Fatime Sokoli, zëri kushtrues i një shpirti që kumbon ende në eterin e bjeshkëve
Nga Albert Vataj Fatime Sokoli nuk ishte thjesht një këngëtare. Ajo ishte një zë që vinte nga thellësitë e shpirtit malësor, një magji e lindur mes gurëve të bardhë të Valbonës, një frymë që mbante erën e luleve të bjeshkës dhe jehonën e kreshtave të Dragobisë. E njohur si “Bilbili i Tropojës”, ajo iku në një moshë të parakohshme, pa i shkelur ende të dyzetat, atëherë kur fuqia e saj krijuese…