Normal view
Startupi i Mira Muratit/ Vlerësohet 12 miliardë dollarë deri më tani
“Thinking Machines Lab”, startup-i i inteligjencës artificiale i themeluar nga Mira Murati, ish-shefja e teknologjisë në OpenAI, ka njoftuar se ka siguruar rreth 2 miliardë dollarë financime te reja, duke arritur një vlerësim prej 12 miliardë dollarësh ne tregun e teknologjise.
Në këtë raund financimi morën pjesë edhe gjiganti i çipeve për AI Nvidia (en-vi-dija), si dhe kompani të tjera të mëdha si Accel, ServiceNow, Cisco, AMD dhe Jane Street.
Ky investim i jashtëzakonshëm në një kompani e krijuar vetëm në shkurt të këtij viti, pa asnjë produkt ose të ardhur aktualisht, tregon fuqinë dhe besimin që Murati ka fituar në sektorin gjithnjë e më konkurrues të Inteligjences Artificake. Pothuajse dy të tretat e ekipit themelues të Thinking Machines përbëhet nga ish-punonjës të OpenAI. Murati deklaroi se:
“Jemi të entuziazmuar që në muajt në vijim do të ndajmë produktin tonë të parë, i cili do të përfshijë një komponent të rëndësishëm open source dhe do të jetë i dobishëm për studiuesit dhe startup-et që ndërtojnë modele të personalizuara.”
Murati u largua nga OpenAI në mënyrë të papritur në shtatorin e kaluar, dhe që atëherë është bërë pjesë e një grupi në rritje ish-ekzekutivësh që kanë nisur iniciativa të reja në fushën e inteligjencës artificiale.
Sipas një raporti nga PitchBook, entuziazmi i investitorëve për startup-et e AI-së mbetet i fortë, edhe pse ka pasur pikëpyetje rreth shpenzimeve në industrinë e teknologjisë. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, financimi për startup-e në SHBA u rrit me 76%, duke arritur në 162.8 miliardë dollarë, ku AI përbënte rreth 64.1% të totalit të vlerës së marrëveshjeve./abcnews.al
U aksidentua me monopatinë/ Pas 3 javësh, i mituri del nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore
Pas 3 javësh trajtim në spitalin e Traumës, i mituri që u aksidentua me monopatinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka lënë ambjentet e spitalit.
Sipas burimeve për gazetaren e ABC News, Xhoana Çallaku, 11 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai dhe dy të mitur të tjerë u përplasën nga taksisti Ekerem Skureni.
Sipas ekspertizës në vendngjarje ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli./abcnews.al
Rama në Vlorë/ Pas “dushit” të bashkive, kryeministri rikthehet në qytetin bregdetar
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të mërkurë në Vlorë, disa ditë pasi ndodhej në qytetin bregdetar.
Rama ka mbërritur në qytetin e Vlorës me helikopterin ushtarak “Cougar”.
Pas uljes së helikopterit tek ish-fusha e aviacionit, Rama u shoqërua nga eskorta drejt vilës qeveritare.
Ende nuk dihet agjenda e kryeministrit Rama në Vlorë, teksa lidhur me aksionin e lirimit të hapësirave publike, ai ka kërkuar shkarkime në bashkitë socialiste, për shkak të performancës së dobët./abcnews.al
Kallas: Rusia rrit përdorimin e armëve kimike kundër Ukrainës
Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë në një përpjekje për të nënshtruar vendin, duke shkaktuar sa më shumë dhimbje dhe vuajtje të jetë e mundur, tha të martën diplomatja më e lartë e Evropës, Kaja Kallas.
Duke folur me gazetarët pas një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme në Bruksel, politikania estoneze citoi raportet e inteligjencës gjermane dhe holandeze që tregojnë se Moska ka përdorur armë kimike të paktën 9,000 herë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës – dhe tani po rrit përdorimin e tyre.
“Ndërsa shërbimet e inteligjencës po thonë se kjo po intensifikohet, mendoj se është [përdorimi i armëve kimike nga Rusia] shqetësuese”, tha Kallas.
“Kjo tregon se Rusia dëshiron të shkaktojë sa më shumë dhimbje dhe vuajtje në mënyrë që Ukraina të dorëzohet. Dhe, e dini, është vërtet e padurueshme”, shtoi ajo.
Shumica e vendeve në botë, përfshirë Rusinë, kanë nënshkruar një konventë ndërkombëtare të vitit 1993 që ndalon përdorimin, prodhimin, zhvillimin ose grumbullimin e armëve kimike.
Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri
Izraeli ka paralajmëruar se do të rrisë përfshirjen ushtarake në jug të Sirisë, nëse forcat qeveritare siriane nuk tërhiqen nga zonat e banuara nga pakica druze.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi të mërkurën se ushtria izraelite “do të vazhdojë të godasë forcat e regjimit derisa ato të tërhiqen dhe do të rrisë nivelin e përgjigjes nëse mesazhi nuk kuptohet”.
Edhe kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është i përkushtuar të ruajë rajonin jugperëndimor të Sirisë si një zonë të çmilitarizuar dhe të mbrojë pakicën druze në kufi.
Kërcënimi i Izraelit vjen pas shpërthimit të dhunës në qytetin Sueida, ku një armëpushim i arritur të martën mes forcave qeveritare siriane dhe grupeve të armatosura druze u thye të mërkurën.
Ministria siriane e Mbrojtjes akuzoi milicitë lokale për shkeljen e marrëveshjes, duke thënë se ushtria rifilloi operacionet për të “mbrojtur banorët dhe garantuar kthimin e sigurt të atyre që janë larguar”.
Dorëheqje edhe në bashkinë e Roskovecit, kryebashkiakja Bufi u kërkon dorëheqjet drejtuesve
Teksa në Fier dhe Lushnje pritet vlerësimi i performancës për të gjithë zyrtarët pas dorëheqjeve ne grup, edhe bashkia e Roskovecit është përfshirë në ristrukturim të brendshëm sipas urdhërit të kryeministrit Edi Rama.
Por ndryshe nga bashkitë e mëdha ku dorëheqjet u kërkuan nga vetë kryeministri në Fier dhe zv kryeministrja Belinda Balluku në Lushnje, në Roskovec dorëheqjet janë kërkuar nga kryetarja e bashkisë majlinda bufi.
Burime nga PS në qarkun e Fierit thanë se prej dy ditësh drejtorët e bashkisë dhe 5 administratorët kanë nisur të dorëzojnë dorëheqjet te kryebashkiakja Majlinda Bufi.
Reforma në adninistratë pritet të përfshijë ndërkohë edhe bashkitë e tjera të vogla si Mallakastra, Patosi dhe Divjaka./abcnews.al
Humb jetën pushuesi 48-vjeçar në plazhin e Darëzezës, dyshimet e para
Një pushues 48-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Darëzezës.
Nga dyshimet e para, mësohet se 48-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
“Më datë 15.07.2025, në plazhin e Darëzezës, ka humbur jetën, dyshohet për shkak të arrestit kardiak, shtetasi B. Ç., 48 vjeç, banues në Ballsh. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
- Ish ambasadori iranian në Shqipëri, kërkohet nga SHBA/ Dyshohet i përfshirë në rrëmbimin e ish agjentit të FBI
Ish ambasadori iranian në Shqipëri, kërkohet nga SHBA/ Dyshohet i përfshirë në rrëmbimin e ish agjentit të FBI
Autoritetet federale në SHBA publikuan imazhe të reja të tre oficerëve të inteligjencës iraniane që dyshohet se janë përfshirë në rrëmbimin e agjentit special të pensionuar të FBI-së, Robert Levinson.
Imazhet e Reza Amiri Moghadam, Taghi Daneshvar dhe Gholamhossein Mohammadnia janë pjesë e një hetimi të gjerë mbi zhdukjen e Levinson në vitin 2007, tha zyra e FBI-së në Uashington, shkruan CBS News.
Moghadam është ambasadori aktual iranian në Pakistan dhe më parë drejtoi njësinë e operacioneve të Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë në Teheran, një agjenci anëtarët e së cilës FBI-ja i ka akuzuar për ndihmë në orkestrimin e rrëmbimit të Levinson.
Daneshvar përshkruhet nga FBI si një oficer i rangut të lartë në ministrinë iraniane të inteligjencës i përfshirë në aktivitete kundërspiunazhi. Rreth kohës kur Levinson u zhduk, ai dyshohet se mbikëqyri punën e Mohammad Baseri , një tjetër oficer iranian i inteligjencës të cilin qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka akuzuar për rrëmbimin.
Mohammadnia është një zëvendës i lartë në ministrinë e inteligjencës i cili shërbeu si ambasador iranian në Shqipëri në vitin 2016, përpara se të dëbohej nga Shqipëria dy vjet më vonë për “dëmtim të sigurisë së saj kombëtare”, sipas FBI-së. Agjencia amerikane tha se Mohammadnia udhëhoqi një iniciativë për të fajësuar zhdukjen e Levinson “një grup terrorist në rajonin e Baluchistanit të Pakistanit për të larguar fajin nga qeveria iraniane”.
Që nga zhdukja e Levinson, SHBA-të kanë mbajtur qëndrimin se agjenti në pension u rrëmbye gjatë një misioni të paautorizuar të CIA-s në Iran dhe më pas u ndalua padrejtësisht nga qeveria iraniane. Besohej se Levinson ishte gjallë për vite me radhë, derisa zyrtarët amerikanë në vitin 2020 thanë se inteligjenca tregoi se ai mund të ketë qenë i vdekur “për një farë kohe”.
Moghadam, Daneshvar dhe Mohammadnia u sanksionuan nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së në mars për dyshimin se luajtën një rol në “rrëmbimin, vdekjen e mundshme të Levinson dhe përpjekjet e Iranit për të mbuluar ose errësuar përgjegjësinë e tyre”, tha agjencia federale në një njoftim në atë kohë./abcnews.al
Trump: Armët amerikane tashmë po dërgohen në Ukrainë
Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi se tashmë armët amerikane po dërgohen në Ukrainë.
Duke folur me gazetarët, ai tha gjithashtu se nuk kishte folur me Vladimir Putinin që kur sanksionet kundër Rusisë u njoftuan të hënën, shkruan Sky News.
Trump zbuloi se Uashingtoni do t’i shesë armë NATO-s, të cilat më pas mund t’i kalojnë Ukrainës.
Disa vende evropiane janë zotuar tashmë ta mbështesin këtë iniciativë, përfshirë Gjermaninë, Norvegjinë, Danimarkën, Holandën, Suedinë, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Finlandën.
Në anën tjetër, këto armë prej kohësh janë kërkuar nga presidenti ukrainas, i cili vazhdimisht theksonte nevojën për armë moderne të kalibrit të madh që do t’ju ndihmonte të ndalin sulmet ruse.
Kina kritikon politizimin e tregtisë në mes të përplasjes me SHBA-në
Zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng, paralajmëroi të mërkurën kundër politikave tregtare proteksioniste dhe politizimit të zinxhirëve globalë të furnizimit, në një kritikë të tërthortë ndaj Shteteve të Bashkuara pas kërcënimeve të fundit për tarifa nga Uashingtoni.
Duke folur në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Zinxhirëve të Furnizimit në Pekin, He tha se disa vende po ndërhyjnë në tregje nën pretekstin e reduktimit të rrezikut, duke përdorur mjete si tarifat dhe masa kufizuese për të promovuar të ashtuquajturën rikthim të prodhimit.
Ai shtoi se Kina kundërshton shfrytëzimin artificial të çështjeve tregtare për qëllime politike dhe ideologjike.
He nuk përmendi asnjë vend drejtpërdrejt, por theksoi se në një luftë tarifore nuk ka fitues raporton DPA.
-
- FOTO/ Në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës, vëllezërit Bushgjoka të arrestuar më parë për vjedhje dhe drogë
FOTO/ Në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës, vëllezërit Bushgjoka të arrestuar më parë për vjedhje dhe drogë
Dy vëllezërit Aleksandër Bushgjokaj dhe Kristi Bushgjokaj janë shpallur në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se ata janë persona me precedentë të mëparshëm penal, teksa janë arrestuar për vjedhje dhe drogë.
Ndërkaq, një prej bashkëpunëtorëve të tyre, Petrit Çakrrit, i cili është arrestuar iu gjet disa doza kokainë.
Në pranga ka rënë edhe vëllai tjetër i Bushgjokajve, Fatjon Bushgjoka.
Mësohet se Dobra ka punuar në Gjermani për vëllezërit Bushgjoka, në shpërndarjen e kokainës.
Në disa raste Renis Dobra nuk ka çuar para duke i mashtruar se drogën e kishte humbur dhe se e kishte ndjekur policia.
Kjo është zbuluar nga tre vëllezërit dhe me ndihmen e mikut të tyre, Petrit Cakrri kanë marrë tre makina me qira dhe kanë organziuar rrëmbimin e tij./abcnews.al
Në makinë me armë zjarri, pranga 31-vjeçarit në Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për 2 shtetas që lëviznin me armë zjarri në automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokusi”, si rezultat i të cilit u godit një rast i armëmbajtjes pa leje.
Gjatë operacionit, në urën e Babrroit, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin me drejtues shtetasin F. B. dhe pasagjer E. M. Gjatë kontrollit në automjetit, në derën e pasagjerit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi E. M. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi E. M., 31 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 27 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, të dy banues në Tiranë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
-
- Rama në SchwarzGroup/ Kryeministri: Sipërmarrja më e madhe gjermane, interes për të investuar në Shqipëri
Rama në SchwarzGroup/ Kryeministri: Sipërmarrja më e madhe gjermane, interes për të investuar në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Bavari, pati një vizitë në sipërmarrjen më të madhe gjermane, SchwarzGroup.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kompania shprehu interes për të investuar në Shqipëri.
“Mirëmëngjes dhe me FotoAlbumin e një dite mbresëlënëse në brendësinë e sipërmarrjes më të madhe gjermane, SchwarzGroup, ku na u prezantua aktiviteti shumëplanësh i këtij grupi me 600 mijë punonjës si edhe interesi për të investuar në disa fusha në Shqipërinë që sipas vetë mikpritësve tanë po kthehet në kyç rajonal, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al
Vrasja e Renis Dobrës/ Arrestohen dy prej autorëve, në kërkim dy të tjerë (EMRAT)
Policia ka arrestuar dy nga autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e rëndë e ndodhur disa ditë më parë.
ABC News mëson se një nga të arrestuarit është Petrit Çakrri, i njohur edhe me emrin Petrit “Hoxha”. Çakrri u arrestua në orët e vona të së martës në afërsi të Tropojës.
I arrestuari tjetër është Fatjon Bushgjoka. Ndërkaq, në kërkim janë shpallur dy vëllezërit e tij, Aleksandër Bushgjokaj dhe Kristi Bushgjokaj.

Kontrolle po kryhen në Tropojë për arrestimin e tyre.
Mësohet se Dobra ka punuar në Gjermani për vëllezërit Bushgjoka, në shpërndarjen e kokainës.
Në disa raste Renis Dobra nuk ka çuar para duke i mashtruar se drogën e kishte humbur dhe se e kishte ndjekur policia.
Kjo është zbuluar nga tre vëllezërit dhe me ndihmen e mikut të tyre, Petrit Cakrri kanë marrë tre makina me qira dhe kanë organziuar rrëmbimin e tij.
Trump: Zelensky nuk duhet ta shënjestrojë Moskën
Donald Trump ka thënë se Volodymyr Zelenskyy nuk duhet ta bombardojë Moskën.
Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi Financial Times (£) raportoi se ai e kishte pyetur Zelenskyy-n nëse mund ta bombardonte Moskën dhe privatisht e kishte inkurajuar Ukrainën të shtonte sulmet e thella ndaj Rusisë.
“Jo, ai nuk duhet ta shënjestrojë Moskën”, tha presidenti amerikan të martën kur u pyet nëse presidenti ukrainas duhet të sulmojë kryeqytetin rus, shkruan The Guardian.
I pyetur nëse kishte ndërmend t’i furnizonte Ukrainës me armë që mund të arrinin më thellë në territorin rus, Trump u përgjigj: “Ne nuk po kërkojmë ta bëjmë këtë”.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë i vuri ultimatum presidentit rus, Vladimir Putin që të mbyllte luftën në Ukrainë brenda 50 ditëve, ose në të kundërt Rusia do të përballej me tarifa 100%.
Trump deklaroi se ka qenë 4 herë pranë arritjes së një marrëveshje me kreun e Kremlinit, por kur u pyet nëse kishte besim tek Vladimir Putin, Trump tha se ai nuk i beson askujt./abcnews.al
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do të dëmtohej nga një plan i veçantë i BE-së për ta ndalur gradualisht gazin rus.
Komisioni Evropian kishte deklaruar të publikuar nga zyra e kryeministrit sllovak, Robert Fico, se do të punonte për t’i adresuar shqetësimet e Sllovakisë, duke u përpjekur të hapte rrugën për një marrëveshje për sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Përfaqësuesi i Sllovakisë në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së të martën kishte për detyrë të kërkonte shtyrjen e votimit të planifikuar për sanksionet, tha Fico në një deklaratë.
“Koalicioni qeveritar refuzon propozimin idiot të Komisionit Evropian për të ndalur furnizimin me gaz rus nga viti 2028”, tha Fico.
“Megjithatë, është i gatshëm të bisedojë për garancitë që do t’i ofrojnë Sllovakisë njëfarë sigurie në furnizimin me gaz pas vitit 2028”, shtoi ai.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, duke folur pas takimit të ministrave të Jashtëm, tha se ndihej “vërtet e trishtuar” që sanksionet nuk u miratuan, duke shtuar se “tashmë topi është në fushën e Sllovakisë”.
Ajo shtoi se ka shpresë se një marrëveshje për sanksionet mund të arrihet të mërkurën.
Horoskopi 16 korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
DASHI
Një javë tjetër e rëndësishme fillon në punë: vështirësi ose vonesa mund të kenë lindur që nga qershori, por tani është koha për të negociuar me qetësi. Shmangni nxitimin për marrëveshje. Në dashuri, nëse ka pasur mosmarrëveshje, përqendrohuni në dialog dhe pajtim, me mendjen dhe emocionet tuaja të sinkronizuara.
DEMI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 16 korrik 2025), pas një fundjave të tensionuar, sot sjell një shans për një korrje: frytet e punës suaj të palodhur më në fund po dalin. Rinisjet profesionale mund të materializohen pas verës, por disa lajme pozitive mund të mbërrijnë edhe tani. Në dashuri, Venusi favorizon harmoninë: mundësi të mira për marrëdhënie romantike.
BINJAKËT
Aftësitë tuaja të komunikimit janë forca juaj sot: diskutime të frytshme në punë dhe mundësia për të gjetur kompromise efektive. Thjesht kini kujdes nga momentet e tensionuara në mesjavë. Venusi favorizon emocionet: për ata që janë në një lidhje, hapa të rëndësishëm përpara ose, nëse janë beqarë, takime kuptimplote.
GAFORRJA
Emocionet intensive kërkojnë hapësirë dhe vetëanalizë. Në punë, një ditë pushimi mendërisht: është më mirë të shtyni vendimet e rëndësishme. Në dashuri, harmoni dhe bashkëpunim i madh: koha e përsosur për të ringjallur pasionin, veçanërisht nëse marrëdhënia juaj ka qenë në distancë.
LUANI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 16 korrik 2025), i keni kapërcyer tensionet e fundit: tani po keni një ndikim të fortë në çdo situatë. Midis të mërkurës dhe të enjtes, Mërkuri do të jetë në aspekt të mirë me Saturnin: ide të qarta dhe konkrete. Venusi mbështet jetën tuaj dashurore, si për ata që kërkojnë dashuri ashtu edhe për ata që kërkojnë të forcojnë një marrëdhënie.
VIRGJËRESHA
Keni bërë përparim të konsiderueshëm në muajt e fundit, por mbeten disa pasiguri. Sot dhe nesër, opozita e Hënës mund të rrisë tensionet: kalibroni me kujdes pritjet tuaja. Në punë, është koha për të mbjellë fara me durim: kini kujdes me debatet me partnerin tuaj.
PESHORJA
Kjo është një ditë e shkëlqyer për marrëdhënie dhe komunikim: dialogu i hapur ndihmon në të dyja frontet. Nëse jeni në një lidhje, fjalët e duhura mund të zgjidhin fërkimet; nëse jeni beqarë, jini autentikë: ftesat janë të mundshme. Edhe në punë, ka më shumë rrjedhshmëri dhe mundësi të reja.
AKREPI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 16 korrik 2025), pritet një fundjavë e ngjeshur: sot dhe nesër janë koha për të rifokusuar mendjen tuaj. Hëna e favorshme nxit një ndjenjë lehtësie në marrëdhënie. Në dashuri, mbështetuni te ndershmëria për të kapërcyer keqkuptimet. Profesionalisht, pengesat po zhduken: mundësi të reja janë në horizont.
SHIGJETARI
Kjo javë është premtuese, por ka një fillim sfidues: mund të ndiheni shumë të zënë, me angazhime për të menaxhuar. Keni nevojë për hapësirë për të lëvizur dhe për të marrë frymë. Qielli ju ftojnë të planifikoni përvoja që zgjerojnë horizontet tuaja. Optimizmi dhe dëshira për shpengim janë fjalët kyçe.
BRICJAPI
Është e dobishme të gjeni qetësi dhe qartësi në marrëdhënie. Ndonjëherë, të punosh më shumë mund të çojë në rezultate më të mira: kjo vlen si për jetën tuaj romantike ashtu edhe për atë profesionale. Përdoreni ditën për të reflektuar mbi atë që dëshironi vërtet.
UJORI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 16 korrik 2025), periudha juaj shënohet nga origjinaliteti: ide të reja dhe dëshira për të guxuar dalin me forcë. Energjia pozitive kthehet në sferën romantike; në punë, njohuritë krijuese mund t’ju çojnë larg – nëse ndahen me njerëzit e duhur.
PESHQIT
Është një ditë emocionalisht intensive: Hëna dhe Neptuni favorizojnë ndjeshmërinë dhe intuitën. Kreativiteti është në rritje, perfekt për ata që janë në fushën artistike. Kini kujdes të mos rrëmbeheni nga reflektimet jokonstruktive: nevojitet konkretësi.
Newsline me Fabiola Hoxhën, (15/07/2025)
“Volodymyr, mund ta godasësh Moskën?”/ Financial Times: Kërkesa e Trump për presidentin ukrainas
Donald Trump e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtojë sulmet e thella në territorin rus, madje duke e pyetur Volodymyr Zelenskyn nëse ai mund të godiste Moskën nëse SHBA-të do të siguronin armë me rreze të gjatë veprimi, raportoi të martën Financial Times, duke cituar njerëz të informuar mbi diskutimet.
Dy persona të njohur me bisedën midis Trump dhe Zelenskyy thanë se presidenti amerikan e kishte pyetur homologun e tij ukrainas nëse mund të godiste objektiva ushtarake thellë brenda Rusisë nëse ai do të siguronte armë të afta për ta bërë këtë. “Volodymir, a mund ta godasësh Moskën? . . . A mund ta godasësh edhe Shën Petersburgun?” pyeti Trump gjatë telefonatës, sipas personave.
Ata thanë se Zelenskyy u përgjigj: “Absolutisht. Mundemi nëse na jepni armët.”
Telefonata e 4 korrikut midis udhëheqësve të SHBA-së dhe Ukrainës sinjalizoi një ndryshim të dukshëm nga qëndrimi i mëparshëm i Trumpit ndaj luftës së Rusisë dhe premtimit të tij të fushatës për të tërhequr SHBA-në nga përfshirjet e huaja.
Ndërsa mbetet e paqartë nëse Uashingtoni do të dorëzojë armë të tilla, diskutimi nënvizon zhgënjimin gjithnjë e më të madh të Trump me refuzimin e Presidentit rus Vladimir Putin për t’u angazhuar në bisedimet e armëpushimit të propozuara nga presidenti amerikan, i cili dikur u zotua ta zgjidhte luftën brenda një dite, thuhet në raport.
Biseda me Zelenskyn më 4 korrik u nxit nga telefonata e Trump me Putinin një ditë më parë, të cilën presidenti amerikan e përshkroi si “të keqe”.
Një zyrtar perëndimor, i cili ishte informuar për telefonatën, tha se biseda pasqyronte një dëshirë në rritje midis partnerëve perëndimorë të Ukrainës për të furnizuar armë me rreze të gjatë veprimi të afta për të “sjellë luftën te moskovitët” – një ndjenjë e përsëritur privatisht nga zyrtarët amerikanë në javët e fundit, shtoi raporti./abcnews.al