Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aktivitet pa leje i LVV-së në zonë të mbrojtur në Badovc – Bulliqi thotë s’kishte nevojë për leje

13 July 2025 at 23:53

Lëvizja Vetëvendosje – dega në Podujevë, ka organizuar një aktivitet në zonën e mbrojtur të Liqenit të Badovcit, duke përfshirë grilla dhe lundrim me varka por me vete nuk e kishin lejen me të cilën do të duhej ti pajiste Ministria e Mjedisit. I pranishëm ishte edhe kryetari Shpejtim Bulliqi, i cili nënkupton se s’kishte nevojë për leje ngase ligji është shfuqizuar. Por ekspertët ligjorë thonë të kundërtën.

ndalon ose së paku kërkon leje për mbajtjen e aktiviteteve në zonat që gëzojnë mbrojtje të veçantë.

Por për dikë, këto nuk duket se kanë peshë.

Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Podujevë ka mbajtur një aktivitet me mbështetësitë e saj në Orllat, buzë Liqenit të Badovcit.

Kjo e fundit është zonë e mbrojtur ujore dhe menaxhohet nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore.

Skarë, muzikë e lundrim. Këto i përfshin aktiviteti e po këto, i ndalon edhe ligji për mbrojtjen e ujërave.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Podujevës që vjen nga kjo parti e që konsideron se nuk pati nevojë për leje.

“Kjo hapsirë është hapsirë e frekuentuar shumë, veçanërisht në numër të madh në ditët e vikendit dhe ajo çka po bëjmë ne në nivel lokal po bëjmë çka është e mundshme që ti rrimë gati të kujdesemi për mjedisin të cilin ndoshta jo edhe rrallë, është në nivelin që duam ta kemi. Përndryshe, masat që janë nxjerrë para pak kohe janë tërheq nga Ministria e Mjedisit prandaj zhvillimi i këtyre aktiviteve nuk është diçka që bie në kundërshtim”, ka theksuar Shpejtim Bulliqi, kryetar i Podujevës.

I pyetur nëse do marrë përgjegjësi në rast se aktiviteti përbën shkelje, Bulliqi shprehet i sigurt se s’do ketë nevojë.

“Sigurisht që ne jemi ata që kujdesemi mos me pas shkelje, punojmë që mos të ketë shkelje dhe kjo çështje është më se normale”, ka theksuar Shpejtim Bulliqi, kryetar i Podujevës.

Por njohës të ligjit kanë qëndrim tjetër duke thënë se aktivitete të tilla, përbëjnë shkelje të ligjit.

“Aktivitetet, përfshirë ato lundruese, ushqimin, ,mbeturinat dhe të tjerat që mund të rezultojnë me ndotjen e ujërave janë të ndaluara dhe është përgjegjësi e secilit të mos marrë veprime të tilla. Për më tepër, çdo aktivitet i tillë duhet të denoncohet, të lajmërohet paraprakisht tek inspektorati i Mjedisit e natyrisht, janë të detyruar të inspektojnë nëse kemi të bëjmë me ndotje të mjedisit. Mund të shqiptojnë gjoba, po qe e arsyeshme. Aktivitetet e tilla duhet lajmëruar paraprakisht dhe  është e domsodshme prezenca e inspektorëve në mënyrë që të konsttaohet nëse kemi tendencë për ndotje të ujërave”, ka theksuar Ardian Bajraktari, avokat.

Interesimit të Dukagjinit lidhur me këtë çështje, nuk i është përgjigjur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës./RTV Dukagjini/

The post Aktivitet pa leje i LVV-së në zonë të mbrojtur në Badovc – Bulliqi thotë s’kishte nevojë për leje appeared first on Telegrafi.

Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë, investim afër 4 milionë euro

19 June 2025 at 11:33

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe zëvendësministrja në detyrë, Daulina Osmani, dhe bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vendosën gurthemelin e pishinës gjysmë-olimpike, në këtë komunë.

Pishina gjysmë-olimpike ka një vlerë investimi afër katër milionë euro, prej të cilave afër tre milionë e gjysmë euro janë investim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kurse pjesa tjetër investim i Komunës së Podujevës.

“Sipërfaqja e gjithmbarshme e ndërtimit do të jetë 4556 metra katrorë. Hapësirat përfshijnë përdhesen, katin e parë dhe podrumin. Në kuadër të këtij projekti parashihet ndërtimi i një pishine për not profesional dhe garues, një tjetër për fëmijë dhe hapësira tjera përcjellëse për rekreacion dhe gastronomi”, thuhet në njoftim.

Kryeministri u shpreh se me këtë projekt qytetarët e Podujevës do të kenë mjedis të këndshëm, në të cilin ata do të mund të kujdesen për shëndetin e tyre përmes sportit të notit, por edhe të shoqërohen së bashku në një ambient publik i cili kujdeset për mirëqenien e qytetarëve.

Ai falënderoi Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Hajrulla Çekun, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.

Kjo do të jetë pishina e dytë publike gjysmë olimpike në nivel vendi, pas asaj në Komunën e Deçanit. /Telegrafi/

The post Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë, investim afër 4 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Podujevës i shtohen edhe 19 mijë lule të reja dhe drunj dekorativë

4 June 2025 at 08:27

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se qytetit i janë shtuar 19 mijë lule të reja dhe 1,850 drunj dekorativë.

Bulliqi ka publikuar disa fotografi nga këto hapësira.

“Qytetit tonë i janë shtuar 19,000 lule të reja dhe 1,850 drunj dekorativë, duke e bërë më të bukur dhe më të gjelbër hapësirën publike. Këto investime kontribuojnë në një mjedis më të pastër për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai./Telegrafi/

 

 

 

The post Podujevës i shtohen edhe 19 mijë lule të reja dhe drunj dekorativë appeared first on Telegrafi.

Dyshohet se organizuan lojëra fati, shoqërohen në polici tre persona në Podujevë

26 May 2025 at 09:54

Policia e Kosovës bën të ditur se në dy raste të ndryshme janë shoqëruar tre persona në stacion për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”, në Podujevë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se në rastin a parë janë shoqëruar dy persona në stacionin policor pasi dyshohet se kishin organizuar lojëra fati online.

“Podujevë – 25.05.2025 – 17:40. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në lokalin e tyre dyshohet se kishin organizuar lojëra të fatit online. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërsa në raportin e dytë një person është shoqëruar në stacionin policor pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit online.

Sic thuhet në raport janë sekuestruar para të gatshme.

“Podujevë – 25.05.2025 – 17:45. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit online. Janë sekuestruar para të gatshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

 

 

The post Dyshohet se organizuan lojëra fati, shoqërohen në polici tre persona në Podujevë appeared first on Telegrafi.

Kurti takon Bulliqin para vendosjes së gurthemelit të ndërtesave të Banimit të Përballueshëm dhe Social

20 May 2025 at 11:52

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mirëprit sot nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi në ndërtesën e Komunës së Podujevës.

Takimi u zhvillua në prag të vendosjes së gurthemelit të ndërtesave të Banimit të Përballueshëm dhe Social në këtë komunë.

“Këtë projekt, kryetari Bulliqi e cilësoi si një nga projektet më të mëdha kapitale në komunën që ai drejton dhe i cili i jep zgjidhje çështjes së banimit dy kategorive të rëndësishme shoqërore, të rinjve dhe rasteve sociale. Ai shprehu falënderimin e tij për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe nivelit qendror në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Podujevës”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeminsitrit.

Kryetari Bulliqi e njoftoi kryeministrin Kurti për punën e komunës si dhe planet për këtë vit. Ai së bashku me disa nga drejtorët komunalë gjithashtu bënë një prezantim të projekteve të realizuara deri më tani dhe të atyre që janë në realizim e sipër.

Kryeministri Kurti e falënderoi për mikpritjen dhe e përgëzoi kryetarin Bulliqi dhe ekipin e tij për punët e mira dhe projektet e shumta në shërbim të qytetarëve./Telegrafi/

 

The post Kurti takon Bulliqin para vendosjes së gurthemelit të ndërtesave të Banimit të Përballueshëm dhe Social appeared first on Telegrafi.

Komuna e Podujevës nxjerr urdhëresë me kufizime të reja për përdorimin e ujit të pijshëm

15 May 2025 at 08:53

Komuna e Podujevës ka nxjerrë një urdhëresë për mënyrën e përdorimit të ujit për pije nga rrjeti i ujësjellësit në sezonin veror.

Në njoftim thuhet se në territorin e Komunës së Podujevës në sezonin veror caktohet mënyra dhe kufizimi i përdorimit të ujit për pije nga rrjeti i ujësjellësit.

Po ashtu theksohet se të gjithë konsumatorët duhet ta respektojnë urdhëresën./Telegrafi/

The post Komuna e Podujevës nxjerr urdhëresë me kufizime të reja për përdorimin e ujit të pijshëm appeared first on Telegrafi.

Prezantohet raporti fillestar i projektit 58 milionësh për ndërtimin e digës së Pollatës

29 April 2025 at 15:47

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot ka marrë pjesë në një takim që është mbajtur në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ku është prezantuar raporti fillestar i projektit për ndërtimin e Digës së Pollatës. Në këtë takim prezent ishin Ministri në detyrë, Liburn Aliu, Zëvendësministri Jeton Raka dhe zyrtarë tjerë.

Kryetari Bulliqi tha se sipas raportit fillestar të hartuar nga kompania e kontraktuar nga MMPHI-ja, kjo digë do të ketë kapacitet të përgjithshëm prej mbi 11 milionë m³ ujë, nga të cilat mbi 9.8 milionë m³ do të jenë ujë i dobishëm për furnizim.

“Projekti parasheh tre skenarë furnizimi me ujë, që në varësi të ndarjes nga sistemi i Batllavës, mund të furnizojë deri në 117,497 banorë me 314 l/s. Ky është një investim jetik që garanton furnizim të qëndrueshëm me ujë për mijëra qytetarë dhe zhvillim të qëndrueshëm për rajonin e Llapit”, theksoi Kryetari Bulliqi.

Ndërkohë, Ministri në detyrë, Liburn Aliu, tha se me një vlerë rreth 58 milionë euro, kjo digë pritet të lehtësojë ndjeshëm mungesën e ujit, sidomos tani kur thatësirat po bëhen më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike globale. /Telegrafi/

 

The post Prezantohet raporti fillestar i projektit 58 milionësh për ndërtimin e digës së Pollatës appeared first on Telegrafi.

Bulliqi: Kemi furnizuar Bibliotekën e Qytetit me 1 mijë e 834 libra të rinj në vlerë afro 20 mijë euro

23 April 2025 at 15:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Librit kanë furnizuar Bibliotekën e Qytetit me 1,834 libra të rinj në vlerë afro 20 mijë euro.

Bulliqi thotë se këta libra janë nga fusha e letërsisë dhe fushave të tjera, të cilët do t’iu shërbejnë lexuesve.

“Gjatë vizitës në Bibliotekën e Qytetit u takova edhe me lexuesit me të cilët diskutuam për kushtet që i ofron salla e leximit. U zotova se kërkesat e tyre do të merren parasysh, gjithnjë në suaza të mundësive, duke e ditur që objekti është nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Bulliqi.

Tutje, ai ka shtuar “Urime Dita Ndërkombëtare e Librit”./Telegrafi/

 

 

 

 

The post Bulliqi: Kemi furnizuar Bibliotekën e Qytetit me 1 mijë e 834 libra të rinj në vlerë afro 20 mijë euro appeared first on Telegrafi.

Podujevë, asfaltohet me shtresën e dytë rruga “Xhemajl Mustafa”

22 April 2025 at 07:26

Komuna e Podujevës ka njoftuar se është asfaltuar ne shtresën e dytë rruga “Xhemajl Mustafa”.

Në njoftimin e bërë nga komuna thuhet se në rrugën “Xhemajl Mustafa” është duke u shtruar shtresa e dytë e asfaltit në një gjatësi prej 750 metrash, duke shënuar një fazë të rëndësishme drejt përfundimit të këtij projekti infrastrukturor.

“Si një ndër rrugët kryesore në qytet, ky projekt ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në komunikacion”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

 

The post Podujevë, asfaltohet me shtresën e dytë rruga “Xhemajl Mustafa” appeared first on Telegrafi.

Dita e shtatë e protestës së transportuesve nga Llapi, Mustafa: Mijëra udhëtarë kanë mbetur pa transport publik, policia po vazhdon me gjoba

19 March 2025 at 10:53

Për shtatë ditë radhazi, banorët e Podujevës dhe rrethinës janë duke u përballur me mungesën e transportit publik, pasi transportuesit e Llapit po protestojnë para Komunës së Prishtinës, kundër vendimit që ndalon hyrjen e autobusëve në zonën ku zakonisht stacionohen ata që shkojnë nga Podujeva.

Nënkryetari i Shoqatës së Transportit të Llapit, Mentor Mustafa, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se qytetarët e Podujevës janë ata që po e pësojnë për shkak të vendimit të Komunës së Prishtinës.

“Gjendja është si në ditën e parë, kanë filluar disa takime dje dhe sot. Po presim që të bëhet më e mira për qytetarët e Podujevës, sepse janë duke e pësuar shumë keq, sot është dita e shtatë e protestës”, tha ai.

Mustafa po ashtu tha se përderisa protesta po vazhdon, policia është duke shqiptuar gjoba në vazhdimësi.

“Janë diku rreth 22 autobusë, ka shtatë gjoba për secilin autobus. Gjobat janë diku nga 100 deri 150 euro”, theksoi ai.

Në intervistë, ai deklaroi se Komuna e Prishtinës po këmbëngulë në vendimin e tyre, derisa bëri të ditur se kanë dhënë një propozim,

“Nuk kemi mundur deri tani me arritë ndonjë zgjidhje, ata prapë kanë këmbëngulë në vendimin e tyre. Ne ua kemi dhënë si propozim me hi nga shkolla ‘Nobel’ rruga Zagrebi, me shku stacion autobusëve dhe kthimin ta bëjmë nga Bahollet e te Xhamia e Llapit. Ndryshe, nuk mundemi të funksionojmë ne. Kemi përkrahjen e Ministrisë së Infrastrukturës, sepse ne nuk jemi tu kërku asgjë më shumë se atë që na takon me ligj”, shtoi ai.

Mustafa deklaroi se 78 fshatra kanë mbetur pa transport publik, e ku janë mijëra udhëtarë që udhëtojnë çdo ditë Prishtinë-Podujevë.

Ai tha se shpreson që të arrihet një zgjidhje për të mirën e udhëtarëve, në të kundërtën do të bllokohet i gjithë qyteti.

Ndryshe, ditë më parë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se protestuesit nga Podujeva duhet të respektojnë vendimin, ashtu siç veprojnë edhe linjat e tjera nga qytetet e Kosovës.

“Me vëmendje po përcjell protestën e vozitësve të autobusëve nga Podujeva, të cilët po protestojnë para objektit të Komunës kundër vendimit për linjat ndërurbane, vendim i cili është zbatuar dhe respektuar në vazhdimësi nga linjat ndërurbane që vijnë nga Drenasi, Peja, Gjakova, Mitrovica, Ferizaji dhe qytete të tjera. Ky vendim kërkon që linjat ndërurbane të përdorin rrugët rajonale dhe të kenë si pikë ndalimi “Stacionin e Autobusëve”. Deri tani, autobusët nga Podujeva kanë qarkulluar edhe brenda Kryeqytetit, gjë që ka rënduar trafikun dhe ka ndërhyrë në kompetencat e trafikut urban, i cili është përgjegjës për shërbimet e trafikut brenda Kryeqytetit”, kishte pohuar Rama./Telegrafi/

 

 

The post Dita e shtatë e protestës së transportuesve nga Llapi, Mustafa: Mijëra udhëtarë kanë mbetur pa transport publik, policia po vazhdon me gjoba appeared first on Telegrafi.

Përmirësimi i shërbimeve, 80 për qind e qytetarëve të Podujevës të kënaqur me shpejtësinë e shërbimeve digjitale

11 February 2025 at 09:53

Sipas një ankete të realizuar nga organizata Demokraci për Zhvillim (D4D), përdorimi i shërbimeve digjitale në Komunën e Podujevës ka arritur një nivel të lartë, me 73% të qytetarëve që kanë përdorur këto shërbime.

Sipas kësaj ankete 63% e qytetarëve kanë arritur të përfundojnë një pjesë të procesit online, duke treguar një pranim të mirë të platformave digjitale për ofrimin e shërbimeve publike.

Sa i përket kohës së ofrimit të shërbimeve, 80% e qytetarëve janë të kënaqur me shpejtësinë e procesit, duke përfshirë shërbimet online.

Megjithatë, 22% e të anketuarve kanë shprehur pakënaqësi lidhur me këtë aspekt.

Gjithashtu, 58% e qytetarëve mendojnë se koha për të marrë shërbimin është shkurtuar, ndërsa 22% e të anketuarve pajtohen plotësisht me këtë pohim. /Telegrafi/

The post Përmirësimi i shërbimeve, 80 për qind e qytetarëve të Podujevës të kënaqur me shpejtësinë e shërbimeve digjitale appeared first on Telegrafi.

Komuna e Podujevës organizon koncert/homazh për dëshmoren Ylfete Humolli

30 January 2025 at 08:26

Me rastin e 35-vjetorit të rënies në altarin e lirisë të dëshmores së kombit Ylfete Humolli, Komuna e Podujevës organizon koncert/homazh.

Ky organizim mbahet të shtunën më 01.02.2025 në Teatrin “Avdush Hasani” dhe fillon në orën 12:00.

“Në këtë koncert/homazh marrin pjesë mezosopranoja Besiana Mehmedi, sopranoja Adelina Paloja dhe pianistja Alba Muçolli. Kurse mysafirë specialë janë maestro Zhani Ciko dhe prof.Rudina Ciko”, bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/

 

The post Komuna e Podujevës organizon koncert/homazh për dëshmoren Ylfete Humolli appeared first on Telegrafi.

Bulliqi takon nxënësit e klasave të katërta, flasin për funksionimin e institucioneve publike

24 January 2025 at 15:24

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim nxënësit e klasave të katërta të Shkollës Fillore “Naim Frashëri”.

Bulliqi ka theksuar se bashkë me nxënës kanë diskutuar rreth funksionimit të institucioneve publike.

“Sot, së bashkë me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, me kënaqësi i pritëm në takim nxënësit e klasave të katërta të Shkollës Fillore “Frashëri” të shoqëruar nga zëvendësdrejtoresha Vjollca Breznica. Takimin e zhvilluam në kuadër të një aktiviteti edukativ, pjesë e njësisë mësimore për institucionet, ku nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth funksionimit të institucioneve publike”, ka theksuar ai.

Tutje, ai ka pohuar se “gjatë takimit, nxënësit parashtruan pyetje lidhur me punën e Komunës, rolin e kryetarit dhe për procese të ndryshme, ku me kënaqësi u përgjigja dhe i falënderova për interesimin e treguar dhe i inkurajova që të vazhdojnë të mësojnë dhe të jenë qytetarë aktivë në të ardhmen”./Telegrafi/

 

The post Bulliqi takon nxënësit e klasave të katërta, flasin për funksionimin e institucioneve publike appeared first on Telegrafi.

Bulliqi: Këtë vit do të fillojë ndërtimi i Palestrës së re Sportive në shkollën “Shaban Shala”

22 January 2025 at 12:11

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se gjatë këtij viti do të fillojnë me ndërtimin e Palestrës së re Sportive në shkollën “Shaban Shala”.

Kështu ka njoftuar Bulliqi përmes një postimi në Facebook.

“Dje, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizituam shkollën “Shaban Shala” për dy arsye të rëndësishme. E para, për të parë nga afër transformimin e brendshëm e të jashtëm të shkollës pas rinovimit të realizuar, dhe e dyta, për të ndarë lajmin e mirë me stafin dhe nxënësit se këtë vit do të fillojë ndërtimi i Palestrës së re Sportive në këtë shkollë”, ka theksuar ai./Telegrafi/

The post Bulliqi: Këtë vit do të fillojë ndërtimi i Palestrës së re Sportive në shkollën “Shaban Shala” appeared first on Telegrafi.

Podujevë, pensionohet zyrtarja komunale Sakibe Zhushi

7 January 2025 at 08:17

Në Komunën e Podujevës është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Sakibe Zhushi.

Pensionimi i saj është përcjellë me një ceremoni, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtoresha për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Saranda Stublla dhe zyrtarë tjerë komunalë.

“Kryetari Bulliqi e falënderoi zyrtaren Zhushi për kontributin e dhënë ndër vite për qytetarët dhe institucionin e Komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin ndaj institucionit, kryetari i ndau një mirënjohje Zhushi dhe i uroi shëndet./Telegrafi/

The post Podujevë, pensionohet zyrtarja komunale Sakibe Zhushi appeared first on Telegrafi.

​Disa fshatra të Podujevës mbesin pa rrymë

4 January 2025 at 14:44

Disa fshatra të Podujevës kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të prishjes së një kablloje nëntokësore.

Dalja që furnizon me rrymë fshatrat Llapashticë, Sibovc, Sekiraqë, Konushevc e disa të tjera përreth është jashtë funksionit.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi në Kompaninë për Distribuimin e Energjisë në Kosovë (KEDS), Lulzim Krasniqi.

Ai potencoi se ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe janë duke punuar në rregullimin e kësaj kablloje nëntokësore.

“Për shkak të prishjes së një kablloje nëntokësore në rajonin e Podujevës, Dalja që furnizon fshatrat Llapashticë, Sibovc, Sekiraqë, Konushevc etj., është jashtë funksionit, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike. Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe janë duke punuar në mënyrë intensive për rivënien në funksion të kësaj daljeje. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar, dhe besojmë se brenda një afati optimal do t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike”, njoftoi Krasniqi për kp.

 

The post ​Disa fshatra të Podujevës mbesin pa rrymë appeared first on Telegrafi.

Podujevë, ndahen çmimet për sportistin e vitit

27 December 2024 at 14:52

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë  pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për sportistin e vitit, ku u ndanë çmimet për më të dalluarit për vitin 2024.

Bulliqi thotë se “ky aktivitet, tashmë tradicional në Komunën e Podujevës vlerëson punën, përkushtimin dhe sukseset e sportistëve tanë”.

“Dua të përgëzoj të gjithë sportistët e nominuar, trajnerët dhe ekipet e tyre për rezultatet gjatë këtij viti. Përkushtimi dhe energjia e tyre janë frymëzuese dhe një shembull i shkëlqyer i unitetit, disiplinës dhe suksesit”, ka shkruar Bulliqi.

Tutje, ai shton se “si institucion, ne do të vazhdojmë të mbështesim sportin dhe të krijojmë hapësira që talentet e reja të zhvillohen e të arrijnë potencialin e tyre të plotë”.

“Urime të gjithë fituesve dhe suksese të gjithë sportistëve në vitin 2025”./Telegrafi/

The post Podujevë, ndahen çmimet për sportistin e vitit appeared first on Telegrafi.

Podujevë, sot ndahen çmimet e konkursit letrar

20 December 2024 at 08:57

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Podujevës organizon takimet e përvjetshme të Kulturës ‘Kadri Kadriu’.

Manifestimi do të mbahet sot duke filluar prej orës 17:00 në Galerinë e Arteve në Podujevë.

Në manifestimin letrar do të ndahen çmimet e konkursit letrar, çmimi “Afrim Maliqi” si dhe çmimet tjera debutuese.

“Të gjithë aplikuesit janë të obliguar të marrin pjesë në këtë manifestim letrar”, thuhet në njoftim.

Ftohen qytetarët dhe dashamirët e artit të marrin pjesë. /Telegrafi/

The post Podujevë, sot ndahen çmimet e konkursit letrar appeared first on Telegrafi.

“Ditët e Fundvitit 2024”, Komuna e Podujevës hap thirrjen për vendosjen e shtëpizave të drurit

16 December 2024 at 09:41

Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, ka hapur thirrjen për bizneset lokale që të aplikojnë për vendosjen e shtëpizave të drurit në kuadër të projektit/festivalit “Ditët e Fundvitit 2024”.

Afati për aplikim fillon nga sot, 16 dhjetor dhe zgjat deri më 18 dhjetor 2024.

Ky aktivitet ka për qëllim ngritjen e turizmit të brendshëm, pasurimin e jetës kulturore, si dhe rritjen e aktiviteteve argëtuese në qytetin e Podujevës.

Njëkohësisht, synohet edhe mbështetja e bizneseve lokale përmes ofrimit të shërbimeve të gastronomisë në “Sheshin e Dëshmorëve”.

Për kriteret dhe procedurat e aplikimit, bizneset mund të marrin më shumë informacione përmes kanaleve zyrtare të komunës. /Telegrafi/

The post “Ditët e Fundvitit 2024”, Komuna e Podujevës hap thirrjen për vendosjen e shtëpizave të drurit appeared first on Telegrafi.

Bulliqi nënshkruan memorandum mirëkuptimi lidhur me aktivitetin për integritetin e Komunës së Podujevës

13 December 2024 at 14:43

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe përfaqësuesit e DAI GLOBAL LLC, kanë nënshkruar Memorandum mirëkuptimi lidhur me Aktivitetin për Integritetin e Komunës së Podujevës.

Qëllimi i këtij Memorandumi është të zyrtarizojë bashkëpunimin ndërmjet DAI-t (kontraktuesit që zbaton Aktivitetin për Integritet Komunal në Kosovë të financuar nga USAID-i) dhe Komunës.

“Bazuar në këtë Memorandum, Komuna dhe DAI do të përkushtohen ndaj parimeve të qeverisjes së mirë: sundimit të ligjit, transparencës, llogaridhënies, efikasitetit, efektivitetit, përgjegjshmërisë, përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Tutje, theksohet se nëpërmjet këtij dokumenti Komuna synon të lehtësojë qasjen e DAI në organet komunale, të merr pjesë në programet e trajnimit, zhvillimin e kapaciteteve dhe aktivitetet e asistencës teknike, etj.

Kurse, DAI synon të ofrojë asistencë teknike të personalizuar përmes këshillimeve dhe trajnimeve, të krijohen mekanizma për të rritur llogaridhënien në menaxhimin e financave publike dhe procesin e prokurimit, etj./Telegrafi/

The post Bulliqi nënshkruan memorandum mirëkuptimi lidhur me aktivitetin për integritetin e Komunës së Podujevës appeared first on Telegrafi.

❌
❌