e urgjencës, thonë se fluksi është në rritje, dhe shkak duket se është dehidratimi nga mungesa e lëngjeve dhe vapa.

“Janë shtuar pacientët që vinë me gjendje të fikti, kjo vjen nga mungesa e lëngjeve, por edhe nga pacientë që vuajnë nga sëmundjet kronike. Numri i vizitave ditët e fundit është shtuar, një mesatare 300-350 në ditë”, tha Anduela Mino, mjeke urgjence QSUNT.

Moshat e thyera dhe të sëmurët kronik janë ato që kanë problematika më të mëdha në stinën e verës.

“Pacientët kardiak duke mos marrë lëngje dhe duke marrë medikamente anti-hipertensiv të tensionit, ulet tensioni akoma më shumë. Moshat e pacientëve janë mbi 60-vjeç e sipër, por edhe moshat e reja”, shtoi mjekja.

Në këto kushte mjekja apelon që të evitohet dalja ndërmjet orës 11- dhe 5 pasdite, të konsumohen sa më shumë lëngje të freskëta, ujë dhe jo kafe, pije me gaz apo alkool.

 

 

The post Fluks në urgjencën e QSUNT: 350 qytetarë në ditë kërkojnë ndihmë, ja shkaqet appeared first on Euronews Albania.

Humbi jetën duke shpëtuar turistët, zhvillohen homazhe për Arben Anamalin

11 July 2025 at 18:29

Këtë të premte janë zhvilluar homazhet për ndarjen nga jeta të 51-vjeçarit  “Dëshmori  I Atdheut” Arben Anamali.

Kapiteni i anijes turistike u mbyt në liqenin e Shkodrës, teksa shpëtoi disa turistë që kishin rënë në ujë. Për bashkëshorten e tij, Najada Anamali, kjo është një ngjarje e rëndë dhe dhimbje e madhe për familjen. Mes lotësh, ajo thotë se Arbeni ka qenë shumë punëtor dhe i përkushtuar pas familjes, ndërkohë njoftimin e mori nga një koleg i tij.

“Është një dhimbje e madhe për krejt familjen tonë, për nënën e tij në radhë të parë që e ka në shtëpi, për mua, për fëmijët e tij, djalin dhe vajzën, për këdo që e ka njohur sepse ka qenë njëri shumë i mirë. Ka bërë shumë për të gjithë”, tha Najada Anamali.

Edhe nipi i Arbenit, Mirsad Isufi, kërkoi që daja i tij të respektohet si hero…

“Është një humbje shumë e madhe, i falenderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar te gjetja e tij. Shpresojmë të mos harrohet dhe të respektohet si një hero”, tha ai.

Pas 48 orësh kërkime, në ditën e tretë të operacionit nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i Arben Anamalit u gjet në liqenin e Shkodrës mëngjesin e së enjtes. Kapiteni Arben Anamali  njihej si një operator me përvojë në lundrim dhe ishte i angazhuar prej vitesh në turizmin ujor në liqenin e Shkodrës.

The post Humbi jetën duke shpëtuar turistët, zhvillohen homazhe për Arben Anamalin appeared first on Euronews Albania.

Vllaznia mposhtet minimalisht nga Daugavpuls, Partizani barazon me Nomme Kalju

11 July 2025 at 18:19

Një lojë e dominuar nga Vllaznia, por në fund fati i buzëqesh skuadrës nga Letonia, Daugavpils që mori një fitore me shumë vlerë në Elbasan.

Ndeshja e parë zyrtare nuk shkoi ashtu siç duhet për Edi Martinin, me skuadrën e tij që e pati të pamundur të merrte rezultat pozitiv ndaj një ekipi me të cilin diferencat ishin të mëdha. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me një paraqitje pozitive të shkodranëve, teksa në pjesën e dytë ritmi ishte po i njëjtë.

Nga momenti në moment pritej goli i Vllaznisë, por në minutën e 85’, miqtë nga Letonia gjetën avantazhin me Lizunovs, pas një devijimi të saktë me kokë që u ndal në rrjetën e Qarrit. 0-1 dhe Daugavpils merr një fitore me shumë vlerë për çështjen kualifikim.

Skuadra tjetër e Superligës, Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim përballë Nomme Kalju në transfertë. Të kuqtë krijuan pak raste shënimi, me kundërshtarin që diktoi lojën. Ishin vendësit që gjetën të parët avantazhin në nisje të pjesës së dytë ku Mannilaan ndëshkoi demat. 4 minuta zgjati avantazhi i estonezëve, pasi Xhuliano Skuka riktheu ekuilibrat, teksa më tej shifrat mbetën të pandryshuara 1-1. Ndeshjet e kthimit luhen më 17 korrik.

The post Vllaznia mposhtet minimalisht nga Daugavpuls, Partizani barazon me Nomme Kalju appeared first on Euronews Albania.

Ndryshime në Policinë e Shtetit: Emërohen shefa të rinj në disa komisariate

11 July 2025 at 18:17

Policia e Tiranës ka realizuar një valë të re lëvizjesh në nivelet drejtuese, me disa emërime të reja dhe rotacione mes drejtuesve të komisariateve dhe strukturave të rendit, më konkretisht:

  • Idriz Daulle, deri më tani Zëvendësdrejtor i Rendit në DVP Tiranë, është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

  • Besmir Qebini, nga pozita e Shefit të Komisariatit nr. 5 në Tiranë, është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

  • Bekim Lika, nga pozita e Shefit të Komisariatit të Policisë Kukës, është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

  • Ermal Kenaçi është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.

  • Feliks Hoda është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

  • Ervis Gjoshi, deri më parë Shef i Komisariatit nr. 4, është emëruar Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

  • Robert Losha është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.

  • Elton Shahini është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.

The post Ndryshime në Policinë e Shtetit: Emërohen shefa të rinj në disa komisariate appeared first on Euronews Albania.

Rama: Taksë më e lartë kushdo që ka shtëpi të dytë, do t’i mbyllim legalizimet

11 July 2025 at 18:13

Kushdo që ka një shtëpi të dytë ose të tretë do të paguajë një taksë më të lartë. Vendimi për të përcaktuar çmimin nuk është marrë ende, por do të shpallet brenda disa javëve, kur të miratohen çmimet referencë të banesave.

“Taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Bashkitë sidomos ato pranë bregdetit do të kenë një të ardhur domethënëse”, tha kryeministri Rama.

Në mbledhjen me kryebashkiakët e vendit, Rama foli edhe për legalizimet, proces i cili në objektivin e qeverisë duhet të mbyllet në vitin 2028.

“Legalizimet duhet të mbyllen. Nuk mund të ndërtojë ky vend ilegalisht. Do t’i mbyllim brenda mandatit të katërt. E kemi vënë objektiv”, tha ai.

Diskutimet për pronën dhe bashkëpronësinë janë pjesë e një aksioni të nisur së fundmi në territor, ku janë hasur ndërtime pa leje dhe zaptime të tokave në masë të madhe.

The post Rama: Taksë më e lartë kushdo që ka shtëpi të dytë, do t’i mbyllim legalizimet appeared first on Euronews Albania.

Rama kërkoi shkarkimin e nënkryebashkiakëve,demokratët: Nuk ndjekim urdhëra politikë

11 July 2025 at 17:45

Kryeministri Edi Rama mblodhi në Durrës kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve iu vendosi ultimatum që deri ditën e hënë të kenë shkarkuar të gjithë kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkive.

Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, dhe ai i Himarës, Vangjel Tavo, paralajmërojnë se nuk do të zbatojnë urdhrin e Ramës. I pyetur nëse do të zbatojë kërkesën e kryeministrit Rama për të shkarkuar kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarëve të bashkive.

Qosja thekson se nuk do të shkarkojë nënkryetarët se këtë e kërkon kryeministri.

“Nuk i bindem urdhrave politik të kryeministrit, isha këtu si kryetar i bashkisë, kryetarët e njësive administrative do i shkarkoj në varësi te performancës”, tha ai.

Kryebashkiaku Tavo në kundërshtimin e tij, tha se: Nënkryetarët e mi janë të rinj”, duke nënkuptuar se do t’i testojë nëse duhet të qëndrojnë në detyrë apo jo.

I kontaktuar nga Euronews Albania, kryetari i djathtë i bashkisë se Fushë-Arrëzit, Hilë Curri deklaroi se nuk do i shkarkojë nënkryetarët e bashkisë. Sipas tij nënkryetaret e bashkisë që ai drejton punojnë mirë.

Edhe për kryetarët e njësive administrative deklaroi se nuk do i shkarkojë duke thënë “Kjo ishte vetëm për bashkitë e PS, ne koservatorëve nuk na kapi reforma”.

Gjithashtu kryetari i bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi, i kontaktuar nga Euronews Albania për të njëjtat çështje deklaroi se: “Pushteti vendor është i pavarur. Bashkia Mirditë bazohet në bazë të performancës së punës së administratorit jo në urdhëra politik.”

I pyetur nëse do i shkarkojë në bazë të performancës së tyre, Mëlyshi deklaroi se “Është mënyra si e vlerësoj unë punën e tyre, çdo 3 muaj analizë të punës. Jo me urdhëra.”

The post Rama kërkoi shkarkimin e nënkryebashkiakëve,demokratët: Nuk ndjekim urdhëra politikë appeared first on Euronews Albania.

Zyrtari i IKMT përplaset me banorët në Theth:S’ka Zot të godasë punonjësit e Shtetit

11 July 2025 at 17:29

Një incident i tensionuar ka ndodhur në Theth, ku një fadromë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ishte angazhuar në prishjen e objekteve pa leje në këtë zonë. Pas sulmit me molotov ndaj fadromës, ka shpërthyer një përplasje e ashpër mes banorëve të Thethit dhe zyrtarëve të IKMT-së.

Mësohet se policia ka ndërhyrë menjëherë për të mbajtur rendin, ndërsa operacioni për shembjen e ndërtesave pa leje ka vijuar. Po ashtu, autoritetet kanë nisur kërkimet për identifikimin e personave që hodhën shishe benzine në drejtim të fadromës. Sipas njoftimit të policisë, hedhja e shishes me benzinë nuk ka shkaktuar dëme në mjetin fadromë, por vetëm ka dëmtuar urën.

Në një debat të ashpër mes shefit të IKMT-së, Fatmir Metaj, dhe një banori të Thethit, ai u shpreh:

“Nuk mund të hedhësh molotov dhe të vrasësh punonjësit e shtetit. Nuk është normale. Ke ndërtuar pa leje, je i paligjshëm. Nuk është e pranueshme të vrasësh njerëzit. Po të ishe ti atje, do të kishte pasur pasoja.”

Banori i Thethit, në reagim, i tha shefit të IKMT-së: “Me shpinë time çfarë ke?” ndërsa Metaj iu përgjigj: “Jo me molotov, nuk mund ta kthehesh shtetin mbrapa as me armë, as me kallash. Të jesh i bindur ti dhe një mijë si ty.”

Një tjetër banori i Thethit shprehet i revoltuar duke iu drejtuar shefit të IKMT-së: “Molotovin e ke ti për popullin,” duke theksuar  dhe pakënaqësinë e banorëve ndaj ndërhyrjes së autoriteteve.

Incidenti solli shqetësime mes shtetit dhe banorëve duke e bërë të nevojshme ndërhyrjen nga forcat e policisë.

The post Zyrtari i IKMT përplaset me banorët në Theth:S’ka Zot të godasë punonjësit e Shtetit appeared first on Euronews Albania.

OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë

11 July 2025 at 17:14

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha të premten se i ka regjistruar të paktën 798 vrasje gjatë gjashtë javëve të fundit në pikat e shpërndarjes së ndihmave në Rripin e Gazës.

Ajo tha se vrasjet kanë ndodhur në pikat që menaxhohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, si dhe pranë autokolonave të drejtuara nga organizata të tjera ndihmash.

GHF-ja përdor kompani private amerikane të sigurisë dhe logjistikës për të sjellë furnizime në Gazë, duke anashkaluar sistemin e udhëhequr nga OKB-ja, për të cilin Izraeli pretendon se është shfrytëzuar nga militantët e udhëhequr nga Hamasi për t’i plaçkitur ndihmat e destinuara për civilët.

Hamasi – i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – i mohon akuzat e Izraelit.

The post OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë appeared first on Euronews Albania.

Trump: Do i dërgojmë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore amerikane

11 July 2025 at 16:02

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të dërgojë armë, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, për Ukrainën nëpërmjet NATO-s.

Trump i tha NBC News se në një marrëveshje të re, “ne do të dërgojmë Patriot në NATO dhe më pas NATO do t’i shpërndajë ato”, duke shtuar se NATO do të paguajë për armët.

Njoftimi i tij erdhi pasi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, foli për një “dialog pozitiv” me Trumpin për të siguruar që armët të mbërrinin në kohë. Ai tha se kishte kërkuar 10 sisteme Patriot pas një rritjeje të sulmeve ruse me dronë dhe raketa në qytetet ukrainase gjatë javës së kaluar.

Bateritë Patriot zbulojnë dhe kapin raketat që vijnë përballë dhe konsiderohen si një nga sistemet më të mira të mbrojtjes ajrore në botë.

The post Trump: Do i dërgojmë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore amerikane appeared first on Euronews Albania.

Kapiteni shpëtoi turistet dhe vdiq/ Mediat Izraelite jehonë për rastin në Shkodër

11 July 2025 at 15:54

Rasti i tragjik i Arben Anamalit, kapitenit të një anijeje turistike nga Shkodra, ka tërhequr vëmendjen e mediave izraelite, pas humbjes së jetës së tij gjatë një operacioni shpëtimi për dy turistë izraelitë që kishin rënë në ujë për shkak të rrymave të forta në Liqenin e Shkodrës.

Mediat izraelite e kanë cilësuar si një rast heroik të shqiptarit dhe shpjegojnë gjatë raportimit fillesën e ngjarjes deri në gjetjen e trupit të Arben Anamalit.

Gjatë raportimit shkruhet:

“Mbetjet mortore të Anamalit u gjetën të enjten në mëngjes pas një kërkimi që zgjati pothuajse 48 orë. Anamali, i cili udhëhoqi një grup turistësh përfshirë shtatë qytetarë izraelitë, humbi jetën duke shpëtuar dy prej tyre, të cilët ishin në rrezik të mbyten.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fillim të javës, kur Anamali, pavarësisht paralajmërimeve për rryma të forta, i udhëhoqi turistët në një ekskursione në Liqenin e Shkodrës. Dy prej turistëve izraelitë u hodhën në ujë dhe u përballën me një rrezik për mbytje. Pavarësisht përpjekjeve të para për shpëtim, përfshirë hedhjen e jelekëve shpëtimi, ata nuk arritën të shpëtohen.

Në një akt heroik, Anamali u hodh vetë në ujë për të shpëtuar turistët, duke i afruar ata me varkën dhe duke i ndihmuar ata të ktheheshin në anije. Pas shpëtimit të dy turistëve, Anamali humbi kontaktet dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak si pasojë e lodhjes dhe përpjekjeve ekstreme.

Pas dy ditësh kërkimesh të përpiktë, trupi i tij u gjet dhe u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës për ekzaminime të mëtejshme. Arben Anamali lë pas dy fëmijë dhe një komunitet të tronditur nga humbja e këtij njeriu heroik që dha jetën për të shpëtuar të tjerët”, thuhet në raportimin e mediave izraelite.

The post Kapiteni shpëtoi turistet dhe vdiq/ Mediat Izraelite jehonë për rastin në Shkodër appeared first on Euronews Albania.

Ulsi Manja sulmon prokuroren e Shkodrës: U tregua e paaftë, nuk kreu hetimet

11 July 2025 at 15:33

Një ditë më parë, Ministri i Drjetësisë, Ulsi Manja kërkoi nisjen e procedimit disiplinor për Prokuroren Elsa Gjeli, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.

Në një deklaratë për mediat sot, Manja theksoi se prokurorja ka marrë një vendim për mbylljen e çështjes pa kryer asnjë hetim. Sipas tij, ajo ka arritur në përfundimin se mungon elementi i fajit në rastin e ndërtimit, një konkluzion që Manja t thekson si paaftësi profesionale dhe tendenca për të mos ushtruar funksionin e ndjekjes penale.

“Nuk jemi kundër që prokuroria e Shkodrës dhe çdo prokurori ta ngrejë zërin kur cenohet pavarësia e ushtrimit të funksionit të prokurorit. Por ka dhe detyrime që të thellohet kur ka një çështje me ndjeshmëri publike për të parë nëse është zbatuar ligji dhe kushtetuta. Prokuroria si institucion përveçse ushtron funksionet duhet të japë llogari para qytetarëve të Shkodrës për mbrojtjen e territorit.

Prokurorja ka marrë përsipër vendimin pa kryer asnjë veprim hetimor, ka arritur në konkluzionin se mungon faji si element i anës subjektive, gjë e cila tregon nxitim, paaftësi profesionale, dhe tendenca të qarta për të mos ushtruar funksionimin e ndjekjes penale dhe të hetimit, në rastin konkret të ndërtimit pa leje në zemër të Thethit. Ka edhe pasaktësi të tjera ligjore.

Thethi është park kombëtar që mbrohet nga disa ligje. edhe nëse punimet do të lejoheshin siç arsyeton prokurorja në vendim, do duhej të merrej mendimi i organeve kompetente  që kanë të bëjnë me zonat e mbrojtura”, tha ministri.

Manja theksoi se ligji për legalizimet, që ishte një bazë për vendimin e prokurores, është i shfuqizuar dhe nuk mund të përdoret më për të justifikuar vendime të tilla.

“Absurdi qëndron në faktin që prokuroja Elsa Gjeli kur analizon kuadrin ligjor sektorial për të përligjur vendimin e mos fillimit të çështjes, i referohet një ligji të shfuqizuar, që nuk është më në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Dihet publikisht që ligji për legalizimet është shfuqizuar.

Ky rast që ne kemi referuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe tek Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka marrë vëmendje të opinionit publik për shkak të ndjeshmërisë mjedisore dhe simbolikës që mbart Thethi”, tha Ministri i Drejtësisë.

Ministri Manja e përmbylli deklaratën duke theksuar rëndësinë e këtij rasti dhe nevojën për një shqyrtim të detajuar të veprimeve të prokurores Gjeli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ulsi Manja sulmon prokuroren e Shkodrës: U tregua e paaftë, nuk kreu hetimet appeared first on Euronews Albania.

Veliera në bord pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen 3 persona me sukses

10 July 2025 at 22:28

Forca Detare ka realizuar me sukses një operacion të vështirë shpëtimi në afërsi të Gjirit të Gramës, ku një velierë me tre persona në bord kishte pësuar defekt në motorë. Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, anija e gatshme e Forcës Detare, P-116 “BORA”, u angazhua menjëherë për shpëtimin e tyre.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), operacioni SAR përfundoi me sukses:

  • Të tre personat u evakuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
  • Veliera u rimorkua dhe u ankorua në portin e Himarës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Veliera në bord pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen 3 persona me sukses appeared first on Euronews Albania.

Shkarkimi i drejtorëve nga Rama, analisti: Ish-deputetë nga Amerika po vinë për…

10 July 2025 at 22:17

Analisti Dritan Hila ka komentuar në Euronews Albania mbi situatën e shembjeve të ndërtimeve pa leje që po ndodhin në disa zona të Tiranës, duke e lidhur këtë me shkarkimin e drejtorëve.

Hila theksoi se problemi është shumë më i thellë dhe i strukturuar, duke e konsideruar dështimin në krijimin e nënpunësit civil si një nga faktorët kyç.

Sipas analistit, drejtorët e shkarkuar nga Kryeministri Edi Rama mund të zëvendësohen nga ish-deputetë që kanë ardhur nga Amerika dhe që po presin të emërohen drejtorë.

“Mendoj se dështimi është më struktural. Neve dështuam në krijimin e nënpunësit civil dhe të gjithë ata që janë nëpër ato institucione e shikojnë veten të përkohshëm. Drejtorët i hoqi Rama por di që janë kthyer disa ish-deputetë nga Amerika që po presin të bëhen drejtorë sepse duan të marrin diçka shpejt e shpejt dhe të ikin prap në Amerikë, dhe ka shumë raste kështu që ka ndodhur. Po presin të shkojnë me të njëjtën frymë, të kapin ndonjë lekë. Shpresoj që Rama ta fillojë nga struktura dhe nga ana e legjislacionit”, tha Dritan Hila.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shkarkimi i drejtorëve nga Rama, analisti: Ish-deputetë nga Amerika po vinë për… appeared first on Euronews Albania.

Lirimi i hapësirave/Lita: Problemi te pronarët, janë të pasigurtë në biznesin e tyre

10 July 2025 at 21:55

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar në Euronews Albania aksionet e fundit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë, duke theksuar se kjo ka sjellë pasiguri te pronarët e bizneseve.

Lita bëri të ditur se aksioni ka nisur si një test provë, duke u nisur nga stadiumi ‘Air Albania’, ku u tha se heqja e tavolinave dhe pajisjeve të bizneseve ishte e nevojshme për çështje sigurie për ndeshjet.

Ai përmendi gjithashtu situatën në zonën e Delijorgjit, ku u bllokuan të gjitha aktivitetet e bizneseve dhe punëtorët u detyruan të mbyllnin dyert pa asnjë paralajmërim. Lita theksoi se kjo ka lënë rreth 300 punëtorë pa punë.

“Pjesa e aksioneve ka filluar me një test provë që u bë në stadiumin ‘Air Albania’ që u tha se duhej për çështje sigurie për ndeshjen teksa bizneset u detyran të heqnin tavolinat dhe gjithçka çfarë kishin, derisa kuptuan arsyen e vërtetë.

Sot u rebeluan në zonën e Delijorgjit, i bllokuan të gjitha gjërat brenda, i lanë dhe u thanë prishini ju se ne nuk kemi më punë. Janë gati 300 punëtorë të këtyre bizneseve që kanë ngelur pa punë sepse pronarët u shprehën se nuk mund të punojnë kështu siç vinë ata pa paralajmërim.

Mendoj se ka filluar diçka shumë serioze me pronarët e bizneseve që janë të pasigurtë në pronën e tyre apo në biznesin e tyre, sepse vjen një e papritur dhe thonë hiqini se ka urdhëruar kryeministri nga një mbledhje në bashki”, tha Lita.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lirimi i hapësirave/Lita: Problemi te pronarët, janë të pasigurtë në biznesin e tyre appeared first on Euronews Albania.

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia

10 July 2025 at 21:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por “për zhvillime shumë, shumë të vona”.

Ajo i bëri komentet gjatë një ligjërate në Uashington, ku, po ashtu, rikujtoi sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar atë si një “akt agresioni” nga Serbia – “të përgatitur tërësisht brenda Serbisë”.

“Ndaj, nuk duhet ta mohojmë mundësinë, sepse ka ndodhur më parë”, tha Osmani, duke iu referuar sulmit të armatosur të një grupi serbësh kundër Policisë së Kosovës, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Meqenëse ka ndodhur më parë, parandalimi dhe frenimi janë thelbësorë. Dhe, ndonjëherë, parandalimi dhe frenimi kërkojnë më shumë sesa vetëm praninë e ushtrisë. Kërkojnë edhe udhëheqje politike. Duhet një telefonatë, një paralajmërim, dhe kjo është pikërisht ajo që ndodh kur Amerika merr një rol udhëheqës”, u shpreh ajo.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani paralajmëroi se rreziqet nga Serbia janë të vazhdueshme dhe tha se ato nuk duhen nënvlerësuar.

Sipas saj, presidenti Trump ka bërë gjithçka që është në fuqinë e tij deri tani, për të siguruar ruajtjen e paqes në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Dhe sigurisht, kjo fillon me frenimin e Serbisë”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia appeared first on Euronews Albania.

Aksident në Berat: Motorri përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

10 July 2025 at 21:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si “NShG-ja”. Një motor me targa të huaja, i drejtuar nga shtetasi Agim Serani, 32 vjeç, ka përplasur biçikletistin Afrim Likaj, 54 vjeç.

Të dy persona kanë marrë ndihmën e menjëhershme mjekësore dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat po kryejnë hetime për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e aksidentit. Autoritetet janë në proces të vlerësimit të dëmeve dhe shkaqeve të mundshme të këtij incidenti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në Berat: Motorri përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit appeared first on Euronews Albania.

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

10 July 2025 at 20:48

Kryetari i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Keir Starmer, dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë zbuluar një marrëveshje të re për të ndihmuar në frenimin e kalimeve të emigrantëve përmes Kanalit të La Mansh.

Sipas marrëveshjes, migrantët që arrijnë me anije të vogla do të kthehen në Francë, ndërsa në këmbim, emigrantët që nuk kanë përpjekur të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar do të mund të marrin azil në këtë shtet.

Macron e ka mbështetur këtë marrëveshje, duke theksuar se është “plotësisht i përkushtuar” ndaj skemës pilot që pritet të fillojë brenda disa javësh. Ai gjithashtu njoftoi një rritje të bashkëpunimit mes dy shteteve për të luftuar trafikun e emigrantëve dhe për të koordinuar masat parandaluese, përfshirë për herë të parë bashkëpunimin në masat bërthamore.

Ndërkohë, më shumë se 250 emigrantë janë parë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar vetëm ditën e sotme, ndërsa më shumë se 21,000 kalime të tilla janë regjistruar deri tani këtë vit.

The post Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët appeared first on Euronews Albania.

❌
❌