Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Main stream

FOTO/ E kritikuan në rrjet për paraqitjen në koncerte, Egli Tako tregon se ka probleme me zërin

By: redi
28 July 2025 at 19:48

Egli Tako vijon që të mbajë të mbërthyer showbizzin. Së fundi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim personal dhe emocional mbi gjendjen shëndetësore që e ka shoqëruar gjatë muajve të fundit. Në një postim të bërë publik së fundmi, ajo ka zbuluar se prej tre muajsh po ndjek mjekime të vazhdueshme për një dëmtim serioz në kordët vokale. “(Prej 3 muajsh tashmë) jam me mjekime të vazhdueshme…

Source

25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

By: redi
28 July 2025 at 19:40

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë zemrës, dhe se gjendet në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet kontrolleve përkatëse. Mjekët kanë bërë të ditur se ai ka mbërritur në gjendje koshiente në spital. Nuk dihen motivet e plagosjes së tij me thikë, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë…

Source

Pasaportat më të fuqishme në botë për 2025, ja ku renditet Shqipëria

By: redi
28 July 2025 at 19:38

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar renditjen e pasaportave më “të fuqishme” në botë. Pasaporta e Singaporit mbetet më e fuqishmja, duke lejuar udhëtimin pa viza në 193 vende, një numër shumë i lartë, megjithëse më i ulët se 195 vendet e vitit të kaluar. Disa renditje përfshijnë disa vende të barabarta për vendin e parë, siç janë Japonia dhe Koreja e Jugut të renditura…

Source

Rama ndan pamje nga rruga e re Berat-Ballaban: Secili turist që ka parë qytetin, e ka më të lehtë rrugën drejt Jugut

By: redi
28 July 2025 at 19:22

Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga rruga e re Berat-Ballaban, që po afron gjithnjë e më shumë dy qytetet e UNESCO-s: Beratin dhe Gjirokastrën. Sipas Ramës, tani më secili turist që ka parë qytetin e ka më të lehtë rrugën drejt Jugut. ”Berati bëhet më lehtësisht i aksesueshëm për ata që zbresin nga Gjirokastra apo vijnë nga Greqia, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të…

Source

Reuters raportim për zjarret: Flakë në Turqi, Greqi dhe Shqipëri mes valës së të nxehtit të fortë mesdhetar

By: redi
28 July 2025 at 19:09

Zjarret vazhdojnë të përhapen në pjesë të Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë, ndërsa zjarrfikësit përpiqen të përmbajnë flakët që përhapen me shpejtësi, të nxitura nga erërat e forta dhe nxehtësia ekstreme që kanë përfshirë rajonin e Mesdheut prej ditësh. Sipas Reuters në Turqi zjarret po digjen në tre provinca, me flakët më intensive të raportuara në provincën malore të Detit të Zi, Karabuk…

Source

”Daja” i kërkon KAS: Mos njih dorëheqjet e listës së mbyllur nga mandati i deputetit

By: redi
28 July 2025 at 18:56

Edhe pse KQZ e vulosi kush e merr të vetmin mandat që u fitua në zgjedhjet e 11 Majit, Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë, i ka kërkuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), shpalljen të pavlefshme të deklaratave të dorëheqjes të dhëna nga kandidatët në listën e sigurt.

Source

Kozeta kishte 8 vite e lidhur me autorin e dyshuar, i riu i kishte marrë 20 mln lekë. Del që ka probleme të shëndetit mendor

By: redi
28 July 2025 at 18:39

Mëngjesin e kësaj të hëne, 52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet pa shenja jete në banesën e saj, në një kohë kur shtëpia ishte përfshirë nga flakët. Fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën nga asfikësia, por më pas u zbuluan shenjat e thikës në qafë, të cilat zbuluan se bëhet fjalë për vrasje. Kozeta Teço është vrarë nga i dashuri i saj, Ilirjan Selmani. Ky i fundit më pas, i vuri flakën banesës për…

Source

Planifikuan 6 vr*sje, GJKKO kalon për gjykim dosjen ”Revanshi”

By: redi
28 July 2025 at 18:31

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ‘Revanshi’, ku të pandehur janë marrë Emiljano Shullazi, Astrit Avdyli, Leonard Duka e Gjergji Cukali. Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi kishte shtrirje dhe aktivitet kriminal të organizuar dhe të ndërlidhur, me planifikime për vrasje të disa shtetasve, ndërhyrje në sistemin penitenciar dhe aktivitet të paligjshëm me armë…

Source

U raportua i zhdukur, gjendet i pajetë turisti në Sarandë

By: redi
28 July 2025 at 18:16

Shtetasi portugez i cili u raportua i zhdukur në det, është gjetur ditën e sotme i pajetë nga Policia. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se trupi i pajetë i tij është gjetur në vendin e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë. Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes…

Source

7 kandidatët për drejtues të BKH-së 45 minuta intervistë përballë Komisionit

By: redi
28 July 2025 at 18:02

Sot u mbyll edhe faza e intervistave në procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas zhvillimit të testit të poligrafit në datat 24 dhe 25 korrik. Intervistat u zhvilluan në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke nisur prej orës 09:00. Çdo kandidat iu nënshtrua një interviste 45-minutëshe përballë Komisionit të…

Source

Tabaku: 12 vite propagandë dhe 0 beteja të fituara. Qeveria ka humbur luftën kundër zaptimit të hapësirave publike

By: redi
28 July 2025 at 17:56

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon, por deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se qeveria ka 12 vite propagandë dhe 0 beteja të fituara. Për të qeverisja e Ramës e ka humbur luftën kundër zaptimit të hapësirave publike. ”12 vite propagandë dhe 0 beteja të fituara. Qeveria ka humbur luftën kundër informalitetit, korrupsionit dhe zaptimit të hapësirave publike. Por kanë ndërtuar një…

Source

U përfolën për një lidhje, del fotoja e Drilonit dhe Bay T pas Big-ut

By: redi
28 July 2025 at 17:45

Raporti i Drilonit dhe Bay T ishte komentuar që prej qëndrimit të të dyve në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3”. Kjo pasi shumëkush i donte dhe i projektonte si një çift ideal. Por jo të pakta ishin spekulimet sa i përket tyre edhe pasi Driloni u shpall fitues. U përfol shumë mundësia e takimit mes tyre, diçka që kurrë nuk u komentua apo pranua nga asnjëri. Në prapaskenë…

Source

Dh*na ndaj kamerierit 18-vjeçar për një shishe ujë, avokati i efektivit: Nuk e goditi ai

By: redi
28 July 2025 at 17:37

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtës i policit të pezulluar tashmë, Ardian Isufi, thotë se nuk është klienti i tij personi që goditi me shpullë dhe grushte kamerierin 18-vjeçar në Vlorë për një shishe uji. Ai thotë se polici vetëm e ka shtyrë kamerierin, ndërsa personi që e goditi në fytyrë është shoku i tij, Leart Bimo, me të cilin efektivi u ul të pinte kafe. ”Polici ishte aty, me një shokë…

Source

Trump: Nuk mbaj asnjë qëndrim për njohjen e Palestinës

By: redi
28 July 2025 at 17:30

”Nuk mbaj asnjë qëndrim për njohjen e një shteti palestinez”,-tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump teksa fliste me gazetarët jashtë resortit të tij Turnberry në Skoci, së bashku me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe gruan e tij Victoria. Trump shtoi se e dinte që Starmer kishte një qëndrim për këtë çështje. ”Vuajtjet dhe uria e papërshkrueshme” e popullsisë palestineze “në Gaza” janë në…

Source

Financimi për ndërtimin, Rama tregon për propozimin e qeverisë: Jo shitje në gropë apo klering

By: redi
28 July 2025 at 17:21

Projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit sipas qeverisë, duhet të mos financohen vetëm nga kreditë bankare, por të eksplorohen edhe instrumente të tjera. Gjatë takimit me përfaqësues të kompanive të ndërtimit, këtë të hënë kryeministri Edi Rama ua bëri të qartë që sektori duhet të kalojë në përdorimin e instrumenteve të reja financiare. ”Në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet tek parashitja…

Source

Viti i çdo planeti, ritmi i veçantë i kohës në sistemin diellor

By: redi
28 July 2025 at 17:04

Sistemi ynë diellor është një orë e madhe kozmike, dhe çdo planet ndjek rrahjen e vet të veçantë ndërsa rrotullohet rreth Diellit. Planeti më i afërt me Diellin, Merkuri, e përfundon një orbitë për vetëm 88 ditë, duke e bërë vitin e tij jashtëzakonisht të shkurtër. Më pas vjen Venera, me një udhëtim elegant prej 225 ditësh, ndërsa Toka jonë e përfundon rrethin e njohur për 365 ditë…

Source

Paketa e Maleve, mbi 2800 kërkesa nga Thethi në Gjirokastër

By: redi
28 July 2025 at 16:56

Rreth 2800 kërkesa interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve, Paketa e Maleve po josh shqiptarët. ”Presim që interesi për Paketën e Maleve të vijë në rritje gjatë ditëve në vijim. Shifrat janë inkurajuese, por potenciali është edhe më i madh. Arsyeja është e thjeshtë: zonat malore në Shqipëri, përfshirë ato me bukuri të rralla natyrore dhe trashëgimi kulturore, kanë qenë të lëna…

Source

Gjergj Fishta dhe shkrimtari serb

By: redi
28 July 2025 at 16:52

Poeti kombëtar Gjergj Fishta shkoi në një konferencë shkrimtarësh në Romë. Në konferencë merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili në një libër të tij kishte shkruajtur se shqiptarët janë me bisht. Kur të gjithë u ulën për të filluar konferencën, Fishta ndenji në këmbë. -Zotëri, a nuk keni karrige? e pyeti drejtuesi i seancës. -Karrigën e kam, por nuk ka vrimë ku të fus bishtin…

Source

Tre komuna arbëreshe në Puglia shpallen zona të mbrojtura kulturore, Balla: Shembull i ruajtjes së gjuhës dhe traditave tona kombëtare

By: redi
28 July 2025 at 16:48

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, mori pjesë në Festivalin “Vëllazëria”, që u zhvillua në rajonin e Puglias në Itali. Festivali u hap zyrtarisht në prani të ministrit dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore italiane, duke theksuar rolin e kulturës arbëreshe si urë lidhëse mes dy popujve. Në këtë aktivitet, tre komunat arbëreshe Casalvecchio…

Source

FOTO/ Kozeta u v*a nga i dashuri i ri në moshë, ja kush është 52-vjeçarja që nxirrte para nxirrte nga kazanët e mbeturinave

By: redi
28 July 2025 at 15:59

Në mëngjesin e sotëm u quajt si një vdekje aksidentale e shkaktuar nga asfiksimi i një zjarri në banesë, por më vonë doli vrasje e mirëfilltë dhe e tentuar që të dukej si një zjarr aksidental në banesë. Për të vetmuarën 52-vjeçare Kozeta Teco, ka dyshime te forta se mund të jetë vrarë nga 37-vjeçari Ilirjan Selmani, i cili më pas mendohet se ka inskenuar edhe djegien e banesës me qëllim humbjen…

Source

❌
❌