Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Main stream

Zef Deda, një zemër e bardhë që driti me dashuri dhe talent traditën e artit skenik të Shkodrës

By: berti
27 July 2025 at 17:29

Nga Albert Vataj Zef Deda mbush sot 75 vjeç. Mungimi i tij prej dy vitesh, ndoshta nuk është shkas as për familjen, as për Migjenin, as për miqtë të ëmbëltohen. Por dimensionet e tilla njerëzore që ai mëkoi me shpirt, kudo ku ai ishte prani dhe përjetim, i njohin si të drejtë të gjithëve të kremtojnë këtë ditëlindje. Drita e Shkodrës, e këtij qyteti që për të ishte skenë dhe atdhe shpirtëror…

Source

“SIGURIA DETARE”, nga Ksamili në Koman ka kontrolluar 452 mjete lundruese nga të cilat 33 janë bllokuar

By: berti
27 July 2025 at 16:52

Vijon monitorimi intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”. Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare gjatë kësaj jave janë intensifikuar monitorimet dhe kontrollet dhe si rezultat nga Ksamili në Koman janë kontrolluar 452 mjete lundruese nga të cilat 33 janë bllokuar. 8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë.

Source

Shqetësimet për sigurinë, anulojnë paradën vjetore të Ditës së Marinës në Shën Petërburg

By: berti
27 July 2025 at 16:45

Qeveria ruse ka anuluar paradën vjetore të Ditës së Marinës në Shën Petërburg, e planifikuar për sot, duke përmendur shqetësime për sigurinë. “Kjo është e lidhur me situatën e përgjithshme, për arsye sigurie, të cilat kanë përparësi mbi gjithçka”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për agjencitë ruse të lajmeve. Presidenti Vladimir Putin e kishte prezantuar paradën detare në vitin…

Source

Vengu dhe Kumbaro nga Vlora: Situata e zjarreve nën kontroll, vijon mbështetja nga ajri

By: berti
27 July 2025 at 16:41

Situata per shuarjen e zjarreve në vend po shkon drejt normalizimit, ndërsa kushtet atmosferike kanë lehtësuar ndjeshëm punën e forcave në terren që prej ditësh janë në përballje të vazhdueshme me flakët. Nga Vlora, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, përsëritën angazhimin e plotë institucional në…

Source

I bashkohet yjeve të përjetësisë, Violeta Sekuj, një korçare që u rrit me mëkim shpirtëror në tempullin e korifenjve, Teatrin “Migjeni”

By: berti
27 July 2025 at 16:07

Nga Albert Vataj Ka jetë që digjen ngadalë si qirinj të vegjël, dhe ka jetë që rrezatojnë si një dritare e hapur mbi kohën. Jeta e Violeta Sekujt është nga ato që mbeten, nga ato që zgjaten përtej kufirit të vetvetes, duke dhënë prej shpirtit atë që arti kërkon më shumë se çdo gjë tjetër: një të vërtetë njerëzore. I bashkohet yjeve të përjetësisë, Violeta Sekuj, një korçare që u rrit me mëkim…

Source

Masat e reja, Rama: Rritje e peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit

By: berti
27 July 2025 at 15:41

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj pezullimit nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë. Rama e cilësoi pezullimin vetëm si masën e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.

Source

Presidenti Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

By: berti
27 July 2025 at 15:39

Një palestinezo-amerikan i shquar tha të premten se presidenti i SHBA-së Donald Trump e kishte informuar se do të pranonte krijimin e një shteti palestinez. Bishara Bahbah, kryetar i organizatës Arabo-Amerikane për Paqe, e njohur më parë si Arabo-Amerikanët për Trump, i tha Al Arabiya se një pikë ngërçi në bisedimet aktuale për armëpushim ishte nëse forcat izraelite do të mbeteshin të pranishme…

Source

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

By: berti
27 July 2025 at 15:24

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një telefonatë kanë diskutuar përshkallëzimin e krizës humanitare në Gaza dhe perspektivat për paqe në rajon. Sipas Presidencës Turke, gjatë bisedës telefonike me homologun e tij francez, presidenti Erdogan shprehu shqetësim të madh për përkeqësimin e kushteve në Gaza, si dhe kërkoi ndërhyrje të shpejtë…

Source

“Vazhdojmë” – Mesazhi i Kryeministrit dhe vendosmëria për t’i kthyer Tiranës hapësirat publike

By: berti
27 July 2025 at 15:19

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Kryeministri ka ndarë një fotogaleri që pasqyron një proces të pandalshëm: çlirimin e hapësirave publike në çdo cep të Tiranës. Me një fjali të shkurtër, por të ngarkuar me domethënie – “Vazhdojmë” – ai dëshmon qartë vendosmërinë për të çuar deri në fund një aksion që tashmë është shndërruar në një angazhim të shpallur publikisht.

Source

Albana Koçiu në Qendrën Shëndetësore Verore në Pogradec, nga 1 korriku janë kryer 981 vizita

By: berti
27 July 2025 at 15:10

Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes një postimi të bërë në mediat sociale ka këshilluar se “Temperaturat e larta të këtyre ditëve kërkojnë më shumë kujdes për shëndetin tuaj, sidomos në qytete turistike si Pogradeci, ku mijëra pushues nga gjithë vendi dhe jashtë tij vinë për të shijuar freskinë e liqenit. Në Qendrën Shëndetësore Verore në Pogradec…

Source

Rreth 100 kamionë me ndihma hyjnë në zonë, ndërsa Izraeli nis një pauzë taktike

By: berti
27 July 2025 at 14:57

Në sfondin e një krize të afërt urie në Rripin e Gazës, dërgesa masive ndihmash humanitare arritën sot për herë të parë, pas shumë muajsh në këtë zonë të rrethuar dhe të goditur rëndë nga lufta. ”Një autokolonë me rreth 100 kamionë me ndihma për popullsinë e vuajtur hyri në Gaza përmes pikës kufitare Kerem Shalom”, sipas burimeve palestineze nga territori. Pak orë më parë…

Source

Policia: 12 shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve, të arrestuar apo të proceduar

By: berti
27 July 2025 at 14:56

Policia e Shtetit apeloi sot qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të mos shkaktojnë zjarre si me qëllim apo nga pakujdesia pasi do të përballen me ligjin. Policia solli një përmbledhje të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale për parandalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Strukturat e Policisë së Shtetit, krahas angazhimit në terren në bashkëpunim me shërbimet…

Source

Terror në Sarandë, kanosi me thikë dhe ndoqi 41 vjeçarin, shpallet në kërkim i riu

By: berti
27 July 2025 at 14:38

Kanosi me thikë një shtetas dhe e ndoqi me makinë, duke i dëmtuar edhe automjetin, shpallet në kërkim 21-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin M. B., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.

Source

Shteti i Palestinës dhe përgjegjësia e bashkësisë ndërkombëtare

By: berti
27 July 2025 at 14:35

Andrea Tornielli Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se Franca do ta njohë Shtetin e Palestinës dhe se njoftimi solemn do të bëhet gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shtatorin e ardhshëm. Ndërkohë, po punohet për të organizuar “Konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë për zgjidhjen paqësore të çështjes palestineze dhe zbatimin e zgjidhjes me dy Shtete”…

Source

Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

By: berti
27 July 2025 at 13:47

Nga Albert Vataj Më 27 korrik të çdo viti, kalendari kishtar kujton një nga figurat më të ndritura të krishterimit lindor, Shën Klementin e Ohrit, ipeshkëvin dhe misionarin e shekullit IX, dishepullin besnik të Shën Qirilit dhe Shën Metodit. Ai njihet si një nga themeluesit e shkollës së Ohrit, si përhapës i shkrim-leximit në gjuhën sllave dhe si krijues i një tradite të re liturgjike…

Source

Edi Rama: Më në fund, Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht pas lirimit të hapësirave publike

By: berti
27 July 2025 at 13:22

“Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht pas lirimit të hapësirave publike dhe bashkëpunimit me bizneset, të cilat kanë kuptuar rëndësinë po edhe interesin reciprok të kësaj përpjekjeje që do të vijojë”, shkruan Kryeministri, Edi Rama në postimin që ai ka bërë në mediat sociale, tekst i cili shoqëron një video ku tregohet pjesë të Shkodrës ku kalimtarët ecin në pjesën e dedikuar atyre…

Source

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

By: berti
27 July 2025 at 13:15

Izraeli shpalli të dielën një “pauzë taktike” në luftime në disa pjesë të Gazës dhe tha se do ta lejonte OKB-në dhe agjencitë e ndihmës të hapnin rrugë tokësore të sigurta për ta trajtuar krizën e thelluar të urisë. Ushtria gjithashtu tha se kishte filluar hedhjen nga ajri të ushqimit në territor dhe hodhi poshtë akuzat se po përdorte urinë si armë kundër civilëve palestinezë. Në një deklaratë…

Source

Pjesë të Kroacisë u goditën nga një stuhi me shira që shkaktuan përmbytje

By: berti
27 July 2025 at 13:11

Ndërkohë, në afërsi të Karlovacit dhe Loshinjit ra edhe breshër, ndërsa një sasi e madhe shiu ra në Cres, raportojnë mediet kroate. Administrata e qytetit të Dubrovnikut kishte lëshuar një njoftim ku thuhej se Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik Kroat (DHMZ) ka dhënë një paralajmërim për mot të keq për zonën e Dubrovnikut, sipas dubrovniktimes.com. Sipas njoftimit…

Source

Stakohet linja Bulqizë-Krastë, Balluku: Dëme të konsiderueshme në sistemin energjetik nga zjarret

By: berti
27 July 2025 at 12:51

Linja e transmetimit të energjisë Bulqizë-Krastë është stakuar për arsye sigurie për shkak të përhapjes së flakëve në afërsi të saj. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot se “për arsye sigurie kemi qenë të detyruar të stakojmë nënstacione apo linja transmetimi, në afërsi të vatrave të zjarrit, por duke u kujdesur edhe për shërbim të pandërprerë për…

Source

Martin Camaj: Për Koliqin vetmohimi për çështje, ndjenja e përgjegjësisë, për të punue e jetue si Rilindas ishte e natyrshme dhe e vetvetishme

By: berti
27 July 2025 at 12:47

Nga Martin CAMAJ E randë dhe e vështirë asht edhe për mue barra që po më bie të shkruej për këtë humbje shi në këtë vend ku Ernest Koliqi shtjelloi për tetëmbëdhjetë vjet tema gjithfarësh shoqnore, frymëdhanëse të artit dhe përtrijse të kulturës shqiptare. Kjo peshë lehtësohet kur me bindje thom: zemra s’e mban, por as arsyeja s’duron të flasim për vdekje: vetja e Koliqit e paisun me vlera të…

Source

❌
❌