Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Main stream

VLEN: Të përkushtuar në sferën e arsimit, në Berlin u hap klasa e parë për mësimin e gjuhës shqipe

27 July 2025 at 19:37

“Për herë të parë në historinë e mërgatës shqiptare në Gjermani, në kryeqytetin e Evropës, Berlin, është hapur zyrtarisht një klasë për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve tanë. Një moment historik që nuk është vetëm lajm i mirë, por gur themeli për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shpirtit shqiptar në diasporë”, ka informuar koalicioni VLEN.

Nga VLEN thonë se kjo arritje vjen falë përkushtimit të pandalshëm të zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, dhe vizionit të qartë të qeverisjes VLEN.

“Nuk ka komb pa rrënjë. Nuk ka ardhmëri pa histori. Dhe nuk ka histori që jeton pa gjuhën që e mban gjallë. Ky sukses dëshmon edhe njëherë përkushtimin tonë të palëkundur për t’u qëndruar pranë bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen dhe për të siguruar që fëmijët e tyre të kenë qasje në mësim në gjuhën e nënës, një e drejtë e patjetërsueshme dhe një pasuri kombëtare. Ky nuk është një hap simbolik, është fitore kulturore, emocionale dhe politike për të gjithë shqiptarët në mërgatë, që për dekada kanë pritur këtë ditë. Sot, Shqipja nisi të jehonë edhe në bankat shkollore të Berlinit sepse VLEN për mërgatën, VLEN për fëmijët tanë, VLEN për të ardhmen!”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

The post VLEN: Të përkushtuar në sferën e arsimit, në Berlin u hap klasa e parë për mësimin e gjuhës shqipe appeared first on Telegrafi.

Nëpunës policor evakuuan me sukses një anëtar të Armatës së Maqedonisë nga stuhia e zjarrit

27 July 2025 at 17:40

Nëpunës policor me helikopterin e MPB-së Agusta Bell 212 sot shpëtuan një ushtarak të lënduar në vijën e zjarrit.

“Në kushte jashtëzakonisht të vështira është kryer një shpëtim dramatik i S.N. nga Armata e Maqedonisë nga brigada e parë e këmbësorisë nga Shtipi gjatë luftës së tij vetëmohuese kundër stuhisë së zjarrit. Nëpunësit policor edhe një herë demonstruan humanitetin dhe përgjegjësinë e tyre ndaj çdo personi mbi të gjitha”; kumtoi MPB-ja.

Ata njoftojnë se aktivitetet e helikopterëve të policisë do të vazhdojnë deri në shuarjen e plotë të zjarreve në të gjithë vendin.

The post Nëpunës policor evakuuan me sukses një anëtar të Armatës së Maqedonisë nga stuhia e zjarrit appeared first on Telegrafi.

QMK: Qytetarët të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura, vendi po përballet me rrezikshmëri të lartë nga zjarret

27 July 2025 at 17:00

Vendi po përballet me dhjetëra vatra zjarri, prej të cilave disa janë shuar e disa janë nën kontroll.

Me këtë rast Qendra për Menaxhim me Kriza ka dalë me vlerësim se ekziston rrezik i lartë nga zjarret në Maqedoni ndaj ka bërë apel deri te qytetarët.

Apeli vjen ngaqë sot në shumë pjesë të vendit janë aktive disa vatra zjarri që po përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.

Apeli i plotë:

“QMK u bën thirrje të gjithë qytetarëve:

Të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm,
Të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura,
Të raportojnë menjëherë çdo tym apo zjarr te autoritetet përkatëse.
Numri për kontakt emergjence:

112 – Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK)”, thonë mes tjerash nga QMK-ja.

The post QMK: Qytetarët të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura, vendi po përballet me rrezikshmëri të lartë nga zjarret appeared first on Telegrafi.

LSDM kërkon dorëheqjen e ministrit të Sportit, Borko Ristovski

27 July 2025 at 15:40

“Maqedonia është poshtëruar, turpëruar dhe prezantuar si një vend i shekullit të 19-të para gjithë botës. Një turp që Maqedonia nuk e ka përjetuar kurrë në 35 vitet e saj të pavarësisë, të organizuar nga askush tjetër përveç njeriut që vetëm pak muaj më parë bindi publikun maqedonas se si Ministër i Sportit do të organizonte Lojërat Olimpike Rinore më të mira në botë, Borko Ristovski”, deklaroi sot në një konferencë për shtyp Pançe Milevski – Panta nga Komisioni i Sportit i LSDM-së.

Nga LSDM thonë se ministri Ristovski nuk di të menaxhojë me aktivitetet sportive në vend.

Reagimi i plotë:

Nëse maksima “është e rëndësishme të marrësh pjesë në Lojërat Olimpike” vlen kudo në botë, në Maqedoni vlen maksima “është e rëndësishme të mbijetosh në Lojërat Olimpike”.

Atletët e rinj që fillojnë karrierën e tyre olimpike pikërisht nga kjo Lojërat Olimpike Rinore, për shkak të organizimit katastrofik të ngjarjes, janë në rrezik të përfundojnë karrierën e tyre sportive plotësisht dhe para kohe në Maqedoni.

Dy atletë nga Islanda u shtruan në spital me fraktura dhe lëndime të tjera pasi u shtypën në Kumanovë për shkak të një rruge çiklizmi të pasiguruar. Në vend që të merrte përgjegjësi, Ministria e Brendshme pretendoi se fajtorë ishin atletët.

Një duzinë atletësh pësuan helmim nga ushqimi.

Dhjetëra atletë rrëzohen çdo ditë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, transportit të parregullt që atletët duhet të presin me orë të tëra në 43 gradë, si dhe dhomave pa ajër të kondicionuar në të cilat qëndrojnë.

Qeveria më krenare i ka vendosur atletët e rinj olimpikë në konvikte që nuk kanë ajër të kondicionuar, nuk kanë tualete funksionale, nuk kanë dushe.

Atletët detyrohen të flenë dy në një shtrat, dhe në disa raste madje flenë së bashku me trajnerët e tyre, gjë që ata vetë e dëshmuan në media.

Më e pakta që Borko Ristovski mund të bëjë është të fshihet dhe të japë dorëheqjen në mënyrë të pakthyeshme nga pozicioni i tij si Ministër i Sportit. Dhe jo vetëm për shkak të debaklit me Lojërat Olimpike Rinore, por edhe për shkak të rezultateve katastrofike që kanë pasur të gjitha federatat sportive maqedonase në të njëjtat Lojëra Olimpike Rinore.

The post LSDM kërkon dorëheqjen e ministrit të Sportit, Borko Ristovski appeared first on Telegrafi.

BDI: Kalaja e Shkupit të mbrohet nga ndërhyrjet që rrezikojnë autenticitetin e saj

27 July 2025 at 13:40

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj projektit të paralajmëruar për ndërtimin e objekteve të reja në hapësirën e Kalasë së Shkupit, të cilat siç thonë nga BDI, në vend të ruajtjes dhe promovimit të vlerave historike, rrezikojnë të shëmtojnë dhe të tjetërsojnë origjinalitetin arkitektonik e kulturor të këtij lokaliteti me rëndësi të veçantë për të gjithë qytetarët.

Nga BDI thonë se Kalaja e Shkupit është dëshmi shekullore e bashkëjetesës dhe historisë shumëetnike të këtij vendi.

“Ndërhyrjet e mëhershme që nuk kanë pasur karakter shkencor dhe restaurues, tash po mendohet të plotësohen me ndërtime të reja që as nuk pasqyrojnë realitetin historik, e as nuk respektojnë autenticitetin e trashëgimisë kulturore. Bashkimi Demokratik për Integrim beson se Kalaja nuk duhet të bëhet arenë për përfitime politike apo përpjekje për imponim simbolik. Çdo projekt i ardhshëm duhet të jetë i bazuar në standarde profesionale dhe në respekt të plotë të origjinalitetit dhe vlerave të trashëgimisë së përbashkët kulturore. Kalaja e Shkupit duhet të ruhet dhe restaurohet, jo të ndërtohet mbi të dhe as të riinterpretohet në dritën e agjendave ditore. Mbrojtja e origjinalitetit të saj është përgjegjësi e përbashkët dhe një kontribut në ndërtimin e një shoqërie të matur dhe të barabartë për të gjithë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

The post BDI: Kalaja e Shkupit të mbrohet nga ndërhyrjet që rrezikojnë autenticitetin e saj appeared first on Telegrafi.

LSDM: Maqedonia po digjet, OBRM-PDUKM e paaftë dhe e painteresuar që të menaxhojë me situata krizash

27 July 2025 at 13:00

“E gjithë Maqedonia po digjet përsëri. Për shkak të paaftësisë së OBRM-PDUKM-së, 20% e sipërfaqes totale të pyjeve dhe kullotave është djegur në zjarre. Ky nuk është patriotizëm, kjo është tradhti ndaj vendit tënd. Kjo qeveri është përgjegjëse, ajo ka dështuar në mbrojtjen e pronës, natyrës, qytetarëve. Që nga java e kaluar, mbi 100 zjarre kanë qenë aktive në territorin e të gjithë vendit. Po digjet në Berovë, Radovish, Vasilevë. Për javën e dytë, Prilep, Makedonski Brod, Kriva Palanka, Zelenikovë, Karbinci, Kumanovë, Likovë, Gostivar, Zhelinë, Nagoriçane”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga partia opozitare thonë se qeveria aktuale nuk ka organizim për të menaxhuar me këto situata.

“Në vend të ndërhyrjes së koordinuar dhe veprimeve të forta për të shuar zjarrin, shohim mungesë interesi dhe çorganizim total nga ana e qeverisë OBRM-PDUKM-së. Qytetarët janë lënë të përballen vetë me zjarrin. Komuna e Berovës është lënë gjithashtu në mëshirë të fatit ditët e fundit, ndërsa zjarri shpërthen në malin Goten. Vetëm disa zjarrfikës po luftojnë me guxim zjarrin, thellë në mal, pa asnjë mbështetje të vërtetë nga shteti. Kjo është e turpshme dhe e papranueshme. Ndihma njoftohet çdo ditë, por deri më tani nuk ka mbërritur kurrë. Komuna u detyrua të thërrasë për mobilizim të popullsisë lokale dhe të kërkojë ndihmë nga komunat fqinje për të parandaluar që zjarri të arrijë në zona të populluara si Vladimirovo dhe Rusinovo. Vitin e kaluar, Hristijan Mickoski premtoi një rishikim dhe modernizim të sistemit të mbrojtjes nga zjarri. Sot shohim degradimin e plotë të atij sistemi. Në vend të automjeteve të reja zjarrfikëse – blihen telefona celularë zyrtarë për 7 milionë euro. Në vend të aeroplanëve dhe pilotëve të zjarrfikësve – qeveria po shpenzon para për fluturime private, hotele luksoze, ushqime deti të shtrenjta, papaja dhe mango. Në vend që të punësojë… zjarrfikës – po hartohen lista partiake për punësim në institucione. Nuk është patriotizëm të lësh pronat, pyjet, kullotat të digjen. Kjo është tradhti”, thuhet nga LSDM.

The post LSDM: Maqedonia po digjet, OBRM-PDUKM e paaftë dhe e painteresuar që të menaxhojë me situata krizash appeared first on Telegrafi.

Mexhiti: Rinia shqiptare në RMV jo vetëm që është e pranishme, por gjithnjë e më shumë e gjen vendin e saj në shoqëri

27 July 2025 at 11:41

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, zhvilloi takim me të rinjtë e Çairit.

Mexhiti tha se rinia shqiptare në Maqedoninë e Veriut është jo vetëm e pranishme, por gjithnjë e më shumë kërkon dhe gjen vendin e saj në shoqëri.

“Energjia, idetë dhe guximi i tyre janë frymëzimi më i madh për çdo hap që hedhim përpara,” u shpreh Mexhiti, duke theksuar se mbështetja institucionale për rininë nuk do të ndalet.

Në kuadër të bashkëbisedimit për sfidat dhe nevojat e brezit të ri, Mexhiti prezantoi masat konkrete që tashmë janë në zbatim:

Shpërndarja e vauçerëve për mbi 55 mijë studentë për blerjen e pajisjeve teknologjike;

Ndërtimi i kampusit modern për Universitetin “Nënë Tereza”;

Mbështetje financiare për universitetet, përfshirë Universitetin e Evropës Juglindore;

Miratimi i Planit Aksional për Punësim, që fokusohet në mbështetjen e bizneseve të reja dhe karrierave të të rinjve;

Ligji për punësimin sezonal të studentëve dhe nxënësve, që garanton përvojë pune pa humbur bursën;

Forcimi i arsimit dual përmes bashkëpunimit me qindra kompani vendore;

Investime në shkolla moderne, qendra rinore, biblioteka dhe pishina publike;

Ndërtimi dhe rikonstruktimi i fushave sportive në të gjitha vendbanimet;

Mbyllja e qindra kazinove online, si masë për mbrojtjen e të rinjve nga varësitë.

“Rinia është zëri që po rritet, dhe që nuk mund të anashkalohet më”, deklaroi Mexhiti.

The post Mexhiti: Rinia shqiptare në RMV jo vetëm që është e pranishme, por gjithnjë e më shumë e gjen vendin e saj në shoqëri appeared first on Telegrafi.

LAMM: Deri në 45 minuta pritje në vendkalimet kufitare për hyrje në Maqedoninë e Veriut

27 July 2025 at 09:46

Trafiku po zhvillohet në rrugë të thata me intensitet të shtuar në rrugët jashtë zonave urbane.

Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve në vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Pelincë, ku koha e pritjes është rreth 45 minuta.

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, koha e pritjes është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

The post LAMM: Deri në 45 minuta pritje në vendkalimet kufitare për hyrje në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 26 July 2025Main stream

Aliu: Do të ndërtohet një Qendër për proteza për personat e lënduar nga zjarri në Koçan

26 July 2025 at 19:24

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se të lënduarit në diskotekën “Puls” në Koçan kanë mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë.

Aziri shtoi se në periudhën e ardhshme do të ndërtohet një Qendër për proteza në Shkup, ndërsa të rinjtë e lënduar që kanë nevojë për ndërhyrje dhe trajtime shtesë të cilat janë të shtrenjta, do të mbështeten nga shteti.

“Jemi të vetëdijshëm se ka trajtime dhe procese që janë të shtrenjta dhe të kushtueshme, por ne si shtet jemi të detyruar t’i ofrojmë kujdes shëndetësor çdo qytetari. Unë personalisht isha në Koçan dhe tani ju them se për çdo proces që kërkon financim, ne do të dalim në ndihmë. Poashtu çdo proces që kërkon futjen e njohurive do të bëjmë trajnime të tilla dhe gjithashtu do të mbështesim çdo proces që kërkon mobilitetin e qytetarëve tanë jashtë vendit. Ky proces nuk do të përfundojë shpejt, këto janë procese afatgjata dhe do të na duhet një qasje afatgjate”, ka thënë Aliu.

Ministri i Shëndetësisë thotë se është bërë analizë nga ekspertë të vendit, por edhe nga ekspertë të përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në tragjedinë.

“Prandaj punojmë intensivisht dhe kam pasur disa takime me disa ambasada, në mënyrë që disa nga pacientët të mund të shkojnë jashtë vendit për trajtim dhe mjekim shtesë. Por edhe të krijojmë infrastrukturë brenda vendit. Për shembull, një nga këto është të gjenerojmë proteza. Ne nuk kemi një laborator të tillë. Realizova takim me njerëz nga Sllovenia dhe të shohim deri ku është procedura”, ka thënë Aliu.

Ministri Aliu shtoi se janë krijuar grupe pune brenda Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim krijimin e Strategjisë afatgjate në mënyrë siç thotë ai, të kenë një qasje infrastrukturore, njerëzore dhe profesionale ndaj qytetarëve të Koçanit.

The post Aliu: Do të ndërtohet një Qendër për proteza për personat e lënduar nga zjarri në Koçan appeared first on Telegrafi.

VLEN: “Bota serbe” një lajm i rremë, Arben Fetai zbuloi fushatën e manipulimit të orkestruar nga BDI

26 July 2025 at 17:30

“Përfaqësuesit e “Botës serbe” dhe mjeshtrit e dezinformatave, tashmë të njohur nga listat e zeza amerikane, sot sërish kanë shpërndarë lajme të rreme, duke inskenuar një “shqetësim” për faktin se një organizatë joqeveritare maqedonase nuk e kishte përfshirë gjuhën shqipe në një anketë të dedikuar për diasporën”, thonë nga koalicioni VLEN.

Informacionet për “botën serbe në Maqedoni”, nga VLEN u quajnë lajme të rrejshme të publikuara nga BDI.

Reagimi i plotë:

Si gjithmonë, edhe ky rast doli të jetë një fake news klasik, një tjetër blof i dalë nga repertori i propagandës së vjetër. Anketa në fjalë është hartuar nga një shoqatë plotësisht e pavarur, joqeveritare, dhe nuk ka asnjë lidhje me Qeverinë. Madje, ndryshe nga sa pretendojnë shpifësit profesionistë, anketa është në dispozicion edhe në gjuhën shqipe.

Edhe zëvendëskryeministri Arben Fetai ka demaskuar fushatën e orkestruar të BDI-së dhe satelitëve të saj mediatikë, të cilët dje tentuan të manipulojnë opinionin publik me një tjetër gënjeshtër ordinere.

Përfaqësuesit e “non gratave” po përpiqen me çdo kusht të shpikin lajme, sepse fabrikimi i gënjeshtrave u ka mbetur si mjeti i fundit për të fituar ndonjë pikë politike. Por faktet janë të qarta dhe nuk zhbëhen me zhurmë.

Përkundrazi, sot, falë qeverisjes sonë, konkretisht zëvendësministrit të Arsimit, Lulzim Aliu, është hapur për herë të parë në Berlin klasa për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e mërgatës sonë, një hap historik që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në të kaluarën. Ky është realiteti që i dhemb atyre që për dekada e lanë pas dore gjuhën, identitetin dhe diasporën shqiptare.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e propagandës së ulët, por të qëndrojnë të përkushtuar ndaj të vërtetës dhe vlerave që i bashkojnë.
Shpifjet nuk do të mbulojnë dështimet. Përgjigjen më të mirë ndaj gënjeshtrave dhe bllokimeve, qytetarët do ta japin në zgjedhjet e tetorit, aty ku vendoset e ardhmja.

The post VLEN: “Bota serbe” një lajm i rremë, Arben Fetai zbuloi fushatën e manipulimit të orkestruar nga BDI appeared first on Telegrafi.

VLEN: Janë kryer pagesat për fermerët vendorë, po krijojmë siguri ekonomike për bujqit

26 July 2025 at 15:30

Koalicioni VLEN ka informuar se janë realizuar pagesa direkte në vlerë prej 99.7 milionë denarësh për 1.865 fermerë nga e gjithë Maqedonia e Veriut, si pjesë e Programit për Mbështetje Financiare për vitin 2024.

Siç thonë nga VLEN, ky është një nga investimet më domethënëse dhe më të drejtpërdrejta në bujqësi, për përfaqësim të drejtë, zhvillim të balancuar dhe dinjitet ekonomik për secilin qytetar!

“Kjo mbështetje është dëshmi konkrete e fuqizimit të fermerëve vendorë, ngritjes së prodhimit vendas dhe rikthimit të besimit në institucionet shtetërore. Me këtë hap të madh, bujqësia shqiptare po hyn në një fazë të re, më moderne, më e mbrojtur dhe më e përkrahur se kurrë më parë.

VLEN po ndërton politika zhvillimore që përfshijnë të gjithë, pa dallim, dhe po vendos standarde të reja në funksionimin e shtetit. Me qasje institucionale, përgjegjësi të lartë dhe përkushtim të vazhdueshëm, VLEN po transformon realitetin e përditshëm të fermerëve në krenari dhe siguri ekonomike.

Për një bujqësi që VLEN, për një shtet që përfaqëson”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

The post VLEN: Janë kryer pagesat për fermerët vendorë, po krijojmë siguri ekonomike për bujqit appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Presim që Bullgaria të dalë nga retorika e shekullit të 19-të, duhet të shikojmë drejt së ardhmes progresive

26 July 2025 at 13:30

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski thotë se zhvillimi i situatës me nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Protokollit të takimit të dytë të Komisionit të përbashkët ndërqeveritar me Bullgarinë, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese nga ish-deputetja e RDM-së, Liljana Popovska, do të konfirmojë nëse ndryshimet kushtetuese janë pengesa e vetme për Bullgarinë për zhbllimin e procesit tonë eurointegrues.

“Bullgaria, në pozicionet zyrtare që i ka mbajtur, të paktën deri më tani, thotë se problemi i vetëm janë ndryshimet kushtetuese. Fatkeqësisht, unë nuk e besoj këtë sepse ndjek si retorikën ashtu edhe atë që po bëhet në praktikë, përfshirë atë që po ndodh në Parlamentin Evropian. Ndër të tjera, zhvillimi i kësaj situate do të jetë një konfirmim nëse vetëm ndryshimet kushtetuese janë problem apo ka diçka shumë më tepër. Para së gjithash, sepse ky protokoll në përmbajtjen e tij del jashtë kornizës së Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, ku vetë Bullgaria është e detyruar të na mbështesë në rrugën drejt integrimit evropian. Do të ndjekim, kemi skenarë të shumtë, po mendojmë se çfarë mund të ndodhë, sigurisht që prioriteti ynë mbetet rruga drejt anëtarësimit në BE, ndryshe nga paraardhësit tanë”, tha Mucunski sonte në një paraqitje në TV Kanal 5.

Sipas tij, i ashtuquajturi protokoll është një nga dokumentet më të dëmshme në historinë e politikës sonë të jashtme dhe i tillë siç është në këtë moment, nuk ka zbatim të detyrueshëm ligjor.

Mucunski tha se marrëdhëniet tona me Sofjen nuk duhet të maten me këtë lloj çështjesh, por duhet të jenë progresive, të shikojnë drejt së ardhmes dhe të jenë të orientuar drejt gjetjes së zgjidhjeve.

“Le të presim që Sofja përfundimisht të dalë nga retorika e shekullit të 19-të. Një vend-anëtar i BE-së nuk mund t’i referohet vazhdimisht standardeve që lidhen me të drejtat e njeriut, ndërsa në të njëjtën kohë mohon të drejtat që lidhen me vetëvendosjen, me interpretimin tonë të historisë sonë kombëtare, me gjuhën tonë dhe me elementë të tjerë që janë pjesë e të ashtuquajturit identitet tonë si popull. Kjo është një e drejtë themelore njerëzore. Marrëdhëniet tona dypalëshe duhet të synojnë gjetjen e zgjidhjeve për të gjitha këto sfida dhe të presin me padurim lëvizjen e vendit drejt BE-së”, tha Mucunski.

Ai njoftoi se ende nuk ka pasur asnjë përgjigje nga pala bullgare për propozimin e kryeministrit Hristijan Mickoski për të parashtruar një rezolutë të përbashkët në Parlamentin Evropian për të garantuar identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Ai bëri thirrje për arsye dhe për të parë se çfarë mund të na bashkojë, duke shprehur keqardhje që, siç tha ai, retorika nga Sofja është tmerrësisht negative, si dhe që edhe opozita ka një retorikë të tillë.

“LSDM-ja ka hyrë me vetëdije ose pa vetëdije në retorikën e Bullgarisë, nëse ka qenë e qëllimshme apo e paqëllimshme, varet nga ata që të përgjigjen”, theksoi ministri Mucunski.

The post Mucunski: Presim që Bullgaria të dalë nga retorika e shekullit të 19-të, duhet të shikojmë drejt së ardhmes progresive appeared first on Telegrafi.

Kryqi i Kuq ka siguruar ekipe shpëtimi në plazhet e Ohrit dhe Strugës

26 July 2025 at 11:30

Shpëtuesit e Kryqit të Kuq të Ohrit, të angazhuar në zonat e plazhit kishin mbi 70 ndërhyrje të ndihmës së shpejtë dhe 9 shpëtime të suksesshme të personave në rrezik nga mbytja në ujrat e Liqenit të Ohrit, thanë nga Kryqi i Kuq i Ohrit.

Theksuan se në 11 zona larjeje në liqenin e Ohrit dhe një ose dy në liqenin e Strugës kanë vendosur kushte dhe kritere sigurie për larje, sport dhe rekreacion të sigurt duke angazhuar roje plazhi.

“Fakti që kemi mbi 35 zona larjeje në liqenin e Ohrit, dhe mbi 15 në liqenin e Strugës, është më se i qartë se numri i rojeve të plazhit të angazhuar në zonat e larjes nuk është i mjaftueshëm. Me vite, në zonën ku është shënuar zona e larjes në ujë dhe ku ka roje plazhi, nuk ka ndodhur asnjë incident me vdekje”, thanë nga Kryqi i Kuq.

The post Kryqi i Kuq ka siguruar ekipe shpëtimi në plazhet e Ohrit dhe Strugës appeared first on Telegrafi.

Sot dhe nesër do të kryhet dezinsektim ajror në qytetin e Shkupit

26 July 2025 at 09:40

Sot dhe nesër në territorin e Shkupit do të kryhet dezinsektim. Për këtë njoftoi Qyteti i Shkupit.

” Më (26 dhe 27 korrik 2025), në orët e para të mëngjesit, do të kryhet dezinfektim ajror në zonën e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë dezinfektimin, spërkatja do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë, shtuan autoritetet”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjatë sezonit veror procedura e dezinsektimit përsëritet disa herë në mbarë territori e vendit.

The post Sot dhe nesër do të kryhet dezinsektim ajror në qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 July 2025 at 09:10

Moti sot do jetë me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare.

Erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Në Shkup, me diell dhe shumë ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit shënon 29 gradë Celsius, teksa ajo maksimale ditore do të arrijë në 43 gradë Celsius.

The post Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Mickoski: Në krahasim me qeverisjen e LSDM-së, pensionet tashmë janë rritur rreth katër herë më shumë

25 July 2025 at 19:55

Kryeministri i vendit,  Hristijan Mickoski thotë se Qeveria po i përmbushë premtimet ndaj qytetarëve.

Ai potencoi se dje janë miratuar dy ligje të rëndësishme për pensionistët dhe për studentët, duke shtuar se nëse merret në analizë e rritja e pensioneve gjatë Qeverisë së kaluar të LSDM-së, në periudhë prej shtatë viteve, do të shihet se 18 muajt e kaluar rritja e pensioneve është për katër herë më e madhe.

“Dhe po, Ligji i dytë është ligji për studentët nga të gjitha universitetet e vendit, të gjitha universiteteve përsëris, edhe të rregullt edhe të çrregullt, literalisht të gjithë do të kenë të drejtën të marrin vauçerë, në vlerë prej 15.000 denarëve, të cilët do t’i shfrytëzojnë për t’u furnizuar me pajisje elektronike, të cilat më tutje do t’u shërbejnë atyre gjatë studimit”, tha Mickoski.

Ai shtoi se “ajo që në të kaluarën vidhej, tani po ndërtohet dhe por reflektohet për qytetarët”.

The post Mickoski: Në krahasim me qeverisjen e LSDM-së, pensionet tashmë janë rritur rreth katër herë më shumë appeared first on Telegrafi.

PTHP: Paraburgim për 60-vjeçarin, dyshohet se ka vjedhur rreth 750 euro nga një pacient në Onkologji

25 July 2025 at 19:16

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një burri 60-vjeçar të dyshuar për vepër penale – Vjedhje e rëndë sipas nenit 236, paragrafi 1, pika 3 e Kodit Penal.

Prokuroria Publike, njoftoi sot se vjedhja është kryer në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë, ku ai ka përfituar nga pakujdesia e një pacienti nga Velesi, ka futur dorën në xhep dhe ka marrë 300 euro dhe 28.000 denarë.

Pacienti pak më vonë ka vërejtur se i janë vjedhur paratë dhe e ka raportuar në Polici, ndërsa autori i veprës është identifikuar nga pamjet e kamerave të spitalit.

“Duke pasur parasysh se autori i veprës penale më parë ka qenë i dënuar, si dhe guximin me të cilin tani e ka kryer veprën penale në një institucion mjekësor ku në të njëjtën kohë një numër i madh pacientësh në gjendje të rëndë, përfshirë edhe të dëmtuarin, prisnin të merrnin terapinë, nga e cila u varet jeta, prokurori publik i propozoi gjykatësit të procedurës paraprake të caktojë masën e paraburgimit për të dyshuarin. Paraburgimi tashmë është pranuar nga gjykata”, njoftoi Prokuroria Publike.

The post PTHP: Paraburgim për 60-vjeçarin, dyshohet se ka vjedhur rreth 750 euro nga një pacient në Onkologji appeared first on Telegrafi.

LAMM: Në vendkalimin kufitar “Tabanocë” pritet rreth 20 minuta

25 July 2025 at 17:20

Në vendkalimin kufitar “Tabanocë” për hyrje dhe dalje nga vendi vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve, ndërsa koha e pritjes është rreth 20 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

The post LAMM: Në vendkalimin kufitar “Tabanocë” pritet rreth 20 minuta appeared first on Telegrafi.

BDI: Në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave raporti i punësimeve është 19 maqedonas – 1 shqiptar

24 July 2025 at 21:49

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj qasjes së Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, ku siç thonë ata, sipas të dhënave zyrtare, raporti i të punësuarve të fundit është 19 maqedonas ndaj vetëm 1 shqiptari.

“Ky nuk është një devijim administrativ apo një rastësi burokratike, kjo është politikë shtetërore e përjashtimit sistematik të shqiptarëve, e cila po realizohet me vetëdije të plotë dhe me përkrahje të qartë politike”, thonë nga BDI.

“Kjo padrejtësi buron drejtpërdrejt nga programi politik i kësaj qeverie jolegjitime, që shfuqizoi mekanizmin e balancuesit, një mjet thelbësor për garantimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive etnike në administratën publike dhe shtetërore.

Qeveria ka ndërmarrë hapa të rrezikshëm për të shkatërruar themelet e barazisë ndëretnike në shtet, duke vepruar si një aparat pararendës politik, që i shërben ekskluzivitetit etnik në dëm të përfshirjes dhe barazisë që e garanton Kushtetuta e vendit.

BDI e konsideron këtë zhvillim si shkelje flagrante të Marrëveshjes së Ohrit, të rendit kushtetues dhe të parimeve bazë të demokracisë. Përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet nuk është vetëm padrejtësi, është akt destabilizues që cënon themelet e shtetit multietnik dhe rrugën euroatlantike të vendit.

BDI kërkon korigjim urgjent të këtij diskriminimi, rikthim të balancuesit kushtetues si garanci për barazi, dhe transparencë të plotë në përbërjen e të gjitha institucioneve publike dhe shtetërore.

Ne do të mbetemi në ballë të betejës për barazi të plotë, drejtësi institucionale dhe mbrojtje të të drejtave kolektive të shqiptarëve në çdo sektor të shtetit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

The post BDI: Në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave raporti i punësimeve është 19 maqedonas – 1 shqiptar appeared first on Telegrafi.

QMK: Dy vajza bien në ujrat e lumit Vardar, ekipet e kërkimit shpëtojnë njërën teksa vijojnë kërkimet edhe për tjetrën

24 July 2025 at 19:57

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se ekipet e kërkim-shpëtimit në ujë po kërkojnë një vajzë 16-vjeçare të zhdukur në lumin Vardar.

Ata thanë se sot, në orën 16:42, numri i emergjencës mori një raport për dy femra të zhdukura, të moshës 16 dhe 26 vjeç, në lumin Vardar, pranë fshatit Ulancë, Komuna Gradsko.

Raporti u paraqit nga një person i pranishëm në vendngjarje – motra e vajzës 16-vjeçare – e cila, në një gjendje të dukshme të shqetësuar, kërkoi ndihmë emergjente. Pak më vonë, një mjek nga Ndihma e Shpejtë në Veles telefonoi gjithashtu, duke konfirmuar informacionin dhe duke kërkuar angazhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit në ujë.

“Pas pranimit të thirrjes, Qendra për Menaxhim me Kriza menjëherë i njoftoi institucionet kompetente – MPB, Qendra Operative të Shtabit të Përgjithshëm dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim – me kërkesë për angazhimin urgjent të ekipeve për kërkim dhe shpëtim në ujë. Sipas informacioneve të fundit nga terreni, në vendngjarje është e pranishme një ekip e MPB-së me varkë, dhe gruaja 26-vjeçare është gjetur gjallë. Kërkimi për vajzën 16-vjeçare vazhdon”, tha QMK.

The post QMK: Dy vajza bien në ujrat e lumit Vardar, ekipet e kërkimit shpëtojnë njërën teksa vijojnë kërkimet edhe për tjetrën appeared first on Telegrafi.

❌
❌