Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Main stream

Halla e dy motrave që humbën jetën në aksident: Vëllai 7-vjeçar nuk e di që nuk jetojnë, kërkojmë ndihmë se është i sëmurë me leucemi

By: M C
26 August 2025 at 20:58

Dhimbja në familjen Dhimaku, ku humbën jetën dy motrat në aksidentin e së dielës në mbrëmje, është shumë e madhe. Elvisa 22-vjeçare dhe Rezarta 20 vjeç ka lënë një boshllëk të madh në familje dhe në të gjithë ato që i njhinin.

Mes dhimbjes së madhe e me lot në sy, halla e vajzave rrëfen sakrificat e dy motrave, të cilat bënin dy punë për kurimin e vëllait 7-vjeçar i cili vuan nga leucemia. Halla tregon se ai ende nuk e di që dy motrat nuk jetojnë më.

Mbrëmjen e së dielës, kur ndodhi edhe aksidenti tragjik, halla tregon se dy vajzat ishin nisur për shitur misra në Sarandë, pikërisht për të siguruar disa të ardhura më shumë për t’i ardhur në ndihmë vëllait të sëmurë.

“Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi. Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh…e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh.

Djali 7-vjeçar ende nuk është në dijeni që motrat e tij kanë ndërruar jetë. Të gjithë familjarët me dhimbje kërkojnë ndihmë për kurimin e tij, i cili vuan nga leucemia.

The post Halla e dy motrave që humbën jetën në aksident: Vëllai 7-vjeçar nuk e di që nuk jetojnë, kërkojmë ndihmë se është i sëmurë me leucemi appeared first on Albeu.com.

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 4 prej tyre aktive, ndërhyrje nga ajri dhe toka

By: M C
26 August 2025 at 20:42

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke raportuar për 12 vatra zjarri të regjistruara nga ora 09:00 deri në 19:30 të datës 26 gusht 2025. Prej tyre, 8 vatra janë shuar plotësisht, 4 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 1 tjetër është në monitorim të vazhdueshëm.

Një nga situatat më problematike paraqitet në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, ku një vatër zjarri është përhapur në një sipërfaqe të gjerë me pyll pishe dhe bimësi të përzier. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve, të cilat kanë depërtuar edhe në pyllin e mbrojtur të Pishë-Poros.

Njoftimi i ministrise se Mbrojtjes

Qendra Kombëtare Operacionale te Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, datë 26.08.2025 deri në orën 19:30, datë 26.08.2025 , janë raportuar 12 vatra zjarri nga të cilat 8 janë shuar, 4 janë aktive dhe 1 është në monitorim.

Ditën e djeshme datë 25.08.2025, rreth orës 15:00, në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi të përzier. Zjarri i favorizuar nga intensiteti i erës ka marrë një shtrirje të madhe duke depërtuar në pyllin e Pishë-Poros. Me gjithë punën e bërë nga forcat në terren dhe ndërhyrja nga ajri nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, zjarri mbetet aktiv. Vatra e zjarrit gjatë natës ka zgjeruar perimetër në gjatësi dhe gjerësi. Sot në terren janë të angazhuara 3 automjete MZSH dhe 20 efektiv BMEC, 3 automjete dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, ⁠3 automjete dhe 18 efektivë nga MZSH Vlorë, ⁠6 forca nga AdZM, 23 forca bashkiake, 10 forca policore. Sot operuan sërish 2 helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe 2 helikopterët e Forcës Ajrore. Të gjitha forcat po punojnë për të penguar kalimin e vatrës së zjarrit në kanalin e hidrovorit.

Ditën e djeshme datë 25.08.2025 rreth orës 16:30, në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë. Ditën e sotme vijoi puna për shuarjen e zjarrit me 7 automjet zjarrfikëse më 22 efektivë nga MZSH-të, Skrapar, Berat, Poliçan, 5 forca nga Shërbimi Pyjor, 35 forca bashkiake dhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura. Sipërfaqja e përshkuar deri në këto momente është rreth 18 ha. Si rezultat i erës janë riaktivizuar disa vatra të vogla brenda asaj kryesore. Janë vetëm dy vatra të vogla brenda zonës së djegur me prezencë tymi, nuk ka rrezik për banesa.

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, zarri është riaktivizuar në afërsi të piramidës 15. Në terren gjatë ditës u angazhuan forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë të cilët punuan midis piramidave 14 dhe 15, në kufi me Greqinë. Ditën e sotme situata paraqitet më e normalizuar. Zona do vashdojë të mbahet në monitorimi nga forcat MZSH Kolonjë.

Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen 4 efektivë me 1 automjet zjarrfikës që po qëndrojnë në gatishmëri të pandërprerë 24 orë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vatrës së zjarrit.

Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:

1. Fshatin Vrepckë (Shelegur), njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë
2. Në rrugën “Bilal Troksi”, zona “Fushë Farkë”, njësia administrative Dajt, bashkia Tiranë
3. Në fshatin Stajke, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës
4. Në fshatin Shtoi i Ri, njësia administrative Rrethina, bashkia Shkodër
5. Në fshatin Peshtan i Madh, njësia administrative Levan, bashkia Fier
6. Në autostradën Laç-Lezhë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë
7. Në fshatin Shumbat, njësia administrative Sllovë, bashkia Dibër
8. Në fshatin Portgorcë, njësia administrative Maqellarë, bashkia Dibër

The post Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 4 prej tyre aktive, ndërhyrje nga ajri dhe toka appeared first on Albeu.com.

Ndeshja me dema kthehet në tragjedi në Lisbonë, demi sulmon dhe vret 22-vjeçarin

By: M C
26 August 2025 at 20:11

Një toreadori dhe një spektator humbën jetën pasi u sulmuan brenda arenës në Lisbonë nga një dem. Manuel Maria Trindade ishte në Campo Pequeno dhe vrapoi drejt një demi të madh, që peshonte rreth 700 kilogramë, duke e sfiduar atë të sulmonte.

Demi lëvizi me shpejtësi të lartë drejt 22-vjeçarit Manuel Maria Trindade. I riu u përpoq t’i kapte brirët e kafshës për ta kontrolluar, por brenda sekondave kafsha e ngriti në ajër dhe e hodhi për muri.

Spektatorët në një arenë me 6,848 vende bërtitën nga tmerri ndërsa Trindade shtrihej pa ndjenja në tokë. Demi u ndalua përfundimisht nga toreadorë të tjerë që i tërhoqën bishtin dhe ngritën pelerina shumëngjyrëshe para syve të tij.

Sipas faqes portugeze të internetit Zap, një spektator 73-vjeçar që po shikonte u rrëzua dhe gjithashtu vdiq, ndoshta nga tensioni dhe tronditja e momentit. Ekipet e shpëtimit nxituan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë të riut në arenë. 22-vjeçari u dërgua në spital ku ra në koma por vdiq brenda 24 orëve për shkak të dëmtimit të pakthyeshëm të trurit.

The post Ndeshja me dema kthehet në tragjedi në Lisbonë, demi sulmon dhe vret 22-vjeçarin appeared first on Albeu.com.

Mjeti lundrues pësoi defekt në Gjirin e Kakomesë, shpëtohet grupi i turistëve

By: M C
26 August 2025 at 19:45

Policia kufitare ka shpëtuar një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor në Gjirin e Kakomesë.

Pas marrjes së kërkesës për ndihmë në vendin ku ndodheshin turistët, u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt.

“Sot, rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë.

Menjëherë u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta.”-thuhet në njoftim.

The post Mjeti lundrues pësoi defekt në Gjirin e Kakomesë, shpëtohet grupi i turistëve appeared first on Albeu.com.

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie

By: M C
26 August 2025 at 19:22

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore të formimit profesional. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të fundit në udhëzimin për funksionimin e ofruesve publikë të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP), është zyrtarizuar për herë të parë pozicioni i Oficerit të Sigurisë në këto institucione.

Ky rol i ri synon të garantojë mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë brenda ambienteve të institucioneve arsimore profesionale, si dhe të ndihmojë në parandalimin dhe menaxhimin e situatave problematike që prekin nxënësit dhe stafin.

Sipas udhëzimit përcaktohet se detyrat kryesore të oficerit të sigurisë përfshijnë marrjen e masave për parandalimin e situatave që cenojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të nxënësve; Monitorimin e sjelljes së nxënësve dhe ndërhyrjen në rast shkeljesh të rënda të rregullores së brendshme; Raportimin periodik për rastet problematike dhe ndihmesë në hartimin e masave disiplinore; Bashkëpunimin me strukturat përkatëse për rastet e dhunës, bullizmit, abuzimit apo shkeljeve të tjera të etikës; Informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit shkollor për çështje të sigurisë dhe rendit.

Oficeri i Sigurisë do të rekrutohet sipas një procedure të standardizuar, në përputhje me rregullat e shërbimit civil, ku përfshihen. Për kualifikim kandidatët duhet të përmbushin kriteret bazë të arsimimit, ku përcaktohet se duhet të ketë diplomë të ciklit të dytë ose diplomë të barasvlershme me të në fushën e edukimit, të shkencave sociale, sociologjisë, psikologjisë, drejtësisë. Si dhe të kenë përvojë në çështje sigurie, etikë profesionale dhe aftësi ndërpersonale.

Pak ditë më parë me nisjen e vitit shkollor 2025–2026, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që përcakton masat kryesore për organizimin e procesit mësimor në shkollat parauniversitare. Udhëzimi u fokusua në rregullat për regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve falas për arsimin bazë, ndalimin e përdorimit të celularëve në ambientet shkollore, si dhe masat kundër dhunës dhe bullizmit. Prioritet i veçantë i jepet zbatimit të Planit Kombëtar për parandalimin e dhunës, krijimin e ekipeve “antibulling” dhe organizimin e veprimtarive sensibilizuese gjatë vitit shkollor./ Monitor

The post Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie appeared first on Albeu.com.

Situatë alarmante në Akërni të Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur që prej ditës së djeshme/ Helikopterë e zjarrfikëse në terren

By: M C
26 August 2025 at 18:49

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në zonën e mbrojtur Pishë-Poros.

Erërat e forta në zonë e bënë më të vështirë vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa që prej mëngjesit të sotëm 4 helikopterë janë vendosur në gadishmëri për shuarjen e zjarrit.

E ndërsa re të mëdha tymi kanë mbuluar zonën, një tjetër helikopter është dërguar në vendngjarje me qëllim izolimin sa më parë të flakëve si dhe 6 mjete zjarrfikëse. Deri më tani nuk është raportuar për rrezik për banesat e ndodhura në afërsi të vatrës së zjarrit.

The post Situatë alarmante në Akërni të Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur që prej ditës së djeshme/ Helikopterë e zjarrfikëse në terren appeared first on Albeu.com.

Osmani uron kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

By: M C
26 August 2025 at 18:34

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore

Osmani mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën.

Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redžepi.

Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

The post Osmani uron kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt appeared first on Albeu.com.

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

By: M C
26 August 2025 at 18:16

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa të lëshuara nga Izraeli në drejtim të spitalit Nasser, ku në total humbën jetën 20 persona, mes tyre dhe punonjës të shëndetësisë dhe civilë.

“Civilët dhe gazetarët duhet të mbrohen nga e drejta ndërkombëtare. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Izraelit që të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të sigurojë që këto sulme të hetohen”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Europian, Anouar El Anouni, në një konferencë për shtyp.

Sulmi i fundit ushtarak në Gaza ka nxitur reagime të forta nga ndërkombëtarët ku ndër të tjera është vënë në dukje se viktima të një lufte të ashpër bëhen civilë të pafajshëm, gazetarë e punonjës humanitarë.

The post BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet appeared first on Albeu.com.

Ish-shefi i shtabit të forcave izraelite bën thirrje për largimin e qeverisë Netanyahu: Djali im vdiq nga zgjedhjet e këtij kabinetit

By: M C
26 August 2025 at 17:57

Ish-Shefi i Shtabit të IDF-së, trupat mbrojtëse të Izraelit, Gadi Eisenkot, tha se djali i Gal, i cili u vra në Gaza, së bashku me ushtarë të tjerë, humbën jetën për shkak të zgjedhjeve politike dhe ideologjike të qeverisë.

Duke folur në radion publike Kan, Eisenkot theksoi se qeveria e kryeministrit, Benjamin Netanyahu është “një qeveri që i shmanget përgjegjësive të saj dhe nuk është e denjë për Galin… nuk është e denjë për shumë ushtarë luftarakë dhe, për fat të keq, as për pengjet, të cilët humbën jetën për shkak të frikacakllëkut dhe hezitimit politik dhe për shkak të përshtatshmërisë politike dhe ideologjike të atyre që duan të kthehen në vendbanimet e Gazës dhe të shohin ëndrra të mëdha dhe një mrekulli që bëhet realitet, në kundërshtim të plotë me qëllimet e luftës”.

Ai shtoi se deputeti i opozitës Benny Gantz, me të cilin ai ishte aleat politik në të kaluarën, po “bën një gabim të hidhur” duke propozuar t’i bashkohet qeverisë së Netanyahut për të çuar përpara një marrëveshje për pengjet.

Sipas Eisenkot, “ajo që nevojitet është të ushtrohet presion politikisht dhe publikisht mbi Netanyahun që të marrë vendimin e dukshëm që ai e ka shmangur për më shumë se një vit dhe të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta zëvendësuar atë.

Dhe këtu sipas tij të gjitha forcat e shëndetshme të shtetit të Izraelit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që kjo qeveri e keqe të largohet dhe të ndërtohet një alternativë që do ta rikthejë Izraelin në rrugën e duhur.

The post Ish-shefi i shtabit të forcave izraelite bën thirrje për largimin e qeverisë Netanyahu: Djali im vdiq nga zgjedhjet e këtij kabinetit appeared first on Albeu.com.

Rregullatori vulos rezultatin e 11 Majit, të enjten merr fund saga e zgjedhjeve

By: M C
26 August 2025 at 17:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, që pritet të miratohet në mbledhjen e Komisionit Rregullator në 28 gusht.

KQZ publikoi listën me rezultatin përfundimtar për çdo qark. Tashmë, hapi i fundit i takon Komisionit Rregullator, që do të mblidhet të enjten në orën 11:30 për të miratuar rezultatin final.

Dokumenti

The post Rregullatori vulos rezultatin e 11 Majit, të enjten merr fund saga e zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.

Vuçiç bisedë telefonike me Lavrovin për Kosovën

By: M C
26 August 2025 at 17:10

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për situatën politike në rajon.

Vuçiq tha se e ka njoftuar shefin e diplomacisë ruse për situatën në Kosovë dhe, siç shkroi ai, për “përpjekjet e vazhdueshme për dëbimin e popullsisë sonë nga vatrat shekullore, si dhe për heshtjen e shumicës së bashkësisë ndërkombëtare”.

Temë bisede, sipas Vuçiqit, ishte edhe situata në Bosnje e Hercegovinë.

“Diskutuam mbi situatën në Bosnje e Hercegovinë, krizën e shkaktuar nga jashtë, me sulme të vazhdueshme ndaj (entitetit) Republika Sërpska”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Ai, më herët, pas vendimit në Bosnje e Hercegovinë për t’ia hequr mandatin Millorad Dodikut si president i atij entiteti, kishte deklaruar se Beogradi “gjithmonë do të qëndrojë pranë popullit tonë dhe Republikës Sërpska”.

Dodikut iu hoq mandati pasi u dënua me një vit burgim dhe me gjashtë vjet ndalim për të ushtruar funksione publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë.

Ky lider prorus, që drejton partinë kryesore të serbëve në Bosnje, gëzon mbështetjen e Moskës.

Vuçiq ka thënë se, gjatë një “bisede të gjatë dhe miqësore” me Lavrovin, u ra dakord që të vazhdohet me zhvillimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme dhe të thellohet komunikimi në forume, organizata dhe institucione ndërkombëtare.

Beogradi ka vazhduar të mbajë marrëdhënie të ngushta me Moskën edhe pas vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, autoritetet refuzojnë t’i bashkohen sanksioneve kundër Rusisë.

Nga Kremlini, Beogradi zyrtar ka marrë mbështetje edhe përballë protestave kundër qeverisë, ku demonstruesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

The post Vuçiç bisedë telefonike me Lavrovin për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Menduat se erdhi vjeshta/ Ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

By: M C
26 August 2025 at 16:55

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në veri të vendit.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë krahasuar me ditën e sotme, ku ato maksimale do të shkojnë deri në 33 gradë celcius dhe ato minimale në 12 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

The post Menduat se erdhi vjeshta/ Ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme appeared first on Albeu.com.

“Parti leshi”, Murrizi shpërthen ndaj Berishës: Doktor ke 29 vjet që ‘qeras’ çdo mashtrues e besëprerë

By: M C
26 August 2025 at 16:39

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar sërish pas vendimit të Sali Berishës i cili i do t’i japë 3 deputetë hua aleatit të tij, Ilir Metës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Murrizi thotë se prej vitit 2001 PD qeras me deputetë partitë e vogla, të cilat nuk kanë garuar asnjëherë me siglën e tyre dhe nuk përfaqësojnë asnjë bazë reale elektorale.

Sipas tij, këto parti kanë përfituar mandate e poste, ndërkohë që demokratët e thjeshtë dhe ata që i kanë qëndruar besnikë PD-së në opozitë, janë lënë mënjanë.

“Prej vitit 2001, PD qeras me deputetë partitë partiçka që në 7 palë zgjedhje (2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021, 2025) nuk kanë kandiduar asnjëherë me siglën e tyre dhe nuk e dinë as vetë nëse kanë apo jo anëtarë në ndonjë qendër votimi nga 5200 qendra që ka Shqipëria.

Nga 50 deputetë që mori PD më 11 maj, 8 ishin po të këtyre partive që pothuajse të gjitha bashkë morën vota vetëm për një mandat.

Tani nga këta 42 që i kishin ngelur PD, do t’u japë edhe 6 deputetë të tjerë që këto partiçkëza të formojnë grupet parlamentare.
Kështu që vetë votuesit e PD do kenë 36 deputetë si përfaqësues të 500 mijë votuesve.

Oo doktor Berisha!
Ke 29 vjet, që nga viti 1996, që ngele duke “qerasur” me votat e demokratëve, antikomunistëve, idealistëve, të përndjekurve politikë lloj-lloj komunisti, hajduti, mashtruesi, mosmirënjohësi, palaçosh me pushtet. Dhe këta, sa ikën PD nga pushteti, ikin dhe humbin si shurra e pulës në mullar të bykut.

Ke afro 30 vjet që “qeras” me deputetë çdo mashtrues e besëprerë në parti leshi që nuk kanë as anëtarë, as votues, as struktura dhe pothuajse janë të “shkrira”, po mos ishe kaq “bujar” ti në çdo palë zgjedhje.

Po si nuk “qerase” një herë të vetme demokratët që i kanë qëndruar PD në opozitë, mor doktor??????

Në vitin 1996, ata që “qerase” pa asnjë kontribut e meritë, ikën si qen të pshurrur nga sytë këmbët në mars 1997.

Ata që qerase me mandat deputeti dhe ministrash, zv.ministrash, drejtor drejtorie në vitin 2005, kanë ikur të gjithë te PS, doktor, ose shijojnë çfarë vodhën duke ndenjur si “asjanës” në qejfin e tyre.

Ata që qerase me 30% të pushtetit në 2009, mor doktor, dhe i dhanë kosto e faturë të rëndë PD-së, si kokrra hajdutësh, të ikën në prill 2013 dhe sollën Ramën në pushtet.

Ata që “qerase” me deputetë në vitin 2013, doktor, të lanë dyfekun në faqe dhe bashkuan votat me Ramën për 4 vjet, duke bërë dhe reformën territoriale dhe mbaruan punët e tyre në kurriz të votave të demokratëve.

Qerase Lylin 8 vjet, doktor, nga 2013 në 2021, derisa të përjashtoi. Dhe kur nuk kishte kush ta qerase, iku si shurrë pule duke marrë vota sa për kryeplak në Kryevidh.

Më 11 maj 2025, përveç 8 deputetëve që “qerase” parti pa votues, “qerase” dhe të gjithë ata që nuk lanë gjë pa thënë e pa bërë kundra demokratëve nga shtatori 2021, e sidomos më 8 janar 2022, me mandat deputeti.

Tani po të pyes publikisht, doktor:

1. A i mban mend emrat dhe fytyrat e të gjithë atyre që ke “qeras” me mandat deputeti, ministri, zv.ministri, drejtori, me pushtet e me para, me pasuri dhe emër në emër të votave të demokratëve?

2.A e mban mend Majlinda Bregun, doktor? Po Arencën? Viktorin? Pangon? Imamin? Rrulin? Gjanën? Halimin? Po Benet Becin, doktor, a të kujtohet? Po Visho Ajazin e SHIK-ut që e dekoroi Rama?

Se për ata të vitit 1996-1997 nuk po të pyes, se kanë qenë me shumicë në atë kohë.

3.A i ke “qeras” me gjithë mend, doktor, apo ka qenë pjesë e lojës, e pazarit, apo e misionit që në emër të demokratëve të përfitojnë pushtet, pasuri e para të gjithë të tjerët, përveç demokratëve të vërtetë?

Se me ta thënë të drejtën, doktor, unë nuk besoj kurrë që në 35 vite të ketë “qëlluar” kaq rastësisht që në emër të demokratëve të kenë përfituar vetëm ky soj bastardësh që nuk kanë asnjë lidhje, asnjë kontribut, asnjë ngjashmëri dhe asnjë meritë në të gjithë historikun 35-vjeçar të PD-së dhe sakrificës së demokratëve.

Se po të ishte me të “qëlluar” e kaq rastësisht, atëherë pse këta “shejtanerët” e PS-së si nuk “qerasën” një herë, kurrë ndonjë demokrat me pushtet në 35 vite, për 22 vjet që kanë qenë në kal, mor aman?

Në 13 vite pushtet që ka qeverisur PD-ja, po si nuk “qerase” një herë të vetme, doktor, me karrige ministri një ish-student të Dhjetorit që nuk erdhi në PD në atë dhjetor nga Sigurimi i Shtetit!!!!!

Dhe e fundit, doktor:

A do të vazhdosh të “qerasesh” përsëri me poste në kupolën e PD-së servilë të pështirë, hipokritë dhe debilë e idiotë profesionistë??????”, -thuhet në reagimin e Murrizit.

The post “Parti leshi”, Murrizi shpërthen ndaj Berishës: Doktor ke 29 vjet që ‘qeras’ çdo mashtrues e besëprerë appeared first on Albeu.com.

Dështon seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, nuk arrin të zgjidhet nënkryetari i Parlamentit nga komuniteti serb

By: M C
26 August 2025 at 16:25

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.

Duke qenë se asnjëri prej kandidatëve të dalë nga shorti nuk i kanë siguruar votat e nevojshme, ai ka kërkuar ndërprerjen e punimeve, për t’u mbledhur sërish të enjten në orën 11:00.

Kryetari i Partisë Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiç ka qenë propozimi i radhës për nënkryetar Kuvendi. Ai siguroi vota 55 pro, një kundër dhe 17 abstenime, duke mos u zgjedhur nënkryetar.

Para se të votoheshin nënkryetarët e pakicave, deputetët zogjdhën katër nënkryetarë.

Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Çitaku e Partisë Demokratike dhe Kujtim Shala i Lidhjes Demokratike u zgodhën me shumicë votash. Deputetët kanë miratuar edhe propozimin e komuniteteve joshumicë, joserbe, për votim të nënkryetarëve me rotacion.

Nga ky grup nënkryetarë me rotacion do të jenë Emilja Rexhepi, Fidan Gjilta dhe Artan Asllani.

The post Dështon seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, nuk arrin të zgjidhet nënkryetari i Parlamentit nga komuniteti serb appeared first on Albeu.com.

Pas kryetarit, depuetetët zgjedhin edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

By: M C
26 August 2025 at 16:06

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 për, asnjë kundër dhe nëntë abstenime.

Dy nënkryetarë tjerë duhet të propozohen nga pakicat.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën.

Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Basha i mori 73 vota për, 30 kundër, ndërsa tetë deputetë abstenuan.

Ai arriti t’i marrë votat e nevojshme falë votës së një pjesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe një pjese të pakicave

The post Pas kryetarit, depuetetët zgjedhin edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
25 August 2025 at 23:48

Dashi

Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar. Pavarësisht ndikimit të kundërt të Saturnit, shumë shpejtë projektet tuaja do të konkretizohen. Ka ardhur momenti për të përveshur mëngët dhe për të marrë rezultatet që aq shumë dëshironi.

Demi

Kjo e martë do të jetë disi nën ritmin e duhur, ku ju nuk do të jeni aspak në humor. Bëni mirë që të reflektoni me veten, pasi pjesa e dytë e javës do të jetë dukshëm më e mirë dhe do të rezervojë ndonjë surprizë në dashuri. Venusi pas pak ditësh do të jetë në shenjën tuaj.

Binjakët

Jeni duke përjetuar një periudhë të mbushur me tension. Qielli është i favorshëm për të zgjeruar familjen. Nëse jeni me kokë mënjanë me një person, ka ardhur momenti që të hidhni ju hapin e parë drejt pajtimit.

Gaforrja

Kjo e martë do të sjellë rikuperim me vete, ku do të arrini që të gjeni veten dhe të shmangni shpenzimet e tepërta. Fundi i muajit do të jetë shumë pozitiv dhe i mbushur me surpriza sa i takon punës dhe familjes.

Luani

Dita do të jetë e mbushur me ndryshime të bujshme. Situata astrologjike është e shkëlqyer sa i takon jetës sentimentale. Nëse keni diçka që ju mundon, është momenti për ta sqaruar.

Virgjëresha

Paolo Fox parashikon orë të mbushura me sukses, sa i takon sferës profesionale, ku do të arrini që të nxirrni disa projekte që mbani në sirtar dhe duke i prezantuar aty ku do të kenë mundësi që të gjejnë sukses. Kjo është një periudhë shumë e mirë sa i takon rritjes profesionale, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë vështirësi në dashuri.

Peshorja

E marta nuk do të jetë aspak e favorshme sa i takon dashurisë, për shkak se do të dalë në pah ndonjë tension me partnerin/en. Reflektoni mirë dhe përqendrohuni në punë, pasi fundi i muajit do të qartësojë çdo gjë lidhur me të ardhmen tuaj.

Akrepi

Ju presin të reja të rëndësishme sa i takon punës. Nëse po mendonit që të ndryshonit pozicion, kjo është java e duhur. Reflektoni dhe ndani mendime me familjarët tuaj, të cilët do të dinë që t’iu tregojnë rrugën më të mirë.

Shigjetari

Kjo periudhë është mjaft e favorshme për të gjithë ata që janë çift. Ndërsa ata që janë vetëm, duhet të dërgojnë atë mesazh që i mundon, duke lënë mënjanë ndrojtjen, pasi yjet janë në anën e tyre.

Bricjapi

Ju presin ditë të bukura, kryesisht në punë. Ndërsa në dashuri bëni durim dhe do të arrini që të bëni për vete njeriun që keni përzemër. Ky është momenti i duhur për të arsyetuar siç duhet.

Ujori

Paolo Fox parashikon për të lindurit e kësaj shenje një qiell intrigues, por kjo gjë do të sjellë edhe lodhje. Nëse keni menduar që të zhvilloni një projekt personal, me siguri jeni përballur me ndonjë vështirësi, ndaj duhet të përvishni mëngët dhe të përqendroheni maksimalisht, shkruan noa.al. Kjo gjë vlen edhe për dashurinë.

Peshqit

Do të përballeni me disa vështirësi gjatë kësaj të marte, por fatmirësisht çdo gjë do të zgjidhet me kalimin e ditëve. Situata astrologjike është mjaft premtuese, sidomos një dashuri e re e cila do të sjellë shumë energji pozitive. Edhe situata ekonomike do të shohë përmirësim.

The post Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

By: M C
25 August 2025 at 23:35

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve të protestave dhe bllokadave në gjithë vendin.

Në një intervistë dhënë Euronews Serbia, Vuçiq ka thënë se Qeveria në Beograd vazhdon të jetë e përkushtuar për dialog, pavarësisht, siç ka thënë ai, refuzimit të protestuesve për t’i pranuar ofertat e tij për debat publik.

“Kjo nuk është thirrja ime e parë. U kam ofruar atyre debat të hapur televiziv. Kam qenë i gatshëm të diskutoj publikisht, sepse besoj që biseda dhe dialogu nuk kanë alternativë”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.

Ai ka shtuar se oferta e tij është valide “derisa ta pranojnë, sepse një ditë do t’iu duhet të flasin me dikënd”.

Disa prej studentëve në bllokadë, që i udhëheqin protestat, e kanë refuzuar paraprakisht ftesën e Vuçiqit, duke thënë se do të bisedojnë me presidentin e Serbisë, kur ai t’i shpallë zgjedhjet dhe t’iu plotësohen të gjitha kërkesat.

Studentët, dhe qytetarët që i mbështesin ata, kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për 16 personat e vdekur si pasojë e rrëzimit të një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar.

Protestuesit kërkojnë edhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, kërkesë e refuzuar nga Qeveria.

Vuçiq i ka thënë Euroneës-it se ka ofruar shpalljen e zgjedhjeve “të paktën tri herë në gjashtë muajt e fundit”, përfshirë referendumin për mandatin e tij presidencial, “por që të gjitha ofertat janë kundërshtuar”.

“Kemi shumë punë, shumë punë për të bërë. Nuk mund të ketë zgjedhje gjithë kohën. Ata tani thonë se gjëja e vetme që duam janë zgjedhjet”.

Ai ka shtuar se do të jetë president edhe për një vit, një vit e gjysmë, dhe që një president i ri do të zgjidhet më pas.

Aksidenti në Novi Sad i ka ngritur dilemat për një sistem shtetëror të korruptuar. Protestuesit pretendojnë se shembja e strehës është rezultat direkt i ndërtimit të dobët.

“Korrupsioni është kthyer në temën kryesore dhe është e lehtë të shprehësh pakënaqësinë, edhe kur nuk është temë”, është shprehur Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se e ka prioritet rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Për aq kohë sa të jem udhëheqës shtetëror, Serbia do të ndjekë rrugën evropiane, e përkushtuar dhe e vendosur për t’i kryer reformat e nevojshme”, ka thënë ai.

I pyetur për marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin, Vuçiq ka thënë se ata kanë raport korrekt dhe që presidenti rus është “gati për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me një marrëveshje të paqes”.

Vuçiq ka thënë se do të ishte i kënaqur nëse do të ishte nikoqir i një takimi mes Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenky në Beograd, për ta diskutuar paqen, nëse palët e pëlqejnë këtë ide.

Serbia synon anëtarësimin në BE dhe e ka statusin e vendit kandidat, mirëpo mban edhe raporte të mira me Moskën, për çka është kritikuar disa herë nga Perëndimi./REL/

The post Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

By: M C
25 August 2025 at 23:28

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u përplas nga një automjet që drejtohej nga Jani Tanushi 53 vjeç.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, Jani Tanushi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin appeared first on Albeu.com.

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

By: M C
25 August 2025 at 23:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për një sërsh çështjet që nga bota e te politika vendase. Osmani gjatë fjalës së saj ajo u ka bërë thirrje partive politike që të vendosin interesin e vendit para.

Osmani më tej ka kërkuar krijimin e një koalicioni të shumicës për të mos humbur projektet Bashkimit Evropian dhe mundësitë me administratën e re të SHBA-së. Osmani ka folur për afrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe sfidat politike që e pengojnë këtë proces. Ajo u shpreh se Kosova nuk ka pasur asnjëherë alternativë tjetër përveç BE-së.

Presidentja ka shtuar se Kosova nuk flirton me fuqi të tjera. Sipas saj BE-ja dhe NATO janë i vetmi shteg dhe do të punojnë shumë fort për aq sa na kërkohet për të zënë vendin e duhur në këto dy organizata. Ajo shtoi se Rusia, Kina e Iranit janë një trekëndësh i djallit dhe se shpesh kanë bërë përpjekje për të ndikuar në Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj këto shtete kanë disa interesa strategjike për të shtrirë fuqinë e tyre, në një pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme të kontinentit evropian. Osmani theksoi se ata besojnë se duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor do të destabilizojnë BE-në dhe NATO-n.

Intervista e plotë:

Gazetarja: Mirë se vini në Forumin Evropian Alpbach dhe ju po shikoni TVP ëorld. Është absolutisht kënaqësi të mirëpres në studion tonë këtu në Austri, presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani. Faleminderit shumë që jeni me ne.

Osmani: Faleminderit për ftesën është kënaqësi për mua.

Gazetarja: Kënaqësi që ju kemi në TVP ëorld. Kosova ka bërë disa përpjekje kur është çështja tek sistemi elektoral, qëndrueshmëria ekonomike e në mbrojtjen e të drejtave themelore, e këto janë fjalë të thëna nga anëtarë të Parlamentit Evropian, që janë sinjal i rëndësishëm, por që megjithatë, ka ende disa sfida kur është fjala për Kosovën siç janë reformat në sistemin e drejtësisë, liria e medies, efikasiteti në sistemin publik administrativ. E gjithashtu kemi prezencë të vazhdueshme të tensioneve midis Kosovës e Serbisë. Këto janë disa nga çështjet për të cilat dëshiroj të bisedojmë. Kështu që afërsisht çfarë mund të thoni se sa afër apo larg është ndoshta Kosova, drejt Bashkimit Evropian. E di që ju jeni një avokuese e përafrimit të Kosovës, por cili është opinion juaj?

Osmani: Është pyetje e vështirë për të dhënë përgjigje në aspektin kohor të viteve. Por atë që mund të them sa i përket pritjes sonë, shpirtit tonë evropian e dëshirës sonë politike, e dëshirën e popullit tonë për t’iu bashkuar BE-së, jemi 97 për qind gati ose ndoshta 100 për qind sepse ne jemi një shtet që jemi plotësisht në të njëjtën vijë me BE-në. 97 për qind e popullit të Kosovës janë pro BE-së, pro anëtarësimit në BE e në NATO. Sa i përket reformave, qofshin ato në sundimin e ligjit, reformën ekonomike, reformën në të drejtat themelore njerëzore, në Ballkanin Perëndimor jemi shteti që qëndrojmë më së miri. Pra kur jemi tek vlerat, jemi deri diku afër.

Por kur vjen puna tek politika e procedurat e vështira, jemi ende goxha larg sepse ju e dini që pesë vende të BE-së ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe kjo është një vështirësi. Por pastaj ka edhe pengesa të tjera. Pavarësisht se Kosova është plotësisht e qartë, dhe pavarësisht se Kosova si shtet e shikon BE-në si sistem të bazës së vlerave, fatkeqësisht këto duket se nuk kanë arritur t’ia tërheqin vëmendjen e shumë vendeve anëtare dhe pastaj kjo duket tek nëse se edhe pse je në linjë me politikat e BE-së, vendos sanksione kundër Rusisë, sanksione kundër Iranit, apo veprime të tjera të cilat vërtetë të largojnë nga zona e rehatisë, por qëndron në atë çfarë është e drejtë, këto nuk kanë qenë të rëndësishme për BE-në.

Sepse nëse e shikon se si rajoni ynë ka përparuar, Serbia si fqinji ynë, pavarësisht se është vetëm 40 për qind në linjë me BE-në, pavarësisht se nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, apo s’ka dëgjuar këshillat e tjera të BE-së, vazhdojnë të ecin përpara drejt anëtarësimit në BE. Kjo pastaj të jep ndjenjën se kriteret dhe vlerat nuk kanë vërtetë rëndësi, së paku për disa vende anëtare. Por ne po përpiqemi që t’i bindim ato e kjo nuk do të thotë se durimi ynë do të zbehët, përkundrazi, ne po punojmë në këtë sepse është proces. Është goxha një proces i gjatë dhe sigurisht se ka shumë njerëz që janë të frustruar.

Por për ne nuk ka pasur asnjëherë alternativë tjetër përveç BE-së. Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera. Ne nuk ngatërrohemi me fuqi malinje dhe është e kundërta për ne, ku i vetmi shteg është BE-ja dhe NATO dhe do të punojmë shumë fort për aq sa na kërkohet për të zënë vendin tonë të duhur në këto dy organizata. Për me e rëndësishmja është se këto janë baza të sistemit të vlerave dhe kjo është arsyeja përse duam t’i bashkohemi.

Gazetarja; E thatë një fjali shumë interesante se nuk flirtoni me fuqi të tjera. Çfarë do të thoshit lidhur me ndërtimin e marrëdhënies në raport me Rusinë, veçanërisht tani kur shohim luftën në Ukrainë, apo fushatat dezinformuese që po ndodhin, lufta hibride, siç edhe Polonia për shembull është në situatë të vështirë. Si mendoni se Rusia po luan pjesën e vet kur vjen çështja tek procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE?

Osmani: Shpesh e them se kur shohim forcat e Rusisë, Kinës e Iranit, një trekëndësh i djallit, përpjekjen e tyre për të ndikuar në Ballkanin Perëndimor, këtë nuk e bëjnë për bamirësi. Ata këtë e bëjnë sepse kanë disa interesa strategjike për të shtrirë fuqinë e tyre, në një pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme të kontinentit evropian. Ato besojnë se duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, duke përdorur instrumente të ndryshme, dhe kjo më së shumti nga Rusia, është e qartë, duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, ata duan ta destabilizojnë tërësisht bazën e sistemit të vlerave që janë BE-ja e NATO.

Ju e dini ne jemi një lagje, jemi shumë afër njëri me tjetrin. Jemi vetëm katër orë larg vozitje nga Bullgaria apo katër orë larg vozitje nga Hungaria, e disa orë më shumë deri në Poloni. Është e qartë se kur një vend është në konflikt, të tërë janë të destabilizuar ashtu siç mund ta shohim nga agresioni rus ndaj Ukrainës. Prandaj agresioni rus, historikisht ka qenë, por mund të shohim prezencën e tyre më të madhe në vitin 2022 kur u invadua Ukraina. Interesi i Rusisë është destabilizimi i Ballkanit Perëndimor për të pasur një efekt zinxhir e për të pasur një zonë të konflikteve në Evropë, në mënyrë që të tërheq gjithashtu vëmendjen e BE-së nga Ukraina. Mendoj se Polonia e di më së miri se me aktorë sikurse Rusia, asnjëherë nuk mund të llogarisësh në dashamirësi. Është krejt e kundërta se çfarëdo që ata bëjnë, e bëjnë ssikurse që ka ndodhur përgjatë historisë dhe këtë na e tregon historia e nuk kemi nevojë ta zbulojmë rrotën. Ne vetëm kemi nevojë të mësojmë nga historia.

Edhe kur ata ndërmarrin veprime të ndryshme, ata përgatiten le të themi për ndonjë sulm në të ardhmen ndaj ndonjë vendi. Sigurisht se përtej Ukrainës, Polonisë apo vendeve të tjera në atë rajon, ata gjithmonë historikisht kanë treguar interes për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Është shumë qenësore që pjesa jonë e Evropës t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe NATO-s sepse mendoj se ajo do të përfundonte këto ëndrra të Rusisë për të destabilizuar Evropën në tërësi dhe të ndalonte Evropën si projekt i tërësishëm i paqes, dhe lirisë që ishte edhe qëllimi i themeluesve të saj. Është qenësore që ne kemi mbështetës dhe aleatë sikurse është Polonia dhe vende të tjera brenda BE-së sepse ju e dini se në çfarë po kalojmë, e dini kur shfaqet rreziku, e dini se çfarë është të kesh një fqinj të çmendur që ka tërësisht ide të tjera për demokracinë. Përtej armatosjes së Serbisë për të sulmuar fqinjët e saj, Rusia ka përdorur siç edhe ju e përmendet me të drejtë, instrumente të tjera e më së shumti përmes fushatave të dezinformimit e propagandës.

Menjëherë pas agresionit rus ndaj Ukrainës, në vitin 2022, ata kanë trefishuar shumën e parave për propagandë në Ballkanin Perëndimor. Ata kanë të ashtuquajturën Qendra Humanitare Ruse në Serbi e cila është jo shumë larg nga kufiri me Kosovën e që sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes është qendër e spiunazhit rus. Ju e shikoni se sa më shumë kohë kalon, Serbia merr më shumë para, më shumë armë, nga Rusia, Bjellorusia e tani edhe nga Irani që është edhe një rrezik tjetër. E sigurisht edhe me Kinën, është bërë vendi i vetëm në Evropë që ka FK3, sistemin e armatimit. Të gjitha këto tregojnë se ne kemi një aktor destabilizues në rajonin tonë, dhe kemi nevojë për përkrahjen e BE-së dhe NATO-s për ta ndaluar nga ndikimi i tërë rajonit për të mos shkuar në drejtim të gabuar. Në Kosovë nuk lejojmë as zero ndikim rus, kinez apo iranian.

Megjithatë, kur ke vende fqinje që vazhdimisht janë pjesë e atyre ndikimeve malinje, duke u përpjekur ta destabilizojnë Kosovën, Bosnje e Hercegovinën e të tjerat, krijohet vështirësi ashtu siç e thatë edhe ju. Por kjo nuk do të thotë se Kosova nuk është vend i sigurt. Madje është krejtësisht e kundërta. Në mënyrë të suksesshme kemi ndaluar çdo përpjekje nga Serbia, me mbështetjen edhe të aleatëve tanë nga NATO që janë në Kosovë, përfshirë edhe ushtarët e shkëlqyer nga Polonia, që kanë dhënë një kontribut të veçantë për paqe e siguri, për të gjithë qytetarët tanë, por në tërësi e kanë bërë tërë Ballkanin Perëndimor më të sigurt.

Gazetarja: Të ndalemi pak tek situata me Serbinë sepse atje tani ka një konflikt të madh që po vazhdon nga shoqëria civile. Patëm gjatë ditës një mysafir nga Serbia nga shoqëria civile i cili tha se Serbia është thuajse në prag të një revolucioni. Si mendoni se zhvillimet e fundit në Serbi mund të ndikojnë tek Kosova në këtë kohë?

Osmani: Mendoj se ajo çfarë po ndodhë në Serbi tani do të ndikojë në një rajon më të gjerë. Nuk do të thosha në mënyrë të veçantë vetëm Kosovë, por një rajon më të gjerë. Ashtu sikurse çfarë ndodhë me Rusinë që ndikojnë në një rajon më të gjerë apo mund të ndikojnë në tërë kontinentin evropian. Kur ke një vend që drejtohet nga një autokrat që nuk beson në vlerat e të drejtave të njeriut, në vlerat e rendit e ligjit, të shoqërisë civile, e lirisë së shprehjes, është e dukshme që gjithkund ka efekt negativ.

Regjimi i Vuçiçit ka përdorur propagandën si instrumentin kryesor për dekada, e ndoshta vetëm sa për t’iu rikujtuar shikuesve tuaj, kur Millosheviqi ndizte e bënte luftëra në Kroaci, Bosnje e Kosovë, ai kishte zgjedhur një person për të qenë ministër i Propagandës. E ai ishte Vuçiç. Nga e gjithë ish-Jugosllavia, ai kishte zgjedhur një person për të qenë ministër i Propagandës, gjatë luftës. E ai ishte Aleksandar Vuçiç, njeriu që sot është president. Prandaj, ai këtë e bën më si miri, që është propaganda. Fatkeqësisht e ka përdorur në mënyrën që shumë i ka bindur në perëndim që mund të qëndrojë në dy karrige, të jetë mes Rusisë dhe Perëndimit, por ai nuk qëndron në mes. Ai qëndron në një karrige. E ajo është karrigia ruse. Tjetra pjesë është aktrim i pastër, bazuar në përvojën e tij i të qenit ministër i Propagandës në kohën e Millosheviqit. Pra propaganda është ajo që tani ai përdor kundrejt edhe popullit të tij.

Gazetarja: Ndjesë që po iu ndërpres, por së fundi ishte edhe adresimi i tij i fundit televiziv për qytetarët që protestonin duke pretenduar se po përpiqen të gjejë një mënyrë për të pasur bisedime për atë se çfarë po ndodhë në Serbi.

Osmani: Po, ai këtë e thotë për kohë të gjatë, por edhe një herë, nuk dua të hyj në punët e brendshme të Serbisë, por sa për sqarim për shikuesit tuaj, qytetarët atje po protestojnë për rend e ligj, kundër korrupsionit dhe mendoj se kjo është një vlerë shumë e rëndësishme për secilën shoqëri, për të kërkuar për më shumë rend e ligj, apo për të protestuar kundër korrupsionit e për të kërkuar më shumë të drejta të njeriut dhe liri. Kjo është qenësore do të thosha, se do të kishte efekte pozitive në tërë rajonin sepse një ditë Serbia do të drejtohet nga njerëz që besojnë në këto vlera fondamentale, ashtu si edhe në rend e ligj e që do të thoshte edhe marrëdhënie më të mira me fqinjët.

Gazetarja: Mendoni se ajo që po ndodhë në Serbi tani mund të tërheq vëmendjen nga shkaktimi i telasheve në raportet kur është çështja tek Kosova?

Osmani: Në fakt Vuçiçi e ka bërë gjithmonë të kundërtën. Sa herë që ka telashe brenda vendit të tij, ai përpiqet të shkaktojë problem në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë apo në tërë rajonin. Kjo është taktika e tij e zakonshme. Ai përdor kartën e tij nacionaliste duke thënë shikoni se çfarë po bëj, po shpëtoj njerëz, pra një propagandë e zakonshme. E në këtë drejtim, nuk mendoj se ai përqendrohet më shumë tek protestuesit. Është e kundërta. Ai mundohet të çojë vëmendjen diku tjetër. Ai e ka bërë këtë edhe më parë, por sigurisht se jemi të gatshëm ta mbrojmë shtetin tonë e ta zmbrapsim çdo agresion që mund ta ketë në mendje.

Gazetarja: Një nga çështjet që raportojmë në RTV ëorld është edhe çështja e parlamentit, diçka që më duhet ta përmend sepse raportohet në lajme. Në kohën që po flasim, nuk po arrihet që të konstituohet Parlamenti duke zgjedhur kryetarin e Parlamentit të Kosovës. Si mendoni, ky paralizim e pengon Kosovën në realizimin e qëllimit për anëtarësim në BE?

Osmani: Derisa po flasim ka edhe një përpjekje në Parlament për tu konstituuar dhe fatkeqësisht qytetarët ende nuk kanë Parlamentin për të cilin kanë votuar. E gjithashtu edhe vullneti i qytetarëve i dalë nga zgjedhjet nuk është materializuar. Ashtu siç me të drejtë ju e përmendet në fillim të kësaj interviste, Kosova ka demokracinë më të fortë zgjedhore në rajonin tonë dhe gjithmonë kemi pasur bartje të lehtë të pushtetit dhe një demokraci shumë të fortë, sikurse gjatë zgjedhjeve, por edhe pas tyre.

Në këto momente, do të quaja se asgjë s’po ndodhë më shumë sesa që po ndodhë diçka. Pra çështja është se tani nuk ka marrëveshje politike mes partive për të formuar një koalicion të shumicës sepse partitë politike nuk duan të punojnë me njëra-tjetrën. Ka mungesë besimi dhe goxha polarizim do të thosha e që është fatkeqësi sepse Kosova po humbë shumë. Sa më shumë kalon koha pa Parlament e pa Qeveri që duhet të votohet nga Parlamenti, më shumë po humbim projekte të BE-së, dritare të reja të mundësive tani me administratën e re amerikane me të cilët kam punuar në takimet e mija me ta atje. Pra si Presidente e shtetit, si kreu i shtetit dhe përgjegjëse për politikë të jashtme, bëj shumë, por shumica e atyre marrëveshjeve që arrij, duhet të shkojnë në Parlament për ratifikim apo tek Qeveria për zbatim.

Pra ne kemi nevojë, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një Qeveri me fuqi të plotë e gjithashtu edhe një parlament efektiv që mund të shikojë punën e Qeverisë sepse siç thash, jemi një demokraci e fortë me tri nivele të qeverisjes që kanë funksionuar shumë deri më tani. Shpresoj dhe dua të shfrytëzoj mundësinë që edhe një herë të thërras të gjitha partitë politike që të vendosin interesin e shtetit në radhë të parë, e të lënë dallimet anash, për tu munduar të krijojnë një koalicion, një koalicion parlamentar që të mund të ecë përpara sepse bota nuk na pret, sepse dritaret e mundësive për vende si ne janë vetëm pak të hapura, prandaj mendoj se kapja e momentumit është çelësi.

Bota është shumë në lëvizje dhe nuk mund të pretendojmë se jemi prioritet i askujt në tavolinë për kohë të gjatë. Prandaj, kapja e këtij momentumi kërkon lidership dhe shpresoj se shumë shpejt ky lidership do të shfaqet tek liderët e partive politike e do të kemi parlament. Mendoj se kemi njerëz që thonë, shikoni kemi rastin e Belgjikës, kemi raste në Evropë, kemi Austrinë pa Qeveri që gjashtë muaj. E kuptoj këtë, por ne nuk e kemi atë luks për të pritur kaq gjatë sepse si vend që ka nevojë të ecë përpara, me kërkesën për shumë reforma, për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, kemi nevojë të lëvizim më shpejt, sesa vendet që tashmë janë pjesë e këtyre organizatave e nuk përballen me vështirësitë me të cilat përballemi ne.

Gazetarja: Situata aktuale, mendoni se aktorët si Rusia, Kina, Irani, si interefrojnë ato në proceset politike që janë aktualisht në Kosovë e ndoshta përpiqen të influencojnë rajonin e Ballkanit?

Osmani: Parlamenti Evropian e misioni i vëzhguesve evropianë kanë ardhur në përfundim se Serbia e sigurisht edhe ndikimi rus atje, kanë pasur ndikim në zgjedhjet në Kosovë, përmes partisë politike serbe në Kosovë. Ka gjithmonë ndikime të tilla ilegale nga Serbia të projektuara e montuara nga Rusia. Nuk kemi parë ndikime nga Irani e Kina në aspektin politik sepse është e qartë se mënyra e tyre e ndikimit është tërësisht tjetër që është ekonomike e të tjera. Por ndikime të tilla nuk kemi lejuar që të kalojnë. Sfida më e madhe siç e thashë është se Serbia vazhdon t’i shohë shtetet përreth sikurse shtete të përkohshme.

Është e njëjtë një mendje imperialiste e hegjemoniste që ka Rusia. Përmes kësaj ata përpiqen të ndikojnë në proceset elektorale në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë e në tërë rajonin dhe kanë vazhduar ta bëjnë këtë për një kohë të gjatë të ndihmuara nga Rusia. Tani nuk do të thosha se ka ndonjë ndikim tek ndonjë nga partitë e mëdha politike në Kosovë në atë se si sillen drejt krijimit të një Qeverie të re, apo si veprojnë drejt krijimit të një Parlamenti të ri. Më e shumta është në besimin personal që partitë politike kanë në atë se me kë duan e me kë nuk duan të punojnë. Nuk ka ndikim rus, serb apo ndonjë ndikim tjetër, pra është çështje lokale.

Gazetarja: Si përfaqësuese e shtetit tuaj, dhe qytetarëve tuaj, është e kuptueshme se jeni e fokusuar në planin e rritjes dhe anëtarësimin në BE sepse rritja është një faktor shumë i rëndësishëm. Cilat janë hapat që Kosova do të ndërmarrë për të bërë që kjo rritje të ndodhë për të lëvizur drejt anëtarësimit në BE?

Osmani: Qartësisht nuk kemi ndaluar asnjëherë së bëri detyrat tona të shtëpisë, qofshin ato reformat ekonomike, rendi e ligji apo reformat për ta bërë sistemin tonë e demokracinë tonë më të fortë. Edhe në këtë kohë kur ende nuk e kemi Parlamentin të konstituuar, Qeveria jonë vazhdon të punojë në atë drejtim. Për ne është thelbësore që hapat tonë drejt BE-së të mos ndalojnë asnjëherë. Nganjëherë janë hapa më të vegjël, nganjëherë janë të ngadalshëm, por asnjëherë nuk ka hapa prapa. Kjo është qenësore. Po punojmë fort me disa shtete nga BE-ja për t’ia dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat sepse Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat.

Është një proces shumë sfidues politik, por po punojmë në të. Mendoj se është interes strategjik i BE-së për t’i lejuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të lëvizur drejt anëtarësimit në BE, e ato janë gjashtë vende të këtij rajoni. Pesë prej tyre e kanë statusin e vendit kandidat e Kosova nuk e ka, qartësisht për shkaqe politike të brendshme që kanë disa vende. Nuk është se ato kanë diçka saktësisht kundër Kosovës, por kanë problemet e tyre të brendshme. Po mundohemi të gjejnë një rrugëdalje që të lëvizin përpara në atë proces në mënyrë që të hapim kapitujt e negociatave e pastaj i gjithë procesi do të shndërrohej në diçka shumë konkrete sepse ka detyra konkrete. Pra kjo është një fushë në të cilën po punojmë.

Sa i përket çështjeve ekonomike, kemi ende shumë për të bërë. Kosova ka vërtetë potencial, duke pasur popullatën më të re në Evropë, të cilët janë të jashtëzakonshëm, flasin shumë gjuhë, e që mund të udhëtojnë në botë, të marrin shumë përvojë, e vërtetë të kontribuojnë për Evropën në tërësi e jo vetëm në Kosovë në aspektin e rritjes ekonomike. Siç thash edhe dje duke folur me student këtu në Alpbach, është vetëm çështje kohe kur rajoni ynë do të shikohet si potencial e jo si barrë për BE-në. Potencial për më shumë siguri, rritje ekonomike, më shumë teknologji, rini e do të thosha edhe për më shumë shpirt evropian.

Pra një vend ku 97 për qind e tyre, vërtetë besojnë në Evropë e vlerat e saj, e që ishte besim i njëjtë sikurse themeluesit e saj. Jo Evropë e interesave apo Evropë e një makinerie parash. Evropë që qëndron mbi demokracinë, të drejtat e njeriut dhe rend e ligj. E kjo është ajo që gjithmonë e ka përkufizuar Evropën ndryshe, nga këto ato aktorët malinj që folëm pak më parë. Kjo është ajo përse duam t’i bashkohemi. Pra jo vetëm për rritjen ekonomike, ajo është e rëndësishme, por ne duam të fitojmë, ta fitojmë të jemi vërtetë evropianë e t’i kontribuojmë vlerave mbi të cilat qëndron BE-ja.

Gazetarja: Çfarë deklarate. E gjitha bazohet në një raport të barabartë këmbimi. Jep diçka e merr diçka e të pasurit një bashkëpunim të shëndetshëm. Faleminderit shumë zonja president. Ishte kënaqësi që ju patëm në RTP ëorld.

Osmani: Është gjithmonë kënaqësi të jem me ju.

The post “Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 25 August 2025Main stream

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

By: M C
25 August 2025 at 22:48

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11 maj 2025. Me një përbërje të re prej 140 deputetësh, nga të cilët 72 janë për herë të parë në parlament, sesioni i ri pritet të hapet brenda 20 shtatorit, duke shënuar një moment kyç për jetën politike dhe institucionale të vendit.

Rezultatet e zgjedhjeve sollën një shumicë të re parlamentare, me Partinë Socialiste që siguroi 83 mandate, Partinë Demokratike me 50 mandate dhe pjesën tjetër të ndarë mes partive më të vogla si Partia Socialdemokrate, Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Nisma “Shqipëria Bëhet”.

Me mbylljen e mandatit të Kuvendit aktual më 9 shtator, parlamenti i ri do të hapë dyert pasi Presidenti i Republikës të përcaktojë datën me një dekret, që sipas Kushtetutës, nuk mund të vonohet më shumë se 10 ditë. Seanca hapëse do të jetë vetëm konstituive, pa agjendë dhe pa debate. Rregullorja e Kuvendit përcakton që drejtimin e seancës së parë e merr deputeti më i vjetër në moshë. Edhe në këtë legjislaturë, radha i takon Sali Berishës.
Në rast refuzimi, stafetën e marrin Tritan Shehu ose Vasil Llajo, deputeti socialist i listës së Vlorës. Menjëherë pas hapjes, Kuvendi nis verifikimin e mandateve dhe më pas 140 deputetët e rinj do të bëjnë betimin.

Për socialistët fitues, sfida e parë mbetet formimi i qeverisë së re. Brenda 10 ditëve nga nisja e legjislaturës, Kryeministri Edi Rama do të dorëzojë në Kuvend programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Zyrtarizimi kërkon të paktën 71 vota. Pas votëbesimit, Kushtetuta kërkon që qeveria të bëjë betimin përpara Presidentit të Republikës. Tradita politike e së majtës e paraprin këtë proces me Asamblenë Kombëtare, e cila këtë vit është planifikuar në ditët e fundit të muajit gusht. Në këtë forum priten njoftimet për kabinetin “Rama 4”, ndryshimet në parti dhe në grupin parlamentar.

The post Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit appeared first on Albeu.com.

❌
❌