‘Rrëmbimin e Metës do ta çojmë deri në Strasburg ‘, Blushi: Tërhiqem nga politika nëse në dosjen e tij ka shkelje penale
Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi i ftuar ne ‘Real Story’ tha se drejtësia e re është më e korruptuar se më parë. Më tej, ai tha se për mbrojtjen e Metes po ecet në dy shina. Blushi theksoi se gjendja e Metës në burg është shumë e mirë dhe se me këtë cështje do të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut.
“Gjykatat vendosin afërmendsh cfarë kërkon SPAK. SPAK ka të drejtë të përgjojë të gjithë gjyqtarët, ata janë në kushte presioni, a mund të presësh një gjyqtart që ka përgjime të marrë një vendim? Tani drejtësia është më tepër e korruptuar.
Për mbrojtjen e Metës po ecim në dy shina paralele, e para në studio televizive për akuzat politike dhe shkalla e fundit do të jetë Gjykata e Strasburgut ku kjo ceshtje do te fitohet dhe do të jetë një njollë. Meta nuk ka asnjë shqetësim, gjendja e tij është e shkëlqyer. Ka qenë dy javë më parë kampion i ping pongut atje dhe asnjë shqetësim pë të, nuk e lejojnë deri më tani të ushtrojë asnjë sport.” / abcnews.al