Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 July 2025Main stream

Aliu: Do të ndërtohet një Qendër për proteza për personat e lënduar nga zjarri në Koçan

26 July 2025 at 19:24

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se të lënduarit në diskotekën “Puls” në Koçan kanë mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë.

Aziri shtoi se në periudhën e ardhshme do të ndërtohet një Qendër për proteza në Shkup, ndërsa të rinjtë e lënduar që kanë nevojë për ndërhyrje dhe trajtime shtesë të cilat janë të shtrenjta, do të mbështeten nga shteti.

“Jemi të vetëdijshëm se ka trajtime dhe procese që janë të shtrenjta dhe të kushtueshme, por ne si shtet jemi të detyruar t’i ofrojmë kujdes shëndetësor çdo qytetari. Unë personalisht isha në Koçan dhe tani ju them se për çdo proces që kërkon financim, ne do të dalim në ndihmë. Poashtu çdo proces që kërkon futjen e njohurive do të bëjmë trajnime të tilla dhe gjithashtu do të mbështesim çdo proces që kërkon mobilitetin e qytetarëve tanë jashtë vendit. Ky proces nuk do të përfundojë shpejt, këto janë procese afatgjata dhe do të na duhet një qasje afatgjate”, ka thënë Aliu.

Ministri i Shëndetësisë thotë se është bërë analizë nga ekspertë të vendit, por edhe nga ekspertë të përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në tragjedinë.

“Prandaj punojmë intensivisht dhe kam pasur disa takime me disa ambasada, në mënyrë që disa nga pacientët të mund të shkojnë jashtë vendit për trajtim dhe mjekim shtesë. Por edhe të krijojmë infrastrukturë brenda vendit. Për shembull, një nga këto është të gjenerojmë proteza. Ne nuk kemi një laborator të tillë. Realizova takim me njerëz nga Sllovenia dhe të shohim deri ku është procedura”, ka thënë Aliu.

Ministri Aliu shtoi se janë krijuar grupe pune brenda Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim krijimin e Strategjisë afatgjate në mënyrë siç thotë ai, të kenë një qasje infrastrukturore, njerëzore dhe profesionale ndaj qytetarëve të Koçanit.

The post Aliu: Do të ndërtohet një Qendër për proteza për personat e lënduar nga zjarri në Koçan appeared first on Telegrafi.

VLEN: “Bota serbe” një lajm i rremë, Arben Fetai zbuloi fushatën e manipulimit të orkestruar nga BDI

26 July 2025 at 17:30

“Përfaqësuesit e “Botës serbe” dhe mjeshtrit e dezinformatave, tashmë të njohur nga listat e zeza amerikane, sot sërish kanë shpërndarë lajme të rreme, duke inskenuar një “shqetësim” për faktin se një organizatë joqeveritare maqedonase nuk e kishte përfshirë gjuhën shqipe në një anketë të dedikuar për diasporën”, thonë nga koalicioni VLEN.

Informacionet për “botën serbe në Maqedoni”, nga VLEN u quajnë lajme të rrejshme të publikuara nga BDI.

Reagimi i plotë:

Si gjithmonë, edhe ky rast doli të jetë një fake news klasik, një tjetër blof i dalë nga repertori i propagandës së vjetër. Anketa në fjalë është hartuar nga një shoqatë plotësisht e pavarur, joqeveritare, dhe nuk ka asnjë lidhje me Qeverinë. Madje, ndryshe nga sa pretendojnë shpifësit profesionistë, anketa është në dispozicion edhe në gjuhën shqipe.

Edhe zëvendëskryeministri Arben Fetai ka demaskuar fushatën e orkestruar të BDI-së dhe satelitëve të saj mediatikë, të cilët dje tentuan të manipulojnë opinionin publik me një tjetër gënjeshtër ordinere.

Përfaqësuesit e “non gratave” po përpiqen me çdo kusht të shpikin lajme, sepse fabrikimi i gënjeshtrave u ka mbetur si mjeti i fundit për të fituar ndonjë pikë politike. Por faktet janë të qarta dhe nuk zhbëhen me zhurmë.

Përkundrazi, sot, falë qeverisjes sonë, konkretisht zëvendësministrit të Arsimit, Lulzim Aliu, është hapur për herë të parë në Berlin klasa për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e mërgatës sonë, një hap historik që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në të kaluarën. Ky është realiteti që i dhemb atyre që për dekada e lanë pas dore gjuhën, identitetin dhe diasporën shqiptare.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e propagandës së ulët, por të qëndrojnë të përkushtuar ndaj të vërtetës dhe vlerave që i bashkojnë.
Shpifjet nuk do të mbulojnë dështimet. Përgjigjen më të mirë ndaj gënjeshtrave dhe bllokimeve, qytetarët do ta japin në zgjedhjet e tetorit, aty ku vendoset e ardhmja.

The post VLEN: “Bota serbe” një lajm i rremë, Arben Fetai zbuloi fushatën e manipulimit të orkestruar nga BDI appeared first on Telegrafi.

VLEN: Janë kryer pagesat për fermerët vendorë, po krijojmë siguri ekonomike për bujqit

26 July 2025 at 15:30

Koalicioni VLEN ka informuar se janë realizuar pagesa direkte në vlerë prej 99.7 milionë denarësh për 1.865 fermerë nga e gjithë Maqedonia e Veriut, si pjesë e Programit për Mbështetje Financiare për vitin 2024.

Siç thonë nga VLEN, ky është një nga investimet më domethënëse dhe më të drejtpërdrejta në bujqësi, për përfaqësim të drejtë, zhvillim të balancuar dhe dinjitet ekonomik për secilin qytetar!

“Kjo mbështetje është dëshmi konkrete e fuqizimit të fermerëve vendorë, ngritjes së prodhimit vendas dhe rikthimit të besimit në institucionet shtetërore. Me këtë hap të madh, bujqësia shqiptare po hyn në një fazë të re, më moderne, më e mbrojtur dhe më e përkrahur se kurrë më parë.

VLEN po ndërton politika zhvillimore që përfshijnë të gjithë, pa dallim, dhe po vendos standarde të reja në funksionimin e shtetit. Me qasje institucionale, përgjegjësi të lartë dhe përkushtim të vazhdueshëm, VLEN po transformon realitetin e përditshëm të fermerëve në krenari dhe siguri ekonomike.

Për një bujqësi që VLEN, për një shtet që përfaqëson”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

The post VLEN: Janë kryer pagesat për fermerët vendorë, po krijojmë siguri ekonomike për bujqit appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Presim që Bullgaria të dalë nga retorika e shekullit të 19-të, duhet të shikojmë drejt së ardhmes progresive

26 July 2025 at 13:30

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski thotë se zhvillimi i situatës me nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Protokollit të takimit të dytë të Komisionit të përbashkët ndërqeveritar me Bullgarinë, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese nga ish-deputetja e RDM-së, Liljana Popovska, do të konfirmojë nëse ndryshimet kushtetuese janë pengesa e vetme për Bullgarinë për zhbllimin e procesit tonë eurointegrues.

“Bullgaria, në pozicionet zyrtare që i ka mbajtur, të paktën deri më tani, thotë se problemi i vetëm janë ndryshimet kushtetuese. Fatkeqësisht, unë nuk e besoj këtë sepse ndjek si retorikën ashtu edhe atë që po bëhet në praktikë, përfshirë atë që po ndodh në Parlamentin Evropian. Ndër të tjera, zhvillimi i kësaj situate do të jetë një konfirmim nëse vetëm ndryshimet kushtetuese janë problem apo ka diçka shumë më tepër. Para së gjithash, sepse ky protokoll në përmbajtjen e tij del jashtë kornizës së Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, ku vetë Bullgaria është e detyruar të na mbështesë në rrugën drejt integrimit evropian. Do të ndjekim, kemi skenarë të shumtë, po mendojmë se çfarë mund të ndodhë, sigurisht që prioriteti ynë mbetet rruga drejt anëtarësimit në BE, ndryshe nga paraardhësit tanë”, tha Mucunski sonte në një paraqitje në TV Kanal 5.

Sipas tij, i ashtuquajturi protokoll është një nga dokumentet më të dëmshme në historinë e politikës sonë të jashtme dhe i tillë siç është në këtë moment, nuk ka zbatim të detyrueshëm ligjor.

Mucunski tha se marrëdhëniet tona me Sofjen nuk duhet të maten me këtë lloj çështjesh, por duhet të jenë progresive, të shikojnë drejt së ardhmes dhe të jenë të orientuar drejt gjetjes së zgjidhjeve.

“Le të presim që Sofja përfundimisht të dalë nga retorika e shekullit të 19-të. Një vend-anëtar i BE-së nuk mund t’i referohet vazhdimisht standardeve që lidhen me të drejtat e njeriut, ndërsa në të njëjtën kohë mohon të drejtat që lidhen me vetëvendosjen, me interpretimin tonë të historisë sonë kombëtare, me gjuhën tonë dhe me elementë të tjerë që janë pjesë e të ashtuquajturit identitet tonë si popull. Kjo është një e drejtë themelore njerëzore. Marrëdhëniet tona dypalëshe duhet të synojnë gjetjen e zgjidhjeve për të gjitha këto sfida dhe të presin me padurim lëvizjen e vendit drejt BE-së”, tha Mucunski.

Ai njoftoi se ende nuk ka pasur asnjë përgjigje nga pala bullgare për propozimin e kryeministrit Hristijan Mickoski për të parashtruar një rezolutë të përbashkët në Parlamentin Evropian për të garantuar identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Ai bëri thirrje për arsye dhe për të parë se çfarë mund të na bashkojë, duke shprehur keqardhje që, siç tha ai, retorika nga Sofja është tmerrësisht negative, si dhe që edhe opozita ka një retorikë të tillë.

“LSDM-ja ka hyrë me vetëdije ose pa vetëdije në retorikën e Bullgarisë, nëse ka qenë e qëllimshme apo e paqëllimshme, varet nga ata që të përgjigjen”, theksoi ministri Mucunski.

The post Mucunski: Presim që Bullgaria të dalë nga retorika e shekullit të 19-të, duhet të shikojmë drejt së ardhmes progresive appeared first on Telegrafi.

Kryqi i Kuq ka siguruar ekipe shpëtimi në plazhet e Ohrit dhe Strugës

26 July 2025 at 11:30

Shpëtuesit e Kryqit të Kuq të Ohrit, të angazhuar në zonat e plazhit kishin mbi 70 ndërhyrje të ndihmës së shpejtë dhe 9 shpëtime të suksesshme të personave në rrezik nga mbytja në ujrat e Liqenit të Ohrit, thanë nga Kryqi i Kuq i Ohrit.

Theksuan se në 11 zona larjeje në liqenin e Ohrit dhe një ose dy në liqenin e Strugës kanë vendosur kushte dhe kritere sigurie për larje, sport dhe rekreacion të sigurt duke angazhuar roje plazhi.

“Fakti që kemi mbi 35 zona larjeje në liqenin e Ohrit, dhe mbi 15 në liqenin e Strugës, është më se i qartë se numri i rojeve të plazhit të angazhuar në zonat e larjes nuk është i mjaftueshëm. Me vite, në zonën ku është shënuar zona e larjes në ujë dhe ku ka roje plazhi, nuk ka ndodhur asnjë incident me vdekje”, thanë nga Kryqi i Kuq.

The post Kryqi i Kuq ka siguruar ekipe shpëtimi në plazhet e Ohrit dhe Strugës appeared first on Telegrafi.

Sot dhe nesër do të kryhet dezinsektim ajror në qytetin e Shkupit

26 July 2025 at 09:40

Sot dhe nesër në territorin e Shkupit do të kryhet dezinsektim. Për këtë njoftoi Qyteti i Shkupit.

” Më (26 dhe 27 korrik 2025), në orët e para të mëngjesit, do të kryhet dezinfektim ajror në zonën e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë dezinfektimin, spërkatja do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë, shtuan autoritetet”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjatë sezonit veror procedura e dezinsektimit përsëritet disa herë në mbarë territori e vendit.

The post Sot dhe nesër do të kryhet dezinsektim ajror në qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 July 2025 at 09:10

Moti sot do jetë me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare.

Erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Në Shkup, me diell dhe shumë ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit shënon 29 gradë Celsius, teksa ajo maksimale ditore do të arrijë në 43 gradë Celsius.

The post Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Mickoski: Në krahasim me qeverisjen e LSDM-së, pensionet tashmë janë rritur rreth katër herë më shumë

25 July 2025 at 19:55

Kryeministri i vendit,  Hristijan Mickoski thotë se Qeveria po i përmbushë premtimet ndaj qytetarëve.

Ai potencoi se dje janë miratuar dy ligje të rëndësishme për pensionistët dhe për studentët, duke shtuar se nëse merret në analizë e rritja e pensioneve gjatë Qeverisë së kaluar të LSDM-së, në periudhë prej shtatë viteve, do të shihet se 18 muajt e kaluar rritja e pensioneve është për katër herë më e madhe.

“Dhe po, Ligji i dytë është ligji për studentët nga të gjitha universitetet e vendit, të gjitha universiteteve përsëris, edhe të rregullt edhe të çrregullt, literalisht të gjithë do të kenë të drejtën të marrin vauçerë, në vlerë prej 15.000 denarëve, të cilët do t’i shfrytëzojnë për t’u furnizuar me pajisje elektronike, të cilat më tutje do t’u shërbejnë atyre gjatë studimit”, tha Mickoski.

Ai shtoi se “ajo që në të kaluarën vidhej, tani po ndërtohet dhe por reflektohet për qytetarët”.

The post Mickoski: Në krahasim me qeverisjen e LSDM-së, pensionet tashmë janë rritur rreth katër herë më shumë appeared first on Telegrafi.

PTHP: Paraburgim për 60-vjeçarin, dyshohet se ka vjedhur rreth 750 euro nga një pacient në Onkologji

25 July 2025 at 19:16

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një burri 60-vjeçar të dyshuar për vepër penale – Vjedhje e rëndë sipas nenit 236, paragrafi 1, pika 3 e Kodit Penal.

Prokuroria Publike, njoftoi sot se vjedhja është kryer në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë, ku ai ka përfituar nga pakujdesia e një pacienti nga Velesi, ka futur dorën në xhep dhe ka marrë 300 euro dhe 28.000 denarë.

Pacienti pak më vonë ka vërejtur se i janë vjedhur paratë dhe e ka raportuar në Polici, ndërsa autori i veprës është identifikuar nga pamjet e kamerave të spitalit.

“Duke pasur parasysh se autori i veprës penale më parë ka qenë i dënuar, si dhe guximin me të cilin tani e ka kryer veprën penale në një institucion mjekësor ku në të njëjtën kohë një numër i madh pacientësh në gjendje të rëndë, përfshirë edhe të dëmtuarin, prisnin të merrnin terapinë, nga e cila u varet jeta, prokurori publik i propozoi gjykatësit të procedurës paraprake të caktojë masën e paraburgimit për të dyshuarin. Paraburgimi tashmë është pranuar nga gjykata”, njoftoi Prokuroria Publike.

The post PTHP: Paraburgim për 60-vjeçarin, dyshohet se ka vjedhur rreth 750 euro nga një pacient në Onkologji appeared first on Telegrafi.

LAMM: Në vendkalimin kufitar “Tabanocë” pritet rreth 20 minuta

25 July 2025 at 17:20

Në vendkalimin kufitar “Tabanocë” për hyrje dhe dalje nga vendi vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve, ndërsa koha e pritjes është rreth 20 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

The post LAMM: Në vendkalimin kufitar “Tabanocë” pritet rreth 20 minuta appeared first on Telegrafi.

BDI: Në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave raporti i punësimeve është 19 maqedonas – 1 shqiptar

24 July 2025 at 21:49

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj qasjes së Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, ku siç thonë ata, sipas të dhënave zyrtare, raporti i të punësuarve të fundit është 19 maqedonas ndaj vetëm 1 shqiptari.

“Ky nuk është një devijim administrativ apo një rastësi burokratike, kjo është politikë shtetërore e përjashtimit sistematik të shqiptarëve, e cila po realizohet me vetëdije të plotë dhe me përkrahje të qartë politike”, thonë nga BDI.

“Kjo padrejtësi buron drejtpërdrejt nga programi politik i kësaj qeverie jolegjitime, që shfuqizoi mekanizmin e balancuesit, një mjet thelbësor për garantimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive etnike në administratën publike dhe shtetërore.

Qeveria ka ndërmarrë hapa të rrezikshëm për të shkatërruar themelet e barazisë ndëretnike në shtet, duke vepruar si një aparat pararendës politik, që i shërben ekskluzivitetit etnik në dëm të përfshirjes dhe barazisë që e garanton Kushtetuta e vendit.

BDI e konsideron këtë zhvillim si shkelje flagrante të Marrëveshjes së Ohrit, të rendit kushtetues dhe të parimeve bazë të demokracisë. Përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet nuk është vetëm padrejtësi, është akt destabilizues që cënon themelet e shtetit multietnik dhe rrugën euroatlantike të vendit.

BDI kërkon korigjim urgjent të këtij diskriminimi, rikthim të balancuesit kushtetues si garanci për barazi, dhe transparencë të plotë në përbërjen e të gjitha institucioneve publike dhe shtetërore.

Ne do të mbetemi në ballë të betejës për barazi të plotë, drejtësi institucionale dhe mbrojtje të të drejtave kolektive të shqiptarëve në çdo sektor të shtetit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

The post BDI: Në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave raporti i punësimeve është 19 maqedonas – 1 shqiptar appeared first on Telegrafi.

QMK: Dy vajza bien në ujrat e lumit Vardar, ekipet e kërkimit shpëtojnë njërën teksa vijojnë kërkimet edhe për tjetrën

24 July 2025 at 19:57

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se ekipet e kërkim-shpëtimit në ujë po kërkojnë një vajzë 16-vjeçare të zhdukur në lumin Vardar.

Ata thanë se sot, në orën 16:42, numri i emergjencës mori një raport për dy femra të zhdukura, të moshës 16 dhe 26 vjeç, në lumin Vardar, pranë fshatit Ulancë, Komuna Gradsko.

Raporti u paraqit nga një person i pranishëm në vendngjarje – motra e vajzës 16-vjeçare – e cila, në një gjendje të dukshme të shqetësuar, kërkoi ndihmë emergjente. Pak më vonë, një mjek nga Ndihma e Shpejtë në Veles telefonoi gjithashtu, duke konfirmuar informacionin dhe duke kërkuar angazhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit në ujë.

“Pas pranimit të thirrjes, Qendra për Menaxhim me Kriza menjëherë i njoftoi institucionet kompetente – MPB, Qendra Operative të Shtabit të Përgjithshëm dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim – me kërkesë për angazhimin urgjent të ekipeve për kërkim dhe shpëtim në ujë. Sipas informacioneve të fundit nga terreni, në vendngjarje është e pranishme një ekip e MPB-së me varkë, dhe gruaja 26-vjeçare është gjetur gjallë. Kërkimi për vajzën 16-vjeçare vazhdon”, tha QMK.

The post QMK: Dy vajza bien në ujrat e lumit Vardar, ekipet e kërkimit shpëtojnë njërën teksa vijojnë kërkimet edhe për tjetrën appeared first on Telegrafi.

Durmishi prezantoi programin për punë të dobishme komunale, parashikohet të përfshihen 300 persona të papunë

24 July 2025 at 19:20

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi prezantoi masën e re të Planit operativ për vitin 2025 – Programi Punë e dobishme -komunale, me të cilin parashikohet angazhim i 300 personave të papunë për të siguruar shërbime sociale dhe shëndetësore në nivel lokal.

Siç sqaroi Durmishi, programi nuk është i dedikuar për punë komunale, por për mbështetje të drejtpërdrejtë të kategorive të rrezikuara të qytetarëve, duke përfshirë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, si dhe fëmijët nga familjet e rrezikuara sociale.

Shërbimet e parashikuara përfshijnë kujdesin ditor, ndihmën në kushte shtëpiake, mbështetjen për jetesë të pavarur, si dhe asistentët arsimorë dhe personalë për fëmijët.

“Thirrja publike zgjat deri më 8 gusht të vitit 2025 dhe është i dedikuar për komunat dhe Qytetin e Shkupit. Të papunët që do të përfshihen do të marrin kompensim bruto prej 28.000 denarë në muaj për një periudhë prej 18 muajsh, me atë që gjashtë muajt e parë do të financohen nga shteti dhe pjesa tjetër nga vetëqeverisja lokale”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.
Ministri Durmishi, thuhet në njoftim, informoi edhe për rritjen e buxhetit për masat aktive të punësimit nga 16,08 milionë euro në 23,57 milionë euro, si dhe për përfshirjen e rritur të përdoruesve – për 815 persona të rinj në programet e vetëpunësimit.

The post Durmishi prezantoi programin për punë të dobishme komunale, parashikohet të përfshihen 300 persona të papunë appeared first on Telegrafi.

Një vajzë nga Tetova tentoi të vetëvritet, shpëtohet nga policia

23 July 2025 at 21:47

Punonjësit e policisë në Tetovë kanë shpëtuar sot një vajzë e cila ka tentuar të vetëvritet.

Ajo ishte dërguar menjëherë të Spitalin Klinik në Tetovë për dhënien e ndihmës mjekësore, teksa lidhur me rastin është privuar nga liria një person, nën dyshimet për prostitucion.

“Punonjës policor nga SPB Tetovë, kanë shpëtuar një vajzë që ka tentuar të humb jetën në momentin që kishte provuar të kërcen nga dritarja e një moteli në Tetovë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ngjarja kishte ndodhur në mesditë, kur edhe punonjësit policor, me urdhër të prokurori publik, kanë hyrë dhunshëm në hapësirat e dhomës së hotelit, kur vajza kishte tentuar të vetëvritet.

The post Një vajzë nga Tetova tentoi të vetëvritet, shpëtohet nga policia appeared first on Telegrafi.

Trajkova: Ende nuk kemi garancion nga Bullgaria se Maqedonisë do t’i njihet identiteti dhe gjuha si kritere të pakontestueshme

20 July 2025 at 20:45

Ende nuk ka përgjigje zyrtare nga Bullgaria për ti garantuar Maqedonisë se do t’i njihet identiteti dhe gjuha maqedonase si të veçanta dhe të pakontestueshme, njoftoi zëvendës ministrja për çështje evropiane, Viktoria Trajkova.

Sipas saj, edhe pse janë në pritje, marrëveshja e propozuar nga kryeministri Mickoski për një rezolutë të përbashkët në Parlamentin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë mund të arrihet gjatë vjeshtës, pas pushimeve.

“Ende nuk kemi marrë përgjigje nga ana e tyre, por sipas meje, ajo që duhet bërë është të ecim përpara në shekullin e 21-të dhe të mos merremi më me tema të tilla. Pres që të mendojnë mirë, sepse mendoj se marrëdhëniet e mira fqinjësore mund të ndërtohen vetëm me takime të arsyeshme, biseda dhe atëherë, jo me deklarata politike ku marketingu politik është në vend të parë.”, u shpreh zëvendës ministrja për çështje evropiane, Viktoria Trajkova.

Ndryshe, kryeministri Mickoski tha se Bullgaria nuk dëshiron futjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë, por sipas tij po bën propagandë për asimilim.

The post Trajkova: Ende nuk kemi garancion nga Bullgaria se Maqedonisë do t’i njihet identiteti dhe gjuha si kritere të pakontestueshme appeared first on Telegrafi.

Gjashtë zjarre aktive në RMV, ekipet e QMK-së dhe zjarrfikësit janë në terren

20 July 2025 at 20:12

Gjashtë zjarre janë ende aktive në territorin e vendit, teksa njëri është vënë nën kontroll.

Zjarret aktive janë në komunat e Zhelinës, Vasilevës, Makedonski Brodit, si dhe në komunën e Prilepit. Zjarri është nën kontroll në Komunën e Velesit, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

“Zjarri pranë Zhelinës është ende aktiv. U vu nën kontroll, por u ndez përsëri mbrëmë. Ky është zjarr që me shumë mundësi është vënë qëllimisht. Herët këtë mëngjes, dy “ejr traktorë” nga drejtoria kanë qenë duke operuar atje, dhe ata do të vazhdojnë punën e tyre gjatë gjithë ditës. Ky zjarr po lëvizte në drejtim të Jerebinës, por është ndërprerë dhe mbetet aktiv në pjesët më të larta të kësaj zone. Shpresoj që deri sonte do të arrijmë ta vëmë nën kontroll këtë zjarr të vështirë, i cili po zhvillohet në terren të vështirë dhe për të cilin kam indikacione se dikush e ka ndezur qëllimisht gjatë gjithë kohës,” tha Stojançe Angellov.

Kujtojmë se me rritjen e temperaturave, vendi përfshihet pothuajse gjithmonë nga zjarret masive, disa prej tyre janë shkaktuar nga njerëzit, për të cilët tashmë po vepron edhe prokuroria dhe MPB-ja.

The post Gjashtë zjarre aktive në RMV, ekipet e QMK-së dhe zjarrfikësit janë në terren appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Po punohet në segmentin rrugor Klimeshtan-Ohër

20 July 2025 at 18:50

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski përmes një video postimi në profilin e tij në Fejsbuk informon se në segmentin nga Klimeshtani deri në Ohër po punohet intensivisht.

Siç njofton ai, në projekt janë përfshirë rreth 1.100-1.200 punëtorë me mbi 400 kamionë dhe më shumë se 100 eskavatorë teksa aktivitetet po kryhen përgjatë gjithë trasesë së autostradës, 20 kilometrat e para të së cilës u lëshuan javën e kaluar.

“Në këto tetë muaj, mbi 400 kamionë kanë punuar në segmentin nga Klimeshtani deri në Ohër, mbi 100 eskavatorë të llojeve të ndryshme janë përfshirë gjithashtu në punë, ka edhe makineri të specializuara, veçanërisht për nënkalime. Sa i përket numrit të punëtorëve të angazhuar, diku rreth 1.100 -1.200 punëtorë po punojnë përgjatë gjithë trasesë së autostradës.

Koha e Maqedonisë po vjen, po ndërtojmë themelet e ndryshimit”, shkruan kryeministri.

Sipas njoftimeve segmenti nga Klimeshtani deri në Ohër pritet të lëshohet për qarkullim në fund të verës.

The post Mickoski: Po punohet në segmentin rrugor Klimeshtan-Ohër appeared first on Telegrafi.

Janevska: Asistentët arsimor për nxënësit me aftësi të posaçme, nuk mund të fitojnë statusin e të punësuarit të përhershëm

20 July 2025 at 16:50

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se asistentët arsimor të angazhuar në shkolla nuk mund të fitojnë statusin të punësuar të përhershëm sepse nevojat në shkolla janë të ndryshueshme.

Ajo sqaroi se asnjë fëmijë nuk do të mbetet pa asistentë pavarësisht që angazhimi i tyre është i përkohshëm.

Kohë më parë, prindërit e disa fëmijëve më aftësi të posaçme ngritën zërin se ndërrimi i shpeshtë i asistentëve ndikon në përparimin e duhur të fëmijëve.

Në një intervistë për radio Evropa e Lirë, Janevska tha se numri i asistentëve në arsimin fillor është 1,876, dhe rreth 150 janë planifikuar për arsimin e mesëm.

“Nëse nevojat rriten, ne rrisim numrin e asistentëve. Por fakti është se komisioni i vlerësimit funksional vlerëson se cili fëmijë ka një nevojë. Dhe kur fëmija bën përparim, komisioni do të vlerësojë se nuk ka më nevojë për një asistent, i cili është qëllimi themelor, si në arsim ashtu edhe në jetë, që një fëmijë me nevoja të veçanta arsimore të jetë i pavarur. Pra, ndonjëherë, Komisioni do të thotë se nuk ka më nevojë për asistentë arsimorë, dhe prindërit ende duan një asistent arsimor, ky është një nga problemet me të cilat përballemi. Ndonjëherë prindërit i ngatërrojnë asistentët arsimorë me asistentët personalë mirëpo një asistent personal ka një funksion krejtësisht të ndryshëm”, tha ministrja Vesna Janevska.

The post Janevska: Asistentët arsimor për nxënësit me aftësi të posaçme, nuk mund të fitojnë statusin e të punësuarit të përhershëm appeared first on Telegrafi.

Lëndohet alpinisti në malin Pelister, evakuohet me sukses pas intervenimit nga QMK dhe Ekipet e Shpëtimit

20 July 2025 at 15:30

Ekipet e shpëtimit kanë kryer evakuim të suksesshëm të një alpinisti nga Maqedonia, i cili u lëndua mëngjesin e sotëm në malin Baba, në afërsi të majës së Pelisterit.

“Ne e realizuam operacionin e shpëtimit, pra evakuimin e alpinistit maqedonas të moshës së mesme, në bashkëpunim me ekipin tonë prej katër anëtarësh të trajnuar për shpëtimin e njerëzve në male dhe me mbështetjen e profesionistëve nga Institucioni Publik i Parkut Kombëtar “Pelister”, Qendra për Menaxhimin e Krizave dhe nëpunës të policisë nga MPB. E lokalizuam alpinistin e lënduar pranë shkëmbit, në një terren jashtëzakonisht të vështirë. Operacioni zgjati më shumë se një orë dhe përfundoi me sukses, ndërsa alpinisti u transportua me helikopter në Manastir, dhe më pas në një institucion shëndetësor për ndihmë mjekësore”, tha Petar Nolev, udhëheqës i aksionit të shpëtimit.

Edhe nga QMK njoftojnë për rastin:

“Pas një denoncimi për një person të lënduar nga një qytetar përmes numrit të urgjencës 112, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) menjëherë kërkoi evakuim të organizuar me helikopter të një alpinisti nga Velesi, i cili kishte pësuar një lëndim në malin Pelister, afër Manastirit. Në orën 12:30 ndërhynë me sukses pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me helikopter dhe njësinë speciale “Tigër”. Personi i lënduar u evakuua dhe u transportua i sigurt deri te Stadiumi i Qytetit në Manastir, ku u mor nga një ekip i Ndihmës së Shpejtë – Manastir dhe u dërgua në Spitalin Klinik të Manastirit, në Repartin e Ortopedisë. Gjatë gjithë aksionit, personi ishte i vetëdijshëm dhe në kontakt me shërbimet e shpëtimit”, thonë nga QMK.

Në aksion morën pjesë edhe forcat speciale policore “Tigrat”.

The post Lëndohet alpinisti në malin Pelister, evakuohet me sukses pas intervenimit nga QMK dhe Ekipet e Shpëtimit appeared first on Telegrafi.

BDI: Autostrada Shkup-Bllacë, peng i lojërave politike të Qeverisë

20 July 2025 at 13:40

“Vazalët shqipfolës të OBRM-PDUKM-së edhe sot vazhduan me manipulimet e tyre ndaj opinionit publik. Kësaj radhe bëhet fjalë për Autostradën Shkup-Bllacë, një projekt me rëndësi strategjike për shqiptarët dhe për lidhjet me Republikën e Kosovës”, reagojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga BDI janë revoltuar me njoftimin e VLEN-it se “Ndërmarrja Publike ‘Rrugët Shtetërore’ ka hapur procedurat për prokurim publik për fazën përgatitore të projektit final për ndërtimin e kësaj rruge”.

“Edhe pse janë përfunduar më shumë se dy kilometra të para të këtij aksi, projekti qëllimisht po zvarritet dhe refuzohet të lëshohet në përdorim. Fillimisht, Qeveria paralajmëroi gjoja një revision teknik, ndërsa sot deklarojnë se po e nisin nga e para procedurën për prokurim publik – një skenar i qartë për të bllokuar hapjen e Autostradës. Qëllimi i kësaj Qeverie është i lexueshëm: sabotimi sistematik i çdo projekti jetik që ka të bëjë me shqiptarët, duke u përpjekur të anulojë investimet që janë iniciuar nga BDI gjatë qeverisjes së kaluar. Në të njëjtën kohë, VLEN, në vend që të mbrojë interesin shqiptar, po zbaton pa diskutim urdhrat politikë të OBRM-PDUKM-së dhe po përqafon çdo vendim me prapavijë antishqiptare”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI shton se pas tetorit, kur do të rikthehet si faktor udhëheqës, do të përfundojë me prioritet projektet e nisura që sot po bllokohen nga “Qeveria e re dhe aleatët e saj shqipfolës. Autostrada Shkup-Bllacë do të bëhet realitet – jo për inat të dikujt, por për të ardhmen tonë euroatlantike dhe për respektin që shqiptarët meritojnë në këtë shtet”.

The post BDI: Autostrada Shkup-Bllacë, peng i lojërave politike të Qeverisë appeared first on Telegrafi.

❌
❌