Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 July 2025Main stream

VLEN: Gjatë qeverisjes së BDI-së në perëndim të Maqedonisë nuk u ndërtua asnjë kilometër autostradë

15 July 2025 at 14:41

VLEN ka reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së se korridori 8 mban vulën e kësaj partie. Nga atje thonë gjatë qeverisjes së BDI-së nuk u ndërtua asnjë kilometër në perëndim të vendit.

Qytetarët, shqiptarët, veçanërisht në Perëndim të Maqedonisë, e dinë mirë që nuk u ndërtua asgjë gjatë kohës kur BDI ishte në pushtet:

Zero kilometra autostradë të re në Perëndim të Maqedonisë.

Për dy dekada u asfaltua drejt Kriva Pallankës, drejt Koçanit, u bë autostrada drejt Shtipit, u ndërtua rruga drejt Radovishit dhe Strumicës, si dhe u përfundua autostrada ShkupGjevgjeli, ndërsa trasetë drejt Kërçovës, Strugës dhe Gostivarit u lanë në pluhur dhe harresë.

Asgjë nuk u ndërtua gjatë kohës kur BDI ishte në pushtet.

Nuk u ndërtua as drejt Bllacës, as drejt Qafë-Thanës, nuk u ndërtua rruga Kërçovë–Strugë, rruga drejt Gostivarit mbeti në gjendje tragjike – gjithçka u ndal2, thonë nga VLEN.

Nga atje thonë se korridori 8 për dhjetë vjet u shndërrua në album Facebook-u për ministra e BDI-së, pa asnjë përparim konkret në terren./Telegrafi/

 

The post VLEN: Gjatë qeverisjes së BDI-së në perëndim të Maqedonisë nuk u ndërtua asnjë kilometër autostradë appeared first on Telegrafi.

Minçev-Rokas: Pakoja e re reformuese do ta përfundojë procesin e transformimit strategjik të administratës publike

15 July 2025 at 12:54

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, u takua me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Michalis Rokas.

Takimi u përqendrua në rëndësinë e katër ligjeve kryesore reformuese të miratuara së fundmi – Ligji për Nëpunësit Administrativë, Ligji për Punonjësit në Sektorin Publik, Ligji për Zhvillimin Profesional dhe Trajnimin e Nëpunësve Publikë dhe Ligji për Mbikëqyrjen Inspektuese, si bazë për ndërtimin e një administrate publike të drejtë, profesionale dhe jopartiake, informoi Ministria.

Për më tepër, u theksuan hapat e mëposhtëm drejt zbatimit të tyre të qëndrueshëm dhe efikas, përmes një procesi transparent dhe me angazhim të fortë politik dhe institucional.

Ministri Minçev gjithashtu e informoi Ambasadorin Rokas për përgatitjen e pakos së re të ligjeve reformuese, të cilat do të përmirësojnë dhe përfundojnë procesin e transformimit strategjik të administratës publike. Këto janë:

Projektligji për Sistemin e Pagave,

Projektligji për Shërbimin e Menaxhimit të Lartë,

Ligji për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore

Ambasadori Rokas përshëndeti miratimin e ligjeve të miratuara si një sinjal pozitiv dhe inkurajues për angazhimin e vendit ndaj standardeve evropiane në administratën publike. Në të njëjtën kohë, u shpreh mbështetje për ciklin e ri të reformave, me një angazhim të qartë për zbatim të qëndrueshëm dhe transparent, në frymën e parimeve të qeverisjes së mirë, sipas një deklarate nga Ministria e Administratës Publike“, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Administratë Publike./Telegrafi/

The post Minçev-Rokas: Pakoja e re reformuese do ta përfundojë procesin e transformimit strategjik të administratës publike appeared first on Telegrafi.

Xhambaski kritikon Jovevan: Ajo i urren bullgarët, ndërsa babai i saj është me prejardhje bullgare

15 July 2025 at 12:32

Politikani bullgar dhe ish-deputeti evropian Angel Xhambaski, në stilin e tij karakteristik, kritikoi eurodeputeten sllovene Irena Joveva për fjalimin e saj në Parlamentin Evropian që ishte në mbrojtje të Maqedonisë.

Joveva, e cila është me origjinë maqedonase, iu drejtua kolegëve të saj bullgarë në PE në maqedonisht kur u votua raporti i progresit të vendit.

Xhambaski e sulmoi fjalimin e saj, duke e quajtur “urrejtësen më të egër dhe të tërbuar të Bullgarëve”. Ai pretendon se Joveva është me origjinë bullgare.

“Një nga urrejtëset më të egra dhe më të tërbuara të bullgarëve në Parlamentin Evropian është kjo zonjë. Babai i saj është bullgar nga Bosilegradi, për të cilin ajo thotë se është “bullgar i lindur në Serbi”, dhe nëna e saj është “maqedonase” e lindur në Shkup. Joveva shpreh vazhdimisht urrejtje të vërtetë për Bullgarinë dhe bullgarët, mohon ekzistencën e bullgarëve maqedonas, mohon historinë dhe trashëgiminë bullgare në Rs të Maqedonisë së sotme.

Ky është pikërisht rezultati i asimilimit brutal dhe gjenocidit të bullgarëve në periferitë perëndimore bullgare të pushtuara dhe në Maqedoni nga satrapët serbo-komunistë dhe politika e pabesë e qeverive bullgare nga 9 shtatori 1944 deri në ditët e sotme. Pa përjashtime dhe pa falje”, shkroi Xhambaski në Facebook./Telegrafi/

The post Xhambaski kritikon Jovevan: Ajo i urren bullgarët, ndërsa babai i saj është me prejardhje bullgare appeared first on Telegrafi.

Pishina “Boris Trajkovski” vazhdon të jetë e mbyllur, pritet të hapet pas tre javësh

15 July 2025 at 11:58

Rinovimi i çatisë së pishinës Boris Trajkovski do të përfundojë brenda tre javësh. Pishina u mbyll në mesin e prillit pasi një kornizë ra nga tavani. Edhe pse ishte njoftuar se do të hapej brenda një muaji e gjysmë, pishina ende është e mbyllur. Klubet e notit nuk punojnë, as qytetarët nuk mund ta përdorin atë për qëllime rekreative.

Drejtori i pishinës, Daniel Apostolovski, thotë se për shkak të çështjeve administrative, shpallja e tenderit u shty, por aktualisht punimet e ndërtimit po vazhdojnë sipas dinamikës së planifikuar.

“Procedura për shpalljen e tenderit dhe zgjedhjen e një kompanie kërkon kohë. Aktualisht, po punohet në pishinë. Afati i fundit për rinovimin e tavanit është 6 javë dhe puna po vazhdon sipas dinamikës së planifikuar. Ndërmarrësi ka edhe tre javë për të përfunduar punën”, thotë Apostolovski për “SDK”.

The post Pishina “Boris Trajkovski” vazhdon të jetë e mbyllur, pritet të hapet pas tre javësh appeared first on Telegrafi.

Bastisje në Strugë, kapet një person me armë pa leje

15 July 2025 at 11:32

Më 14.07.2025 në orën 11:00, oficerët e policisë kriminale në DPB Strugë kanë ndaluar E.B. (69) nga Struga.

Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë “Browing” me kalibër 7.65 milimetra dhe 16 fishekë, të cilat ai i posedonte në mënyrë të paligjshme.

Njëkohësisht, për shkak të inicimit të planifikuar të procedurave administrative, u sekuestruan edhe 164 fishekë, dy pushkë gjuetie, një pistoletë dhe një armë pneumatike, për të cilat ai posedonte leje përkatëse.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim sipas nenit 396 të Kodit Penal “prodhim, mbajtje dhe tregti e paligjshme e armëve, municioneve ose substancave shpërthyese”“, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Bastisje në Strugë, kapet një person me armë pa leje appeared first on Telegrafi.

BDI: Ata që e sabotonin, sot krenohen, korridori 8 mban firmën tonë

15 July 2025 at 09:45

BDI përshëndet entuziazmin me të cilin Qeveria e tanishme po promovon realizimin e projekteve strategjike të vendit, siç është Korridori 8, një projekt i jashtëzakonshëm i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, që përfaqëson interes strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për aleancën euroatlantike dhe rrjetin e korridoreve trans-evropiane të NATO-s, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së.

Nga BDI thonë se pikërisht ata që dikur e sabotonin, e bllokonin dhe e stigmatizonin këtë projekt, sot përpiqen të përvetësojnë meritën për një iniciativë që u mundësua dhe u jetësua falë vullnetit politik, angazhimit institucional dhe vizionit strategjik të BDI-së dhe liderit të saj, Ali Ahmeti.

Qytetarët nuk harrojnë se Korridori 8 është rezultat i një beteje të fuqishme politike, në të cilën BDI qëndroi në anën e zhvillimit dhe të integrimit. Ata që sot e shpallin “projekt historik”, janë të njëjtit që dikur e cilësonin si “projekt me krim epik”, e kundërshtonin me ashpërsi dhe e penguan me çdo mjet. Madje një nga vendimet e para të kësaj qeverie pa legjitimitet etnik, ishte anulimi i ndërtimit të tunelit mes Gostivarit dhe Kërçovës, e pastaj duke e bllokuar për muaj të tërë ecurinë e punimeve në terren.

Sot, kur frytet e përpjekjeve të BDI-së janë të dukshme, kur punët kanë hyrë në fazën e pandalshme të realizimit, shohim të njëjtët që dje e përqeshnin këtë projekt, të dalin para kamerave dhe të flasin me patetizëm për rëndësinë e tij. E vërteta është se ky projekt mban firmën e BDI-së, si në vizion, si në vendimmarrje, si në investim politik.

Korridori 8 është projekt i BDI-së. Është investim i BDI-së në të ardhmen evropiane të këtij vendi dhe pjesë e pandashme e vizionit tonë për integrim dhe zhvillim të barabartë. Ne i urojmë suksese çdo institucioni dhe çdo faktori që është i përfshirë në përmbylljen e këtij projekti, sepse për ne, rëndësi ka që ai të realizohet për qytetarët, për zhvillimin ekonomik, për lidhjen rajonale dhe për konsolidimin e shtetit multietnik”, thuhet në kumtesën e BDI-së./Telegrafi/

The post BDI: Ata që e sabotonin, sot krenohen, korridori 8 mban firmën tonë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

LSDM: Mickoski më në fund pranoi se shteti po vonohet me rimbursimet e TVSH-së

14 July 2025 at 21:34

Sot, kryeministri Hristijan Mickoski më në fund pranoi se shteti ka vonuar muaj me rimbursimin e TVSH-së për kompanitë dhe qytetarët, thonë nga LSDM.

“Ky është edhe një konfirmim se shteti është shndërruar në një seli partie të OBRM-PDUKM-së, ku në vend të zgjidhjeve institucionale, qytetarëve dhe kompanive u ofrohet numri i telefonit të partisë së kryeministrit.

Është e turpshme që kryeministri i një vendi t’u thotë qytetarëve dhe kompanive që kanë pritur paratë e tyre me muaj të tërë se “nëse kanë problem, le ta telefonojnë”. Kjo nuk është kompania private e Mickoskit, por një vend me ligje dhe institucione, të cilat sot vihen në shërbim të propagandës së tij, jo të popullit.

Ndërsa kompanitë presin para për të paguar pagat dhe për të mbijetuar, Mickoski ecën përgjatë autostradave dhe ndan deklarata se “nuk ka pasur problem”.

Më e pakta që mund të bëjë është të përshpejtojë pagesat dhe t’u kërkojë falje të gjithë atyre që shteti i detyrohet”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se qytetarët dhe bizneset nuk i detyrohen asgjë Mickoskit që ta kontaktojnë – ai u detyrohet atyre./Telegrafi/

The post LSDM: Mickoski më në fund pranoi se shteti po vonohet me rimbursimet e TVSH-së appeared first on Telegrafi.

Waitz: Kam marrë kërcënime për vdekje nga ekstremistët bullgarë për raportin e PE-së mbi Maqedoninë

14 July 2025 at 19:38

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, deklaroi në një intervistë për “Kanal5” se ishte objekt sulmesh të ashpra për shkak të raportit për RMV-në, duke thënë se është i kënaqur me raportin mbi progresin e vendit që u prezantua në PE javën e kaluar.

Sipas Waitz, kërcënimet kundër jetës së tij vazhduan edhe pas votimit të raportit javën e kaluar.

“Po, isha nën sulm të ashpër, ishte një fushatë e tërë shpifjesh kundër meje. Më quajtën të anshëm, më akuzuan se kisha pasur më shumë biseda me Maqedoninë e Veriut sesa me Bullgarinë… më akuzuan se isha i korruptuar, ndanë numrin tim të telefonit në grupet e ekstremit të djathtë në “Telegram”. Mora kërcënime për vdekje dhe të gjitha llojet e kërcënimeve, dhe kjo vazhdoi edhe pas votimit. Fatkeqësisht, kjo u përshkallëzua plotësisht në Bullgari”, thotë Waitz./Telegrafi/

The post Waitz: Kam marrë kërcënime për vdekje nga ekstremistët bullgarë për raportin e PE-së mbi Maqedoninë appeared first on Telegrafi.

Të gjitha institucionet shtetërore në RMV do të kenë qasje deri te rreth 1.800 automjete që janë sekuestruar

14 July 2025 at 17:37

Sipas ndryshimeve të reja të Ligjit për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, prej sot të gjitha institucionet shtetërore mund të kenë qasje te automjetet të cilat përkohësisht ose përgjithmonë janë sekuestruar, ndërsa me të cilat disponon Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, informoi sot drejtoresha e Agjencisë Irena Ilievska. Siç sqaroi Ilievska, deri tani me këto automjete kanë mundur të menaxhojnë vetëm Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes, ndërsa prej sot do të munden edhe institucionet shtetërore të cilat do të dorëzojnë kërkesë në Agjencinë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar.

“Sipas ndryshimeve të fundit të cilat janë miratuar dhe të cilat tani janë në fuqi, ndryshimi më i fundit është se transferimi i automjeteve në institucionet shtetërore së pari ishte mundësi vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, megjithatë tani me ndryshimet të cilat i propozoi vetë Agjencia, meqenëse kuptuam se automjetet po prishen dhe disa prej tyre mund të shiten për ata që kanë përfunduar procedurat më në fund, megjithatë, për ato që janë sekuestruar përkohësisht, as shitja dhe as transferimi nuk ishin të mundura, kështu që propozuam ndryshime të reja ligjore që hyjnë në fuqi sot. Me këto ndryshime, të gjitha institucionet shtetërore që paraqesin një kërkesë në Agjencinë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar mund të marrin automjetet”, tha Ilievska.

Agjencia, shtoi ajo, ka në dispozicion diku rreth 1700 deri 1800 automjete, një pjesë e tyre janë marrë përkohësisht, ndërsa një pjesë përgjithmonë, pra, siç tha, për to tërësisht ka përfunduar procedura.

Sipas ndryshimeve ligjore, Ilievska sqaroi se ekzistojnë dy kategori, pra transferimi i mjeteve të cilat janë marrë përfundimisht dhe transferimi i automjeteve që janë sekuestruar përkohësisht.

 

The post Të gjitha institucionet shtetërore në RMV do të kenë qasje deri te rreth 1.800 automjete që janë sekuestruar appeared first on Telegrafi.

Qeveria e RMV-së: I nderojmë të gjitha viktimat e pafajshme të gjenocidit në Srebrenicë

11 July 2025 at 17:50

Në këtë ditë, 30 vjet pas tragjedisë në Srebrenicë, i nderojmë të gjitha viktimat e pafajshme dhe shprehim solidaritet me familjet e tyre, njoftojnë nga Qeveria.

Nga atje thonë se ky gjenocid mbetet një kujtesë e përhershme për detyrimin tonë që të ruajmë paqen, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo individi.

Qeveria rekomandon që të mësojmë nga e kaluara dhe të ndërtojmë një të ardhme në të cilën tragjedi të tilla nuk do të përsëriten kurrë.

“Në këto çaste përkujtimi, me nderim të thellë kujtojmë edhe të gjitha popujt e tjerë që në kohë të ndryshme janë goditur nga vuajtje, përndjekje dhe padrejtësi, përfshirë edhe popullin maqedonas, i cili në shekullin 20 i përjetoi pasojat e dhunës politike dhe të ekzodit”, thekson Qeveria.

The post Qeveria e RMV-së: I nderojmë të gjitha viktimat e pafajshme të gjenocidit në Srebrenicë appeared first on Telegrafi.

Prokuroria për vrasjen në Batincë: Autori është identifikuar, por është në arrati

11 July 2025 at 15:41

Prokurori publik në detyrë inspektoi vendin e ngjarjes në Batincë ku vra një pjesëtar i Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.

Zyra e prokurorit njoftoi se janë lëshuar urdhra dhe udhëzime për mbledhjen e provave.

“Autori është identifikuar, por është në arrati dhe është në kërkim”, theksojnë nga Prokuroria.

Më herët sot, u njoftua se sot, rreth orës 10:55 të mëngjesit, një burrë 49-vjeçar u soll në Spitalin e Qytetit me dy plagë në gjoks, pa shenja jete, pas një shkëmbimi zjarri në Batincë të Shkupit.

Nga URMV konfirmuan se personi me iniciale A. M., i cili u vra në Batincë të Shkupit ishte pjesëtar i ushtrisë./Telegrafi/

The post Prokuroria për vrasjen në Batincë: Autori është identifikuar, por është në arrati appeared first on Telegrafi.

MPB del me detaje, ndërron jetë personi i cili u plagos në Batincë

11 July 2025 at 13:54

Personi që u qëllua me armë zjarri në Batincë këtë mëngjes i ka ndërruar jetë plagëve të marra, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

“Sot rreth orës 10:15 në SPB Shkup, M.E. ka raportuar se në hyrje të fshatit Batincë, rajoni i Shkupit, M.D. ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjetit Kia” e cila ka qenë në lëvizje. A.M. (50) ka marrë plagë nga arma e zjarrit në gjoks dhe është transferuar në spitalin “Shën Naum i Ohrit” për ndihmë mjekësore, ku në orën 11:00 të mëngjesit një mjek ka konstatuar vdekjen e tij“, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

 

 

The post MPB del me detaje, ndërron jetë personi i cili u plagos në Batincë appeared first on Telegrafi.

MPJ e Bullgarisë dënon deklaratën e Mickoskit: Po minoni besimin tashmë të brishtë midis dy vendeve

11 July 2025 at 11:50

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Bullgarisë dënoi ashpër deklaratën e djeshme të kryeministrit, Hristijan Mickoski, në të cilën ai, duke reaguar ndaj epitetit “Kryeministër maqedonasverior“, që i dha kreu i diplomacisë bullgare Georg Georgiev, tha se atij iu dha detyra të ngacmonte ashtu siç ngacmon një mi një luan.

“Epo, nuk do të komentoja për atë djalë. Ju bëj thirrje juve, mediave, lëreni atë djalë aty. Kjo është një qeveri që drejtohet nga dikush tjetër në sfond, ata njerëz duhet të punojnë dhe i thanë, i dhanë detyrën, ‘vazhdo dhe ngacmo’. Është njësoj si kur një mi ngacmon një luan”, tha Mickoski dje.

Mickoksi e bëri këtë deklaratë pasi Georgiev e quajti atë “Kryeministri maqedonasverior“.

Në reagimin e Ministrisë së Jashtme Bullgare thuhet se deklarata e Mickoskit është e papajtueshme me normat elementare të dialogut diplomatik dhe politik, si dhe me parimet e fqinjësisë së mirë, të cilat, siç akuzuan ata, Maqedonia e Veriut deklaron publikisht se i ndan, por në praktikë i shkel rëndë.

“Ministria e Jashtme Bullgare dënon kategorikisht gjuhën e papranueshme dhe ofenduese të përdorur nga Hristijan Mickoski në fjalimin e tij drejtuar Ministrit të Jashtëm bullgar. Përdorimi i përsëritur i mbiemrave vulgarë ndaj përfaqësuesve të shtetit bullgar jo vetëm që minon besimin tashmë të brishtë midis dy vendeve tona, por vë në pikëpyetje edhe angazhimin autentik të udhëheqjes politike në Maqedoni ndaj marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017, si dhe ndaj dëshirës së deklaruar për t’u bashkuar me BE-në, një proces që kërkon respekt të ndërsjellë, përgjegjësi dhe pjekuri politike”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë./Telegrafi/

The post MPJ e Bullgarisë dënon deklaratën e Mickoskit: Po minoni besimin tashmë të brishtë midis dy vendeve appeared first on Telegrafi.

Digjet një veturë e policisë në Shkup, dy policë përfunduan në Toksikologji

10 July 2025 at 16:56

Dje rreth orës 12:00 në Shkup, në zonën e Qendrës, shpërtheu zjarr në një automjet në pronësi të Ministrisë së Brendshme.

Nga MPB thonë se derisa policia po kryenin detyrat zyrtare, automjeti u përfshi nga flakët.

Ministria e Brendshme informoi se dy policët kërkuan ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” – Klinika e Toksikologjisë për shkak të thithjes së tymit.

Zjarri u shua nga policia që ndodheshin në vendngjarje./Telegrafi/

The post Digjet një veturë e policisë në Shkup, dy policë përfunduan në Toksikologji appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Le të zgjedhë Komisioni Europian këshillin gjyqësor dhe prokurorët, thjesht t’i largojë këta që janë aktual

10 July 2025 at 16:31

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka komentuar raportin e KE-së për vendin, ku theksohet se pushteti ekzekutiv ushtron presion mbi gjyqësorin dhe drejtësinë. Kryeministri për këtë doli me kundërpropozim ku tha se le të vijë Komisioni Europian dhe të zgjedhë një Këshill Gjyqësor dhe prokurorë, thjesht le t’i largojë këta.

Le të vijë Komisioni Evropian dhe le të zgjedhë një këshill gjyqësor dhe prokurorë, ne do të punojmë me ta. Vetëm le t’i largojnë këta, unë nuk kam pse të bëj asgjë, vetëm le t’i largojnë këta, le t’i zgjedhin ata. Çdo seancë e këshillit gjyqësor është skandal pas skandali, le t’i zgjedhin ata, ne nuk ndërhyjmë“, tha Mickoski, duke komentuar pretendimet e raportit në të cilin u vu re qartë ndërhyrja e autoriteteve të tjera në pushtetin gjyqësor.

Ai tha se gjyqësori në vend ka besueshmëri vetëm dy përqind, ndërsa vazhdon të shpenzojnë nga buxheti i shtetit.

Unë u tërhoqa. E shihni që nuk po bëjmë asgjë. Ne votuam për një interpelancë, ata me një vlerësim prej dy përqind vazhduan të shpenzonin buxhetin në shpinën tuaj me dy deri në tre mijë euro. Kaq kanë ata dy përqind. Nëse do të kisha një vlerësim prej dy përqind, do të largohesha vetë. Nuk kam fuqinë t’i detyroj të largohen që andej. Tani do të presim që mandatet e tyre të skadojnë dhe do t’i zëvendësojmë me të tjerë.

Ndërkohë, po bëjmë ndryshime në zgjidhjet ligjore që janë pjesë e planit të rritjes dhe axhendës së reformave dhe ato duhet të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Javën tjetër kam një takim me Ministrin e Drejtësisë për të parë se ku jemi.

Kemi shumë zgjidhje ligjore që janë në proces dhe le të fillojmë t’i miratojmë ngadalë një nga një në Kuvend. E njëjta gjë vlen edhe për prokurorin. Vlerësimi i tyre është 0.1, 0.2, 0.5. Nëse flasim për drejtësi dhe nëse ata mendojnë se këta njerëz duhet të sjellin drejtësi, nuk e di kush në Maqedoni beson se ata mund të sjellin drejtësi“, tha Mickoski dhe doli me kundërpropozimin për KE-në./Telegrafi/

The post Mickoski: Le të zgjedhë Komisioni Europian këshillin gjyqësor dhe prokurorët, thjesht t’i largojë këta që janë aktual appeared first on Telegrafi.

Ndalohen tre shtetas të huaj, dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme në rajonin e Shkupit

10 July 2025 at 14:41

MPB njofton se janë ndaluar tre persona të mitur, shtetas të huaj, të cilët dyshohet se kanë lidhje me shkaktim të qëllimshëm të zjarreve në rajonin e Shkupit.

Nga MPB thonë se tek të njëjtit janë gjetur disa mjete ndezëse.

“Në kuadër të aktiviteteve të gjera të ndërmarra lidhur me situatën me zjarret në rajonin e Shkupit, dje (09.07.2025) në territorin e NjPB Gazi Babë, konkretisht pranë vendit të quajtur “Kodra e Ajvatovcit” afër lagjes Ilinden, në orën 23:40, zyrtarët e policisë gjatë kontrollit të tre personave të mitur, shtetas të huaj, në një çantë shpine kanë gjetur dy shishe me nga 1,5 litra benzinë, dy pushkaliqe, një çakmak dhe ngjitës të lëngshëm, pas çka të njëjtit janë ndaluar.

Në prani të një ekipi kujdestar nga institucioni publik Qendra për Punë Sociale dhe një avokat është zhvilluar bisedë zyrtare, pas së cilës ata janë dorëzuar me procesverbal në Qendrën për Punë Sociale për të Mitur”, thuhet në njoftimin e MPB./Telegrafi/

 

 

The post Ndalohen tre shtetas të huaj, dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme në rajonin e Shkupit appeared first on Telegrafi.

KE vlerëson se pushteti ekzekutiv ndërhyn dhe ushtron presion mbi gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut

10 July 2025 at 12:43

Komisioni Evropian, në Raportin e tij për Sundimin e Ligjit të vitit 2025, vëren se iniciativa e Qeverisë për “masa të forta” në gjyqësor, si pjesë e luftës kundër korrupsionit, ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me respektimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Dokumenti i Komisionit Evropian i referohet edhe procedurës për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit Ljupço Kocevski, e cila u iniciua nga Qeveria në mars të këtij viti.

Kjo, siç thuhet në Raport, zbuloi mangësi në normat ligjore për shkarkimin, por edhe një rrezik politizimi, njofton “360 stepeni”.

Dokumenti i Komisionit Evropian gjithashtu i referohet procedurës për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit Ljupço Kocevski, e cila u iniciua nga Qeveria në mars të këtij viti. Kjo, siç thuhet në Raport, zbuloi mangësi në normat ligjore për shkarkim, por edhe një rrezik politizimi.

Është interesante që Komisioni Evropian vëren se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) vazhdon të përqendrohet në parandalimin dhe bashkëpunimin institucional, por është më pak aktiv në zbulimin dhe raportimin e rasteve të korrupsionit. Sipas raportit, Komisioni Kundër Korrupsionit, i cili ka funksionuar sipas një strukture të re që nga fillimi i vitit të kaluar, shpesh mbështetet në raportet e medias për të identifikuar rastet e mundshme të korrupsionit.

Pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit mbeten plagë të hapura në mjedisin më të gjerë shoqëror të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht përpjekjeve të deklaruara të autoriteteve dhe reformave të vazhdueshme për të përmirësuar situatën. Kështu mund të përmblidhen në një fjali vërejtjet dhe vëzhgimet e vërejtura në Raportin e ri të Komisionit Evropian (KE) mbi Sundimin e Ligjit në vend për vitin 2025, të publikuar dje.

Bëhet fjalë për raportin e organit ekzekutiv të Bashkimit Evropian, pasi vitin e kaluar Komisioni përfshiu Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë për herë të parë në raportet speciale që analizojnë situatën me sundimin e ligjit në nivelin e Bashkimit Evropian.

“Maqedonia e Veriut vazhdon të zbatojë reformat e saj gjyqësore”, thuhet në rreshtin e parë të përmbledhjes së raportit.

Megjithatë, në rreshtin e dyti menjëherë thotë se “ndërhyrja dhe presioni nga autoritetet e tjera shtetërore ngrenë shqetësime serioze në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit”.

Raporti trajton në detaje ngjarjet që kanë shënuar dhe ndikuar në situatën në gjyqësor gjatë vitit të kaluar, domethënë që nga korriku i vitit 2024, dhe që përkojnë me ardhjen e qeverisë së re të udhëhequr nga OBRM-PDUKM, por gjithashtu shikon prapa në vendimet e marra më parë dhe pasojat negative të të cilave ende ndihen në gjyqësor, veçanërisht në fushën e ushtrimit të drejtësisë./Telegrafi/

The post KE vlerëson se pushteti ekzekutiv ndërhyn dhe ushtron presion mbi gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Partitë në RMV morën më shumë para nga buxheti i shtetit për fushatat zgjedhore për vitin e kaluar

10 July 2025 at 10:26

Buxheti i shtetit, i cili financohet nga qytetarët edhe për zgjedhjet e vitit të kaluar, ishte burimi kryesor i financimit për partitë politike për fushatën zgjedhore, sipas raporteve të auditimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në vitin 2024, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të ardhurat totale për fushatën zgjedhore të të gjithë shtatëmbëdhjetë pjesëmarrësve në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2024 arrijnë në 386.710 mijë denarë dhe përfshijnë të ardhurat e gjeneruara në llogaritë transaksionale “për fushatën zgjedhore” (140.978 mijë denarë), të ardhurat nga donacionet në natyrë (963 mijë denarë) dhe të ardhurat e siguruara nga buxheti i shtetit për reklama politike të paguara (PPA) (244.769 mijë denarë). Kjo tregon se 63.3 përqind e të ardhurave totale sigurohen nga Buxheti i Shtetit dhe paguhen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ndërsa 26,7 përqind janë fonde të siguruara nga burime të tjera të financimit.

Enti Shtetëror i Auditimit sot publikoi raportin mbi auditimin financiar të kryer së bashku me auditimin e përputhshmërisë së pasqyrave të përgjithshme financiare të llogarive të “fushatës zgjedhore” të të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, të përgatitura në përputhje me Programin Vjetor të Punës për vitin 2024 dhe nenin 85 të Kodit Zgjedhor.

“Pjesën më të madhe në të ardhurat totale e ka Koalicioni “MAQEDONIA JUAJ” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM (37%), e ndjekur nga Koalicioni “Për një të Ardhme Evropiane” e udhëhequr nga LSDM (25%), Koalicioni “FRONTI EUROPIAN” i udhëhequr nga BDI (15%), Koalicioni VLEN e udhëhequr nga Alternativa (13%), E Majta (4%), Koalicioni “GUXIM PËR MAQEDONINË” e udhëhequr nga GROM (2%), ndërsa pjesa e pjesëmarrësve të tjerë është nën 1%”, thuhet në raportin e Auditimit.

Mjetet e paguara në 000 denarë për reklama të paguara politike për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore

KSHZ-ja për Marrëdhënie me Publikun e Radiotelevizioneve, Mediave të Shkruara dhe Portaleve të Internetit u pagoi gjithsej 244.769 mijë denarë ose 3.979,984 euro 16 pjesëmarrësve në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2024./Telegrafi/

 

The post Partitë në RMV morën më shumë para nga buxheti i shtetit për fushatat zgjedhore për vitin e kaluar appeared first on Telegrafi.

Waitz: Propozimi për mospërfshirjen e gjuhës maqedonase në raport erdhën nga katër grupet parlamentare të PE-së

9 July 2025 at 16:56

“Mendoj se njohja e identitetit dhe gjuhës së një vendi kandidat duhet të jetë një çështje e natyrshme dhe pa probleme”, tha raportuesi i Parlamentit Evropian për vendin, eurodeputeti austriak Thomas Waitz, në lidhje me mospërfshirjen e termave gjuhë dhe identitet maqedonas në versionin e miratuar të Raportit të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një konferencë për shtyp pas miratimit të Raportit për RMV-në për vitin 2023 dhe 2024 nga PE, Waitz theksoi se ndryshimet në versionin fillestar të dokumentit për njohjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase erdhën nga katër grupe në Parlamentin Evropian.

“Nuk mendoj se ishin gabim, por në një proces demokratik u vendos që kjo temë të mos përfshihet në këtë Raport. Mendoj se është një vendim demokratik që duhet të pranohet dhe unë e pranoj”, tha Waitz.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi parimet e pajtimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe mbi njohjen e krimeve të së kaluarës, gjë që duhet bërë në mënyrë që të vazhdohet ndërtimi i një të ardhmeje të përbashkët.

“Mendoj se duhet të përqendrohemi në këtë. Të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor, të gjitha vendet në rajon, duhet të përqendrohen në këtë për të mirën e qytetarëve tanë, për një zhvillim më të mirë ekonomik, për një zhvillim më të mirë shoqëror, dhe veçanërisht në situatën aktuale gjeostrategjike, sipas mendimit tim, është me rëndësi të madhe që të mbetemi të bashkuar dhe të bashkojmë forcat në mbrojtje të vlerave tona evropiane në këtë botë globale mjaft armiqësore”, tha Waitz, duke shtuar se ua përcjell këtë qëndrim kolegëve të tij nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Waitz kujtoi se ky është Raporti i parë i miratuar i PE-së për vendin që nga viti 2022 dhe miratimi i tij me një shumicë të konsiderueshme prej dy të tretash është një nxitje për vendin që të ecë përpara drejt një fillimi efektiv të negociatave të pranimit./Telegrafi/

The post Waitz: Propozimi për mospërfshirjen e gjuhës maqedonase në raport erdhën nga katër grupet parlamentare të PE-së appeared first on Telegrafi.

Disa zjarre kanë shpërthyer në vende të ndryshme në Kumanovë, qyteti është i mbuluar nga tymi

9 July 2025 at 16:31

Këtë pasdite disa zjarre shpërthyen në vende të ndryshme në Kumanovë. Qyteti është i mbuluar nga tymi dhe ndihet një erë e keqe. Pothuajse të gjitha ekipet e departamentit territorial të zjarrfikësve janë në vendngjarje.

Vazhdimisht kemi njoftime për zjarre, Tabanoc, Çetircë, lokaliteti “Palestina”, “Gjuro Pucar Stari”, Konjare, Ramanli, në fshatin Mllado Nagoriçane dërguam dy ekipe. Po thërrasim edhe njerëzit nga shtëpitë”, tha komandanti i Departamentit të Zjarrfikësve të Kumanovës, Dejan Ilievski.

Era e fortë po e vështirëson ndjeshëm shuarjen e zjarreve./Telegrafi/

The post Disa zjarre kanë shpërthyer në vende të ndryshme në Kumanovë, qyteti është i mbuluar nga tymi appeared first on Telegrafi.

❌
❌