Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Gjergj Luca sjell pamjët që flasin me gjuhën e ndryshimit, një horizont pune, rilindjeje dhe përkushtimi

By: berti
12 July 2025 at 14:24

Nga lartësitë që përshkohen nga rruga e vjetër e Kërrabës, një rrugë që dikur ishte arteria e gjallë e lëvizjeve industriale dhe tani rri si një ballkon mbi historinë e punës, sipërmarrësi Gjergj Luca ndalet për të ndarë me ndjekësit një pamje që flet më shumë sesa fjalët, një peizazh që përfshin Metalurgjikun e rilindur dhe fushat e Jakodinës, që janë shndërruar në një serë gjigande ku fermerët e…

Source

Before yesterdayMain stream

11 Korriku, 30-vjetori i masakrës së Srebrenicës, plagës së hapur në ndërgjegjen e Evropës

By: berti
11 July 2025 at 08:36

11 Korriku është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, një ngjarje që mbetet plagë e hapur në ndërgjegjen e Evropës dhe të njerëzimit mbarë. Viti 2025 shënon 30-vjetorin e këtij krimi të pashembullt, ku më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë myslimanë u masakruan brenda pak ditësh…

Source

Andon Zako Çajupi, rilindasi që kontribuo me penë dhe me vepër për çështjen kombëtare shqiptare

By: berti
11 July 2025 at 08:27

Nga Albert Vataj Në arkitekturën shpirtërore të kombit shqiptar, në themelin e ndërgjegjes sonë atdhetare dhe të letërsisë si instrument zgjimi e mobilizimi, figura e Andon Zako Çajupit qëndron si një majë e ndritur, e vetëtimtë dhe fshikulluese njëherazi. Nuk mund të përfytyrohet historia e Rilindjes Kombëtare pa këtë mendje të mprehtë dhe zemërzjarrtë që, përmes fjalës së gdhendur me flakën e…

Source

Martin Leka, nga “Koha Jonë” te “… një kohë mashtrimi universal, ku të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”

By: berti
8 July 2025 at 21:02

NE VEND TE NJE KARTOLINE, SOT PER DITELINDJE Nga Albert Vataj Për disa, emri i Martin Lekës mund të kalojë në heshtjen e zakonshme të emrave dhe zhurmën e ububushme të rrjeteve sociale, spektaklin e atyshmërisë boshe dhe virtuozitetin e krijimit të yjeve që tentojnë fluturimin nga kotësia e despotizmit të algoritmit e në qendër të galaksisë. Por për ata që e përjetuan zgjimin e fjalës së…

Source

Biblioteka e Kuvendit pasurohet me fondin intelektual të Prof. Dr. Servet Pëllumbit

By: berti
7 July 2025 at 22:12

Në ambientet e Bibliotekës së Kuvendit të Shqipërisë u zhvillua sot një ceremoni e veçantë për dorëzimin e një fondi librash të dhuruar nga ish-Kryetari i Kuvendit, Prof. Dr. Servet Pëllumbi, një nga figurat më përfaqësuese të jetës parlamentare, akademike dhe intelektuale shqiptare të pas viteve ’90. Në përmbushje të vullnetit dhe dëshirës së tij për të kontribuar në trashëgiminë institucionale…

Source

Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani, thotë OKB-ja

By: berti
6 July 2025 at 16:42

Qindra mijëra afganë janë larguar nga Irani javët e fundit, pasi Teherani u dha afat deri më 6 korrik më shumë se katër milionë imigrantëve afganë pa dokumente për ta lënë vendin, thanë Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke ngritur alarmin për mungesën e theksuar të fondeve për t’i ndihmuar të kthyerit. Më shumë se 256.000 afganë janë kthyer në vendin e tyre nga Irani…

Source

Izraeli dërgon ekipin në Katar për bisedime me Hamasin – a do të shohim një armëpushim në Gaza së shpejti?

By: berti
6 July 2025 at 16:08

Izraeli do të dërgojë një delegacion në Katar për bisedime mbi një marrëveshje të mundshme për pengmarrjen në Gaza dhe armëpushimin, megjithëse zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se ndryshimet e kërkuara nga Hamasi në një propozim për armëpushim ishin të papranueshme. Hamasi tha se i ishte përgjigjur një propozimi për armëpushim në Gaza të mbështetur nga SHBA me një “frymë pozitive”…

Source

Sveçla thotë se është identifikuar shfrytëzuesi i numrit nga i cili u bë kërcënimi me bombë në Kuvend

By: berti
6 July 2025 at 15:51

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të shtunën se autoritetet kosovare e kanë identifikuar përdoruesin e numrit telefonik nga i cili u bë një kërcënim për sulm me bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën. Kërcënimi me bombë të shtunën në institucionin më të lartë ligjvënës të Kosovës – që detyroi evakuimin e deputetëve dhe shtyrjen e seancës konstituive për në mbrëmje…

Source

Një jetë në shërbim të dhembshurisë, Dalai Lama feston 90-vjetorin mes tibetianëve në mërgim

By: berti
6 July 2025 at 15:48

Në një mëngjes të qetë në Dharamsala, nën tingujt e këmbanave dhe frymën e përulur të lutjes, Dalai Lama, figura shpirtërore e popullit tibetian dhe simboli global i paqes e urtësisë, kremtoi 90-vjetorin e lindjes së tij. Një ditë që nuk ishte thjesht një përvjetor personal, por një përkujtesë e rrallë për fuqinë e dashurisë, qëndresës dhe përkushtimit ndaj njerëzimit. Festimet u mbajtën në…

Source

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko kërkon që Gjermania të dërgojë raketat “Taurus”

By: berti
6 July 2025 at 15:28

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i bëri thirrje kancelarit gjerman, Friedrich Merz të mbajë qëndrimin e tij mbi deklaratat e mëparshme që tregonin se Gjermania mund të jetë gati të dërgojë raketa kruiz “Taurus” në Ukrainë, në një artikull të botuar sot. “Në të kaluarën, kancelari Friedrich Merz tha me saktësi të plotë se sulmet ruse ndaj objektivave civilë duhet të nxisin…

Source

Giro d’Italia, RCS Sport & Events falënderon Policinë shqiptare për garantimin e suksesshëm të mbarëvajtjes së tri etapave të kësaj gare

By: berti
6 July 2025 at 14:55

RCS Sport & Events, organizatorja e eventeve sportive më të rëndësishme ndërkombëtare, ndër to dhe e Giro d’Italia falënderoi Policinë shqiptare, për garantimin e suksesshëm të mbarëvajtjes së tri etapave të kësaj gare, të cilat u zhvilluan në Shqipëri, më datat 9, 10 dhe 11 maj, 2025. Në letër shprehet konsiderata më e lartë për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar.

Source

Ervin Hoxha vetë në krye të aksionit: Askush nuk është mbi ligjin, çdo hapësirë e zënë do t’i kthehet qytetarëve

By: berti
6 July 2025 at 14:48

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka qenë vetë në krye të operacionit të nisur sot në Tiranë, që synon çlirimin e hapësirave publike nga ndërhyrjet abuzive dhe kthimin e tyre në funksion të qytetarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri ka njoftuar fillimin e një fushate të gjerë kombëtare, që synon rivendosjen e rendit urban dhe garantimin e të drejtës së qytetarëve për akses të…

Source

Anila Denaj falënderon veterinerët, “heronjtë e heshtur”, sot në Ditën Botërore të Zoonozave

By: berti
6 July 2025 at 14:35

Me rastin e Ditës Botërore të Zoonozave, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka ndarë një mesazh falënderimi dhe mirënjohjeje të thellë për të gjithë trupën veterinare në vend, të cilët, me përkushtim dhe profesionalizëm, qëndrojnë në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe atij publik. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ministrja Denaj ka veçuar…

Source

Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se thirrja telefonike erdhi nga Serbia

By: berti
6 July 2025 at 14:25

Pas alarmit të sotëm për mjet shpërthyes në objektin shtetëror të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka intensifikuar hetimet në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, nga hetimet e deritanishme dyshohet se kërcënimi është bërë përmes një thirrjeje telefonike që ka ardhur nga një numër me origjinë të dyshuar nga Serbia.

Source

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

By: berti
6 July 2025 at 14:23

Ministria e Financave e Kinës njoftoi të dielën se do t’i kufizojë blerjet qeveritare të pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian që kalojnë vlerën mbi 45 milionë juanë, apo 6.3 milionë dollarë, si kundërpërgjigje ndaj masave kufizuese të Brukselit. Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Brukselit janë trazuar, pasi Bashkimi Evropian vendosi tarifa mbi automjetet elektrike të ndërtuara në Kinë dhe Kina…

Source

”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

By: berti
6 July 2025 at 14:22

Nisuni për një udhëtim me makinë përgjatë një prej zonave më piktoreske të bregdetit të Shqipërisë, duke iu drejtuar fshatrave në kodra dhe plazheve që mund të zëvendësojnë lehtësisht tropikët, shkruan sot Dom Tulett për prestigjiozen “National Geographic”. Duke u shtrirë përgjatë krahut jugperëndimor të vendit, nga qyteti i Vlorës në veri deri në fshatin Ksamil, Riviera Shqiptare është shpallur…

Source

Sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper: Ekstremizmi islamik dhe ai i djathtë kërcënimet më të mëdha për vendin

By: berti
6 July 2025 at 14:20

Sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper, ka deklaruar se ekstremizmi islamik dhe ai i ekstremit të djathtë mbeten “kërcënimet më të mëdha” për vendin, ndërsa po afrohet përvjetori i 20-të i sulmeve terroriste të 7 korrikut 2005 në Londër. Më 7 korrik 2005, katër sulmues vetëvrasës goditën rrjetin e transportit të kryeqytetit, duke vrarë 52 persona dhe plagosur mbi 770 të tjerë në tre…

Source

Gjergj Luca jap i pari shembullin konkret në zbatimin e thirrjes së qeverisë për lirimin e hapësirave publike

By: berti
6 July 2025 at 13:54

Ka diçka të shenjtë në hapësirën publike. Ajo nuk është thjesht një rrugë, një trotuar apo një shesh i zënë. Është fryma e përbashkët e qytetit, vendi ku njerëzit lëvizin, ndalen, përshëndeten, pushon një fëmijë, kalon një nënë, ndjek rrugën një i moshuar. Hapësira publike e përbashkët e përditshmërisë sonë, një territor që nuk u përket individëve, por të gjithëve njëherësh, një pronë shpirtërore…

Source

Shiroka dhe Zogajt, kjo mahnitje që shpërfaq magjishëm si një solemnitet bukurish Liqeni i Shkodrës

By: berti
6 July 2025 at 13:02

Ka vende që nuk të thërrasin me zhurmë, por me një përshpërimë të butë që vjen nga thellësitë e natyrës dhe heshtjes. E tillë është magjia që shpërfaq Liqeni i Shkodrës, në atë segment të bekuar që përfshin Shirokën dhe Zogajn, ku çdo gjë duket se ndodh në një kohë tjetër, më të ngadaltë, më të ndjerë, më të bukur. Në një video të ndarë nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci…

Source

“Seksi që në agimet e tij”, një libër që hedh dritë atje ku për shekuj është kultivuar verbëria

By: berti
6 July 2025 at 12:44

Nga Albert Vataj Kanë kaluar më shumë se një dekadë që nga botimi i parë i “Seksi që në agimet e tij” (Sex at Dawn, 2010), dhe libri i Christopher Ryan dhe Cacilda Jethá jo vetëm që u përkthye në dhjetëra gjuhë dhe u shpall Best Seller ndërkombëtar, por u bë një pikë e nxehtë referimi në çdo debat serioz mbi seksualitetin, marrëdhëniet dhe natyrën njerëzore. Por ajo që e bën këtë vepër të…

Source

❌
❌