Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 July 2025Main stream

Dasma treditore e bukuroshes nga Gjakova me futbollistin francez – një magji e vërtetë në Itali me motive tradicionale shqiptare

By: D Marku
24 July 2025 at 19:55

“Gjithçka nisi si një lidhje e heshtur, një miqësi që u shndërrua shpejt në diçka të thellë”, tregon bukuroshja nga Gjakova në një rrëfim për prestigjiozen ‘Vogue Italia’.

Kleofina Pnishi dhe Benjamin Pavard u njohën tetë vite më parë përmes miqve të përbashkët dhe sapo janë martuar në Bregdetin e Amalfit.

“Për martesën tonë donim që çdo gjë të ishte personale, emocionale dhe të pasqyronte në mënyrë autentike udhëtimin tonë së bashku. Një event intim, por spektakolar, i organizuar nga organizatorja e dasmave, Silvia Bettini. Më shumë se gjithçka tjetër, dëshironim që të ftuarit tanë të ndienin dashurinë kudo”, vazhdon Kleofina.

“Dashuria triumfon mbi gjithçka”, ishte motoja e dasmës, një frazë që u qëndis në latinisht edhe në pjesën e brendshme të fustanit të saj të bardhë.

Fustani i nusërisë me korse në formë V dhe krinolinë

Për ceremoninë në Ravello, çifti zgjodhi një stil të thjeshtë dhe elegant. Kleofina veshi një fustan nga Danielle Frankel dhe pas ceremonisë, një fustan nga Versace.

Ndërsa për ceremoninë kryesore, të dy zgjodhën ngjyrën e bardhë. Nusja kishte veshur një fustan të punuar me porosi nga Nicole + Felicia, me një korse skulpturore në formë V, fund të gjerë me krinolinë dhe një vello të gjatë.

Për ‘after-partyn’, zgjodhi dy pamje të ndryshme nga Fjolla Haxhismajli: një fustan të gjatë dhe një të shkurtër. Pasdite, Kleofina u shfaq me një fustan të qëndisur me dorë nga mikja e saj, Diana Qerimi.

Dhëndri zgjodhi Giorgio Armani

“Benjamin gjithmonë ka qenë një admirues i madh i elegancës së përjetshme të Giorgio Armanit dhe prej vitesh thoshte se do të vishej me këtë markë në ditën e dasmës. Ishte një zgjedhje e natyrshme dhe në përputhje të plotë me stilin dhe personalitetin e tij”, tregon tutje nusja.

Për ceremoninë civile, Benjamin kishte veshur një kostum të bërë me porosi nga Giorgio Armani, më pas zgjodhi një kostum në ngjyrë gri-të zezë, gjithashtu Armani.

Për ceremoninë fetare, ai zgjodhi një të bardhë, të bërë me porosi, me dizajn dhe me detaje që i referoheshin fustanit të nuses.

Detaje të veçanta

Kostumi i bardhë i Benjamin-it për ceremoninë ishte zbukuruar me një spile të firmës Damiani, ndërsa nusja kishte zgjedhur një palë vëthë nga Repossi.

Buqeta ishte romantike dhe delikate, në tonet e bardha dhe rozë, dukej sikur sapo ishte mbledhur nga një kopsht. Unazat e martesës, të frymëzuara nga peizazhi i detit, u krijuan nga Repossi me teknikën e tyre ikonike “Serti sur Vide”.

Grimi ishte i ndritshëm dhe natyral, me ngjyra të ngrohta dhe lëkurë rrezatuese.

Martesa e tyre zgjati tri ditë

Martesa e Benjamin Pavard dhe Kleofina Pnishi zgjati tre ditë të mbushura me bukuri, në vende si Ravello, Cava de’ Tirreni dhe Vietri sul Mare.

Një udhëtim intim në zemër të Bregdetit të Amalfit, realizuar me përpikmëri nga Silvia Bettini.

Dita e parë nisi me një ceremoni civile intime në Bazilikën e Shën Eustakut në Ravello, e ndjekur nga një darkë në vilën ikonike La Rondinaia.

Dita e dytë iu përkushtua ceremonisë fetare, e zhvilluar në Abacinë Benediktine të Trinisë së Shenjtë në Cava de’ Tirreni.

Pas ceremonisë, festa vazhdoi në “Giardini del Fuenti” në Vietri sul Mare. Dekorimi me lule, i kuruar nga The Blond Floëer, ishte minimalist por efektiv.

Menuja u përgatit nga restoranti “Volta del Fuenti” dhe përfshinte tri pjata të rafinuara të kuzhinës mesdhetare.

Pas prerjes së tortës, një spektakël fishekzjarrësh ndriçoi qiellin nën tingujt e këngës “Viva La Vida” nga “Coldplay”.

The post Dasma treditore e bukuroshes nga Gjakova me futbollistin francez – një magji e vërtetë në Itali me motive tradicionale shqiptare appeared first on Albeu.com.

Gjykata lëshon urdhër arrest për Atilla Kardesh, ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 3

By: D Marku
24 July 2025 at 19:45

Në një përballje të tensionuar gjyqësore, Gjykata ka lëshuar urdhër arrest ndaj Atilla Kardesh, ish-banor i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, i cili ndodhet në një proces ligjor me ish-bashkëshorten e tij, Drenusha Latifi.

Shkak për këtë vendim u bë mungesa e Kardesh në seancën e fundit gjyqësore, mbajtur dje, e cila zgjati deri në orën 13:40. Avokati i tij deklaroi se klienti ishte detyruar të udhëtonte për në Suedi për çështje të lidhura me nënshtetësinë.

“Para tre ditësh më ka njoftuar përmes telefonit se i është dashur të udhëtojë në Suedi për t’i rregulluar disa çështje që lidhen me nënshtetësinë”, tha mbrojtësi i Kardesh gjatë seancës. Megjithatë, ai theksoi se nuk kishte marrë asnjë dëshmi për ta paraqitur në gjykatë si provë të udhëtimit. “Unë vetëm mundem me thënë me përgjegjësi se deri në këtë moment nuk më ka siguruar kurrfarë dëshmie i mbrojturi im”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, përfaqësuesja ligjore e Drenusha Latifit kundërshtoi ashpër këto pretendime, duke i cilësuar si të pabaza. Sipas saj, Kardesh është shtetas i Suedisë dhe Kosovës dhe nuk ka ndonjë problem me statusin e nënshtetësisë. Ajo citoi informacione të konfirmuara nga vetë klientja e saj, që e përjashtojnë këtë arsye si të vlefshme për mungesën në seancë.

Në përfundim, gjykata vendosi që seanca të shtyhet për datën 25 shtator 2025, në ora 09:30, ndërsa për të pandehurin Atilla Kardesh është lëshuar urdhër arrest për mungesë të pajustifikuar.

Palët e pranishme në sallën e gjyqit u njoftuan se kjo datë e re vlen si zëvendësim i ftesave të rregullta. 

The post Gjykata lëshon urdhër arrest për Atilla Kardesh, ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 3 appeared first on Albeu.com.

“Ajo tha PO”, ish-banorja e Big Brother VIP Albania i jep fund beqarisë?

By: D Marku
24 July 2025 at 17:56

Rizarta Hoxha, banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka ngjallur sërish interes në rrjetet sociale.

Këtë herë, ajo ka publikuar një video në platformën TikTok, e cila ka lënë ndjekësit të dyshojnë se në jetën e saj po ndodh diçka e madhe.

Në videon që tashmë po bën xhiron e rrjetit, Rizarta shfaqet e buzëqeshur dhe elegante, ndërsa fokusi kryesor bie mbi një unazë të vendosur në gisht.

Ajo që e shton dyshimin edhe më shumë është përshkrimi që ka vendosur krahas videos: “Ajo tha PO”.

Pavarësisht mungesës së një deklarate të drejtpërdrejtë apo detajeve të tjera, fansat e saj kanë shpërthyer në komente urimi, duke e përgëzuar për një kapitull të ri në jetë.

Kujtojmë që Rizarta, gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk u përfshi në ndonjë romancë publike, dhe jeta e saj private ka qenë kryesisht jashtë vëmendjes së mediave pas përfundimit të spektaklit.

Kjo e bën edhe më interesante këtë zhvillim, që mbetet për t’u konfirmuar nga vetë ajo në ditët në vijim.

The post “Ajo tha PO”, ish-banorja e Big Brother VIP Albania i jep fund beqarisë? appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një pyll në Greqi, 500 metra larg kufirit me Shqipërinë, banorëve të zonave pranë iu dërgohet mesazh evakuimi

By: D Marku
24 July 2025 at 17:28

GREQI- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në territorin e shtetit të Greqisë.

Raportohet se flakët kanë shpërthyer pasditen e sotme në një zonë pyjore në Neochor, 500 metra larg kufirit me Shqipërinë.

Ndërkohë si pasojë e situatës, një mesazh nga 112 iu dërgua banorëve të zonave të Neochorit dhe Ktismatës për t’u evakuuar në zonën e Delvinaki.

Zjarrefikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës, ndërsa raportohet se nuk ka zona banimi të kërcënuara nga zjarri.

The post Zjarr në një pyll në Greqi, 500 metra larg kufirit me Shqipërinë, banorëve të zonave pranë iu dërgohet mesazh evakuimi appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Elinara Shehu në zi, humbi njeriun e saj më të shtrenjtë

By: D Marku
24 July 2025 at 17:11

Sot është një ditë shumë e trishtë për fermeren Elinara Shehu.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet e saj sociale, ka shprehur hidhërimin e ndarjes nga jeta të nënës së saj.

“Ëngjëll në tokë e në qiell e shtrenjta ime mam! Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Një pjesë e imja iku me ty përgjithmonë. Pushofsh në paqe pulbardha ime!”, është shprehur Elinara krahas fotos me mamanë e saj të ndjerë.

Elinara Shehu jetonte me mamanë e saj dhe kishte një lidhje shumë të fortë. Shpesh herë, ajo e ka përmendur nënën gjatë qëndrimit në Ferma Vip 2 dhe gjëndjen e rënduar shëndetësore.

The post FOTO/ Elinara Shehu në zi, humbi njeriun e saj më të shtrenjtë appeared first on Albeu.com.

Filmi i shumëpritur për Michael Jackson shtyhet, arsyeja mbetet mister

By: D Marku
24 July 2025 at 16:49

Filmi biografik i shumëpritur i Michael Jackson, “Michael”, do të zhvendoset për një shfaqje botërore më 24 prill, si në kinematë e rregullta ashtu edhe në Imax, duke hequr dorë nga data e mëparshme e tetorit.

Lionsgate ka marrë përsipër shpërndarjen në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Universal do të shpërndajë në të gjithë botën – me përjashtim të Japonisë. Kino Films është përgjegjëse në Japoni. Filmi është drejtuar nga Antoine Fuqua, ndërsa skenari është nga John Logan. Roli i Jackson luhet nga Jafar Jackson, nipi i Mbretit të Popit. Graham King, i cili fitoi një Oscar për The Departed.

Sipas sinopsisit zyrtar të filmit: “Michael” kronikon udhëtimin e superyllit global për t’u bërë i njohur në botë si Mbreti i Popit, duke ofruar një vështrim intim në jetën dhe trashëgiminë e qëndrueshme të njërit prej artistëve më me ndikim dhe më të shquar që njerëzimi ka njohur ndonjëherë .”

Në maj, CEO i Lionsgate, John Feltheimer, kishte deklaruar se filmi “ka të ngjarë” të zhvendosej në vitin 2026. Edhe pse xhirimet përfunduan në maj 2024, projekti kaloi nëpër rixhirime dhe montazhi fillestar ishte i gjatë. Madje kishte mendime për ta ndarë atë në dy pjesë. Informacionet e fundit sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, buxheti i prodhimit është 155 milionë dollarë. Filmi do të publikohet nga FX në Ditën e Shën Valentinit 2026.

The post Filmi i shumëpritur për Michael Jackson shtyhet, arsyeja mbetet mister appeared first on Albeu.com.

Don Xhoni thumbon Jozin pas deklaratës për Loredanën?

By: D Marku
24 July 2025 at 16:33

Reperi Don Xhoni ka reaguar së fundmi në Instagram me një frazë të shkurtër, por domethënëse: “Na ishte se ç’na ishte…”, duke ndezur spekulime për një përgjigje ndaj ish-banorit të BBVIP 4, Joz Marku.

Pak më parë, Jozi ishte shprehur në një intervistë:
“Po shoqërohesh me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme,” – deklaratë që shumë ndjekës e interpretuan si një mesazh i koduar ndaj Don Xhonit, në kuadër të aludimeve për një lidhje mes këtij të fundit dhe Loredanës.

The post Don Xhoni thumbon Jozin pas deklaratës për Loredanën? appeared first on Albeu.com.

Shpërthim i fuqishëm në Siri: 2 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur

By: D Marku
24 July 2025 at 16:16

Një shpërthim i fuqishëm tronditi sot qytetin Maarat Misrin në Idlib të Sirisë, duke lënë pas dy viktima dhe të paktën 70 të plagosur, sipas raportimeve nga mediat lokale.

Ministri sirian për Emergjenca dhe Menaxhimin e Fatkeqësive, Raed Al-Sale, konfirmoi përmes një postimi në platformën “X” se ekipet e Mbrojtjes Civile reaguan menjëherë në vendngjarje, pavarësisht shpërthimeve dytësore të vazhdueshme që po pengojnë operacionet e shpëtimit dhe evakuimit.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar shkakun e shpërthimit, ndërsa ministri u bëri thirrje banorëve të zonës që të shmangin afërsinë me vendngjarjen për shkak të rrezikut të lartë.

“Po përballemi me një situatë të vështirë dhe komplekse, por ekipet janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje”, deklaroi Al-Sale.

The post Shpërthim i fuqishëm në Siri: 2 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur appeared first on Albeu.com.

COVID-19 bëri që truri ynë të plaket më shpejt?

By: D Marku
24 July 2025 at 13:39

Një efekt ndoshta i papritur i COVID-19 u nxor në pah nga një hulumtim i ri, i botuar më 22 korrik në revistën Nature Communications: Gjatë pandemisë , siç vunë re shkencëtarët, truri ynë u plak me një ritëm më të shpejtë, pavarësisht nëse ishim të infektuar me koronavirus apo jo.

Në mënyrë specifike, ekspertët shqyrtuan testet neuroimazherike në trurin e 1,000 personave gjatë dhe pas pandemisë. Më pas, ata i krahasuan ato me testet e njerëzve nga periudha të tjera, duke u përqendruar në karakteristika të tilla si lënda gri (e cila luan një rol vendimtar në funksione të tilla si kujtesa, emocionet, lëvizja), lënda e bardhë (përcaktuese për transmetimin e sinjaleve elektrike midis neuroneve), aftësitë njohëse dhe mosha biologjike e trurit.

Çfarë zbuluan ata? Gjatë pandemisë, truri ynë u plak 5.5 muaj më shpejt se gjatë periudhës tjetër. Në fakt, ky përshpejtim u regjistrua pavarësisht nëse dikush kishte COVID-19 apo jo, gjë që tregon se faktorë të tjerë janë të përfshirë në këtë proces.

Gjatë pandemisë, truri ynë u plak 5.5 muaj më shpejt se më parë. Ky përshpejtim u regjistrua pavarësisht nëse dikush kishte COVID-19 apo jo, gjë që sugjeron se faktorë të tjerë janë të përfshirë në këtë proces.

“Ky zbulim ishte interesant dhe ndoshta i papritur “, tha studiuesi kryesor Ali-Reza Mohammadi-Nejad nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Nottinghamit. Studime të tjera kanë treguar efekte negative të koronavirusit në tru, por ky studim zbuloi se mjaftoi të përjetoje pandeminë për t’u prekur negativisht. ” Tregojnë se përvoja e përgjithshme e pandemisë – siç është ndërprerja e jetës sonë të përditshme, stresi, kufizimi i kontakteve dhe aktiviteteve tona shoqërore – pati efekte të matshme në shëndetin e trurit tonë.”

Edhe pse nuk mund ta kthejmë kohën pas, mund ta ngadalësojmë ritmin e plakjes së trurit, ndoshta edhe të përmbysim disa pasoja negative (megjithëse kjo mbetet për t’u studiuar), duke ndjekur udhëzimet e përgjithshme që na janë dhënë nga ekspertët, siç janë një dietë e shëndetshme, ushtrime fizike, gjumë i mjaftueshëm dhe aktivitete shoqërore dhe intelektuale.

The post COVID-19 bëri që truri ynë të plaket më shpejt? appeared first on Albeu.com.

Skandali pas vdekjes së Matthew Perry, mjeku personal pranon fajësinë

By: D Marku
24 July 2025 at 13:59

Doktori Salvador Plasencia është deklaruar fajtor për shpërndarjen e paligjshme të ketaminës ndaj aktorit të njohur Matthew Perry, i njohur për rolin e tij në serialin “Friends”. Ai është personi i katërt që përballet me drejtësinë në kuadër të hetimeve mbi vdekjen tragjike të Perryt në tetor 2023.

Edhe pse mjeku nuk ishte përgjegjës për dozën vdekjeprurëse që i mori jetën aktorit, rrëfimi i tij ka hedhur dritë mbi mënyrën se si ai abuzoi me profesionin dhe dështoi ta mbronte pacientin e tij, i cili ishte i njohur për betejën e gjatë me varësinë.

Plasencia pranoi katër akuza në një gjykatë në Los Angeles dhe do të dorëzojë vullnetarisht licencën e tij mjekësore. Ai pranoi se kishte dorëzuar Perryt dhe asistentit të tij 20 shishe me ketaminë, shiringa dhe tableta për thithje brenda një periudhe prej dy javësh.

Dorëzimi i lëndëve nuk kishte qëllime mjekësore dhe shpesh ndodhte në ambiente të pazakonta, përfshirë një parking pranë një akuariumi. Në një nga komunikimet e tij me një tjetër mjek të përfshirë, Mark Chavez, ai e quante Perryn “idiot” dhe përmendte pagesa të larta deri në 12,000 dollarë për një vizitë në shtëpi.

Gjatë një seance më 12 tetor 2023, aktorit iu rrit ndjeshëm tensioni i gjakut, por pavarësisht rrezikut të qartë për shëndetin, Plasencia la doza të tjera të ketaminës në duart e asistentit të tij.

Hetimet kanë zbuluar një rrjet të tërë personash të përfshirë në furnizimin e Perryt me ketaminë.

The post Skandali pas vdekjes së Matthew Perry, mjeku personal pranon fajësinë appeared first on Albeu.com.

Roza Lati flet pa doreza për vajzat që “shesin trupin”: Prostitucioni është zanat i vjetër

By: D Marku
24 July 2025 at 13:11

E ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Roza Lati. Ajo u shpreh për sfidat, rritjen personale dhe punën me veten. Lidhur me vajzat që shesin trupin për lekë, Roza u shpreh:

‘Më përpara kam pasur revoltë. Tani më është dashur të punoj në televizion me vajza që shesin trupin për lekë. Unë jam paragjykuar si gocë ekrani. Kam njohur vajza të tilla, kam kuptuar dhe për sa kohë janë njerëz që e shesin trupin por në tavolinë nuk bëjnë tangërllëk, atëhere kanë jetën e tyre. Prostitucioni është zanati më i vjetër në rruzullin tokësor. Nëse vajzat zgjedhin këtë, por në tavolinë nuk sillen keq me mua, është puna e tyre.’

The post Roza Lati flet pa doreza për vajzat që “shesin trupin”: Prostitucioni është zanat i vjetër appeared first on Albeu.com.

“Mos i vish”/ Kiara zbulon çfarë nuk i pëlqen Luizit te ajo

By: D Marku
24 July 2025 at 12:52

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar dhe të ndjekur në showbizin shqiptar, si brenda ashtu edhe jashtë rrjeteve sociale. Në një intervistë të fundit, moderatorja ka ndarë disa detaje nga jeta në çift me këngëtarin.

Ndërsa fliste për marrëdhënien e tyre dhe mënyrën se si i ndajnë rolet në përditshmëri, Kiara u ndal edhe te veshjet e saj, një temë që, sipas saj, shkakton më shumë komente nga ana e Luizit.

“Luizi me kritikon per veshjet,” u shpreh Kiara me buzëqeshje. “Më thotë shpesh: ‘Mos vish shumë të shkurtra’, por une nuk e zbatoj.”

The post “Mos i vish”/ Kiara zbulon çfarë nuk i pëlqen Luizit te ajo appeared first on Albeu.com.

Probleme ligjore për Cardi B, paditet për hedhjen e mikrofonit

By: D Marku
24 July 2025 at 11:46

Një grua nga Ohio po padit Cardi B, duke pretenduar se është goditur “me forcë” nga një mikrofon i hedhur nga reperja gjatë një performance në Drai’s Beachclub në Las Vegas në vitin 2023.

Sipas një padie të paraqitur në Gjykatën e Tetë Gjyqësore në Qarkun Clark, Nevada, gruaja, e identifikuar si Jane Doe, ishte në udhëtimin e saj të parë solo në Las Vegas dhe mori pjesë në performancën kryesore të Cardi-t në Drai’s Beachclub më 29 korrik 2023.

Padia pretendon se gjatë performancës së saj, Cardi, 32 vjeç, “u shfaq në skenë në kushte të temperaturës dukshëm të lartë dhe, ndërsa mbante një mikrofon, kërkoi verbalisht që publiku të spërkatte ujë mbi të”.

Në atë kohë, një klip nga koncerti u bë viral ku shfaqej krijuesja e hitit “Bodak Yellow” duke i kërkuar turmës ta “spërkatnin me ujë” me një kusht .

Padia pretendon se Cardi “bëri gjeste dhe deklarata të përsëritura duke i inkurajuar pjesëmarrësit në koncert të hidhnin ujë, duke autorizuar dhe ftuar në mënyrë implicite spërkatjen e lehtë nga pijet”.

Doe pretendon se Cardi “e demonstroi më tej pëlqimin dhe pjesëmarrjen e saj duke derdhur ujë nga një shishe mbi trupin e saj ndërsa ishte në skenë” dhe se ajo “reagoi fizikisht ndaj spërkatjeve duke e goditur të pasmet ndërsa lëngjet e hedhura nga publiku binin në kontakt me të”.

Sipas padisë, Doe, në një përpjekje për të vepruar “në përputhje me mjedisin” dhe “në një mënyrë të pajtueshme me të pranishmit e tjerë, spërkati një pjesë të vogël të pijes së saj në drejtim të Cardi B”.

Mirëpo më pas Cardi B hodhi mikrofonin në drejtim të saj.

The post Probleme ligjore për Cardi B, paditet për hedhjen e mikrofonit appeared first on Albeu.com.

Deklarata e Jozit! Ironia e Loredanës, prezanton “shoqërinë e saj të keqe”

By: D Marku
24 July 2025 at 11:33

Pas intervistës së fundit të Jozefin Markut në emisionin “Live From Tirana”, ku ish-banori i Big Brother VIP Albania foli për eksperiencën në shtëpi dhe komentoi për marrëdhënien e tij me Loredanën, nuk ka munguar një reagim nga ana e saj.

Vetëm pak pas publikimit të intervistës, Loredana ka bërë një postim në Instagram, ku shihet në shoqërinë e gazetarit Eraldo Rexho. Fotoja është shoqëruar me mbishkrimin “Shoqëria e keqe”, një përgjigje që shumë e kanë interpretuar si thumb ironik ndaj deklaratave të Jozit.

Në intervistë, Jozi ishte shprehur se “Loredana ka marrë një drejtim jo të mirë” dhe se “po frekuenton njerëz të papërshtatshëm”, duke lënë të kuptohet për një lidhje të mundshme të saj me reperin Don Xhoni.

The post Deklarata e Jozit! Ironia e Loredanës, prezanton “shoqërinë e saj të keqe” appeared first on Albeu.com.

Xheneta Fetahu ngjall dyshime, a është rrugës drejt martesës?

By: D Marku
24 July 2025 at 11:14

Xheneta Fetahu ka ndezur rrjetin me një postim të fundit në Instagram Story, ku ka ndarë një unazë diamanti të vendosur në një kuti elegante dhe një certifikatë “True Love Agreement”.

Në certifikatë, e datuar më 1 korrik 2025, theksohet se ky unazë simbolizon një dashuri të vetme për gjithë jetën – një premtim që Darry Ring njihet për ta bërë të vlefshëm vetëm një herë në jetë për çdo person. Kjo ka bërë që ndjekësit të aludojnë se Xheneta është fejuar dhe se një martesë mund të jetë në horizont.

Në mbishkrimin e postimit, Xheneta shkruan

“Çdo mëngjes po duket edhe më interesant lately…”

Megjithëse ajo nuk ka konfirmuar zyrtarisht një fejesë.

The post Xheneta Fetahu ngjall dyshime, a është rrugës drejt martesës? appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 23 July 2025Main stream

Torta e çuditshme e Selena Gomez për ditëlindje: Ajo i zëvendësoi qirinjtë me turshi

By: D Marku
23 July 2025 at 20:23

Selena Gomez festoi dje ditëlindjen e saj të 33-të dhe përveç mesazhit emocional që ndau me fansat, një detaj i pazakontë në tortën e ditëlindjes tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve, duke i habitur ata.

Në vend të një njoftimi për ditëlindje, Selena shfrytëzoi rastin për të tërhequr vëmendjen ndaj një çështjeje të rëndësishme – shëndetit mendor të të rinjve.
Në ditëlindjen e saj, më 22 korrik, ajo i kujtoi publikut Fondin e Ndikimit të Rare – një organizatë që ajo e themeloi me qëllim përmirësimin e aksesit në shërbimet e shëndetit mendor për të rinjtë në të gjithë botën.

“Pesë vjet më parë, në ditëlindjen time, ne lançuam Fondin e Ndikimit të Rare me një qëllim të thjeshtë: të ndihmojmë të rinjtë në mbarë botën të ndihen të parë dhe të mbështetur. Shëndeti mendor ka qenë gjithmonë personalisht i rëndësishëm për mua dhe doja të krijoja diçka që do të bënte një ndryshim të qëndrueshëm”, shkroi Selena.

Ajo shtoi se deri më tani, falë donacioneve, fondi ka arritur të ndihmojë më shumë se dy milionë të rinj dhe të mbështesë 30 organizata në të gjithë botën. “Dhe ky është vetëm fillimi”, tha ajo dhe i ftoi të gjithë të bashkohen me iniciativën. “Faleminderit që jeni aty, për njëri-tjetrin dhe për brezin e ardhshëm. Kjo është ajo që do të thotë të kesh një ndikim të rrallë”.

Por, përveç këtij mesazhi, vëmendjen e tërhoqi edhe torta e ditëlindjes që ajo postoi. Konkretisht, torta jeshile në formë zemre nuk tërhoqi komente për shkak të detajit të pazakontë, ku në vend të qirinjve, torta kishte dekorime në formën e turshive.

The post Torta e çuditshme e Selena Gomez për ditëlindje: Ajo i zëvendësoi qirinjtë me turshi appeared first on Albeu.com.

Martohet Teuta Rugova, bija e presidentit historik Ibrahim Rugova – kurorëzimi bëhet në rezidencë nga Përparim Rama

By: D Marku
23 July 2025 at 20:18

Ish-deputetja dhe e bija e vetme e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teutë Rugova, është martuar zyrtarisht ditën e sotme.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Agron Gjeloshin – djalin e aktivistit të njohur, Nik Gjeloshi – në një ceremoni të veçantë familjare, e cila u mbajt në shtëpinë e familjes Rugova, të njohur ndryshe si “Rezidenca Rugova” në Prishtinë.
Lajmi është bërë publik nga kunata e saj, stilistja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova, e cila ka ndarë disa fotografi nga ceremonia, ku çifti shfaqet i lumtur dhe i emocionuar.

Kurorëzimi është bërë nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ishte i pranishëm për të zyrtarizuar këtë moment të rëndësishëm për çiftin.

Martesa e Teutës dhe Agronit ka mbledhur rreth vetes miq të ngushtë dhe familjarë, në një atmosferë të ngrohtë dhe intime, që respektoi figurën dhe trashëgiminë e presidentit Rugova, duke mbajtur ceremoninë në ambientet e shtëpisë së tij.

Ky kurorëzim përmbyll një kapitull dashurie mes dy familjeve me ndikim dhe kontribut të njohur në historinë dhe shoqërinë kosovare

The post Martohet Teuta Rugova, bija e presidentit historik Ibrahim Rugova – kurorëzimi bëhet në rezidencë nga Përparim Rama appeared first on Albeu.com.

Parlamenti izraelit votoi për aneksimin e Bregut Perëndimor

By: D Marku
23 July 2025 at 19:50

Parlamenti izraelit, i njohur si Knesset, ka votuar me shumicë prej 71 deputetësh pro aneksimit të Bregut Perëndimor, një territor i pushtuar që nga viti 1967.

Kjo votë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një aneksimi de facto të këtij rajoni, duke e trajtuar atë si pjesë të pandashme të shtetit izraelit, pavarësisht mungesës së një njohjeje zyrtare ndërkombëtare.

Vendimi për aneksim vjen në një kontekst politik dhe diplomatik jashtëzakonisht të ndjeshëm. Bregu Perëndimor është një territor që, sipas të drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të OKB-së, konsiderohet si tokë e pushtuar nga Izraeli pas luftës së vitit 1967, dhe është pjesë e asaj që pritet të jetë një shtet i ardhshëm palestinez në kuadër të zgjidhjes me dy shtete.

Aneksimi i tij, qoftë edhe në mënyrë të njëanshme apo faktike, konsiderohet nga shumica e vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare si një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Ky hap i ndërmarrë nga Knesseti ka shkaktuar reagime të menjëhershme dhe të ashpra si brenda vetë Izraelit, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, raporton timesofisrael.

Shumë organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, liderë shtetërorë dhe përfaqësues diplomatikë kanë paralajmëruar se kjo lëvizje jo vetëm që do të përshkallëzojë më tej tensionet në rajon, por gjithashtu do të dëmtojë çdo përpjekje serioze për arritjen e një marrëveshjeje paqësore afatgjatë midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Brenda Izraelit, opozita dhe pjesë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për ndikimin afatgjatë të këtij vendimi, si në aspektin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë, ashtu edhe në aspektin moral dhe demokratik të shtetit.

Sipas tyre, aneksimi de facto i një territori të banuar nga një popullatë palestineze pa garantuar të drejtat e tyre politike dhe qytetare përbën një hap drejt thellimit të regjimit të ndarjes dhe diskriminimit.

Në këtë kontekst, vendimi i Knessetit shihet si një nga zhvillimet më të rëndësishme dhe më polemike në politikën izraelite të viteve të fundit, me pasoja të mundshme afatgjata për stabilitetin rajonal dhe perspektivën e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen palestineze.

The post Parlamenti izraelit votoi për aneksimin e Bregut Perëndimor appeared first on Albeu.com.

“Putin” në festivalin e Venecias/ Roberts, Clooney, Stone dhe Law, mes yjeve pjesëmarrës këtë vit

By: D Marku
23 July 2025 at 18:08

Julia Roberts, George Clooney dhe Emma Stone janë disa nga yjet e kinematografisë botërore që do e ecin në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia të Italisë që do të mbahet 27 gushti deri më 6 shtator.

Jude Law do vijë në ekranin e madh në rolin e Vladimir Putinit, në filmin “Magjistari i Kremlinit” i cili përqendrohet në ngritjen e presidentit rus!

Historia tregohet nga perspektiva e një këshilltari fiktiv.

Noah Baumbach do të prezantojë komedinë e tij “Jay Kelly”, e cila shënon një tjetër bashkëpunim me gruan e tij, regjisoren e “Barbie” Greta Gerëig. Mes aktorëve janë Clooney, Adam Sandler dhe Laura Dern.

Filmi i ri i Jarmusch “Father Mother Sister Brother” paraqet Cate Blanchett, Tom Ëaits, Adam Driver, Charlotte Rampling dhe Vicky Krieps.

Emma Stone luan në “Bugonia”, një histori e re fantastiko-shkencore që shfaqet në garë.

Aktori dhe regjisori Benny Safdie do të shfaqë premierën e filmit “The Smashing Machine”, një biografi për luftëtarin e arteve marciale të përziera Mark Kerr, me protagonistë Dëayne Johnson dhe Emily Blunt.

Regjisorët Park Chan-ëook dhe François Ozon janë gjithashtu në garë për “Luanin e Artë” me filmat e tyre të fundit.

Festivali do të hapet me “La Grazia”, filmin më të fundit nga Paolo Sorrentino, i cili është gjithashtu në garë – ndryshe nga vepra e re e kolegut të tij regjisor italian, Luca Guadagnino.

Trilleri i ri i Guadagnino-s “After the Hunt” përqendrohet në çështjen e ngacmimit seksual dhe ka në role kryesore Julia Roberts dhe Andreë Garfield.

Roberts luan rolin e një profesoreshë kolegji të zënë në mes të një skandali.

Një total prej 21 filmash do të konkurrojnë për çmimin kryesor, “Luanin e Artë”, konfirmoi drejtori I festivalit.

Programi përfshin regjisorët e njohur Jim Jarmusch, Guillermo del Toro dhe Yorgos Lanthimos.

The post “Putin” në festivalin e Venecias/ Roberts, Clooney, Stone dhe Law, mes yjeve pjesëmarrës këtë vit appeared first on Albeu.com.

“Nuk kam çmime shumë…” – Krisa Çaushi zbulon shifrën që fiton nga postimet në “Instagram”: Po them …

By: D Marku
23 July 2025 at 17:39

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Krisa Çaushi, ka qenë së fundmi e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur për jetën personale dhe atë profesionale pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Moderatori i njohur e ka ‘ngacmuar’ Krisën me pyetje rreth fitimit që ajo ka nga rrjetet sociale, ku është mjaft aktive.

Teksa qeshte, moderatorja u shpreh se fitimi minimal është 1500 si dhe shtoi se me disa biznese ka bashkëpunime afatgjata.

Shume aktive në platformat sociale, aty ku buron paraja e mirë. Je duke bërë lek? Sepse të kam parë që reklamon shumë brande, pra je aktive në “TikTok”, në “Instagram”.

Ajo çka mua më ka ndihmuar shumë, përveçse po punoj se kam në krah njerëz që realisht po më ndihmojnë me menaxhimin e rrjeteve sociale, unë po përpiqem të tregoj pak edhe atë anën time ‘funny’. Unë përveç bashkëpunimeve që kam realizuar, jam aktive dhe në gjëra të tjera. Ndjek pak edhe trendët e fundit, qoftë me video që bëj me Tirin, vetëm apo me mikeshat e mia. Kjo më ka tërhequr drejt bizneseve, sepse ti qëndron jo aktiv sigurisht që bizneset nuk do të shikojnë dhe nuk do merren fare me ty. Kur kam dalë nga “Big Brother” kam qenë me 24 mijë ndjekës, tani jam afër 75 mijë dhe janë natyrë, se nuk kam blerë asnjë.

Nga momenti që ti ke dalë nga “Big Brother” e deri tani 21 korrik, më thuaj një shumë lekësh që ke marrë. Në total, 10 mijë, 20, 30.

Të them të drejtën nuk i kam, llogaritur. Ajo çka mund të them është se çmimet e mia nuk janë stratosferike, në ato që unë dëgjoj te disa biznese.

Sa fiton ti në muaj nga “Instagram”?

Po të them çmimin minimal Ronaldo, 1500

Nuk tregon ti se ke hall se të marrin mësysh

Të thashë nuk i kam çmimet e larta, kështu që po të them minimalen me 2-3 biznese bashkë, se varet edhe ça kërkohet. Plus disa biznese i kam bashkëpunime afatgjata, le të themi që bëhet pagë mujore.

The post “Nuk kam çmime shumë…” – Krisa Çaushi zbulon shifrën që fiton nga postimet në “Instagram”: Po them … appeared first on Albeu.com.

❌
❌