Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 August 2025Main stream

I angazhuar për fikjen e zjarreve, helikopteri bie në liqen

By: B K
25 August 2025 at 20:52

Një incident ndodhi të diel në Liqenin Rosporden të Francës, ku një helikopter tip Morane 29 u rrëzua gjatë një misioni për shuarjen e një zjarri.

Sipas pamjeve të siguruara nga vendngjarja, helikopteri po kryente një manovër për të mbushur një kovë me ujë nga liqeni, kur piloti humbi kontrollin mbi mjetin fluturues.

Helikopteri filloi të rrotullohej në mënyrë të pakontrolluar dhe brenda pak sekondash u përplas me forcë në ujë, duke u shpërbërë në copa.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

The post I angazhuar për fikjen e zjarreve, helikopteri bie në liqen first appeared on JavaNews.al.

“Putin nuk e takon Zelenskyn pasi nuk e pëlqen”, Trump paralajmëron Ukrainën: Nuk shpenzojmë më para

By: B K
25 August 2025 at 20:44

Shtetet e Bashkuara nuk do të humbim më asnjë dollarë për Ukrainën, por do të mbështesin sigurinë e Kievit. Janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump, i cili shton se nuk janë diskutuar ende garanci të posaçme sigurie për Ukrainën dhe se detajet janë ende duke u shqyrtuar.

“Nuk e dimë ende se cilat do të jenë garancitë pasi nuk kemi diskutuar ende për diçka të tillë. Europa do t’u japë atyre garanci të rëndësishme sigurie, dhe duhet ta bëjnë pasi janë atje. Por ne do të përfshihemi si mbështetës. Do t’i ndihmojmë ata. Mendoj se nëse arrijmë një marrëveshje, ata nuk do të kenë shumë probleme.  Por ne do të mbështesim pasi nuk dua të shoh më njerëz që vriten. Unë nuk dua të bej para me Ukrainën, dua që lufta të marrë fund dhe të shpëtoj jetë njerëzish. Por që ta kuptoni, nuk do të humbim më para. Tani ne u shesim armë”.

Presidenti amerikan iu rikthyer akuzave ndaj Volodimir Zelenski, i cili siç thotë ka qene shitësi më i zoti në botë. Sa herë që largohej nga Shtëpia e Bardhë merrte me vete miliona dollarë, ishin fjalët e tij. Ai po ashtu bëri të ditur se kishte zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me Putin, e  cila siç thotë kishte qene e mirë. Por shpresat për një takim Zelenski–Putin veniten edhe më tej, teksa Trump thotë se presidenti rus nuk do ta takojë homologun ukrainas pasi nuk e pëlqen atë.

Nga ana tjetër presidenti Volodimir Zelenski tha se Rusia nuk po bën asnjë lëshim ndaj Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, ashtu siç pretendon. “Nuk besoj se fakti që janë të gatshëm të mos pushtojnë zona te tjera të Ukrainës, është një koncesion’, tha ai gjatë një takimi me zv.kancelarin gjerman.

Ai theksoi se Kievi synon të sigurojë të paktën 1 miliardë dollarë çdo muaj nga aleatët për të blerë armët amerikane që i duhen për luftën kundër Rusisë.

The post “Putin nuk e takon Zelenskyn pasi nuk e pëlqen”, Trump paralajmëron Ukrainën: Nuk shpenzojmë më para first appeared on JavaNews.al.

VIDEOLAJM/ Brenda helikopterit që shuan zjarret, si paraqitet situata në Vlorë dhe Skrapar

By: B K
25 August 2025 at 20:33

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamjet nga brenda helikopterëve që po shuajnë zjarret në dy vatra momentalisht; në Pishë-Poro të Vlorës dhe në Bogovë të Skraparit.

Dy helikopterë veprojnë në Vlorë dhe dy të tjerë në Skrapar.

Njëkohësisht, Forca Ajrore Shqiptare vijon monitorimin e zonës me dronët TB-2, me qëllim identifikimin e vatrave të reja potenciale si dhe evidentimin e rasteve të mundshme të zjarrëvënieve të qëllimshme.

 

The post VIDEOLAJM/ Brenda helikopterit që shuan zjarret, si paraqitet situata në Vlorë dhe Skrapar first appeared on JavaNews.al.

Vijon zjarri në pyllin me pisha në Hidrovor, Ermal Dredha: Dyshohet i qëllimshëm, autori të dalë para drejtësisë 

By: B K
25 August 2025 at 20:27
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, u shpreh se zjarri në Pishë-Poro të Vlorës vijon dhe është në një gjatësi 2-3 km.

Për Report Tv, Dredha u shpreh se dyshohet që është zjarrëvënie e qëllimshme dhe tha se autori duhet që të dal para drejtësisë.

Ndërkohë tha se sot është operuar nga ajri dhe nga toka me katër helikopterë dhe 34 forca zjarrëfikse. Ai bëri me dije se nesër në mëngjes do të vijnë edhe ndihma shtese nga Forcat e Armatosura.

‘Zjarri ka nisur në Delisuf dhe nga atje ka ardhur deri këtu në hirdovor është 2 deri në 3 km gjatësi zjarri. Terreni nuk është se është shumë i vështirë po ka shumë sipërfaqe pylli me pisha dhe është e vështirë që të operohet janë sjell dy helikopterë nga FA dhe dy nga Emiratet Arabe dhe do të vijohet sërish nesër.

Jemi në terren, por dua që ti bëjë thirrje banorëve nëse kanë informacione sepse ka dyshime që mund të jetë zjarrëvënie e qëllimshme, pse jo përgjegjësit të vendosen para përgjegjësisë, sepse është rast i përsëritur dhe rrezikohen jetë njerëzish dhe natyra.  Nesër në orën 5 në mëngjes do të jetë një grup i organizuar me 40 forca mbështetëse nga Ministria e Mbrojtjes dhe mund të marrim ndihmë edhe nga bashki të tjera’, tha ai.

The post Vijon zjarri në pyllin me pisha në Hidrovor, Ermal Dredha: Dyshohet i qëllimshëm, autori të dalë para drejtësisë  first appeared on JavaNews.al.

Vrasja e 5 gazetarëve, reagon Trump: Nuk kisha dijeni për sulmin, nuk jam i lumtur

By: B K
25 August 2025 at 20:12
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për sulmin izraelit në Gaza ku u vranë 20 persona, mes të cilëve edhe 5 gazetarë.

I pyetur nga shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se nuk kishte asnjë dijeni.

Ai vazhdoi duke thënë se “nuk është i lumtur për këtë”.

Nga sulmi ajror izraelit ndaj spitalit Nasser në Khan Yunis në Gaza mëngjesin e kësaj të hëne, mbetën të vrarë 20 persona. 5 prej tyre ishin gazetarë të mediave ndërkombëtare.

The post Vrasja e 5 gazetarëve, reagon Trump: Nuk kisha dijeni për sulmin, nuk jam i lumtur first appeared on JavaNews.al.

Ballkani përvëlohet nga thatësira, Europa përjeton verën më të thatë që nga 2012-a

By: B K
25 August 2025 at 20:04

Më shumë se gjysma e Evropës dhe rajonit të Mesdheut u prek nga thatësira në dhjetëditëshin e parë të gushtit 2025, duke shënuar përqindjen më të lartë të regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë që nga viti 2012.

Sipas një analize të publikuar nga AFP, mbi të dhënat e Observatorit Evropian të Thatësirës (EDO), 51.3% e kontinentit është përfshirë nga thatësira, me pjesë të mëdha të rajoneve në gjendje alarmi.

Të dhënat tregojnë se situata ka nisur të përkeqësohet që nga mesi i prillit, duke e tejkaluar edhe verën ekstreme të vitit 2022.

Thatësira po ndikon në mënyrë të konsiderueshme te bimësia dhe furnizimi me ujë, ndërsa rajonet më të prekura janë Kaukazi dhe Ballkani Verior.

Në Gjeorgji dhe Armeni, 97% e territorit është përfshirë, ndërsa Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë vënë në nivel alarmi ose gatishmërie në mbi 75% të sipërfaqes së tyre.

Sipas sistemit të monitorimit të EDO-s, që përdor të dhëna satelitore të Kopernikus për reshjet, lagështinë e tokës dhe shëndetin e bimësisë, 7.8% e zonës është në nivel “alarmi”, 38.7% në “paralajmërim” dhe 4.9% në “vëzhgim”.

Thatësira është shoqëruar edhe me valë të fuqishme të të nxehtit, të cilat kanë shkaktuar zjarre të shumta në Ballkan, përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi, ku raportohen edhe viktima.

Ndërkohë, Evropa Qendrore ka shënuar përmirësime, me Gjermaninë, Zvicrën, Austrinë dhe Republikën Çeke që kanë rifituar lagështinë normale në tokë.

Sipas vlerësimeve të mbledhura nga EFFIS, mbi një milion hektarë janë djegur deri tani në territorin e Bashkimit Evropian në vitin 2025, një tjetër rekord shqetësues për kontinentin.

The post Ballkani përvëlohet nga thatësira, Europa përjeton verën më të thatë që nga 2012-a first appeared on JavaNews.al.

Zjarri në Pishë-Poro merr përmasa të mëdha, vijon operacioni për shuarjen e flakëve

By: B K
25 August 2025 at 19:56

Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro.

Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë.

Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Aktualisht, në operacionin për neutralizimin e vatrave të zjarrit, 2 helikopterë po operojnë në zonën e Poros dhe 2 të tjerë në Bogovë.

Njëkohësisht, Forca Ajrore vijon monitorimin e zonës me dronët TB-2, me qëllim identifikimin e vatrave të reja potenciale si dhe evidentimin e rasteve të mundshme të zjarrëvënieve të qëllimshme.

The post Zjarri në Pishë-Poro merr përmasa të mëdha, vijon operacioni për shuarjen e flakëve first appeared on JavaNews.al.

Expand to US & AI Conference 2025: Kosova hap portën drejt Biznesit Global dhe Inteligjencës Artificiale

25 August 2025 at 16:51

Më 16 Tetor, 2025 në Prishtinë, Creative Hub Kosovo organizon konferencën Expand to US & AI Conference 2025, një ngjarje një-ditore e veçantë që synon të lidhë Ballkanin me inovacionin global dhe mundësitë e biznesit në Shtetet e Bashkuara.

Konferenca, e cila do të mbahet në Swiss Diamond Prishtina, do të mbledhë së bashku folës ndërkombëtarë, vendimmarrës dhe inovatorë për të eksploruar ndërthurjen e inteligjencës artificiale, transformimit të biznesit dhe zgjerimit ndërkombëtar.

Pikat Kryesore të Konferencës:

–  Liderë Global

Me pjesëmarrjen e Renatto Garro, CTO Corporate & Digital Natives në Google dhe bashkëthemelues i Nebulai, si dhe Keith A. Carswell, Drejtor për Inovacion Ekonomik & Zhvillim në Qytetin e Majamit. Të dy do të ndajnë njohuritë praktike mbi ndërtimin e strategjive të AI dhe zgjerimin e bizneseve në tregun amerikan.

– AI për Ndikim në Biznes

Pjesëmarrësit do të mësojnë sesi ndërmarrjet po aplikojnë AI në industri të ndryshme – nga marketingu dhe operacionet deri te financa dhe burimet njerëzore – dhe si drejtuesit mund të integrojnë këto teknologji për të rritur efikasitetin dhe rritjen.

–  Rruga drejt Tregut Amerikan

Sesione të dedikuara do të ofrojnë udhëzime për sipërmarrësit dhe liderët e biznesit mbi financimin, partneritetet dhe strategjitë e zgjerimit për hyrje dhe sukses në ekonominë amerikane.

– Networking dhe Partneritete

Ngjarja do të mbledhë ekzekutivë, politikbërës dhe liderë startups, duke krijuar një platformë unike bashkëpunimi mes Ballkanit dhe tregjeve ndërkombëtare.

 

Ofertë Speciale: 50 Biletat më të shpejta për vetëm 100€

Pjesëmarrësit e parë mund të sigurojnë vendin e tyre me një çmim ekskluziv me zbritje. Pas shitjes së 50 biletave të para, do të aplikohet çmimi standard.

 

 

Pse të Merrni Pjesë?

Konferenca Expand to US & AI është më shumë se një ngjarje një-ditore, është një katalizator për ekosistemin inovativ të Kosovës. Duke lidhur talentin rajonal me ekspertizën ndërkombëtare, kjo konferencë i pajis liderët me mjetet për të konkurruar globalisht në një ekonomi të fuqizuar nga AI.

 

Siguro Biletën Tënde!

Biletat janë tashmë në shitje. Vendet janë të kufizuara dhe pritet interes i madh.

50 Biletat më të shpejta marrin çmimin: 100 € – nxito përpara se të shiten.

 

Siguro biletën këtu: creativehubkos.com/ai-conference

 

Rreth Creative Hub Kosovo

Creative Hub Kosovo është një lider rajonal në inovacionin edukativ, duke ofruar programe të akredituara në teknologji, biznes dhe aftësi digjitale.

Me prezencë në Prishtinë, Shkup dhe Majami, Creative Hub është e përkushtuar në fuqizimin e profesionistëve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik përmes njohurive, trajnimeve dhe partneriteteve globale.

The post Expand to US & AI Conference 2025: Kosova hap portën drejt Biznesit Global dhe Inteligjencës Artificiale appeared first on Telegrafi.

Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen grabitësit shqiptarë në Greqi, dolën blof nga kamerat e sigurisë

By: B K
25 August 2025 at 14:54

Një bandë grabitësish shqiptarë në Greqi janë arrestuar nga policia të cilët rezultojnë të jenë autorë të disa vjedhjeve në ishullin e Mykonos.

Sipas shtypit grek, 4 shqiptarët grabisnin banesat e turistëve në lagje të ndryshme të Mykonosit.

Nga përllogaritjet e autoriteteve greke, ata kishin marrë sende me vlerë rreth 138 mijë Euro.

Banda e grabitësve shqiptarë u identifikua falë pamjeve nga kamerat e sigurisë të banesave. Rezulton se ata kanë kryer 10 vjedhje dhe 3 tentativa në periudhën 6-20 gusht.

Banda godiste shtëpitë dhe akomodimet e turistëve gjatë natës. Ata përdornin furgona që i merrnin me qira për të shkuar te objektivi i tyre. Thyenin dritaret dhe dyert, hynin në brendësi të banesave dhe merrnin para, bizhuteri, rroba, këpucë dhe aksesorë të shtrenjtë.

Një pjesë të mallrave të vjedhura i fshihnin nëpër shkëmbinj, vende që i përdornin përkohësisht për të lënë sendet.

Ndërsa në vendin ku ata qëndronin vetë, policia gjeti disa sende të vjedhura, 3395 euro, franga zvicerane, 4 celularë, etj.

Disa mallra të vjedhura ju kthyen pronarëve.

The post Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen grabitësit shqiptarë në Greqi, dolën blof nga kamerat e sigurisë first appeared on JavaNews.al.

Gjermania, jo më “Toka e Artë”? Kancelari Merz: Shteti social, jo më i financueshëm!

By: B K
25 August 2025 at 14:47

Shteti aq i lakmuar social i Gjermanisë nuk i ka punët mirë: Sigurimi shëndetësor, sigurimi i kujdesit afatgjatë për të moshuarit, pensionet apo përfitimet e papunësisë.

Tek të gjithë këta sektorë, qeveria federale duhet të injektojë rregullisht sasi të mëdha të të ardhurave nga tatimet e shtetit për të shmangur kolapsin e tij. Koalicioni qeveritar CDU/CSU-SPD me ardhjen në pushtet premtoi reforma gjithëpërfshirëse të shtetit social dhe modernizimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore të Gjermanisë. Por ka mosmarrëveshje se si të arrihet kjo, thotë DW, ku do të ketë reformim, shkurtime dhe sa të forta do të jenë ato?

“Shteti social siç e kemi sot nuk është më i financueshëm me atë që po arrijmë ekonomikisht. Apeli im megjithatë u drejtohet të gjithëve: Le të tregojmë së bashku se ndryshimi është i mundur, se reformat janë të mundshme.”, shprehet kancelari merz.

Reagimi i Kancelarit Merz erdhi pas propozimit nga SPD-ja për rritjen e tatimeve. Zëvendëskancelari Lars Klingbeil nga socialdemokratët kishte deklaruar më parë se nuk do të përjashtonte taksa më të larta për ata që kanë të ardhura të larta dhe të pasurit.

“Asnjë opsion nuk hiqet nga tavolina”, ishte shprehur kryetari i SPD-së për televizionin ZDF. Rritja e tatimeve përjashtohet nga CDU, partnerja më e madhe e koalicionit qeverisës gjerman.

Kancelari Merz e përjashtoi çdo barrë shtesë mbi bizneset e vogla dhe të mesme. Por edhe ideja Zëvendëskancelari i SPD, Klingbeil për rritje të tatimeve mbështetet nga SPD. Kreu i Juso-s, organizatë rinore socialdemokrate, Philipp Türmer, i shpalli shkurtimet sociale si vijën e kuqe për SPD-në.

“Nëse ideja pas një vjeshte reformash është shkurtimi i shërbimeve sociale dhe i përfitimeve, mund të them pa mëdyshje: SPD nuk mund të lëvizë as edhe një centimetër në drejtim të tillë”, tha Türmer për “Stuttgarter Zeitung”.

The post Gjermania, jo më “Toka e Artë”? Kancelari Merz: Shteti social, jo më i financueshëm! first appeared on JavaNews.al.

Dikur priste Putinin, vila me vullkan e Berluskonit drejt shitjes për 500 milionë euro

By: B K
25 August 2025 at 14:35

Ka 68 dhoma, 174 vende parkimi, katër bungalo, pishina talasoterapie, një palestër… e madje edhe një vullkan. Dhe kishte pritur udhëheqësit e huaj më në zë.

Bëhet fjalë për Villa Certosa, një nga pronat më ikonike të Italisë dhe ish-kryeministrit të ndjerë Silvio Berlusconi, që do shitet sipas mediave italiane për rreth 500 milionë euro.

Prona luksoze do të ndërrojë pronar dhe siç raportohet pronari i ri do të jetë një biznesmen arab. Kjo pritet të jetë blerja më e madhe ose, të paktën, më e rëndësishmja e pasurive të patundshme në Itali.

Dikur priste Putinin, vila me vullkan e Berluskonit drejt shitjes për 500

Kompania e famshme Sotheby’s International Realty po merret me shitjen, në partneritet me Knight Castle Real Estate, një firmë pasurish të patundshme me seli në Dubai, e specializuar në prona luksoze.

Vila Certosa, e cila shtrihet në 4,500 metra katrorë dhe përfshin 68 dhoma, 174 vende parkimi, katër vila njëkatëshe dhe një park të gjerë prej 580,000 metrash katrorë, ka qenë në qendër të vëmendjes së disa personaliteteve të famshme, përfshirë presidentët George W. Bush dhe Vladimir Putin, si dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Ndër mjediset e vilës, të cilat përfshijnë një amfiteatër, palestër dhe pishina, bie në sy vullkani i rremë, i cili ka shkaktuar alarm kur dukej se do të shpërthente.

Dikur priste Putinin, vila me vullkan e Berluskonit drejt shitjes për 500

Vila i përkiste Gianni Onorato-s, pronarit të rrjetit televiziv La Voce Sarda, dhe u ble nga Silvio Berlusconi nëpërmjet ndërmjetësit Flavio Carboni, i cili u dënua për falimentimin e Banco Ambrosiano në vitet 1980. Kur presioni nga kreditorët e detyroi Carbonin ta shiste, prona u ble nga Silvio Berlusconi.

Vila u riemërua “Villa Certosa”, ndërsa përdorimi i saj si një “vend sigurie alternativ” për kryeministrin e atëhershëm të Italisë e bëri vilën edhe më misterioze.

Dikur priste Putinin, vila me vullkan e Berluskonit drejt shitjes për 500

Përfundimi i shitjes, sipas mediave italiane, mbetet i paqartë, pasi trashëgimtarët e ish-kryeministrit nuk po nxitojnë të heqin dorë nga kjo parajsë e vogël, vetëm pak hapa nga Costa Smeralda.

Në vitet e fundit, pas vdekjes së Kavalierit, ka pasur thashetheme të ndryshme interesi, disa prej të cilave ishin më pak të besueshme, siç ishte thashethemi i vitit të kaluar për interes nga Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, ose nga gjigandi i hoteleve Four Seasons, i cili megjithatë mohoi çdo përfshirje me pronësinë e vilës së famshme të Silvio Berlusconi-t.

Dikur priste Putinin, vila me vullkan e Berluskonit drejt shitjes për 500

Në filli të viteve 2000, Villa Certosa u etiketua si “tepër sekrete”, me të gjithë zonën nën monitorim të rreptë. Kjo përfshinte amfiteatrin, pishinat e talasoterapisë dhe “skelën 007”, që përflitet se ishte i lidhur me një shpellë nëntokësore të arritshme nga anijet dhe nëndetëset, si një skenë nga një film i James Bond.

Një vendim nga autoriteti portual ndalonte afrimin brenda 500 metrave nga bregu. Më vonë u zbulua se ndalimi nuk ishte rezultat i një kërkese nga “shërbimet sekrete”, siç ishte zbuluar, por vinte nga një kompani aktive në ndërtimin detar dhe donte ta mbante zonën bosh nga njerëzit.

The post Dikur priste Putinin, vila me vullkan e Berluskonit drejt shitjes për 500 milionë euro first appeared on JavaNews.al.

Akuza izraelit, Reporterët pa kufij, Reuters dhe Associated Press reagime për vdekjet e gazetarëve në rripin e Gazës

By: B K
25 August 2025 at 14:28
Thibaut Bruttin, drejtor i përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij, duke komentuar sulmin e ushtrisë izraelite në Spitalin Nasser në Khan Younis, deklaroi se mbrojtësit e lirisë së shtypit nuk kishin parë kurrë një pengesë kaq serioze për sigurinë e gazetarëve. Bruttin theksoi se gazetarët janë vrarë si në sulme pa dallim ashtu edhe në sulme të synuara që ushtria izraelite ka pranuar se i ka kryer.

AP – “Associated Press është e tronditur dhe e trishtuar kur mësoi për vdekjen e gazetares Mariam Dagga, së bashku me disa gazetarë të tjerë, në Spitalin Nassar në Khan Younis, Gaza.” Kjo u tha në një deklaratë nga Associated Press, e ribotuar nga Reuters në faqen e saj të internetit. “Mariam udhëtonte rregullisht në spital për mbulim mediatik. Puna e saj e fundit përfshinte histori prekëse të fëmijëve të uritur dhe të kequshqyer në Gaza. Ajo punoi si punonjëse e pavarur për Associated Press dhe organizata të tjera lajmesh. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar sigurinë e gazetarëve tanë në Gaza.”

REUTERS – “Jemi të tronditur nga lajmi për vdekjen e kontribuesit të Reuters, Hussam al-Masri, dhe plagosjen e një tjetër kontribuesi tonë, Hatem Khaled, në sulmet izraelite ndaj Spitalit Nasser të Gazës sot”, tha Reuters në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit. “Ne po kërkojmë urgjentisht më shumë informacion dhe u kemi kërkuar autoriteteve të Gazës dhe Izraelit të na ndihmojnë të marrim kujdes mjekësor urgjent për Hatem”, thuhej në deklaratë.

The post Akuza izraelit, Reporterët pa kufij, Reuters dhe Associated Press reagime për vdekjet e gazetarëve në rripin e Gazës first appeared on JavaNews.al.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, treguan që ishin parti e interesave personale!

By: B K
25 August 2025 at 14:20

Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko, pra as Adriatik Lapaj dhe as familjarja e tij Kleana Xhuveli.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti Frrok Çupi tha se që në fillim partia e tyre i tentuar me çdo kusht të ishte “familjare”. Ai theksoi se treguar se brenda tyre kishte mungesë të transparencës dhe moralit.

“Tentuan me çdo kusht të jenë familjarë. E gjitha kjo u tentua me nismën “Shqipëria Bëhet”, e cila realisht që Shqipëria është bërë. U dëshmua se me atë politikë u detyruar një prej themeluesve të “Thuarjes” të japë dorëheqje për arsye të mungesës së moralit. U detyruan të grindeshin. Pra këto janë parti që ndërkohe për interesa personale dhe mbarojnë me një dëshpërim. Ajo që ndodhi sot me Kolegjin Zgjedhor, është vendim përfundimtar dhe i dha rrugë ligjore një prej parimeve themelore të politikës në drejtësi, që i shërben ligjit”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, nënvizoi se Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte një vendim i drejtë.

“Është një proces që dëshmon për mundësitë, pasi nuk janë mbyllur të gjitha shportat, një prej tyre është KQZ që herë pas herë ka rënë pre e presioneve politike, ose e simpative politike. KQZ ka dëshmuar simpati politike që nuk mund t’i lejohet. Jemi në një kohë ku procesin zgjedhor duhet ta udhëheqë ligji…Nuk mund të kapërcehet Kolegji Zgjedhor sepse është hapi i fundit që mund të bëjë një parti për të gjetur të drejtën e tyre, mbetet Gjykata Kushtetuese, por nuk ka ndodhur që të kenë rrëzuar vendimin e Kolegjit zgjedhor. Është një vendim që respekton vullnetin politik që e ka caktuar Dajkon numër një të listës, duke respektuar vullnetin e zgjedhësve që i kanë dhënë votën dhe duke u ngjitur në skema shumë të ulëta personale…Në sensin politik, ku grupim politik i të rinjve, do të jetë një pamje të qartë se janë përsëri po aq të vjetër sa edhe shefat e tyre”, tha mes të tjerash ai.

The post Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, treguan që ishin parti e interesave personale! first appeared on JavaNews.al.

Detaji prekës, dy motrat që u përplasën për vdekje po shkonin në spitalin e Sarandës te vëllai 10 vjeçar me leuçemi

By: B K
25 August 2025 at 14:08

23 vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në rrugën Sarandë-Delvinë, po kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës, nga ku ishte me origjinë dhe ku jeton familja e tij.

Ai kishte qenë në Sarandë prej pasdites dhe rreth orës 20:00 po kthehej në shtëpi, në fshatin Fushëbardhë, kur është futur kundravajtje dhe ka përplasur për vdekje dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, e plagosur ka mbetur shoqja e tyre Antonela Zhupa.

Pas testimit nga policia, ai u gjet në gjendje të dehur, me një nivel alkooli prej 1.52 mg/l në matjen e parë dhe 1.42 mg/l në të dytën. Ndodhur në këto kushte, efektivët e Policisë së Sarandës i kanë hedhur menjëherë prangat, ndërsa pritet të përballet në gjykatë me disa akuza të rënda.

Pra, 23 vjeçari kishte konsumuar sasi të lartë alkooli në Sarandë dhe ishte nisur për t’u kthyer në shtëpi.

Audi fuoristradë, në dukej model Q5, të cilin ai e drejtonte me shpejtësi skëterrë ka kryer një parakalim të gabuar në një zonë me vija të pandërprera dhe ka dalë përballë mjetit që drejtohej nga Elvisa Dhimaku.

Përplasja kokë më kokë ka qenë fatale dhe “Lancia” ku udhëtonin tre vajzat është shkatërruar e gjitha në pjesën e përparme. Edhe Audi është kthyer përmbys buzë rrugës, por shoferi Kevi Norra ka shpëtuar pa dëmtime.

Elvisa dhe Rozina Dhimaku dhe shoqja e tyre Antonela ishin nisur nga fshati Kopaçëz i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej vëllai 10 vjeçar. Djali i vogël i familjes Dhimaku është diagnostifikuar me leuçemi dhe ishte kthyer në Sarandë nga jashtë shteti.

Ndërkohë, Kevi Norra udhëtonte në drejtim të kundërt me to, nga Saranda drejt Delvinës e më pas Gjirokastrës, ku jetonte familja e tij.

Motrat dhe shoqja e tyre po shkonin ta kalonin natën pranë tij, në shtratin e spitalit, por fatkeqësisht rruga e tyre drejt vëllait u pre në mes, ashtu si dy jetët që ishin në lule të moshës.

Familja Dhimaku ka hapur dyert e mortit, mes dhimbjes së pamatë për ikjen e Elvisës e Rozinës dhe forcës për të qëndruar pranë të birit 10 vjeçar, që nuk i takoi dot për herë të fundit dy motrat të cilat e kishin dritë të syve./ Newsbomb.al

The post Detaji prekës, dy motrat që u përplasën për vdekje po shkonin në spitalin e Sarandës te vëllai 10 vjeçar me leuçemi first appeared on JavaNews.al.

Kolegji Zgjedhor i dha mandatin, kush është Ana Dajko që do të hyjë në Kuvend si përfaqësuese e Nismës Shqipëria Bëhet

By: B K
25 August 2025 at 14:00
Kjo është Ana Dajko, e vetmja që do të përfaqësojë Nismën Shqipëria Bëhet në Kuvendit. Kolegji Zgjedhor i dha mandatin 60-vjeçares, duke rrëzuar kërkesën e Lapajt, për t’i mbetur Kleana Xhuvelit.

Dajko është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko si dhe rezulton të jetë edhe kushërira e Lapajt.

Ajo ka kryer arsimin e mesëm, ndërkohë që është e vetëpunësuar.

The post Kolegji Zgjedhor i dha mandatin, kush është Ana Dajko që do të hyjë në Kuvend si përfaqësuese e Nismës Shqipëria Bëhet first appeared on JavaNews.al.

IKMT vijon aksionin e prishjeve pranë Portit të Vlorës, banorët kundërshtojnë vlerat e dëmshpërblimit

By: B K
25 August 2025 at 13:51

IKMT ka vijuar sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në lagjen pranë Portit të Vlorës, ku po hapet rruga lidhëse e Transballkanikes me portin.

Në këtë fazë të parë parashikohet të shemben mbi 17 objekte, ndërsa disa të tjera do të prishen në fazën e dytë të punimeve. Aksioni zhvillohet në kuadër të projektit për ndërtimin e infrastrukturës që do të lehtësojë qarkullimin dhe lidhjen direkte me portin e qytetit bregdetar.

IKMT vijon aksionin e prishjeve pranë Portit të Vlorës,

Megjithatë, aksioni është shoqëruar me kundërshtime nga banorët, të cilët nuk janë dakord me vlerat e dëmshpërblimit. Ata pretendojnë se shumat e ofruara nuk përputhen me çmimet reale aktuale të tregut.

The post IKMT vijon aksionin e prishjeve pranë Portit të Vlorës, banorët kundërshtojnë vlerat e dëmshpërblimit first appeared on JavaNews.al.

E goditi disa herë me thikë në kraharor, ekspertiza mjeko-ligjore zbardh detajet si u vra 36-vjeçarja nga shqiptari në Greqi

By: B K
25 August 2025 at 13:43
Vrasja e 36-vjeçares nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, përpara syve të fëmijëve në apartamentin e tyre në Volos të Greqisë, duket se pohon çdo dëshmi të dhënë kundër 40-vjeçarit.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në trupin e viktimës së 36-vjeçares, ajo është vrarë me thikë. Ka qenë sulmi me thikë në kraharorin e 36-vjeçares, ai që i mori jetën në vend së resë, duke lënë pas 4 fëmijë. Po kështu, ekspertiza rezulton se 36-vjeçarja ka pasur lëndime të tilla në shumë pjesë të trupit, siç raporton media greke To Vima.

Këto, “provojnë” në një formë apo në një tjetër, dhunën e përdorur nga 40-vjeçari në vatrën familjare. Dëshmitë e fëmijëve dhe të motrës së 36-vjeçares, tregojnë se viktima është abuzuar nga bashkëshorti i saj përmes dhunës psikologjike, fizike, por dhe seksuale.

Motra e 36-vjeçares, është shprehur se viktima ishte njohur me 40-vjeçarin në moshë të re, e se ai e ka përdhunuar për ta lënë shtatzënë, me synim që të mos divorcoheshin. Përgjatë martesës, 36-vjeçarja ka përjetuar dhunë, madje është kërcënuar nga Pandeli Nakoleci me jetën e fëmijëve nëse ajo konsideronte ndarjen. Motra e viktimës, tregon gjithashtu se 36-vjeçarja ka abortuar disa herë.

The post E goditi disa herë me thikë në kraharor, ekspertiza mjeko-ligjore zbardh detajet si u vra 36-vjeçarja nga shqiptari në Greqi first appeared on JavaNews.al.

Kush i zotëron të drejtat e autorit për punën e krijuar nga Inteligjenca Artificiale?

By: B K
25 August 2025 at 12:58

Inteligjenca Artificiale (AI) gjeneruese ka ngritur dy dilema kryesore mbi të drejtat e autorit. E para ka të bëjë me kompensimin për veprat që përdoren për të trajnuar modelet e AI-së. E dyta, më pak e diskutuar, lidhet me veprat që AI-ja vetë prodhon. Ligji i të drejtave të autorit i njeh këto të drejta autorëve njerëzorë, por çfarë ndodh me veprat që nuk kanë një autor njerëzor?

SHBA-të ka vendosur një precedent të qartë. Në vitin 2023, Zyrës së të Drejtave të Autorit iu dha mbrojtje për romanin grafik Zarya of the Dawn, por u refuzua mbrojtja për çdo imazh të krijuar nga AI, duke ruajtur vetëm tekstin dhe organizimin njerëzor. Gjykata e Apelit federale vendosi po atë vit se vepra e krijuar nga AI “A Recent Entrance to Paradise” nuk mund të përfitonte mbrojtje, sepse veprat duhet të jenë të “autorizuara fillimisht nga një njeri”. Mesazhi është i qartë: Vetëm përdorimi i AI-së, pa ndërhyrjen njerëzore kreative, nuk jep të drejtën e autorësisë.

Kina ka zgjedhur rrugën e kundërt. Gjykata e Internetit e Pekinit vendosi se imazhet e krijuara nga AI mund të marrin mbrojtje të të drejtave të autorit, duke konsideruar se investimi intelektual i përdoruesit në zgjedhjen e komandave dhe përmirësimin e rezultateve përbën krijimtari njerëzore.

Britania e Madhe dhe Irlanda zënë një pozicion të ndërmjetëm: Të dy vendet ofrojnë mbrojtje për “veprat e gjeneruara nga kompjuteri”, megjithëse kjo mbrojtje mund të jetë e pasigurt. Konsultimet e fundit sugjerojnë se ky sistem mund të ndryshohet, dhe Këshilli Irlandez për AI ka rekomanduar një mbrojtje të kufizuar për disa vepra të krijuara nga AI, një propozim që ka hasur rezistencë nga sektori kreativ.

Divergjenca ligjore globale krijon sfida për bizneset. E njëjta vepër e krijuar nga AI mund të ketë mbrojtje ligjore në Pekin, por të jetë në domen publik në Boston. Kjo ka implikime për softuerin, kodin kompjuterik dhe transaksionet korporative, ku pronësia e materialeve është kyçe.

Ekspertët paralajmërojnë se strategjia e së ardhmes duhet të përfshijë rishkrimin e kontratave, strukturimin e strategjive të pronësisë intelektuale dhe përdorimin e sekreteve tregtare dhe konfidencialitetit për mbrojtjen e përmbajtjeve të krijuara nga AI. Ligjet tradicionale të të drejtave të autorit po sfidohen nga makinat që mund të komponojnë, programojnë dhe krijojnë në shkallë të madhe, duke kërkuar një riformulim të rregullave të pronësisë intelektuale për epokën digjitale.

The post Kush i zotëron të drejtat e autorit për punën e krijuar nga Inteligjenca Artificiale? first appeared on JavaNews.al.

Jahti i tij u zhduk rrugës për në Mykonos, gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk

By: B K
25 August 2025 at 12:41

Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë gjetur në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit Halit Yukay, varka e të cilit ishte gjetur gjysmë e fundosur dhe e dëmtuar pranë brigjeve të Artaki, në Detin e Marmarasë.

Thrilleri nisi më 4 gusht, kur biznesmeni Halit Yukay lundroi i vetëm drejt Mykonos, me varkën e tij “Graywolf” dhe pati një fund tragjik. Po atë ditë, në orën 15:10, të afërmit e tij njoftuan autoritetet, pasi nuk kishin lajme për të. Më 5 gusht, rreth orës 14:30, një anije tregtare që lundronte pranë Turanköy raportoi se pjesë të varkës ishin gjysmë të fundosura në sipërfaqen e detit.

Që nga ai moment, filloi një operacion në shkallë të gjerë, ku morën pjesë forca nga Roja Bregdetare e Propontisë Jugore, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare dhe njësi speciale të policisë detare nga Samsuni, Dardanelet, Izmiri dhe Gjalova.

Kërkimet vazhduan pa ndërprerje për më shumë se dy javë. Në ditën e 19-të të kërkimit Halit Yukay u gjet 68 metra thell në det nga zona e konsideruar si zona ku ndodhi aksidenti.

Vendndodhja u përcaktua nëpërmjet një pajisjeje speciale Sonar të Rojës Bregdetare, ndërsa konfirmimi erdhi nga një robot nënujor (ROV), i cili regjistroi imazhe si të trupit ashtu edhe të pjesëve të motorit dhe të pllakave të varkës.

Procesi i nxjerrjes së trupit është planifikuar të bëhet duke përdorur një sistem special “ashensori”, në mënyrë që procesi të mund të kryhet në mënyrë të sigurt nga shtrati i detit pa shkaktuar dëme të mëtejshme. Zhytësit ushtarakë do të koordinojnë operacionin, i cili pritet të përfundojë brenda orëve të ardhshme.

I lindur në vitin 1982, Halit Yukay ishte pronar i kompanisë Mazu Yachts, e cila prodhon jahte luksoze. Ai e filloi karrierën e tij profesionale si punëtor ndërtimi anijesh dhe kishte një ëndërr për të krijuar kompaninë e tij. Diçka që e arriti në vitin 2011 me Mazu Yachts që njihet në Turqi për dizajnet dhe teknologjitë që përdor.

Kompania e tij ka ndërtuar disa seri jahtesh vitet e fundit, nga Mazu 82, 24.9 metra deri te anija e saj kryesore, 132 DS 40.2 metra.

The post Jahti i tij u zhduk rrugës për në Mykonos, gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk first appeared on JavaNews.al.

Mbyllen homazhet, gazetari Artur Zheji përcillet për në banesën e fundit

By: B K
25 August 2025 at 12:32
Rreth 2 orë e gjysmë zgjatën homazhet për gazetarin Artur Zheji, i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur për shkak të një arresti kardiak.Familjarë, miq e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit në Universitetin e Arteve të Bukura.

Gazetari dhe publicisti, i dalluar për mprehtësinë e fjalës dhe thellësinë e mendimit, ndërroi jetë befasisht nga një arrest kardiak ditën e shtunë, në Sarandë, ku po festonte ditëlindjen e të birit.

Zheji vinte nga një familje e shquar në botën e artit dhe letrave. I ati Petro Zheji, i përkiste plejadës si përkthyes e dijetar, ndërsa e ëma, Besa Imami, ishte aktore.

Artur Zheji studioi për regji, e më pas punoi si dramaturg. Në vitet e para të demokracisë punoi në median italiane, për t’u rikthyer gjatë luftës së Kosovës, me emisionin “Luftë apo Paqe”. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH, ATSH dhe gazeta Mapo.

Që nga viti 2017, Zheji drejtonte emisionin “360 Gradë”, një tryezë debati për çështjet të vendit dhe botës. Ai spikaste në debatin publik, dhe me guxim, shkruante për shumëçka, edhe për vdekjen, “Zonjën Madhështore, të pa korruptueshmen absolute”, siç e cilësonte në një refleksion, një vit më parë.

The post Mbyllen homazhet, gazetari Artur Zheji përcillet për në banesën e fundit first appeared on JavaNews.al.

❌
❌