Simon Shkreli pushohet nga puna në Teatrin “Migjeni”: Hakmarrësit do përballen me ligjin!
Aktori i trupës së Teatrit “Migjeni” në Shkodër, Simon Shkreli është larguar nga puna padrejtësisht, siç pretendon vetë personi në fjalë.
Shkreli ka publikuar një dokument të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Kulturës dhe Sportit me firmë të zv.kryetarit të bashkisë Alban Preka, ku është ftuar në Bashkinë e Shkodrës për të diskutuar “për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, për arsye të mungesës efikasitetit, efektivitetit, produktivitetit dhe cilësisë në punë”, shkruhet në dokument.
Shkreli i ka cilësuar përpiluesit e këtij dokumenti, por dhe ata të cilët e kanë larguar nga puna, si pseudo-artistë dhe individë hakmarrës, të cilët vetëm kanë dëmtuar Teatrin “Migjeni”.
Aktori shkruan se është i vendosur për të vërtetuar të kundërtën dhe për të vendosur në vend dinjitetin e tij duke theksuar se individët përgjegjës do të përgjigjen përpara organeve të ligjit për paligjshmërinë e tyre.
Postimi i plotë i Simon Shkrelit:
“Mungese efikasitetit, efektivitetit, produktivitetit dhe cilesise ne pune”!
Ky eshte motivacioni qe burokratet e Bashkise Shkoder kane gjetur si shkak per te nisur proceduren e shkarkimit tim nga puna si aktor i trupes se Teatrit ” Migjeni” ne Shkoder.
Nje leter bakalli, sipas nje relacioni te pergatitur nga Zyra e Kultures ne Bashkine e Shkodres, e gatuar nga pseudo-artist, te cilet sot kane vesh petkun e zyrtarit, me paskan vleresuar edhe cilesine dhe produktivitetit. Dhe aftesine time skenike.
Por une nuk do dorezohem, do i faktoj te kunderten e pretendimeve te tyre, te cilet paskan marr edhe peshoren e cilesise se artit te aktrimit.
Hijet e zeza qe po i sillen Teatrit ” Migjeni” e nisen me mua dhe me kolegun Vladimir Dodaj, ate qe e kane nisur nje vit me pare kur i hoqen autonomine teatrit, duke e shkrire si institucion te varesise.
Projektet ogurzeza te individeve hakmarres, demet qe i jane shkaktuar keto dy vite, dhe do shkaktohen ne te ardhmen do jene aq te medha.
Ndersa une dinjitetin tim do e mbroj me çdo kusht.
Nuk do beje asnje hap pas!
Ditet ne vazhdim e deri ne fund do jem perballe padrejtesise qe me eshte bere.
Individet pergjegjes, do kene mundesine te pergjigjen para organeve te ligjit per paligjshmerite e tyre.
As une s’ do e kem personale!
The post Simon Shkreli pushohet nga puna në Teatrin “Migjeni”: Hakmarrësit do përballen me ligjin! appeared first on Albeu.com.