Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 August 2025Main stream

Doli të kërkonte qenin, 54-vjeçari në Gjinar rrëzohet në kanione dhe humbet jetën

By: A R
15 August 2025 at 10:53

Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”, në Gjinar, shtetasi P. T., 54 vjeç, banues në fshatin Pashtresh, i cili si pasojë humbi jetën.

Mediat raportuan nje nate me pare se shtetasi ne fjale kishte dale ne malet prane baneses per te kerkuar qenin e tij. Qeni u gjet i gjalle nga grupet e shpetimit, teksa P.T fatkeqesisht eshte gjetur i vdekur.

Trupi i tij u gjet dhe u nxorr nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”. 54-vjeçari ishte larguar nga banesa e tij, mëngjesin e djeshëm. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.

 

The post Doli të kërkonte qenin, 54-vjeçari në Gjinar rrëzohet në kanione dhe humbet jetën first appeared on JavaNews.al.

Përmirësohet situata në Gramsh, vetëm 1 vatër aktive. Më 18 gusht ngrihen grupet e punës për dëmet

By: A R
15 August 2025 at 10:46

Përmirësohet situata e zjarreve në Bashkinë e Gramshit. Sipas informacioneve nga gazetari Enes Molla, bëhet me dije se vetëm një vatër është aktive pranë njësisë administrative Skënderbegas.

Vatrat të cilat deri ditën e djeshme ishin aktive në zonën e Teqesë së Dushkut dhe në Ermënj, janë shuar.

Sipas burimeve zyrtare, pritet që ditën e hënë (18 gusht), të ngrihen grupet e punës me agronomë, veterinerë, ekonomisë dhe ekspertë për të vrojtuar më nga afër dëmet që janë shkaktuar si pasojë e zjarreve në fshatrat e Gramshit.

Një ditë më parë, kryeministri Rama siguroi të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme nga zjarret se do të përfitojnë mbështetje të plotë dhe do të dëmshpërblehen. Kryeministri sqaroi se procesi i inventarizimit të dëmeve është në vazhdim, ndërsa u zotua për ndërtimin e banesave të reja për qytetarët që u janë dëmtuar.

The post Përmirësohet situata në Gramsh, vetëm 1 vatër aktive. Më 18 gusht ngrihen grupet e punës për dëmet first appeared on JavaNews.al.

Takimi në Hamburg, sekretet e Helsinkit dhe bisedat private, dritëhijet e ‘miqësisë’ Trump-Putin

By: A R
15 August 2025 at 10:39

Mendon se Putin do të vijë në konkursin e Miss Universe në nëntor? Dhe nëse po, a do të bëhet shoku im i ngushtë?”, shkruante dikur Trump në Twitter. Ishte viti 2013 dhe ai po planifikonte që konkursi të transmetohej në NBC, kanal ku ishte bashkëpronar.

Rusia ka qenë gjithnjë një fiksim i Trump, shkruan Il Corriere della Sera. Prej 1986, gjatë një darke ku ishte ulur ngjitur ambasadorit sovjetik për Kombet e Bashkuara, Yuri Dubinin, ai i rrëfeu për ëndrrën që të ndërtonte Trump Toëer në Moskë si një sipërmarrje e përbashkët me Kremlinin.

Vizita e tij e parë në kryeqytetin sovjetik ndodhi një vit më pas. Aty, nis misteri. Sipas një ish-agjenti kazak që punonte për KGB, Alnue Mussaiev, shërbimet sekrete të Lubyanka rekrutuan Donald Trump me emrin Krasnov, falë një Kompromat-i të rëndësishëm ku përfshiheshin materiale seksuale. A ishte ai një nga kontaktet apo një informator? Askush s’i ka provuar akuzat. Dy gjëra janë të sigurta: e para është që duke filluar nga vitet 2000, siç pranoi edhe djali i tij, Donald Jr., fondet ruse hynë në marrëveshjet dhe pronat e biznesmenit.

E dyta është që Trump e ka admiruar gjithnjë Vladimir Putin, të cilin e vlerësoi me notën “10” për udhëheqjen në vitin 2015, një vit pas aneksimit të Krimesë.

Që në 2017, kur hyri për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë, Trump s’ia ka arritur të shkundet nga dyshimi i një marrëdhënieje të trazuar me Putin. Natyra dramatike e takimeve të tyre ka përforcuar dyshimin. Ata u takuan për herë të parë në samitin G20 në Ghamburg: menjëherë pas një takimi pa bashkëpunëtorë, presidenti amerikan i tha përkthyesit t’i dorëzonte shënimet duke i dhënë urdhër të mos ia thoshte askujt ato që kishte dëgjuar. Atë mbrëmje, në darkën zyrtare, në një moment Trump u largua nga vendi i caktuar për të, mori një karrige dhe u ul pranë Putin duke biseduar me të pa praninë e asnjërit anëtar të stafit.

Samiti më i famshëm mbetet ai ruso-amerikan në Helsinki në vitin 2018 ku ata folën gjatë pa dëshmitarë dhe në fund, Trump foli kundër FBI në një konferencë për shtyp duke thënë se e besonte Putin, i cili gjatë bisedimeve kishte mohuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016.

Në katër vitet midis mandatit të tij të parë dhe të dytë, sipas gazetarit Bob Woodward, Trump dhe Putin kanë zhvilluar të paktën shtatë biseda private. Në shkurt 2022, duke folur në radio për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, Trump përgëzoi forcën e veprimit duke e quajtur Putin “një gjeni që e do atdheun e tij.”

Me rikthimin në Shtëpinë e Bardhë, presidenti republikan ka përforcuar marrëdhënien me Putin por nuk e ka çuar askënd. “Rusia po tallet me ty”, i tha Kate Sullivan nga Bloomberg duke e tërbuar. Edhe kur kërcënon me sanksione, Trump nuk i beson kërcënimet e veta, kurse Putin, si në një lojë me guaska, valëvit shkëmbime false territoresh dhe premtime konkrete për bashkëpunim në Arktik.

Edhe këtë herë, ata do të takohen fillimisht pa dëshmitarë, vetëm me përkthyes. Si një samit mes bosëve të Cosa Nostra. Ne vazhdojmë të injorojmë dy gjëra: A ka investuar Donald Trump në Rusi? Apo ka investuar Rusia te Donald Trump?

The post Takimi në Hamburg, sekretet e Helsinkit dhe bisedat private, dritëhijet e ‘miqësisë’ Trump-Putin first appeared on JavaNews.al.

Ndezën zjarre duke rrezikuar banesa, arrestohen 3 persona në Fier dhe Lushnje

By: A R
15 August 2025 at 10:30

Tri persona janë vënë në pranga nga blutë e Fierit dhe Lushnjes, pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.

Një 68-vjeçar u kap në Fier në flagrancë teksa po ndizte zjarr tek argjinatura e lumit Gjanica.  68-vjeçari kishte precedent për zjarrvënie dhe për dhunë në familje.

Dy persona të tjerë, një 61-vjeçar dhe një 62-vjeçar janë arrestuar në Lushnje pasi kanë ndezur zjarre për djegien e mbeturinave dhe kanë rrezikuar banesa.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale për përcaktimin e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-F. B., 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier, i cili u kap në flagrancë, duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.

-G. H., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, në lagjen “18 tetori”, për djegien e mbeturinave. Flakët, të cilat janë përhapur deri te ish fusha e mbetjeve urbane, kanë rrezikuar banesa në këtë zonë;

-N. D., 62 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave. Flakët janë përhapur në një territor të konsiderueshëm të fshatit dhe kanë rrezikuar banesa”, thuhet në njoftim.

The post Ndezën zjarre duke rrezikuar banesa, arrestohen 3 persona në Fier dhe Lushnje first appeared on JavaNews.al.

Pas shiut përmirësohet situata me zjarret, nga 28 vatra vetëm tre mbeten aktive

By: A R
15 August 2025 at 10:22

Përmirësohet ndjeshëm situata me zjarret në vend. Kështu gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 6 të tjera janë në fazën e monitorimit.

Aktualisht, operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve vijojnë në tre zona kryesore: në Tërnovë (Bulqizë), ku flakët kanë përfshirë pyje të dendura dhe po përparojnë drejt qytetit të vjetër; në Xeth (Fushë-Arrëz), ku janë angazhuar 60 forca operacionale dhe 80 ushtarë me mbështetje ajrore; si dhe në Velë (Mirditë), ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha prej rreth 6.5 hektarësh.

Gjithashtu, 6 vatra mbahen nën monitorim në zona të ndryshme të vendit si Mali me Gropa (Bulqizë), Poliçan, Berat dhe Tiranë. Shumica e tyre janë vendosur nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, Forcave të Armatosura dhe helikopterëve, si dhe ndihmës së reshjeve të shiut.

Aktualisht po punohet me intensitet në këto zona:

* Tërnovë (Bashkia Bulqizë) – Zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër Bulqizë. Në operacion janë angazhuar 8 efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, 4 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 3 forca policore, të mbështetur nga FA me 30 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Po punohet për izolimin e zjarrit.

* Xeth (Bashkia Fushë-Arrëz) – Vijon puna për izolimin e zjarrit me angazhimin e 60 forcave operacionale, të ndihmuara nga 80 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Intensiteti i flakëve është ulur, por puna për shuarjen vazhdon.

* Velë (Bashkia Mirditë) – Zjarr në një masiv me pisha, me rreth 6.5 ha të përshkruara nga flakët. Në terren janë 3 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë të MZSH të bashkisë Mirditë, 12 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 2 forca policore dhe 6 forca ushtarake. Po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.

Vatra në monitorim:

* Mali me Gropa – Bizë (Bashkia Bulqizë) – Zjarri zhvillohet në zonë shkëmbore, pa rrezik. Angazhuar 2 forca AdZM dhe 5 vullnetarë.

* Zhapokikë, Plashnik (lagja Lugas) dhe Rehovë (Bashkia Poliçan) – Vatra nën kontroll nga ndërhyrja e forcave, 2 helikopterëve, ndihmuar edhe nga reshjet e shiut.

* Velçan (Bashkia Berat) – Situata nën kontroll pas ndërhyrjes së 25 efektivëve MZSH, 2 helikopterëve dhe favorizuar nga reshjet e shiut.

* Mali i Bërzhitës, Ibë (Bashkia Tiranë) – Vatra nën kontroll nga 3 automjete zjarrfikëse, 5 forca APR dhe policia.

* Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (Bashkia Tiranë) – Nën kontroll pas ndërhyrjes së MZSH, APR dhe Policisë.

* Ferraj dhe Zall-Herr (Bashkia Tiranë) – Intensitet i ulët, nën kontroll dhe pa rrezik për banesat.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse dhe 740 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 323 forca ushtarake, 7 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter të FA. Gjithashtu morën pjesë 4 helikopterë (EBA, çek, sllovak) dhe 1 avion Canadair nga Italia.

The post Pas shiut përmirësohet situata me zjarret, nga 28 vatra vetëm tre mbeten aktive first appeared on JavaNews.al.

Po notonte në det, mbytet 63-vjeçari në Gjirin e Lalëzit, policia jep detajet e para

By: A R
15 August 2025 at 10:15

Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në Gjirin e Lalëzit, ku një 63-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa po notonte.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:40, shtetasi I. B., banues në Tiranë, humbi jetën gjatë kohës që po lahej në det.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

The post Po notonte në det, mbytet 63-vjeçari në Gjirin e Lalëzit, policia jep detajet e para first appeared on JavaNews.al.

“Vuçiç është zhdukur”, Serbia nuk gjen qetësi nga protestat anti-qeveritare

By: A R
15 August 2025 at 10:09

Serbia është tronditur përsëri nga protestat anti-qeveritare. Protestuesit shkatërruan zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në qytetin verior të Novi Sadit dhe u përleshën me policinë dhe mbështetësit e SNS-së në kryeqytetin Beograd, një ditë pas trazirave të dhunshme që lanë dhjetëra të plagosur.

Në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh të Serbisë, policia dhe mbështetësit e SNS-së besnikë të presidentit populist Aleksandar Vuçiç mungonin ndërsa dhjetëra protestues antiqeveritarë thyen dritaret e zyrave të partisë, hodhën mobilje dhe pajisje të SNS-së dhe spërkatën me bojë hyrjen. “Ai është zhdukur”, brohoritën protestuesit në unison, duke iu referuar sundimit 13-vjeçar të Vuçiçit, shkruan A2.

Policia rrethoi disa blloqe në qendër të qytetit të Novi Sadit dhe përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Protestat e përditshme në të gjithë Serbinë, të nxitura nga vdekja e 16 personave kur çatia e një stacioni hekurudhor të rinovuar në Novi Sad u shemb nëntorin e kaluar, kanë tronditur popullaritetin e Vuçiçit dhe SNS-së.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se në protestat janë lënduar të paktën 42 policë, ndisa prej të cilëve rëndë, si dhe janë ndaluar 37 persona.

Ai tha se në protestat e 14 gushtit ka ndodhur “një nga sulmet më të ashpra ndaj policisë në vitet e fundit”.

“Policia reagoi dhe ndërhyri, përdori mjete kimike aty ku ishte e nevojshme për të zmbrapsur sulmin ndaj vetes. Ky ishte një sulm ndaj shtetit. Ku e merr dikush të drejtën ta sulmojë një polic?”, tha Daçiç.

Televizioni N1 raportoi se pranë ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd u hedhën mjete piroteknike ndaj qytetarëve.

Në protestën në Nish ka pasur disa incidente të vogla, kur demonstruesit kanë goditur policinë me vezë.

Në Kralevë, qytetarët kanë mbërritur deri te zyrat e SNS-it dhe policia ka bllokuar rrugën ku ndodhen zyrat e kësaj partie dhe selia e policisë, njofton N1.

Policia ka bllokuar hyrjen në zyrat e SNS-it edhe në Leskoc.

Protestat dhe bllokadat e udhëhequra nga studentët në Serbi po zgjasin për më shumë se tetë muaj. Kërkesa kryesore është përcaktimi i përgjegjësisë politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

The post “Vuçiç është zhdukur”, Serbia nuk gjen qetësi nga protestat anti-qeveritare first appeared on JavaNews.al.

“Varrosim shtetin palestinez”, vendimi i Izraelit dënohet nga vendet europiane

By: A R
15 August 2025 at 10:00

Mbi tri mijë shtëpi për të fshirë ëndrrën e shtetit palestinez. Me hartën në dorë dhe i pashqetësuar nga temperaturat përvëluese që shenjuan një nga javët më të nxehta në Izrael në dekada, ministri i Financave Bezalel Smotrich njoftoi planet për të ndërtuar zonën e ashtuquajtur E1 mes Jeruzalemit dhe Maale Adumim ku do të strehohen mbi 37 mijë njerëz.

Vendimi, sipas tij, synon të “varrosë idenë e një shteti palestinez”, shkruan La Repubblica. Izraeli e konsideron E1 si pjesë integrale të planit strategjik për të ndërlidhur Ma’ale Adumim me kryeqytetin. Kritikët thonë se ky plan ka pasoja të pariparueshme për gjeografinë e rajonit. Urbanizimi do ta ndante Bregun në dy pjesë duke izoluar skajet veriore dhe jugore dhe duke prekur vazhdueshmërinë e nevojshme territorale për nevojën e shtetit palestinez.

Kjo shënon fundin e mundësisë për të zhvilluar një zonë metropolitane palestineze që ndërlidh Jeruzalemin lindor me Betlehemin dhe Ramallah.

Smotrich theksoi se kjo është edhe një përgjigje kundrejt deklaratave të disa vendeve perëndimore në javët e fundit që kanë njoftuar njohjen e shtetit të Palestinës. “Këto vende do ta marrin përgjigjen tonë në vend”, tha minstri i cili u shpreh i bindur se kryeminstri Netanyahu “më mbështet”.

Njoftimi u dënua nga Kombet e Bashkuara, Egjipti, Katari dhe Be, por jo nga presidenti amerikan Donald Trump, megjithëse ai ishte “në favor të lejimit të gazetarëve që të hyjnë në Gaza.”

“Vendimi i autoriteteve izraelite për të ecur para me planin e kolonizimit dobëson më tej zgjidhjen e dy shteteve dhe cenon ligjin ndërkombëtar”, u shpreh Kaja Kallas duke nxitur qeverinë që të hiqte dorë.

Në Doha, ndërmjetësit, sidomos Egjipti e Katari, po vijojë përpjekjet për rinisjen e negociatave për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve të 7 tetorit. Televizioni saudit Al Arabita raportoi një propozoi për një pushim humanitar 48-orësh që Izraeli e refuzoi. Hamasi vazhdon të kërkojë që Izraeli të bjerë dakord për të firmosur fundin e luftës dhe të heqë dorë nga planet për të pushtuar Gazën.

David Barnea, shefi i Mossad-it, e vizitoi ditën e djeshme kryeqytetin e Emirateve, por sipas mediave izraelite, i përsëriti kryeministrit al-Thani se “Jeruzalemi nuk po luan blofin për përshkallëzimin e marrjes nën kontroll të Gazës” dhe se “mundësia e një marrëveshjeje të pjesshme është zbehur.” Ai përmbylli duke thënë se “Izraeli do të marrë në konsideratë një marrëveshje që finalizon çarmatosjen përfundimtare të Hamasit.”

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës që kontrollohet nga Hamasi, 50 persona humbën jetën ditën e fundit të luftës, dy prej tyre nga kequshqyerja. Rreth 100 organizata jo-qeveritare kanë raportuar sesi kushtet e vendosura nga ushtria izraelite për shpërndarjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës e kanë bërë procesin rraskapitës dhe kanë penguar punën e shumë grupeve.

Izraeli nuk e pranon këtë dhe i akuzon organizatat që refuzojnë të regjistrohen se po përpiqen të fshehin lidhjet me Hamasin. Ndërkohë, zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Marrëdhënieve Humanitare (OCHA), ka raportuar se në korrik, 13 mijë fëmijë u shtruan në spitalin e Gazës nga kequshqyerja akute.

The post “Varrosim shtetin palestinez”, vendimi i Izraelit dënohet nga vendet europiane first appeared on JavaNews.al.

Dy vila të grabitura te Gjiri i Lalzit, banorët akuzojnë Policinë dhe kompaninë private të ‘Security’

By: A R
15 August 2025 at 09:59

Një tjetër rast shqetësues ka tronditur kompleksin luksoz “Valamar” në Gjirin e Lalzit, duke nxjerrë në pah problematika serioze me sigurinë dhe menaxhimin e tij. Brenda pak ditësh, dy vila janë bërë objekt grabitjeje, ndërsa banorët akuzojnë kompaninë private të sigurisë “ARB Security” për reagim të vonuar dhe Policinë e Shtetit për fshehje të ngjarjeve.

Sipas burimeve nga banorët, njëra prej grabitjeve ka ndodhur në bllokun D, i cili menaxhohet nga Hospitality Management & Services, ndërsa tjetra në bllokun C, që administrohet nga Starmar. Të dyja këto kompani janë në pronësi të personazheve të njohur publikisht në qeveri dhe në fushën e ndërtimit, çka e bën rastin edhe më delikat dhe me interes publik.

Më shqetësues është fakti se në njërën nga vilat e grabitura ndodheshin persona brenda në momentin e hyrjes së hajdutëve, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre. Sipas banorëve, hyrja dhe dalja e personave të paidentifikuar në kompleks ndodh pa kontroll të mirëfilltë, ndërsa sistemi i sigurisë ka dështuar.

> “Zakonisht vjedhjet ndodhin në dimër, kur nuk ka pushues. Por fakti që tani po ndodhin në kulmin e sezonit veror, tregon se në dimër rreziku do të jetë edhe më i madh”, shprehet një banor i kompleksit.

Banorët theksojnë se Policia e Shtetit nuk i ka bërë publike rastet, duke i mbajtur të fshehura për të mos cënuar imazhin e kompanisë “ARB Security”, e cila aktualisht ka kontratë sigurie edhe për kampin e muxhahedinëve iranianë në Manëz, Durrës.

Ky nuk është rasti i parë kur banorët e “Valamar”-it ankohen për mungesë sigurie dhe reagim të ngadaltë nga strukturat përkatëse, por situata e fundit ka rritur ndjeshëm frikën për përshkallëzimin e kriminalitetit në zonë, sidomos në periudhën dimërore kur kompleksi mbetet pothuajse bosh.

The post Dy vila të grabitura te Gjiri i Lalzit, banorët akuzojnë Policinë dhe kompaninë private të ‘Security’ first appeared on JavaNews.al.

Në PD ‘beteja’ bëhet për karrigen e Gazment Bardhit

By: A R
15 August 2025 at 09:51

Më 20 maj të vitit 2023, Gazmend Bardhi u zgjodh kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Nën këtë veshje, dhe me një shpurë deputetësh që e përkrahnin, ai iu imponua grupit të Sali Berishës, kur të dyja palët u bashkuan. Nën drejtimin e tij, PD ndërmori një seri aksionesh jo pak të suksesshme në parlament. Rikthimi në shtator, në legjislaturën e re, vë në pikëpyetje nëse Bardhi do të vijojë të jenë në krye të deputetëve.

Emri i tij është më i kuotuari në radhët e deputetëve dhe Sali Berisha nuk ka artikuluar asnjë fjali që mund të lëkundin pozitat e Bardhit, por burime thonë se në selinë blu ka nisur të qarkullojë edhe emri i një prej 4 nënkryetarëve të tjerë të PD-së që mund të marrë drejtimin e grupit.

Bëhet fjalë për Luçiano Boçin, që në parlament këtë herë futet si i pari i listës së Shkodrës, të cilën PD pavarësisht tkurrjes së votave arriti që ta mbajë blu.

Statuti i PD në fakt përcakton në nenin 51 se PDSH ka dy nënkryetarë. Njëri prej nënkryetarëve është kryetar i Grupit Parlamentar.

Kaq do të mjaftonte që Boçi, si një nga 2 nënkryetarët e zgjedhur bashkë me Oerd Bylykbashin, të kërkojë drejtimin e grupit parlamentar.

Bardhi u shtua si nënkryetar partie për shkak të rolit si drejtues i grupit, përmes një dispozite tranzitore e cila nuk u reflektua në asnjë rast si pjesë e statutit. Po ashtu, në atë rast, bashkë me të, nënkryetar i katërt u bë edhe Agron Gjekmarkaj që mban postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Por, as karrigia e tij nuk është e sigurt. Në PD thonë se Oerd Bylykbashi, po e sheh jo pa ambicie këtë post, jo vetëm për shkak të angazhimit të gjatë në emër të PD në parlament, por edhe për shkak të besnikërisë së palëkundur ndaj Berishës./shqiptarja.com

The post Në PD ‘beteja’ bëhet për karrigen e Gazment Bardhit first appeared on JavaNews.al.

Tetë të arrestuar për vrasjen e 14-vjeçarit, mes tyre babai dhe xhaxhai i autorit, fshehën thikën e krimit

By: A R
15 August 2025 at 09:00

Ka shkuar ne 8 numri i te arrestuarve per vrasjen e 14-vjecarit ne Maliq te enjten e kaluar. Policia njofton se si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg.

Për këtë rast, Policia e Korçës arrestoi 8 shtetas:

-14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet;
-babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi;
-4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës;
-një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.

Sekuestrohen mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga:

-shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;
-shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

The post Tetë të arrestuar për vrasjen e 14-vjeçarit, mes tyre babai dhe xhaxhai i autorit, fshehën thikën e krimit first appeared on JavaNews.al.

Mes natyrës dhe kuajve, Rama thotë “mirëmëngjes” me pamjet nga Bjeshkët e Dobërdolit

By: A R
15 August 2025 at 08:52

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë mëngjes të përshëndesë ndjekësit e tij në rrjetet sociale nga një nga zonat më të bukura malore të vendit, Bjeshkët e Dobërdolit.

Në postimin e tij të përditshëm “Mirëmëngjes, dhe nga Bjeshkët e Dobërdolit, ju uroj një ditë të mbarë.”, Rama ka ndarë një video të shkurtër ku shfaqet një lëndinë e qetë, e rrethuar nga gjelbërimi, ku kuajt enden të lirë në një peizazh mahnitës alpin.

Pamjet vijnë si një thirrje për t’u ndalur për një moment dhe për të reflektuar mbi bukuritë natyrore të Shqipërisë, duke promovuar turizmin malor dhe destinacionet më pak të eksploruara të veriut të vendit.

Ky është një nga postimet e shumta ku kryeministri kombinon përshëndetjen e mëngjesit me promovimin e natyrës dhe vendeve të veçanta shqiptare.

The post Mes natyrës dhe kuajve, Rama thotë “mirëmëngjes” me pamjet nga Bjeshkët e Dobërdolit first appeared on JavaNews.al.

Meta lejoi chatbot-et të bënin biseda “sensuale” me fëmijë dhe të jepnin informacion të rremë mjekësor

By: A R
15 August 2025 at 08:44

Një dokument i brendshëm i kompanisë Meta Platforms, zbulon se inteligjenca artificiale e gjeneruar nga kompania, përfshirë asistentin Meta AI dhe chatbot-et në Facebook, ËhatsApp dhe Instagram, ka pasur rregulla që lejonin përfshirjen në biseda “romantike apo sensuale” me fëmijë, prodhimin e informacionit të rremë mjekësor dhe madje krijimin e përmbajtjeve me gjuhë diskriminuese racore.

Meta ka konfirmuar autenticitetin e dokumentit, por tha se pasi mori pyetje nga Reuters në fillim të muajit, hoqi pjesët që lejonin flirtimin dhe rolet romantike mes chatbot-eve dhe fëmijëve.

“Bisedat që seksualizojnë fëmijët nuk duhej të ishin lejuar kurrë,” tha zëdhënësi i kompanisë, Andy Stone, duke shtuar se shembujt e cituar ishin “të gabuar dhe në kundërshtim me politikat tona”.

Rregullat dhe shembujt e lejuar

Dokumenti prej mbi 200 faqesh, i aprovuar nga departamentet ligjore të politikave publike dhe inxhinierisë së Meta-s, përcakton sjelljet e pranueshme të chatbot-eve gjatë ndërtimit dhe trajnimit të produkteve të AI. Në të theksohet se është “e pranueshme” të përshkruhet një fëmijë në terma që theksojnë tërheqjen fizike, si për shembull “çdo centimetër i joti është një kryevepër, një thesar që e çmoj thellë”, por vendoset një kufi kur përshkrimi bëhet seksual.

Pavarësisht ndalimeve, Reuters tregon se zbatimi i rregullave ka qenë i pasigurt. Dokumenti gjithashtu përfshin përjashtime që lejojnë krijimin e deklaratave që degradojnë njerëz bazuar në karakteristika të mbrojtura, për shembull argumente që sugjerojnë se “njerëzit me ngjyrë janë më pak inteligjentë se të bardhët”. Meta nuk ka komentuar mbi këto shembuj.

Përmbajtje e rreme dhe imazhe të ndjeshme

Rregullat lejojnë krijimin e përmbajtjeve të rreme nëse ka një shënim që konfirmon se informacioni nuk është i vërtetë. Një shembull i cituar është prodhimi i një artikulli që pretendon se një anëtar i familjes mbretërore britanike ka një infeksion seksualisht të transmetueshëm, ku cilësohet si “e verifikueshme si e rreme”.

Dokumenti jep udhëzime edhe për menaxhimin e kërkesave të përdoruesve mbi imazhe të figurave publike në kontekste seksualizuese. Për kërkesa si “Taylor Swift topless, duke mbuluar gjoksin me duar”, udhëzimi është të refuzohet duke ofruar një alternativë humoristike, si imazhi i saj duke mbajtur një peshk të madh.

Dhuna e lejuar dhe ajo e ndaluar

Për skena dhune, Meta AI mund të prodhojë imazhe ku shfaqen fëmijë duke u përleshur ose të rritur, madje edhe të moshuar, duke u goditur me grusht apo me shkelma, për sa kohë që nuk përfshihet vdekje apo gjakderdhje. Shembujt që tregojnë skena më të rënda, si përdorimi aktiv i një arme të ftohtë ose pamje të gjakut, konsiderohen të papranueshme.

Çështje etike dhe ligjore

Ekspertët paralajmërojnë se këto standarde ngrenë pyetje serioze ligjore dhe etike. Evelyn Douek, pedagoge në Stanford Laë School, tha për Reuters se ekziston një dallim i madh mes lejimit të përmbajtjes problematike të publikuar nga përdoruesit dhe prodhimit të saj drejtpërdrejt nga një platformë.

“Ligjërisht nuk kemi ende përgjigje, por moralisht, nga ana etike dhe teknike, është një çështje krejt tjetër,” u shpreh ajo.

The post Meta lejoi chatbot-et të bënin biseda “sensuale” me fëmijë dhe të jepnin informacion të rremë mjekësor first appeared on JavaNews.al.

Goditet mafia e kokainës, dy shqiptarë dhe një italian në pranga

By: A R
15 August 2025 at 08:37

Policia italiane ka goditur një rrjet trafiku droge në Nichelino, provinca e Torinos, duke arrestuar dy shqiptarë dhe një shtetas italian.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithsej 11,2 kilogramë kokainë dhe rreth 4.800 euro cash.

Aksioni u zhvillua në zonën industriale, ku hetuesit kishin marrë informacione për një marrëveshje të mundshme droge.

Pas disa orësh vëzhgimi, policia ndërhyri duke gjetur 7,7 kg kokainë në një çantë najloni dhe 3,5 kg të tjera të fshehura në një ndarje të modifikuar poshtë sediljes së makinës.

Në një fermë aty pranë, ku njëri prej të arrestuarve kishte çelësin, u gjetën edhe para cash dhe material për paketimin e drogës.

Të tre të dyshuarit janë dërguar në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe burimin e drogës.

The post Goditet mafia e kokainës, dy shqiptarë dhe një italian në pranga first appeared on JavaNews.al.

Murrizi sherr në rrjetet sociale me Malajn: O Ben Cenaj je kukuvajkë, shite pronat e piramidave për 5 lekë

By: A R
15 August 2025 at 08:30

Ish-deputeti i PD-së Myslym Murrizi është përplasur sot në rrjetet sociale me ish deputetin dhe ministrin socialist Arben Malaj, lidhur me korrupsionin në Bankers.

Përplasja e tyre ka arritur deri në nivel personal, kur Malaj i ka kujtuar Murrizit se e ka kërcënuar me jetë kur ka shkuar për ta shkarkuar si drejtor të Tatimeve në 1997.

Murrizi:
Oooo deputet të PD dhe funksionarë politikë të PD!!!
A keni kellqe te belbezoni nje fjale per vjedhjen me te madhe te shekullit (Bankers)?????
Se deputetët dhe funksionarët e PS edhe po të duan nuk jua mban se ju dh*** në gojë Rama
Por edhe juve nëse do ta hapni gojën si laraska në oborr të ish kombinatit të autotraktorëve apo tek mali i robit në Golem do ju dh****sin në gojë shqiptarët siç ju kane dh*** me vote ne kuti prej vitit 2013 por juve u duket era e të dh*** si erë parfumi

Malaj: S’po e kuptoj dot pse kaq heroik Myslymi. Pse kaq poshterues ndaj gjithë të tjerëve, “heroi” mediatik ish-kolegu Myslymi? Kemi folur, shoku Myslym. Kemi folur në parlament, kemi folur në media, kemi apeluar që SPAK duhet të hetojë me prioritet falimentimin e përshpejtuar të Uzines të Përpunimit të Thellë të Naftës.
Pse nuk dhe dorëheqje, Myslym, kur autoritetet tatimore gjate qeverisjes se PD-së, nisën hetim të thelluar për rafineritë e naftës dhe policia e partise tuaj i bllokoj dhe i perzuri tatimoret?

Ish-ministri juaj i Financave urdhëroi ndërprerjen e hetimeve?
Pse nuk protestove në atë ditë?
Pse nuk i bëre një apel të hapur ministrit të Financave dhe kryeministrit tënd?
Po, ne kemi folur, por asnjëherë me gjuhë “alabakësh”, por me argumenta thellesisht profesionale.

Jo me vetë-personalizim si hero.
Aty ke qenë deputet pas vitit 2005, kishe të gjithë të drejtën dhe mundësitë ligjore jo thjesht të flisje,
por edhe të hetoje çdo vjedhje dhe t’u nxirrje ujë të zi “të zinjve” politikë që futën thellë duart në paratë e zeza të UPTHN-së në Ballsh.
Nuk kam asgjë personale, as po e bëj për të mbrojtur ndonjë, sepse, fatmirësisht, hajdutët dhe të babëziturit, përditë e më shumë, do të jenë publikë.
Jam krenar që edhe pas 20 viteve dhe pas shpifjeve pa fund të PD-së – ndaj të cilave ti asnjëherë nuk reagove pse e bazonin luftën politike vetëm tek shpifjet ndaj kundërshtarëve politikë edhe pas hetimeve politike të ish-ministrit të Financave të PD-së, pas vitit 2005 nuk gjetët dot asnjë rast që të kisha abuzuar me detyrën, e aq më pak të kisha pasuruar vëllezërit, motrat dhe familjarët e mi, të mirë-arsimuar, me zyra avokatie apo konsulence.
I dashur Murrizi,
më qetë,
me më pak vulgaritet,
me më shumë argumente logjike, me më shumë këmbëngulje morale dhe ligjore.

Kredibiliteti publik nuk fitohet nga vetë-personalizimi si “më i ndershmi i shekullit të 21-të”,
por nga arritjet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit,
që nisi pas rikthimit të PD-së në pushtet në 2005 dhe u thellua e u zgjerua, madje në nivele kërcënuese për ekonominë dhe demokracinë, nga disa rilindas të babëzitur dhe oligarkë të pangopur, të dyja bashkë dhe reciprokisht për pushtet ekonomik dhe politik.

Çoje deri në fund një akuzëz. Murrizi, heto me ekspertë të jashtëm, fito luftën qoftë edhe në një rast të vetëm.

Kjo do të jetë fitore politike, publike, që do të ndihmojë të arrish edhe fitore në mënyrë etike.

Murrizi: Paska çar satokartin Ben Malaj dhe nga rrjedhja e vajit ka djegur motorrin e vet dhe gonicionin e disa portaleve.

Nuk jam heroik une o Ben Malaj, por nuk jam piramidal si ti dhe per modesti po te them qe nuk jam heroik por ne fakt ne krahasim me ty Ben jam sepse ti more “graden” prof kr tek firma piramidale e Lefter Cenajt ndersa une kam bllokuar fondacionin piramidal Xhaferri.

Nuk kam qenë deputet ne 2005 une o Ben Malaj por veten ne 1997-2001 kur ty te bene bandat deputet e une ne zonen time nuk p**dha per bandat e PS e per komitetet e shpetimit te leshit qe te komandonin ty si top futbolli.

Madje ti e di mire qe nuk te p**dha as ty ne mars 1997 kur doje te me hiqje si nendrejtor tatimesh e te thashe qe je minister pa vota e nuk te p**rdh. Nese e ke harruar se kohet e fundit je letuar pak, pyet Flor Mimen.
Nuk kam qen deputet ne 2005 o Ben Malaj por duke qene qe nuk i servilosem kryetareve te partisë kam kandiduar i pavarur ne zonen 61 te dushkut te famshem qe bere ti me Meten, Nanon dhe Kaç Islamin ne vitin 2001 kur me vodhet mandatin me Celibashin ne KQZ, qe e zgjodhi prapë ne 2020 Lyl Basha.

Qe te jesh i sakte o Ben Malaj qe Murrizi nuk ka qenë deputet ne 2005, para se te thuash broçkulla per nje rroge pyete Boden se e ke patur koleg tek Banka e Shqiperisë, ose shkruaj Berishes per t’u siguruar se ne 1997-2001 kur une isha deputet te therriste Alamudhi i piramidave.
Nuk kam qenë deputet ne 2005 o Ben Malaj (Cenaj) se po te kisha qene do flisja per ty si ish- minister Finance qe shite te gjith pronat e firmave piramidale me Farudin Arapin per 5 lekë.

Nuk kam qene deputet ne 2005 une o Ben Malaj se po te kisha qenë do kisha folur per Bankersin qe ti me qeverinë Nano ja dhate kanadezit ne 2004 para se te iknit nga pushteti siç i dhate turqeve, Telekomin, Kurumin, dhe mbushet xhepat.
Pastaj pas 1997-2001 jam bere deputet ne vitin 2017-2021 o Ben Malaj dhe kam ardhe ne Komision te Ekonomisë ne 2019 kur te shkarkuan ty nga anëtar i Keshillit Mbikqyres i Bankes se Shqiperisq per te mbrojtur se po te luftonte Rama dhe partia tende.

Dhe kur kam qenë deputet une o Ben Malaj ne 2017-2021 kam folur per Bankersin qysh ne 2019 para 6 vitesh dhe kam thene fiks kete qe ka dal sot ashiqare qe tek Bankersi jane bere pis te gjithë haletë e politikes, perfshi edhe ty o Ben.
Nje fjal e urte thote:

Burri ka koh boll me u felliq derisa te vdesi.
Te shkuara fare o Ben Malaj dhe nese pret per ngushellime nga shtatori se tani jam me pushime po te vij per vizite.
Murrizi o Ben Malaj nuk p***rdh per asnje mashtrues apo hajdut ordiner qofshin keta ne politikë, ne qeveri, ne biznes, ne drejtesi apo ne media dhe nuk leh per nje rroge per asnje padrino palaço duke shpifur si i paftyre.
Por meqe je me “raport” mjekesor dhe vasal ekonomik nuk te padis ne gjykate si mashtrues sepse e di mire qe gjykata nuk i mer per baze çfar nxjerin nga goja ata qe kane rrjedhje vaji.
Te rroni vetë Ben Malaj dhe zoti ju forcofte per humbjen e madhe te asaj qe dallon njeriun nga kafsha, mendjes.
Nuk ka me turp kur shef keta qe demek kanë qeveris shqiperin te shnderrohen ne zagarë te atyre qe kane vjedhur pronat e shqiptareve.
Prapë do flas per Bankersin o Ben Malaj dhe per çdo afer qe di se ma ke ngritur aq shum k……..urajon sa nuk di ku ta derdh kete energji qe me ka dhene kjo thirrja jote si kukuvajke.

Malaj: Murrizi, Ti më kërcënove me bandat e Fierit kur të shkarkova në vitin 1997, si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me një arsimim bazë veterinar. Te kishte promovuar Tritan Shehu, qe ti tani e percmon perdite.
Të vërtetën e kërcënimeve të tua banale, e njeh më mirë se kushdo ish-Drejtori I Përgjithshëm i Tatimeve dhe një nga ekspertët më të respektuar të taksave tatimeve ne Shqiperi Florian Mima, i cili gjate qeverise se Pajtimit Kombetare vazhdoi disa kohe Drejtor i Pergjithshem i Tatimeve.
Flori duke ditur arroganca tende banale më kërkoi t’ju thoja vetë shkarkimin.

Të prita në zyrë.

Më sulmove me fjalorin më të poshtër të një nëpunësi shteti.
Më kërcënove me rrugacët dhe të fortët e Fierit.
Harrove që isha nga Tepelena dhe I rritur ne Vlorë.
Të thashë “pushka top”!

Po më detyron të them publikisht të vërtetën e pa mohueshme se ike “me bisht nën shalë”.

Por një javë më vonë, kur gruaja jote ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore,

Flori erdhi me nxitim tek une dhe me ngriti shqetësin tuaj për këtë situatë kritike.

Edhe pse ti kishte rreth 3 – 4 ditë që më kishe kërcënuar familjen time me banditët dhe të fortët e Fierit,

urdhërova shefin e kabinetit të bente urgjente procedura që më kërkesën time zyrtare si minister të sigurohej viza për ty dhe bashkeshorten tuaj të nderuar.

Vizë qe ju e morët pa vonesë dhe me prioritet.

Ti me shpifjet e tua banale dhe pa asnje shenje mirenjohje e merion te te permenden edhe raste fisnikerie.

Sa i përket skemave piramidale, ato lindën, u rritën deri ne 50% te PBB-se dhe u shndërruan ne gropa e madhe ku humben miliona dollare rreth 1.8 milion shqiptarë nën qeverisjen varferuese te partise per te cilen ti ndjehesh here krenare dhe here kritik i ” rëndësishëm”, vetem per protagonizëm mediatik.

Pretendon siikur ti mbylle fobdacionin Xhaferin ne Lushnje, por ata të penguan.

Kush të pengon?

Kush i rrii humbjet e kreditoreve, te fondacioneve deri ne 50% perqind, pa asnjecaktivitet ekonomik??

Pikerisht partia jote.

Pse u bashkuat përsëri me partinë e piramidave?

Vete Berisha me shume vonese e pranoj se tolerimi i skemave piramidale ishte gabim me i rëndë ne karriren e tij politike..

Ti, “heroi yne kombetare”,
kishe gjithë pushtetin me Saliun dhe Ritvanin per te bere hetimin e skemave piramidale edhe per mua, duke u mburrur se do te me kalbit në burg.

U lodhet shumë dhe gjete vetëm “qenin e ngordhur” të Kadri Rroshit.

Jo vetem që nuk më futet ne burg por unë në vitin akademik 2005-2006, isha një vit në universitetin më të mirë në botë ne Universitetin e Harvardit, në një program lidershipi.

Unë i kam fituar të gjitha gjyqet kundër sulmeve shpifëse të PD-së, dhe shpifesve ordinet dhe te pa lodhur si ty.

Kur të doni ju vë në dispozicion një kopjente vendimeve gjyqesore, o shpifës ordiner dhe krenar.

Por mbaj mend, o shpifës i pa-zakonshëm, mençurinë e popullit se: “Kush nuk ha hudhra nuk i mban erë goja”.

Une profesor ne ekonomi, me karriere te shkelqyer profesionale qe nga 1986, ndoqa rrugetimin tim, profesional, akademike dhe politike pa shpifje dhe pa banalitet.

Ndërsa ti, veteriner, krijove një universitet privat ne Juriprudence,, e rrite dhe e mbylle???.

Sipas medias, ti je shitur disa herë tek maxhoranca aktuale për përfitime financiare.

Bej te fal Taulantit!!!

E mban mend kohën kur të thashë ballë për ballë në korridorin e parlamentit pse u shite për votën për të më shkarkuar nga KMBSH!?

Ta thashë por nuk të shpalla armik.

Thjeshtë te shtova si një numër statistikore në kopenë e shpifëse dhe të vet-shiturve.

Do një kopje të procesverbalit të asaj mbledhjeje në komisionin e ekonomisë???

Çdo shpifje e jotja është provë se sa i vogël je në shpirt. Je shumë më shumë se shume i vogël.

Njerëzit e vegjël mbeten të vegjël edhe kur u bëjnë zhurma të mëdha për t’u vet-quajtur heronj.

Do ta lë këtu këtë pergjigje!

Nqs nuk ndalesh nuk është faj im që ti e vet’meriton shprehjen e popullit tonë të mëncur: ” Edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë”.

Kam kohë, prova dhe dëshmitarë që vërtetojnë lehtësisht se në këtë rast je një shifes i pa vet-përmbajtur.

Zoti të ndihmoftë të kuptosh se je duke u bërë deri qesharak!!

The post Murrizi sherr në rrjetet sociale me Malajn: O Ben Cenaj je kukuvajkë, shite pronat e piramidave për 5 lekë first appeared on JavaNews.al.

Trump takohet sot me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit

By: A R
15 August 2025 at 08:22

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet këtë të premte (15 gusht) në Alaska me homologun rus Vladimir Putin, me qëllim ndërmjetësimin e një marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës që do t’i jepte fund luftës mbi 3-vjeçare.

Por në takimin e sotëm mes Putin e Trump, mungon një prej palëve kyçe, Presidenti ukrainas Volodyr Zelensky.

Ky i fundit ka deklaruar se çdo marrëveshje e arritur pa përfshirjen e vendit të tij do të jetë “vendim i vdekur”. Aleatët e tij evropianë kanë thënë gjithashtu se nuk do të pranojnë një marrëveshje me të cilën Ukraina nuk është pajtuar.

Udhëheqësi ukrainas do të presë pranë telefonit një telefonatë nga Trump për të mësuar nëse, siç shpreson presidenti amerikan, Putin është i gatshëm të arrijë një “marrëveshje të drejtë”.

Trump deklaroi një ditë më parë se kishte 25% shanse që bisedimet të mund të dështojnë.

Sakaq, në vijën e frontit, Ukraina është duke u përgatitur kundër një sulmi të forcave ruse në ditët e fundit në rajone kyçe. Ukraina urdhëroi evakuimin e familjeve me fëmijë nga qyteti Druzhkivka në rajonin e Donetskut, ndërsa luftimet intensive vazhduan në zonë

E teksa sytë sotë janë drejtuare nga takimi Trump-Putin, protestuesit në Ukrainë kanë dalë në mbështetje të vendit të tyre, në Anchorage përpara samitit.

Protestuesit valëvizin flamuj ukrainas, ndërsa shpalosin gjithashtu një banderolë të madhe me mbishkrimin “Alaska qëndron me Ukrainën”.

The post Trump takohet sot me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit first appeared on JavaNews.al.

Përfundon ëndrra europiane për Egnatian, kampionët e Shqipërisë eliminohen nga Conference League

By: A R
15 August 2025 at 08:15

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, u eliminua nga raundi i tretë kualifikues i UEFA Conference League, pas një ndeshjeje dramatike kundër Olimpija Ljubljanës që përfundoi me rezultatin 2-4 pas kohës shtesë.

Ndeshja në Rrogozhinë nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën shqiptare, me golin e hershëm të Lushkjas në minutën e 6-të që ndezi shpresat e kualifikimit, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë në Slloveni. Megjithatë, miqtë reaguan shpejt me Jelenkovic që barazoi në minutën e 32-të.

Në pjesën e dytë, tensioni u rrit dhe Olimpija kaloi në epërsi në minutën e 79-të me golin e Marin. Por Egnatia nuk u dorëzua. Me gjithë vështirësitë, përfshirë ndëshkimin me karton të kuq të Yahaya M. në minutën e 81-të, skuadra e Edlir Tetovës arriti të barazojë rezultatin në 2-2 me një gol nga Lushkja në minutën e 86-të, duke çuar sfidën në kohën shtesë.

Në shtesë, lodhja dhe mungesa e një lojtari u ndjen. Olimpija shënoi edhe dy herë të tjera me Durdov (99′) dhe Blanco (107′), duke mbyllur llogaritë përfundimisht dhe duke i dhënë fund ëndrrës evropiane të Egnatias për këtë sezon.

The post Përfundon ëndrra europiane për Egnatian, kampionët e Shqipërisë eliminohen nga Conference League first appeared on JavaNews.al.

Moti sot i paqëndrueshëm, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona

By: A R
15 August 2025 at 08:07

Ditën e sotme (15 gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në relievet malore.

Në mesditë deri pasdite vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët lokalisht në jugperëndim dhe qendër të vendit, po ashtu në verilindje në relievet në male.

Era do fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s. Deti do të jetë me valëzim 1-2 ballë.

The post Moti sot i paqëndrueshëm, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona first appeared on JavaNews.al.

Dinamo bën mrekullinë, mund gjigantët e Hajduk Split dhe kualifikohet në play off-et e Conference League

By: A R
14 August 2025 at 23:35

Magjia e Ilir Dajës ka dhënë efekt edhe te Dinamo, të cilët kaluan gjigantët kroatë të Hajdukut të Splitit në Conferencë League, teksa fituan 3-1 në ndeshjen e kthimit në Air Albania, ndërsa ishin mundur 2-1 në takimin e parë.

Ndeshja e nisi e barabërtë, por në minutën e 14, Zabërgja realizoi një gol pas një aksioni fantastik. Në vijim, skuadra e Dajës ishte më kërkuese, por nuk mundi të realizoi edhe golin e dytë. Në fundin e kohës së rregullt kroatët mbetën me një lojtar më pak pasi Sanyang mori kartonin e dytë të verdhë.

Në shtesë ishin kroatët që shënuan fillimisht me Karaçiç, por Dinamo besoi dhe realizoi përmbysjen e madhe. Në minutën e 99 Qardaku shënoi për 2-1, ndërsa takimin dhe kualifikimin e vulosi Berisha 2 minuta më pas. Tashmë Dinamo do të luajë në fazën e Play Off-it të Conference Leagu.

Ndërkohë, në Rrogozhinë janë duke u luajtur minutat e shtesës mes Egnatias dhe Ljubljana-s. Koha e rregullt u mbyll 2-2, ndërsa aktualisht udhëheqin sllovenët 4-2.

The post Dinamo bën mrekullinë, mund gjigantët e Hajduk Split dhe kualifikohet në play off-et e Conference League first appeared on JavaNews.al.

Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, ende asnjë gjurmë nga 56-vjeçari në Elbasan

By: A R
14 August 2025 at 23:00

Ende asnjë gjurmë nuk ka nga 56-vjeçari, i cili u zhduk në Elbasan, teksa kishte dalë për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë.

Pas disa orësh kërkime në terren në fshatin Pashtresh, qeni është gjetur, por jo Pëllumb Toçi, personi i zhdukur.

Pëllumb Toçi 56 vjeç shkoi të kërkonte qenin që ruan bagëtitë i cili kishte humbur në mal.

Dyshohet se 56-vjeçari mund të ketë rënë në greminë në kanionet e Valëshit ndërsa banorë të zonës, policia dhe ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

The post Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, ende asnjë gjurmë nga 56-vjeçari në Elbasan first appeared on JavaNews.al.

❌
❌