Pagat bruto dhe neto të lojtarëve të Real Madridit – ka pakënaqësi në zhveshtoren e Los Blancos
Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht se për sezonin financiar 2024/2025 ka arritur një rekord të ri në të ardhura, me plot 1.185 miliardë euro të gjeneruara dhe një fitim neto prej 24 milionë eurosh pas taksave.
Këto rezultate theksojnë menaxhimin financiar të shkëlqyer të klubit të drejtuar nga Florentino Perez, duke shënuar një nga momentet më të forta ekonomikisht në historinë moderne të klubit.
Në mënyrë të veçantë, klubi ndan vetëm 43% të të ardhurave për pagat bruto dhe neto të skuadrës, shumë më poshtë pragut të rekomanduar prej 70 për qind nga UEFA.
Në fakt, kjo është përqindja më e ulët që nga sezoni 2009/2010, duke reflektuar kontrollin e rreptë të politikave të brendshme të pagave, pa ndikuar aspak në performancën e ekipit.
Mbappe dhe hierarkia e pagave
Lojtari më i paguar aktualisht te “Los Blancos” është Kylian Mbappe, i cili përfiton 31 milionë euro bruto në sezon (rreth 16 milionë euro neto). Në krahun tjetër të spektrit, Endrick Felipe, përforcimi i ri brazilian, përfiton mbi 4 milionë euro bruto (rreth 2 milionë neto), duke qenë lojtari më i lirë në aspektin financiar.
Në krahasim me vitin e kaluar, të ardhurat totale janë rritur me më shumë se 10 për qind, ndërsa përqindja e shpenzimeve për paga është ulur nga 47 për qind në 43 për qind. Klubi thekson se ky është një tregues i “përsosmërisë së brendshme financiare”, pasi të dy përqindjet janë nën kufirin optimal prej 50 .
Rroga në defanziv: Alaba dhe Courtois kryesojnë
Në repartin mbrojtës, David Alaba kryeson me një pagë prej 22.5 milionë euro bruto (11.25 milionë neto), i ndjekur nga portieri Thibaut Courtois me 15 milionë bruto (7 milionë neto). Rudiger dhe Militão ndajnë një pagë të ngjashme prej 14.5 milionë bruto (7.25 milionë neto), ndërsa Carvajal dhe Mendy marrin rreth 10.5 milionë bruto (5.25 milionë neto) secili.
Fran García (5.2 milionë bruto/2.6 neto) dhe Andriy Lunin (4.5 milionë bruto/2.25 neto) përmbyllin listën. Ndërkohë, Lucas Vazquez dhe Jesus Vallejo janë larguar, përkatësisht me paga prej 9.4 dhe 1.8 milionë euro bruto.
Mesfusha nën komandën e Bellingham
Jude Bellingham është lojtari më i paguar në mesfushë, me 20.8 milionë euro bruto (10.4 milionë neto), duke kaluar Fede Valverde që merr 16.7 milionë bruto (8.4 neto). Pas tyre renditen Tchouameni dhe Camavinga, me 12.5 milionë bruto (6.3 neto). Dani Ceballos dhe Arda Guler përfitojnë 10.4 dhe 5.2 milionë bruto përkatësisht, me paga neto që shkojnë në 5 dhe 2.6 milionë euro.
Veterani Luka Modric ka reduktuar ndjeshëm pagën pas rinovimit, duke marrë 10.5 milionë bruto sezonin e kaluar (afro 5 neto).
Sulmi: Mbappe dhe Vinicius në krye
Në sulm, Mbappé mbetet i pakapshëm me 16 milionë euro neto në sezon, pa llogaritur bonuset e firmës. Vinicius Junior ka të njëjtën pagë si Bellingham – 20.8 milionë bruto (10.4 neto) – dhe synon një rinovim që ta vendosë në nivelin e francezit, megjithëse negociatat mbeten të ndërlikuara.
Rodrygo Goes përfiton 12.5 milionë bruto (6.25 milionë neto), ndërsa Brahim Diaz merr 7.3 milionë bruto (3.7 neto). Endrick Felipe përmbyll listën, por në horizont është edhe talenti Gonzalo García, i cili mund t’i bashkohet ekipit të parë pas paraqitjeve të shkëlqyera në Kupën e Botës për Klube. Klubi është në negociata për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2027 dhe përmban një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh. /Telegrafi/
The post Pagat bruto dhe neto të lojtarëve të Real Madridit – ka pakënaqësi në zhveshtoren e Los Blancos appeared first on Telegrafi.