Qeveria shqiptare ka rikthyer për konsultim pas dy vitesh projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.
Varianti i ri i projektligjit nuk sjell ndryshime të mëdha në thelbin e konceptimit të skemës së sigurimit nga tërmetet. Ai përcakton detyrimin për sigurimin e të gjitha banesave në vend, me pak përjashtime (psh. shtëpitë e ndërtuara prej argjile, qerpiçi, kallami, etj apo ndërtesave me vendndodhje të lëvizshme apo të përkohshme).
Skema e sigurimit do të administrohet nga një ent i posaçëm me kapital shtetëror që do të ngrihet për këtë qëllim, Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet.
Shuma e sigurimit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa primi i sigurimit që do të paguajnë pronarët e banesave do të përcaktohet nga Fondi për tërmetet, pas marrjes së pëlqimit nga ministri përgjegjës për financat.
Për shtresat nevojë, primi i sigurimit do të financohet nga buxheti i shtetit.
Ashti si në variantin fillestar, projektligji i ri përcakton se subjektet që nuk zbatojnë detyrimin për të lidhur kontratë sigurimi nga tërmetet, nuk marrin shërbime kadastrale, nuk marrin shërbime nga e-Albania dhe as nga Qendra Kombëtare e Biznesit.
Ndër ndryshimet e pakta krahasuar me variantin fillestar të projektligjit është ndryshimi i përcaktimeve lidhur me afatin maksimal për dëmshpërblimin, që në variantin fillestar parashikohej të ishte 9 muaj.
Në projektligjin e ri, rregullat, afatet, kriteret dhe procedurat për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga ngjarjet e tërmeteve përcaktohen me udhëzim ministrit të Financave. Megjithatë, në projektligj përcaktohet se dëmshpërblimi në varësi të shkallës së dëmtimit dhe masës së dëmshpërblimit, paguhet brenda tre muajve, duke filluar nga momenti i plotësimit të plotë të dokumentacionit përkatës.
Një risi e projektligjit të ri është edhe saktësimi i rregullave të dëmshpërblimit në rastin kur një person është i siguruar si me një kontratë të detyrueshme ashtu edhe nëpërmjet një kontrate sigurimi vullnetare. Në një rast të tillë, pagesa e dëmshpërblimit do të bëhet sipas kushteve të sigurimit të detyrueshëm. Për shumën e siguruar që tejkalon vlerën e kontratës së sigurimit të detyrueshëm, pagesa do të bëhet sipas kontratës së sigurimit vullnetar.
Një ndryshim tjetër në projektligj është heqja e parashikimit për mundësinë e menaxhimit të fondit nga një operator ndërkombëtar. Në projektligjin e mëparshëm, përcaktohej që Fondi për Termetet mund të delegonte menaxhimin dhe administrimin operacional pranë një Operatori Teknik Ndërkombëtar. Në versionin e ri të projektligjit, ky përcaktim është hequr.
Ndërkohë që në projektligjin e mëparshëm përcaktohej se menaxhimi i rrjetit të shitjeve do të bëhej nga një agjent i vetëm, i zgjedhur me vendim të Këshillit të Ministrave, në variantin e ri parashikohet mundësia që agjentët e shitjeve të jenë më shumë se një.
Këshilli i Ministrave do të përcaktojë përcakton agjentin/agjentët për menaxhimin e shitjeve, komisionet përkatëse dhe kushtet e bashkëpunimit me ta. Ky parashikim mund të krijojë më shumë hapësira për kompanitë private të sigurimeve, në mënyrë që ato të veprojnë si agjente dhe të përfitojnë nga komisionet e shitjes.
Projektligji i ri gjithashtu rishikon dispozitat qĂ« parashikonin mbikĂ«qyrjen e Fondit pĂ«r Termetet nga Autoriteti i MbikĂ«qyrjes Financiare. NĂ« variantin e ri, pĂ«rcaktimet pĂ«r mbikĂ«qyrjen e AMF-janĂ« mĂ« tĂ« kufizuara, por nga ana tjetĂ«r e bĂ«jnĂ« mĂ« evazive dhe mĂ« pak tĂ« qartĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar se nĂ« çâmasĂ« dhe me çfarĂ« instrumentesh AMF do ta mbikĂ«qyrĂ« kĂ«tĂ« fond.
Projektligji i ri përcakton se AMF, në bazë të këtij ligji dhe përsa është e nevojshme në zbatim të legjislacionit për sigurimin dhe risigurimin në Republikën e Shqipërisë, mbikëqyr Fondin për Tërmetet, në drejtim të unifikimit të rregulloreve dhe standardizimit të akteve rregullatore gjatë veprimtarisë së tij me këtë ligj dhe ligjet e fushës, të transparencës ndaj publikut, të zbatueshmërisë së termave dhe kushteve të kontratave që lidhen me të siguruarit, si dhe të monitorimit të zbatueshmërisë së politikave të investimeve, kur konstaton se nuk janë në përputhje me aktet rregullatore të vendosura apo kur rrezikojnë pozicionin financiar të shoqërisë. Gjithashtu, AMF mund të nxjerrë rekomandime për përmirësimin e veprimtarisë së Fondit për Tërmetet.
Skema bazohet në modelin turk, por me ndryshime të rëndësishme
Projektligji i paraqitur nga qeveria shqiptare ngjason kryesisht në modelin e adoptuar nga Turqia, ku kjo skemë u ngrit me konsulencën e Bankës Botërore.
Në vitin 2020, Turqia e bëri sigurimin ndaj tërmetit të detyrueshëm më ligj dhe për menaxhimin e kësaj skeme u ngrit një ent i posaçëm shtetëror. Megjithatë, skema e aplikuar në Turqi ka disa ndryshime thelbësore nga ajo që propozohet në Shqipëri.
NĂ« rastin e TurqisĂ«, detyrimi ligjor pĂ«r sigurim ekziston vetĂ«m pĂ«r banesat urbane dhe jo pĂ«r ato rurale. Gjithashtu, ligji pĂ«rcakton qartĂ« se skema nuk do tĂ« marrĂ« nĂ« sigurim atĂ« kategori tĂ« ndĂ«rtimeve urbane qĂ« nuk plotĂ«son kriteret teknike pĂ«r tâu siguruar.
Ndërkohë, projektligji që propozohet në Shqipëri kërkon sigurimin e të gjitha banesave urbane dhe rurale, me përjashtim të ndërtimeve prej qerpiçi dhe atyre të lëvizshme. Kjo mund të krijojë një ekspozim të madh ndaj rrezikut financiar, sepse risiguruesit mund të mos pranojnë të risigurojnë ato objekte që nuk plotësojnë disa kritere minimale teknike.
Gjithashtu, Turqia ka të përcaktuara qartë një ndarje të primeve të sigurimit në varësi të shkallës së rrezikut. Territori i vendit është i ndarë në shtatë rajone dhe secili rajon ka një koeficient të veçantë rreziku për llogaritjen e primit, për shkak se rreziku i aktivitetit sizmik është i ndryshëm për pjesë të ndryshme të vendit. Gjithashtu, skema parashikon koeficientë të ndryshëm për ndërtimet me strukturë beton-arme dhe për ndërtimet e llojeve të tjera. Në projektligjin shqiptar nuk propozohet asnjë diferencim i tillë, megjithëse nuk përjashtohet që një diferencim të bëhet në fazën e përgatitjes së akteve nënligjore.
Megjithëse ka një sipërfaqe më të vogël se Turqia, edhe në Shqipëri rreziku sizmik është i ndryshëm në zona të ndryshme dhe një vlerësim i saktë i primit të rrezikut do të kërkonte një diferencim të këtij lloji. Ndërkohë që edhe llojet dhe standardet e ndërtimeve janë shumë të ndryshme, duke pasur parasysh edhe spektrin e gjerë të detyrimit për sigurim. Një ndërtesë njëqindvjeçare në fshat nuk ka të njëjtin rrezik shembjeje me një banesë që ndërtohet sipas standardeve të sotme.
Nga ana tjetër, shembulli i Turqisë tregon edhe faktin që arritja e një mbulimi i të plotë me sigurimin e banesave, qoftë edhe me një skemë të detyrueshme, nuk është aq e lehtë.
Sipas të dhënave më të fundit, nga Fondi turk për Sigurimin e Tërmeteve (DASK), pavarësisht se sigurimi i banesës në zonat urbane është i detyrueshëm me ligj, shkalla e sigurimit të banesave vlerësohet në afërsisht 57%.
Tërmetet e 2019, 93% e dëmeve u paguan brenda një viti
Në nëntor 2019, një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.4 ballë, goditi Shqipërinë, duke prekur mbi 200,000 njerëz në 11 bashki, përfshirë Tiranën dhe Durrësin, dhe duke shkaktuar një ndikim të konsiderueshëm ekonomik të vlerësuar në 7.5% të produktit të brendshëm bruto.
Tërmetet e shtatorit dhe nëntorit të vitit 2019 ishin edhe një provë për tregun e sigurimeve në Shqipëri në përballjen me dëmet nga katastrofat. Sipas informacioneve të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, tërmetet shkaktuan mbi 6200 dëme për tregun e sigurimeve në Shqipëri. Gjithmonë duke iu referuar të dhënave nga AMF, rreth 93% e dëmeve u shlyen brenda një viti, deri në fund të vitit 2020, ndërsa një pjesë e vogël u paguan gjatë vitit 2021. Vlera e përgjithshme e dëmeve të lidhura me tërmetet për kompanitë e sigurimeve vlerësohet se arriti në rreth 40 milionë euro dhe në pjesën më të madhe u pagua nga risiguruesit.
Duke pasur parasysh se vlera e dëmeve të tërmetit të nëntorit 2019 arriti në afërsisht një miliard euro, tregu i sigurimeve sigurisht që pagoi një pjesë të vogël të tyre, edhe për shkak të shkallës së ulët të sigurimit të banesave nga shqiptarët. Megjithatë, tregu i sigurimeve arriti ti përgjigjej mirë dhe në një kohë relativisht të shpejtë klientëve të siguruar.
Primet e sigurimit vullnetar, 9 euro për frymë
Sipas të dhënave nga AMF, vitin e kaluar tregu i sigurimit të pronës nga katastrofat, i shprehur sipas primeve të shkruara bruto, kishte vlerën e 2.2 miliardë lekëve ose afërsisht 22.5 milionë eurove. E shprehur në prime sigurimi për frymë, çdo shqiptar shpenzon mesatarisht afërsisht 9 euro në vit për sigurimin e pronës nga katastrofat.
Primet e shkruara bruto shënuan një rritje me afërsisht 4% krahasuar me një vit më parë, por pesha e tyre specifike pësoi një rënie të mëtejshme në 9.8% të primeve të sigurimit të Jo-Jetës, nga 10% që përbënte një vit më parë. Shifrat e sigurimit janë qartësisht shumë modeste dhe në pjesën madhe vlerësohet se ky sigurimi është faktikisht i detyrueshëm, sepse kërkohet nga banka për sigurimin e pronave që lihen si kolateral për kreditë bankare.
Një nga shqetësimet kryesore të siguruesve është se ligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet faktikisht do të dekurajopjë edhe më shumë shqiptarët për blerë produkte të sigurimit vullnetar të pronës.
Ligji kërkon që sigurim të detyrueshëm vetëm për tërmetet dhe në teori kompanitë private të sigurimeve mund të vazhdojnë të mbulojnë rrezikun nga katastrofat e tjera.
Megjithatë, siguruesit mendojnë se në një vend ku kultura e sigurimit është minimale, pothuajsë askush nuk do të marrë iniciativën të bëjë një sigurim të dytë nga katastrofat e tjera natyrore, veç tërmeteve.
NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, sigurimi nga katastrofat e tjera natyrore do tĂ« ngelet si njĂ« lloj produkti vetĂ«m pĂ«r kredimarrĂ«sit e sektorit bankar, edhe mĂ« shumĂ« nga sa ndodh sot. Mund tĂ« hipotizohet se tĂ« gjithĂ« huamarrĂ«sit qĂ« kanĂ« lĂ«nĂ« njĂ« pronĂ« si kolateral do tĂ« detyrohen tĂ« paguajnĂ« çdo vit dy sigurimeve pĂ«r pronĂ«n njĂ« nĂ« skemĂ«n e detyrueshme shtetĂ«rore dhe njĂ« qĂ« do tĂ« vazhdojĂ« tâua kĂ«rkojĂ« banka.
Shqipëria vlerësohet si një vend me ekspozim të artë nga rrezikut të katastrofave natyrore. Raporti i Rrezikut Botëror 2021, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive për 181 vende, bazuar në kapacitetet përballuese, e rendit Shqipërinë të parën në Evropë dhe në vend të 61, në rang botëror.
Sipas Bankës Botërore, humbjet e mundshme në Shqipëri nga një fatkeqësi natyrore me një periudhë kthimi 250-vjeçare vlerësohen në rreth 2.1 miliardë euro për tërmetet dhe 1.2 miliardë euro për përmbytjet. Që nga viti 1900, Shqipëria është goditur nga dymbëdhjetë tërmete me magnitudë mbi 6 ballë./ E.Shehu
Â
Â
https://monitor.al/qeveria-rikthen-projektligjin-per-sigurimin-e-detyrueshem-nga-termetet/
Â
Â
The post Sigurimi i tërmeteve, si do të funksionojë skema appeared first on Revista Monitor.