Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 August 2025Main stream

UASHINGTON – Administrata Trump, aksionerja kryesore e “Intel” përmes granteve të Aktit të Çipave

19 August 2025 at 18:40

UASHINGTON, 19 gusht /ATSH-DPA/- Qeveria amerikane synon të marrë një pjesë të madhe të aksioneve në kompaninë e prodhimit të çipave “Intel”, i cili është në vështirësi, konfirmoi sot sekretari i Departamentit Amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick në një intervistë për CNBC – pas disa ditësh spekulimesh.

“Presidenti Donald Trump beson se kjo do të rezultojë në një kthim të mirë për taksapaguesin amerikan”, tha ai, duke shtuar se aksionet e qeverisë do të përbëheshin nga aksione pa të drejtë vote.

Lutnick nuk specifikoi madhësinë e aksioneve, apo kohën e blerjes.

Sipas raporteve të medias amerikane, Uashingtoni po kërkon afërsisht 10% të aksioneve të “Intel”, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së saj globale.

Kjo do të ishte ekuivalente me atë që mund të blihej në treg me më shumë se 10 miliardë dollarë subvencione që “Intel-it” iu premtuan nën drejtimin e paraardhësit të Trump, Joe Biden.

Trump prej kohësh i ka hedhur poshtë subvencionet për prodhuesit e çipave duke i quajtur ato një humbje parash, dhe duke preferuar tarifat e larta të importit për të detyruar kompanitë të prodhojnë gjysmëpërçues në SHBA.

Shumica e çipave të avancuar ende prodhohen pothuajse tërësisht në Azi, veçanërisht në Tajvan, ku tensionet në rritje me Kinën kanë nxitur përpjekjet perëndimore për të rritur prodhimin në vend.

Por ndërtimi i pajisjeve të reja zgjat me vite dhe kushton dhjetëra miliarda dollarë.

Në një masë të pazakontë, qeveria amerikane nën drejtimin e presidentit Trump siguroi së fundmi një “aksion të artë” në “US Steel” kur ajo u ble nga “Nippon Steel” i Japonisë – duke i dhënë presidentit të drejtën e vetos mbi transferimet e vendeve të punës, mbylljen e fabrikave ose blerjet e mëdha. //a.i/

The post UASHINGTON – Administrata Trump, aksionerja kryesore e “Intel” përmes granteve të Aktit të Çipave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANALIZË – AP: Pavarësisht takimeve për luftën e Rusisë në Ukrainë, mbeten pengesa të mëdha për paqen

19 August 2025 at 17:56

UASHINGTON, 19 gusht /ATSH/- Takimi i dytë në Zyrën Ovale brenda gjashtë muajsh midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dje në mbrëmje shkoi pa probleme, në kontrast të thellë me takimin e tyre katastrofik në shkurt.

Udhëheqësit evropianë iu bashkuan diskutimeve në një shfaqje të unitetit transatlantik, dhe si ata ashtu edhe Zelensky e falënderuan vazhdimisht Trump për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës 3-vjeçare të Rusisë kundër Ukrainës.

“Nuk dua ta fsheh faktin se nuk isha i sigurt nëse do të shkonte kështu”, tha kancelari gjerman Friedrich Merz në Uashington.

“Por pritshmëritë e mia jo vetëm që u përmbushën, por u tejkaluan”, shtoi ai.

“Kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të kësaj lufte dhe garantimit të sigurisë për Ukrainën dhe të gjithë Evropën”, tha dje Zelensky.

Por, pavarësisht optimizmit të matur dhe shakave miqësore midis udhëheqësve, nuk pati progres konkret në pengesat kryesore për përfundimin e luftës – dhe ky bllokim ka të ngjarë të favorizojë presidentin rus Vladimir Putin, forcat e të cilit vazhdojnë të bëjnë përparim të qëndrueshëm, megjithëse të ngadaltë, në terren në Ukrainë.

“Të gjitha detajet duhet të përcaktohen”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte për Fox News.

Ja një vështrim mbi çështjet që duhet të zgjidhen:

Garanci sigurie për Ukrainën

Për të rënë dakord për një marrëveshje paqeje me Rusinë, Ukraina kërkon siguri për të penguar çdo sulm të ardhshëm nga forcat e Kremlinit.

“Kjo do të thotë, një ushtri e fortë ukrainase që pajiset me armë dhe trajnim nga partnerët perëndimorë”, tha Zelensky.

Kjo potencialisht mund të nënkuptojë gjithashtu ofrimin e një garancie për Ukrainën që i ngjan mandatit të mbrojtjes kolektive të NATO-s, i cili e sheh sulmin ndaj një anëtari të aleancës si një sulm ndaj të gjithëve. Se si do të funksiononte kjo nuk është e qartë.

Për më tepër, aleatët evropianë të Kievit po kërkojnë të krijojnë një forcë që mund të pengojë çdo marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Një koalicion prej 30 vendesh, përfshirë vendet evropiane, Japoninë dhe Australinë, kanë nënshkruar për të mbështetur iniciativën, megjithëse roli që SHBA-të mund të luajnë në një forcë të tillë është i paqartë.

Udhëheqësit evropianë, duke pasur frikë se ambiciet territoriale të Moskës nuk do të ndalen në Ukrainë.

Trump tha se do të ndihmojë në sigurimin e mbrojtjes, por nuk u përfshi në angazhimin e trupave amerikane në Ukrainë, duke premtuar në vend të kësaj SHBA-ja do të ofronte koordinimin.

Rusia e ka hedhur poshtë vazhdimisht idenë e një force të tillë, duke thënë se nuk do të pranonte që trupat e NATO-s të dislokoheshin në Ukrainë.

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron bashkëkryesuan takimin online të martën të vendeve të koalicionit të të gatshëmve.

“Sapo zyrtarët të kenë diskutuar propozimet në më shumë detaje, një takim virtual do të zhvillohet me Trump dhe udhëheqësit evropianë”, tha Rutte.

Duke rënë dakord për një armëpushim

Ukraina dhe mbështetësit e saj evropianë kanë bërë vazhdimisht thirrje për një armëpushim ndërsa zhvillohen bisedimet e paqes.

Putini e ka kundërshtuar këtë perspektivë.

Përpara takimit të tij me udhëheqësin rus javën e kaluar, Trump kërcënoi Rusinë me “pasoja të rënda” nëse nuk pranonte armëpushimin.

Më pas, ai hoqi dorë nga kjo kërkesë dhe tha se ishte më mirë të përqendrohej në një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje – siç ka kërkuar Putini.

Trump tha dje në takimin në Zyrën Ovale me Zelensky se armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës ishte i panevojshëm.

Por pas takimit të tij me dyer të mbyllura me udhëheqësit evropianë dhe Zelensky, Trump u tha gazetarëve – se të gjithë do të preferonin armëpushimin e menjëhershëm ndërsa ishin duke punuar për një paqe të qëndrueshme.

Territor i pushtuar ukrainas

Zelensky dhe udhëheqësit evropianë thanë se Putini kishte kërkuar që Ukraina të hiqte dorë nga Donbasi, një rajon industrial në Ukrainën lindore që ka përjetuar disa nga luftimet më intensive, por që forcat ruse nuk kanë arritur ta pushtojnë plotësisht.

Forcat e Moskës gjithashtu mbajnë nën kontroll Krimenë, si dhe pjesë të gjashtë rajoneve të tjera – të gjitha gjithsej përbëjnë rreth një të pestën e Ukrainës.

Zelensky ka theksuar prej kohësh se Kushtetuta e Ukrainës ndalon copëtimin e vendit të tij.

Ai gjithashtu ka sugjeruar që kërkesa për territor do të shërbente si një trampolinë për një pushtim të ardhshëm.

Rutte tha se mundësia që Ukraina t’ia lëshojë territorin e pushtuar Rusisë në këmbim të paqes nuk u diskutua në bisedimet e djeshme.

“Kjo është një çështje që Zelensky dhe Putin duhet ta shqyrtojnë së bashku”, tha ai për Fox News. //a.i/

The post ANALIZË – AP: Pavarësisht takimeve për luftën e Rusisë në Ukrainë, mbeten pengesa të mëdha për paqen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJENEVË – Zvicra e gatshme t’i japë Putinit “imunitet” për të marrë pjesë në bisedimet e paqes

19 August 2025 at 17:11

GJENEVË, 19 gusht /ATSH-DPA/- Zvicra është e gatshme të presë bisedimet mbi luftën në Ukrainë që përfshijnë pjesëmarrjen e presidentit rus Vladimir Putin, pavarësisht urdhërarrestit të lëshuar kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJPN), tha sot qeveria zvicerane.

Ministri i Jashtëm zviceran Ignazio Cassis tha sot se Putinit mund t’i jepet një imunitet i përkohshëm.

Qeveria zvicerane e ka përdorur më parë këtë qasje në konsultim me GJPN-në.

Valentina Matvienko, një aleate e ngushtë e Putinit, u shfaq në një forum të nivelit të lartë në Gjenevë në korrik, pavarësisht se ishte prekur nga sanksionet perëndimore.

Aktualisht, nuk ka plane konkrete për një samit që përfshin Putinin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Megjithatë, vrulli për bisedime të tilla po rritet pas takimit të Zelensky me presidentin e SHBA-së Donald Trump, dje në Uashington.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni kanë sugjeruar Gjenevën si një vend të mundshëm për bisedime.

Putini udhëtoi për herë të fundit në Gjenevë në vitin 2021 për një samit dypalësh me presidentin e atëhershëm të SHBA-së Joe Biden, disa muaj përpara se të niste luftën kundër Ukrainës.

Gjykata Penale Ndërkombëtare akuzon Putinin si përgjegjës për rrëmbimin dhe deportimin e fëmijëve dhe të miturve nga territoret ukrainase në Rusi. Ajo lëshoi një urdhërarresti për udhëheqësin rus në mars të vitit 2023.

Moska i referohet transferimeve të detyruara të fëmijëve si “evakuime”.

Putini udhëtoi në Alaskë javën e kaluar për bisedime me Trump, por nuk ishte në rrezik arrestimi pasi SHBA-ja nuk është palë në traktatet që rregullojnë Gjykatën Penale Ndërkombëtare.//a.i/

The post GJENEVË – Zvicra e gatshme t’i japë Putinit “imunitet” për të marrë pjesë në bisedimet e paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Rusia vazhdon të frenojë përpjekjet e Trump për takim të shpejtë Putin-Zelensky

19 August 2025 at 16:32

MOSKË, 19 gusht /ATSH-DPA/- Rusia i është përgjigjur me kujdes përpjekjeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump për të organizuar një takim të shpejtë midis udhëheqësit të Kremlinit Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Moska është, në parim, e hapur për çdo format bisedimesh”, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Por të gjitha kontaktet që përfshijnë krerët e shteteve duhet të përgatiten me kujdesin më të madh”, shtoi ai.

Rusia e ka përdorur më parë këtë arsyetim për të hedhur poshtë thirrjet e Zelensky për një takim të shpejtë me Putinin.

Sipas Moskës, delegacionet e nivelit më të ulët duhet së pari të negociojnë një marrëveshje – vetëm atëherë krerët e shteteve mund ta nënshkruajnë zyrtarisht marrëveshjen e para-negociuar.

Që nga maji, negociatat dypalëshe midis Kievit dhe Moskës kanë bërë pak progres, përveç organizimit të disa shkëmbimeve të mëdha të të burgosurve.

Pas një serie takimesh – së pari në Alaska me Putinin të premten, dhe më pas dje në Uashington me Zelensky dhe udhëheqës të tjerë evropianë  – Trump sinjalizoi se një zgjidhje paqeje mund të ishte e arritshme.

Planet përfshijnë organizimin e një takimi Putin-Zelensky brenda dy javëve të ardhshme, i ndjekur nga një samit tripalësh me Trump për të diskutuar kushtet për përfundimin e konfliktit.

Por të dyja palët mbeten larg njëra-tjetrës. Zelensky ka kërkuar vazhdimisht një takim me Putinin, duke argumentuar se vetëm udhëheqësi rus mund t’i japë fund luftës që nisi Moska.

Ndërkohë, Putini dëshiron negociata për një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje përpara se të ndalen luftimet.

Zelensky dhe aleatët e tij thanë se kjo ishte një taktikë vonuese që lejonte vazhdimin e luftës së ashpër të Moskës dhe duke këmbëngulur se një armëpushim duhet të arrihej fillimisht.

Moska po bën përpjekje gjithashtu që Kievi të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO dhe të lëshojë pjesë të mëdha të Ukrainës lindore, duke përfshirë zonat që aktualisht nuk kontrollohen nga forcat ruse. Zelensky i ka hedhur poshtë këto kërkesa.//a.i./

The post MOSKË – Rusia vazhdon të frenojë përpjekjet e Trump për takim të shpejtë Putin-Zelensky appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“The Sun”: Turistët britanikë i drejtohen Rivierës Shqiptare, “Ryanair” rrit fluturimet javore

19 August 2025 at 07:34

LONDËR, 19 gusht /ATSH/- Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Sun”.

Ksamili mbetet një nga atraksionet më të vlerësuara të Shqipërisë – i cili është quajtur “Maldivet e Evropës” falë ujërave të tij të kristalta dhe kasolleve të plazhit mbi ujë.

Ai ndodhet rreth katër orë larg nga Tirana, dhe mënyra më e lehtë për të arritur atje është me makinë.

Plazhi i Ksamilit, është një gadishull i vogël me rërë të bardhë dhe ujëra blu të ndritshëm, me ishuj të vegjël që mund t’i vizitoni me një kanoe ose një varkë të vogël.

Është si një plazh tropikal, por në Evropë!

Gjithashtu, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është një destinacion pushimi, duke qenë një vend i njohur për “pushime në qytet”.

Vitin e kaluar, Bordi Turistik Shqiptar njoftoi se mbi 8,3 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2023 – katër milionë më shumë vizitorë se në vitin 2022.

Michael O’Leary, CEO i “Ryanair” tha se kjo ishte e vetmja linjë ajrore me çmime vërtet të ulëta që ofronte fluturime për/në dhe nga Shqipëria.

“Që nga nisja e fluturimeve tona të para në Shqipëri në nëntor 2023, “Ryanair” ka punuar ngushtë me partnerët tanë në Aeroportin e Tiranës për të arritur objektivat, e cila parashikohet të transportojë mbi 4 milionë pasagjerë në vitin 2026″, shtoi ai.

“Me fillimin e fluturimeve në Shqipëri në nëntor 2023, ekipi i “Ryanair” erdhi me sloganin “Revolucioni i Çmimeve të Ulëta” në Shqipëri”, tha drejtori i Operacioneve të Aeroportit të Tiranës, Piervittorio Farabbi.

“Duke filluar nga sezoni i ardhshëm veror, do të ketë shumë më tepër mundësi për të eksploruar botën nga Tirana dhe për ta ekspozuar Shqipërinë turistike ndaj më shumë vendeve”, shtoi ai.

Kompania ajrore “Ryanair” do ta bëjë edhe më të lehtë udhëtimin drejt destinacionit të quajtur “Maldivet e Evropës”.

Linja ajrore me kosto të ulët konfirmoi se po hap një bazë me tre avionë në Aeroportin e Tiranës në Shqipëri.

Nga prilli i vitit 2026, do të nisin 10 itinerare të reja nga aeroporti, duke përfshirë fluturime të reja nga Birminghami.

Dublini, Verona, Malta dhe Milano janë ndër linjat e tjera.

Dhe fluturimet nga Londra do të shtohen gjithashtu, me linjat që tashmë janë në dispozicion.

Shtesat e reja do të nënkuptojnë 450 fluturime javore në 33 itinerare.

Planet e mëtejshme përfshijnë shtimin e tre avionëve të tjerë në Tiranë, duke e çuar numrin e tyre në gjashtë, me më shumë se pesë milionë pasagjerë në vit.

Fluturimet nga prilli i vitit 2026 nëpërmjet Birminghamit do të kenë një kosto duke filluar nga 50 paund.

Gjithashtu, kompania ajrore “Wizz Air” do të lançojë këtë vit, fluturime direkte nga Aeroporti i Londrës Gatwick për në Tiranë. Itineraret e reja do të lançohen nga tetori për vetëm 19,99 paund. //a.i/

https://www.thesun.co.uk/travel/36335878/ryanair-new-airport-base-europe-maldives-flights/

 

 

 

 

 

The post “The Sun”: Turistët britanikë i drejtohen Rivierës Shqiptare, “Ryanair” rrit fluturimet javore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Përfundon takimi midis Trump dhe udhëheqësve evropianë

18 August 2025 at 23:11

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Takimi midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësve evropianë sot në Shtëpinë e Bardhë ka përfunduar – ndërsa bisedimet u zhvilluan me dyer të mbyllura, sipas BBC.

Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar, apo nëse do të dalë ndonjë njoftim thelbësor.

Sipas burimeve, disa nga udhëheqësit evropianë, mund të zhvillojnë konferenca për shtyp për mediet e tyre vendase.

Ndërsa bota pret të dëgjojë më shumë rreth takimit shumëpalësh, presidenti Trump dhe udhëheqësi ukrainas, Zelensky ndodhen ende në ndërtesë për bisedime të mëtejshme – ndoshta në një format tjetër.

Burimet thanë gjithashtu se intervista e planifikuar më herët e presidentit ukrainas Zelensky për “Fox News” është anuluar. //a.i/.

 

 

The post SHBA – Përfundon takimi midis Trump dhe udhëheqësve evropianë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 18 August 2025Main stream

UASHINGTON – Çfarë tha secili prej udhëheqësve evropianë përpara takimit me dyer të mbyllura

18 August 2025 at 22:59

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Takimi shumëpalësh i presidentit të SHBA-së, Donald Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e Evropës është duke u zhvilluar tani, sipas BBC.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po bisedon me dyer të mbyllura me udhëheqësit evropianë.

Ja çfarë tha secili prej këtyre udhëheqësve evropianë përpara se të fillonte takimi:

• Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet e sotme kishin qenë “konstruktive” dhe se ishin diskutuar çështje të ndjeshme, duke përfshirë garancitë e sigurisë.

• Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se garancitë e sigurisë dhe takimi tripalësh me Rusinë, Ukrainën dhe SHBA-në do të ishin një hap “historik” përpara.

• Kancelari gjerman, Friedrich Merz theksoi nevojën për një armëpushim para çdo takimi me Rusinë, duke i thënë Trump: “Le të punojmë për këtë dhe le të përpiqemi të ushtrojmë presion mbi Rusinë”.

• Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri jehonë thirrjeve të Merz për armëpushim dhe i përshkroi bisedimet – si një çështje sigurie për të gjithë Evropën.

• Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nevojitej garanci që kjo luftë nuk do të ndodhte përsëri, që do të ishte një parakusht i çdo lloj paqeje.

• Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se aleatët duhet të bënin përpjekje për t’i dhënë fund shënjestrimit të infrastrukturës së Ukrainës.

• Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri thirrje që kthimi i fëmijëve të rrëmbyer ukrainas të ishte një përparësi kryesore, duke shtuar: “Si nënë dhe gjyshe, çdo fëmijë duhet të kthehet në familjen e vet”.

• “Mund të vij nga një vend i vogël, por kemi një kufi të gjatë me Rusinë – dhe mendoj se ka pasur më shumë progres në Ukrainë brenda dy javësh sesa në tre vitet e fundit”, tha presidenti finlandez, Alexander Stubb. //a.i/

The post UASHINGTON – Çfarë tha secili prej udhëheqësve evropianë përpara takimit me dyer të mbyllura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Bisedimet Trump-Zelensky-BE vazhdojnë me dyer të mbyllura

18 August 2025 at 22:26

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Takimi shumëpalësh i presidentit të SHBA-së, Donald Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e Evropës është duke u zhvilluar tani, sipas BBC.

Media botërore është larguar nga salla, por Trump dhe udhëheqësit evropianë të mbledhur janë ende të ulur rreth tryezës në Shtëpinë e Bardhë dhe po vazhdojnë bisedimet me dyer të mbyllura.

Trump, e hapi takimin duke prezantuar udhëheqësit evropianë.

“Kemi pasur një ditë shumë të suksesshme deri më tani. Jemi vërtet të nderuar që ju erdhët këtu”, tha Trump.

Trump tha se palët duhet të diskutonin shkëmbimet e mundshme të territorit.

“Ne gjithashtu duhet të diskutojmë shkëmbimet e mundshme të territorit, duke marrë në konsideratë vijën aktuale të kontaktit midis Ukrainës dhe Rusisë”, tha presidenti amerikan.

Trump ka sugjeruar në të kaluarën se Ukraina do të duhet t’ia lëshojë zyrtarisht territorin Rusisë, përfshirë rajonin e Krimesë.

“Në një hap shumë të rëndësishëm, Putini ra dakord që Rusia do të pranonte garanci sigurie për Ukrainën”, tha Trump.

Gjithashtu presidenti i SHBA-së, tha se garancitë e sigurisë do të ishin një temë diskutimi në takimin shumëpalësh.

“Jam optimist se së bashku mund të arrijmë një marrëveshje që do të pengonte çdo agresion të ardhshëm kundër Ukrainës”, tha Trump. //a.i/

The post UASHINGTON – Bisedimet Trump-Zelensky-BE vazhdojnë me dyer të mbyllura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Merz: Nuk mund ta imagjinoj që takimi i ardhshëm Rusi-Ukrainë të zhvillohet pa armëpushim

18 August 2025 at 21:29

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Takimi shumëpalësh i presidentit të SHBA-së, Donald Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e Evropës është duke u zhvilluar tani, disa minuta përpara, sipas CNBC.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se të gjithë udhëheqësit në takim do të donin të shihnin një armëpushim në Ukrainë.

“Rruga është e hapur për negociata të ndërlikuara. Dhe për të qenë i sinqertë, të gjithë do të donim të shihnim një armëpushim”, tha Merz.

“Për sa i përket takimit të ardhshëm, nuk mund ta imagjinoj që takimi i ardhshëm të zhvillohet pa një armëpushim, kështu që le të punojmë për këtë dhe le të përpiqemi të ushtrojmë presion mbi Rusinë”, shtoi ai.

Trump u përgjigj duke sugjeruar që Zelensky dhe Putini do të flisnin dhe do të shihnin se si do të funksionojë kjo.

“Në gjashtë luftërat që kam zgjidhur, nuk kam pasur një armëpushim … Pra, nëse mund ta bëjmë armëpushimin, shkëlqyeshëm, dhe nëse nuk bëjmë një armëpushim, sepse na u dhanë shumë pika të tjera, na u dhanë shumë pika të shkëlqyera”, tha presidenti Trump.

Rusia është kundër një armëpushimi të përkohshëm dhe Trump mbajti të njëjtin qëndrim pas samitit të tij të fundit me Putinin, në Alaskë. //a.i/

The post SHBA – Merz: Nuk mund ta imagjinoj që takimi i ardhshëm Rusi-Ukrainë të zhvillohet pa armëpushim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Garancitë e sigurisë temë diskutimi në takimin shumëpalësh

18 August 2025 at 21:22

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Takimi shumëpalësh i presidentit të SHBA-së, Donald Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e Evropës është duke u zhvilluar tani, disa minuta përpara, sipas CNBC.

“Në një hap shumë të rëndësishëm, Putini ra dakord që Rusia do të pranonte garanci sigurie për Ukrainën”, tha Trump.

“Gjithashtu presidenti i SHBA-së, tha se garancitë e sigurisë do të ishin një temë diskutimi në takimin shumëpalësh.

“Jam optimist se së bashku mund të arrijmë një marrëveshje që do të pengonte çdo agresion të ardhshëm kundër Ukrainës”, tha Trump.

Zelensky tha gjithashtu se ata do të fokusoheshin më shumë në garancitë e sigurisë. //a.i/

The post SHBA – Trump: Garancitë e sigurisë temë diskutimi në takimin shumëpalësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Takimi shumëpalësh i Trump me udhëheqësit evropianë nis para kohe

18 August 2025 at 21:08

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Takimi shumëpalësh i presidentit të SHBA-së, Donald Trump me Zelensky dhe udhëheqësit e Evropës është duke u zhvilluar tani, disa minuta përpara, sipas CNBC.

Trump, e hapi takimin duke prezantuar udhëheqësit evropianë.

“Kemi pasur një ditë shumë të suksesshme deri më tani. Jemi vërtet të nderuar që ju erdhët këtu”, tha Trump.

Trump tha se palët duhet të diskutonin shkëmbimet e mundshme të territorit.

“Ne gjithashtu duhet të diskutojmë shkëmbimet e mundshme të territorit, duke marrë në konsideratë vijën aktuale të kontaktit midis Ukrainës dhe Rusisë”, tha presidenti amerikan.

Trump ka sugjeruar në të kaluarën se Ukraina do të duhet t’ia lëshojë zyrtarisht territorin Rusisë, përfshirë rajonin e Krimesë. //a.i/

 

The post SHBA – Takimi shumëpalësh i Trump me udhëheqësit evropianë nis para kohe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Zelensky: Na duhet gjithçka nga SHBA-ja për të garantuar sigurinë e Ukrainës

18 August 2025 at 20:35

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit sot nga presidenti amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, sipas CNBC.

Gjatë takimit me presidentin Trump, Zelensky tha se po kërkonte garanci sigurie nga SHBA-ja për të arritur një marrëveshje.

I pyetur se çfarë i duhej nga SHBA-ja për të garantuar sigurinë e Ukrainës, trupa, inteligjencë, pajisje, Zelensky u përgjigj: “Gjithçka. Së pari, ka nevojë për një ushtri të fortë ukrainase. Bëhet fjalë për armë, njerëz, misione trajnimi, inteligjencë”, tha ai përkrah Trump.

“Dhe së dyti, do të diskutojmë me partnerët tanë. Varet nga vendet e mëdha, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga miqtë tanë”, tha Zelensky. //a.i/

 

 

The post UASHINGTON – Zelensky: Na duhet gjithçka nga SHBA-ja për të garantuar sigurinë e Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Trump: Negociatat për marrëveshjen e paqes mund të zhvillohen ndërsa Rusia dhe Ukraina janë duke luftuar

18 August 2025 at 20:16

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit sot nga presidenti amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, sipas CNBC.

Gjatë takimit me Zelensky, Trump tha se negociatat për një marrëveshje paqeje mund të zhvillohen “ndërsa ata luftojnë”.

Trump përsëriti se nuk mendonte se duhej të kishte një armëpushim në luftën që po vazhdonte.

“Ne mund të punojmë për një marrëveshje paqeje ndërsa ata janë duke luftuar”, tha Trump në Zyrën Ovale.

“Ata duhet të luftojnë, do të doja që të ndalonin, por strategjikisht kjo do të ishte një disavantazh për njërën palë ose tjetrën”, shtoi ai.

Trump për javë të tëra – në prag të takimit me Putinin – shprehu nevojën për një armëpushim urgjent.

Por, pas takimit të tij me udhëheqësin rus, ai ka sinjalizuar gjithnjë e më shumë nevojën për të shkuar direkt në një Marrëveshje Paqeje. //a.i/

The post UASHINGTON – Trump: Negociatat për marrëveshjen e paqes mund të zhvillohen ndërsa Rusia dhe Ukraina janë duke luftuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Do ta telefonoj Putinin menjëherë pas takimeve të sotme

18 August 2025 at 20:06

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit sot nga presidenti amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, sipas CNBC.

Gjatë takimit me Zelensky, Trump tha se do të telefononte Putinin direkt pas takimeve të tij me Zelensky dhe udhëheqësi e tjerë evropianë.

“Sapo fola me presidentin Putin në mënyrë indirekte dhe do të zhvillojmë një telefonatë menjëherë pas këtyre takimeve sot”, tha Trump në Zyrën Ovale.

“Nëse kjo do të çojë në një takim tripalësh midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së, atëherë ekziston një shans i mirë që ndoshta lufta të përfundojë”, tha presidenti Trump.

“Nëse jo, atëherë luftimet vazhdojnë”, shtoi ai.

“Por, presidenti Putin pret telefonatën time kur të mbarojmë me takimet”, tha Trump. //a.i/

The post SHBA – Trump: Do ta telefonoj Putinin menjëherë pas takimeve të sotme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZË – Hamasi pranon propozimin e ri për armëpushim

18 August 2025 at 20:04

GAZË, 18 gusht /ATSH-ANSA/- Hamasi ka pranuar propozimin e ri për armëpushim në Gazë të paraqitur nga ndërmjetësit, raportoi një burim i “Al Jazeera”

“Ne i informuam ndërmjetësit për marrëveshjen tonë mbi propozimin e paraqitur dje”, tha Hamasi.

Propozimi për armëpushim përfshin lirimin e 10 pengjeve izraelite të gjallë dhe 18 të vdekurve, shpërndarjen e ndihmës në Gazë përmes organizatave humanitare, Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kombeve të Bashkuara, dhe një armëpushim 60-ditor.

Negociatat për t’i dhënë fund luftës do të fillojnë sapo të fillojë armëpushimi.

“Do ta shohim kthimin e pengjeve të mbetura vetëm kur Hamasi të përballet dhe të shkatërrohet.Sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më të mëdha janë shanset për sukses”, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump në platformën e tij të mediave sociale.

Mbani mend, isha unë ai që negocioi dhe siguroi lirimin e qindra pengjeve dhe hyrjen e tyre në Izrael. Isha unë ai që i dha fund gjashtë luftërave në vetëm gjashtë muaj. Isha unë ai që shkatërroi objektet bërthamore të Iranit”,tha Trump.

Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), Eyal Zamir ka miratuar planin për të pushtuar Qytetin e Gazës dhe do t’ia paraqesë nesër ministrit të Mbrojtjes.

Ai shtoi se në bisedimet me dyer të mbyllura gjatë ditëve të fundit, Zamir deklaroi se evakuimi i planifikuar i popullsisë do të zgjaste më pak se dy muaj, pas të cilit qyteti do të rrethohej dhe do të pushtohej.

“Ne do të përpiqemi të minimizojmë përdorimin e forcave rezervë”, tha shefi i IDF-së. //a.i/

 

The post GAZË – Hamasi pranon propozimin e ri për armëpushim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Nëse gjithçka shkon mirë sot, do të kemi një takim tripalësh

18 August 2025 at 19:57

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit sot nga presidenti amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, sipas CNBC.

Gjatë takimit me Zelensky, Trump tha se ka të ngjarë të shkohet drejt një takimi tripalësh me udhëheqësin ukrainas dhe presidentin rus Vladimir Putin.

“Mendoj se do të ketë një shans të arsyeshëm për t’i dhënë fund luftës kur ta bëjmë këtë takim”, tha Trump në Zyrën Ovale.

Zelensky, gjithashtu tha se ishte gati për të marrë pjesë në një takim tripalësh.

“Shpresoj që një paqe e qëndrueshme midis Ukrainës dhe Rusisë të arrihet menjëherë”, tha presidenti i SHBA-së, Trump.

“Shpresoj se kjo luftë nuk do të vazhdojë. Dhe mendoj se njerëzit e të gjithë botës do të jenë shumë të lumtur kur kjo të shpallet”, theksoi ai.//a.i/

 

The post SHBA – Trump: Nëse gjithçka shkon mirë sot, do të kemi një takim tripalësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPANJË – Katër vdekje nga zjarret masive në veri dhe perëndim

18 August 2025 at 17:55

MADRID, 18 gusht /ATSH-DPA/- Numri i të vdekurve nga zjarret masive në veri dhe perëndim të Spanjës arriti në katër, thanë sot autoritetet.

Një zjarrfikës u vra kur kamioni me të cilin udhëtonte u përmbys në provincën León gjatë natës.

“Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur”, thanë shërbimet rajonale të emergjencës.

Tre burra të tjerë, përfshirë dy zjarrfikës vullnetarë, u raportuan të vdekur më herët nga djegiet e rënda të pësuara gjatë luftimit me flakët.

“Aktualisht, janë 23 zjarre të mëdha në nivelin e dytë më të lartë të emergjencës rajonale”, tha drejtoresha e Mbrojtjes Civile, Virginia Barcones.

Deri më tani, zonat me popullsi të pakët janë goditur më rëndë, por mijëra banorë janë evakuuar. Flakët kanë dëmtuar gjithashtu pjesë të rezervave natyrore.

Gjithashtu sot, 15 rrugë kryesisht rurale të vogla u mbyllën në rajonet autonome të Castile dhe León, Galicia, Asturias dhe Extremadura.

Disa shërbime treni me shpejtësi të lartë mbetën të pezulluara për të pestën ditë radhazi.

Autoritetet thanë se thatësira e vazhdueshme, erërat e forta, terreni i vështirë dhe vala e zgjatur e nxehtësisë me temperatura mbi 40 gradë Celsius po i ndërlikojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve.

Temperaturat pritet të bien në shumë zona deri të nesërmen. //a.i/

 

The post SPANJË – Katër vdekje nga zjarret masive në veri dhe perëndim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Wadephul skeptik ndaj dislokimit të trupave në Ukrainë

18 August 2025 at 17:11

BERLIN, 18 gusht /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul ka shprehur skepticizëm në lidhje me idenë e dërgimit të ushtarëve gjermanë në Ukrainë – si pjesë e garancive perëndimore të sigurisë kundër sulmeve ruse.

“Një veprim i tillë ka shumë të ngjarë ta mbingarkojë Gjermaninë”, tha sot politikani konservator – duke e përshkruar këtë perspektivë si një çështje të largët.

Ai tha se Gjermania po përqendrohej në mbrojtjen e territorit të NATO-s, duke theksuar se ishte i vetmi vend evropian që kishte stacionuar një brigadë të gatshme për luftë në Lituani.

“Kjo nuk do të thotë që ne nuk mund ta mbështesim Ukrainën në mënyra të tjera ushtarakisht dhe teknikisht”, shtoi Wadephul.

Wadephul rikonfirmoi qëndrimin e Gjermanisë se vetëm Ukraina mund të vendoste nëse dhe në çfarë kushtesh mund të lëshonte territor.

“Ajo mund ta pranojë një hap të tillë vetëm nëse mund të jetë e sigurt se sulmet ruse me të cilat është përballur nuk do të ndodhin sërish- dhe kjo do të thotë garanci sigurie”, tha ai.

Wadephul theksoi gjithashtu se roli udhëheqës i Gjermanisë në konflikt ishte kryesisht politik.

“Kancelari Friedrich Merz ka arritur të bashkojë evropianët për luftën në Ukrainë – pavarësisht interesave të ndryshme kombëtare. Kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu”, theksoi Wadephul. //a.i/

 

The post GJERMANI – Wadephul skeptik ndaj dislokimit të trupave në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Starmer: Aleatët duhet të sigurohen për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të ndershme në Ukrainë

18 August 2025 at 16:32

LONDËR, 18 gusht /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Keir Starmer tha se aleatët duhet të sigurohen që të ketë paqe të drejtë dhe të ndershme në Ukrainë, ndërsa udhëtoi për në Uashington për të mbështetur Volodymyr Zelensky në bisedimet vendimtare me Donald Trump.

Starmer dhe udhëheqës të tjerë evropianë do të përpiqen të bindin presidentin amerikan që të shmangë mundësinë e një zgjidhjeje që shpërblen agresionin e Vladimir Putinit, por që siguron garanci sigurie amerikane për çdo forcë ushtarake paqeruajtëse nga e ashtuquajtura “koalicion i të gatshmëve”.

Takimi vjen pasi Trump sugjeroi që presidenti ukrainas do të duhej të pranonte se nuk kishte  një “rikthim” të Krimesë, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, dhe se Ukraina nuk do të lejohej të bashkohej me aleancën e NATO-s.

“Të gjithë duan që lufta të përfundojë, jo më pak ukrainasit”, tha Starmer në një video të postuar në X.

“Por ne duhet ta bëjmë këtë siç duhet. Ne duhet të sigurohemi që të arrihet një paqe e qëndrueshme dhe që të jetë e drejtë”, shtoi ai.

“Kjo është arsyeja pse po udhëtoj në Uashington, së bashku me udhëheqësit e tjerë evropianë për ta diskutuar këtë ballë për ballë me presidentin Trump dhe presidentin Zelensky – sepse është në interesin e të gjithëve, është në interesin e Britanisë së Madhe që ta bëjmë këtë siç duhet”, tha Starmer.

Starmer do të shoqërohet nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryemistrja italiane, Giorgia Meloni dhe presidenti finlandez, Alexander Stubb.

Shefi i NATO-s Mark Rutte dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të marrin pjesë gjithashtu.

Në një mesazh në platformën e tij “Truth Social”, Trump tha se presidenti Zelensky mund ta përfundonte luftën me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshironte, ose mund të vazhdonte të luftonte.

“Ukraina nuk duhet të hyjë në NATO  – mbajtja e fqinjit të saj jashtë aleancës dhe pakti i saj i mbrojtjes së ndërsjellë ka qenë një nga qëllimet kryesore të Rusisë”, shtoi ai.

Por Starmer, së bashku me udhëheqësit e tjerë të NATO-s tha se Ukraina është në një rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit në aleancën e sigurisë.

“Rusia nuk mund të ketë veto kundër rrugës së Ukrainës drejt BE-së ose NATO-s”, tha sot zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Starmer. //a.i/

 

The post BM – Starmer: Aleatët duhet të sigurohen për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të ndershme në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

HISTORI – 16 gusht, muzika amerikane humbet dy legjenda

16 August 2025 at 14:01

NJU JORK, 16 gusht /ATSH/- Ngjarjet kryesore historike që kanë ndodhur gjatë viteve më 16 gusht përfshijnë:

• Më 16 gusht 1977, Elvis Presley vdiq në pronën e tij në Greisland në Memfis, Tenesi, në moshën 42-vjeçare;

• 41 vjet më vonë, në vitin 2018, këngëtarja Aretha Franklin, e njohur si Mbretëresha e muzikës “Soul”, vdiq në Detroit në moshën 76-vjeçare.

• Gjithashtu në këtë datë, në vitin 1777, forcat amerikane fituan Betejën e Beningtonit në atë që u konsiderua si një pikë kthese e Luftës Revolucionare.

• Në vitin 1812, Detroiti ra në duart e forcave britanike dhe amerikane vendase në Luftën e vitit 1812.

• Në vitin 1861, presidenti Abraham Lincoln lëshoi Proklamatën 86, e cila u ndaloi shteteve të Unionit të angazhoheshin në tregti me shtetet që ishin në rebelim – d.m.th., Konfederatën.

• Në vitin 1896, u zbulua ari në Territorin Yukon të Kanadasë, duke shkaktuar “Ethet Klondike” që do të tërhiqnin dhjetëra mijëra njerëz në rajon në kërkim të fatit.

• Në vitin 1948, legjenda e bejsbollit Babe Ruth vdiq në Nju Jork në moshën 53-vjeçare.

• Në vitin 1954, u publikua numri i parë i revistës “Sports Illustrated”.

• Në vitin 1962, “Beatles” larguan bateristin e tyre origjinal, Pete Best, duke e zëvendësuar atë me Ringo Starr.

• Në vitin 1978, James Earl Ray, vrasësi i dënuar i Dr. Martin Luther King Jr., tha në seancën dëgjimore në Capitol Hill – se nuk e kishte kryer krimin, duke thënë se ishte mashtruar nga një njeri misterioz i quajtur “Raoul”.

• Në vitin 1987, njerëzit në mbarë botën filluan një festim dyditor të “Konvergjencës Harmonike” – e cila paralajmëroi atë që besimtarët e quanin – fillimi i një epoke të re dhe më të pastër të njerëzimit.

• Në vitin 2014, guvernatori i Misurit, Jay Nixon, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendosi një shtetrrethim, në periferi të Fergusonit në Saint Louis – ku policia dhe protestuesit u përleshën vazhdimisht gjatë javës – pasi një 18-vjeçar me ngjyrë, Michael Brown, u qëllua për vdekje nga një oficer policie i bardhë.

• Në vitin 2020, rrufeja shkaktoi zjarret e mëdha në kompleksin e gushtit në Kaliforni. Mbi 1,600 milje katrorë hektare – një sipërfaqe më e madhe se Rhode Island – do të digjeshin gjatë tre muajve në vijim, sipas AP.  //a.i/

The post HISTORI – 16 gusht, muzika amerikane humbet dy legjenda appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌